Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 40
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e VOLSIV
    Anëtarësuar
    14-10-2009
    Postime
    1,069
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    Lajm i mire.

    RD
    --

    Ndërtimi i kësaj ure konsiderohet një nga investimet më të rëndësishme të qeverisë për rajonin verior


    Sot nis qarkullimi i mjeteve në urën e re të Bunës në Shkodër

    Ura e Re e Bunës, në të hyrë të Shkodrës, punimet e të cilës tashmë kanë përfunduar, pritet të nisë sot funksionimin zyrtar me një ceremoni. Specialistë të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve kanë kryer testet profesionale për qarkullimin e automjeteve dhe mjeteve lundruese, duke vënë në funksionim dhe pjesën e lëvizshme metalike, bëri të ditur për ATSH-në zyra e shtypit e Bashkisë së Shkodrës. Me përurimin e kësaj ure, që konsiderohet një nga investimet më të rëndësishme të qeverisë për rajonin verior, komunikimi me Malin e Zi e përmes tij, me Perëndimin bëhet shumë më komod. Deri tani, komunikimi me pikën doganore të Muriqanit që lidh Shqipërinë me Malin e Zi, është bërë përmes Urës së vjetër të Bunës, e cila duke funksionuar vetëm me një kalim, sidomos në pikun e sezonit turistik, ka qenë mjaft problematike për qarkullimin e automjeteve.

    Ndërtimi i Urës së re të Bunës, një investim i qeverisë në bashkëpunim me Bankën Islamike në shumën prej rreth 7,2 milionë dollarë ka gjatësi 275 metra, ku pjesa metalike e lëvizshme me peshë 800 ton është 75 metra dhe 200 metrat e tjera janë pjesë betonarme. Ura ka gjërësi 14 metra, ndërsa në dy krahët ka trotuare me dy metra gjerësi, parmakë dekorativë dhe mbrojtës dhe ndriçim. Në dy pjesët hyrëse janë vendosur tabelat informuese për destinacionet e akseve rrugore dhe shërbime të tjera meteorologjike, etj, ndërsa në të dy krahët, në anën e qytetit, rrëzë Kalasë Rozafat dhe në anën e aksit rrugor Shkodër-Muriqan janë ndërtuar rreth-rrotullime, që lehtësojnë dhe disiplinojnë trafikun e automjeteve.

    Ndërtimi i urës së re, disa metra paralel me të vjetrën, do të zgjidhë njëherë e mirë problemin e qarkullimit nga Shkodra drejt pikave turistike të saj dhe doganës së Muriqanit. "Kjo është e vetmja urë në Ballkan me këtë sistem hapjeje dhe pas ndërtimit të urës së re mbi Bunë, radhën do e këtë thellimi i lumit. Ky investim do ta shndërrojë lumin Buna, ashtu siç ka qenë para shumë vitesh, në një lumë të lundrueshëm për anije, për të bërë të mundur që Shkodrës t'i kthehen lidhjet që ka pasur", u shpreh para pak kohësh gjatë një inspektimi ministri i Transporteve, Sokol Olldashi. Sipas ministrit Olldashi, në Shkodër janë përqendruar një sërë projektesh të rëndësishme, siç është ai i zgjerimit të rrugës Shkodër-Milot, për ta lidhur me rrugën e Kosovës.

    G. Marku


    -




    FLMN SALI BERISHA

    .

    >>> Nuk e di a u pre shiriti apo paten halle tjera?
    La verita' ti rendera' libero!

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-09-2009
    Postime
    176
    Citim Postuar më parë nga illyrian rex Lexo Postimin
    Kalova perskaj kesaj ure para tre javesh. Investim shume i qelluar dhe i domosdoshem.
    Ajo ura e drurit neper te cilen kalonin edhe makinat perveq se ishte shume e ngushte dhe nuk kishte mundesi te kalonin dy makina, duke krijuar keshtu kolona te panevojshme makinash, ishte edhe e frikshme. Plus jevgjit ne bisht te ures qe afroheshin dhe e puthnin makinen ne menyre qe t'iu jepje ndonje lek, linin pershtypje shume te keqe per vizitoret.

    Sa i perket lidhjes me Malin e Zi, mendoj se duhet edhe Mali i Zi te bej investime ne pjesen e saj te rruges qe te qon deri ne kufi. Rruga qe lidh dy vende duket si nje rruge fshati.
    Shume mire e ke verejtur kete problem. Rruga nga ana e Malit te Zi eshte nje rruge e ngusht, por ndoshta edhe kjo eshte nje tregues i zhvillimit te Shqiperis dhe perparimit te saj ne krahasim me fqinjet gjate qeverisjes se Sali Berishes ,te cilin perparim me cdo kusht po perpiqen qe ta ndalin tradhetaret e PS me ne krye Edvin Ramen.
    Ndryshuar për herë të fundit nga tias : 24-05-2011 më 18:24

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Marshalla u dukerka ne tube.
    Ta gzojn shkodront.
    Albania Uber Alles

  4. #14
    Citim Postuar më parë nga juanito02 Lexo Postimin
    Marshalla u dukerka ne tube.
    Ta gzojn shkodront.
    Ti mos kalo aty naqe, se e ka prere shiritin e inagurimit Sala.

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Nuk kaloj aty jo.
    Po per arsye tjeter se skom mundsi.
    E kom kalu kur ka ken prej drunit.
    To boj i xhiro per mu po deshe.
    E kur te shkosh boj nji
    Ave Maria Gratia Plena Dominus Secum ........
    Ndryshuar për herë të fundit nga juanito02 : 24-05-2011 më 18:47
    Albania Uber Alles

  6. #16
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    Citim Postuar më parë nga tias Lexo Postimin
    Shume mire e ke verejtur kete problem. Rruga nga ana e Malit te Zi eshte nje rruge e ngusht, por ndoshta edhe kjo eshte nje tregues i zhvillimit te Shqiperis dhe perparimit te saj ne krahasim me fqinjet gjate qeverisjes se Sali Berishes ,te cilin perparim me cdo kusht po perpiqen qe ta ndalin tradhetaret e PS me ne krye Edvin Ramen.
    perralla me mbret.
    e njejte eshte rendesia e kesaj rruge per ne dhe malin e zi???
    ne me kete rruge lidhemi me tere europen. po ata?
    beje nje xhiro ne tere malin e zi dhe shikoje perparimin tone ne krahasim me fqinjte.
    Vasudhaiva Kutumbakam

  7. #17
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-05-2009
    Vendndodhja
    Dallas Texas
    Postime
    751
    si ure e ngushte po mu duka mu, duhet te ishte me nga 2 korsi ne secilin krah.
    Por neise kur ske pulen ha sorren i thone, kurse per sa i perket asaj ures te vjeter faqa e zeze ishte.
    Mgjthse kur kam kalu nje here ne dimer aty (tek e vjetra) ishte bukur. lumi ishte rafsh me uren.
    Po shkova ne shkoder do kaloj nga ura e vjeter, i kame qef rruget e vjetra. dhe ketu kur shikoj ndo nje rruge te vjeter katundi, nga rruga e vjeter kaloj sa here te keme rrugen andej.
    Dhe kur shkoj ne shqiperi tiron durres nga rruga e vjeter e bej i kame qef gropat
    Ndryshuar për herë të fundit nga Mr Zeid : 24-05-2011 më 19:47

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Thx Angelina e Dydrinas.

    Po e shikoj e po knaqem.

    Vertete nje mrekulli.

    Tash Mali zi duhet me lujt nga vend numroja.

    Qe Qeveria jon te hedhi hapin tjeter.. pra ta ndertoje rrugen deri ne Ulqin po te pakten deri ne Vladimir.

    Se Mali zi nuk besoj don te ket aty nji rrug europiane.

    Mirpo duhet Shqiptaret e malit zi ta kerkojne kte.



    ja cfar thot RD

    --



    ---------------

    Kryeministri deklaron se besimi i qytetarëve tek qeveria do të shndërrohet në projekte ambicioze


    Vota e vitit '92, votë përmbysjeje, vota e 8 majit ishte për zhvillimin


    Mbështetja masive për koalicionin qeveritar "Aleanca për Qytetarin" në zgjedhjet vendore të 8 majit, do të shndërrohet për mbarë shqiptarët në një energji të re, të madhe, të pandalshme të zhvillimit. Gjatë inaugurimit të urës së re mbi lumin Buna në Shkodër, Kryeministri Berisha garantoi qytetarët shqiptarë se sikundër u premtua në fushatën elektorale votëbesimi i koalicionit do të shndërrohet në qindra dhe mijëra projekte, si ndërtimi i kopshteve moderne, shkollave moderne për nxënësit, spitaleve moderne për të sëmurët, rrugë më të mira për mbarë shqiptarët, ujësjellësa e kanalizime. "Vota e 8 majit do të shndërrohet për mbarë shqiptarët në një energji të re, të madhe, të pandalshme të zhvillimit. Në këtë periudhë të shkurtër 18 mujore, ne përfundojmë autostradën Tiranë-Elbasan, në këtë periudhë do të nisim autostradën Lezhë-Shkodër me katër korsi, nisin punimet e tunelit e rrugës së Arbrit, Boshtit të Jugut. Shqipëria brenda katër viteve që vijnë do të ketë një rrjet rrugor që do të bëjë krenar çdo shqiptar. Mbështetja juaj plebishitare do të shndërrohet ashtu siç kemi premtuar në qindra dhe mijëra projekte, me të cilat ne do të ndërtojmë kudo kopshte moderne për fëmijët tanë, shkolla moderne për nxënësit tanë, spitale moderne për të sëmurët tanë, rrugët më të mira për mbarë shqiptarët, ujësjellësa e kanalizme. Në të katër anët e këtij vendi, do të ndërtojmë standardet e një vendi të zhvilluar. Ne do të bëjmë gjithçka që pasuritë përrallore që i ka dhuruar Zoti këtij vendi të shndërrohen në të mira për çdo qytetar të Shqipërisë", u shpreh Berisha. Mbajtja e premtimeve, sipas Kryeministrit, do të bëhet pasi qytetarët besuan tek projektet duke e votuar alternativën qeverisëse, duke premtuar se 140 mijë votat më shumë se koalicioni i majtë do të shndërrohen në votë ndërtimi, votë zhvillimi, votë e së ardhmes. "Më shumë se kurrë, ne besojmë tek ju, sepse ju udhëhoqët fushatën më të suksesshme që vendi ka njohur nga viti '92 gjer më sot. Por, në rast se vota e vitit '92 ishte votë përmbysjeje, vota e 2011 është votë ndërtimi, votë zhvillimi, votë e së ardhmes", theksoi Berisha. Gjatë fushatës elektorale nën drejtimin e koalicionit mazhoritar "Aleanca për Qytetarin", kreu i qeverisë Berisha e fokusoi alternativën e tij vetëm në zgjidhjen e problematikave të qytetarëve kudo ku ata ndodheshin. Nën sloganin "Ju jeni të parët", për më shumë se një muaj Kryeministri shpalosi qytet më qytet alternativën e "Aleancës për Qytetarin", ku premtimi i vetëm ishte problematika e qytetarëve dhe komuniteteve ku ata jetojnë. Sipas Berishës deri në vitin 2017, Shqipëria do të jetë vend i zhvilluar, një projekt ky i premtuar nga kreu i qeverisë. Pas mbarimit të fushatës elektorale dhe shprehjes së qytetarëve me votë në 8 maj kjo alternativë arriti të merrte mbështetjen më të madhe që mund të ketë marrë në 15 vitet e fundit ndonjë koalicion, ku rezultatet zyrtare nxorën fitues "Aleancën për Qytetarin" me 140 mijë vota më shumë se koalicioni "Aleanca për të Ardhmen", që të vetmen rrugë kishte mohimin e çdo arritjeje nga kjo qeveri.

    Kreshnik MERSINLLARI






    Ura e re, lidhje për akset rrugore të vendit, Shkodrës, me pikën e kalimit kufitar të Muriqanit dhe në kufi me Malin e Zi


    Inaugurohet ura e re mbi lumin Buna, 7 milionë dollarë investim


    Kryeministri Berisha mori pjesë dje, në ceremoninë e inaugurimit të urës së re mbi lumin Buna në Shkodër. Kjo vepër ka një rëndësi të veçantë për lidhjet e akseve rrugore të vendit dhe qytetit të Shkodrës me pikën e kalimit kufitar të Muriqanit, në kufi me Malin e Zi. Ura e re, me gjatësi 275.5 metra dhe gjerësi 13.5 metra, është një investim mbi 7 milionë dollarë, i standardeve më moderne. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë Berisha premtoi se në një kohë të shkurtër, do të fillohet ndërtimi i By Pass-it të Shkodrës, do të përfundohet rruga Shkodër-Hani i Hotit, duke e shndërruar Shkodrën në një vend të zhvilluar modern. "Ne inaugurojmë këtë vepër të madhe, me një investim mbi 7 milionë dollarë, me një sistem modern të hapjes që bën të mundur që Buna, në vitet që vijnë, të jetë një lumë i lundrueshëm, t'u ofrojë turistëve në këtë rajon, në Mal të Zi e në Shqipëri një prej hyrjeve turistike më të bukura në lumin e Bunës, liqenin e Shkodrës dhe në det. Me këtë urë ia dalim të dyfishojmë trafikun, komunikimin me Malin e Zi dhe të gjithë rajonin verior. Ne inaugurojmë urën pas përfundimit të fushatës elektorale dhe zgjedhjeve, në të cilat me votën tuaj, me votën e Shkodrës u bashkuan më shumë se kurrë, që nga viti '92 gjer më sot, mbarë shqiptarët, nga Vermoshi në Konispol, nga Gjirokastra në Kukës, nga Saranda në Tropojë. Qytetarët shqiptarë votuan për ëndrrën e bukur të fëmijëve të tyre, për ëndrrën e bukur të tyre, Shqipëria, vend i zhvilluar në vitin 2017. Jam sot, këtu, për të garantuar qytetarët e Shkodrës se kjo votë do të shndërrohet në Shkodrën, qytet modern, Shkodrën, epiqendër të madhe e zhvillimit të rajonit dhe të gjithë veriut, në Shkodrën, epiqendër të rëndësishme të zhvillimit të kombit dhe Shqipërisë. Në një hark kohor shumë të shkurtër, ne do të fillojmë By Pass-in e Shkodrës, do të përfundojmë rrugën Shkodër-Hani i Hotit, do të ecim me shpejtësi drejt Vermoshit, drejt Prekarit dhe në katër anët e këtij rrethi, ne do të ndërtojmë infrastrukturën më moderne, infrastrukturën e një vendi të zhvilluar, infrastrukturën që bën të mundur për qytetarët e Shkodrës, shfrytëzimin e pasurive të mëdha natyrore të gjithanshme që ka ky rreth. Zoti kryetar i ri i Bashkisë, Lorenc Luka, ish-kryetar dhe kryetar sot, qytetarët e Shkodrës të kanë nderuar ty për përkushtimin, respektin e dashurinë që ke dëshmuar ndaj tyre. Kam besim të madh se eksperienca e fituar, se mbështetja që ata të dhanë, do të të japin ty mundësinë t'ua shpërblesh me një qeverisje gjithnjë e më të mirë këtij qyteti të mrekullueshëm. Por, unë jam sot, këtu, për t'i qëndruar fjalës sime se qeveria do të mbështesë çdo projekt, me të cilin ti dhe bashkëqytetarët e tu doni ta shndërroni Shkodrën në një nga qytetet më të zhvilluara të Shqipërisë dhe të rajonit", u shpreh Berisha. Duke u ndalur në inaugurimin e urës së re mbi Bunë, Kryeministri e konsideroi të rëndësishme edhe për faktin se ajo do të nxisë turizmin, do të nxisë bashkimin më të madh të njerëzve, veçanërisht do të jetë një kryeurë e turizmit për Shkodrën, për Ulqinin, për Shqipërinë, për Malin e Zi. "Edhe një herë ju uroj gëzuar urën. Kjo urë është me të vërtetë një urë që do të nxisë zhvillimin, do të nxisë mirëkuptimin, do të nxisë turizmin, do të nxisë bashkimin më të madh të njerëzve, veçanërisht do të jetë një kryeurë e turizmit për Shkodrën, për Ulqinin, për Shqipërinë, për Malin e Zi. Shpreh përshëndetjet e mia më të përzemërta, kënaqësinë time më të madhe që ndaj me ju gëzimin e inaugurimit të kësaj ure, e cila me Bunën, kalanë, qytetin, paraqitet si një kryevepër e vërtetë e arkitekturës dhe ndërtimit, si një kryevepër që Shkodra e meriton plotësisht, por, gjithashtu, si një urë që lidh Shkodrën me Ulqinin, që lidh Shqipërinë me vendin mik, Malin e Zi", theksoi Berisha. Ura ka një mbistrukturë metalike të lëvizshme me gjatësi 75 metra dhe përbëhet nga konstruksioni mekanik dhe ai elektromekanik. Hapja dhe mbyllja e urës, që lejon kalimin e mjeteve lundruese, përbëhet nga dy sisteme elektromekanike me kohëzgjatje deri në 8 minuta dhe një manual me kohëzgjatje 15 minuta.



    ---------

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-09-2009
    Postime
    176
    Citim Postuar më parë nga the admiral Lexo Postimin
    perralla me mbret.
    e njejte eshte rendesia e kesaj rruge per ne dhe malin e zi???
    ne me kete rruge lidhemi me tere europen. po ata?
    beje nje xhiro ne tere malin e zi dhe shikoje perparimin tone ne krahasim me fqinjte.
    Diferenca ne zhvillim ne mes se Shqiperise dhe fqinjeve te saj per cdo vit vjen e zvogelohet,rritja ekonomike e Shqiperise per cdo vit eshte me e madhe se e fqinjeve,por ju shqiptaret e Shqiperise harroni se ne cfare gjendje keni qene ne vitet e komunizmit .

  10. #20
    Besimtar Katolik Maska e altint71
    Anëtarësuar
    27-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    933
    Bukur, Vone e bene kete ure po me mire vone se sa kurr.
    Uriime Shkodranve.
    Ne fund te qershorit jam atje e do e shoh me mire se jam kurioz .

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •