
Xhavit Belaj, nënkryetar i parë i LDD-së
Në Bruksel LDD-ja mbajti kuvendin e dytë zgjedhor
U zgjodh kryesia e re
Kuvendi zgjedhor i Degës së LDD-së për Beneluks u mbajt në përputhje me statutin e LDD-së dhe rregulloren e punës. Në kuvend ishin prezentë 89 delegatë, ku pas intonimit të himnit kombëtar, kryetari i LDD-së për Beneluks, Bahtir Kastrati, përshëndeti delegatët dhe mysafirët të cilët kishin ardhur për ta nderuar kuvendin zgjedhor. Ai poashtu falënderoi kryesinë e deritanishme për kontributin e tyre të deritanishëm dhe shprehu besimin e plotë se edhe kryesia e cila do të dalë nga ky kuvend zgjedhor do të vazhdojë me të njëjten dinamikë të punës dhe do të kontribuojë edhe në të ardhmën.
Në vazhdim kryetari Kastrati i dha fjalën nënkryetarit,
Xhavit Belaj i cili lexoi telegrame përshendetëse për mbarëvajtjen e kuvendit zgjedhor. Që në fillim u lexua telegrami përshëndetës nga kryetari i LDD-se, akademik Nexhat Daci, i cili u prit me kënaqësi të madhe nga të pranishmit dhe me duartrokitje të pandalshme, pastaj u lexuan radhazi edhe telegramet përshëndetëse nga nënkryetari i LDD-së, Adem Salihaj, pashtu nga anëtari i kryesisë qendrore Fadil Gaci, nga shumë degë në disaporë dhe nga Kosova poashtu.
Nga sekretari i degës Shaip Ademi u lexua pikë për pikë raporti i punës 26 mujore që dega jonë ka arritur ta realizojë brenda kësaj kohe.
Në vazhdim pas një votimi në bazë te rregullave doli kjo kryesi e re: Bahtir Kastrati, kryetar,
Xhavit Belaj, nënkryetar i parë, Elmaz Fana, nënkryetar, Shaip Ademi, sekretar si dhe Sherif Zeqiraj, Shaban Shabani, Perparim Reka, Shukri Aliu, Xhavit Hyseni, Agron Sefa, Suzana Gjilaga, Ibish Lipaj, Sami Rexhaj, Astrit Hyseni dhe Valdet Vrajoli, anëtarë.
Vlen te cekët me theks të veçantë se si anëtar i ri i kryesisë së LDD-së për Beneluks, dega në Bruksel pas kërkesës në kryesi dhe në kuvend dhe pas aprovimit të kryesisë dhe votimit te delegatëve aderoi edhe Agron Sefa, andaj kjo degë u pasurua edhe me një anëtar të ri në kryesi i cili ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në 18 vjetet e fundit dhe poashtu kryesia u freskua me 4 anëtarë tjerë të rinj.
Xhavit Belaj
Urime Drenicak haaaaaaaa
veq mos i mashtro te tieret qe sje partiak
edhe mos i mashtro te tieret se kinse je me vetfundosjen
Krijoni Kontakt