SHQIPTARĖT-"CAPER EXPIATORIUS" NĖ "PĖRQAFIMIN" VATIKAN-PATRIARKANĖ
Nė njė nga paralajmėrimet mė tė mprehta nė histori, Hajnrih Hajne ėshtė shprehur se nuk duhet nėnvlerėsuar forca e vėrtetė e ideve: idetė e pėrpunuara nėpėr katedra apo tubime studiuesish mund tė shndėrrohen nė armė tė pėrgjakura qė shkatėrrojnė vende dhe qytetėrime tė tėra. Ky paralajmėrim i Hajnes mė sillej ndėrmend ndėrsa ndiqja seancat e Simpoziumit "Krishtėrimi ndėr shqiptarė", i zhvilluar nė Tiranė nga data 15 deri nė 19 nėntor 1999 dhe i organizuar nga Konferenca Ipeshkvnore e Shqipėrisė.
Para se t'i hyj njė analize tė hollėsishme tė kėtyre lloj ideve tė paraqitura nė simpoziumin e sipėrthėnė, e gjej tė domosdoshme qė nė frymėn e titullit tė kėtij shkrimi tė ndėrtoj tablonė pjesė e sė cilės ato janė. Ndryshe ėshtė e pamundur qė tė kapet sinjifikimi i plotė i kėtyre ideve. Pėrfundimi i Luftės sė Ftohtė autentike midis bllokut komunist dhe atij kapitalist, u pasua nga njė tjetėr "luftė e ftohtė" qė diku u shndėrrua edhe nė tė nxehtė, midis katolivizmit dhe ortodoksisė. Fronti i kėsaj lufte kalonte pėrgjatė vijės "tektonike" qė ndante dy kishat, duke nisur nga Balltiku nė adriatik. Tė dy palėt synonin tė zgjeroheshin nė arealin e njėra-tjetrės. Ortodoksia kishte piketuar sidomos Ballkanin Perėndimor dhe posaēėrisht Shqipėrinė, Kroacinė, Bosnje-Hercegovinėn, vende kėto qė disa ishin plotėsisht nė arealin katolik (Kroacia), ndėrsa tė tjerat pjesėrisht (Nosnja-Hercegovina dhe Shqipėria).
Nga ana e tij, katolicizmi synonte qė tė shkėpuste pjesėn mė tė madhe tė Kroacisė (ose tė gjithėn nėse ishte e mundur) njė pjesė tė madhe tė Hercegovinės si dhe tė ruante pozitat e tij nė Shqipėri e nė Kosovė (nė kėto dy tė fundit synonte qė tė bėnte edhe ndonjė prozelit midis myslimanėve). Katolicizmi kishte plane tė mėdha edhe jashtė Ballkanit dhe posaēėrisht nė ish-Bashkimin Sovjetik ku nė nisje tė viteve tė nėndhjeta, Papa Vojtila nisi njė veprim ungjillzues nė frymėn e mesazhit tė Fatimasė. Nė kėto rrethana, relatat midis tė dy kishave u tendosėn aq sa replikat midis krerėve tė tyre tė nxirrnin mallin e retorikės sė ashpėr qė kėmbenin Uashingtoni dhe Moska nė ditėt e akullta tė Luftės sė Ftohtė. Kėshtu, Vatikani e akuzonte Patriarkanėn ruse si nxitėse tė pėrndjekjes sė katolikėve dhe uniatėve nė ish-Bashkimin Sovjetik (atėherė nė prag tė shpėrbėrjes), ndėrsa Patriarkana ruse e paralajmėronte ashpėr Vatikanin qė tė mos merrej me gjueti tė paligjshme fetare (bėrje prozelitėsh) nė arealin e saj. Nėn kėtė erė tė akullt u ngritėn gjuhėt e flakėve tė Luftės nė Ish-Jugosllavi. Akti i dytė i kėsaj tragjedie (akti i parė ishte lufta e shkurtėr nė Slloveni), lufta nė Kroaci, pėr nga mėnyra se si u zhvillua bėnte asosacion me Kryqėzatėn e Katėrt (luftėn midis Katolicizmit dhe Ortodoksisė). Kroatėt dhe serbėt paraqitnin nė media me bujė tė madhe kishat dhe manastiret e tyre tė shkatėrruara apo tė dhunuara nga pala tjetėr. Vatikani, mė aktiv se kurrė nė diplomaci qė nga koha e Luftės Tridhjetėvjeēare, ishte krejtėsisht nė anėn e kroatėve dhe pėrdori gjithė ndikimin e tij qė atyre t'u jepeshin armė si dhe qė ēėshtja e tyre tė gjente mbėshtetje nė kancelaritė dhe forumet ndėrkombėtare.
Natyrisht qė e gjithė ortodoksia ndėrkombėtare me Patriarkanėn Ekumenike dhe atė tė Moskės sė krye ishte nė anėn e serbėve. Serbėt, tė cilėt ishin sgresorėt nė luftėn nė Kroaci, e akuzuan Vatikanin pa terma gjysmake, se ishte sponsorizuesi i njė kryqėzate katolike si ajo e vitit 1204, kundėr Serbisė ortodokse. Kjo akuzė u amplifikua nga forumet e larta tė ortodoksisė ndėrkombėtare.
Tė gjitha kėto bėnė qė relatat midis Vatikanit dhe dy forumeve relevante tė ortodoksisė, Patriarkanės Ekumenike tė Konstandinopolit dhe Patriarkanės ruse tė mbeten tė ftohta pėrgjatė gjithė viteve tė nėntėdhjeta. Mjaftonte njė ngjarje nė dukje pa shumė peshė qė tė nisnin ngacmimet. Tė dy palėt e ndiqnin me shumė dyshim njėra-tjetrėn.
Kjo situartė qė pas tė gjitha gjasave do tė ketė lumturuar shumė Samuel Hantingtonin, pasiqė ajo e ilustronte nė mėnyrė tė pėrkryer teorinė e tij tė paraqitur nė librin e bujshėm "Pėrplasja e qytetėrimeve" nuk i interesonte mė Vatikanit. Kjo jo pėr ndonjė resentiment ekumenik, se sa pėr arsye pragmatike politike. Gjatė luftės nė ish-Jugosllavi Vatikani shfaqi ambicje tė qarta pėr tė fituar peshė nė politikėn ndėrkombėtare, ashtu siē e ka patur traditėn qė nė Mesjetė kur stabilizonte tė ashtuquajturėn "pax dei". Kėtė ambicie tė Vatikanit e denoncoi Shtėpia e Bardhė gjatė luftės nė Kosovė, kur nė kufirin e skajshėm tė taktit tė domosdoshėm nė raste tė tilla, i bėri me dije papės qė tė shihte punėt e tij dhe tė mos shkelte nė sferėn qė "i pėrket Cezarit".
Pajtimi me ortodoksinė ishte "karta fituese" qė do tė hidhte Vatikani nė lojėn e tij politike. Qendrat vendimmarrėse ndėrkombėtare do tė ishin tė detyruara qė ta konsideronin mė ndryshe diplomacinė pontifikale nė kushtet e njė kombinimi tė tillė. Aq mė tepėr kur dihet ndikimi i fesė mbi politikėn nė vendet ortodokse. Sa i sinqertė do tė ishte pajtimi kjo do tė shihet. Por Ortodoksia ishte mjaft e zemėruar me Vatikanin, sidomos qė prej luftės nė Kroaci. Qė tė bėhej "pėrqafimi mes Vatikanit dhe Patriarkanės, duhej njė "caper expiatorius" (cjapi biblik i flijuar pėr tė larė mėkatet) dhe si i tillė u gjend kombi shqiptar. Fillimisht Vatikani ia nisi duke ndihmuar qė tė arrinte sukses dhe tė kamuflohej kryqata ortodokse e vitit 1997 nė Shqipėri. Komuniteti i san Exhidios nė Romė (njė institucion misterioz jezuit qė shėrben si instrument politik i Vatikanit) i mblodhi politikanėt shqiptarė tė pozitės qė po kalonte nė opozitė (PD-sė) dhe tė opozitės qė po kalonte nė pozitė (PS-sė) pėr tė nėnshkruar njė pakt luajaliteti qė rezultoi tė ishte njė simbil i kipokrizisė sė famshme jezuite. Tė njėjtėn formulė u orvat qė ta zbatonte kjo qendėr politike jezuite edhe nė relatat Serbi-Kosovė me paktin midis Rugovės dhe Millosheviēit pėr arsimin, i cili synonte qė tė pengonte aksionin e pritshėm tė NATO-s kundėr Serbisė.
Ndėrsa nė rastin e parė Vatikani ia doli qė ta ēonte "caper expiatorius-in" shqiptar nėn thikėn e therrtarit ortodoks, nė rastin e dytė gjėrat nuk shkuan pikėrisht ashtu siē ishte parashikuar, sepse vullneti i bashkėsisė ndėrkombėtare dhe nė radhė tė parė i SHBA-ve pėr tė mos lejuar qė Kosova tė flijohej nė altarin sllavo-ortodoks, ishte shumė mė i fortė se nė rastin e parė, kjo pėr arsye qė vetėm pėrlitazi janė subjekt i kėtij shkrimi, diku mė poshtė.
Nisjen e fushatės ajrore kundėr Serbisė, Vatikani e pa si njė rast tė ardhur nga qielli (nė sensin qė prej andej binin bombat), pėr tė dėshmuar mbėshtetjen e tij pėr Prtodoksinė, e cila natyrisht qė ishte e gjitha nė anėn e serbėve. Termat e ashpra nė tė cilat u shpreh Vojtila kundėr fushatės ajrore tė NATO-s ishin tė paprecedent nė fjalorin e diplomacisė pontifikale tė shekullit XX, gjithherė skajshmėrisht diskrete. Me deklaratat e tij tė pėrditshme, vojtila u shndėrrua praktikisht nė njė nga politikanėt mė aktivė tė frontit Anti-NATO sė bashku me Jelcinin, presidentin kinez Xe Ming dhe liderėt e politikės greke. Papa kėrkonte ndalimin e fushatės ajrore pa shpjeguar se si do tė ndalonte pas kėsaj genocidi serb nė Kosovė. Personalitetet e tjera tė larta tė Vatikanit ishin nė garė me shefin e tyre pėr tė artikuluar formulime cinike. Ndoshta mė tipiku ėshtė rasti i kardinalit Tonini, njė prej persoaliteteve mė autoritare nė Vatikan, i cili kur ishte i ftuar nė talk-shoė-un "Moby Dik" tė emetuar nga Italia 1 mė 10 prill 1999 dhe qė i kushtohej luftės nė Kosovė, pyeti duke iu referuar fushatės ajrore tė NATO-s: "Pėrse shėrbeu kjo luftė kur nė vend tė Serbisė sė Madhe do tė kemi Shqipėrinė e Madhe ?".
Kjo ėshtė njėlloj sikur tė thuash "pėrse shėrbeu lufta kundėr Hitlerit, kur nė vend tė Gjermanisė sė Madhe patėm Poloninė e Madhe ? A nuk u zgjerua Polonia nė dėm tė Gjermanisė deri nė Oder-Najse ? Nė kėtė rast do tė na duhej qė tė mos konsideronim genocidin nazist kundėr hebrejve. Nė mėnyrė tė ngjashme, edhe Eminenca e tij Tonini nuk e konsideronte fare genocidin serb kundėr shqiptarėve, njėlloj si ai inkuizitori mesjetar, i cili kur e pyetėn se ē'duhet tė bėnin me 6000 albigezėt e prezumuar si heretikė, u pėrgjigj "Vrajini tė gjithė. Le t'ia lėmė Zotit tė gjykojė se cili ėshtė fajtor".
Nė kėtė rast, Tonini u paraqit edhe si zėdhėnės i tezave serbe, duke i akuzuar SHBA-tė se nė Kosovė nuk po mbronin tė drejtat njerėzore, sepse donin tė krijonin tė ashtuquajturėn "Shqipėri tė Madhe". Sikur tė bėhet top-lista e deklaratave keqdashėse dhe paranoiake tė bėra gjatė kėsaj lufte, me siguri qė kjo e Toninit do tė kapė vendin e parė si mė cinikja. Nė tė njėjtin talk-shoė, Tonini bėri njė krahasim nė stilin e propagandės sė dikurshme sovjetike pėr NATO-n. duke hequr njė paralele historike, ai aludoi se ashtu si nė Athinė qė e ekzaltuar pas fitores mbi persėt iu drejtua me njė kėrkesė ultimative pėr nėnshtrim njė ishulli fare tė vogėl, ashtu edhe SHBA-tė tė ekzaltuara nga fitorja nė Luftėn e Ftohtė i ishin kthyer tash Serbisė dhe i kėrkonin qė tė nėnshtrohej.
Pėr Toninin, Serbia ishte po aq e pafajshme sa ky ishull i vogėl qė kishte patur fatin e keq tė zgjonte lakminė e Athinės. I zhytur nė historinė antike, Tonini kishte harruar tė katėr luftėrat e viteve nėntėdhjetė nė tė cilat Serbia kishte qenė agresor si dhe genocidin e ushtruar gjatė tyre, genocid qė vazhdonte edhe nė kohėn kur Tonini thoshte kėto fjalė. Sigurisht qė SHBA-tė nuk e meritonin kėtė cilėsim. Mė 1945, kur Armata e Kuqe arriti nė Trieste dhe shumėkush e besonte se shpejt ajo do tė dilte nė Atlantik, papa dhe kardinalėt fshiheshin prapa tankeve amerikane dhe i luteshin nė heshtje Zotit qė t'i ndihmonte ato. Ndėrsa nė 1999 "L'Oservatore romano" shkruante se "ēdo luftė ėshtė njė fyerje ndaj Zotit" duke aluduar se e tillė ishte edhe fushata ajrore e NATO-s kundėr Serbisė. Por disa muaj mė pas Vatikani nuk e quajti asfare fyerje ndaj Zotit luftėn e popullit katolik tė Timorit Lindor pėr pavarėsi. Papa iu drejtua bashkėsisė ndėrkombėtare me njė apel nė tė cilin shprehej se ajo duhej tė impenjohej qė tė pėrmbushej aspirata legjitime e popullit tė Timorit Lindor pėr pavarėsi. Pėr Vatikanin kishte dy standarte, njėri pėr Kosovėn myslimane dhe tjetri pėr Timorin Lindor katolik. Ēfarė shembulli i qartė i "moralit absolut katolik" !
Pėr pezmatimin e madh tė Vatikanit, SHBA-tė nuk lejuan qė Kosova tė flijohej. Por gjithsesi, Vatikani gjeti njė sadisfaksion nė atė ēka ndodhi. Vatikani dhe Patriarkanat Ortodokse tė Kostandinopolit, Moskės, Beogradit dhe Athinės u "pėrqafuan" falė bashkėndarjes sė kauzės antishqiptare. Nė rrethana tė tilla, nė nėntor 1999, kur relatat midis Vatikanit dhe qendrave relevante ortodokse ishin mė tė ngrohta se kurrherė gjatė viteve tė nėntėdhjeta, u zhvillua nė Tiranė Simpoziumi Ndėrkombėtar "Krishtėrimi ndėr Shqiptarė" i organizuar nga Konferenca Ipeshkvnore shqiptare. Nė kėtė simpozium para rastin (pas atyre qė dėgjova aty nuk mund tė them rastin e lumtur) qė tė marr pjesė edhe unė si i ftuar falė njė libri qė kam shkruar. I gjithė simpoziumi ishte konceptuar si njė spektakėl, nėpėrmjet tė cilit Vatikani i thoshte Patriarkanės ekumenike dhe posaēėrisht Kishės greke dhe mėkėmbėsit tė saj nė Tiranė Janullatosit, se kombin shqiptar nė tė dy anėt e kufirit vazhdonte qė ta shihte si njė "caper ezpiratorius" nė marrėdhėniet e tė dy kishave.
Qė gjėrat tė shkonin siē duhet, si president i simpoziumit qė zgjedhur jo njė shqiptar, por italiani Anxhelo Masafra, primati faktik i Kishės Katolike Shqiptare, ndryshe "Janullatosi katolik", i cili gjendet nė krye tė Arqipeshkvisė sė Shkodrės. Si ndihmės kryesor i tij ishte Dom Nikė Ukgjini, famullitari i Shkrelit, njė ithtar i jezuitit racist antishqiptar Fulvio Cordignano. Janullatosi nuk asistoi nė seancėn plenare, me gjasė sepse priste tė shihte se si do tė shkonin gjėrat. Duhet qė ta ketė qetėsuar fjala e hapjes e Kryetarit tė Konferencės Ipeshkvnore Shqiptare Arqipeshkvit tė Tiranės e durrėsit Rrok Mirdita, i cili saktėsoi se Vija e Teodosit mbetet njė realitet nė Shqipėri, si pėr tė dashur t'i thoshte Janullatosit se katolikėt dakordoheshin me projektin grek qė ortodoksia tė zgjerohej deri nė Mat (tashmė projekt zyrtar i shtetit grek i shprehur publikisht edhe nga ambasadori grek nė Tiranė Prevenduraqis mė 5 prill 1998 nė gazetėn "Republika"), sigurisht, me kusht qė ortodoksėt tė lenė ndonjė kishė katolike nė jug tė kėsaj vije, pėrfshirė edhe selinė e Rrok Mirditės. Kėtė Janullatosi ėshtė gati ta bėjė nė emėr tė tolerancės fetare. Pėr tė pėrshėndetur nė emėr tė Kishės Ortodokse (tė vasalizuar) shqiptare, Janullatosi dėrgoi mitropolitin e Korēės Johan Belushi, alias Fatmir Belushi, mysliman i grekoortodoksizuar nė SHBA-tė. Me kėtė sikur donte t'u thoshte katolikėve se vetėm ai Janullatosi e ka monopolin e fekthimit nė Shqipėri, sė paku nė jug tė Vijės. Simpoziumi nuk i zhgėnjey asfare shpresat e Janullatosit, madje mund tė thuhet pa drojė se i kapėrceu ato.
Nė seancėn e parė tė simpoziumit, ish-kryeministri shqiptar Aleksandėr Meksi, kėtė herė nė versionin e historianit referoi mbi temėn "Aspektet e organizimit kishtar gjatė Mesjetės". Ndonėse fjala ishte pėr Mesjetėn, Meksi kishte bėrė objekt tė kumtesės sė tij vetėm trevat brenda Republikės sė Shqipėrisė. Kur dikush ia vuri nė dukje kėtė, Meksi u shfajėsua se ai kishte studiuar vetėm kėtė "aspekt" tė organizimit kishtar, ndėrsa gjatė viteve tė nėntėdhjeta nuk kishte patur kohė qė t'i zgjeronte studimet e tij. Mbeti mister nėse organizuesit e simpoziumit ishin nė dijeni tė kėtij fakti qėkurse u dakorduan me Meksin qė ai tė referonte mbi kėtė temė, gjė qė ndodhi disa muaj para simpoziumit.
Nė seancėn e parė nuk referoi zėvendėsministri i Jashtėm Pėllumb Xhufi, i cili kishte kumtesėn e rėndėsishme "Kisha romake nė Shqipėri nė shekullin VI-XVI". Organizuesit thanė se ai mungoi pėr arsye qė kishin tė bėnin me detyrėn e tij, por siē u konstatua kur ai referoi mė pas, mė tepėr ka gjasa qė ai tė ketė munguar sepse shefi i tij, "historiani" Paskal Milo ishte duke shqyrtuar temėn e vartėsit tė tij.
Nė seancėn e dytė, Gottfried Schramm nga Gjermania mbajti kumtesėn "Krishtėrimi nė shekullin VI-X dhe marrėdhėniet shqiptaro-rumune". Pėrse ishte zgjedhur kjo temė kaq irrelevante historikisht ? Ėshtė e vėshtirė tė besosh qė nė kėtė periudhė tė ketė patur relata tė dendura shqiptaro-rumune. Kėto ekzistojnė vetėm nė fantazinė e atyre qė duan t'i paraqesin vllehėt si njė etni tė lashtė nė Shqipėri dhe qė pėrdorin si buratinė studiues tė tipit Schramm. Nė kėtė seancė, dy malazezė, Bozidar Sekularac dhe Branislav Kovaēeviē referuan mbi temėn "Kryeipeshkvia e Durrėsit nė kohėn e Karl Topisė (shekulli XIV)".
Kėta dy malazezė do tė ishte mė mirė tė kishin referuar pėr Arqipeshkvinė e Tivarit, e cila nė kėtė kohė ishte duke lulėzuar falė mbėshtetjes sė Balshajve. Por nėse do tė kishte ndodhur kėshtu, simpoziumi do tė privohej nga paradokset ironike tė tij: studiuesi nga Republika e Shqipėrisė Aleksandėr Meksi thoshte se nuk ishte kompetent pėr tė referuar mbi organizimin kishtar tė trevave shqiptare pėrtej kufijve tė 13-ės, ndėrsa dy malazezė ishin kompetentė pėr tė referuar mbi Arqipeshkvinė e Durrėsit ! O tempora, o mores ! Organizuesit duartrokisnin.
Mendova se me kaq morėn fund ēuditė e kėsaj seance, por isha gabuar. Pas referimit tė studiuesit gjerman Peter Bartl mbi raportet e vizitatorėve katolikė gjatė periudhės turke, Don Marian Ukaj, famullitar i Velipojės iu drejtuar studiuesit gjerman me pyetjen se si e sheh ai faktin qė nė marrėdhėniet dypalėshe dhe zyrtare Shqipėri-Turqi pėrdoret termi "populli vėlla turk", kur dihet se Turqia na ka mbajtur tė pushtuar pėr 500 vjet. Si mund tė quhet vėlla njė popull qė tė ka shtypur kaq kohė, pėrfundoi Dom Ukaj.
Nėse zoti Bartl do tė kishte sens deontologjik profesional, do t'i thoshte pyetjebėrėsit se pėr kėtė gjė do tė ishte mė mirė tė pyeste ata qė pėrdorin kėtė shprehje. Por zoti Bartl, pa pikėn e drojes, u shpreh se shqiptarėt kur ndėrruan fenė dhe u konvertuan nė myslimanė, u shndėrruan nė turq. Nuk iu besova veshėve ! Unė qė isha mysliman, na paskėsha qenė turk dhe nuk e kisha ditur ! Sipas logjikės sė zotit Bartl, gjermanėt kur pranuan fenė katolike u bėnė latinė.
Nė seancėn e tretė ishin rezervuar disa surpriza. Sė pari, kumtesa e profesorit nga Italia Roberto Morocco della Rocca "Bashkėsitė fetare nė Shqipėrinė e 1900-ės". Kumtesa ishte njė sintezė e librit tė Morozzo della Rocca-s botuar edhe nė Shqipėri me financimin e Sorosit "Kombėsia dhe feja nė Shqipėri 1920-1944". Ky autor ėshtė njė krijesė e shkollės Cordignano-kėtė tė fundit ai e citon shpesh. Qė nė faqen e parė tė kėtij libri ai shkruan se shqiptarėt erdhėn nė Kosovė pas luftės austro-turke tė vitit 1690, duke kapėrcyer kėshtu edhe pjesėn mė tė madhe tė historianėve serbė, tė cilėt thonė se kjo gjė ka ndodhur pas betejės sė Fushė-Kosovės tė vitit 1389.
Pyetjes sime se si ėshtė e mundur qė Fondacioni Soros nė Tiranė i cili ka shpallur si mision tė tijin instalimin nė mentalitetin shqiptar tė paradigmės sė Shoqėrisė sė Hapur, ka financuar botimin e librit tė tij nė Shqipėri, kur dihet se sipas ideuesit dhe pėrpunuesit tė paradigmės sė Shoqėrisė sė hapur, Karl Popperit, fetė janė elemente tė njė shoqėrie tė mbyllur ? Studiuesi italian iu pėrgjigj se ai nuk ishte nė dijeni tė faktit se si ishte botuar libri i tij nė Shqipėri.
Por kjo pėrgjigje nuk e hidhte poshtė faktin qė drejtuesit e Sorosit nė Tiranė e kishin gjetur konvenues librin e tij. Sigurisht, jo nė kontekstin e Shoqėrisė sė Hapur, por nė atė kontekst qė kishin botuar librin "Historia e Bizantit" tė N. Ostrogorskit, duke vėnė nė kopertinėn e tij njė hartė qė paraqet Shqipėrinė e vitit 1214 tė ndarė midis Despotatit tė Epirit (i cili kishte arritur deri nė Mat) dhe Mbretėrisė Serbe. Nga qindra harta tė periudhės njėmijėvjeēare bizantine, u zgjodh pikėrisht ko ! Jo rastėsisht. Libri botohet nė kolanėn "Libra pėr njė Shoqėri tė Hapur" dhe kapaku i tij tregon nė mėnyrė simbolike se shtrirja e Greqisė deri nė Mat ėshtė kompatibile me vizionin e Shoqėrisė sė Hapur. Edhe Popperi po tė ngrihej nga varri do tė mahnitej me kėtė bėmė tė fondamentalistėve greko-ortodoksė qė kontrollojnė fondacionin Soros nė Tiranė. Kjo seancė mė kishte rezervuar edhe njė surprizė tjetėr. Kur po diskutohej mbi nacionalitetin e njėrit prej ndėrtuesve tė kishės sė manastirit tė Deēanit, Dom Vital Ēuēit, i cili ka lėnė tė gdhendur edhe emrin e tij tek arkitrau i kėsaj kishe, Dom Viēenc Malaj nga trevat shqiptare tė Malit tė Zi (mė duhet tė them i ndjeri Dom Viēen Malaj, sepse nė ndėrkohė ka vdekur) u shpreh se ndonėse ka tė dhėna qė Vital Ēuēi ėshtė shqiptar, ai nuk e ka pėrmendur si tė tillė nė studimet qė ka botuar, pasiqė ai, Dom Viēenc Malaj, nuk do qė ta marrin pėr shqiptaromadh.
O Zoti im ! El Greko i bėri pikturat e tij nė Spanjė dhe grekėt e mbajnė pėr tė tyrin, pa patur drojė se mund t'i quajnė grekomėdhenj, aq mė tepėr kur dihet se spanja ėshtė mjaft larg Greqisė, ndėrsa Deēani brenda Kosovės shqiptare.
Surpriza e parafundit e kėsaj seance ishte kumtesa e Pėllumb Xhufit, i cili mė nė fund u lirua nga obligimet e tij politike. Kumtesa e tij ishte njė koleksion i trillimeve apo gjysėm tė vėrtetave historike nė pjesėn mė tė madhe me prejardhje nga historiografia greke, mbi shtrirjen e ortodoksisė nė Shqipėri gjatė mesjetės. Pas kėsaj kumtese u bė njė pushim, i cili nisur nga ēka ndodhi mė pas, duhet tė ketė qenė i llogaritur. Them kėshtu, sepse me tė rifilluar seanca, hyri nė sallė kurrkush tjetėr pos Fortlumturisė sė tij (Fortdėshpėruesit tė kombit shqiptar) Anasatas Janullatos, i cili u prit me nderime tė mėdha nga kerėt katolikė. Janullatosi nuk erdhi rastėsisht pas kėsaj kumtese, me tė cilėn ai, sipas tė gjitha gjasave, ndante autorėsinė. Ai kishte pamjen e njė triumfatori.
Nė pėrfundim tė kėsaj seance, dekania e Fakultetit tė Historisė tė Universitetit tė Tiranės Valentina duka mbajti kumtesėn "Konferenca e Paqes e Parisit dhe kleri katolik shqiptar". Ajo la pa pėrmendur njė gjė shumė tė rėndėsishme. Atė qė Imzot Luigj Bumēi, nė cilėsinė e kryetarit tė delegacionit shqiptar nė Konferencė, kėrkoi qė SHBA-ve t'u jepej mandati i administrimit tė trevave shqiptare tė mbetura jashtė kufijve tė 13-tės. Nė shtėpinė e tė varurit nuk bėn tė pėrmendet litari. Ishim nė vitin 1999 kur Vatikani bėri tė pamundurėn qė NATO-ja dhe nė radhė tė parė SHBA-tė tė ndėrprisnin fushatėn ajrore kundėr Serbisė dhe tė mos hynin nė Kosovė. Pastak kjo gjė nuk do t'i pėlqente as mikut tė nderuar grek, Janullatos, i cili kishte qenė haptazi nė anėn e serbėve kundėr NATO-s. Dhe ortodoksja Duka u kujdes qė tė mos e vinte nė vėshtirėsi liderin e vet shpirtėror.
Nė seancėn e katėrt, kur po diskutohej mbi qėndrimin e klerit katolik shqiptar nė vitet 1911-1913, dom Simon Jubani tha se shqiptarėt nuk u sollėn siē duhet gjatė Luftės Ballkanike tė vitit 1912, pasiqė ata nuk luftuan kundėr Turqisė. "Ne shqiptarėt qė mbahemi si tė pushkės, nuk ia bėmė bam atėherė kur duhej" tha ai duke aluduar se pėr faktin qė nacioni shqiptar u copėtua si mozomakeq, fajin e ka patur kurrkush tjetėr pos shqiptarėve. Ai nuk sqaroi se nėse shqiptarėt do tė kishin luftuar nė krah tė fqinjėve serbė, grekė, bullgarė dhe malazezė kundėr Turqisė, a do t'i nulifikonin fqinjėt paktet e fshehta pėr copėtimin e trevave shqiptare qė kishin bėrė para se tė niste Lufta Ballkanike ? Dhe nuk ėshtė se shqiptarėt nuk qitėn pushkė gjatė kėsaj lufte. Qitėn sa i dėgjoi Evropa mbarė. A ka dėgjuar Dom Simon Jubani pėr pushkėt e topat qė qiti Shkodra e tij pėr t'u mbrojtur nga mėsymja malazezo-serbe ? Pėr pushkėt qė qiti Janina pėr t'u mbrojtur nga grekėt apo Kosova pėr t'u mbrojtur nga serbėt ? Apo ai donte qė shqiptarėt tė qitnin pushkė pėr kurorėn e Karagjorgjeviqėve ? Kėshtu qė s'do tė kishte mė Kosovė shqiptare dhe papa i tij plak s'do tė mundohej mė 1999 pėr tė mbrojtur sundimin serb mbi tė ? Nė pėrfundim tė seancės sė fundit e cila i ishte kushtuar letėrsisė dhe muzikės kristiane, e mori fjalėn Janullatosi, por jo pėr tė folur mbi kėto tema. Ai bėri pėrshėndetjen qė normalisht do tė duhej ta kishte lexuar nė seancėn plenare nė nisje tė Simpoziumit. Pra ai, duke i thyer rregullat e tubimeve tė kėtij lloji nė mėnyrėn mė brutale, pėrshėndeti vetėm pasi i vrojtoi zhvillimet e simpoziumit dhe gjėrat i rezultuan tė pėlqyeshme. Kėtė fyerje e duroi e gjithė salla me pėrjashtimin tim, qė u ēova dhe ika sapo ai nisi tė fliste. Ka njė kufi edhe durimi apo jo ?
Kėshtu pėrfundoi ky simpozium, kumtesat e tė cilit shqiptarėt sė shpejti do tė kenė fatin t'i gjejnė tė botuara nė njė libėr tė posaēėm. Nė pėrfundim tė tij mė erdhi ndėrmend rishtaz shprehja e Hajnes qė e solla nė nisje tė kėtij shkrimi dhe pyetja vetėn: po vetė kėta njerėz a e dinė se idetė e tyre mund tė kthehen nė "armė tė pėrgjakura" tė kryqatės ortodokse kundėr shqiptarėve ? Kėtė pyetje nuk isha nė gjendje ta ndaja deri ditėn kur njė mėngjes nė kėtė fillimviti duke ecur pėrgjatė Bulevardit "Dėshmorėt e Kombit" u gjenda (nė sheshin para piramidės" pėrballė njė blloku betoni prerė nė krejt hapėsirėn e tij nga konfiguracion i ēuditshėm. Nė sfondin e kėtij masivi ishte vėnė e famshmja "kėmbanė e paqes" me citatin e Rexhep Meidanit. Duke ecur nė rrugėn e hekurt qė tė ēonte nėn kėtė kėmbanė, e gjeta dhe pėrgjigjen pėr pyetjen time. Po, ata njerėz qė e organizuan simpoziumin janė tė vetėdijshėm se idetė e tyre mund tė shndėrrohen nė armė tė pėrgjakura kundėr shqiptarėve. Kjo kėmbanė e derdhur nga gėzhojat e armėve me tė cilat u krye revolucioni bolshevik i 1997-ės, ndryshe kryqata ortodokse, e dėshmon kėtė. Ajo simbolizon konsakrimin e armėve me tė cilat u krye kryqata ortodokse. Kisha Ortodokse nuk mund ta bėnte atė kėmbanė dhe ta vinte nė mes tė Tiranės, sepse kėshtu do tė dilte fare hapur. E bėnė katolikėt pėr llogari tė saj. Aty poshtė kėmbanės, duke lexuar citatin e Rexhep Meidanit "Paqja ka emrin e fėmijėve, le t'i shėrbejmė asaj ashtu si edhe fėmijėve" nėnqesha, sepse mė erdhi ndėrmend se ku e kishte gjetur presidenti ynė qė nuk ėshtė i fortė tė artikulime retorike tė kėtij lloji, citatin nė fjalė. Atė e ka thėnė kryetari i Partisė Komuniste Franceze Marsel Kashen nė Kongresin e Paqes organizuar nga Kominterni mė 1937. I mbetet presidentit tė gjejė se nė ē'mėnyrė citati kaloi nga arkivat e ish-Institutit tė Studimeve Marksiste Leniniste (ku ruhej gjithė pasuria retorike e komunizmit ndėrkombėtar) pėr nė tryezėn e tij, qė tė pėrfundonte pastaj i gdhendur nė kėmbanėn e paqes. Po Rrok Mirdita, di diēka rreth kėsaj ? A nuk ka arritur qė tė kuptojė se citati nė thelb nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė eufemizėm tipik i idolatrisė marksiste ? Nė konceptin religjioz, paqja ka emrin e Zotit. Ndėrsa nė konceptim ateist marksist ajo ka gjithfarė emrash, duke nisur nga populli, qė pėr marksistėt ėshtė Zoti dhe deri tek fėmijėt, si ajo pjesė e popullit me tė cilėn marksistėt kanė parapėlqyer gjithherė qė tė krijojnė eufemizma mallėngjyese. E pra, Rrok Mirditės i falet mbase qė tė gabojė nė politikė, sepse fusha e tij ėshtė teologjia. Por kur bėn "gabime teologjike" nė politikė, kėtu ka diēka tė ndėrlikuar. Nė kėtė rast provohet maksima e njohur se politika ėshtė njė kėshilltare e keqe pėr fenė, madje edhe nė rastin kur kėshillat e saj i pėrsjell me anė tė diplomacisė. Nėse ėshtė e vėrtetė ajo qė thuhet, se kjo historia e kėmbanės ka nisur pas njė propozimi tė ish-ambasadores sė SHBA-ve nė Tianė Mariza Lio bėrė kreut tė katolicizmit shqiptar, atėherė kėmbana na del edhe simboli i diēkaje tjetėr. Ajo simbolizon atė aspekt paranoiak tė politikės amerikane, e cila lejon qė lobi grek nė Amerikė tė dominojė dhe tė pilotojė kėtė politikė nė Tiranė, pėr llogari tė interesave greke, pėr tė cilat nuk bėn ndonjė zbulim tė madh po tė thuash se janė krejt nė kundėrshtim me interesat amerikane nė rajon dhe nė sintoni me ato serbo-ruso-knieze. Nėsedo tė perifrazojmė titullin e librit tė Heminguejit "Pėr kė bien kėmbanat", do tė thoshim se kjo kėmbanė bie nė mėnyrė funebėr pėr interesat amerikane nė Shqipėri dhe nė rajon. Nėse amerikanėt nuk e kuptojnė kėtė, atėherė do tė ikin nga Evropa Juglindore (Ballkani siē vazhdojnė ta quajnė me kryeneēėsi grekėt) "bag and baggage", ashtu si dikur nga Indokina dhe askujt s'do t'i vijė keq pėr ta pėrpos shqiptarėve, duke pėrjashtuar natyrisht beniaminėt e tyre socialistė helenofonė. Qui vivra verra (kush do tė rrojė do tė shikojė).
Nuk rrija dot mė poshtė asaj kambane, sepse mė ngjante me kėmbanėn e poezisė sė famshme tė Gėtes, e cila i ndiqte fėmijėt pėr t'i zėnė brenda. Ndryshe nga ē'thotė Meidani nė citatin e tij, kjo kėmbanė nuk ėshtė simbol i paqes pėr fėmijėt shqiptarė, por simbol i maktheve qė po u pėgatiten atyre nė Shqiėprinė politike dhe nė Kosovė. Ashtu si kėmbana-kurth e Gėtes, ajo kėrkon tė zėrė brenda kombin shqiptar pėr llogari tė gjeopolitikės greko-serbo-ruse-kineze. Midis asaj kėmbane dhe bllokut tė betonit nisa ta ndjej veten si mes Shillės dhe Karibdės. Megjithatė nuk ika pa u pėrpjekur tė zbuloja kuptimin e konfiguracionit tė habitshėm qė ishte paraqitur nė masivin prej betoni qė i rrinte si sfond kėmbanės. Sa mė tepėr e kėqyrja, aq mė absurd mė dukej. Mė ngjante sikur aty ishte paraqitur nė mėnyrė simbolike bėrja e shqiptarėve "caper expiatorius" i "pajtimit" katoliko-ortodoks. Fjalėn pajtim e shkruaj nė thonjėza, sepse nuk besoj se ky "pajtim" pragmatik ėshtė i sinqertė. Nuk kam dėgjuar qė papa tė ketė quajtur tė mbyllur historinė e mesazhit tė Fatimasė pėr ungjillėzimin katolik tė Lindjes. Gjithsesi, konfiguracioni nė njė sens tė sigurt simbolizon moralin relativ qė Vatikani, tempulli i miralit absolut ėshtė duke dėshmuar ndaj shqiptarėve.
U largova nga platforma poshtė kėmbanės pėr tė mos u kthyer kurrė mė aty. Duke kaluar pėrgjatė bulevardit mė shkuan sytė tek katedralja e pambaruar katolike, mė erdhi ndėr mend historia e ndėshkimit tė katedrales ortodokse nė qendėr tė Tiranės dhe vendosa qė ta mbyll kėtė shkrim me kėto vargje tė Hajnes qė nė njė sens tė sigurtė kanė vlerė edhe pėr ne sot:
"Por pa shiko-atje, nėn shkėlqim hėne
njė mike e vjetėr na ngrihet pėrpjetė:
Ėshtė Katedralja e Kėlnit
E zezė sterrė si djalli vetė !
Dinakėt e Papės nė fillim fare
Si njė Bastijė shpirti e menduan
Do dergjej nė tė gjykimi gjerman
Si nė njė burg vigan-Por u gabuan !
Se erdh' Martin Luteri dhe tha "Ndal"
Ish urdhėr ky dhe jo shaka
Sakaq ndėrtimi i katedrales
Pėrgjysėm na u la.
Sa mirė nuk u mbraua
Se kjo e bėri monument
Tė Gjermanisė protestante
Njė forcė qė tė lė pa mend !
Kastriot Myftaraj
Tiranė
Krijoni Kontakt