Energjetikë, shumica parlamentare refuzoi propozimin e Zeqirit
Komisioni parlamentar për çështje ekonomike refuzoi propozim-ndryshimet në ligjin për energjetikë të deputetit të Rilindjes Demokrartike Kombëtare, Izet Zeqiri, të cilat parashikonin mundësinë për uljen e çmimit të energjisë elektrike. Zeqiri në sqarimin e tij u shpreh se komisioni në vend të 0.041 për qind apo rreth 900 mijë euro, duhet të marrë 0.035 për qind,apo rreth 700 mijë euro, me çka do të kontribuojë që këto fonde kompanitë energjetike mos t’i llogarritin në çmimin përfundimtar në faturat për energji elektrike.
“I motivuar nga gjithë kjo edhe nga plani financiar por edhe nga rritja e çmimit të energjisë elektrike që faktikisht rritet si rezultat i shpenzimeve operative që në fakt bartësit e licencave në mënyrë permanente i rrisin si rezultat i rritjes së shpenzimeve dhe i motivuar nga rritja e çmimeve të karburanteve mendoj se nëse komisioni rregullator për energjetikë do të hjek dorrë nga një pjesë e përqiindjes të të hyrave që realizon nga bartësit e licencave dhe kjo drejtëpërdrejtë do të ndikojë edhe në uljen e çmimit të rrymës dhe karburanteve”, tha Izet Zeqiri, Deputet i RDK-së.
Por, nënkryetari i komisionit rregullator për energjetikë Ruhi Bakiu u shpreh se propozimi i Zeqirit është i paarsyeshëm sepse nëse pranohet si i tillë nuk do të mund të realiozohet obligimet shtesë të marra nga ligji për energjetike dhe do të pamundësohet punësimi i kuadrove të reja.
“Komisioni rregullator për energjetik për çdo vit kalendarik parasheh edhe punësime të reja me ç’rast në vitin 2012 duhet të realizohen 5 punësime të reja andaj zvogëlimi i këtij kompenzimi në të ardhmen në mënyrë të drehtëpërdrejtë do të pamundësonte një gjë të tillë ”, deklaroi Ruhi Bakiu, nënkryetar i KRRE-së.
Në mbështetje të RDK-së doli partia e Tito Petkovskit, sipas të cilës një propozim i tillë do të shkojë në favor të qytetarëve. Megjithatë me 7 vota kundër dhe dy për, propozimi për ndryshim të ligjit për energjetikë nuk e kaloi as leximin e parë.
Alsat M
Krijoni Kontakt