Close
Faqja 2 prej 48 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 480
  1. #11
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Sheqerinska: Vështirë është në biznes, nëse je shqiptar


    Para anëtarëve të Odës ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, kandidatja për kryeministër nga radhët e LSDM-së Radmilla Sheqerinska pranoi se të zhvillosh biznes në Maqedoni është rëndë, por edhe më vështirë është nëse afaristi është shqiptar. Për këtë qëllim Sheqerinska premtoi se Qeveria e re këto barriera do t’i eliminojë, ndërsa tha se e gëzon fakti se tek subjektet politike shqiptare vërehen lëvizje në aspektin ekonomik e jo vetëm në atë kombëtar.
    “Ndonjëherë kam përshtypje se shumë vështirë është nëse je shqiptar në biznes. Kjo është njësoj si përshtypja të cilën e kanë shumë shqiptarë në Maqedoni kur shkojnë në spitale, kanë probleme nuk mund të hyjnë askund nëse nuk japin ryshfet. Pastaj askush nuk i trajton dhe besoni se pas shumë bisedave me njerëz kemi konstatuar se nëse nuk keni ndonjë person që e njihni ju pret e njëjta gjë”, deklaroi Radmilla Sheqerinska kandidate për kryeministër nga LSDM.
    OEMVP nga LSDM kërkoi që nëse ajo formon Qeverinë e re si kusht ta ketë pranimin e platformës ekonomike të partive politike shqiptare, ndërtimin e Rrugës së Arbrit, ikjen e pagesës së tatimeve të fshehura, mos sanksionimin e kompanive të cilat kërkojnë kthimin e tatimit mbi vlerën e shtuar nga shteti dhe lehtësime për kapitalin e mërgatës, i cili dëshiron të investojë në Maqedoni.
    “Pushtetarët e ardhshëm nuk duhet të marrin pushtetin ekzekutiv pa dhënë garanci të forta apo nëse nuk kanë ndonjë platformë se si do t’i çojnë punët para”, tha Menderes Kuçi, kryetar i OEMVP-së.
    “Tek ne nëse dikush kërkon kthimin e fondeve nga tatimi mbi vlerën e shtuar, menjëherë i dërgohet inspektorati sikur ato para të ishin të tyre”, u shpreh Enver Maliqi, nënkryetar i OEMVP-së.
    Duke prezantuar platformën e LSDM-së para anëtarëve të OEMVP-së kandidatja për kryeministër nga partia e Cërvenkovskit u zotua se nuk do të ketë shpallje të tenderëve nëse paraprakisht nuk sigurohen fonde për realizimin e tyre. Ajo gjithashtu premtoi se nuk do të ketë ndryshim dhe zbatim të ligjeve brenda natës, por çdo ligj i miratuar do të zbatohet pas 1 viti.

    Shqipmedia
    Sui generis

  2. #12
    revolucionar Maska e bOndi_oo7
    Anëtarësuar
    18-10-2005
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    704

    Imer Selmani jep doreheqje

    Meqë partia Demokracia e Re nuk mori asnjë mandat në zgjedhje, lideri i saj Imer Selmani tha dorëheqje nga posti kryetarit të partisë.
    “Dua ta njoftoj opinionin se si akt moral sot para organeve të partisë kamë paraqitur dorëheqjen nga posti i kryetarit. Verdikti i popullit është i drejtë pa marrë parasysh nëse ju pëlqen politikanëve ose jo”, deklaroi me këtë rast Selmani, duke falënderuar qytetarët që në këto zgjedhje kanë votuar DR-në.

    DR në zgjedhjet e 5 qershorit fitoi rreth 20.000 vota në nivel shtetëror, mirëpo nuk siguroi asnjë mandat, sepse ato ishin të shpërndara në katër njësi zgjedhore. /Lajmpress/Telegrafi/
    Punë, djersë, dashuri mes njerëzve dhe ndaj atëdheut.

  3. #13
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Serbia, Maqedonia rrezikojnë regjimin e lirë të vizave?


    Belgjika ka tërhequr vërejtjen se serbët dhe maqedonasit “rrezikojnë” të humbin lirinë e lëvizjes pa viza në zonën Shengen, pasi që qeveritë e tyre kanë dështuar të ndalin eksodin e azilkërkuesve. Që kur janë hequr vizat në dhjetor të 2009 ës, Belgjika dhe Suedia në vazhdimësi janë ankuar se kërkesat për azil nga qytetarët e Serbisë dhe Maqedonisë po përpiqen të abuzojnë sistemin. Ministri i Migracionit, Melshior Uatelet i ka thënë agjencisë gjermane të lajmeve, DPA se më pak se një për qind e kërkesave të azilkërkuesve nga Ballkani janë të pranueshme. Komisioni Evropian sot pritet të paraqesë ministrave të BE së një raport në lidhje me atë se si Serbia dhe Maqedonia po e përdorin lirinë e lëvizjes. Ai ka thënë se “nuk do të jetë shumë pozitive” për Serbinë dhe “shumë, shumë negative” për Maqedoninë, ndërsa shifrat e azilkërkuesve të rrejshëm nga këto vende “mbeten shumë të këqija”. Bazuar në raporte, shtetet e BE së kanë mundësi që të riparaqesin kontrollin e vizave, si mënyrë për t’i bërë presion Serbisë dhe Maqedonisë në lidhje me këtë problem.

    Shqipmedia
    Sui generis

  4. #14
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Kryetari i PDSH-së priti Ambasadoren Filipini


    Në selinë qendrore të PDSH-se në Tetovë, sot për takim zyrtar me kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare, qëndroi Ambasadorja e Mbretërisë Holandeze në Shkup, z-nj. Simone Filippini.
    Temë qendrore e bisedimeve ishin zgjedhjet parlamentare, ku ambasadorja Filippini vlerësoji dhe përgëzoji z. Thaçin për zgjedhjet e qeta ku rol të rëndësishëm luajti edhe fushata pozitive që e zhvilloi PDSH-ja.
    Bisedat tjetra mbizotëruese ishin zhbllokimi i proceseve integruese në NATO dhe BE si dhe situata aktuale politike në vend. Kryetari i PDSH-së shprehu interesimin dhe vullnetin e tij për të dhënë kontribut në përshpejtimin e proceseve integruese si dhe kërkoi dialog serioz për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura dhe problemeve të pazgjidhura në vend.
    Ambasadorja Fillipini shprehu interesimin e saj për veprimet politike të PDSH-së në të ardhmen.

    Shqipmedia
    Sui generis

  5. #15
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Kryetari Osmani e priti ambasadorin Sorensen‏


    Në ambientet e zyrës së RDK në Tetovë kryetari Rufi Osmani priti ambasadorin e BE-së në Maqedoni Peter Sorensen. Në një atmosferë miqësore bashkëbiseduesit i ndanë shqetësimet për situatën aktuale në të cilën ndodhet Maqedonia dhe biseduan për modalitetet për dalje nga kjo situatë e pavolitshme me theks të veçantë për eurointegrimet e vendit dhe për prioritetet e parlamentit dhe të qeverise së re që do të konstituohen nga zgjedhjet e 5 qershorit.
    Kryetari Osmani vuri theks te veçantë për situatën e sigurisë në Gostivar në veçanti pas zgjedhjeve ku aktivistë të caktuar të BDI-së si dhe njerëz të uniformuar nga radhët e policisë disa netë me radhë vazhdojnë të krisin me armë zjarri në vende publike duke i shqetësuar pa të drejtë qytetarët .
    Kryetari Osmani i kërkoi ambasadorit që të ndërhynë pranë përgjegjësve kryesor të institucioneve të rendit që të ndërpritet kjo anarki dhe ky kaos i sigurisë i cili nuk është ne dobi të askujt .
    Kryetari Osmani informoi ambasadorin Sorensen se RDK do jetë opozitë konstruktive në parlament duke dhënë kontributin në tejkalimin e vështirësive të shumta ekonomike dhe sociale dhe në përshpejtimin e procesit të integrimit të vendit . Kryetari Osmani në takim insistonte në qëndrimin e RDK-së që Unioni Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të imponojnë arritjen e marrëveshjes sa më të shpejtë për çështjen e emrit si pengesa kryesore për avancimin e procesit të integrimit të vendit dhe realizimit të reformave në përgjithësi si parakusht për daljen graduale nga kriza e borxhit publik të vendit dhe tërheqjen e më shumë investimeve ekonomike.
    Në takim, përveç kryetarit Osmani dhe ambasadorit Sorensen ishin të pranishëm edhe deputeti i RDK-së Izet Zeqiri dhe bashkëpunëtorët e ambasadorit.

    Shqipmedia
    Sui generis

  6. #16
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Nobelisti Murati i nderuar në Tetovë e Gostivar


    Nobelisti shqiptar Ferid Murati të shtunën në mbrëmje u shpallë “Qytetar Nderi” i Tetovës në një ceremoni të organizuar nga komuna e Tetovës.

    Në një atmosferë impozante dhe me praninë e personaliteteve të ndryshme publike shqiptare si dhe pranë qindra të pranishmëve, nobelisti shqiptar u nderua me këtë çmim, të cilin i`a dhuroi kreu i komunës së Tetovës, Sadi Bexheti.

    Në këtë ceremoni para të pranishmëve u transmetua një dokumentar filmik mbi jetën dhe karrierën profesionale të shkencëtarit shqiptar nga Llakavica e Gostivarit, i cili arriti që të marrë çmimin prestigjioz botëror në fushën e shëndetësisë.

    Nobelisti Murati theksoi se ndjehet i emocionuar dhe shumë i nderuar që merrë një titull të tillë nga vendi i origjinës së tij. Ai ka theksuar se ky çmim është një nder për të dhe veprimtarinë e tij.

    Në kuadër të kësaj ceremonie u organizua edhe një program artistik. Ferid Murati është një nga specialistët e mirënjohur të mjekësisë dhe farmakologjisë, si dhe një bashkëfitues i ]mimit Nobel për mjekësi në vitin 1998, për zbulimin e rolit të oksidit të azotit, si një sinjal molekul për rregullimin e sistemit kardiovaskular, për tërheqjen dhe lëshimin e enëve të gjakut, apo për tabletën e ashtuquajtur Viagra.

    Nga janari i vitit 2011 ai ka filluar me punë në Universitetin Xhorxh Uashington si profesor në katedrën e Biokimisë dhe biologjisë molekulare. Familja e nobelistit të dytë shqiptar pas bamirëses Nëna Terezë kishte emigruar në SHBA në periudhën kur Feridi ka qenë 18 vjeçar.

    Nobelisti Murati të dielën i shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë, Bujar Osmani ka vizituar spitalin e Gostivarit, që mban emrin e tij. Ai u prit nga personeli i këtij spitali dhe të afërm të tij. Ferid Murati për të tretën herë brenda një periudhe të shkurtër po qëndron në Maqedoni dhe pranë vendlindjes së tij.

    (INA)
    Sui generis

  7. #17
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    500 milion euro për 3 vite i jepen policisë



    Shkup – Vetëm në tre vitet e fundit, Qeveria e Maqedonisë ka investuar rreth 500 milionë euro në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe sektorët e saj, përfshirë këtu edhe Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim. Në vitin 2009, nga Buxheti i shtetit të miratuar nga partitë VMRO-DPMNE dhe BDI, janë ndarë rreth 175 milionë euro për policinë dhe sferën e sigurisë. Për 20 milionë euro më pak, ose rreth 155 milionë euro, për këtë dikaster janë ndarë në vitin 2010. Shuma e dedikuar për nevojat e Ministrisë së Punëve të Brendshme, nga Buxheti i vitit 2011, është rreth 165 milionë euro. Në total, që nga viti 2009 e deri sot, janë ndarë pothuajse gjysmë miliard euro për Ministrinë e Punëve të Brendshme. Eksperti për siguri dhe mbrojtje, Shpëtim Pollozhani, thotë se ky fakt, është dëshmia më e mirë se Maqedonia po shndërrohet në shtet policor. “Vetë fakti që vitin e kaluar edhe atë para atij u ndanë mbi 120 milionë euro për shërbimet sekrete dhe buxheti kaq i lartë i këtyre shërbimeve, blerja e armatimeve që nuk korrespondojnë me nevojat e Maqedonisë, që janë blerë shumë armatime ofensive, siç janë autoblinda, helikopterë, aeroplanë dhe kështu me radhë, tregon që Maqedonia po shndërrohet me të vërtetë në një shtet policor dhe vrasja e fundit e të riut në qendër të Shkupit, tregon që policia dhe shërbimet sekrete kanë autorizime të pakufizuara dhe kjo natyrisht është si rezultat i një shteti diktatorial në ngritje dhe në rritje dhe gjithë kjo falë edhe faktorit politik shqiptar në pushtet, që nuk diti që këtij agresiviteti të policisë maqedonase ti thotë mjaft”, tha Shpëtim Pollozhani, ekspert për siguri dhe mbrojtje. Lidhur me rastin e vrasjes së djaloshit 22-vjeçar, Pollozhani thotë se protestat që po organizohen nga të rinjtë maqedonas, duhet të jenë një mësim se si duhet reaguar ndaj rasteve të tilla. Ai përkujton në vrasjen e liderit të Alternativës Kombëtare dhe komandant Harun Aliu, një vit më parë, rast ky për të cilin, siç shprehet Pollozhani, askush nuk luajti as gishtin më të vogël, duke aluduar kështu në letargjinë e shoqërisë shqiptare. Akuzat se Maqedonia është shndërruar në shtet policor dhe ku policia sundon me shtetin, janë shpeshtuar kohët e fundit nga partitë e opozitës dhe organizatat për të drejtat e njeriut.


    Alb
    Sui generis

  8. #18
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Gordon anashkalon Shkupin



    Ndihmësi i sekretares amerikane të shtetit, Filip Gordon në kuadër të turneut ballkanik ka anashkaluar Maqedoninë.

    Agjenda e zyrtarit të lartë të administratës amerikane parasheh vizitat në Beograd, Prishtinë, Sarajevë dhe Zagreb. Ndërsa mungon Shkupi dhe Tirana.

    Nga administrata amerikane në Uashington nuk jepen detaje të tjera lidhur me qëndrimin e zyrtarit të tyre në Ballkani, ndërsa edhe ambasada në Shkup nuk ka dhënë ndonjë njoftim lidhur me këtë vizitë, e cila tejkalon Shkupin.

    Gordon gjatë qëndrimit të tij në Ballkan do të konfirmojë mbështetjen që SHBA i japin vendeve të rajonit në ndërtimin e demokracisë dhe prosperitetit, si dhe në procesin e integrimeve evroatlantike.

    (INA)
    Sui generis

  9. #19
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Shkupi i përfshirë nga protestat dhe tensionet


    Maqedonia është përfshirë nga protestat dhe tensionet politike pas vrasjes së një të riu maqedonas nga një pjesëtar policie si dhe pas arrestimit të liderit të partisë Të Bashkuar për Maqedoninë, Lube Boshkovski.

    Protestat për vrasjen e 22 vjeçarit Martin Neshkovski përveç Shkupit, tanimë po zhvillohen edhe në disa qytete tjera me moton "Stop brutalitetit policor". Mijëra të rinjë kanë dalur në rrugë për të protestuar mbi këtë vrasje të dhunshme që ishte ekzekutuar në natën e shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve nga ana e një pjesëtari të njësitit policor "Tigrat", për të cilin u nxorrën fakte se ka qenë pjesë e truprojeve të kryeministrit Nikolla Gruevski.

    Ndërkohë, protesta kanë nisur edhe kundër arrestimit të liderit të partisë Të Bashkuar për Maqedoninë, Lube Boshkovski. Ithtarë dhe anëtarët e Boshkovskit, ish-ministrit të brendshëm, u përplasën dje me njësitet policore pranë Ministrisë së Drejtësisë. Ata kërkuan lirimin e menjëhershëm të Boshkovskit, duke vlerësuar se bëhet fjalë për një proces të montuar politik. Kjo parti ka paralajmëruar se do të vazhdojë protestat deri në lirimin e liderit të tyre. Lube Boshkovski u arrestua disa ditë më parë nga policia, pasi që tek ai u gjetë një sasi parash ilegale, për të cilat u hodhën dyshime se ato ishin përdorur për financimin e paligjshëm të fushatës zgjedhore të partisë së tij. Ish-ministri i brendshëm Boshkovski një vit më parë u la i lirë nga Tribunali i Hagës për krime lufte, pasi që nuk u siguruan prova mbi akuzat ndaj tij për krime lufte ndaj civilëve shqiptarë në konfliktin e vitit 2001.

    Protestat dhe tensionet politike në spektrin politik maqedonas po zhvillohen në prag të inaugurimit të përbërjes së re parlamentare dhe formimit të Qeverisë nga zgjedhjet e 5 qershorit.

    (INA)
    Sui generis

  10. #20
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Maqedonia e gatshme kundër virusit Eshiria Koli



    Ministria e Shëndetësisë është e gatshme të ballafaqohet me bakterien vdekjeprurëse Eshiria Koli (escherichia coli).

    Kjo u theksua sot nga ministri i këtij dikasteri, Bujar Osmani gjatë vizitës së Institutit së Mikrobiologjisë dhe Parazitologjisë në Shkup. Ministri Osmani theksoi se ky institut ka aparaturën e nevojshme për zbulimin e bakteries, e cila po përhapet ditëve të fundit nëpër Evropë. Ministri Osmani apeloi që qytetarët në rast se kanë simptome të kësaj natyre menjëherë të drejtohen tek mjeku apo klinikat mjekësore.

    "Vlerësojë se masat prevenive janë momentet më të rëndësishme në raste të tilla. Mbetet si prioritet thirrja dhe rekomandimi për qytetarët që të kenë kujdes me higjienën, për shkak se kjo bakterie përcillet përmes rrugës fekorale. Pastrimi, higjiena e produkteve ushqimore mbetet si ky[e për parandalimin e përhapjes së këtij virusi", theksoi ministri i Shëndetësisë.

    Nga Instituti i Mikrobiologjisë kanë theksuar se deri tani nuk kanë asnjë shenjë për ndonjë pacientë me simptomet e virusit Eshiria Koli, që po shfaqet si pasojë e perimeve të papastra dhe të rrezikshme për tu konsumuar.

    (INA)
    Sui generis

Faqja 2 prej 48 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •