-
i/e regjistruar
Marėveshja Dhe Kompromisi!
MARĖVESHJA DHE KOMPROMISI!
NGA Lulzim Z. Hamidi
Kemi njė situate ku dy grupe shoqėrore,dy bashkesi etnike,shqiptarė dhe maqedonas,tė cilėt kanė opcione tė ndryshme pėr ardhmėrinė e shtetit ku jetojmė.Shqiptarėt kanė opcion tjetėr pėr regullimin e ardhshėm tė Maqedonisė,kurse maqedonasit opcion tjeter,diametralisht te kundėrt me opcionin e shqiptarėve .Kėtu nuk mund tė ketė marėveshje pa kompromise.!!!
Tani kur publiku ėshtė i njohur ,sado kudo me pėrbėrjen e qeverisė sė re dhe pushtetit ligjėdhėnės, mund tė marim tė drejtėn e komentimit tė pushtetit te ardhshėm me mandat katėrvjecar i lindur nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2011.
Opinioni skeptik do te ishte se kjo strukture e zgjedhur edhe nė pushtetin egzekutiv por edhe ne pushtetin ligjėdhėnės do ta ketė rrėndė qė tė jetė nė krye tė detyrės dhe dėshirave tė zgjedhėsve, dhe nė periudhėn e ardhėshme do tė ballafaqohet me probleme tė mėdha qė do tė detyrojnė pushtetarėt shpejt tė ridefinojnė marveshjet e aritura rreth disa pikave ,bile edhe ti analizojnė edhe do kėrkesa te shqiptarėve qė nuk u pėrfshinė me kontratėn tanimė tė unifikuar nė njė program BDI-VMRO-DPMNE.Kjo mėnyrė e tė analizuarit e skeptikut,qė nuk ėshtė njė analizė ,,kot e kot,, bazėn e ka pikėsėpari nė forcėn e opozitės nė pėrgjithėsi ,por edhe nė opinionet e njė numri tė madh tė publikut shqipfolės se BDI-ja humbi nė tryezė,dhe nė opinionin opozitar maqedonas se VMRO-DPMNE i bėri shumė lėshime BDI-sė.Pra kemi njė pėrplasje tė njohur tė opcioneve shqiptaro-maqedonase dhe normalisht kėtu duhet mare pėr bazė se skeptiku cdohere mendon dhe analizon kah negativja,nga humbja.!Nė pėrgjithėsi kjo duhet tė jetė dhe do tė jetė thelbi i mendimeve tė strukturave opozitare nė vendin ku jetojmė!
Shikuar nga prizmi i njė optimisti situata e krijuar post-zgjedhore me theks tė vecantė marėveshja e aritur mes BDI-sė dhe VMRO-DPMNE-sė ėshtė njė e mire e pėrgjithshme pėr momentin pasi, kishte shansa reale tė ndodh edhe mė keq.Duke u nisur nga ajo se Gruevski do tė jetė nė situate tė palakmueshme pėr formim tė qeverisė,pasi kishte pak mandate pėr te realizuar atė,por edhe marėveshja xhentėlmene mes partive politike shqiptare qė tė mos ndėrhyjnė nė koalicion para BDI-sė si fituese nga zgjedhjet e fundit,Ali Ahmeti kishte kohė dhe vend pėr tė bėrė njė taktikė bisedimesh qė do ti sjellnin rezultat pėrfundimtar pozitiv.Kėshtu edhe u veprua.!Tanimė mund tė rrumbullaksojmė se u arit njė avancim nė pėrdorimin e gjuhės shqipe ,pasi tanimė ajo theu edhe njė akull tjetėr aq rezistent deri tani,qė tė jetė prezente edhe nė njė shkallė mė lart se deri tani.Pra ministrat shqiptar tanimė lirshėm do ta pėrdorin gjuhėn e tyre nė komunikim me publikun dhe deputetėt nė pushtetin ligjėdhėnės. Ēėshtja ,gjegjėsisht mbyllja e aktakuzave nė lidhje me procesin nė Hagė ka tė bėjė me njė kėputje tė zinxhirit me tė cilin ishin tė lidhur shumica e funksionarėve shqiptar dhe qė pamundėsonte veprimin e tyre te mirėfilltė dhe tė lire.Ata persona tani e tutje nuk do tė jenė nėn presionin e kėtillė dhe nė punėn e tyre do tė jenė edhe mė tė sukseshėm por edhe mė trima.!Pėrdorimi i flamurit kombėtar ,me disa defekte tė cilat besoj se do te permiresohen shpejt, gjithashtu mund tė llogaritet sukses ,duke mare parasysh se aty ėshtė cėshtja shumė komplekse qė e ka esencėn gjithashtu nė opcionet e ndryshme te dy komuniteteve mė tė mėdha nė shtetin ku jetojmė,sepse maqedonasit ndryshe e planifikojnė ardhmėrinė e kėtij shteti,shqiptarėt diametralisht ndryshe.prandaj ėshtė shumė rrėndė tė arihet marėveshje.Ministritė e ndara mes dy kooalicionuesve nuk eshte aq e rendesishme sepse problem bazė paraqet vetem definimi i shtetit,ashtu sic e ceka me lart.
Nė marėveshjen e aritur ėshtė normale se ka edhe cėshtje tjera pėr tė cilat ėshtė biseduar dhe ėshtė aritur njė pajtim ,e tė cilat gjatė kohės sė ardhėshme do tė realizohen.
Parashtrohet pyetja esenciale ,se a ishte grupi negociator i BDI-sė mirė i pregatitur pėr aritjen e caqeve programore tė saja dhe kėrkesave opozitare shqiptare?!!
Sė pari mund tė konkludoj se bisedat rrodhėn ashtu sic duhej.Mėnyra e hyrjes nė biseda ishte mu ashtu sic shkencat sociale i pėrshkruajnė metodat e Kompliancės.Nė tė vėrtetė grupi negociator shqiptar si pjesė e koalicionit dhe Ali AHMETI pėrdorėn njė metodė pėr tė bėrė marėveshje qė quhet ,,Dera nė fytyrė,, ose ,,qė nė fillim kėrkesa e madhe dhe mė pas e vogla,,Sipas kėsaj strategjie individi ( nė rrastin tone grupi negocues) prezenton fillimisht kėrkesė tė madhe ,e cila si regull refuzohet nga pala tjetėr.Pas refuzimit te kerkeses se madhe behet nje kerkese me e vogėl ,e cila e mbart edhe qėllimin e kerkeses se pare .Pra BDI-ja qė synonte tė arijė njė marėveshje politike lėshoi njė kamion kėrkrsa para VMRO-DPMNE-sė tė cilat ishin shumė tė favorshme pėr shqiptarėt por ishin tė disfavorshme pėr maqedonasit,sepse ata ndryshe e kuptojnė regullimin shteteror te ketij vendi.Pas refuzimit ,grupi negocues I BDI-sė qė tė arijė atė qė pėr momentin duheshte tė arihet bėri propozimin e dytė qė ishte pėrsėri pranė asaj qė kishte qėllim,por edhe mė I favorshėm pėr palėn tjetėr.
Kjo ishte maksimumi qė mundej tė arihej.!Ne nuk duhet tė habitemi nėse dikush mendon se ėshtė pakė,tjerėt qė mendojnė se eshte e mjaftueshme apo ata qė pretendojnė tė thonė se ne mundnim tė bėjmė mė shumė, sepse sikush ka tė drejtė tė thotė mendimin e vet nė situate tė kėtilla komplekse.Kompromisi bėn punėn e vete!
Ku ėshtė problemi marėdhenieve shqiptaro- maqedonase,qė nuk mund tė arijnė marėveshje pa kompromise!???
Kemi njė situate ku dy grupe shoqėrore,dy bashkesi etnike,shqiptarė dhe maqedonas,tė cilėt kanė opcione tė ndryshme pėr ardhmėrinė e shtetit ku jetojmė.Shqiptarėt kanė opcion tjetėr pėr regullimin e ardhshėm tė Maqedonisė,kurse maqedonasit opcion tjeter,diametralisht te kundėrt me opcionin e shqiptarėve .Kėtu nuk mund tė ketė marėveshje pa kompromise.!!!
17.korik.2011. lulzimz-hamidi@hotmail.com
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt