
Postuar mė parė nga
Bel ami
Haxhi Qamilet e vendit tim
Duke ndjekur si cdo shqiptar sot lajmet neper faqet e internetit apo televizionet shqiptare rreth atyre qe po ndodhin sot ne Shqiperi,mendja me shkoi vetvetiu tek nje roman qe kisha lexuar ne vitin 1997.Behet fjale per romanin e Kadarese "Viti i mbrapshte".E lexova kete roman kur diteve shurdhoheshim nga bresherite e kallashnikovit,ndersa naten sodisnim me frike plumbat gjurmelenes qe pushtonin qiellin.Mu kujtua per dreq sot ky roman kur pashe se ne Shqiperi turma njerezish,si te ishin nje trupe e tere kinematografike pozonte para kamerave te televizioneve Shqiptare duke perdorur shprehjen "Drejt Tiranes" apo duke u vene zjarrin gomave te makinave dhe duke bllokuar rruget.Te them te drejten me erdhi pak keq per keta fatkeqe qe kishin pushtuar Tepelenen,Kavajen ,Fierin,Durresin .Me erdhi keq sepse pas shpinave te tyre shikoja Haxhi Qamilet qe kerkonin baben.
Te veshur jo me veshjen e Haxhi Qamilit,por me kostume Versace dhe Gucci,me I Phone dhe Blacberry neper duar duke dhene komanda.Te gjithe i njohim sepse i kemi pare ne sallen e Parlamentit,ku here grushtojne, here u fryjne bilbilave, here lidhin ndonje shami ne koke dhe rine me jave pa buke,apo ndersejne militantet e tyre kunder policise se Shtetit!
Ndersa sot ata kerkonin dicka tjeter:
"Dum Baben"!
Kjo shprehje vetem me dy fjale tregon qarte burimin e fatkeqesive tona Kombetare.
Atehere kur i gjithe Ballkani, por dhe shume shtete te tjera ne Azi u ndane njehere e mire nga pushteti osman,diku aty nga Shijaku nje njeri me emrin Haxhi Qamili kerkonte akoma Sulltanin.
"Dum Baben"!
Kjo ishte parulla e tyre!Parulle qe perdoret edhe sot neper Shqiperi.
Kadare ne romanin e vet shkon edhe me tej,duke na sjelle edhe disa vargje nga "hymni" i ketyre "luftetareve te dovletit" Ja te shikojme pak se cfare kendojne ata:
Thuaj sikter Evropes
si denbabaden
Shqiperi moj kucke
Cna bere verem!
Pikerisht duke kujtuar keto vargje hoqa edhe kete paralele mes Haxhi Qamilit te atyre viteve dhe Haxhi Qamilerve te sotem qe vertete nuk kerkojne Sulltanin, por kerkojne Dovletin e tyre,qe sot mban emrin Edi Rama!Jane po keta "mendjendritur" qe kerkuan sulltan dhe dovlet neper Lindje dhe Azi gjate periudhes se eret te Komunizmit.I thirren Baba Stalinit dhe Dovlet Mao Ce Dunit,duke na ndare per nje gjysem shekulli nga Evropa, pjese e se ciles duhet te ishim.
E sikterisem Evropen dhe u thame vellezer kozakeve,apo kinezeve deri sa edhe ata na braktisen dhe ne na u desh te ktheheshim tek Dovleti yne i Tiranes.
Dhe sot vazhdon po e njejta linje.Haxhi Qamilistet kerkojne Baben (Edi Ramen) te qendroje ne pushtet,duke mos njohur as ligje dhe as regulla qe jane baza e demokracise,sic jane edhe zgjedhjet e lira dhe demokratike,qe Dovleti socialist i quajti thjesht nje show i mire televiziv,por zgjedhjet me te keqija te zhvilluara ndonjehere!Dhe me keto zgjedhje ai kerkon akoma te qeverise Tiranen me Haremin e tij te dylbereve apo hanemeve qe i marton sa here qe kantidon ne Tirane per kryebashkiak!
Nga goja e ketyre Haxhi Qamilve eshte degjuar tre here te artikulohet fjala "Duam"
Heren e pare ndodhi pas permbysjes se komunizmit, kur keta donin Vloren kryeqytet,ndersa mbareShqiptaret donin Shqiperine si Evropa.
Hera e dyte,qe eshte edhe me fatkeqja per Shqi[taret eshte kur keta njerez donin "parate e tyre" dhe me kete preteks dogjen dhjetra reparte ushtarake, gjykata,prokurori bile edhe librarite publike duke vulosur keshtu nje nga faqet me te zeza te Historise se Kombit tone.
Dhe kjo eshte hera e trete qe keta duan,me falni sepse nuk jane ata qe ishin,por jane bijte e tyre.Ne deje u rjedh i njejti gjak.Gjaku HaxhiQamilist qe kerkon ta shikoje Shqiperine sa me larg Evropes, ku te kene mundesine ta shqyejne dhe ta bejne cope si bisha prene e saj!
Ata duan "baben" qe sot personifikohet si Edi Rama, po ne Shqiptaret ku do te kemi mundesine e duam dicka?!
Evropen, ate duam ne, te behemi pjese e saj,jo vetem gjeografikisht,por edhe si shoqeri.Te jetojme ne vendin tone pa kelthitjet e Haxhi Qamileve qe kerkojne te "zene Tiranen",qe djegin goma makinash neper rruge, qe terorizojne qytetaret duke u prere rruget!
Sa here qe Evropa tenton ti afrohet Shqiperise,HaxhiQamilistet duan dicka, dhe kjo deshire e tyre qe gjithmone ka gjak brenda jo vetem qe nuk na afron me Evropen, por nuk ngjason as me tribute Afrikane.Shembulli me i qarte eshte shtyrja e vizites se Barosos ne Tirane.Apo mos duhet te kujtoj ketu edhe protestat qe organizoi Arta Dadja,kunder hyrjes se Shqiperise ne NATO?Duhet te kujtoj Ditmir Bushatin qe trumbetonte neper Evrope se Liberalizimi i Vizave me Shqiperine do te ishte tragjik per Evropen,pasi do dyndeshin Shqiptaret?Apo te kujtoj Erion Veline qe "habitej" sesi Presidenti Bush po vizitonte nje vend "antiamerikan dhe mysliman si Shqiperia"
Keshtu pra, keta njerez po punojne me mish e me shpirt qe Shqiperia te mos jete pjese e Evropes.keta po te mundnin, e conin Shqiperine edhe ne Antraktide, mjaft qe kjo te mos ishte me Evrope!
Vendi im i mjere,perse te duhen gjithe keta HaxhiQamile?!!
Krijoni Kontakt