Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 36
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e skipetar
    Anëtarësuar
    07-12-2006
    Postime
    719

    Nis plazhi, qindra pushues ditorë zbarkojnë në bregdet

    15 Maj 2011 - 14:47

    http://www.balkanweb.com/foto/43188.jpg

    DURRES Rërë, diell, det dhe një meny me prodhime deti ka qenë në Durrës panorama e ditës së djeshme, e cila na kujtoi se sezoni turistik tashmë ka nisur. E ndërsa politika ka qenë e përqendruar në Tiranë në garën për Bashkinë e kryeqytetit, kanë qenë disa qindra pushues, të cilët nuk ishin të interesuar për garën politike, por preferuan që t'i drejtohen plazhit të Durrësit. Atyre u janë bashkuar edhe dhjetëra turistë kosovarë, që zbarkuan në Durrës për këtë fundjavë me temperatura ajri të larta.
    PLAZHI
    Sezoni veror, edhe pse zyrtarisht nuk është çelur ende me ceremoni sipas traditës, duket se ka filluar pasi qindra pushues nga Durrësi, Tirana dhe nga Kosova iu drejtuan plazheve të Durrësit për të kaluar ditët e pushimit këtë fundjavë. Përveç plazhit tradicional të Durrësit, pushuesit u janë drejtuar edhe plazheve të tjera, sikurse janë ai i Golemit, Malit të Robit, Porto-Romanos apo Gjirit të Lalëzit. Dje edhe pronarët e lokaleve kanë gëzuar xhirot e para të sezonit, të cilin ata e presin me padurim pasi ka të bëjë me ecurinë e biznesit të tyre. Ndërkohë, atyre që shijuan rrezet e para të diellit iu janë bashkuar edhe disa qindra kosovarë, kryesisht të rinj shkollash që gjithashtu kanë preferuar Durrësin për të kaluar ditët e fundit të javës në bregdetin e tij.
    KOSOVARET
    Sipas Policisë së Qarkullimit Rrugor, rezulton se në fundjavë në qytet u parkuan 40 autobusë me turistë kosovarë, kryesisht të rinj të shkollave të mesme, të cilët kanë vite që inaugurojnë të parët plazhin e Durrësit. Ata në fakt erdhën që të premten në mbrëmje dhe e nisën axhendën e tyre me vizita në Galerinë e re të Arteve në qytetin e Durrësit e më pas vijuan me xhiron e mbrëmjes në shëtitoren buzë detit, gjithashtu të sapondërtuar. Pas marrjes së rrezeve të diellit dhe banjove në det, pushuesit kanë frekuentuar lokalet e shumta të plazhit, të cilat pothuajse të gjitha kishin hapur dyert dhe kishin nxjerrë nëpër veranda tavolinat dhe karriget. Menytë e djeshme kanë qenë pjatat me prodhime deti dhe peshk të freskët. Pronarët e lokaleve deklarojnë se është me mjaft rëndësi për punën e tyre përfundimi i zgjedhjeve që në muajin maj, pasi njerëzit do të jenë krejtësisht të lirë dhe të qetë, e do të vijojnë të frekuentojnë plazhin e Durrësit.
    (GSH/BalkanWEb)

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Sofi _
    Anëtarësuar
    09-04-2011
    Postime
    494
    Eshte per te ardhur keq qe sezoni hapet nen nje klime te renduar politike...Uroj qe kjo te mos cenoje teper nr. e pushuesve.

  3. #3
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    sa heret paska filluar ndoshta nga qe eshte det sepse ketu oqeanet jane teper te ftoht ne ket kohe. hell une i bej pushimet ne july edhte perseri teper i ftoht eshte uje. pushime te mbara people.
    I LOVE GOD

    j&g

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Endri_
    Anëtarësuar
    16-02-2011
    Vendndodhja
    Tr
    Postime
    1,165
    Plazhet ne pergjithesi jane per ibret. Tani fillim sezoni edhe ben plazh te mire se ska shume njerez. Por korrik ,gusht ke frike se merr noi smundje lekure nga pislliku. Plazh t'mire ka jugu por per njerez qe jane n'pune ka shume kosto t'shkosh per 1 ose 2 dite dhe nuk ja shef lezetin. Edhe velipoja ne veri eshte mire ,por vetem ke privati ada ,se di a eshte shtru ajo rruga anej qe kthen per tek ada? se kur kom qene une ka qene gropa gropa.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Sofi _
    Anëtarësuar
    09-04-2011
    Postime
    494
    Citim Postuar më parë nga **** Lexo Postimin
    sa heret paska filluar ndoshta nga qe eshte det sepse ketu oqeanet jane teper te ftoht ne ket kohe. hell une i bej pushimet ne july edhte perseri teper i ftoht eshte uje. pushime te mbara people.
    Ne Shqiperi, e sidomos ne jug, ben ngrohte. Ka dhe vende ku nis plazhi qe ne mars e prill..... Edhe ketu ku jam une ben ftohte

    Hajt, befshin kokrren e qejfit

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Do i keshilloja prinderit kosovare.. te ruhen nga mafia e plazheve.. qe organizojne udhetimet me bus te nxansve te kosoves ne bashkpunim me mafien kosovare..

    Kini kujdes se i kini shembujt ..

    mos harroni..

    Mos i leshoni femijet tuaj ne doren e mafies se plazheve te Shqiperise..

    Kini kujdes se nuk eshte Konica e Fishta e as Skenderbeu pronar ne zinxhirin hotelo-bordellor te plazheve te Shqiperise..

    Pronaret jan gangsterre te sprovuar..huligane e trafikante te droges e femrave.. skafiste e hajdute.. polpotiste kosove e caushoiste vlore..

    Ruajini femijet tuaj..

    Mos i leshoni vajzat tuaja trullane bordell-diskotekave te shqiperise..
    boll e kini kosoven pellamb e bordell..

    ne se doni pllazhin.. per femijet tuaj..shkoni bashk me ta..
    mos i zini bes shoferave te autobusve e drejtorave te shkollave te kosoves qe jan ladri compagni (hajdute shoke) me mafien koso-albaneze..



    fola..

    neser mos thoni.. nuk e kem dit.. valla..

    ..

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anëtarësuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    pashe par ne lajme
    prej 11 banjove publike qi paska pas plazhi i durrsit nuk ka mbet asnji
    plazhistave qi nuk jane klienta te hoteleve e lokaleve i ka mbet veç deti....
    rrofte vangjushi

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Po pra po
    Daku dihet qe ka qe shit gjith ronen atje privateve.
    Po vuni i qurravec Saliu qe do permirsonte cilsine e diellit.
    E ngeli dak betoni prap.
    Albania Uber Alles

  9. #9
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137
    Eh mer çuna, une isha ne Durres nja 2 ore, piva birë, dhe cte them, kishte plas kofsha shiqare, me ne fund te kenaqet syre duke pare femra me breke se na jane ngopur syte me femra me tuta !!
    Gje e bukur, gje e mire.
    Per momentin as era mender nuk binte se ishin pak pushues pra ja vleu
    Cdo gje eshte relative...

  10. #10
    Citim Postuar më parë nga smokkie Lexo Postimin
    ..piva birë,
    Bire?!! Po me Bracen e pive ti? Birre more birre, thuaj

  11. #11
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137
    Epo 1(nje) tek pull, nuk ja vlen ta quash birre!
    Heren tjeter do provoj rrakine
    Cdo gje eshte relative...

  12. #12
    Citim Postuar më parë nga smokkie Lexo Postimin
    Epo 1(nje) tek pull, nuk ja vlen ta quash birre!
    Heren tjeter do provoj rrakine
    Here tjeter, provo gje tjeter me mire, meqe kete heren e pare paske qene: "shih me sy e plas me zemer", tani behu nje cik me i mobilizuar

  13. #13
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137
    Eeh normale normale, do mundohem te ze ndonje
    Cdo gje eshte relative...

  14. #14
    Po pra, per "peshk" plazhi...

  15. #15
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    Citim Postuar më parë nga Sofi _ Lexo Postimin
    Ne Shqiperi, e sidomos ne jug, ben ngrohte. Ka dhe vende ku nis plazhi qe ne mars e prill..... Edhe ketu ku jam une ben ftohte

    Hajt, befshin kokrren e qejfit
    plazh ne mars e ne prill??? per njerez normal e ke fjalen? se une njoh edhe disa qe lahen ne drin edhe ne shkurt.

    une ne gusht e ka plote dite qe me duket uji i ftohte...
    Vasudhaiva Kutumbakam

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Sofi _
    Anëtarësuar
    09-04-2011
    Postime
    494
    Citim Postuar më parë nga the admiral Lexo Postimin
    plazh ne mars e ne prill??? per njerez normal e ke fjalen? se une njoh edhe disa qe lahen ne drin edhe ne shkurt.

    une ne gusht e ka plote dite qe me duket uji i ftohte...
    Hahaha, normal jane, Admiral. Ne fakt, ata te marsit mund te kosiderohen si te 'guximshem', por keta te prillit jane krejt normal. Ben ngrohte ne jug, Admiral.

    Ne fakt ndryshon pak nga viti ne vit, ne varesi te shirave te pranveres.

    Zotrote mos e ben gje plazhin ne Norvegji ne gusht qe ben fresk, apo je njeri qe ke ftohte ne cdo stine ?

    Shko ne jug per pashket (aty rreth prillit)

    (ps:bej shaka per Norvegjine)

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anëtarësuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    sofi
    nji klime kena
    shkodra nuk asht mal qe me ba ma ftofte

  18. #18
    Edhe unë e fillova sot plazhin si ata qindra pushuesit.
    Deti ishte pak i ftohtë.Më bëri përshtypje që kishin filluar dhjetra pushues edhe këtu ku jam unë.
    Shpresoj në një pastrim të plazhit sepse këtu është vërtetë problematike situata,sidomos tani që të gjithë të e huajt e kanë destinacionin kryesor Shqipërinë,do ketë dyndje të mëdha .

    Verë dhe Pushime të mbara o milet,dhe boll u gritë e u therët po dilni e bëni dhe pini ndonjë Sex on the Beach
    "Expensive watches do not create time, but reflect how expensive it is to their owner."

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Sofi _
    Anëtarësuar
    09-04-2011
    Postime
    494
    Citim Postuar më parë nga puroshkodran Lexo Postimin
    sofi
    nji klime kena
    shkodra nuk asht mal qe me ba ma ftofte
    Shkodran, vertet Shkodra nuk eshte mal, po ka ndryshime, ka mikro-klima dhe ne Shqiperi. Vec te tjerash bredgeti i Jonit eshte kryesisht (me ca perjashtime) i zhveshur dhe klima pak me e thate.

    E po te zbresesh pak me poshte ne jug, ne Greqi (ndoshta jo ne Korfuz), aty klima eshte edhe pak me e thate.

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e PORTI_05
    Anëtarësuar
    13-11-2005
    Postime
    290
    Partia socialiste me hapjen e sezonit turistik ka kujtuar simpatizantet

    qe pergjat ketij zezoni c do grup simpatizantesh te mbaje me vete

    ne ven te komerdares edhee nje gome te vjeter

    ne rrast se ka ndonje manifestim ''paqesor ''perreth bregdetit

    ,simpatizantet ju lejohet vetem goma

    pasi per te tjerat si benzina dhe cakmaku u takon krybashkiakeve ti marrin me vete arsyja se keta jane te specializuar ne venjen e zjarri

    hajde zjarre partizane te mbara

    ,kete vere bashke me djegjen e lekures nga djelli .do te shijoni edhe djegjen nga gomat ,,plazh te mbare

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •