110 milionė euro pėr 4 hidrocentrale
22 dhjetor, 2012 - 01:29
Nė Shqipėri, shoqėria turke Kurum duket se ėshtė favorite pėr blerjen e katėr hidrocentraleve tė vegjėl, Bistrica 1 dhe Bistrica 2 nė jug tė vendit dhe Shkopet e Ulėz nė veri. Nė dy gara tė zhvilluara vecmas e ku morėn pjesė 7 kompani dhe konsorciume tė huaja dhe vendase, Kurum dha dje ofertėn mė tė lartė, me njė total prej afėr 110 milionė euro pėr tė 4 hidrocentralet. Vendimi pėrfundimtar pėr vlerėsimin e ofertave do tė merret nė pėrfundim tė verifikimit tė dokumentacionit. Katėr hidrocentralet kanė njė kapacitet prodhues tė barabartė me afėr 5,3 pėrqind tė totalit tė prodhimit vendas
Procesi pėr privatizimin e katėr hidrocentraleve Bistrica 1 dhe 2, si dhe ai i Shkopetit dhe Ulėzės ka nisur qė nė fundin e vitit tė kaluar kur nė parlament u paraqit dhe projektligji i vecantė qė i shkėpuste ato nga pronėsia e Korporatės energjitike. Deri mė tani janė zhvilluar disa gara. Nė qershor pėrpjekja e parė u anulua pėr shkak se ofertat e paraqitur ishin tė ulta. Gara tjetėr e parashikuar nė gusht u shty sepse kompanitė e interesuara kėrkuan mė shumė kohė, ndėrsa nė shtator nuk pati asnjė ofertė.
Kėtė herė hidrocentralet u paraqitėn pėr shitje tė grupuara 2 e 2.Bistrica 1 dhe Bistrica 2 sė bashku, e po ashtu hidrocentrali i Shkopetit u ofrua sė bashku me atė tė Ulėzės. Interes mė tė madh pati pėr hidrocentralet Bistrica 1 dhe 2, ku u paraqitėn 7 oferta nga kompani amerikane, turke, italiane, boshnjake, greke dhe shqiptare. Oferta mė e lartė ishte ajo e kompanisė turke Kurum, prej 52 milion eurosh. Ishte sėrish po kjo kompani qė paraqiti ofertėn mė tė lartė, prej 57,5 milion eurosh edhe pėr dy hidrocentralet e tjera, pėr tė cilat nė garė ishin 4 shoqėri.
Opozita nga ana e saj e ka kundėrshtuar kėtė privatizim duke e quajtur tė pavend nxjerrjen nė shtije tė ndėrmarrjeve tė cilat janė fitimprurėse duke shtuar se me kėtė akt do tė rėndohej edhe mė shumė situata financiare e Korporatės energjitike.
VOA
Krijoni Kontakt