Close
Faqja 13 prej 48 FillimFillim ... 3111213141523 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 480
  1. #121
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    28 Shkurt 2012 - 16:58 | Rajoni

    Gostivar, polici maqedonas vret 2 të rinj shqiptarë


    GOSTIVAR-Një pjesëtar policie ka vrarë sot dy të rinj shqiptarë sot ne mesdite në Gostivar, pas një grindjeje për parkimin e makinës.

    Vrasjet kane ndodhur rreth orës 13:00 në rrugën "Kej Vardari" në afërsi të sallonit të mobiljeve "Montenegro".

    Sipas MPB-së, vrasësi quhet Jaqim Trifunovski, 39 vjeç, punonjës i policisë në stacionin policor për sigurimin e kufirit shtetëror Mazraça.

    Dyshohet se polici ka vrarë dy të rinjte pas një konflikti për parkimin e makinave. Polici ka shtënë në drejtim të të rinjve me pistoletën e tij zyrtare, edhe pse në atë orar nuk ka qenë në detyrë.

    Siç mëson agjencia e lajmeve INA, viktimat janë janë Imran Mehmeti 29 vjeç dhe Besnik Shehapi 26 vjeç

    Zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski ka folur lidhur me incidentin duke dhënë versionin e MPB-së lidhur me vrasjen.
    "Punonjësi i policisë fillimisht ka shtënë me dy plumba në ajër në shenjë paralajmërimi. Por, më pas ka shtënë në drejtim të personave nga të cilët është sulmuar duke i plagosur të dy", ka thënë Kotevski, duke dhënë versionin e tij.

    MPB ka ndërmarrë të gjitha masat për zbardhjen e vrasjes së dyfishtë, ndërsa pritet dhe ngritja e kallëzimit penal kundër punonjësit të policisë.

    (d.b/BalkanWeb)

  2. #122
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-09-2010
    Vendndodhja
    Franc
    Postime
    180
    ncncncn shum turp vallahi me pas kan amatar i qatyne familjeve pa e vra edhe un naj olic se kisha lan Pasha ALLAHUN NUK KISHA MBET GJAK HUMBUR BRE KTA QAFIRA ZOTI I VRAFT

  3. #123
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    Incident i rënd 15 nxënës shqiptarë përfundojnë në spital

    Rreth 20 persona të maskuar rreth orë s 19.30 më shufra druri janë futur në autobisin numër 58 me të cilin janë transportuar nxënësit shqiptarë të fshatit Ciflik dhe kanë filluar ti rrahin pa kurfar arsye. 15 nxënësit shqiptarë kanë përfunduar në spitalin e qytetit me lëndime të rënda . Tre prej tyre kanë përfunduar në shok dhomë. MPB nuk është prononcuar sonte për Alsat M rreth kë tij incidenti . Prindë rit e fë mijë ve të rrahur të cilët i intervistoi sonte ekipi ynë dukshëm të shqetësuar kërkojnë nga autoritet mbrojtje për fëmijët e tyre dhe nxjerrjen e autorëve para organeve të drejtësisë. Për më tepër rreth këtij incidenti të rënd në edicionet e nesërme të lajmeve në Alsat M.

    http://alsat-m.tv/index.php/lajme/vendi/119517.html

  4. #124
    ILLYRIAN Maska e Tonite
    Anëtarësuar
    09-02-2012
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    37
    Me gjeresisht:

    "Persona të maskuar sulmojnë 15 nxënës shqiptarë në Shkup.
    Mbi 15 nxënës shqiptarë të fshatrave Çiflikë dhe Seta Petkë të Karshiakës janë rrahur mbrëmë brutalisht nga persona të maskuar në lagjen Kisella Vodë të Shkupit.
    Nxënësit u sulmuan pas orës 19.30 derisa po udhëtonin me autobusin me numër 58 të linjës Shkup – Seta Petkë.

    Nxënësit kanë rrëfyer edhe për INA se incidenti ka ndodhur në lagjen Kisella Vodë, kur rreth 20 persona me maska dhe shufra druri dhe hekuri kanë ndaluar autobusin që po transportonte nxënësit shqiptarë dhe i kanë rrahur brutalisht.

    Sipas tyre ka qenë një natë e tmerrshme kur personat e maskuar kanë nisur të godasin me shufra në mënyrë brutale dhe më pas kanë ikur në drejtim të panjohur.

    Nxënësit menjëherë janë dërguar në Spitalin e Qytetit në Shkup, ku siç mësohet tre nga 15 nxënësit kanë pësuar lëndime të rënda trupore, një prej të cilëve në gjendje kritike. Nxënësit janë shprehur të shqetësuar dhe traumatizuar lidhur me incidentin dhe dhunën e ushtruar ndaj tyre.

    Dhjetëra prindër në mbrëmje ishin tubuar pranë Spitalit të Qytetit për tu njohur me gjendjen e fëmijëve të tyre. “Ne jemi tejmase të shqetësuar se çfarë po ndodhë në këtë vend. Si mund të sulmohen fëmijët në mënyrë aq mizore dhe brutale. Ku janë policët që po promovohen se do të jenë tani në çdo cep të kryeqytetit. Kërkojmë urgjentisht zbardhjen e këtij incidenti dhe kapjen e autorëve”, theksuan prindërit e revoltuar të nxënësve pranë Spitalit të Qytetit.

  5. #125
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Kërcënime për zgjedhje paralele në Maqedoninë Perëndimore

    Zgjedhje paralele lokale në 2013 dhe forma tjera të rezistencës kërcënojnë banorët e komunës rurale maqedonase Drugovë në rajonin e Kërçovës.

    Banorët e kësaj komune me popullësi shumicë maqedonase përmes një shoqate “Ardhmëria (Idnina)” apeluan përmes një njoftimi se nuk do të lejojnë që komuna e tyre rurale Drugovë t`i bashkëngjitet komunës së Kërçovës, sipas Ligjit për ndarjen e territoriale dhe decentralizimin, shkruan sot e përditshmja “Dnevnik”.

    Në bazë të kësaj marrëveshje, katër komunat rurale Drugovë, Zajaz, Osllomejë dhe Vraneshticë në vitin 2013 duhet ti bashkëngjiten komunës së Kërçovës, me ç`rast me kufijt e zgjeruar shqiptarët do të bëhen popullsi shumicë.

    Me këtë bashkëngjitje, komunat e Kërçovës do të jetë me popullsi dominuese shqiptare, për dallim deri tani që popullsia shqiptare në këtë komunë urbane është rreth 20 për qind, për shkak se shumica e popullsisë shqiptare është e koncentruar në komunat rurale.

    Shoqata “Ardhmëria” kërkon që të mos ndodhë bashkimi i tyre me Kërçovën dhe se paralajmërohen masa radikale për të rezistuar. Paralajmërimet janë për mbajtjen e referendumit, zgjedhje paralele, bllokada të rrugëve, mbyllje të ujësjellësit Studençicë ( me ç`rast pa ujë do të mund të ngelin Prilepi, Krusheva, Kërçova, Makedonski Brodi) si dhe bllokimi i termoelektrantës “Osllomej”.

    Një vit para zgjedhjeve lokale, edhe autoritetet komunale të kësaj komune rurale theksojnë se janë kundër bashkimit me Kërçovën dhe kundër marrëveshjes politike që katër komunat në vitin 2013 ti bashkëngjiten Kërçovës.

    Nxitja e kësaj situate do të nxjerrë në sipërfaqe reagimet e partive politike, të cilat pritet të deklarohen së shpejti rreth situatës me këto komuna.

    Mile Kostevski nga shoqata “Ardhmëria” theksoi se do të ndërmarin masa radikale për të mbrojtur komunën e tyre. “Ne do të ftojmë ekspertë për të arsyetuar se nuk duhet të bashkohemi me Kërçovën. Ndërsa do të ftojmë dhe Nikolla Gruevskin dhe Ali Ahmetin që ti bëjmë me dije se do të bëjnë gabim në rast se nuk shtyejnë edhe njëherë Ligjin për ndarjen territoriale”, ka theksuar Kostevski për mediat lokale maqedonase.

    Me Ligjin për ndarjen territoriale të vitit 2005 që buroi nga Marrëveshja e Ohrit, dy partitë e koalicionit të athershëm qeveritar BDI dhe LSDM ishin dakorduar që katër komunat rurale ti bashkëngjiten Kërçovës në vitin 2011, ndërsa në këtë vit u anulua bashkëngjitja pas një marrëveshje të re të arritur midis kreut të BDI-së Ali Ahmeti dhe kryeministrit dhe kreut të VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski, me ç`rast sipas marrëveshjes procesi i bashkëngjitjes duhet të bëhet në vitin 2013.

    (M.Mellova/INA)
    Sui generis

  6. #126
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    BDI dhe PDSH akuza për MPB-në


    BDI dhe PDSH kanë shprehur kritika të ashpra midis tyre lidhur me përfaqësimin dhe ndikimin e faktorit shqiptar në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Maqedonisë.



    Një debat i organizuar nga RTK ka nxjerrë në sipërfaqe mbrëmë dallimet dhe zënkat midis përfaqësuesve të dy partive më të mëdha shqiptare në Maqedoni.

    Zëvendësministri i MPB-së dhe kuadër i BDI-së, Xhelal Bajrami ka theksuar se roli i tij është evident dhe me ndikim në kuadër të MPB-së dhe se ai ka qasje në të gjitha aktivitetet dhe vendimmarrjet.

    “Unë me plotë bindje them për rolin tim si post politik dhe ndikimin e qasjen në të gjitha vendimet dhe aktivitetet që ndërmerr kjo ministri. Në momentin që ndodhë e kundërta, atëherë me plotë përgjegjësi largohem nga kjo detyrë”, theksoi Xhelal Bajrami.

    Sipas tij, përfaqësimi i shqiptarëve në kuadër të MPB-së është mbi 18 për qind apo mbi 2 mijë policë shqiptarë nga gjithsejt 11 mijë pjesëtarë sa numëron ky dikaster.

    Nga ana tjetër, deputeti i PDSH-së, Orhan Ibrahimi ka theksuar se partia shqiptare në pushtet BDI dhe funksionarët e saj nuk kanë asnjëlloj qasje në institucionet e sigurisë.

    Ai me këtë rast ka përmendur MPB, ku sipas tij, kuadrot shqiptare janë pa ndikim dhe të papërfaqësuar në poste kyçe dhe vendimarrëse. “Unë kam një organogram të kësaj ministrie, ku shqiptarët janë faktor zero dhe pa ndikim e përfaqësim në detyrat vendimmarrëse. Kjo është një dështim i plotë i kësaj partie, e cila nuk din se çfarë ndodhë me këtë dikaster”, theksoi deputeti Ibrahimi.

    Ai akuzoi se përfaqësimi është në nivelet e ulta dhe se shqiptarët janë mbi 1 mijë të punësuar në MPB. Ibrahimi ka theksuar se shqiptarët janë të papërfaqësuar edhe në njësitet speciale të kësaj ministrie, ku në disa prej tyre ka përfaqësim zero.

    (INA)
    Sui generis

  7. #127
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    EXLUZIVE: Në afërsi të Shkupit gjenden trupat e 5 personave të vrarë
    Published or updated- 12/04/2012 23:41:00


    Në orët e vona në afërsi të liqenit të Hekuranës në rrethin e fshatit Smillkovcë vetëm pak kilometra nga kryeqyteti janë gjendur trupat e 5 personave të varër. Trupat e pajetë janë gjetur në afërsi të dy veturave . Policija ka gjetur në vendin e ngjarjes vetëm gëzhojat e plumbave. Sipas informacioneve të para nga policia bëhet fjalë për vrasje. Me detaje rreth kësaj ngajrje policia do të dal gjatë ditës.
    http://alsat-m.tv/lajme/vendi/126559.html

  8. #128
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-01-2009
    Postime
    3,263
    Ende nuk dijhet perkatesi kombetare e te vdekurve? nese jan Shqiptare,atehere vertete shkau ka filluar te kruhet!
    Jetë e rëndë.......!!!

  9. #129
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    Citim Postuar më parë nga Njoni-ch Lexo Postimin
    Ende nuk dijhet perkatesi kombetare e te vdekurve? nese jan Shqiptare,atehere vertete shkau ka filluar te kruhet!
    Po i percjelli komentet e sllaveve me vemendje te forumi tyre pasi jau di gjuhen , po shkruajne (por jo zyrtarisht) qe kane shoke ne Polici dhe sipas tyre jane Sllave viktimat :
    http://forum.kajgana.com/threads/pet...o.59808/page-3

  10. #130
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Citim Postuar më parë nga Njoni-ch Lexo Postimin
    Ende nuk dijhet perkatesi kombetare e te vdekurve? nese jan Shqiptare,atehere vertete shkau ka filluar te kruhet!

    Inshalla nuk jane me nacionalitet shqipetare. Kjo ngjarje munde te jete edhe knflikte per kriminalitet.

Faqja 13 prej 48 FillimFillim ... 3111213141523 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •