Mr.sc. Skënder Lluka
Ballkani peng i politikave kundërshqiptare pansllave dhe panhelene (1)
Trajtimi i kësaj teme është pikëmbështetje për raportet e shqiptarëve me fqinjët, raporte këto të cilat jo gjithnjë kanë një mbarëvajtje normale prej shekujsh dhe ushqehen nga dy pikëvështrime të kundërta që janë mbijetesa shqiptare dhe eliminimi i çështjes shqiptare apo zhbërja e hapësirës etnike shqiptare nga biologjikisht nga shqiptarët. Këto dy pika herë pas here gërshetohen me klimë të egër që i bëjnë ballë njëra-tjetrës si treguesi i busullës i cili përpiqet të justifikojë historinë e cila fle nën këmbë dhe pret të shpaloset. Kjo qëndresë që prej afër tre shekujve është ushqimi primar i shqiptarëve kudo ku ata frymojnë sot në vendin e tyre, dhe në të gjitha kontinentet, të asaj bote e cila edhe lufton edhe bënë politikë edhe fal edhe është e pamëshirshme dhe justifikon imoralitetin dhe pafytyrësinë.
Konsolidimi i shqiptarëve shihet si humbje për grekët dhe serbët
Sigurisht që këtë plagë e bartin në vete shumë popuj të lashtë të cilët sot mbijetojnë mbi tehun e kohës me kulture dhe vlera te mirëfillta për historinë, artin dhe njerëzimin në tërësi. Dhe ana tjetër e medaljes është që këto vlera të ruhen por pa aktoret dhe të zotët e këtyre vlerave universale të njerëzimit, pra të grabiten këto vlera universale te këtyre popujve te lasht por të vegjël ne numër. Kësaj i thënë grabitje pa fryrësi, mungese e kulturës kleptomani e gjithqysh tjetër dhe së fundi krim, gjenocid, kulturocid dhe ekonomicid etj, etj. Këtë e bëjnë ata ( fqinjët tanë) të cilët dëshirojnë vlerat tona, hapësirën tonë etnike dhe çdo gjë tonën por, pa ne, pa të zotin e shtëpisë dhe kësaj i thonë barbari i thonë: e pranon në prag të derës dhe ta merr çatinë, të bën të huaj. Ja kështu është historia e fqinjëve tanë te etur për hapësirën tanë etnike, për vlerat tona universale dhe të mbushur me patologji urrejtjeje ekstreme. Këta panllav dhe panhelen nga ne duan të pamundurën.
Mileniumi i tretë e gjeti kuzhinën obstruktive panhelene dhe pansllave ruse dhe serbe sigurisht me itinerar te ri antishqiptar, me modalitete të reja të eksperimentimit. Konsolidimi politik i shqiptareve në fillimin e mileniumit të tretë shihet si humbje e rënde për ortodoksinë helene dhe sllave pasi qe ky konsolidim në procese graduale dhe permanente do t’i rikthejë vlerat e saja historike të grabitura dhe te mohuara gjatë historisë nga fqinjët tanë kleptoman të kulturës dhe trashëgimisë historike te kombit shqiptar. Procesi i konsolidimit biologjik dhe politik të shqiptarëve ka nxitur reagime te forta tek grekët, serbët dhe rusët me të njëjtin qëllim që këto procese të frenohen ose të dekoncentrohen tejmase për t’u marrë shqiptarët me opstrukcionet e këtyre kuzhinave dhe në prapaskene të veprohet me letrën sociale letër kjo e cila do te eskalojë me mohimin e realitetit, qenësisë dhe identitetit shqiptar gjithnjë në kontekste të blerjes imorale të konditave të reja sociale për shtresat e varfra shqiptare. Kjo karte vetëm se ka dalë hapur dhe po provohet që të dekoncentrojë idealin perëndimor te shqiptareve , është kjo karte e cila ka rrokur shtresat e larta te jete institucionale te shqiptareve ne Republikën e Shqipërisë, ne Republikën e Kosovës , në Republikën e FYROM dhe në Serbi e Greqi. Kursi politik i boshtit panhelen dhe pansllav, të rusëve dhe serbëve karshi jetës shqiptare, identitetit të kaluarës dhe te ardhmes se tyre ne hapësirat e tyre etnik siç pretendohet tani në Mileniumin e tretë ka marrë formë dhe modalitet tjetër në krahasim me tërë shekullin e njëzet nga forma dhe përmbajtja kjo për shumë arsye: niveli zhvillimor teknik sot është i sofistikuar dhe me një telefon mobil mund ta demaskosh krimin.
Urrejtja patologjike ndaj shqiptarëve
Në hapësirat ku jetojnë sot shqiptarët dhe nuk kontrollohen prej heleneve dhe sllavëve rusëve, serbëve apo sllavomaqedonasëve, pra këto hapësira kanë një kompaktësi hapësinore dhe biologjike dhe së fundmi intenca që të përdoret besimi fetar për proceset asimiluese të shqiptarëve në kufi me shtetin grek nga kisha e cila panhelene dhe nga çarqet shtetërore greke të cilët provojnë qe këto intenca ti hedhin në planin ndërkombëtar dhe duke iu kërcënua Shqipërisë se duhesh t i rregullojë problemet me minoritetet pasi që ndryshe do të përballet me veton greke në proceset integruese te Shqipërisë ne BE ( ky standard nuk është i përmbushur nga vetë greket pasi që nuk ka legjimitet në BE), pastaj me patologjinë e urrejtjes raciste ndaj shqiptareve nga kisha serbe, qarqet intelektuale serbe dhe atyre sllavomaqedonase. Sigurisht që problemi i kësaj politike thellësisht antishqiptare që ndjekin këto qarqe shovene kanë një të mire të madhe tek shqiptaret dhe janë pusullë e unifikimit të qëndrimeve në interes madhor kombëtar çfarë na shtyn neve që të lidhemi me shtetet mike të shqiptareve që janë SHBA-të dhe vendet e Evropës Perëndimore pasi që shtetet fqinje me shqiptarët janë vetëm në procese degradimi me Perëndimin kur Greqia është e ngujuar nga kriza e thellë financiare si pasoje e josinqeritetit me aleatet evropian përkundër përkrahjes tejmase te perëndimit dhe thellësisht ka qëndrime antiamerikane dhe antipërendimore sikurse Serbia dhe FYRM-I vetëm se po rrëshqet në euforinë “fatamorgane” antishqiptare duke u largua përditë më tepër nga proceset integruese evropiane. Kur kësaj i shtohet FYRM-i, e formësuaruar mbi kurrizin e hapësirës etnike shqiptare ka probleme me identitetin e saj pasi që i mungon letërnjoftimi dhe për emrin të cilin nuk po e gjen si vend me subjektivitet politik karshi betejave me Greqinë fundamentaliste. Kuptohet që problemi del nga raportet duale konfliktuale me shqiptarët sot dhe me grekët e me vonë edhe me serbet që e presin këtë banana republikë. Kuptohet tutori greko-serb qe është Rusia, që në vazhdimësi nxjerre nga kuzhina e saje opstrukcionet politike antishqiptare me instrumentet e veta dhe duart e zgjatura serbe, greke dhe sllavomaqedonase. Këtu thelbi i trajtimit të problemit nuk është etiketimi i fqinjëve për sjelljet e tyre antishqiptare dhe projektet gjenocidiale të cilat i kanë në sirtarët e tyre por pasqyrimi i një realiteti të heshtur institucional dhe ndërkombëtar karshi këtij invazioni politik shumdimenzional kundrejt hapësirës etnike dhe biologjike te shqiptareve ne Ballkan. Ky modalitet i krimit tanimë është proces normale dhe po hase vetëm ne rezistence te forte te popullit shqiptare çfarë nuk munde te thuhet qe e njëjta rezistence gjene mbështetjen dhe përkrahjen e institucioneve demokratike te shqiptareve dhe te spektrit politik shqiptare. Ky defekte them që është me pasoja të pariparueshme për të ardhmen e hapësirës etnike shqiptare ku na del një ekuacion më shumë të panjohura për fatin e gjeneratave te ardhshme.
Shqiptarët në hapësirat e tyre etnike dhe biologjike duhet të kenë të qartë që mbijetesa e tyre kombëtare qëndron dhe u bënë ballë sulmeve pansllave dhe panhelene vetëm nëse janë te unifikuar me qëndrim të përbashkët dhe i venë vetit përpara një projekte kombëtar i cili u kundërvihet me tërë forcën politikave opstruktive pansllaviste dhe panhelene, për interesin kombëtar aktualisht dhe në përspektivë, nuk ka alternative tjetër pasi që të jesh nacionalist dhe t’i prish kauzës kombëtare fillimisht i bën nder vetës , kombit dhe perspektivës zhvillimore kombëtare karshi furtunave dhe lajthitjeve mohuese te nxjerra nga kuzhinat antishqiptare greke, serbe, ruse dhe sllavomaqedonase.