Kur ke bere futjen e kartes TV e ke instaluar programin TV nga disku?Cfare ke bere ne fillim? Ke instaluar karten dhe me vone ke futur diskun dhe instaluar drjaverat/programin apo e kunderta ke instaluar programin/drajverat nga disku dhe me vone ke instaluar karten?
Kur fut pjese te reja hardware ne kompjuter si karta te ndryshme apo pjese periferike printer,skaner,dixhital kamera etj,nuk aplikohet e njejta formule instalim i pjeses hardwerike pastaj instalohet programi nga CD-ja.Ne disa modele pajisjesh kjo shkon me sukses kurse ne modele te tjera te jep mesazh gabimi ose pajisja nuk njihet fare.
Kjo do te thote qe ne disa modele pjesesh hardware instalohet ne fillim pajisja(printer,skaner,karte),pastaj instalohet CD-ja.Ne modele te tjera te prodhuara aplikohet e kunderta,instalohet programi me drajverat nga cd dhe me vone instalohet pajisja hardwerike.
Per te gjetur rradhen korrekte ne instalim lexo manualin nga karta qe ke blere.Nqs ne manual thote fillohet me instalim te drajverave nga cd-ja atehere e fillon me CD-ne dhe me vone ngul karten ne madherbord.
Nje problem tjeter mund te jete edhe me instalimin nga cd-ja qe te jep ate gabim.Kur fut cd-ne cfare ndodh?Instalohen drajverat/programi nga nje menu me 2-3 artikuj,gje qe behet shume shpejt,apo te del nje dritare windowsi me nje tufe skedaresh/folderash te verdha?
Nqs te del tufe skedaresh folderash te verdha,identifiko folderat qe jane drajvera audio/video dhe klikon ne ato per ti instaluar.Pastaj klikon ne skedarin setup per te instaluar programin tv. Nqs ke windows XP,injoroji,mos i hap skedare qe jane per windows 2000,Me dhe 98( e kane te shkruar ne emrin e skedarit).Shume foldera drajverash kane skedare setup.exe qe duhen klikuar per te instaluar drajverat.
Krijoni Kontakt