Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 40
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Sot nis qarkullimi i mjeteve në urën e re të Bunës në Shkodër

    Lajm i mire.

    RD
    --

    Ndërtimi i kësaj ure konsiderohet një nga investimet më të rëndësishme të qeverisë për rajonin verior


    Sot nis qarkullimi i mjeteve në urën e re të Bunës në Shkodër

    Ura e Re e Bunës, në të hyrë të Shkodrës, punimet e të cilës tashmë kanë përfunduar, pritet të nisë sot funksionimin zyrtar me një ceremoni. Specialistë të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve kanë kryer testet profesionale për qarkullimin e automjeteve dhe mjeteve lundruese, duke vënë në funksionim dhe pjesën e lëvizshme metalike, bëri të ditur për ATSH-në zyra e shtypit e Bashkisë së Shkodrës. Me përurimin e kësaj ure, që konsiderohet një nga investimet më të rëndësishme të qeverisë për rajonin verior, komunikimi me Malin e Zi e përmes tij, me Perëndimin bëhet shumë më komod. Deri tani, komunikimi me pikën doganore të Muriqanit që lidh Shqipërinë me Malin e Zi, është bërë përmes Urës së vjetër të Bunës, e cila duke funksionuar vetëm me një kalim, sidomos në pikun e sezonit turistik, ka qenë mjaft problematike për qarkullimin e automjeteve.

    Ndërtimi i Urës së re të Bunës, një investim i qeverisë në bashkëpunim me Bankën Islamike në shumën prej rreth 7,2 milionë dollarë ka gjatësi 275 metra, ku pjesa metalike e lëvizshme me peshë 800 ton është 75 metra dhe 200 metrat e tjera janë pjesë betonarme. Ura ka gjërësi 14 metra, ndërsa në dy krahët ka trotuare me dy metra gjerësi, parmakë dekorativë dhe mbrojtës dhe ndriçim. Në dy pjesët hyrëse janë vendosur tabelat informuese për destinacionet e akseve rrugore dhe shërbime të tjera meteorologjike, etj, ndërsa në të dy krahët, në anën e qytetit, rrëzë Kalasë Rozafat dhe në anën e aksit rrugor Shkodër-Muriqan janë ndërtuar rreth-rrotullime, që lehtësojnë dhe disiplinojnë trafikun e automjeteve.

    Ndërtimi i urës së re, disa metra paralel me të vjetrën, do të zgjidhë njëherë e mirë problemin e qarkullimit nga Shkodra drejt pikave turistike të saj dhe doganës së Muriqanit. "Kjo është e vetmja urë në Ballkan me këtë sistem hapjeje dhe pas ndërtimit të urës së re mbi Bunë, radhën do e këtë thellimi i lumit. Ky investim do ta shndërrojë lumin Buna, ashtu siç ka qenë para shumë vitesh, në një lumë të lundrueshëm për anije, për të bërë të mundur që Shkodrës t'i kthehen lidhjet që ka pasur", u shpreh para pak kohësh gjatë një inspektimi ministri i Transporteve, Sokol Olldashi. Sipas ministrit Olldashi, në Shkodër janë përqendruar një sërë projektesh të rëndësishme, siç është ai i zgjerimit të rrugës Shkodër-Milot, për ta lidhur me rrugën e Kosovës.

    G. Marku


    -




    FLMN SALI BERISHA

    .

  2. #2
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Kalova perskaj kesaj ure para tre javesh. Investim shume i qelluar dhe i domosdoshem.
    Ajo ura e drurit neper te cilen kalonin edhe makinat perveq se ishte shume e ngushte dhe nuk kishte mundesi te kalonin dy makina, duke krijuar keshtu kolona te panevojshme makinash, ishte edhe e frikshme. Plus jevgjit ne bisht te ures qe afroheshin dhe e puthnin makinen ne menyre qe t'iu jepje ndonje lek, linin pershtypje shume te keqe per vizitoret.

    Sa i perket lidhjes me Malin e Zi, mendoj se duhet edhe Mali i Zi te bej investime ne pjesen e saj te rruges qe te qon deri ne kufi. Rruga qe lidh dy vende duket si nje rruge fshati.

  3. #3
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    Citim Postuar më parë nga illyrian rex Lexo Postimin
    Sa i perket lidhjes me Malin e Zi, mendoj se duhet edhe Mali i Zi te bej investime ne pjesen e saj te rruges qe te qon deri ne kufi. Rruga qe lidh dy vende duket si nje rruge fshati.
    po normal qe duket si rruge fshati. kalon mes fshatrave, pra rruge fshatrash eshte...
    Vasudhaiva Kutumbakam

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kjo shkodranja yvi a yes a si e ka.. a mundet me na sjell ndoj foto te ksaj ure?

    ec perpara sali berisha.. coje rrugen deri ne ulqin..!!

    dhe do i beja thirrje bashkise shkoder qe.. krejt maxhupet qe jan vendosur ne at lagjen e ish fabrikes cimentes qe u dalin kerrave perpara tuj lyp.. e tuj vjedh.. e tuj na turpnue e pengue.. me i cvendos prej aty kolektivisht sepse ai vend aty eshte historik.. strategjik...turistik.. very spejshell automobilistik.. e trafik e panoramik.. e ilirik..


    ..

    pra shpejt foto nga ura ju lutem..

    ..

  5. #5
    back to origin Maska e ☆Angie☆
    Anëtarësuar
    02-11-2007
    Vendndodhja
    Skyline
    Postime
    2,559
    o xha brariiiii, po google ore google

    na me video po deshe

    Elegance is an attitude.

  6. #6
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Citim Postuar më parë nga the admiral Lexo Postimin
    po normal qe duket si rruge fshati. kalon mes fshatrave, pra rruge fshatrash eshte...
    Nese eshte humor anglez po qeshi: hahahaha. Nese ishte serioze po vazhdoj.

    Edhe rruga e kombit kalon neper fshtara por eshte rruge per qarkullimin te shpejte te automjeteve. Nuk duhet te lidhen dy shtete, dy pika kryesore kufitare, me rruge te gjere 2m dhe me 100 kthesa ne 1 km.

    Duke e pasur parasysh qarkullimin e madh ne kete rruge duhet te ndertohet nje rruge me e gjere dhe me e pershtatshme per qarkullim.

  7. #7


    VOA

  8. #8
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    Citim Postuar më parë nga illyrian rex Lexo Postimin
    Nese eshte humor anglez po qeshi: hahahaha. Nese ishte serioze po vazhdoj.

    Edhe rruga e kombit kalon neper fshtara por eshte rruge per qarkullimin te shpejte te automjeteve. Nuk duhet te lidhen dy shtete, dy pika kryesore kufitare, me rruge te gjere 2m dhe me 100 kthesa ne 1 km.

    Duke e pasur parasysh qarkullimin e madh ne kete rruge duhet te ndertohet nje rruge me e gjere dhe me e pershtatshme per qarkullim.
    haha. nuk ishte humor. kur bej shaka, zakonisht vendosi ndonje fytyre ne fund.

    sdq ke plotesisht te drejte. duhet te jete rruge e gjere per qarkullim te shpejte, por ja qe rruga aktuale nuk mund te behet e tille.
    futet mu ne mes te fshatrave dhe ke shtepi qe jane ngjitur me rrugen.
    kur the ngjitur, them qe dikush hap deren e oborrit dhe ndodhet menjehere ne rruge. as 2 meter larg.
    eshte tipike rruge fshati. ka akoma karroca me kuaj.
    Vasudhaiva Kutumbakam

  9. #9
    Ta gezojme!

  10. #10
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Citim Postuar më parë nga the admiral Lexo Postimin
    haha. nuk ishte humor. kur bej shaka, zakonisht vendosi ndonje fytyre ne fund.

    sdq ke plotesisht te drejte. duhet te jete rruge e gjere per qarkullim te shpejte, por ja qe rruga aktuale nuk mund te behet e tille.
    futet mu ne mes te fshatrave dhe ke shtepi qe jane ngjitur me rrugen.
    kur the ngjitur, them qe dikush hap deren e oborrit dhe ndodhet menjehere ne rruge. as 2 meter larg.
    eshte tipike rruge fshati. ka akoma karroca me kuaj.
    Prandaj the_admiral.

    Qe nga hapja e rruges se kombit asnje shqiptar nga Kosova nuk udheton per ne Ulqin permes rruges Peje- Kulle- Podgorice- Ulqin. Te gjithe e preferojne me shume rrugen Vermice - Shkoder - Ulqin. Frekuentimi sa vjen e rritet.

    p.s. ta gezoni uren ...se dolem nga tema.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •