Close

Rezultati i Sondazhit: Jeni dakort

Votues
38. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Po

    14 36.84%
  • jo

    24 63.16%
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 29
  1. #-9
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anëtarësuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593

    Prishtinë, një rrugë me emrin e Dritan Hoxha

    Prishtinë, një rrugë me emrin e Dritan Hoxhes

    http://www.top-channel.tv/artikull.p...1509&ref=lajme

    Në 3-vjetorin e ndarjes nga jeta të themeluesit dhe ideuesit të Top Media, Dritan Hoxha, një rrugë në Prishtinë ka marrë emrin e tij.

    Komuna e Prishtinës ka vlerësuar kontributin e Dritan Hoxhës për krijimin e një mediaje gjithëshqiptare dhe bashkimin shpirtëror të Kosovës me Shqipërinë.

    “Është një disponim i përgjithshëm që një rruge t’i vihet emri i Dritan Hoxhës. Konsiderohet që ai e meriton të jetë prezent këtu në Prishtinë për meritën që integroi shqiptarët në një media që s’e kishin parë sesi funksionon, jo vetëm në Ballkan por edhe më gjerë, në një cilësi kualitative në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e vise të tjera”, ka deklaruar kryetari i komunës së Prishtinës, Isa Mustafa.

    “Jemi mirënjohës për atë që ka bërë dhe këtë do ta shprehim përmes vënies së emrit të Dritanit një rruge në qytet. Kemi pasur disa orientime. Do të përcaktohemi që ajo të jetë diku në qendër të qytetit, në mënyrë që të jetë edhe afër mediave, sepse ai ka qenë vërtet një njeri i cili tërë jetën e tij ia ka kushtuar zhvillimit të mediave, prandaj mendojmë se edhe rruga e cila do të bartë emrin e Dritan Hoxhës të jetë në qendër, afër mediave, në mënyrë që të korrespondojë me veprën e tij”, është shprehur Mustafa.

    Kryetari i komunës së Prishtinës ka shprehur bindjen e tij se Top Channel ka pasur një ndikim të padiskutueshëm në tregun mediatik në Kosovë.

    “Shtrirja e mediave të Shqipërisë është shumë e rëndësishme. Po i afron kulturat tona, ekonomitë. Kemi informacione të përditshme, minutë pas minute. Intensiteti i informacionit më parë ka qenë shumë i ngadaltë dhe shumë më i ulët. Është bërë shumë më intensiv me prezencën e televizioneve shqiptare, vecmas të TCH në Kosovë. Dhe uroj që kjo të zhvillohet edhe më tutje, që të këmbejmë përvojat dhe dijet. Është një konkurrencë e madhe dhe këtë konkurrence po e ndihmoni mjaft ju me prezencën tuaj”, ka nënvizuar Mustafa.
    "Shoku Mjekesise"

  2. #-8
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anëtarësuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    Per te gjithe ato qe nuk e dine Dritan Hoxha vdiq ne nje aksident tragjik me dashnoren e tij ne makine duke u perplasur me nje peme afer lumit te Lanes aty ku derdhen te gjithe mbetjet organike te Tiranes.
    "Shoku Mjekesise"

  3. #-7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    mutafa ka plot heroj qe meritojn nje rruge me emrin e tyre.
    ka dhe plot intelektual te shquar qe meritojne.
    a ka rrug ne kosov me emrin e aganit?

    me kte gjest mutafa tregon se moti ka qen adhurues i edvinit.
    sepse topoqanalli ska ber tjater vec ka pallavrazuar me mjeshteri te ule figuren e berishes e te lartoje ish bllokmenet e tu jape pushtetin kulishve te tire..

    pra mutafa eshte simpatizant i lahperave.
    i atyre qe terrorizojne banorin e varfer qe ecen me kembe me predhat e tyre vdekje prurese te quajtuara bmw-era apo ferrera..

    pra mutafi inë ne prishtinë.. do ta beje dhe prishtinen e kosoven beton alla edvin.

    pres te dalin ne media babezite e mafie betonit te tiranes e prishtines..

    kam bindje qe ismutafi ka lidhje nen-rrogozore me seli rozen..klosin e dulako kokodhimet e tiranes..

    ..

  4. #-6
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Nje nder rruget me kryesore dhe me te rendesishme ne Prishtine e mbane emrin e te ndjerit Fehmi Agani. Ekzistojne edhe qindra rruge me emra te deshmoreve. Bile ne kete aspekt nuk i eshte hyre ne hak deshmoreve.
    Shtrohet pyetja a ekzsiton ndonje rruge ne Shqiperi me emer te ndonje deshmori nga Kosova.
    Dritan Hoxha si lokomotive e zhvillimit te medias e meriton qe nje rruge e Prishtines te mbaje emrin e tij. Isa Mustafa nuk e ka vleresuar per nga anshmeria e mediumit te tij ne skenen politike te Shqiperise por per kontributin qe e ka dhene ky medium ne informimin e te gjithe shqiptareve, e sidomos te shqiptareve nga Kosova...ne momentet kur ketu ekzistonte dhe vazhdon nje media shume e dobet.

    E ti bkari, ben mire qe te mos i fusesh hundet aty ku nuk merr ere. Na qave ****** me pallavra duke mos njohur kufi.

    Merri ca dite pushim e relaksohu.

  5. #-5
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anëtarësuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    por per kontributin qe e ka dhene ky medium ne informimin e te gjithe shqiptareve, e sidomos te shqiptareve nga Kosova
    Po nje rruge tjeter ne prishtine ti veme emrin Ko-qe Kokedhima per nder te ketij te fundit.Ah Shqiptari shkrete nga televizori bardhe e zi qe shikonte tek komshiu kaloi direkt tek vendosja e emrit te rrugeve me emra gazetaresh apo mafiozesh.propozoj qe ne shqiperi ti vendosim emrin nje rruge Lura, Butrinti dhe Iliria ne kujtim te televizoreve bardhe e zi qe kishim ne kohen e qepes.
    "Shoku Mjekesise"

  6. #-4
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Po sa te jet isa mustafa e LDK ne pushtet ne Kryeqytet
    qka pritet tjeter bile veq paska fillue ajo qka u fol neper kafene ne prishtin se te gjitha rrugve do tia len emrat e krejt pulagjive e te pllumagjive te vranjefcit e te prapashtices
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #-3
    Isis Maska e Mon.Alisa
    Anëtarësuar
    15-09-2010
    Vendndodhja
    Kingdom of the Night
    Postime
    640
    Qka keni njerzz..Isa Mustafa nuk i merr vendimet vet..
    Plus kurgjo s'po shof te keqe ktu pse rruga mban kete emer...Enver Hoxha perveq shumeeee t'kqiave qe ka pas,i ka pas edhe do te mira edhe ndoshta per hir te qetyne pak te mirave ja ka vu emrin rruges.

    Edhe pse ti Llapi po fol sene qe s'jon kerkah hiq...100 rruge tjera i ki me emra te mire edhe te luftetareve psh.Zahir Pajaziti,rr.UCK,rr.Nena Terez,Justinjan........e plotttttt se spo me kujtohen bash...
    "Effort creates intelligence."

  8. #-2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga Mon.Alisa Lexo Postimin
    Qka keni njerzz..Isa Mustafa nuk i merr vendimet vet..
    Plus kurgjo s'po shof te keqe ktu pse rruga mban kete emer...Enver Hoxha perveq shumeeee t'kqiave qe ka pas,i ka pas edhe do te mira edhe ndoshta per hir te qetyne pak te mirave ja ka vu emrin rruges.

    Edhe pse ti Llapi po fol sene qe s'jon kerkah hiq...100 rruge tjera i ki me emra te mire edhe te luftetareve psh.Zahir Pajaziti,rr.UCK,rr.Nena Terez,Justinjan........e plotttttt se spo me kujtohen bash...
    qfar enver hoxhe bre a qka je kah flet ti a
    edhe ato rrug qe i kan vu te tieret emrat e heroive me ja dhan krejt boten se isa-titisti nuk guxon ti ndryshoi jo jo balit ska by.tha ai per keto pun
    por i ndryshon do tiera se per keta spo tutna hiq
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #-1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    emertimi i kesaj rruge "drita hoxha" meriton vetem nje koment

    WTF!!!!!!!!

    sinqerisht skandal i paimagjinueshem, degjenerim total i kultures shqiptare.
    Ndryshuar për herë të fundit nga xfiles : 24-05-2011 më 08:41

  10. #0
    Isis Maska e Mon.Alisa
    Anëtarësuar
    15-09-2010
    Vendndodhja
    Kingdom of the Night
    Postime
    640
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    qfar enver hoxhe bre a qka je kah flet ti a
    edhe ato rrug qe i kan vu te tieret emrat e heroive me ja dhan krejt boten se isa-titisti nuk guxon ti ndryshoi jo jo balit ska by.tha ai per keto pun
    por i ndryshon do tiera se per keta spo tutna hiq
    Kadal bre ...se Dritan kom dasht me shkru po ment te Enver Hoxha :$
    "Effort creates intelligence."

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •