Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1

    Lightbulb Policia e Kosovës në veri i raporton MUP-it? !!!

    Nga Express më 21 maj 2011 në ora 18:02
    Pjesëtarë të Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës dhe Kosovës, janë nën urdhra të Policisë së Serbisë.

    Për çdo incident apo rast që ndodh në pjesën veriore të Kosovës, policët kosovarë janë të detyruar që fillimisht të raportojnë policinë e Serbisë, e pastaj atë të Kosovës në jug të Mitrovicës.

    Policia rajonale në Mitrovicë thotë se nuk është në dijeni për një gjë të tillë. Kosovapress-i ka siguruar një kopje të një dokumenti pa vulë dhe pa nënshkrime, që titullohet si ‘raport ditor’ që përfshinë datat 17 dhe 18 mars që nga ora 08:00 deri më 08:00, ku Policia e Serbisë informohet në detaje nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

    Në këtë raport përshkruhet në hollësi një fatkeqësi komunikacioni e cila ka ndodhur në rrugën “Mbreti Petër” në veri të Mitrovicës. Më tej në raport jepet në detaje edhe vizita e ministrit të Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës, Sllobodan Petroviq.

    Në këtë raport vizita e ministrit kosovar përshkruhet në detaje, që nga ora, vendi dhe përcjellja e tij nga cilët policë të Kosovës është bërë. Aty precizohet edhe ora e saktë e përfundimit të vizitës së tij në veri të Mitrovicës.

    http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,16,54234
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #2
    Komandantët në veri nuk zbatojnë urdhrin e Reshat Maliqit
    Publikuar: Sot, më 23 maj 2011

    Mitrovicë, 23 maj - Komandantët e stacioneve të Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës nuk kanë respektuar urdhrat e drejtorit të Policisë së Kosovës, Reshat Maliqi. Të gjithë, 6 komandantë të 4 stacioneve policore si dhe të dy pikave kufitare, sipas policisë është dashur të hënën të dalin në detyrat të reja, por deri tani një gjë e tillë nuk ka ndodhur, ka raportuar Kosovapress.
    Edhe krerët më të lartë të institucioneve të Kosovës për siguri, ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi dhe drejtori i Policisë së Kosovës, Reshat Maliqi, të hënën në Mitrovicë kanë theksuar për media se deri më tani komandantët e veriut nuk kanë pranuar të shkojnë në detyrat në të cilat janë caktuar ditë më parë.
    “Deri tani kemi informacione se komandantët e stacioneve të veriut të Kosovës nuk kanë dalur në detyrat që janë caktuar”, ka thënë për Kosovapress ministri Rexhepi.
    Sipas tij, në asnjë stacion të policisë nuk do të ketë vakum institucional, ndërsa që rotacioni i komandantëve është bërë edhe me kërkesën e tyre.
    “Ky është një rotacion që po ndodhë në tërë Kosovën në kuadër të rifunksionalizimit më të mirë të policisë, dhe riststemimi në veri nuk ka prapavijë politike. Urdhrat e drejtorit të policisë duhet të zbatohen dhe këtë e presim të ndodhë sot, dhe nëse kjo nuk ndodhë ne do të marrin masa të përbashkëta me EULEX-in, që do të thotë suspendim nga puna të komandantëve të policisë në veri të Kosovës”, ka thënë Rexhepi.
    Në anën tjetër, drejtor i policisë, Reshat Maliqi, ka pranuar se komandantët e stacioneve dhe pikave kufitare në veri, nuk kanë respektuar urdhrin e tij.
    Risistemimi i komandantëve të stacioneve policore të Kosovës sipas Maliqit është bërë në bashkëpunim të Policisë së Kosovës dhe EULEX-it. Ndërsa që në veri një gjë e tillë është bërë pas kërkesës për ndërrim të komandantit të stacionit të Zubin Potokut, Drazha Bozhoviq, si dhe komandantit të stacionit të veriut në veri të Mitrovicës, Bratisllav Kragoviq.
    Maliqi më tej ka shtuar se të dy këta komandantë kanë kërkuar nga Policia e Kosovës që për shkak të disa rrethanave të caktuara të largohen nga pozitat e tyre dhe të transferohen në ndonjë stacion tjetër të policisë, gjë të cilën edhe komanda qendrore e ka respektuar.
    “Nëse komandantët nuk dalin sot në detyra të reja, ata do të suspendohen dhe do të ballafaqohen me ligjin”, ka thënë Maliqi.

    http://www.koha.net/index.php?cid=1,7,59948
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    ARIANI_TB

    E dim qe ju te vetfundosjes keshtu kishi pas deshir qe te jet por per fat te mire nuk eshte keshtu siq keni ju deshir

    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB Lexo Postimin
    Policia e Kosovës në veri i raporton MUP-it? !!!
    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB Lexo Postimin
    Komandantët në veri nuk zbatojnë urdhrin e Reshat Maliqit
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Rexhepi pret marrëveshje për lëvizje të lirë
    23-05-2011 15:11 CET

    Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi, ka deklaruar se qëndrimet e Beogradit e të Prishtinës rreth çështjes së lëvizjes së lirë janë të “afërta” dhe se së shpejti pritet mundësia e nënshkrimit të marrëveshjes.

    Duke komentuar shkrimet e shtypit të Prishtinës se në vigjilje të ardhjes së Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, në Prishtinë gjatë kësaj jave do të bëhet publike marrëveshja mbi lëvizjen e lirë, Rexhepi i tha radios KiM se kjo marrëveshje ka të bëjë me përdorimin e dokumenteve personale dhe ato të udhëtimit.

    “Marrëveshja mbi lëvizjen e lirë akoma nuk është nënshkruar. Ata i kanë afruar deri diku qëndrimet dhe nëse ato qëndrime afrohen plotësisht ka mundësi që marrëveshja të nënshkruhet gjatë kësaj jave para se të arrijë Catherine Ashton”, ka thënë Rexhepi, raporton Koha.

    Sipas fjalëve të tij, në këtë marrëveshje theksohet se kush me çfarë dokumentesh mund të lëvizë dhe me çfarë letërnjoftimesh, patent shoferësh dhe targash.

    “Mendoj që të dy palët janë pajtuar rreth kësaj çështjeje”, ka deklaruar Rexhepi.

    Marrëveshja mbi lëvizjen e lirë parasheh që “qytetarët e Kosovës në territorin e Serbisë mund të hyjnë me dokumentet e Republikës së Kosovës”, por ministri Rexhepi këto pohime të shtypit të Prishtinës nuk ka mundur t’i pohojë për radion KiM.

    http://www.zeri.info/artikulli/1/1/2...vizje-te-lire/
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Marrëveshja e parë Kosovë-Serbi?
    23-05-2011 10:58 CET

    Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Catherine Ashton këtë javë angazhohet personalisht në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Të premten ajo do të takohet me kryeministrin Hashim Thaçi, ndërkaq një ditë më herët me presidentin serb, Boris Tadiq. Marrëveshja për lëvizjen e lirë arrihet para vizitës së saj, por Baronesha synon të shtyjë përpara edhe zgjidhjet për çështje të tjera.

    Përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton ka vendosur të përfshihet personalisht në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë me qëllim që të nxjerrë rezultatet e para nga ky proces i nisur para tre muajsh, raporton Express.

    Për këtë qëllim ajo do të vizitojë këtë javë Prishtinën dhe Beogradin. Të premten do të takohet me Kryeministrin Hashim Thaçi, ndërkaq një ditë më herët me Presidentin serb, Boris Tadic, por edhe me delegacionet për dialog të të dyja vendeve.

    Gjatë kësaj vizite, shefen e diplomacisë së Bashkimit Evropian do shoqërojë këshilltari i saj politik, Robert Cooper, të cilin ajo e ka caktuar të lehtësojë bisedimet.

    Megjithëse marrëveshja e parë në dialogun për çështje teknike do të arrihet para vizitës së Baroneshës, ajo synon që të shtyjë palët drejt marrëveshjeve për çështjet e tjera që janë diskutuar në Bruksel.

    Burime të gazetës Express kanë thënë se marrëveshja për Lëvizje të lirë të qytetarëve mes dy shteteve do të arrihet në fillim të kësaj jave. Qytetarët e Kosovës do të kenë mundësi të hyjnë në territorin serb me dokumente të Republikës së Kosovës.

    Një zgjidhje të shpejtë për këtë çështje e ka paralajmëruar edhe shefja e delegacionit të Kosovës, Edita Tahiri, pas raundit të katërt të dialogut që është mbajtur javën e kaluar në Bruksel. /telegrafi/
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Nis ndërtimi i objektit për policinë në Mitrovicë
    Mitrovicë,, 23 maj 2011 (Kosovapress) Koha 13:30

    Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi, i shoqëruar nga drejtori i përgjithshëm i policisë, Reshat Maliqi dhe bashkëpunëtorë të tjerë, kanë marrë pjesë në vënien e gurthemelit të objektit të ri të Policisë së Kosovës të hënën në Mitrovicë
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Suspendohen komandantë e policisë në veri

    Publikuar: Sot, më 24 maj 2011

    Mitrovicë, 24 maj - Janë suspenduar nga detyra komandantët e 4 stacioneve të policisë së Kosovës në veri të vendit si dhe 2 komandantët e dy pikave kufitare Kosovë- Serbi, përkatësisht të pikave G 1 dhe G 31. Suspendimin e komandantëve e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti.
    Sipas tij, të gjithë komandantët në veri të vendit, 6 sish, janë suspenduar me pagesë, urdhër të komandantit rajonal të Policisë në Mitrovicë në afat prej 48 orësh. Vendimi për suspendim është marrë si shkelje e detyrës në bazë të ligjit mbi policinë, neni 46 paragrafi b, që paraqet mosbindje të rëndë ndaj urdhrave të policisë. Pas këtij suspendimi prej 48 orësh, vendimi i kaloni drejtorit të përgjithshëm të policisë së Kosovës dhe nga ai do të vendoset se cilat masa do t’i merr ndajë zyrtarëve të policisë së Kosovës. Hoti më tej ka shtuar se në 4 stacione në veri të Kosovës dhe në 2 pikat kufitare nuk ka vakum komandues për arsye se z/komandantët kanë marr komandën në këto institucione policore në veri të vendit
    Janë suspenduar Bratisllav Kragoviq, komandant i stacionit të policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës, Nenad Gjuriq, komandant në Zveçan, Dragan Stevanoviq, komandant në Leposaviq, Drazha Bozhoviq, komandant në Zubin Potok, kapiteni Zoran Milkoviq nga Porta G 31, si dhe togeri Radomir Radosavleviq, i portës G1.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Llapi

    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin

    shiqo hajvani nderton stacion policior ne jug se ne veri e ka bo namin
    ..kurse sot komandanti i kforit i tregoj bajram rexhepit i tha nese keni **** hini ne veri me njesi speciale ky far ministri esht dasht sot te dergoj policin ne veri dhe te tregoj se ka kapacitet e jo ne prishtin te pergjak shqiptar

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    policia e kosoves ne veri gjdoher i ka raportua mup-it serb dhe kta normal duhet te largohen krejt nga detyra e jo me suspendime kjo esht idiotizem i qeveris ne prishtin turp

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    Suspendohen komandantë e policisë në veri

    Publikuar: Sot, më 24 maj 2011

    Mitrovicë, 24 maj - Janë suspenduar nga detyra komandantët e 4 stacioneve të policisë së Kosovës në veri të vendit si dhe 2 komandantët e dy pikave kufitare Kosovë- Serbi, përkatësisht të pikave G 1 dhe G 31. Suspendimin e komandantëve e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti.
    Sipas tij, të gjithë komandantët në veri të vendit, 6 sish, janë suspenduar me pagesë, urdhër të komandantit rajonal të Policisë në Mitrovicë në afat prej 48 orësh. Vendimi për suspendim është marrë si shkelje e detyrës në bazë të ligjit mbi policinë, neni 46 paragrafi b, që paraqet mosbindje të rëndë ndaj urdhrave të policisë. Pas këtij suspendimi prej 48 orësh, vendimi i kaloni drejtorit të përgjithshëm të policisë së Kosovës dhe nga ai do të vendoset se cilat masa do t’i merr ndajë zyrtarëve të policisë së Kosovës. Hoti më tej ka shtuar se në 4 stacione në veri të Kosovës dhe në 2 pikat kufitare nuk ka vakum komandues për arsye se z/komandantët kanë marr komandën në këto institucione policore në veri të vendit
    Janë suspenduar Bratisllav Kragoviq, komandant i stacionit të policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës, Nenad Gjuriq, komandant në Zveçan, Dragan Stevanoviq, komandant në Leposaviq, Drazha Bozhoviq, komandant në Zubin Potok, kapiteni Zoran Milkoviq nga Porta G 31, si dhe togeri Radomir Radosavleviq, i portës G1.
    Vazhdon suspendimi për komandantët në veri

    Publikuar: E premte, më 27 maj 2011

    Mitrovicë, 27 maj – Komandantëve të katër stacioneve të policisë dhe dy të tjerëve nga pikat kufitare G1 dhe G31 u është vazhduar suspendimi, kanë njoftuar zyrtarë të policisë.
    Zëdhënësi rajonal i PK-së në Mitrovicë, Besim Hoti ka thënë se të gjithë komandantët e veriut personalisht janë informuar në lidhje me suspendimin e tyre dhe se ata janë të suspenduar në kohë të pacaktuar.

    “Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës ka marrë vendim për vazhdimin e suspendimit me pagesë. Zyrtarët policorë tani janë subjekt i hetimeve të brendshme rreth thyerjes së mundshme të ligjit të policisë, derisa afati i suspendimit nuk është saktësuar”, ka thënë Hoti.

    Komandantët policorë të stacioneve veriore janë suspenduar për shkak të refuzimit të tyre për të kaluar në poste të tjera që u janë caktuar në bazë të të ashtuquajturit rotacion në Plicinë e Kosovës.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •