Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 30
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Sofi _
    Anëtarësuar
    09-04-2011
    Postime
    494

    Barroso anulon vizitën në Tiranë

    ...

    Burim: Balkanweb, sot

    Barroso anulon vizitën në Tiranë, Haxhinasto: S'kemi konfirmim

    TIRANE- Presidenti i KE-së Hose Manuel Barroso anuloi vizitën e parashikuar për tu zhvilluar nesër në Tiranë, Ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto i pyetur nga gazetarët në lidhje me vizitën e zyrtarit të lartë europian ka thënë se “nuk kemi asnjë konfirmim. Vizita do të ndodhë në një kohë të përshtatshme kur politika te merret me integrimin”.

    Deklarata e ministrit të jashtëm njëkohësisht zv kryeministër i Shqipërisë është bërë pas takimit që ky i fundit zhvilloi me delegacionin e vëzhguesve afatgjatë të OSBE-ODIRH të cilët monitoruan gjithë procesin zgjedhor të 8 majit. Delegacioni kryesohej nga drejtori. Takimi zhvillohet në përfundim të misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve vendore të 8 majit 2011.

    Grupi i parë i vëzhguesve afatgjatë të OSBE/ODIHR-it u vendosën në Shqipëri në datën 27 mars të 2011, ndërsa grupi i vëzhguesve afatshkurtër mbërritën më 8 maj dhe vëzhguan dhe procesin e numërimit. Ndërkohë që sot presidenti i BE-së pritet të shkojë në Beograd. Dhe në turin në Ballkanik ishte parashikuar dhe vizita në Kosovë e në Tiranë.

    Nyje: http://www.balkanweb.com/kryesore/1/...mim-62260.html

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Po per cfare do vije Barroso.
    Te uroje diktatorin Berisha per hajdutllekun qe po ben?
    Albania Uber Alles

  3. #3
    Besimtar Katolik Maska e altint71
    Anëtarësuar
    27-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    933
    Pasojat e zgjdhjeve jane keto sapo bllokuan dhe autostraden Tiran Durres nga te dy krahet,po paralizohet vendi per keto zgjedhje pa rezultat.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    E bukura eshte qe policia eshte asnjanese dhe vetem ruan per ndonje perplasje te mundshme midis automobilisteve te bllokuar dhe protestuesve.
    Ka nje fare solidariteti te heshtur midis paleve.
    Nxiti neverine e gjithe Shqiperise kjo katrahura Salise per tjetrsimin e fitores ne tavoline.
    Albania Uber Alles

  5. #5
    Maska e *Babygirl*
    Anëtarësuar
    06-07-2006
    Vendndodhja
    Local Disk :D
    Postime
    910
    Shume mire bejne. Te bllokojne gjithe rruget e Shqiperis. Po keta hajdut a nuk u ngopen duke vjedh ne 2009 duan edhe tani. Gjitha bota e din rezultatin dhe kush ka fitua.Ky Ristani si Kriminel qe eshte don ta ndryshoj ligjin.
    Ne qofte se PS edhe kete radh i len keta Kriminel te vjedhin voten atehere te japin te gjithe doreheqje dhe te ia len Saliut Shqiperin ne dore.
    Ne 2009 nuk ka lejuar ligji te hapen kutite, po tani kush e ka qit kete ligj te hapen kutite.
    Mos jeto pa buzëqeshur...sepse dikush në këtë botë jeton nga buzëqeshja jote ...!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    do kap ky komunist sali dhe denohet jo vetem ky po te gjithe qe vodhen ka 20 vite,,,

    te denohen ,,,

    po ashtu ata qe lyen duart me gjake ne demokraci dhe ne kohen e enverit te hapen dosjet,,,

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-06-2009
    Postime
    352
    Pse nuk vjen Barroso ne Tirane? Nuk vjen ai kur rruget e sheshet jane te bllokuara, mos harroni Barroso eshte "kryeminister" i BE-se! Kush i bllokoi rruget, une nuk shoh simpatizante te PDse ne rruge, shoh vetem deputete te PS-se dhe simpatizante te kesaj partie.

    Rama sapo shprehu keqardhjen per anulimin e vizites, ajo cfare beri ai eshte projektimi i fajit te vet ne tjetrin, ai u beri thirrje te veteve qe te dalin ne rruge, ne rrugen ne te cilen do te kalonte makina e Barrosos!

    Nese Rama ka verejtje ne lidhje me procesin qe po ndodh ne KQZ, eshte mese legjitime qe te kete kete pikepamje, mirepo rruga per te dale nga situata eshte ligjore dhe jo permes tregimit te muskujve te munguar te deputetit Balla qe hidhet si kaskader sa nga nje ane, sa nga ana tjeter vetem ta shohi kryetari i vet ne TV.

  8. #8
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    Citim Postuar më parë nga altint71 Lexo Postimin
    Pasojat e zgjdhjeve jane keto sapo bllokuan dhe autostraden Tiran Durres nga te dy krahet,po paralizohet vendi per keto zgjedhje pa rezultat.
    Me sa po shoh po tentohet nje '97 e dyte dhe kjo do jete fatale per shqiperine.
    Qofsha i gabuar por anullimi i vizites se Barrosos dhe mos dalja sot e ambasadoreve ne Tirane me thote se situata ka dale jashte kontrollit.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar më parë nga landi45 Lexo Postimin
    do kap ky komunist sali dhe denohet jo vetem ky po te gjithe qe vodhen ka 20 vite,,,

    te denohen ,,,

    po ashtu ata qe lyen duart me gjake ne demokraci dhe ne kohen e enverit te hapen dosjet,,,
    jam shume dakord,
    si thua ti bashke me saliun te denohen edhe koleget e tyre socialist qe kane vjedhur gjithashtu.
    Te denohet, nano, saliu, meta, rama, e te gjithe ata politikane pa dallim partie.

  10. #10
    Besimtar Katolik Maska e altint71
    Anëtarësuar
    27-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    933

    Shpresojme qe te qetsohen

    Citim Postuar më parë nga prenceedi Lexo Postimin
    Me sa po shoh po tentohet nje '97 e dyte dhe kjo do jete fatale per shqiperine.
    Qofsha i gabuar por anullimi i vizites se Barrosos dhe mos dalja sot e ambasadoreve ne Tirane me thote se situata ka dale jashte kontrollit.
    Sapo u lirua autostrada dhe sapo u larguan dhe ata te ps nga oborri KQZ mbas fjalimit te rames per shtyp.
    Shpresojme qe te shuhen gjakrat.
    Ndersa Barros do vij ne nje moment tjeter kur du forcat politike te punojne se bashku.
    Prit gomar te mbi bar.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •