Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-10-2009
    Postime
    4

    Nga Londra Ne…mat



    Nga Xhavit Gasa

    Kjo ngjarje ka ndodhur shume vite me parė, nė kohėn e diktaturės. Ėshtė njė ngjarje qė e tregon poeti dhe qė po kaq shumė edhe mua mė zgjoi tėrė ato mbresa. Po tė bisedosh me poetin lirik matjan Basir Bushkashi nė shumė ngjarje qė ai ka pėrjetuar dhe qė tregohen ashtu si dinė tė tregojnė vetė poetėt, ngjarja pėr Halilin vjen e gjalle. Ngjarja me tė ka ndodhur nė njė mencė tė largėt tė njė

    kooperative ėshtė mė tepėr se relike e komunizmit qė mund tė flitet nė secilin Muze tė Kujtesės sė atyre viteve. Atė ditė nė Mat promovohej libri im me poezi., Isha njė poet i ri nė listėn e librave tė botuara, por aspak i ri pėr moshėn qė kisha vėnė nė ballinėn e tij. Ishte dhjetor, dhjetor i viti 2009. Lugina e Matit duket se i kishte shtuar erėrat qė nė kėtė luginė. Ndoshta pėr t’i treguar banorėve se dimri ishte bėrė prej kohės kryekrushk i ēdo shtėpie pėr tė dėrguar lajmet e shumta qė jepen nėkėtė stinė.



    Nė faqet e librit “Jehona e dhimbjes” ishte edhe njė poezi qė duket se do tė humbėte nė hapėsirat e bardha ashtu si ndodh me shumė poezi po qe se poeti Basir nuk do ta kujtonte nė mes shokėsh edhe ngjarjen e hidhur qė vinte mė poshtė. Duke bėrė edhe njė herė tė gjallė njė njeri, qė jetoi jo vetėm nė dy kohė, nė dy sisteme, por edhe nė dy botė, nė Londėr e nė Mat. Nė kohėn e Zogut e nė kohėn e Enverit. Dhe mori pėr atė kohė vetėm urrejtjen e njė shteti qė ishte ngritur mbi egėrsinė e mbytjes sė sė vėrtetės. ..Nė qendėr tė fshatit Zenisht pėrballė zyrave tė kooperativės ishte menca.

    Hanin kryesisht kuadrot se tė tjerė. Edhe pse mund tė shkurtonin pak rrugėn deri nė shtėpi as tė mos lodheshin se shumė here, tė tjerėve nuk u jepej asnjė pjatė. Edhe sepse mund tė kishin nė xhepa disa monedha qė mund t’i kthenin nė njė pjatė supė tė shpėlarė nga ato qė bėheshin nė mencat e koopetartivave. . Edhe pse nė duart e tyre mund tė kishte disa monedha nė duar. Menca ishte vendosur nė njė ndėrtesė njėkatėshe. Vendin e gatimit e kishte bashkė edhe me atė tė ndenjes.

    Aty ishte vetėm njė kuzhinier, qė gatuante edhe iu shėrbente klientėve qė frekuentonin kėtė mencė. Klinetėt e mencės ishin gati me njė listė tė padukshme: punonjėsit e administratės sė kooperativės, mėsuesit e shkollės tetėvjeēare qė ishte aty afėr, traktoristė dhe kooperativistė qė i zinte mėngjesi ose dreka aty. Salla e ngrėnies kishte disa tavolina tė gjata dhe disa stola tė bėrė me dėrrasa te zdruktharia e kooperativės. Pothuaj se ēdo dite hante drekėn nė kėtė mencė e hante edhe Halil Ahmeti (Drici), i cili sapo kishte dalė nga burgu ku kishte qendruar disa vjet i dėnuar pėr agjitacion dhe propagandė kundėr pushtetit popullor.

    Shikimet e kureshtuara tė atyre qė drekonin e qė ishin nė njė farė mėnyre elita e kooperativės e bėnte edhe me tė heshtur Halilin. Atė ditė Halili pasi mbaroi se ngrėni, mori njė copė gazetė tė grisur dhe shkroi diēka. Pasi vėshtroi me kujdes qė nuk po vinte njeri tjetėr pėr momentin nė mencė, u afrua te tavolina ku po rrinte mėsuesi dhe poeti Basir Bushkashi. Edhe ai sapo ishte kthyer atė vit nga miniera e kromit ku kishte punuar njė vit pėr riedukim, sepse kishte kritikuar hapur allishverishet e pushtetarėve tė kuq. I vuri copėn e gazetės

    pėrpara dhe u largua duke i buzėqeshur me dashamirėsi.

    Mbi shkronjat e plumbta tė gazetės kishte shkruar: “Vėshtro, por mos fol”. Basiri i hodhi njė vėshtrim sallės ku po hante drekėn. Tavolinat ishin ende tė papastruara. Disa copa buke misri tė kuq ishin hedhur nėpėr tavolina. Kishte akoma disa pjata tė palara qė nuk ishin marrė pėr t’u larė. Njė qen po ndukte me buzėt e pista disa copa buke dhe mbeturina nė njė cep. Kjo ishte panorama e asaj salle.

    Halil Ahmeti(Drici) ishte larguar nga Shqiperia nė vitin 1939 me oborrin mbretėror, tė cilit i shėrbeu deri nė vitin 1946, kur mbreti Zog i Parė u largua nga Londra (Angli) ne drejtim te Egjyptit.

    Halili qėndroi nė Londer. Sipas thėnieve tė tij punoi si punonjės farmacie. Emri dhe firma e Halil Ahmetit (Drici) gjendet pėrkrah shumė emigrantėsh tė asajė kohe nė dy Promemorje. Njėra nė vitin 1942 ku Komuniteti Shqiptar nė Londėr shpreh indinjatėn e pushtimit fashist te Shqipėrisė dhe tjetra nė letrėn e ngushullimit qė ky komunitet i shkruan pėr vdekjen e shkrimtares dhe humanistes sė madhe mbrojtėse sė tė drejtave tė shqiptarėve, Edit Durham.

    ***

    Para disa kohėsh nė shkrimin e Daut Dautit me titullin “NĖ SHĖRBIM TĖ NALTMADHNISĖ” gazeta “The Albananian” nė Londėr shkruhej pėr Halil Dricin.

    Dihej vetėm datėlindja dhe nuk dihej sa kohė qėndroi nė Londėr. As vendi dhe koha e vdekjes nuk shkruhej. Halili ėshtė kthyer nė Shqipėri nė vitin 1967 pas 28 vjetėsh. E lexova me njė frymė. Rastėsi shumė e dhimbshme. Po mė ringjallej

    kujtimi i tij nė Londėr e mė vonė nė Burrel kur miqtė e mi me mikun mė tė nderuar poetin Basir Bushkashin po i gėzoheshim poezive tė librit “ Jehona e dhimbjes” .“Mė kishte marrė malli pėr vendlindjen”-shprehej ai nė ēdo bisedė.

    Londra e madhe e zhurmshme po i dukej e vogėl para Burrelit tė tij me baraka qė e kishte lėnė qė prej 20 vitesh.. Kishte kaluar njė kohė e gjatė dhe shumė nga tė afėrmit e tij nuk jetonin.

    Krahėhapur e priti gruaja e xhaxhit te tij, Rexhepit. Edhe ai kishte disa vjet qė kishte vdekur dhe kujtohej nė fshat me rahmet. Kėtė grua tė dashur e shumė fisnike e quanin tė gjithė “Nėnėmadhja” Nuk i kishte gėzuar barku me fėmijėt e saj, por pėr ēudi asnjėherė nuk ankohej, si ndodh me shumė gra qė vetem qarravitetn mes shoqesh. Qė kur u largua, Halili nuk kishte pasur asnjė lidhje me te afėrmit e tij.

    Halili u strehua dhe vendosi tė qėndrojė aty ku kishte lindur e rritur, te Sabri Alia, djali i kushuririt tė parė Xhemalit. Edhe Xhemali, qė kishte qenė edhe ai oficer nė kohėn e Zogut kishte disa muaj qė kishte vdekur.. Pėr kėtė arsye edhe Sabriu nuk shihej me sy tė mirė nga pushtetarėt komunistė.

    Sabriu ishte elektricist edhe mekanik, por ishte edhe muzikant i talentuar. Shkruante tekste kėngėsh popullore dhe u bėnte edhe muzikėn. Emri i tij nuk pėrmendej asnjė herė pėr shkak tė biografisė. Fėmijet e tij ishin mė tė mirėt nė mėsime, por kurrė nuk iu dha e drejta pėr tė vazhduar shkollat e arta. Edhe ardhja dhe strehimi i Halilit sigurisht qė e rėndonin biografinė e tij. Qė nė ditėt e para Halili u pėrball me shumė takime.

    Po takonte me shumė njerėz tė afėrm, miq, shokė dhe tė tjerė qė vinin tė pyesnin dhe interesoheshin pėr tė afėrmit e tyre qė kishin emigruar prej kohėsh e nuk lidheshin dot me ta, pėr shkak tė izolimit qė i kishte bėrė vendit qeveria komuniste. Pėr tė tani kishte filluar njė jetė tjetėr, krejt e ndryshme nga jeta nė Angli. Te Halili filluan te shfaqen pakėnaqėsite e para. E para ishte buka skandaloze e misrit. “Kėtė nuk e ha as qeni.”-kishte pas thanė njė ditė Halili,-Nė Angli nėse ia jep qenit, kėtė bukė tė dėnon ligji”. “Ē’ėshte ky sapun i zi?-i tha njė ditė Gjures, nuses sė Sabriut- Mos m’i laj rrobat me kėtė.” “S’kam tjetėr,-i tha ajo,-edhe kėtė e pėrdor me kursim se nuk kam lekė pėr ta blerė.” Kur shikonte kooperativistet qė punonin 10-12 orė nė ditė, me kushte tė vėshtira dhe paguheshin me njė pagė qesharake, ai shqetėsohej.

    I mėsuar me drejtėsinė e fjalė sė lirė angleze, filloi tė fliste hapur se nuk po respektoheshin tė drejtat njerėzore dhe se njeriu po trajtohej si skllav. Disa here Sabriu i kishte thenė: “O mixhė, mos fol ashtu se do tė dėmtosh veten edhe neve.” – Pse,-i pėrgjigjej Halili,-tė vėrtetėn po them. Kjo ėshtė jetė skandaloze. Nė Angli dhe nė vende tė tjera nuk jetohet kėshtu. Halili filloi tė punonte vetė nė kooperativė. Ai bėnte ēdo punė qė i jepnin, por pakėnaqėsitė e tij i shprehte kudo, nė ēdo bisedė. Punoi shumė vite pėr hapjen e disa tuneleve, qė hapeshin pėr strehimin e popullit nė rast tė ndonjė agresioni tė mundshėm nga jashtė. Nė vitin 1978 Halili dėnohet me 7 vjet burg pėr agjitacion dhe propogandė kundėr pushtetit popullor. Kur doli nga burgu,ai qendoj per disa kohe te Sabriu, pastaj megjithe kemnguljen e Sabriut per t’mos u larguar, ai u largua nga Sabriu me synimin qe t’mos pengoheshin femijet e Sabriut per ne shkolla te larta.

    Afėr njė vit u strehua te njė kushuri tjetėr i tij, te Tahir Alia. Edhe nga Tahiri doli dhe u sistemua ca kohė nė hotel. Tani merte pension. Thuhej se pensioni i vinte nga Anglia. Ishte shumė pension i mirė, por atij i jepnin shumė pak. E grabitėn disa herė nė rrugė duke e rrahur. Megjithėse ankohej, askush nuk u kujdes pėr ta mbrojtur. Filloi tė bėnte njė jetė endacaku. Njė ditė e gjetėn nė gjendje kome dhe e dėrguan nė spital. Pėr arsye tė neglizhencės mjeksore, ai vdiq. Spitali njoftoi pėr vdekjen e tij kėshillin e fshatit Zenisht qė ta merrnin nga spitali dhe ta varrosnin. Kėshilli mė caktoi mua dhe disa tė rinj tė tjerė pėr tė kryer varrimin e tij. Ne varrimin e tij mori pjese edhe Bajram Dobra, megjithese ishte sekretar i keshillit popullor ne ate kohe. Shkuam te zdruktharia e kooperativės dhe me ndihmėn e brigadierit Hajrulla Stafasani u bė e mundur bėrja e arkivolit dhe e mjeteve tė tjera qė duheshin pėr varrimin e tij. Deri afėr varrezave trupin e tė ndjerit Halil Ahmeti (Drici) e solli ambulanca e spitalit.E varrosėm veē nga varret e tjera me urdhėr tė organizatės sė Partisė sė Punės. Varrosėm njeriun qė pėr 28 vjet jetoi nė mėrgim, larg atdheut, larg tė afėrmėve tė tij. Erdhi nga Bota e Lirė dhe demokratike se kishte mall pėr vendlindjen, por gjeti para kohe vdekjen. Njė vdekje qė solli te vėrtetėn, qė nuk duhesh thėnė.

    Pėr tė thėnė tė vėrtetėn, kur tė gjithė nuk guxonim qė ta thonim. Nė varrin e tij edhe bari sikur thahej mė shpejt nga dhimbja e padukshme dhe mungonin lulet. Tani pas kaq kohėsh veē kujtimit pėr Halilin mentar mė duhet tė flas edhe pėr tė vėrtetėn qė nė atė kohė vritej me njėmijė plumba tė dukshėm e tė padukshėm.

    Tani varri i tij nuk eshte i vecuar, ate e ka sistemuar Sabriu prane varreve te afermve te tij. ..

    Sa herė qė vij nga Anglia ku ai pat jetuar 28 vjet, shkoj te varri i tij nuk harroj qė tė vė mbi tė njė tufė me lule tė freskėta. Mos ėshtė njė lloj borxhi nga vendi i mbretėrve ku ai pat mėsuar qė tė ishte i lirė dhe tė jetonte si njeri???.

    Mos ėshtė vallė njė vazhdim i atij varrimi me pak vetė nė atė ditė tė ftohtė dimri kur mė duhej ta varrosja i urdhėruar nga tė tjerėt atė njeri qė vdiq duke u endur nė rrugėt e Burelit me duar tė zgjatura drejt miqve tė pakėt qė kishte???? Mos..????

    Londėr, dhjetor 2010

  2. #2
    . Maska e illyrian rex
    Anėtarėsuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Histori interesante.

    Paska bere gabim te madh. Kthimi nga Londra ne Shqiperi, ne kohen kur gjithe te tjeret do te jepnin cdo gje per te bere te kunderten!

    I paska kushtu me jete te shkretit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga illyrian rex : 02-06-2011 mė 14:58

  3. #3
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Mirė se erdhe, mė pėlqeu historia yte.
    Sui generis

  4. #4
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    kjo eshte vertet nje ngjarje e dhimshme. nuk thone kote jeta te hedh ku nuk ta pret mendja.
    I LOVE GOD

    j&g

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anėtarėsuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    ka njerez qe kane vuajtur

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •