Close
Faqja 23 prej 48 FillimFillim ... 13212223242533 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 221 deri 230 prej 480
  1. #221
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Sherri për ‘shqipen’ shpërtheu edhe në Kuvend


    Grupi parlamentar i PDSH-së ka protestuar ashpër dhe ka ndërprerë punën e Kuvendit për shkak se fjalimet e deputetëve shqiptarë transmetoheshin në opinion me përkthim në gjuhën maqedonase. Në këtë mënyrë, zv/ koordinatori të PDSH-së Zijadin Sela tha se u pamundësohet deputetëve shqiptarë që votuesve të tyre t’u drejtohen në gjuhën shqipe. Ka reaguar kryeparlamentari Trajko Velanoski duke theksuar se Sela po keqpërdor funksionin e deputetit dhe zv koordinatorit, dhe se sipas tij deputetët janë në Parlament për të punuar dhe jo të çojnë inate dhe tu’ pamundësojmë të tjerëve që të punojnë.
    “Fjalimet e deputetëve shqiptarë të transmetohen në mënyrë origjinale në gjuhën shqipe, se mbi t’gjitha ne ju drejtohemi nga kjo foltore votuesve të cilët na kanë dhënë mandat për të qenë këtu në këtë parlament dhe prandaj edhe njëherë insistoj, unë do të vazhdoj të kërkoj pauzë pas çdo fjalimi të deputetit shqiptarë i cili flet në gjuhën shqipe dhe nga ana tjetër në veshin e qytetarit shqiptarë përfundon në gjuhën maqedonase. Unë do të vazhdoj të kërkoj pauzë dhe kjo është në formë proteste e imja si deputet dhe e grupit parlamentar të PDSH për cungimin dhe për ndërprerjen e fjalës së lirë të deputetëve në parlamentin e RM-së. Si zv/koordinator i Grupit parlamentar të PDSH-së kërkoj një orë pauzë”, deklaroi Zijadin Sela, PDSH.
    “Unë edhe tani do të them, jo që dua, por jam i detyruar për shkak të rregullores që të jap pauzë, kurse zoti Sela le të vazhdojë ta keqpërdor edhe më tej funksionin e deputetit dhe postin e zv koordinatorit dhe të na pamundësoj punën e kuvendit këtu. Por ne do të durojmë, opinioni do ta vlerësoj dhe të gjykojë në zgjedhje, siç ka gjykuar edhe deri tani dhe do të vazhdojë të gjykojë edhe në zgjedhje si për mua edhe për ju edhe për partinë tuaj edhe për partinë time. Vazhdoni edhe më tej bëni inat”, u shpreh Trajko Velanoski, kryetar i parlamentit.
    Ndërkohë Izet Zeqiri nga RDK-ja e vlerëson si të drejtë kërkesën e PDSH-së, meqë përmes përkthimit nuk mund të përcillen emocionet e fjalimit të deputetit dhe në të shumtën e rasteve humbet edhe kuptimi i fjalimit.
    “Mendoj se kërkesa për sinjalin që fjalimi i deputetëve shqiptar të shkon në gjuhën shqipe është kërkesë e drejtë. Kjo ka qenë dhe ka funksionuar deri në vitin 2009 kur deputetët shqiptarë përfaqësuesit e tyre i kanë dëgjuar në gjuhën amtare. Kurse nga ndryshimet që janë bërë me kanalin e kuvendit kjo e drejtë nuk u jepet qytetarëve që i kanë zgjedhur deputetët që t’i dëgjojnë në gjuhën amtare të tyre. Mendoj se ndryshimet duhet të jenë retroaktive dhe të kthehet që MTV 2 t’i jep seancat parlamentare në gjuhën që e flet deputeti e jo të shkon në përkthimin stimuluan, ku nuk mund të përfillen as emocionet e as reagimet”, deklaroi Izet Zeqiri, RDK.
    Aktualisht fjalimet e deputetëve shqiptarë në gjuhën shqipe mund t’i dëgjojnë vetëm ata qytetare që posedojnë televizor me dual-ton, në të kundërtën një gjë e tillë është e pamundur.

    Alsat M
    Sui generis

  2. #222
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ueb faqet, ministrat maqedonas injorojnë shqipen


    As faqja zyrtare e Qeverisë nuk është në gjuhën shqipe siç nuk është as ajo e MPB-së, e ajo e Ministrisë së Jashtme, Financave, Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Arsimit dhe Shkencës, ajo e Kulturës e Shoqërisë Informatike dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Nga kjo e fundit e japin po të njëjtën përgjigje që e dhanë edhe para 4 muajsh për ALSAT-M. Thonë se ‘bëhet fjalë për problem teknik që do të zgjidhet së shpejti’. Edhe në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, para se të udhëhiqej nga Ministri aktual, Spiro Ristovski, ueb-faqja ishte edhe në shqip, gjatë kohës së ish ministrit Xhelal Bajrami. Tani, e njëjta nuk ka opsion për të klikuar versionin shqip. Përjashtim nga ministritë tjera ku ministrat janë maqedonas, ueb-faqe në gjuhën shqipe ka Ministria e Transportit dhe Lidhjeve e udhëhequr nga Mile Janakievski dhe Ministria e Bujqësisë e udhëhequr nga Lupço Dimovski. Ueb-faqet e tyre në shqip funksionojnë, por të dhënat nuk janë të azhurnuara ashtu si në versionin maqedonas. Azhurnimi i fundit me të dhëna në këto faqe të internetit në shqip është bërë diku para 2 muajve. Ndryshe nga ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska e cila thotë se kolegët e saj shqiptarë që mundësojnë faqet e tyre të internetit të jenë edhe në gjuhën shqipe janë shkelës të ligjit, Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Nevzat Bejta në një prononcim për ALSAT-M thotë se nuk ka ligj i cili sanksionon dhe ndalon një gjë të tillë dhe i rekomandon kolegëve maqedonas të respektojnë gjuhën shqipe e cila qytetarëve shqiptarë iu garantohet me kushtetutë.
    “Le të dalë një ministër i komunitetit maqedonas dhe le të thotë se me cilin ligj ndalohet përdorimi i gjuhës shqipe. Nuk ka nevojë që të ketë marrëveshje politike pasi ata janë të obliguar që të përdorin edhe gjuhën shqipe në ministritë e tyre dhe ti respektojnë edhe qytetarët shqiptarë në Maqedoni pasi qytetarët shqiptarë janë të barabartë me maqedonasit pasi të dyja komunitetet marrin pjesë në mënyrë të barabartë në zgjedhjen e organeve apo udhëheqësve nëpër organet qeveritare në Maqedoni. Ata duhet të kenë respekt të veçantë ndaj qytetarëve shqiptarë dhe duhet ta përdorin gjuhën shqipe për ti informuar në mënyrë të barabartë, në gjuhën e tyre amtare edhe qytetarët shqiptar ashtu siç i informojnë qytetarët maqedonas”, tha Nevzat Bejta, Ministër i Vetëqeverisjes Lokale.
    Derisa Bejta thotë se nuk ka nevojë të ketë marrëveshje politike për këtë problematikë, zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha para 4 muajve kishte deklaruar se ekziston një marrëveshje dhe që me rritjen e numrit të shqiptarëve në administratë do të fillojnë të funksionojnë në gjuhën shqipe të gjitha ueb-faqet e ministrive.
    “Në favor të informimit më të mirë ka marrëveshje që informimi të bëhet në dy gjuhë, përveç gjuhës maqedonase edhe në gjuhën shqipe si dhe në gjuhën angleze. Marrëveshja e cila ekziston do të respektohet nga të gjitha institucionet e pushtetit qendrorë”, tha kohë më parë Muhamet Hoxha, zëdhënës i Qeverisë.
    E njëjta dukuri e injorimit të gjuhës shqipe ndodhë edhe nga ana e presidentit të shtetit, Gjorge Ivanov ueb-faqja e të cilit është vetëm në gjuhën maqedonase dhe atë angleze si dhe në shumë drejtori publike tjera që drejtohen nga funksionar të VMRO DPMNE-së.

    Alsat M
    Sui generis

  3. #223
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Thaçi: ‘Nëse fitoj do të pranoj postin e zëvendëskryeministrit’


    Në rast se zgjedhjet e ardhshme parlamentare në bllokun politik shqiptar do të fitojë PDSH-ja, atëherë zv/ kryeministër i Qeverisë do të jetë lideri i këtij subjekti politik Menduh Thaçi. Këtë e konfirmoi mbrëmë në një emision debativ në RTK vetë Thaçi.
    “Kur është kryetari i partisë që është në koalicion në raport me kryeministrin nuk është njësoj kur është ai i pesti apo i gjashti. Kjo është motoja që nëse marr mbështetje për këtë platformë zgjedhjet e ardhshme do ta pranojë postin e zv/ kryeministrit, me kusht të ketë vetëm një zv/ kryeministër dhe këtij ti jepet kompetenca e ndarjes së buxhetit”, deklaroi Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.
    Numri një i PDSH-së foli edhe për konfliktin e vitit 2001. Ai tha se shpreh respekt për të gjithë ata që kanë kapur pushkën, por se në asnjë mënyrë nuk mund të pajtohet me klikat që keqpërdorin luftën për motive politike dhe ekonomike. Ndërkohë tha se zhvillimet e viteve të fundit në Maqedoni, tregojnë se Marrëveshjes së Ohrit i ka kaluar koha, duke thënë se duhet një marrëveshje të re mes shqiptarëve dhe maqedonasve.
    “Kalojnë vite kalon kohë dhe ne ngecim në vend. Një familje që ka dy anëtarë, për 20 vjet mund të bëhet për 13 anëtarë dhe duhet ndërtesa të mbi-ndërtohet. Çka duhet të mbi-ndërtohet në Marrëveshjen e Ohrit? Çështje e buxhetit dhe vendimmarrjes. Nuk mund të krijohet Qeveria e Maqedonisë pa u marr vesh për këto dy çështje të kësaj platforme”, u shpreh Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.
    Duke folur për projektin Shkupi 2014, lideri i PDSH-së Thaçi tha se ai projekt ka filluar të ndërtohet në kohën kur në Qeveria ka qenë BDI e Ali Ahmetit.
    “Unë nuk e përjashtoj mundësinë që në kokën e Gruevskit të kishte pasur kësi projekti, por me plot përgjegjësi u them se në kohën time ai nuk ka arrit asnjë gozhdë dhe asnjë tullë ta vendos për këtë projekt, dikush i ka rezistuar kësaj. E dyta, nocioni Shkupi 2014 për herë të parë përmendet në dokumentet e Qeverisë në kohën e Ali Ahmetit dhe tre, ju lutem, një nocion bëhet efektiv kur ju ndani mjete buxhetore për atë projekt, nëse është nda një mjet buxhetor në kohën e qeverisjes time për atë projekt unë kurrë më nuk do të merrem me këtë punë, por mjetet buxhetore që janë 600, 700 800 milion euro janë nda në kohën e z. Ahmeti”, theksoi Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.
    Lideri i PDSH-së Menduh Thaçi tregoi gjithashtu se përse erdhi deri tek ndërprerja e bashkëpunimit me Rufi Osmanin, duke shtuar se qëllimet i kanë diametralisht të kundërta. Thaçi tha se interesi madhor jetik i Osmanit është të bëhet edhe një herë kryetar komune.

    Alsat M
    Sui generis

  4. #224
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Gjashtë vjet burg për Ibrahim Sejdinin


    Ibrahim Sejdini 28 vjeçar i arrestuar gjatë aksionit ‘Monstrum’ në mënyrë eksprese është dënuar sot me gjashtë vjet burg për veprën armëmbajtje pa leje. Një orë e gjysmë zgjati i tërë procesi gjyqësor për Sejdinin. Prokuroria e fajwsoi atë se gjatë bastisjes së shtëpisë së tij kanë gjetur një pushkë automatike, një bombë, shtatë plumba, pesë karikatorë dhe shtatë jelekë. Në dëshminë e tij para trupit gjykues, Ibrahim Sejdini ka pranuar armatimin e sekuestruar e kishte blerë para pesë viteve në Kosovë, me qëllim për ta shitur në Maqedoni, por nuk ka arritur që të nijetin ta bwjw. Ai tha se askush në shtëpinë e tij nuk e ka ditur për këtë armatim të sekuestruar. Avokatja e Sjedinit Elena Davitkovska, pas shqiptimit të dënimit nuk deshi të prononcohet në pyetjet e gazetarëve me arsyetimin se ka obligime tjera. Edhe pse procesi gjyqësor kundër Ibrahim Sejdinit përfundojë në mënyrë ekspres, nga ana tjetër, procesi gjyqësor ‘Monstrum’ assesi të fillojë. Avokati i të akuzuarve për këtë vepër Naser Raufi tha se prokuroria dhe gjykatësi hetues ende nuk ka paraqitur dëshmitë që i kishin paralajmëruar.“Procesi Monstrum ende nuk ka filluar, ende presim të prezantohen nga gjykatësi hetues provat dhe dëshmitë që ishin paralajmëruar nga prokuroria dhe gjykatësi hetues.Unë mendoj se arsyeja për këtë është se ato nuk ekzistojnë, as argumente materiale as verbale për këto të akuzuar që janë në paraburgim. Kjo sipas meje do të thotë se duhej një herë të kenë dëshmi, të kenë prova prokuroria dhe gjyqi, e atëherë të caktohet paraburgimi. Sipas meje këtu është rendi i kundërt, është caktuar paraburgimi a ende kërkohen provat, të kërkohen dëshmitë” , tha Naser Raufi, avokat i të akuzuarve për ‘Monstrum’. Raufi tha se nëse prokuroria dhe gjykatësi hetues nuk paraqet provat dhe dëshmitë, atëherë procesi gjyqësor duhet të ndërpritet. “Paraburgimi është përcaktuar deri 30 qershor i njëjti do të vazhdohet, ende nuk kanë filluar me hetim, mendoj se këtë javë që vjen ose të ndërkrehet procesi ose para se të vazhdohet me 30 ditë tjera, ose të vazhdohet ose të ndërprehet me vendim të gjykatësit hetues hetimi”, tha Naser Raufi, avokat i të akuzuarve për ‘Monstrum’. Për vrasjen e pesëfishtë në Smillkovcë, për veprën terrorizëm akuzohen 6 persona, Agim Ismailoviq, Rami Sejdi, Fejzi Haziri, Haki Haziri, që ndodhen në paraburgim në Manastir si dhe Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq të cilët ndodhen në arrati. Ende nuk dihet se kur do të fillojë procesi gjyqësor edhe ndaj personave tjerë që akuzohen për armëmbajtje pa leje, të cilët ishin arrestuar gjatë aksionit ‘Monstrum’, përfshirë këtu edhe plakën Feride Bilalli.

    Alsat M
    Sui generis

  5. #225
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Veleshta sërish me rrymë, tejkalohen mosmarrëveshjet


    Velshta prej sot sërish ka rrymë, ulen tensionet dhe tejkalohen mosmarrëveshjet mes banorëve të këtij fshati dhe kompanisë austriake EVN rreth investimit në rrjetin elektrik. Me ndërmjetësimin dhe garancitë e kryetarit të komunës së Strugës Ramiz Merko dhe zv/ ministrit të Transportit Tahir Hani në takimin e mbrëmshëm të banorëve të Veleshtës me përfaqësues të EVN-së është arritur marrëveshje të mos pengohet rikonstruimi i rrjetit i cili do të fillojë pas përfundimit të muajit të Ramazanit, ndërsa në ndërkohë EVN pa kurrfarë pengese do riparojë defektin dhe do të sigurojë furnizim me energji elektrike të Veleshtës.
    Ndërkohë që njoftohet se përfaqësuesit e EVN Maqedoni do të vazhdojë me kontrollet dhe shkyçjet e energjisë tek të gjithë ata që do të konstatohet vjedhje e energjisë elektrike, ndërsa nëse nuk respektohet marrëveshja e arritur nga ana e banorëve të Veleshtës dhe pushtetit lokal, EVN nuk do të garantojë furnizim të rregullt me energji elektrike. EVN Maqedoni u apelon qytetarëve të respektojnë ligjin, dhe kërkojnë nga autoritet lokale të zbardhë rastin dhe të kërkojë përgjegjësi nga personat të cilët demoluan zyrat e EVN-së në Strugë. Deri tek tensionimi i situatës erdhi kur ekipet e EVN –së dy ditë më parë tentuan të fillojnë punimet për vendosjen e rrjetit të ri elektrik në Veleshtë dhe u penguan në këtë qëllim nga banorët e fshatit pas çka pasuan edhe protesta, ndërsa një pjesë e fshatarëve sulmuan edhe ndërtesën e EVN-së në Strugë duke shkaktuar dëme materiale.

    Alsat M
    Sui generis

  6. #226
    i/e regjistruar Maska e letaa
    Anëtarësuar
    25-04-2010
    Vendndodhja
    ketu afer, atje larg
    Postime
    1,268
    eh shum lajme te verteta jan
    epo mjer shqiptaret ne maqedoni kan votuar pe hajnat, asnjeri nuk e meriton te qendroj aty ku esht nga politikan shqiptar pasi asnjher te vetme nuk e kam mbrojtur popullin shiptar por interesat e veta, kan frik nga VMRO ehhhh hajdutaa
    Dita e harxhuar më kot është ajo e kaluar pa qeshur.

  7. #227
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Shqiptarët në njësitin ‘Renxherët’, vetëm 3 për qind


    3 për qind ose vetëm 12 është numri i përgjithshëm i shqiptarëve, pjesëtarë të njësitit special të ARM-së ‘Renxherat’. Ky njësit përbëhet nga mbi 200 ushtarë profesionist dhe deri më tani sikur edhe njësitet tjera speciale vazhdon të jetë rëndë i kapshëm për shqiptarët. Këtë informatë e konfirmoi edhe vetë ministri i Mbrojtjes, Fatmir Besimi. “Batalioni i Renxherave ka struktura të ndryshme brenda batalionit por në përgjithësi përmban mbi 200 pjesëtar dhe mund të them që kjo është njësiti special ku në situatën të cilën është aktualisht, në njësitet speciale përqindja etnike sidomos e shqiptarëve dhe komuniteteve tjera është më e vogël dhe pikërisht ky trajnim është qëllimi që ne të promovojmë këtë njësit dhe në regrutimet e ardhshme të mund të aplikojnë më shumë të rinjë edhe shqiptarë por edhe turq por edhe të tjerë që të mund të përmirësohet përfaqësimi. Tani përqindja arrinë rreth 3 për qind në këtë njësit”, tha Fatmir Besimi, Minitër i Mbrojtjes. Ministri Besimi vlerëson se ndryshimet tashmë kanë filluar dhe së shpejti edhe tek ‘Renxherat’ por edhe tek të gjitha njësitë tjera speciale të ARM-së përfaqësimi i shqiptarëve do të përmirësohet.“Ndryshimi më i madh që është bërë në këtë njësit, kemi zv/Komandantin e njësist i cili është shqiptar dhe në të ardhme me programet e ngjashme si kjo që shohim sot dhe stërvitjet do të kemi angazhime speciale edhe për të përmirësuar përfaqësimin etnik në këtë njësit ashtu siç e kemi programin e përgjithshëm në kuadër të ARM-së”, tha Fatmir Besimi, Minitër i Mbrojtjes. Këto komente të Ministrit Besimi u bënë gjatë qëndrimit të tij në Malin Bistra ku edhe po zhvillohet një stërvitje e njësitit të ARM-së ‘Renxherat’. Me këtë rast zv/komandanti i këtij njësiti, Besnik Emini thotë se ushtarët e tij gjatë 10 ditëve të kaluara kanë mësuar në mënyrë aktive se si të mbijetojnë në natyrë dhe si të ushqehen nga ajo.“Tani gjendemi në malin Bistra dhe qëllimi ynë është që të bëjmë stërvitje dhe të aftësojmë antarët e batalionit të Renxherave që ata të mund të operojnë në kushte malore dhe ne synojmë që çdo anëtarë operativ i batalionit të jetë në gjendje që të mund të ushqehet në natyrë nga bimët, kafshët dhe shpezë të egra me qëllim që të mund të vazhdojë me operacionet dhe detyrën që i është besuar”, tha Besnik Emini, major, zv/Komandat i Renxherave.“Kusht për të qenë pjestarë i kësaj njësie elite është me çdokush edhe mbijetesa në natyrë pikërisht në këtë vend ku gjendemi ne. Është kënaqësi e madhe për ta provuar, me qëndru këtu 10 ditë dhe me qenë i përgatitur”, tha Nexhmedin Jusufi, rreshter. Sot ekipi i Televisionit ALSAT-M ishte prezent dhe në mesin e njësitit special të ARM-së, ‘Renxherat’. Ata sot gjenden në stërvitjen e tyre speciale ‘Mbijetesa në natyrë’. Ne ishim këtu dhe shikuam se si ata mbijetojnë pothuajse deri në 2 javë pa asnjë ushqim të marrë nga qyteti. Stërvitja e batalionit të Renxherave ‘Bazimi dhe ushqimi në natyrë’ organizohet sistematikisht pasi dhe është e nevojshme për këtë batalion me qëllim mbajtjen e kondicionit të tyre dhe gatishmërinë për të mbijetuar edhe në rrethana të vështirësuara.

    Alsat M
    Sui generis

  8. #228
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Hoxhaj viziton Maqedoninë


    Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, të hënën fillon një vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë. "Gjatë qëndrimit në Shkup, ministri Hoxhaj do të zhvillojë takime me udhëheqësit e institucioneve të Maqedonisë, me përfaqësues të shoqërisë civile e të trupit diplomatik të akredituar në Maqedoni", thuhet në njoftimin për media të Ministrisë së Jashtme. "Ministri Hoxhaj gjatë vizitës do të takohet me presidentin e Republikës së Maqedonisë, George Ivanov, me kryeministrin, Nikola Gruevski, homologun maqedonas, Nikola Poposki dhe zëvendëskryeministrin, Musa Xhaferi", thuhet në njoftim.

    Alsat M
    Sui generis

  9. #229
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Komuna e Vrapçishtit me gjimnaz


    Komuna e Vrapçishtit vitin e ri shkollor do ta fillojë me gjimnaz të vetin. Vendimi është marrë para tre ditësh në një seancë qeveritare. Deri më tani shkolla e mesme në këtë fshat ka funksionuar në kuadër të gjimnazit të përgjithshëm të Gostivarit. Me këtë Komuna e Vrapçishtit , ulë harxhimet për nxënësit e fshatrave të saj, ndërsa i shtohen obligimet në sferën e arsimit. Gjimnazi i ri do ketë gjithsej 11 paralele me 286 nxënës, ndërsa do të hapen edhe vende të reja pune, si për personelin e kësaj shkolle po ashtu edhe për stafin teknik të saj. Shkolla do mbaj emrin Naser Ademi, të rënë në vitin 2001. Lokacioni i saj do të jetë në fshatin Negotinë. “Komuna e Vrapcishtit prej këtij viti shkollor 2012-13, do të udhëheq sit ë gjithë komunat tjera që kanë shkolla në vete , do të udhëheqë me gjimnazin e pavarur, me të gjitha parametrat ligjore që I takojnë një komune për të udhëhequr me shkollë të mesme. Komuna me këtë rast përfiton sepse do I ngërthej të gjithë nxënësit nga shkollat fillore që I ka në vete, pastaj kursimi material I tyre, sepse nuk do paguajn transport si deri tash, bartjen e tyre nga Gradeci deri në gostivar apo nga malësia deri në Gostivar pot ash do kenë një pagesë më të shkurtër”, tha Neset Dauti, përgjegjës i arsimit në Komunën e Vrapçishtit. “Komuna e Vrapcishtit me kërkesën që bëri ka bërë edhe analiza me ekpsertët, ndërsa gjithsesi ka kapacitete për ta udhëheqë këtë shkollë të mesme, ashtu si është marrë vendimi për verifikimin e këtyre paraleleve. Nuk do e lë pa përmendur se këtu përfshihen 1 paralele në kuadër të kësaj shkolle me trup arsimorë prej 30 arsimtarëve drejtori i shkollës sekretari dhe trupi professional”, tha Neset Dauti, përgjegjës i arsimit në Komunën e Vrapçishtit.

    Alsat M
    Sui generis

  10. #230
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Kosova dhe Maqedonia nuk kanë çështje të hapura


    Maqedonia dhe Kosova nuk kanë çështje të hapura. Kosova në Maqedoninë sheh në një partner të rëndësishëm politik, strategjik e ekonomik. Këto komente i bëri shefi i diplomacisë së Kosovës Enver Hoxhaj, pas takimit që kishte në Shkup me homologun e tij, ministrin e Jashtëm të Maqedonisë Nikolla Poposki. Hoxhaj kërkoi nga Poposki mbështetje për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën. “Maqedonia për Kosovën është një partner i rëndësishëm politik dhe strategjik. Kosova do të fillojë të ndërtojë nga viti i ardhshëm autostradën që do ta lidh Prishtinën me Shkupin përmes Hanit të Elezit dhe ne biseduam se si në një të ardhme të afërt qytetarët e vendeve tona të mund të lëvizin lirshëm vetëm me karta të identitetit mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë. Në këtë drejtim ne biseduam se si ta kemi mbështetjen e Maqedonisë, sa i takon procesit të liberalizimit të vizave që ka filluar në Kosovë dhe sa i takon hartimit të studimit të fizibilitetit për nënshkrimin e marrëveshjes së stabilizim asocimit”, tha Enver Hoxhaj, ministër i Jashtëm i Kosovës. Shefi i diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Poposki tha se me përvojat e saj Maqedonia do ta ndihmojë Kosovën për liberalizimin e vizave. Ndërsa përmendi thellimin e bashkëpunimit në projekte energjetike dhe infrastrukturore “E përmendëm bashkëpunimin rajonal dhe rëndësinë e pjesëmarrjes së Kosovës në gjitha organizatat dhe iniciativat rajonale pasi vlerësuam se ajo do të jetë një faktor plotësues për stimulimin e klimës së stabilitetit, prosperitetit, bashkëpunimit të ndërsjellë dhe vlerësojmë se ajo është mënyra më e mirë që ta vërtetojmë përkushtimin tonë për integrimet evropiane. Jemi të hapur dhe në dispozicion të miqve tanë nga Kosovë për përvojat praktike të integrimeve evropiane dhe vlerësojmë se mund të ndihmojmë në lehtësimin e procesit të liberalizimit të vizave”, tha Nikolla Poposki, ministër i jashtëm i Maqedonisë. I pyetur nga ALSAT M se a kanë biseduar me Poposkin për hapjen e kalimit kufitar Bellanoc-Stançiq, dhe kur pritet që i njëjti të hapet, Hoxhaj nuk dha ndonjë përgjigje të saktë. Megjithatë ai tha se një ditë do të hapet, por pa treguar se kur. “Ka qenë temë e bisedës tonë, ne kemi biseduar edhe në Prishtinë por biseduam edhe sot në Shkup rreth mundësisë së hapjes së kalimit kufitar Stançiç-Bellanoc. Të dy Qeveritë tona kanë dhënë pëlqimin për hapjen e një vendkalimi të tillë dhe besojmë se në një periudhë të caktuar kohore edhe kjo do të ndodhë”, tha Enver Hoxhaj, ministër i Jashtëm i Kosovës. Shefi i diplomacisë së Kosovës Enver Hoxhaj, sot do të takojë edhe presidentin e vendit Gjorge Ivanov, kryeministrin Nikolla Gruevski dhe zv.kryeministrin Musa Xhaferi.

    Alsat M
    Sui generis

Faqja 23 prej 48 FillimFillim ... 13212223242533 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •