C'kuptoni kur thuhet psh e drejta civile rregullon marredheniet ....., e drejta familjare rregullon marredheniet etje etj?
C'kuptoni kur thuhet psh e drejta civile rregullon marredheniet ....., e drejta familjare rregullon marredheniet etje etj?
Do te thote qe i rregullon ne menyren juridike, pra nje marredhenie qe lind mes njerezve kur i nenshtrohet regjimit juridik te posacem, sjell edhe pasoja juridike per palet pjese ne kete marredhenie te krijuar.
Nese e do ne specifikisht per marredheniet familjare, kap lexo Kodin e Familjes dhe legjislacionin perkates, sepse mesa kam kuptuar ti je student juridiku; kap lexo literaturen qe ke se nuk jane gjera qe mesohen me internet. Nuk behesh jurist me kete lloj menyre online.
Me fal, vetem tani e pashe pergjigjen tuaj. Shihet se jeni pergjigjur para shume kohesh. Ne fakt kur e kam bere kete pyetje, nuk jam ndalur vetem tek e drejta familjare, por ne pergjithesi ne te gjitha te drejtat p.sh e drejta trashegimore, civile...etc. Dhe ne librat juridike qe lexoj per marredheniet juridike, atehere
1. cfare duhet te ndermarrin qytetaret per t'u bere pjese e marredhenieve juridike, oasi ka marredhenie shoqerore, ekonomike etjj.
2.Cfare rregullon e dreejta civile, penale, cfare nenkuptohet kur thuhet rregullon?
Falemnderit!
Qyetaret konsiderohen si subjekte te nje marredhenie juridike, klasifikohen si persona fizike, qe krijojne, ndryshojne, ose shuajne marrdhenie midis vete atyre, midis tyre dhe personave juridike, dhe shtetit apo enteve te tjera, me qellim ardhjen e pasojave juridike per palet ne kete marredhenie. Pra ajo qe e dallon nje marrdhenie juridike nga ato ekonomike, shoqerore etj etj, eshte pikerisht lindja e te drejtave dhe detyrimeve juridike midis paleve ne kete marrdhenie, qe do thote keto marrdhenie qe lindin, ndryshojne apo shuhen, i nenshtrohen rregjimit juridik, pra rregullohen nga norma te posacme juridike, sipas objektit te kesaj marredhie.
Meqe je student juridiku, cuditem qe me ben kete pyetje, po nejse. Kur thuhet se rregullon, sic te thashe me siper, institutet e se drejtes, qofshin te asaj familjare, te asaj penale e me rradhe, rregullohen, pra i neshtrohen rregullave juridike specifike per objektin qe ato rregullojne, duke sjellur pasoja juridke, sepse po nuk solli pasoja juridike per palet, atehere kemi te bejme me nulitet.2.Cfare rregullon e dreejta civile, penale, cfare nenkuptohet kur thuhet rregullon?
Se cfare rregullon njera apo tjetra, specifikisht i ke ne librat e tu te juridikut, qe ben mire t'i shfletosh me vemendje, sepse i ke mire te sqaruara, por nese ke probleme me zgjedhjen e literatures se duhur, mund te te sugjeroj, disa libra vertete cilesor, sepse ka shume libra juridiku, por disa kane mangesi dhe disa te tjera jane shume mire te trajtuara.
Jo nuk jam akoma student juridiku. Pritet. Por disa gjera vertet nuk i kuptoj sepse kam pershtypjen se disa libra juridiku jane shqiperuar dhe ashtu mbesin shpeshhere te paqarta perkufizimet. Apo nuk mendoni edhe ju ashtu?
Keto pyetje qe i kam bere a mund te me m'i iluistrosh me shembuj nga jeta e perditshme?
Falemnderit edhe nje here!
Meqe nuk je akoma, pa merak se ke per t'i mesuar dhe kane per te ardhur ne maje te hundes, ma beso per kete, dhe kjo nuk ka te beje me shqiperimin, por eshte juridik i paster, qe do thote jane tematika, lemi profesionale te posacme, dhe po ta them prap: nuk ka te beje me shqiperimin fare. Cdo vit e kam vene re, qe botimet sa vijne e permiresohen, dhe ata qe kane me faqe rreth 500-600 jane me te miret, sepse bejne nje interpretim me te gjere, krahasime me sisteme juridike te tjera, dhe mbi te gjitha fusin edhe shembuj nga praktika gjyqesore. Keshtu qe pa merak, se ke per "t'ua pire lengun" kur te hysh ne Juridik, sa ke per te thene: "cfare i bera vetes"!
Nuk e kuptoj se cfare shembuj mund te jap une, kur me e drejta ne kete rast, eshte te udhezoj te lexosh vendime gjyqesore (meqe e ke nda mendjen me i dale punes perpara), pra nese e ndjen veten se do lexosh vendime gjyqesore, me thuaj se te tregoj , se ku mund t'i gjesh on-line, vetem se ke per t'u penduar![]()
M'i dergo linqet atehere. Sigurisht se dua.
Sa i perket asaj pyetjes qe te bera, ka te beje me dy pyetjet sigurisht. Besoj qe nuk eshte e veshtire per dike qe paska aq njohuri te m'i jape dy shembuj nga dy pyetjet e bera\. Me te vertete, je penduar ti pasi qe ke hyre ne juridik?
Ju falenderoj!
Epo meqe deshiron, po te sugjeroj nje link qe e perdorin te gjithe juristet, sepse do kesh info te bollshme si mbi ligje te miratuara qe ndodhen te botuara ne fletoren zyrtare, po ashtu vendime gjyqesore duke qene se te sugjeron lidhje edhe me gjykatat, dhe sidomos do gjesh kodet aty. Linku eshte ky www.qpz.gov.al
Tani sa per shembuj, besoj se kur je ne gjendje te kuptosh teorine, pra anen teorike qe te permenda, do jesh ne gjendje te permendesh vete ti rastet. Por sa per ilustrim, sa per te dhene nje ide, ja psh marrim marredhenit juridike te detyrimit, qe futen ke dega e se drejtes civile; shitblerja, qe do thote se veprimi juridik i shiteblerjes, ka si objekt te saj kalim te pronesise se nje sendi, ose kalim te nje drejte kundrejt pagimit te nje cmimi. Ne kete rast, subjektet, palet ne kete marredhenie juridike, eshte ai qe shet pasurine dhe bleresi ai qe e merr ate duke paguar cmimin. Objekti i saj eshte kalimi i pasurise, qe mund te jete send ose nje e drejte, ndersa pembajtja e saj jane te drejtat dhe detyrimet qe kane palet ne kete marredhenie; pra shitesi ka detyrimin qe t'i kaloje pasurine qe ka pasur bleresit pasi ky i fundit te kete paguar cmimin, dhe ne te njetjen kohe shitesi ka te drejten t'i kerkoje vleften e mallit te shitur , pra cmimin bleresit. Bleresi nga ana e tij, ka detyrimin qe te paguaje cmimin, dhe ka te drejten qe te marre pasurine shitesit qe i kaloi nga akti i shitjes. Tani me thjeshte nuk di si te t'a shpjegoj, sepse me duket pak e nxitueshme, qe kur ti akoma nuk ke marre bazat te kerkosh shembuj dhe perkufizime qe ne i kemi mesuar ne vit te dyte Fakultet, kur ti nuk ke hyre akoma ne te parin.
Sa i perket asaj a jam penduar; hmmm e thoja kur me hipnin nervat nga ngarkimi voluminoz qe ka si dege, por puna eshte se e kam pasur me shume pasion, dhe keshtu ia kam dalur me sukses. Le te themi se juridiku, te hyn ne pune ne shume variante pune, pavaresisht se tregu i punes nuk eshte aq i dashur
Tani besoj se keto udhezime te mjaftojne, sepse nuk eshte as forumi duhur dhe as tema nuk ka lidhje me forumin, sepse sic te thashe eshte specifike per jurisprudencen.
Te jap nje keshille te fundit, qe ua jepja shpesh edhe shoqerise sime kafexhijsh, shko rregullisht ne leksione, sepse personalisht 70% te leksionit e memorizoja qe ne auditor, sepse nuk kam shume nerva te lexoj gjithe kohen te njejten gje (pra libra juridiku), mbaj shenime nese e sheh se po te shpjegohet dicka kyce qe te duhet t'a nglitesh ne koke mire.
Po ashtu mos iu ndaj bibliotekes, dhe ndiq seanca gjyqesore ne gjykate, ta kesh parasysh qe ka shume volum si dege dhe duhet te kesh nje kujtese shume te forte. Pa merak, se do kesh kohe edhe per kafe, se edhe une kam gjetur kohe edhe per kafe, sa me ka ardhur ne maje te hundes .
Tani te uroj suksese dhe gjithe te mirat!
Krijoni Kontakt