Kulmi i hipokrizise apo hipokrizia ne kulm, kete nuk e dinim po kaq haptaz?
Padyshim, kjo tregon qe greket kane dhe sens humori
Grekët zemërohen me Merkel: Punojmë më shumë se gjermanët
Artikulli ne vijim:
ATHINË - Në Greqi nuk janë pritur mirë deklaratat e kancelarës Gjermane Angela Merkel e cila gjatë një interviste për agjencinë e lajmeve DPA, këshillonte grekët të punojnë më shumë, të dalin në pension më vonë dhe të bëjnë më pak pushime. Politikanët, media dhe sindikatat e punëtorëve kryesisht në Greqi lëshuan kritika kundër kancelares Merkel e cila në vendin e saj po përballet gjithashtu me kritika për ndihmën financiare që i ka dhënë Greqisë.
“Merkel mbështetet të populizmi” shkruante një e përditshme në Athinë në një editorial kryesor ndërsa shtonte se është tragjike që ajo drejton vendin më të fort financiar të Europës në këtë kohë krize.
Një tjetër gazetare greke shkruante se tashmë punëtorët tanë do të largohen për pushime me ndjenjë faji dhe mjaft të shqetësuar duke pasur në mend deklaratat e Merkel.
Sipas qytetarëve të Athinës, grekët punojnë me orar më të zgjatur sesa qytetarët në Gjermani madje disa bëjnë edhe nga dy punë ndërsa presin për një kohë të gjatë për të dalë në pension.
Kaq mjaftoi që televizionet vendase të publikonin statistikat të cilat u referoheshin agjencive të ndryshme ku tregohej se gjermanët merrnin mesatarisht 30 ditë pushime në vit krahasuar me 25 ditë të portugezëve, 23 ditë të grekëve dhe 22 ditë të spanjollëve.
Krijoni Kontakt