Close
Faqja 24 prej 48 FillimFillim ... 14222324252634 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 231 deri 240 prej 480
  1. #231
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Zekolli nuk ka njohuri për zhvendosjen e Institutit!


    Ndryshe nga pretendimet e qeveritarëve, drejtori i Institutit për trashëgimi shpirtërore dhe kulturore të shqiptarëve Shefqet Zekolli, edhe një herë deklaroi se nuk është në dijeni për vendimin e Qeverisë për zhvendosjen e Institutit. Ai madje thotë se as nuk është informuar nga qeveria dhe as nuk e ka parë dokumentin e qeverisë me të cilin në seancën e 1 qershorit me propozim të ministrit të Jashtëm Nikolla Popovski është vendosur që të gjenden ambiente të reja për Institutin me qëllim që aty të vendoset Ambasada e Bullgarisë. Por nga ana tjetër, Zekolli pohon se ka kërkuar nga Qeveria që të zgjidh përfundimisht çështjen e një ambienti të përhershëm ku do të vendosej Instituti.
    “E vërteta është ajo të cilën e kam thënë dhe të cilën e përsëris: Nuk jam në njohuri të një vendimi të Qeverisë për zhvendosjen e Institutit. Ju lutem unë do të jem më se i lumtur nëse dikush ma prezanton një dokument në të cilin thuhet se Instituti duhet të zhvendoset. Ne kemi bërë një kërkesë për zgjidhjen e qëndrueshme dhe definitive të Institutit”, deklaroi Shefqet Zekolli, drejtor i Institutit për trashëgimi shpirtërore dhe kulturore.
    Edhe pse pak ditë më parë ministri i Punës dhe Politikës Sociale Spiro Ristovski tha se është në konsultime të vazhdueshme me udhëheqësin e Institutit për të gjetur ambiente të reja, Zekolli tha se akoma nuk ka kontaktuar me të.
    “Jo ne presim, presim që të kemi kontakte me te”, tha Shefqet Zekolli, drejtor i Institutit për trashëgimi shpirtërore dhe kulturore.
    Ndërsa ja se çfarë deklaroi para tre ditësh ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Spiro Ristovski:
    “Bisedojmë me ta dhe së bashku me Institucionet e tjera kompetente kërkojmë ambient të përshtatshëm që do t’i përgjigjet nevojave të Institutit”, deklaroi Spiro Ristovski, ministër i Punës dhe Politikës Sociale.
    Ndërkaq disa ditë më parë edhe zëdhënësi i Qeverisë Muhamed Hoxha tha se vendimi për gjetjen e hapësirave të reja për Institutin për çfarë është ngarkuar ministri i Punës dhe Politikës Sociale është Spiro Ristovski është në përputhje me kërkesën e vetë Institut ndërsa sa i përket dhënies së këtyre hapësirave Ambasadës së Bullgarisë ashtu siç qëndron në vendimin e 1 qershorit të Qeverisë së RM-së, aty do të vendoset vetëm pasi të gjenden hapësira të reja për Institutin. Alsat-M sot edhe zyrtarisht iu drejtua Qeverisë me kërkesë për t’ia siguruar dokumentin për shpërnguljen e Institutit. Bëhet fjalë për dokument të Qeverisë me datë 1 qershor dhe me numrin 41/17/65, për të cilin drejtori i Instituti thotë se nuk e ka parë asnjëherë.

    Alsat M
    Sui generis

  2. #232
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Diplomat e USHT-së mbeten ëndërr e parealizuar


    Edhe pse nga Universiteti Shtetërorë i Tetovës deklarohen se nuk ka problem me marrjet e diplomave nga studentët që kanë kryer studimet në këtë universitet, e vërteta flet ndryshe. Një studente tjetër që ka pritur për më shumë se 3 vite është deklaruar sot për Televizionin Alsat M. Fjala është për Berta Imerin, studente e juridikut, e cila edhe pse ka mbaruar studimet që para tri vitesh, ende nuk mundë ta merr diplomën për shkaqe të panjohura.
    “Tashmë janë bërë gati 3 vite, faktikisht mua më janë lajmëruar që nesër të shkoj ta marr diplomën, megjithatë jam këtu për përkrahje morale për të gjithë studentët që kanë kaluar nëpër të njëjtën rrugë sikur unë. Do i kisha lutur të gjithë politikanët e të gjitha partive politike që të mos e politizojnë këtë çështje dhe të i’u bëjnë problem administratorëve apo dikujt tjetër sepse kjo është halli jonë, në këtë rast halli I studentëve dhe në të mirë të të gjithëve do ishte që ne të kemi autonominë e universitetit dhe ta respektojnë edhe ata autonominë e universitetit dhe ne të pajisemi me diploma”, deklaroi Berta Imeri, studentë e Juridikut.
    Nga an tjetër nga USHT-ja, nuk dëshirojnë para kamerave të flasin për këtë problem. Madje nuk i mundësuan kamerës së Alsat të filmojë se si duket një diplomë, që sipas tyre u ndahen studentëve. Zëdhënësi i këtij institucioni Selam Sulejmani, vazhdon të mbetet në qëndrimin e njëjtë se në USHT nuk ka problem të këtillë dhe se atje diplomat jepen në kohë dhe pa asnjë vonesë. Përkundër insistimit tonë, që të prononcohet ai tha se nuk ka çfarë të shtojë nga ajo që ka thënë para katër ditësh.
    “E para e punës kjo nuk ndodh, pastaj universitetet kanë këtë mision studentët që i përfundojnë studimet e tyre më në fund pas kalimit të të gjitha procedurave ligjore të parapara nga ligji për arsim të lartë në Maqedoni më në fund të pajisen me dokumentin e tyre final, siç është diploma e universitetit. Procedurat për të marrë diplomë në USHT zgjasin aq sa e parasheh ligji për arsim të lartë në Maqedoni”, tha kohë më parë Selam Sulejmani, zëdhënës I USHT-së.
    Një rast tjetër i cili u ankua pikërisht për vonesën e marrjes së diplomës para ca ditësh ishte edhe Kadri Kamberi, i cili edhe pse tentoi të marrë diplomën një ditë pas kësaj deklarate të zëdhënësit, sërish e mori të njëjtën përgjigje se: diploma nuk është gati.

    Alsat M
    Sui generis

  3. #233
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Seanca pyetje deputetësh po humbë kuptimin!


    Kryeministri dhe ministrat e tij të pakënaqur nga pyetjet e deputeteve. Ndërkohë edhe këta të fundit posaçërisht të opozitës, u shprehën të pakënaqur nga përgjigjet e marra. Kjo si duket flet qartë se vetë deputetët me pyetjet e tyre, por edhe ministrat me përgjigjet ndaj pyetjeve të shtruara, kanë devalvuar institucionin ‘pyetje deputetësh’. Deputeti i LSDM-se Andrej Petrov pyeti se pse i ndërrohet emri rrugës nga “Stiv Naumov” në “Filipi II”. Pas një përgjigje disa minutëshe nga kryeministri Gruevski, ky i fundit theksoi se ka pritur që sot të diskutohej për çështje shumë më të rëndësishme.
    “Më vjen keq që s’keni gjetur diçka më të mençur për të diskutuar sot. Sigurisht të nisur nga dëshira që me çdo çmim të na sulmoni, të na akuzoni, po tentoni të gjeni diçka me çka do të na sulmoni, por kjo nuk mban ujë”, tha Nikolla Gruevski, kryeministër.
    “Se a është diçka e mençur apo është budallallëk, nuk vendosni ju por vendosin qytetarët. Unë nuk e kam zakon të flas për gjithçka por e flas atë që e mendoj”, u shpreh Andrej Petrov, LSDM.
    Ndërkohë derisa deputeti i PDSH-së Bekim Fazliu, i parashtronte pyetje ministres së Brendshme Gordana Jankulovskës, vetë kryeministri Gruevski nuk dëgjonte fare atë por bisedonte me koordinatoren e grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së Sillvana Boneva. Fazliu pyeti Jankullovskën se pse policia përdor kute të dyfishta- ndryshe sillet me shqiptarët e ndryshe me të tjerët.
    “Ja bëhen gati dy muaj nga aksioni dhe opinionit ende nuk i keni ofruar asnjë dëshmi, asnjë fakt se ata që u burgosën gjatë aksionit monsntër kanë lidhje me vrasjen e pesëfishtë në Smillkovcë. Nga mospasja e fakteve tjera që të mbuloni turpin në mënyrë eksprese dënuat vetëm për një orë sa zgjati procesi gjyqësor ndaj Ibraim sejdinit i burgosur gjatë aksionit mostër e d ënuat me 6 vjetë burg dhe atë për veprën armëmbajtje pa leje, jo për terrorizëm dhe jo për vrasje. E këtu vjen në shprehje ajo që ne çdoherë e themi për zbatimin selektiv të drejtësisë dhe zbatimin selektiv të ligjeve”, deklaroi Bekim Fazliu, deputet I PDSH-së.
    “Ju jeni në linjë të njëjtë me LSDM-së dhe është plotësisht real dhe shumë shpejtë i pritur koalicioni formal mes dy partive tuaj. Dëshmitë për çdo rast i kemi prezantuar fillimisht para prokurorit, a pastaj prokurori do t’i prezantojë para organeve gjyqësore adekuate. Se drejtësia duhet të prezantohen në rrugë dhe të shqiptohet në rrugë është temë e juaj e përbashkët dhe besoj do të jetë edhe platformë e juaja e përbashkët”, tha Gordana Jankullovska, ministre e brendshme.
    Ndërkohë që pyetjet e deputetëve ndonëse me rregulloren për punën e kuvendit janë paraparë të mbahen çdo të enjte në fund të muajit, por edhe kësaj radhe për shkak të obligimeve të kryeministrit Gruevski në ditët në vijim, e njëjta u mbajt tre ditë më herët.

    Alsat M
    Sui generis

  4. #234
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    LSDM i ofron masa anti-krizë Qeverisë ‘Gruevski’


    Partia e Cërvenkovskit ka vazhduar me kritikat kundër politikave ekonomike të Qeverisë të cilat sipas LSDM-së janë katastrofale për të ardhmen e qytetarëve. Nënkryetari i kësaj partie Zoran Jovanovski tha se nëse Gruevski thotë se Greqia nuk duhet ta sheh krizën ekonomike si shkas për mos të kërkuar zgjidhje për çështjen e emrit, atëherë dhe ne e ndjekim logjikën e kryeministrit dhe themi se kriza ekonomike në BE nuk duhet të jetë arsye për politika e këqija ekonomike. LSDM edhe një herë nga Qeveria kërkon publikimin e llogarive të tyre se sa do të jetë çmimi i energjisë elektrike deri në fund të këtij viti, dhe sa deri në fund të vitit 2015.
    "Qytetarët dhe firmat që tani duhet të dinë se cili do të jetë çmimi i energjisë në periudhën e ardhshme disa vjeçare, me qëllim që të planifikojnë, të bëjnë llogari se cili burim i energjisë do të jetë më i kapshëm për ta kur të vjen dimri por edhe në periudhat që vijojnë", deklaroi Zoran Jovanovski, Nënkryetar i LSDM-së.
    Ndërsa në përgjigjen e saj VMRO DPMNE me kundër akuza për partinë e Cërvenkovskit.
    "Kur të gjitha shtetet ecnin para, Maqedonia me LSDM-në shkonte prapa. Për këtë arsye LSDM-ja nuk do të jep llogari se ku shkonin paratë në kohën e tyre. Tani paratë që investohen shihen, ndërsa në kohën e LSDM-së paratë shpenzoheshin mirëpo asgjë nuk shihej", tha Aleksandër Biçikliski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.
    Masat ekonomike të cilat i ka propozuar LSDM-ja për 4 muaj arrin në 37.

    Alsat M
    Sui generis

  5. #235
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Kadriu: Nevojitet ligj i ri për përdorimin e gjuhës shqipe


    Ligji për përdorimin e gjuhëve është një ligj që ka shumë mangësi, paqartësi dhe vakum juridik. Me ligjin aktual për përdorimin e gjuhëve, nuk mund të thuhet se është e garantuar gjuha shqipe si zyrtare në Maqedoni. Kështu vlerëson eksperti juridik Osman Kadriu. Duke komentuar paralajmërimet e ministrit të Drejtësisë Blerim Bexheti se do të kërkohet interpretim autentik të ligjit për gjuhët, eksperti Kadriu tha se nuk ka nevojë fare për interpretim autentik të këtij ligji.
    “Interpretimi autentik në Parlament si organ ligjdhënës gjithmonë kërkohet kur punohet për ndonjë paqartësi të ndonjë paqartësi të një dispozite ligjore, ose të dy apo më tepër dispozitave, këtu nuk bëhet fjalë për paqartësi, por këtu bëhet fjalë për atë se dispozita kushtetuese nuk është në tërësi e implementuar dhe e integruar në ligjin në fjalë.
    Ne për zbatimin e gjuhës shqipe si zyrtare në nivel të shtetit duhet të pajisemi kushtimisht të them në një ligj gjithëpërfshirës, i cili do ti përfshinte të gjitha institucionet e mundshëm që ka shteti”, tha Osman Kadriu, ekspert juridik.
    Eksperti juridik Ivica Josifoviq vlerëson se interpretim autentik të këtij ligji parlamenti mund të jep vetëm për ato dispozita që nuk janë precize, të paqarta apo hasin në vështirësi në zbatimin praktik.
    “Nëse planifikohet miratimi i një ligji të ri ajo do të dalë jashtë kornizës juridike të Marrëveshjes kornizë. Nëse sillni ligj të ri duhet të ndërrohet edhe Kushtetuta dhe me të nuk do të ketë rëndësi vetë Marrëveshja Kornizë. Interpretimi i ligjit për gjuhët mund të bëhet vetëm për përdorimin e gjuhëve në kuadër të institucioneve, interpretimi i ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe në tërë territorin do të thoshte sjelljen e ligjit të ri që është në kundërshtim të Marrëveshjes kornizë, të amendamentit V-të të Marrëveshjes”, tha Ivica Josifoviq, ekspert juridik.
    Nga ana tjetër Osman Kadriu vlerëson se është koha e fundit kur duhet të sillet një ligj i ri dhe me këtë të ndryshohet edhe Kushtetuta, më të cilën patjetër të theksohet se gjuhë zyrtare në shtet janë gjuha maqedonase dhe ajo shqipe.
    “Kushtetutë-dhënësi me ndryshimet e Kushtetutës vetëm me përshkrim sqaron se gjuha e dytë zyrtare në shtet duhet të jetë edhe gjuha e asaj bashkësie nacionale e cila jeton në territorin e Maqedonisë dhe e cila në përqindje është mbi 20 për qind, nuk ka nevojë kjo të përmendet. Kushtetutë-dhënësi sikur me pas averzion ta përdorë fjalën gjuha shqipe, duhet kushtetutë dhënësi në Kushtetutë, me dispozitë shumë të qartë të përmend dhe të garanton se gjuhët zyrtare në Maqedoni janë gjuha maqedonase dhe gjuha shqipe, pikë”, u shpreh Osman Kadriu, ekspert juridik.
    Ministri i Drejtësisë Blerim Bexheti një ditë më parë në një prononcim për ALSAT M tha se çështja e gjuhës shqipe do të zgjidhet në të njëjtën formë siç u mbyllën rastet e Hagës, me interpretim autentik të ligjit për gjuhët. Ndërsa nga partnerët e koalicionit, sot nuk e pamë të arsyeshme të japim ndonjë vlerësim rreth këtij propozimi të Bexhetit.

    Alsat M
    Sui generis

  6. #236
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    USHT premton, diploma javën e ardhshme!


    Me çështjen e mosdhënies së diplomave në Universitetin Shtetëror të Tetovës sot është marrë edhe numri dy i Arsimit, Safet Neziri. Autoritetet e USHT-së i kanë deklaruar se arsyeja e mosdhënies së diplomave qëndron në mos-standardizimin e tyre dhe se të njëjtat, nga java e ardhshme do të fillojnë të jepen, dhe jo siç deklaruan për televizionin Alsat M, se diplomat jepen dhe se ky problem nuk ekziston në USHT.
    “Sipas sqarimeve të tyre, është bërë ajo pjesa teknike organizative siç është pjesa e standardizimit të formularëve të diplomave, pamja, forma, përmbajtja, dizajni e kështu me radhë. Dhe informatat e fundit që I mora nga autoritetet e USHT-së, ata më premtuan se javën e ardhshme do jenë gati dhe do tu shpërndahen diplomat të gjithë studentëve që brenda kësaj periudhe nuk kanë arritur në kohë ti marrin diplomat”, deklaroi Safet Neziri, zv/ ministër i arsimit.
    Por kjo deklaratë e Nezirit, dëshmon qartë të kundërtën e asaj që pati thënë zëdhënësi i USHT-së, Sulejman Sulejmani. Ai para një jave në një deklaratë për Alsat M, pas ankesës së një prindi se djali i tij nuk mund t’i vazhdojë studimet pasuniversitare për shkak se nuk posedon diplomë, u shpreh se diplomat merren pa kurrfarë vonese.
    “E para punës, kjo nuk ndodh. Procedurat për të marrë diplomë në USHT, zgjasin aq sa e parasheh ligji për arsim të lartë në Maqedoni. Mua më vjen keq për rastin në fjalë por nëse vlerëson se ka ankesa ka shkelje siç e vlerëson ai le të paraqitet në hapësirat e USHT-së, dhe problem mbyllet sa hap e mbyll sytë”, deklaroi kohë më parë Selam Sulejmani, zëdhënës i USHT-së.
    Nga ana tjetër, derisa nga USHT i premtojnë zv/ministrit të Arsimit se po përgatisin diplomat, personat të cilët me vite e kanë këtë hall,çështjen e tyre e kanë shtruar edhe para ndërkombëtarëve dhe institucioneve relevante në vend. Jakup Kamberi, i diplomuar para dy vitesh në këtë institucion, i është drejtuar sot ambasadave të huaja në vend, Avokatit të Popullit dhe Komitetit të Helsinkit, për ta ndihmuar në marrjen e diplomës.

    Alsat M
    Sui generis

  7. #237
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Debat publik rreth ndryshimeve të Ligjit për punë të brendshme


    Harmonizimi i Ligjit për punë të brendshme me ligjin për procedurë penale, është elementi kyç që përmbajnë propozim ndryshimet në ligjin për punë të brendshme që sot u debatua në Këshillin për euro-integrime ku morën pjesë ekspertë të fushës adekuate. Debati kishte për qëllim përmirësimin e tekstit punues të Propozim-ligjit.
    “Duhej medoemos që Ligji për punë të brendshme të harmonizohet me Ligjin për procedurë penale. Ligj për procedurë penale i cili është sjellur më herët dhe disa norma të po atij ligji hyjnë në fuqi nga nëntori i këtij viti. E kryesisht ajo që është më me rëndësi për ne janë normat me të cilat barten kompetencat e hetuesisë nga sfera e krimit të organizuar, nga MPB-ja në prokurorinë publike. Kështu që do të thoja që në fillim se ndryshim rrënjësor i këtij ligji është ajo që bënë harmonizimin e ligjit për punë të brendshme me Ligjin për procedurë penale”, deklaroi Xhelal Bajrami, zv ministër i brendshëm.
    Nga ana tjetër ekspertët u shprehen se ndryshimet janë në frymën e reformave dhe harmonizimit të ligjeve me legjislaturën e BE-së, por mes tjerash nënvizuan rendësin e pavarësisë së Kontrollit të brendshëm në MPB.
    “Në rast se përcaktohemi për një kontroll të brendshëm të pavarur, që duhet të jetë bazë për vënien në test të veprimeve profesionale dhe respektimit të ligjit gjatë punës së zyrtarëve të policisë, atëherë çështjet e ndryshimeve në këtë pjesë dhe plotësimi i kontrollit të brendshëm në kompetencën e njësive organizative nën mistrinë, shtojnë çështjen plotësuese të pavarësisë”, u shpreh Frosina Remenska, profesor universitar.
    Propozim ndryshimet e propozuara në Ligjin për punë të brendshme u kundërshton ashpër nga opozita sipas së cilës ndryshimet në fjalë kanë për qëllim të amnistojnë ministren e brendshme nga përgjegjësia politike dhe në këtë rast apostrofuan rastin Neshkovski.
    “Nuk duhesh të jesh ekspert apo njeri nga MPB-ja që të kuptosh se çka në fakt po ndodh me këto ndryshime. Kjo është larje klasike e ndërgjegjes dhe krijimit të bazës ligjore jo për urdhërat në MPB, por, të krijohet një mekanizëm i ri për shmangien e përgjegjësisë politike të ministres për punë të brendshme. Ky është një përcaktim, një dispozitë për një rast konkret tragjik, vrasja e të riut Martin Neshkovski, gjatë kremtimit të VMRO-DPMNE-së”, deklaroi Emiljan Stankoviç, LSDM.
    Propozim ndryshimet e Ligjit për punë të brendshme se shpejti do të jenë në shqyrtim në seancë plenare të Kuvendit Republikan.

    Alsat M
    Sui generis

  8. #238
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Për çdo bërllok apo papastërti, mund të gjobiteni me nga 50 euro


    Shkelësit e ligjit dhe keqbërësit nëpër komuna prej tani përveç nga policia do të gjobiten edhe nga kujdestarët komunalë të sigurisë për të cilët nga qyteti i Shkupit kanë siguruar uniforma të reja, të cilat janë të ngjashme me ato të policisë. Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski me këtë rast tha se roli i kujdestarëve komunal më të tepër do të jetë në drejtim të parandalimit të shkeljeve të ligjit nga qytetarët se sa për të gjobitur ata.
    “Këto uniforma do të kontribuojnë për t’u dalluar kujdestarët komunal në qytetin e Shkupit dhe para së gjithash mendojmë se do të veprojnë në drejtim preventiv mbi higjienën komunale në qytetin e Shkupit”, tha Koce Trajanovski, kryetar i qytetit të Shkupit.
    Ndërkohë ministrja e Brendshme, Jankullovska tha se kujdestarët komunalë do të ndihmojnë organet e rendit në sanksionimin e shkelësve të Ligjit për higjienë publike.
    “MPB-ja prej çastit të miratimit të Ligjit për higjienë publike ka dhënë mbështetje për implementimin e tij dhe zbatimin e mirëfilltë në terren edhe pse në masë të madhe përgjegjësi për zbatimin e këtij ligji janë pikërisht komunat por megjithatë ne deri më tani kemi kryer një pjesë të madhe të detyrave të cilat ndër të tjera janë edhe të policisë gjithnjë sipas këtij ligji”, tha Gordana Jankullovska, Ministre e Brendshme.
    “Deri më tani në terren praktika tregon se tek qytetarët po ngritet vetëdija dhe me këtë po respektohet ligji. Kemi edhe raste të refuzimit të gjobave edhe atë nga arsye të ndryshme. Kemi shumë raste sociale dhe ata nuk dimë se si t’i gjobisim, por megjithatë gjobat tona sillen deri më 50 euro për persona fizik”, u shpreh një kujdestar komunal i sigurisë.
    “Unë kam 3 vite që punoj në këtë punë dhe ne përballemi me shumë probleme pasi qytetarët më parë nuk na vërenin shumë pasi nuk kishim uniforma. Tani do të shohim se si do të shkojnë punët me uniforma të reja”, tha një tjetër kujdestar komunal i sigurisë.
    Nga shtatori i vitit 2008 e deri më tani janë regjistruar mbi 64 mijë shkelje të ligjit për higjienë publike.

    Alsat M
    Sui generis

  9. #239
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Po shuhet Maqedonia Lindore


    Maqedonia Lindore është përfshirë nga vala masive e braktisjes nga të rinjtë maqedonas, por edhe të komuniteteve tjera, informon agjencia e lajmeve INA.

    Pasaporta bullgare, studimet në Shkup dhe emigracioni janë faktorët kryesorë që detyrojnë të rinjt e këtij rajoni të braktisin vendlindjet e tyre për shkak të papunësisë, varfërisë dhe mungesës së alternativave jetësore dhe perspektivës, etj.

    Nga të dhënat e mediave maqedonase bëhet e ditur se rreth 20 mijë banorë kanë braktisur këtë rajon gjatë 15 viteve të fundit.

    Gazeta “Utrinski” në një shkrim të tillë shkruan se mbi 15 mijë të rinj kanë ikur nga pjesa lindore e vendit, që konsiderohet si rajon i varfër dhe pa perspektivë.

    Në qytetin Makedonska Kamenica mbi 6 mijë banorë apo gjysma e qytetit janë jashtë vendit. Shumica prej tyre janë pajisur me shtetësi bullgare viteve të fundit dhe kanë ikur në emigracion.

    Dimçe Anastasov, një pensionist i këtij qyteti thekson se nuk ka anëtarë familjesh në këtë qytet që nuk është pajisur me pasaportën bullgare dhe ka ikur në emigracion apo jeton në Bullgari. “Pasaporta bullgare në këtë rajon është shpresa e vetme për të rinjtë që gjejnë një rrugëzgjidhje dhe një perspektivë më të mirë”, nënvizon pensionisti maqedonas.

    Mbi 140 fshatra të banuar me maqedonas në Maqedoninë Lindore janë shuar dhe nuk kanë asnjë banorë.

    Shqetësimet për çdo ditë rriten për shkak se fshatrat edhe me pak banorë, tashmë janë shuar totalisht dhe një pjesë e madhe e tyre vazhdon trendin e shuarjes totale. Sipas një studimi të bërë nga mediat lokale maqedonase në pjesën lindore të vendit drejt shuarjes janë edhe mbi 455 fshatra të tjerë, kryesisht të banuar me maqedonas, turq, por edhe një pakicë shqiptare.

    Banorët e fshatrave kryesisht i`a mësyjnë qyteteve, duke u përqendruar kryesisht në Manastir dhe Shkup. Por pjesë më e madhe ikën drejt vendeve të Evropës Perëndimore dhe kontinentet tjera.

    Nga komunat qendrore të kësaj zone regjistrohen fshatra edhe me dy deri në tetë banorë, kryesisht pleq të moshuar , të mbetur pranë vatrave të tyre dhe që mezi mbijetojnë jetën.

    Nga ana tjetër sipas statistikave të Entit Shtetëror të Statistikave, në rajonin e Pollogut, ku është dominuese popullësia shqiptare, mbi 28 për qind e banorëve jetojnë në qytet, ndërsa mbi 70 për qind janë të koncentruar nëpër fshatra.

    Ina
    Sui generis

  10. #240
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    “Wizzair” publikon ofertën e biletave të lira nga Shkupi


    Kompania hungareze e fluturimeve ajrore ka publikuar në sajtin e saj të internetit gjashtë destinacione të reja nga Maqedonia me çmime, ku dhe taksat janë të kyçyra, që fillojnë nga 8.99 euro deri më 17.99 euro. Cmimet mund të shifen edhe në faqen e tyre zyrtare.

    http://wizzair.com/en-GB/Flights/Skopje

    Nga ky moment qytetarët e Maqedonisë mund të rezervojnë bileta për 8 destiancione dhe për në : Bazel, Dortumund, Memingem, Milano, Ajnohoven, Malme dhe si dhe në Londër dhe
    Venecia.



    Shqipmedia
    Sui generis

Faqja 24 prej 48 FillimFillim ... 14222324252634 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •