Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 15
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e skipetar
    Anėtarėsuar
    07-12-2006
    Postime
    719

    Raporti i ODHIR mbi zgjedhjet vendore, 8 maj 2011

    Zyra e OSBE-sė pėr Institucionet Demokratike dhe tė Drejtat e Njeriut
    Misioni i Vėzhgimit tė Zgjedhjeve
    Zgjedhjet pėr Qeverisjen Vendore 2011
    Republika e Shqipėrisė


    RAPORTI PARAPRAK I PERIUDHES PAS-ZGJEDHORE

    10 - 18 maj 2011

    20 maj

    I. HYRJE

    Mė datė 10 maj, Misioni i Vėzhgimit tė Zgjedhjeve (MVZ) i OSBE/ODIHR-it, sė bashku me njė delegacion nga Kongresi i Autoriteteve Vendore dhe Rajonale tė Kėshillit tė Europės, nxorrėn Deklaratėn e Konstatimeve dhe Pėrfundimeve Paraprake, ku pasqyroheshin vėzhgimet e tyre gjatė ditės sė zgjedhjeve dhe fillimit tė procesit tė numėrimit.2 Nė periudhėn pas-zgjedhore, MVZ-ja e OSBE/ODIHR-it ėshtė pėrqėndruar nė vėzhgimin e numėrimit tė fletėve tė votimit, mbledhjen dhe nxjerrjen e rezultateve dhe shqyrtimin e ankesave dhe ankimimeve. Njė numėr i kufizuar i vėzhguesve afatshkurtėr e shtynė qėndrimin deri mė 15 maj pėr tė vėzhguar numėrimin e tejzgjatur tė votave nė bashkinė e Tiranės. MVZ-ja e OSBE/ODIHR-it do tė largohet nga Shqipėria mė 24 maj, por kėtu do tė qėndrojė njė grup i vogėl ekspertėsh qė do tė vazhdojnė tė vėzhgojnė fazat e mbetura tė procesit zgjedhor, veēanėrisht trajtimin qė KQZ-ja dhe Kolegji Zgjedhor do t’u bėjnė ankesave dhe ankimimeve.

    II. MJEDISI POLITIK

    Nė shumicėn e rajoneve tė vendit, numėrimi i votave nė 66 Vende tė Numėrimit tė Votave (VNV) vazhdoi deri nė mbylljen e tij nė mėnyrė pėrgjithėsisht transparente, pavarėsisht ritmit tė ngadaltė. Nė disa raste, kandidatėt humbės i uruan pėr fitoren kundėrshtarėt e tyre. Megjithatė, procesi i numėrimit u karakterizua nga njė nivel i lartė mosbesimi ndėrmjet partive politike, ēka ēoi nė debate, vonesa dhe bllokim nė disa VNV. Partitė politike shpesh ndėrhynė nė procesin e numėrimit, duke drejtuar aktivitetin e anėtarėve tė tyre nė komisionet zgjedhore. Media e informoi gjerėsisht publikun lidhur me procesin e numėrimit, veēanėrisht pėr garėn pėr kryetar bashkie tė Tiranės ndėrmjet ish-Ministrit tė Brendshėm, Lulzim Basha tė Partisė Demokratike (PD) dhe kryetarit aktual qė rikandidonte, Edi Rama, kryetarit tė Partisė Socialiste (PS).

    Meqenėse u pa haptas qė gara pėr kryetar bashkie tė Tiranės do tė vendosej nga njė diferencė e ngushtė, vėmendja e tė gjithė vendit u pėrqėndrua nė numėrimin e votave nė 11 VNV nė Tiranė. Numėrimi nė kėto VNV shpesh vonohej pėr shkak tė pushimeve tė paplanifikuara, mosparaqitjes sė anėtarėve tė grupit tė numėrimit dhe arsyeve tė tjera, shpesh tė motivuara politikisht. Vonesat rritėn tensionin nė Tiranė, veēanėrisht pėr shkak tė ngushtėsisė mes rezultateve paraprake.

    Pas pėrfundimit tė numėrimit nė VNV-tė pėr kryetar bashkie tė Tiranės mė 14 maj, rezultatet paraprake jozyrtare qė KQZ-ja ia dha MVZ-sė sė OSBE/ODIHR-it tregonin se Z. Rama kishte 10 vota mė shumė se Z. Basha (pėrkatėsisht 124,623 dhe 124,613 vota). Z. Rama shpalli menjėherė fitoren, ndėrsa Z. Basha tha se do tė priste rezultatet zyrtare nga KQZ-ja. Mė pas, zyrtarė tė PD-sė, pėrfshirė Kryeministrin Sali Berisha, i kėrkuan KQZ-sė tė konsideronte si vota tė vlefshme pėr kryetar bashkie tė Tiranės ato qė u gjetėn gjatė numėrimit pėr zgjedhjet pėr kryetar minibashkie (shih mė poshtė rubrikėn Administrimi i Zgjedhjeve).3 PS-ja i kėrkoi KQZsė tė nxirrte tabelat e rezultatet tė pėrcaktuara tashmė nga VNV-tė nė Tiranė. Deri nė periudhėn qė pėrfshin ky raport, KQZ-ja nuk i kishte njoftuar rezultatet zyrtare pėr garėn pėr kryetar bashkie tė Tiranės. Mė 18 maj, KQZ-ja filloi hapjen e disa kutive me vota pėr minibashkitė nga disa Komisione Zgjedhore tė Administrimit tė Zgjedhjeve (KZAZ) tė Tiranės pėr tė numėruar votat pėr kryetar bashkie tė hedhura gabim. Tensioni ėshtė rritur qėkurse PS-ja protestoi kundėr veprimeve tė KQZ-sė. Mbėshtetės sė PS-sė, pėrfshirė shumė deputetė tė saj, u mblodhėn para KQZ-sė dhe tentuan tė hynin me forcė brenda godinės sė KQZ-sė. Ata u zbrapsėn prej policisė.


    III. ADMINISTRIMI I ZGJEDHJEVE


    Sipas Kodit Zgjedhor, KZAZ-tė duhet tė nxjerrin Tabelėn Pėrmbledhėse tė Rezultateve (TPR) deri nė orėn 17:00 tė nesėrmen e ditės sė zgjedhjeve. Ky afat u konsiderua jorealist nga tė gjithė personat e pyetur, dhe asnjė VNV nuk arriti tė mbaronte numėrimit deri nė kohėn e kėrkuar. Numėrimi nė tė gjitha VNV-tė jashtė Tiranės pėrfundoi deri ditėn e premte, 13 maj. Numėrimi i fletėve tė votimit pėr zgjedhjen e kryetarit tė bashkisė, nė VNV-tė e Tiranės pėrfundoi mė 14 maj; deri nė periudhėn qė pėrfshin ky raport, numėrimi pėr minibashkitė e Tiranės vazhdon ende nė disa VNV.

    Fillimi i numėrimit tė votave u nisi me vonesė nė shumė vende, pjesėrisht pėr shkak tė faktit qė disa anėtarė tė grupeve tė numėrimit nė disa VNV nuk ishin emėruar ose nuk ishin trainuar deri nė momentin qė filloi numėrimi. Pėrpose kėsaj, vėzhguesit e OSBE/ODIHR-it raportuan se procesi i numėrimit ndėrpritej herė pas here pėr shkak tė debateve ndėrmjet anėtarėve tė KZAZsė, anėtarėve tė grupit tė numėrimit dhe/ose vėzhguesve tė partive.4 Nuk kishte asnjė udhėzim nė nivel kombėtar lidhur me pushimet, duke e lėnė ēdo KZAZ tė merrte vetė vendimet nė kėtė drejtim. Nė disa raste qė iu bėnė tė ditura KQZ-sė, ajo urdhėroi vazhdimin e procesit. Megjithatė, disa KZAZ vazhduan tė punonin me ritme tė ngadalta, veēanėrisht nė Tiranė. Gjatė procesit tė numėrimit, KQZ-ja vazhdoi tė zėvendėsonte anėtarėt e KZAZ-sė dhe anėtarėt e grupit tė numėrimit me kėrkesė tė partive.5 Kjo u vėrejt sidomos nė Tiranė, ku KQZ-ja i zėvendėsoi qė tė gjithė anėtarėt e KZAZ-sė 54 dhe disa anėtarė tė KZAZ-sė 49 mė datė 12 maj, dhe kryetarin e KZAZ-sė 48 dhe njė anėtar tė KZAZ-sė 47 mė 13 maj. Kodi Zgjedhor nuk u kėrkon partive qė tė shpjegojnė arsyet e kėrkesės pėr zėvendėsime.

    Vėzhguesit mundėn tė ishin tė pranishėm pa asnjė pengesė nė VNV-tė. Gjatė numėrimit, ēdo fletė votimi regjistrohej me kamera dhe tregohej menjėherė nė ekran pėr tė gjithė vėzhguesit e pranishėm. Megjithatė, fletėt e votimit nuk mund tė shiheshin plotėsisht pėr shkak tė mėnyrės sė vendosjes nėn kamerė, ose sepse nuk liheshin mjaftueshėm nėn kamerė. Pėr mė tepėr, vėzhguesit nuk lejoheshin t’u afroheshin tavolinave, prandaj pėr ta ishte e vėshtirė tė shikonin nėse fletėt e votimit vendoseshin nė togun e fletėve tė votimit tė kandidatit/partisė pėrkatėse apo sesi plotėsoheshin protokollet me rezultatet e qendrės sė votimit. Sė fundmi, vėzhguesit nuk mundėn tė shihnin konsiderimin e fletėve tė votimit tė kontestuara nga anėtarėt e grupeve tė numėrimit dhe anėtarėt e KZAZ-sė.

    Pėrpara ditės sė zgjedhjeve, KQZ-ja vendosi njė sistem elektronik pėr marrjen e protokollit tė rezultateve tė secilės qendėr votimi nga VNV-tė. Rezultatet paraprake shfaqeshin nė ambjentet e KQZ-sė dhe nė faqen e internetit tė KQZ-sė ndėrsa tė dhėnat hidheshin nė sistem. Rezultatet paraprake ishin tė disponueshme pėr bashkitė ose komunat pėr secilėn garė. Ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, shfaqja e rezultateve paraprake pėr publikun nuk ishte e ndarė sipas qendrave tė votimit. Megjithatė, partitė politike, pas njė kėrkese, arritėn ta merrnin kėtė informacion nga KQZ-ja sikurse e mori edhe MVZ-ja e OSBE/ODIHR-it. Deri nė periudhėn qė pėrfshin ky raport, KQZ-ja ende nuk i kishte hedhur nė faqen e internetit rezultatet e kutisė sė fundit tė numėruar pėr kryetar bashkie tė Tiranės, dhe faqja e internetit tregonte Zotin Basha si kryesues tė garės.6

    Pas dėrgimit tė TPR-ve nga 11 KZAZ-tė e Tiranės pėr zgjedhjet pėr kryetar bashkie dhe kėshill tė Tiranės, KQZ-ja kishte 48 orė pėr tė verifikuar dokumentet dhe pėr tė njoftuar rezultatet pėr zgjedhjet pėr bashkinė e Tiranės.7 Tė gjitha TPR-tė mbėrritėn mė 16 maj, ndonėse TPR-ja pėr KZAZ-nė 49 nuk ishte miratuar prej shumicės sė anėtarėve (nė kėtė rast, shumica pėrbėhej prej partive nė qeveri). Kryetari i KZAZ-sė 49 pretendoi se nė TPR kishte parregullsi (tė cilat nuk iu specifikuan MVZ-sė sė OSBE/ODIHR-it). Deri nė periudhėn qė pėrfshin ky raport, KQZ-ja nuk kishte marrė asnjė vendim pėr kėtė TPR. PS-ja kėrkoi qė KQZ-ja tė merrte njė vendim lidhur me TPR-nė e KZAZ-sė 49 dhe qė mė pas, KQZ-ja tė pėrcaktonte rezultatin pėr kryetarin dhe kėshillin bashkiak tė Tiranės nė bazė tė 11 TPR-ve.

    Nė tė njejtėn kohė, ndėrsa vazhdonte numėrimi i kutive tė votimit pėr zgjedhjet pėr minibashkitė e Tiranės, zyrtarė tė PD-sė kėrkuan qė fletėt e votimit pėr kryetar bashkie tė Tiranės qė ishin gjetur nė kėto kuti, tė numėroheshin si tė vlefshme pėr kryetar bashkie tė Tiranės, me argumentimin se vullneti i votuesve ishte i qartė. PS kundėrshtoi fuqishėm, duke deklaruar se fletėt e votimit tė gjetura nė kutinė e gabuar, ishin konsideruar tė pavlefshme deri mė sot.

    Kodi Zgjedhor nuk parashikon drejtpėrdrejt vlefshmėrinė e fletėve tė votimit gjetur nė njė kuti votimi, tė ndryshme nga ajo qė i korrespondon llojit tė zgjedhjes pėr atė fletė. Ai as nuk parashikon ndonjė procedurė pėr vlerėsimin e fletėve tė votimit tė gjetura nė kuti tė tjera. Nuk kishte asnjė vendim apo udhėzim nga KQZ-ja pėr kėtė ēeshjte pėrpara ditės sė zgjedhjeve, dhe as manuali i miratuar i KQZ-sė nuk e trajtonte kėtė ēeshtje, ndonėse nė zgjedhjet e kaluara vendore, fletėt e votimit tė hedhura gabim pėrbėnė problem. Anėtarėt e grupeve tė numėrimit ishin trainuar pėr t’i konsideruar fletė tė tilla votimi tė pavlefshme dhe fletėt e votimit tė hedhura gabim ishin konsideruar tė pavlefshme nė Tiranė deri nė mbylljen e numėrimit pėr kryetar bashkie tė Tiranės mė 14 maj.

    Mė 17 maj, tri ditė pas mbylljes sė numėrimit pėr kryetar bashkie tė Tiranės nė VNV-nė e fundit tė Tiranės, kryetari i KQZ-sė propozoi njė projekt vendim, sipas tė cilit, fletėt e votimit tė hedhura nė kutinė e gabuar do tė konsideroheshin tė vlefshme dhe do tė numėroheshin prej vetė KQZ-sė.8 Ky numėrim do tė ishte vetėm pėr fletėt e votimit gjetur nė kutinė e gabuar, qė ishin kontestuar nė nivel VNV-je. Sipas kryetarit tė KQZ-sė, projekt vendimi ishte propozuar me kėrkesė tė anėtarėve tė 7 KZAZ-ve tė Tiranės, emėruar nga PD-ja dhe LSI-ja lidhur me 60 kuti votimi.

    Anėtarėt e emerėuar nga opozita e kundėrshtuan propozimin, duke deklaruar se KQZ-ja nuk kishte tė drejtė tė numėronte fletėt e votimit dhe se mund tķ hapte ato nė bazė tė ankimimi tė rezultateve zyrtare. Ata propozuan qė KQZ-ja tė nxirrte rezultatet nė TPR-tė e marra nga VNVtė. Seanca e KQZ-sė, ku do tė diskutohej projekt vendimi, u ndėrpre nga deputetėt e PS-sė dhe seanca u shty pėrpara se tė kalonte nė votim.

    Mė 18 maj, pas votimit tė njė vendimi “nė parim” (prej 4-3 votash), ndonėse nuk ishte miratuar asnjė vendim pėrfundimtar, KQZ-ja filloi hapjen e 60 kutive tė votimit identifikuar nė kėrkesė dhe numėrimin e fletėve tė votimit pėr kryetar bashkie dhe kėshilli pėr Tiranėn. Pėr MVZ-nė e OSBE/ODIHR-it, baza ligjore pėr hapjen e kutive tė votimit ishte e paqartė. Anėtarėt e emėruar tė opozitės nė KQZ u larguan nga seanca. Fletėt e votimit numėruar nga KQZ-ja nė 20 kuti votimi gjatė seancės sė datės 18 maj rezultuan nė 60 fletė votimi pėr kryetar bashkie tė Tiranės, 46 pėr Z. Basha dhe 14 pėr Z. Rama.


    IV. ANKESA DHE ANKIMIME

    Deri mė datė 17 maj, pranė KQZ-sė ishin depozituar 93 ankesa lidhur me TPR-tė pėr garėn pėr kryetarėt dhe kėshillat e bashkive dhe komunave nė tė gjithė vendin. Kėtu pėrfshiheshin rreth 40 kėrkesa pėr pavlefshėrinė e rezultateve nė disa Qendra Votimi. Nė pjesėn mė tė madhe, ankesat janė bėrė lidhur me parregullsitė e pretenduara gjatė procesit tė numėrimit, veēanėrisht lidhur me vlerėsimin e vlefshmėrisė sė fletėve tė votimit dhe shpėrndarjen e votave pėr partitė. Janė depozituar edhe disa ankesa qė ngrenė pretendime mbi parregullsitė gjatė votimit.

    KQZ-ja ka pranuar pėr shqyrtim afėrsisht 80 ankesa, ndėrsa nuk ka pranuar pėr shqyrtim 10 tė tilla pėr arsye procedurale, kryesisht pėr shkak tė moslegjitimimit tė ankuesit.9 Ankesat e tjera janė kthyer pėr mė shumė informacion. KQZ-ja deri mė tani ka shqyrtuar vetėm 13 nga ankesat pas-zgjedhore tė pranuara pėr shqyrtim. Disa prej tyre janė rrėzuar, ndėrsa njė pjesė e vogėl janė nė proces. Deri nė periudhėn qė pėrfshin ky raport, procesi i shqyrtimit tė ankesave ėshtė pezulluar efektivisht pėr shkak tė diskutimeve tė gjata nė KQZ lidhur me garėn pėr kryetar bashkie nė Tiranė.


    Legjenda:

    1 Versioni anglisht ėshtė i vetmi dokument zyrtar. Megjithatė, ky raport ėshtė i disponueshėm edhe nė gjuhėn shqipe.
    2 Deklarata gjendet nė faqen e internetit www.osce.org/odihr/77446.
    3 Ēdo votues nė Tiranė mori katėr fletė votimi: pėr kryetarin e bashkisė sė Tiranės, kėshillin e bashkisė sė Tiranės dhe pėr kryetarin e bashkisė pėrkatėse dhe zgjedhjen e kėshillit. Nė ēdo qendėr votimi nė Tiranė kishte katėr kuti votimi pėr secilėn prej katėr zgjedhjeve.
    4 KZAZ 31 nė Erseke, 32 nė Pogradec, 34 nė Kukes, 44 nė Kopik, 41 nė Shkoder, 42 nė Kukes, 62 dhe 63 nė Vlore dhe 65 nė Ksamil.
    5 Pėr tė garantuar ekuilibėr politik, grupet e numėrimit pėrbeheshin prej dy aėntarėve tė emėruar nga shumica (PD dhe LSI) dhe dy anėtarėve tė emėruar nga opozita (PS).
    6 Faqja e internetit pėrmbante rezultatet e vetėm 484 nga 485 qendrat e votimit nė Tiranė, http://result.cec.org.al/?q=1&r=31&l=384.
    7 Sipas Kodit Zgjedhor (neni 122 dhe 123).
    8 Projekt Vendim “Pėr Vlerėsimin e Fletėve tė Votimit pėr Kryetar Bashkie dhe Kėshill Bashkiak tė Tiranės, tė Gjetura nė Kutinė e Gabuar”.
    9 Kodi Zgjedhor u jep tė drejtėn pėr tė depozituar njė ankesė apo ankimim tri grupeve: subjekteve zgjedhore, individėve ose partive tė cilėve u ėshtė mohuar regjistrimi si subjekte zgjedhore, dhe atyre tė cilėve u ėshtė mohuar akreditimi i vėzhgues zgjedhore. Nė disa raste, ankesėn e ka firmosur kandidati dhe jo pėrfaqėsuesi i autorizuar i subjektit zgjedhor.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 20-05-2011 mė 21:25

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anėtarėsuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet nė Bllog
    1
    ...duket qarte se cfare po ben KQZ-ja per te ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve....

  3. #3
    Enraged Maska e Scion
    Anėtarėsuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296
    Pas pėrfundimit tė numėrimit nė VNV-tė pėr kryetar bashkie tė Tiranės mė 14 maj, rezultatet
    paraprake jozyrtare qė KQZ-ja ia dha MVZ-sė sė OSBE/ODIHR-it tregonin se Z. Rama kishte
    10 vota mė shumė se Z. Basha (pėrkatėsisht 124,623 dhe 124,613 vota).
    E si mund ta quash fitues nje kandidat me rezultat paraprak jozyrtar. Pastaj, ne te gjith e pame se Rama ishte 10 vota para... por a e ben fitues nje kandidat rezultati sa te dali e te thrase fitore?

    Me vjen keq qe fryhet aq shume ky raport i cili sben gje vec thote te verteten kur cileson:

    Z. Rama shpalli menjėherė fitoren, ndėrsa Z. Basha tha se do tė priste rezultatet zyrtare nga KQZ-ja.
    Tani, mos me genjejne mua syte, nje kandidat qe shpall fitore me 10 vota eshte hipokriti me i madh i botes. Cdo njeri do e kontestonte kete rezultat, fundja pyetja shtrohet: Po sikur Kolegji ta shpallte fitues Bashen, cdo thoshte Rama?

    Tani, eshte per te ardhur keq qe nje media zgjedh te beje rolin e Xhelatit duke shpikur e shpifur perbaltur nepermjet nje raporti shume Objektiv.

    S'kam me shume koment, thjesht tullumbacja e radhes.

    Thug ju veri buch
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Scion : 20-05-2011 mė 17:24

  4. #4
    Larguar Maska e Noellag
    Anėtarėsuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583
    Citim Postuar mė parė nga pranvera bica Lexo Postimin
    ...duket qarte se cfare po ben KQZ-ja per te ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve....
    Cfar ben KSz-ja qe numeron votat me transparence ? Qe numeron votat e atyre qe kane gabuar kutite por qe kane shprehur vullnetin e tyre paster dhe sakte ? Aty mund te jote vota ime dhe vota jote, gabimish mund ta hedhim ne kutine e gabuar,do ishte e padrejte te mos numerohet . Si mund te flisni ju ne kete menyre , te mohoni leximin e votes si e drejte qe duhet numeruar. Nese supozojme qe gjysma e Tiranes kane hedhur ne kutine e gabuar , dhe gjysma tjeter ne kutine ku kane hedhur , do ishte i plote vullneti i qytetareve ? Do ishte i plote rezultati ?

    Votat duhet te numerohen te gjitha ku shprehin qarte vullnetin e tyre.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Noellag : 20-05-2011 mė 17:26
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e skipetar
    Anėtarėsuar
    07-12-2006
    Postime
    719
    Citim Postuar mė parė nga Noellag Lexo Postimin
    Cfar ben KSz-ja qe numeron votat me transparence ? Qe numeron votat e atyre qe kane gabuar kutite por qe kane shprehur vullnetin e tyre paster dhe sakte ? Aty mund te jote vota ime dhe vota jote, gabimish mund ta hedhim ne kutine e gabuar,do ishte e padrejte te mos numerohet . Si mund te flisni ju ne kete menyre , te mohoni leximin e votes si e drejte qe duhet numeruar. Nese supozojme qe gjysma e Tiranes kane hedhur ne kutine e gabuar , dhe gjysma tjeter ne kutine ku kane hedhur , do ishte i plote vullneti i qytetareve ? Do ishte i plote rezultati ?

    Votat duhet te numerohen te gjitha ku shprehin qarte vullnetin e tyre.
    Noellag,
    ku duhej tė shkonin kutitė e votimit prej qendrave tė votimit?
    si u bartėn kutitė e votimit prej qendrave tė votimit?
    a jeni mė demokrat ju se Bamir Topi?

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e skipetar
    Anėtarėsuar
    07-12-2006
    Postime
    719
    Citim Postuar mė parė nga Scion Lexo Postimin
    E si mund ta quash fitues nje kandidat me rezultat paraprak jozyrtar. Pastaj, ne te gjith e pame se Rama ishte 10 vota para... por a e ben fitues nje kandidat rezultati sa te dali e te thrase fitore?

    Me vjen keq qe fryhet aq shume ky raport i cili sben gje vec thote te verteten kur cileson:



    Tani, mos me genjejne mua syte, nje kandidat qe shpall fitore me 10 vota eshte hipokriti me i madh i botes. Cdo njeri do e kontestonte kete rezultat, fundja pyetja shtrohet: Po sikur Kolegji ta shpallte fitues Bashen, cdo thoshte Rama?

    Tani, eshte per te ardhur keq qe nje media zgjedh te beje rolin e Xhelatit duke shpikur e shpifur perbaltur nepermjet nje raporti shume Objektiv.

    S'kam me shume koment, thjesht tullumbacja e radhes.

    Thug ju veri buch
    lexo tė tėrė raportin, e sidomos kėto pjesė:

    Zyra e OSBE-sė pėr Institucionet Demokratike dhe tė Drejtat e Njeriut
    Misioni i Vėzhgimit tė Zgjedhjeve
    Zgjedhjet pėr Qeverisjen Vendore 2011
    Republika e Shqipėrisė

    RAPORTI PARAPRAK I PERIUDHES PAS-ZGJEDHORE
    10 - 18 maj 2011
    20 maj


    ...
    Pas pėrfundimit tė numėrimit nė VNV-tė pėr kryetar bashkie tė Tiranės mė 14 maj, rezultatet paraprake jozyrtare qė KQZ-ja ia dha MVZ-sė sė OSBE/ODIHR-it tregonin se Z. Rama kishte 10 vota mė shumė se Z. Basha (pėrkatėsisht 124,623 dhe 124,613 vota). Z. Rama shpalli menjėherė fitoren, ndėrsa Z. Basha tha se do tė priste rezultatet zyrtare nga KQZ-ja. Mė pas, zyrtarė tė PD-sė, pėrfshirė Kryeministrin Sali Berisha, i kėrkuan KQZ-sė tė konsideronte si vota tė vlefshme pėr kryetar bashkie tė Tiranės ato qė u gjetėn gjatė numėrimit pėr zgjedhjet pėr kryetar minibashkie (shih mė poshtė rubrikėn Administrimi i Zgjedhjeve).
    ...
    III. ADMINISTRIMI I ZGJEDHJEVE
    ...
    Pas dėrgimit tė TPR-ve nga 11 KZAZ-tė e Tiranės pėr zgjedhjet pėr kryetar bashkie dhe kėshill tė Tiranės, KQZ-ja kishte 48 orė pėr tė verifikuar dokumentet dhe pėr tė njoftuar rezultatet pėr zgjedhjet pėr bashkinė e Tiranės.7 Tė gjitha TPR-tė mbėrritėn mė 16 maj, ndonėse TPR-ja pėr KZAZ-nė 49 nuk ishte miratuar prej shumicės sė anėtarėve (nė kėtė rast, shumica pėrbėhej prej partive nė qeveri). Kryetari i KZAZ-sė 49 pretendoi se nė TPR kishte parregullsi (tė cilat nuk iu specifikuan MVZ-sė sė OSBE/ODIHR-it). Deri nė periudhėn qė pėrfshin ky raport, KQZ-ja nuk kishte marrė asnjė vendim pėr kėtė TPR. PS-ja kėrkoi qė KQZ-ja tė merrte njė vendim lidhur me TPR-nė e KZAZ-sė 49 dhe qė mė pas, KQZ-ja tė pėrcaktonte rezultatin pėr kryetarin dhe kėshillin bashkiak tė Tiranės nė bazė tė 11 TPR-ve.

    Nė tė njejtėn kohė, ndėrsa vazhdonte numėrimi i kutive tė votimit pėr zgjedhjet pėr minibashkitė e Tiranės, zyrtarė tė PD-sė kėrkuan qė fletėt e votimit pėr kryetar bashkie tė Tiranės qė ishin gjetur nė kėto kuti, tė numėroheshin si tė vlefshme pėr kryetar bashkie tė Tiranės, me argumentimin se vullneti i votuesve ishte i qartė. PS kundėrshtoi fuqishėm, duke deklaruar se fletėt e votimit tė gjetura nė kutinė e gabuar, ishin konsideruar tė pavlefshme deri mė sot.

    Kodi Zgjedhor nuk parashikon drejtpėrdrejt vlefshmėrinė e fletėve tė votimit gjetur nė njė kuti votimi, tė ndryshme nga ajo qė i korrespondon llojit tė zgjedhjes pėr atė fletė. Ai as nuk parashikon ndonjė procedurė pėr vlerėsimin e fletėve tė votimit tė gjetura nė kuti tė tjera. Nuk kishte asnjė vendim apo udhėzim nga KQZ-ja pėr kėtė ēeshjte pėrpara ditės sė zgjedhjeve, dhe as manuali i miratuar i KQZ-sė nuk e trajtonte kėtė ēeshtje, ndonėse nė zgjedhjet e kaluara vendore, fletėt e votimit tė hedhura gabim pėrbėnė problem. Anėtarėt e grupeve tė numėrimit ishin trainuar pėr t’i konsideruar fletė tė tilla votimi tė pavlefshme dhe fletėt e votimit tė hedhura gabim ishin konsideruar tė pavlefshme nė Tiranė deri nė mbylljen e numėrimit pėr kryetar bashkie tė Tiranės mė 14 maj.
    ...

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Koencidence:
    Asnje prej mediave pro qeveritare,Tv,radio,gazeta,agjensi lajmesh etj...nuk e kane pasqyruar lajmin qe ka te beje me raportin BOMB te OSBE/ODIHR,i cili i konisderon te pavlefshme votat qe numeron KQZ

  8. #8
    ......................... Maska e Pogradecari
    Anėtarėsuar
    15-10-2002
    Vendndodhja
    a
    Postime
    540
    rrini rrini dhe e nxirni koken u te partise se punes
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Pogradecari : 20-05-2011 mė 20:31

    shendet e para


  9. #9
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anėtarėsuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Citim Postuar mė parė nga Noellag Lexo Postimin
    Cfar ben KSz-ja qe numeron votat me transparence ? Qe numeron votat e atyre qe kane gabuar kutite por qe kane shprehur vullnetin e tyre paster dhe sakte ? Aty mund te jote vota ime dhe vota jote, gabimish mund ta hedhim ne kutine e gabuar,do ishte e padrejte te mos numerohet . Si mund te flisni ju ne kete menyre , te mohoni leximin e votes si e drejte qe duhet numeruar. Nese supozojme qe gjysma e Tiranes kane hedhur ne kutine e gabuar , dhe gjysma tjeter ne kutine ku kane hedhur , do ishte i plote vullneti i qytetareve ? Do ishte i plote rezultati ?

    Votat duhet te numerohen te gjitha ku shprehin qarte vullnetin e tyre.
    Duhet te numerohen votat e shqiptareve , por ato te shqiptareve ama ! Kurse ato qe po kerkon te fusi KQZ-ja ne llogari nuk jane votat e shqiptareve , por vota qe dalin nga shalet e sekretareve apo kutite qe mbushen nga duart e gomareve dhe qe nuk ndalen as perpara kodeve te kutive !

    Keto "vota" doni te na i shisni per vota shqiptaresh juve ?

  10. #10
    Hierark i lartė Maska e Uriel
    Anėtarėsuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207
    Raporti pasqyron veē historikun e trajtimit tė votave tė ngatėrruara aksidentalisht dhe nuk specifikon nė asnjė pikė vlefshmėrinė apo pavlefshmėrinė e tyre. OSBE-ODIHR nuk ka asnjė bazė ligjore tė pėrcaktojė statusin dhe fatin e kėtyre fletėve kur Kodi Zgjedhor shqiptar nuk pėrcakton drejtėpėrsėdrejti vlefshmėrinė e tyre. Pra kjo hapėsirė ligjore (tepėr e keqinterpretuar) duhej shtruar si problem Gjykatės Kushtetuese - kjo pėrbėn dhe gafėn mė tė madhe tė proēesit qė ka ndėrrmarė KQZ-ja, dhe jo pjesa "e lagu, se lagu" fletėn. Nga ana tjetėr detyra e kėtyre mediave sharlatane qė pasqyrojnė lajmin tjetėr pėr tjetėr nė formė tė qartė propagande ėshtė shfrytėzimi i injorancės sė pėrfaqėsuar nga masa e gjėrė, pėr ti shitur mollėt pėr dardha. OSBE-ODHIR ka detyrė veē vėzhguese dhe pėrcjellėse dhe jo specifikuesin dhe interpretuesin ligjor. Kjo ėshtė detyrė e Z.Baze dhe mediave simotra qė ushqejnė propagandė (tė majta apo tė djathta) dhe qė kanė statusin e Gjykatės Ndėrkombėtare pėr publikun injorant shqiptar.

    Ku mbeti bomba?!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Uriel : 20-05-2011 mė 21:08
    relata refero

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •