-
Romë: Java e kulturës islame
Romë: Java e kulturës islame
Nga 23 deri më 31 maj në kryeqytetin italian, Romë, mbahet java e kulturës islame
Gjatë kësaj jave pritet të organizohen konferenca, diskutime me tema të ndryshme, prezantime të librave dhe të letërsisë, si dhe ekspozita të artit bashkëkohor të sponsorizuar nga Organizata Islamike për Arsim Shkencë dhe Kulturë (ISESCO)
Në ceremoninë e hapjes morën pjesë kryetari i bashkisë së Romës, Gianni Alemanno, drejtori i Qendrës Islame në Romë, z.Abdellah Redouane, personalitetet fetare dhe diplomatë nga Maroku, Tunizia dhe Jordania.
Organizatorët 'Roma Capitale', Qendra Kulturore Islame e Italisë dhe Xhamia e Madhe e Romës këtë e quajnë si një mundësi për t’u njohur me qytetërimin islam, dhe për të thelluar dialogun mes popujve dhe traditave të ndryshme fetare.
"Unë i ftoj të gjithë qytetarët italianë të vijnë ta mësojnë dhe ta kuptojnë kulturën islame, sepse nëse ne kemi besim në identitetin tonë, atëherë do të kemi fuqi t’i respektojmë edhe identitetet e të tjerëve," tha Kryetari i Bashkisë së Romës, Gianni Alemanno, në prezantimin e projektit.
Ndërsa drejtori i Qendrës Kulturore Islame Italiane, Abdellah Redouane tha: "Shpresojmë se ky edicioni i parë do të pasohet nga shumë të tjerë dhe se puna jonë do të shërbejë si shembull për kryeqytetet e tjera evropiane".
Gjatë javës, në program, është paraparë edhe mbajtja e dy konferencave, njëra është mbajtur ditën e martë në xhaminë e madhe të Romës me temën “Feja dhe Demokracia", ndërsa e dyta pritet të mbahet ditën e enjte në muzeun capitoline, tema e së cilës do të jetë "Islami në Itali”.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt