Close
Faqja 0 prej 11 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 109
  1. #1
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    Lulzim Basha zyrtarisht kreu i bashkisë së Tiranës

    Në 8 maj kryeqytetasit iu drejtuan kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakun e tyre, por u deshën plot 15 ditë me debate, protesta, kontestime e akuza për tu shpallur rezultati përfundimtar i Tiranës.

    Më 23 maj në orën 23:04 KQZ i dha fund pritjeve duke shpallur fitues kandidatin Lulzim Basha me 81 vota më shumë se kandidati tjetër Edi Rama. Me 4 vota pro dhe 2 kundër KQZ i dha përfundimisht miratimin kandidaturës së Bashës.

    Prej mbrëmjes së sotme Lulzim Basha është kryebashkiaku zyrtar i Tiranës.

    Urime kryebashkiakun e ri Tiranës.
    Sui generis

  2. #2
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    09-11-2005
    Vendndodhja
    France ...
    Postime
    6,159
    Amin .......

  3. #3
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    wow ok. te shofim cfare do bej jo se ky eshte perfect se gjithe politikanet shqiptare njelloj jane por si new ne game edhe sipas premtimeve koha do e tregoj sa i afte eshte.
    I LOVE GOD

    j&g

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2005
    Postime
    435
    Me ne fund egersira me emer njeriu Edvin Rama do te largohet nga pozita e kryebashkiakut te Tiranes.
    Jam i bindur qe Lulzim Basha si politikan dhe patriot i vendosur do ta rregulloje kryeqytetin shqiptar ashtu sic i ka hije.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anëtarësuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690

    Thumbs up Fitorja e Bashës, simpatizantë të PD-së marshojnë në qendër të Tiranës

    Fitorja e Bashës, simpatizantë të PD-së marshojnë në qendër të Tiranës


    http://www.editorial.mk/2011/05/fito...er-te-tiranes/
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  6. #6

    Kolegji Zgjedhor ?

    Cfare do me thene " Kolegji Zgjedhor" si Institucion ?
    Sa anetar ka KZ ? Si emerohen apo zgjidhen anetaret e KZ?
    Ne media kam lexuar se vendimi i KQZ mund te ankimohet ne KZ.
    Eshte e vertete? Nese po, atehere si Institucion KZ eshte me lart se KQZ.?
    Po vendimi i KZ (Kolegjit Zgjedhor) eshte me vota te fshehta apo te hapura?
    Mund te ankimohet vendimi i KZ? Cili eshte Institucioni qe gjykon KZ, ne se ka?

    Do te isha i interesuar qe te merja nje spjegim me te detajuar per procedurat ligjore, e theksoj ligjore dhe jo berishiane-ristaniane.

    Do te ishte i mireseardhur cilido qe do te jape pak drite se si do te PROCEDOHEJ nga ana ligjore ky proces sikur te kishte ndodhur ne ...Suedi p.sh. dhe atje te ishin po keto ligje?

    Pra KQZ, nxjerr nje vendim. Pala humbese nuk eshte dakort me kete vendim dhe ankohet ne Kolegjin Zgjedhor. Cfare eshte ky KZ....DHE PYETJE TE TJERA QE I KAM BERE NE FILLIM.

    Vetem me emocione mos u pergjigjni..
    Ndryshuar për herë të fundit nga ASrock4u2 : 23-05-2011 më 21:56
    Emrin e kam Agim dhe me therrisni, Gimi.

  7. #7

    Kolegji Zgjedhor..

    mbasi bera kerkim per "Kolegji Zgjedhor" shkeputa kete informacion te shkurter
    nga viti 2009.

    "..Konstituohet Kolegji Zgjedhor, Spahiu: Gjykimet, të paanshmeU postua: 7 Maj 2009 nga AlbLajme te AlbLajme

    Etiketa:SHQIPERI 0TIRANË- Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka konstituuar sot Kolegjin Zgjedhor. Kolegji, i përbërë prej 8 anëtarësh të zgjedhur me short kohë më parë, do të merret me shqyrtimin e ankesave të partive politike pas zgjedhjeve të qershorit.
    Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast ishte i pranishëm nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu, i cili e cilësoi punën që do të bëjnë gjyqtarët si shumë të rëndësishme. Ai ka theksuar se Kolegji është një garanci për një proces të rregullt zgjedhor ndaj puna që kanë përpara anëtarët e tij është me shumë përgjegjësi.
    Sipas tij, gjykimet do të jenë të paanshme dhe në respektim të plotë të ligjit.
    Shorti për përbërjen e kolegjit u hodh në fund të janarit të këtij viti prej nga u përzgjodhën tetë anëtarët përfundimtar: Dhurata Haveri, Astrit Kalaja, Marie Qirjazi, Meriban Mullaj, Soshenka Jonuzi, Entela Prifti, Tom Ndreca, Petraq Koço.
    Emrin e kam Agim dhe me therrisni, Gimi.

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet në Bllog
    22
    Vendimi i Kolegjit Zgjedhor, eshte i pa apelueshem besoj.

    Ceshtja para Kolegjit Zgjedhor eshte e thjeshte, packa se socialistet me Ramen ne krye po bejne zhurme lart e poshte:

    - A duhet te numerohet nje vote e hedhur ne kutine e gabuar nga qytetari?

    Duke e lene per nje moment menjane ligjin elektoral dhe politiken, nese do te pyesnim nje te huaj jo-shqiptar, kete pyetjen me lart, jam i bindur qe ai do te pergjigjej se ajo vote duhet te numerohet. Kjo eshte gjeja e drejte dhe e ndershme, pasi nese zgjedh te mos e numerosh, je duke i mohuar atij qytetari voten, je duke i mbyllur gojen, je duke i shkelur lirine.

    Kolegji Zgjedhor nuk ka se si te rrezoje kete princip demokratik rreth te cilit eshte shkruajtur ligji elektoral: vota e cdo qytetari numerohet, per aq kohe sa eshte e vlefshme si vote sipas ligjit. Nuk ka rendesi nese e hedh ne kutine e duhur apo te gabuar, per aq kohe sa vete vota eshte e vlefshme. Rastet kur vota konsiderohet e pavlefshme jane te renditura me nen ne ligjin zgjedhor, dhe asnje nga ato nene nuk ben fjale se nje vote quhet e pavlefshme, kur hidhet ne kutine e gabuar.

    Juristeve socialiste nuk u pelqen qe te flasin per thelbin e problemit qe une zura ne goje me siper pasi e kane te qarte qe e kane te humbur davane. Ajo qe ata perpiqen te bejne, eshte ta shtrojne problemin si nje "shkelje te pergjegjesive dhe ligjit te KQZ ne lidhje me votat e panumeruara". Perseri, kjo nuk perben nje kontestim ligjor. Ceshtja e dyte qe shtrohet para Kolegjit Zgjedhor, qe eshte nje derivat i ceshtjes se pare, ka te beje me:

    - Cila eshte KZAZ e qytetit Tirane?
    - A nuk e ka kete kompetence me ligj KQZ qe kur merret me qytetin Tirane, funksionon si KZAZ e Tiranes?

    Ketu ekziston me te vertete nje paqartesi ligjore, pasi ligji nuk shprehet shprehimisht qe KQZ sherben si KZAZ e Tiranes. Ligji shprehet vetem se cdo njesi e Tiranes ka KZAZ e saj dhe rezultatin e shpall KQZ pasi verifikon procesverbalet dhe tabulimet e te gjitha KZAZ-ve te njesive Tirane. A nuk eshte kjo nje pergjegjesi e implikuar e KQZ qe ne kete rast nuk funksion vetem si KQZ por edhe si KZAZ qendrore e qytetit Tirane?! Edhe ky argument i socialisteve, nuk ka per te qendruar, pasi kjo nuk eshte nje shkelje e ligjit apo kompetencave nga ana e KQZ, kjo eshte nje mangesi e qarte e ligjit: ligji e le Tiranen pa KZAZ dhe detyrimisht qe kete rol duhet ta luaje KQZ, pasi perndryshe Tirana ngelet pa rezultat e pa fitues.

    Une do te shokohesha nese Kolegji Zgjedhor do te ndryshonte vendimet e KQZ, pasi kjo do te bente qe ceshtja te shkonte ne Gjykaten Kushtetuese. Te gjithe qytetaret e Tiranes, vota e te cileve u hodh ne kutine e gabuar, kane te drejte ti drejtohen gjykates kushtetuese. U eshte shkelur liria e tyre themeltare e votes se lire, dhe jo vetem kaq, por eshte shkelur me te dyja kembet edhe ajo qe njihet si "barazia e votes". Nese dy qyetare te Tiranes votuan, njeri e hodhi voten ne kutine e duhur e tjetri ne te gabuaren, do te thote se vota e qytetarit te pare nuk ka te njejten vlere si vota e qytetarit te dy. Njera u numerua dhe shkoi ne rezultat, tjetra nuk u numerua.

    Mua me behet jashte mase qejfi, qe procesi i numerimit zgjati me jave, dhe shqiptaret po ndjekin me ankth edhe procesin e ankimimit. Sic e thashe edhe ne nje teme tjeter, shqiptaret kane mesuar me shume mbi demokracine e tyre ne keto 2 jave, se sa ne 20 vjetet e fundit pluralizem. E mbi te gjitha, ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, nuk jemi duke diskutuar per "vota te vjedhura e te manipuluara", jemi diskutuar nese votat e hedhura ne kutine e gabuar duhet te numerohen apo jo.

    8 maji 2011, do te hyje ne historine e popullit shqiptar, si dita e pare ne demokracine shqiptare, ku vota e cdo qytetari te atij vendi u numerua. Dhe ne keto zgjedhje, pavaresisht nga propaganda politike e kampeve humbese e fituese, asnje shqiptar nuk humbi. Vota e te gjitheve u numerua, dhe fitoi ai kandidat qe mori me shume vota nga qytetaret e Tiranes.

    Albo

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e PORTI_05
    Anëtarësuar
    13-11-2005
    Postime
    290
    PO MIRE BEJNE ,,edhe nga opozita ka qe e festojne ,,se duhet rruajtur vendi i punes

  10. #10
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Me bashen fitojne te gjithe,edhe tironsit,edhe tiransit edhe tiranaset.Jo kater,por dy vjet do te jene te mjaftueshme per te bindur edhe vullnetaret e Enverit se ky njeri (Basha) e ka seriozisht dhe do te punoje per qytetin.

Faqja 0 prej 11 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •