Luk Kaēaj, vrasja e artistit nga miqtė dhe Sigurimi
Nga Lorenc Vangjeli, MAPO
Ishte dita kur duhet tė festonte 47-vjetorin e lindjes. Por nė vend qė tė frynte qirinjtė mbi tortė, iu desh tė psherėtinte me dhembje e zhgėnjim, kur lexonte dėshmitė e miqve dhe kolegėve tė tij qė e akuzonin pėr agjitacion e propagandė. Kjo ėshtė historia e trishtuar e Luk Kaēajt, njė nga kėngėtarėt mė tė mėdhenj klasikė tė Shqipėrisė, qė i ndjekur dhe survejuar nga ish-Sigurimi i Shtetit, zhytet nė ferrin e burgjeve komuniste. Parandjenja dhe profecia e Ismail Kadaresė pėr Kaēajn nuk do tė realizohej, kėngėtari i madh do tė vritej nga ai mekanizėm mbytės qė i merrte frymėn artit, ish-Sigurimi i Shtetit, qė e kishte ndjekur me vite tė tėra, qė kishte qėmtuar me kujdes helmin qė hidhnin kolegėt e tij pėr shkak tė xhelozisė, smirės apo dhe thjesht konformizmit me pushtetin, do ta dėrgonte atė nė qeli.
E kam admiruar gjithmonė Luk Kaēajn, qė kur kam qenė student nė Moskė. Ai ishte, jo vetėm njė kėngėtar i madh i Shqipėrisė, por i kishte tė gjitha shanset pėr tu bėrė njė nga kėngėtarėt mė tė mėdhenj tė Evropės, - do tė shkruante 35 vjet mė pas Kadareja pėr tė. Pa ditur mė parė se regjimi do ta konsideronte armik Luk Kaēajn qė nga mosha 10-vjeēare... sepse kishte ndjekur shkollėn e franēeskanėve nė Shkodėr.
Revista Mapo ka siguruar pjesė tė tėra tė dosjes qė ish-Sigurimi i Shtetit kishte hapur pėr Kaēajn, si dhe ka nė dispozicion njė dosje tė plotė tė procesit tė tij hetimor. Emra tė shumtė, njė pjesė e tė cilėve mjaft tė njohur nė botėn e artit, kanė firmosur aty, fatkeqėsisht tė rreshtuar nė krahun e xhelatėve. Emrat e tyre nuk po publikohen tė plotė, por me iniciale, diku nė mėnyrė tė saktė dhe diku, inicialet do tė jepen nė mėnyrė tė pėrkundėrt. Edhe ata, njė pjesė tė vdekur, njė pjesė sot janė tė moshuar; pėr tė respektuar dhembjen e ndoshta pendimin e tyre, po i lemė tė vetėm nė kėtė pendesė, nė qoftė se ekziston.
Kjo ėshtė njė histori e vjetėr qė Mapo vendosi ta botojė si njė homazh pėr artistin e madh nė prag tė 83-vjetorit tė lindjes sė tij.
Dosja voluminoze nis me kėrkesėn e hetuesit tė Ministrisė sė Brendshme, Isa Halilaj, tė datės 25 prill 1973, qė kėrkon arrestin e artistit. E akuzon pėr krimin e agjitacionit e propagandės, pėr minimin e dobėsimin e pushtetit popullor. Katėr ditė mė pas, Kaēaj firmos kėtė akuzė.
Aktakuza ndaj artistit ėshtė shkruar nė gjuhėn e zakontė tė drunjtė tė regjimit. Sot ajo ngjan si njė krijesė e panatyrshme: I pandehuri nė kohė dhe nė vende tė ndryshme ka zhvilluar biseda armiqėsore... tė cilat shprehin edukimin e tij kundėrrevolucionar, tė filluar ndaj socializmit dhe komunizmit qė nė moshėn 10-vjeēare nė shkollėn e franēeskanėve, shprehin besnikėrinė e tij ndaj kėtij edukimi deri nė ditėn e arrestimit, pėr ērrėnjosjen e tė cilit, nė psikologjinė e tė pandehurit nuk ka ndikuar aspak kujdesi i partisė qė i dha mundėsinė tė arrijė nė lartėsinė e Artistit tė Popullit.
Dėshmitarėt
Kanė qenė shumė. Njė pjesė e madhe tė njohur. Shumica dėrmuese e tyre gjithashtu artistė si ai. Njė nga ta, Th. H., dėshmon fillimisht pėr Sigurimin e Shtetit e mė pas, edhe nė dosjen penale nė ngarkim tė Kaēajt, se artisti i ka thėnė: ...kėtu nė Shqipėri nuk mund tė bėhesh artist i madh, nuk ka kushte pėr tė zhvilluar talentin, janė hequr nga repertori operat e huaja, nuk paguhemi sa duhet, jashtė shtetit artistėt janė tė lirė... (Dosja e Sigurimit, faqe 51 dhe 53).
Dėshmitari tjetėr, B. J., dėshmon se ka dėgjuar nga Kaēaj qė ti thotė: ...nė Shqipėri artistit nuk i plotėsohen as nevojat mė minimale qė ia kėrkon profesioni. Jashtė shtetit kėto gjėra nuk diskutohen as pėr artistėt e dorės sė fundit... (Dosja nė faqet 55, 56).
Nė faqet e mėpasme tė dosjes pėrmenden dėshmitarė tė tjerė, M. M., T. Gj., M. A., Ē. Zh., T. I., P. K., M. K., e tė tjerė.
Por dhe mė e ashpėr bėhet mė pas dėshmia e B. J., i cili pohon se Kaēaj i ka thėnė: Nė Shqipėri ka diktaturė tė ashpėr. Kėtu ēdo njeri ka dosje dhe ndiqet. Kėtu njerėzit detyrohen tė spiunojnė nga frika, mbasi i marrin dhe i rrasin brenda. Kėtu nuk ka burrni.
Por spiunėt e tij shkojnė dhe mė tej dhe dosja ka tė tjera gozhdė pėr kryqin qė i pėrgatisin artistit: Shtetet e Bashkuara janė njė forcė e madhe ushtarake dhe Vietnami nuk mund tu rezistojė dot....
Dhe qė nga Vietnami e risjellin sėrish nė Shqipėri. Gjergj Fishta ėshtė poet i madh, poeti mė i madh shqiptar i para dhe pas ēlirimit.
Tre muaj pas arrestit, tre muaj nė izolim, mė 31 korrik 1973, hetuesi Fejzo Aloēi firmos akuzėn pėrfundimtare.
Hetuesia e artistit
Ishte e gjatė dhe e lodhshme. Si zakonisht. Ashtu siē dinin ta bėnin komunistėt. Revista zbardh njė nga seancat e pyetjeve, atė tė datės 29 prill 1973, tė tjerat vazhdojnė deri pak ditė pėrpara gjyqit.
Kaēaj thotė: Unė e pranoj qė kam zhvilluar veprimtari armiqėsore kundėr pushtetit duke folur nė shumė drejtime dhe me shumė persona. Kam mbaruar nė 1944 gjimnazin franēeskan nė Shkodėr dhe tė gjithė pedagogėt e mi kanė qenė priftėrinj. Drejtor i kėsaj shkolle ishte Gjergj Fishta, i cili ishte dhe poet. Unė kam thėnė se Fishta ėshtė poet i madh, bile poeti mė i madh i Rilindjes sonė, bile mė i madhi nė Ballkan.
Njė drejtim tjetėr, pėr tė cilin kam folur keq kundėr pushtetit, ėshtė dhe gjendja ekonomike e vendit tonė. Kam komentuar disbalancimin mes ēmimeve tė larta tė artikujve tė ndryshėm nė treg dhe pagave tė ulėta... kėtė gjendje ekonomike e kam krahasuar me atė tė vendeve kapitaliste, tė cilat i kam lavdėruar dhe kam thėnė se aty ka njė nivel tė lartė jetese....
Kaēaj nuk mban rezerva. Ai ėshtė i qartė pėr atė qė ka bėrė dhe i bindur se ka vepruar drejt, pavarėsisht se detyrohet tė shprehė edhe pendesė. Ai nuk heziton t“i pohojė hetuesve tė tij se: Regjimi nė Shqipėri mbahet me diktaturė dhe kjo diktaturė ėshtė pėr njerėzit njė thundėr e hekurt, mė e rėndė se ajo pėr tė cilėn ka shkruar Xhek London nė veprėn e tij. Regjimi mbahet nė kėmbė me anė tė forcės, sepse nė tė vėrtetė... nga populli... ka sa tė duash qė nuk e duan kėtė pushtet... ...situatat nuk zhvillohen nė drejtim tė forcave marksiste leniniste, por nė favor tė imperializmit dhe revizionizmit. Kjo ka vlerė qė Shqipėria, njė vend i izoluar do tė jetė keq, ... kam thėnė se Shqipėria do tė bllokohet... dhe gjendja do tė shkojė gjithmonė e mė keq...
Gjyqi, dėnimi
Filloi mė 21 gusht 1973. E konsideron pa mėdyshje fajtor dhe e dėnon me pesė vjet burg. Vendimi firmoset nga gjykatėsja, Shegushe Hakani, dhe ndihmėsit e saj, Afėrdita Ikonomi dhe Albert Sotiri. Por nuk kishte mbaruar kėtu. Pothuaj dy javė mė pas, me njė shkresė tė konsideruar sekrete, Ministria e Brendshme i drejtohet Gjykatės sė Lartė dhe Prokurorisė sė Pėrgjithshme. Shkresa firmosej nga Feēor Shehu, atėherė zėvendėsministėr i Brendshėm. Thelbi i saj, ishte se ...masa e dėnimit me pesė vjet burg qė iu dha tė pandehurit ėshtė e butė dhe nuk i pėrgjigjet rrezikshmėrisė sė theksuar shoqėrore qė paraqet vepra e kryer dhe vetė i gjykuari.
Megjithatė, Gjykata e Lartė, si nė pak raste tė tilla, vendos ndryshe. Ajo le tė paktėn nė fuqi vendimin e gjykatės sė Tiranės. Kolegji Penal i Gjykatės sė Lartė, pastaj mė pas, mė 11 tetor, me firmė tė Aranit Ēelės, lė sėrish nė fuqi tė njėjtin dėnim, por kėrkon dhe shtesėn e dėnimit plotėsues pėr konfiskim tė pasurisė sė artistit.
Kėtu mbyllet kalvari legal i shkatėrrimit tė njė jete njerėzore, i shkatėrrimit tė njė artisti, pėr tė cilin, profecia e Kadaresė, admiruesit tė tij, fatkeqėsisht nuk do tė realizohej: ...Luk Kaēaj...kishte tė gjitha shanset pėr t“u bėrė njė nga kėngėtarėt mė tė mėdhenj tė Evropės. Atė e vrau sistemi komunist, po aq sa dhe smira e kolegėve tė tij, njė pjesė e tė cilėve jetojnė ende nė heshtje pendesėn pėr pjesėmarrje nė krim ndaj sivėllait tė tyre tė artit.
Nga parajsa e artit nė ferrin komunist
Nga Ben Andoni
Ishte njė legjendė e vėrtetė nė konservatorin e muzikės Ēajkovski tė Moskės. Shqiptari kolos nga malet e veriut qė u quajt Sheljapini shqiptar. Kandidimi dhe fitorja nė Balshoi Teatėr nė vitin 1955, aty ku mes 170 kandidatėve, Lukė Kaēaj, fitoi dhe u rreshtua mes katėr mė tė mirėve . Ofertat ndėrkombėtare: dy herė nė Pragė, njė herė nė Berlin dhe njė herė nė Varshavė. Avionėt e posaēėm specialė, qė do ta dėrgonin nė Londėr, nė Kovengarden Teater, nė Vjenė, nė Skala tė Milanos nė Itali, apo deri nė Metropolitan Teatėr nė Amerikė Dashuria pėr vendin, muzikėn, Anėn, tė shoqen, dhe akuzat e tmerrshme qė sollėn arrestimin e tij
Ka jetuar pothuaj mes dy botėve, qiellit dhe tokės, ferrit komunist dhe parajsės shpirtėrore, skenave botėrore dhe muzikės ngadhėnjyese. Shumė herė pranė famės, lavdisė, suksesit. Shumė herė tė tjera pranė pėrēmimit dhe injorancės sė njė sistemi totalitar shqiptar, ku mendjet intrigante dhe kėngėtarucėt e padenjė shisnin shpirtin pėr tė rrėmbyer shkėlqimin e malėsorit tė madh, qė tundte skenėn me zėrin e tij prej basi. (A thua do tė gjejnė ndonjėherė falje pėr tragjedinė qė i shkaktuan?)
Kudo ku shkeli figura e Lukė Kaēajt, e kolosit tė muzikės skenike, nė Pragė, Berlin, Poloni, Balshoi Teatėr, nė Moskėn e pavdekshme qė krenohej me zėrat legjendarė tė trashėgimisė operistike, kudo ku mbėrriti, krijoi ēudinė e legjendės, sepse ai ishte shqiptari i vendit tė vogėl, me aftėsitė e jashtėzakonshme tė talentit operistik dhe erudicionit tė tij. Kėndonte shkėlqyeshėm nė katėr gjuhė tė huaja, italisht, gjermanisht, rusisht dhe frėngjisht. Njihte mrekullisht Homerin nė gjuhėn greke, mėsuar nė liceun franēeskan Ilirikum nė Shkodėr, njohės shumė i mirė i latinishtes, adhuronte Gjergj Fishtėn dhe Bogdanin. Epizmi dhe lirizmi fishtjan qėndronte njėsh me zemrėn e tij gjatė gjithė jetės skenike. Aty filloi tė merrej me muzikėn nė sajė tė punės me pasion tė kompozitorit tė parė shqiptar profesionist At Martin Gjokaj, autor i operės sė parė shqiptare Juda Makabe nė 1926, opera me vlera historike nė historinė e muzikės dhe artit shqiptar. Vetė Kaēaj do tė thoshte: Mua mė pėlqente shumė muzika, njė cilėsi qė as unė se shpjegoja ndryshe, vetėm ia dedikoja instinktit, me po ato ndjesi qė ka njeriu natyrshėm ndaj tė ushqyerit, pa tė cilin nuk jeton dot, kėshtu unė nuk ndjehesha jashtė kėtij instinkti pėr muzikėn. Vazhdoi konservatorin Ēajkovski nė Moskė. I madhėrishėm, fantastik, i padėgjuar nė kėtė kalibėr tė zėrit dhe kthjelltėsi tė frazės sė qartė muzikore. I papėrballueshėm nė interpretimin e aries nga Ivan Susanin, apo nė Figaron e Moxartit, apo nė Vendeta, apo mė tej akoma nė interpretimin e kėngės shkodrane Kenkan mbushur malet me dėborė. Por prova e vėrtetė dhe mė e madhe ishte fitorja nė Balshoi Teatėr nė vitin 1955, aty ku mes 170 kandidatėve fitoi dhe u rreshtua mes mė tė mirėve, aty ku krye-dirigjenti Pishajev u shpreh i tronditur: Nuk kam dėgjuar njė zė tė tillė prej 50 vjetėsh qė merrem me muzikė. Ai vetėm ngjitej, lartėsohej, kalonte prova dhe sfida duke fituar dimensionin e artistit pa kufij. Kurse ata - mjeranėt, tė vegjlit dhe mendjeshkurtrit - thurnin rrjetėn e merimangės pėr ta kapur nė pėlhurėn e hollė dhe tė frikshme! Luka e ndjeu se fati i tij po merrte njė drejtim tė pakuptueshėm drejt ferrit. Pėr herė tė parė ndoshta kuptoi se Dante Aligieri po i servirej bujar dhe madje edhe nė gjuhėn qė ai e njihte mrekullisht mirė. Kokėunjur dhe nė pritje tė asaj qė po ndodhte, shėtiste i vetėm nė ditėt e fundmajit. Mos mė takoni! Largohuni mejet! Jam nė rreth, - ishin disa nga fjalėt qė ai pėrpiqej tu thoshte miqve tė tij tė kahershėm tė Moskės. Arrestimi i tij publik nė prani tė studentėve dhe pedagogėve nė hollin e Akademisė sė Arteve tė Bukura nė Tiranė ishte fundi i ēmendurisė sė propagandės dhe ideologjisė komuniste, arritja perfekte e mashtrimit dhe makinacionit komunist.
Ėshtė ndjerė i tradhtuar deri nė asht nga njerėzit e vendit tė tij, qė e deshi kaq shumė, nga shokėt dhe miqtė qė kishte ndarė muzikėn, notat dhe shpirtin. Pasuri tjetėr nuk pati nė jetė.. Regjimi ishte kokėfortė kėrkonte tė gjente arsyen e tradhtisė, arsyen e paarsyeshme tė asgjėsė me emrin e shpikur Agjitacion e propagandė.
Atėherė me mė kallzu tė vėrtetėn, mė thotė: Pse nuk ike? - mė tha kryetari i hetuesisė sė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme.
Mė falni, zoti kryetar, i drejtohem kryehetuesit tė Republikės, po kush nuk e do atdheun e vet, nuk i duhet askujt gjė nė botė. Sė dyti, atė qė kam mėsuar nė shkollė, nė Shqipėri e jashtė saj kam dashur t'ia kthej pėrsėri popullit tim. Se sa vlej e tek vlej as unė s'e di. Sė treti, kurrė nė jetėn time paraja s'mė ka korruptuar dhe nuk dua tė di gjė pėr tė. Edhe sot nuk kam ndryshuar mendim, ashtu jam. Nuk ia kam ditur vlerėn dhe nuk dua t'ia di, derisa tė vdes! Sė katėrti, kam patur nėnė, baba, vėllezėr e motra, njerėzit e mi mė tė dashur tė shpirtit tim. Nuk kam jetuar me ta, por nė zemėr i kam patur dhe i kam. Tė lumtė! Edhe njė herė, tė lumtė, mė tha kryetari.
Dhe vėrtet, ai ishte muzikė pa kufij, lisi i madh qė dashuronte jetėn, mbėshtetur fort nė dėshirėn pėr tė kėnduar, adhurimin pėr Anėn, bashkėshorten e tij, miken e vetme besnike, qė nė ferrin e tij ishte parajsa qė e priste dhe i falte forcė, mbėshtetje dhe shumė dashuri. Kur i propozuan tė mbetej nė Poloni, nė katin e tretė nė hotel Briston, ai u tha duke qeshur: Shtėpinė time e kam nė kufi me ju. Po tė dua vij, kur tė mė teket. Ndėrsa nė Berlin, ofertės me ēekun prej 50.000 markash tė vitit 1955, Lukė Kaēaj iu pėrgjigj ftohtė dhe thatė: Nichts verstehen (Nuk kuptoj asgjė).
Zėri i tij ka mbetur i regjistruar edhe nė arkivin e Balshoi Teatėr. Nipi i tij, Salvador Kaēaj, ka prodhuar njė CD me njė pjesė tė veprės sė Kaēajt. Nė kėtė mėnyrė, ai vazhdon tė jetojė me ne, - thotė ai.
tema
Krijoni Kontakt