Vendimet sekrete të Ramiz Alisë më 1991 për partitë marksiste në botë
SHKRUAN: Shpëtim Koli 18-04-2011 13:07



http://www.mapo.al/fotot/7888/cat_200px-ramiz_alia.jpg


I ashtuquajturi “fond i solidaritetit”, që përdorej nga Partia e Punës për të ndihmuar lëvizjen marksiste në botë, vazhdoi të ishte i hapur edhe në kohën kur sistemi ndryshoi. Lëvizjet dhe individë të ndryshëm përkraheshin nga Partia e Punës, sidomos kur parti të mëdha dhe në pushtet nuk u morën më me ta. Duke filluar nga vitet ’60 dhe më tej akoma, Partia e Punës e Shqipërisë u bë forca investuese që u sillte të mira materiale personave apo grupeve krejt inferiore në botë. Zanatçinj të ndryshëm, të veshur në ndonjë rast me mantelin e marksistit, gjetën financime jo vetëm për të kaluar mrekullisht jetën e tyre, por edhe për të pushuar e vjelë të mirat e Shqipërisë. Megjithëse ishte pranuar pluralizmi politik në vend, në gjysmën e parë të vitit 1991, Partia e Punës e Shqipërisë, e drejtuar nga sekretari i parë i saj, Ramiz Alia, vazhdonte të funksiononte si parti – shtet. PPSH nuk jepte shenjën më të vogël, se ishte për një sistem kapitalist në vend. Ajo vazhdonte të mbante të lidhur pas vetes, forcat e armatosura, organizatat shoqërore, burimet financiare, gjithë nivelet e administratës, etj, ndërsa e gjithë nomenklatura partiake konsiderohej në marrëdhënie pune me shtetin.

Mijëra e mijëra dollarë, të ardhura nga puna, djersa e gjaku i popullit shqiptar, i ndodhur në burgun e madh ose në burgun e vogël politik, shpërdoroheshin nga Partia e Punës së Shqipërisë për të ushqyer disa anonime marksistë nëpër botë, të cilët shpeshherë konsideroheshin si bartës e përhapës të terrorizmit. Në kulmin, kur Shqipëria ishte sjellë nga regjimi në nivelin e një urie dhe të një katastrofe njerëzore, rezerva valutore shkonte për të kënaqur tekat e miqve komunistë. Jo pa qëllim, pasi disa prej tyre, do të paraqiteshin muaj më vonë si “faktorë ndërkombëtar”, teksa me ndonjë karton të bojatisur do të kërkonin lirimin nga burgu të Nexhmije Hoxhës.

Nëpërmjet dokumentacionit përkatës, duket që Ramiz Alia është kujdesur, që edhe një marksist i huaj që bënte të mundur përkthimin e helmit komunist shqiptar në botë, të kishte rehati edhe në pleqërinë e tij. Nuk kishte faj, pasi për albanologët shqiptarë, regjimi nuk kishte para, ndërsa për elementë si ky kishte para edhe në ditët më të vështira të shtetit. E gjithë kjo praktikë administrative ishte sekret, çka shtonte edhe më shumë elementin e misterit brenda saj.

***

PARTIA E PUNËS E SHQIPËRISË

SEKRETARIATI I KQ

Proletarë të të gjithë vendeve bashkohuni

Sekret

VENDIM

Nr. 7, datë 15. 3. 1991

Për përdorimin e fondit të solidaritet gjatë vitit 1991

Sekretariati i Komitetit Qendror te PPSH, në datën 15.3.1991

Vendosi:

1. Nga fondi i solidaritetit qe ka në dispozicion Sekretariati i Komitetit Qendror të PPSH, për vitin 1991 të përdoret shuma 40.000 dollarë për shpenzime udhëtimi e dieta për delegacionet e miqtë e ftuar nga KQ i PPSH.

2. Për nevoja të partive dhe miqve të huaj, me të cilët mban. lidhje PPSH, autorizohet sekretari i KQ të përdorë një shume prej 5.000 dollarësh, duke gjykuar konkretisht për raste të veçanta.

3. Për veprimtarinë propagandistike që lidhet me partitë dhe miqtë e huaj, me të cilët mban lidhje PPSH, të vihen në dispozi¬cion 5.000 dollarë.

Me zbatimin e këtij vendimi ngarkohet sektori i shërbim ¬- financës në aparatin e KQ të PPSH.

Sekretari parë i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë

Ramiz Alia

***

PARTIA E PUNËS E SHQIPËRISË

SEKRETARIATI I KQ

Proletarë të të gjithë vendeve bashkohuni

Sekret

VENDIM

Nr.10, datë 2. 4. 1991

Mbi ndryshimin e përdorimit të fondit të solidaritetit

Sekretariati i Komiteti t Qendror ti PPSH në datën 2.4.1991,

Vendosi:

Qëllimi i përdorimit të fondit në valutë të llogarisë 902/102/09 nga fond solidariteti të ndryshojë për nevoja të tjera të PPSH.

Me shumat e sektorit e përdorimit të këtij fondi ngarkohet Sektori i Shërbim – Financës, kurse miratimi do të bihet me vendim të Sekretarit të KQ.

Sekretari i Komitetit Qendror

Spiro Dede

***

PARTIA E PUNËS E SHQIPËRISË

SEKRETARIATI I KQ

Proletarë të të gjithë vendeve bashkohuni

Sekret

VENDIM, Nr. 16 Date 11.4.1991

Sekretariati i KQ, më datën 11.4.1991,

Vendosi:

Në përgjigje të kërkesës se mikut neozelandez Ron Tejlor, i cili do të largohet nga Shqipëria bashkë me familjen, t'i vihet ne dispozicion shuma prej 10.000 (dhjetëmijë dollarë, për të mbulu¬ar shpenzimet e udhëtimit dha të sistemimit fillestar në Zelandën a Re. Kjo shumë të përballohet nga Fondi i Solidaritetit.

Kjo ndihmë i jepet duke marrë parasysh vështirësitë që ka Ron Tajlor në sigurimin e mjeteve të jetesës, në një moshë të thyer (71 vjeç), ai dha kontributin e tij në përkthimin e materialeve të PPSH gjatë 23 vjetëve.

Sekretari i Komitetit Qendror

Abdyl Backa

***

PARTIA E PUNËS E SHQIPËRISË

SEKRETARIATI I KQ

Proletarë të të gjithë vendeve bashkohuni

Sekret

VENDIM, nr.25, date 18.5.1991

Për përdorimin e kuotave të vendosura për fondin e solidaritetit në vitin 1991

Sekretariati i Komitetit Qendror të PPSH, në datën 8 maj 1991

Vendosi:

Nga shuma e përcaktuar në piken 1 të vendimit të Sekreta¬riatit të KQ nr.7, datë 15.3.1991, të kalojë në piken 3 të të njëjtit vendim shuma 15.000 (pesëmbëdhjetë mijë) dollarë.

Me zbatimin a këtij vendimi ngarkohet sektori i shërbim ¬– financës në aparatin e KQ të PPSH.

Sekretari i Komitetit Qendror

Spiro Dede

MAPO


sa serb e maqedon me bindje marksiste jan pagua per tia ngrite zenin qeveris vrastare PPSH-es, per me i hutu shqyptaret jashete shqypnis. Nje nder keta taborre qe paguhehsin dhe udhehiqej drejte per ste drejti nga ppsh-eja, ishte LPK-eja e enveristave te Kosoves, Yllirides me banim ne zvicer. Nga ketu e ka burimin dhe perkrahjen krimi ne shqypni, Kosove e kudo nder shqyptar.
LPK-eja ishte para roja e krimeve,vrasjeve para e mbas luftes fundit ne Kosove.