Close
Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 96
  1. #1
    Atdhetar n'damar Maska e Illyrian_King
    Anëtarësuar
    11-03-2011
    Vendndodhja
    Shqipëri Etnike
    Postime
    516

    Luftëtarët e UÇK-së në grevë urie



    Luftëtarët e UÇK-së në grevë urie

    Prishtinë, 23 maj – Ashtu siç kishin paralajmëruar më herët, anëtarët e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së sot do të hynë në grevë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, me kërkesat që sa më shpejt të miratohet Ligji për vlerat e luftës së UÇK-së dhe përfundimisht veteranëve të luftës t’iu kthehet identiteti dhe dinjiteti i tyre.

    Anëtari i këtij këshilli, Ylber Selimi ka thënë se në Kosovë po vazhdon përpjekja e organizuar institucionale, ndërkombëtare dhe vendore për varrosjen përfundimtare të trashëgimisë së luftës sonë çlirimtare.

    Greva fillon në ora 15.00 para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, ndërsa përfaqësuesit Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së kanë ftuar të gjithë ish-luftëtaret e UÇK-së që t’i bashkëngjiten grevës.

    SHVL e UÇK kanë kundërshtuar mbajtjen e një greve të tillë, me arsyetimin se problemet e kësaj kategori janë zgjidhur ose po zgjidhen. /koha/
    Kombi mbi të gjitha

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Organizatat e luftës së UÇK-së nuk përkrahin protestën e nesërme



    Publikuar: Sot, më 22 maj 2011

    Prishtinë, 22 maj - Organizatat e dalura nga lufta e UÇK-së, nëpërmjet një komunikate sot janë deklaruar se nuk përkrahin protestën e paralajmëruar të mbahet ditën e nesërme. Në komunikatë thuhet se “Organizatat e dalura nga lufta e UÇK-së, janë në angazhim permanent në çështjen e miratimit të ligjit për vlerat e luftës së UÇK-së. Si organizata përfaqësuese të veteranëve, invalidëve e familjeve të dëshmorëve, javën e kaluar kanë dërguar vërejtjet përfundimtare rreth ligjit, i cili në javët në vazhdim do të paraqitet për miratim në Kuvendin e Kosovës.
    Derisa rrugët e angazhimit instititucional janë të hapura, Organizatat e dalura nga lufta e UÇK-së, nuk janë pjesë e protestës së lajmëruar për të hënën dhe nuk e përkrahin protestën”.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    Organizatat e luftës së UÇK-së nuk përkrahin protestën e nesërme



    Publikuar: Sot, më 22 maj 2011

    Prishtinë, 22 maj - Organizatat e dalura nga lufta e UÇK-së, nëpërmjet një komunikate sot janë deklaruar se nuk përkrahin protestën e paralajmëruar të mbahet ditën e nesërme. Në komunikatë thuhet se “Organizatat e dalura nga lufta e UÇK-së, janë në angazhim permanent në çështjen e miratimit të ligjit për vlerat e luftës së UÇK-së. Si organizata përfaqësuese të veteranëve, invalidëve e familjeve të dëshmorëve, javën e kaluar kanë dërguar vërejtjet përfundimtare rreth ligjit, i cili në javët në vazhdim do të paraqitet për miratim në Kuvendin e Kosovës.
    Derisa rrugët e angazhimit instititucional janë të hapura, Organizatat e dalura nga lufta e UÇK-së, nuk janë pjesë e protestës së lajmëruar për të hënën dhe nuk e përkrahin protestën”.
    llapush nje sqarim per ty kta qe e kan hy ne grev nuk jan organizat por jan ish luftatetar te ushtris qlirimtare pra ka nje dallim nga kta kinse kan nje organizat te veteranve pra xhemajl kurdistani aj esht argat dreqit kurse kta qe jan ne grev jan halle gjinje dhe kan drejt ne greven e tyre

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    llap xhevdet qeriqi tha se premtimet e qeverise dhe te hajredin kuqkes nuk u realizuan premtime qe ishin bere dy vite me heret nga hashim e hajredin kuqka!

    dhe si rezultat i rrenave dhe mashtrimeve te thacit me kompani qe po ua bejn ushtarve te uck-se te shkretit duhet akoma te protesojn !

    ndersa hashim e hajredin kuqka jane ber milionera te cilet as pule paradere nuk kane pas para se te vinin ne pushtet!

    turp hashim lopari se cka u ben luftetarve te uck-se ndersa krekosesh sahere te duhen ose per vota ose per vlera se ke qene shef i tyre!

    por e verteta po del se hashim thaci paska qene shef i drejtorise se krimit dhe korrupsionit dhe asgje tjeter!

    shko bleju shkive traktora se per ate arsye edhe i ke vjedh votat te katapultohesh kryeminister!

  5. #5
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Citim Postuar më parë nga beni33 Lexo Postimin
    llapush nje sqarim per ty kta qe e kan hy ne grev nuk jan organizat por jan ish luftatetar te ushtris qlirimtare pra ka nje dallim nga kta kinse kan nje organizat te veteranve pra xhemajl kurdistani aj esht argat dreqit kurse kta qe jan ne grev jan halle gjinje dhe kan drejt ne greven e tyre


    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  6. #6
    Grevistët, ish-luftëtarë të UÇK-së, nuk i takoi askush nga institucionet
    Publikuar: Sot, më 24 maj 2011

    Prishtinë, 24 maj – Askush nga drejtuesit e institucioneve të Kosovës nuk i ka vizituar
    40 ish-luftëtarët e UÇK-së, shumica prej tyre invalidë të luftës, të cilët që prej dy ditësh po bëjnë grevë para objektit të Qeverisë së Kosovës, në kërkim të miratimit të Ligjit për vlerat e luftës.
    Ylber Selmani, përfaqësues i Këshillit grevist, ka deklaruar të martën se askush nga shefat e institucioneve nuk ka shprehur gatishmëri t’i takojë, ndonëse, sipas tij, shumë nga ta janë bashkëluftëtarë të tyre.
    “Po kërkojmë miratimin e shpejtë të ligjit, i cili do të mbronte identitetin dhe vlerat e luftës, e cila solli lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, për të cilën ne dhamë gjymtyrët dhe më të dashurit tanë”, ka thënë Selmani.
    Selmani ka thënë se revolta për qasjen e institucioneve lidhur me këtë kategori të shoqërisë, është shumë e madhe në mesin e ish-luftëtarëve të UÇK-së, por ka thënë se janë marrë vesh që vetëm ky numër prej 40 vetash të hyjnë në grevë, sepse nuk ka kushte për të gjithë.
    Grevistët kanë ngritur një shator shumë afër grilave që rrethojnë objektin e Qeverisë, midis dy hyrjeve të objektit. Brenda tij, ish-luftëtarët, në mesin e të cilëve kishte edhe të tillë me moshë më të shtyrë, qëndronin të ulur në shilte sfungjeri. Në skaj të shatorit janë vendosur disa litra ujë dhe lëngje, që ata thonë se “i kanë sjellë qytetarët vullnetarë”.

    http://www.koha.net/index.php?cid=1,7,60112
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  7. #7
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Ata mire bejen, po mese mire ashete te shkojen te shpijat e tyne, se kerkush nuk ua kjan dertin. Te merren em dicka qe kan hajer e ta ndihmojen veten e tyne sado pak. Qeveria e inistitucionet ase qe kan ndegjua se cfare bejen veteranet e Luftes. Te shkretit mos behen shumhere viktim,
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    o kush u ba me i kajt luftaret e UÇK-se o zot o zot
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Ligji për vlerat e luftës negociohet me FMN-në
    E shtune 28 Maj 2011, 11:5

    Derisa para Qeverisë së Kosovës vazhdon greva e veteranëve të luftës së UÇK-së, në kërkim të miratimit të Ligjit për vlerat e luftës, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, e ka pritur në një takim kryesuesin e delegacionit të FMN-së, Johanes Uiegand, përfaqësuesin e FMN-së për Kosovën, Jose Sulemane, si dhe ministrin e Financave, Bedri Hamza, me të cilët është diskutuar lidhur me çështjen e veteranëve të luftës dhe të ish të burgosurve politikë, me theks të veçantë për përfitimet që kjo kategori do t’i këtë në të ardhmen. Sinjalet që kanë dhënë zyrtarët e FMN-së në takimin me kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqin, në prani edhe të ministrit të financave, Bedri Hamza, nuk janë sinjale që premtojnë zhbllokimin e procesit nga rekomandimet e tyre negative për kërkesat e këtyre dy kategorive.



    Shpenzimet të jenë të balancuara





    Sipas njoftimit të Zyrës për informim të Kuvendit të Kosovës, kryesuesi i delegacionit të FMN-së, Uiegand i ka sqaruar atij qëllimin e vizitës në Kosovë, si dhe diskutimet që ka pasur me përfaqësues të Qeverisë së Kosovës, diskutime të cilat ai i quajtur të suksesshme. Johanes i ka sqaruar Krasniqit angazhimet e tyre lidhur me përgatitjen e programit të monitorimit të stafit të FMN-së, duke treguar se kanë hasur në pajtueshmëri të plotë me Qeverinë e Kosovës dhe përgjatë gjashtë muajve të ardhshme do të monitorohet edhe ekzekutimi i programit.

    Johanes i ka thënë Krasniqit se ky program prek disa nisma, ndër to nismat për mirëqenie sociale, sidomos për veteranët e luftës dhe ish të burgosurit politikë.

    Duke sqaruar historikun e kësaj çështjeje, ai ka thënë se FMN-ja në parim nuk është kundër përfitimeve të veteranëve të luftës dhe të ish të burgosurve politikë, por e rëndësishme për të është që vendi të ketë një kornizë fiskale afatmesme dhe të qëndrueshme, për arsye që të hyrat dhe shpenzimet të jenë të balancuara.

    “Sa u përket pensioneve të veteranëve të luftës dhe përfitimeve të ish të burgosurve politikë, gjatë takimit me Qeverinë kemi arritur një marrëveshje, që të themelohen grupet e punës, të cilat do ta vlerësojnë numrin e personave që kualifikohen t’i marrin këto të hyra dhe pastaj të formohen përfitimet. Më pas të shkohet më tutje, me vlerësimin e kostos së tyre. Dhe, pasi të sqarohen këto, do të shohim se si do të mund të koordinohen këto shpenzime afatmesme fiskale”, ka thënë kryesuesi i delegacionit të FMN-së.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #10
    Atdhetar n'damar Maska e Illyrian_King
    Anëtarësuar
    11-03-2011
    Vendndodhja
    Shqipëri Etnike
    Postime
    516


    Veteranët e UÇK-së, në ditën e shtatë të grevës

    Të dielën u mbushën shtatë ditë që kur veteranët e ish-UÇK-së vazhdojnë grevën para ndërtesës së Qeverisë në shenjë pakënaqësie për statusin e pazgjidhur të tyre.


    Anëtarët e Këshillit për mbrojtjen e të drejtave të ish-luftëtarëve të UÇK-së, të cilët e kanë organizuar këtë grevë, thonë se janë të vendosur që të mos e ndërpresin grevën derisa të plotësohen kërkesat e tyre. Këshilli grevist njoftoi se nga e shtuna nuk do të komunikojë më as me zyrtarë të institucioneve, e as me media.

    Rreth 50 veteranë të UÇK-së, në ditën e gjashtë të grevës para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, përsëritën edhe një herë qëndrimin e tyre se janë të vendosur ta vazhdojnë grevën derisa të realizohen kërkesat e tyre.

    Kërkesa kryesore e grevistëve është që institucionet e Kosovës të miratojnë dhe zbatojnë sa më parë ligjin për vlerat e luftës.

    Pos kërkesës që urgjentisht të miratohet dhe zbatohet ligji për vlerat e luftës, ata parashtruan edhe kërkesa të tjera, si: UÇK-së dhe luftës së saj t’i bëhet njohja politike duke e bërë si kategori kushtetuese; veteranët e luftës, invalidët dhe familjet e dëshmorëve të kenë trajtim nga Ministria e Mbrojtjes, e jo nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale; veteranët dhe invalidët e luftës të kenë imunitet dhe të mos kenë ndjekje penale për krime lufte.

    Ndryshe, grevistët të premten i vizituan disa nga përfaqësuesit e grupeve parlamentaret të Kuvendit të Kosovës, të cilët kërkuan që të ndërpritet greva. Kjo kërkesë u refuzua nga grevistët, kurse përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës deri më tash nuk janë marrë me këtë çështje. /Telegrafi/
    Kombi mbi të gjitha

Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •