Ministria e Kulturës i shkurton mjetet festivalit ‘Fest Nota e Artë 2012’
Realizimi i Festivali “Fest Nota e Artë 2012” kërkon 6 milionë denarë, në të kundërtën mund të vihet në pikëpyetje ekzistimi i festivalit 17 vjeçar që deri para dy viteve njihej si Festivali I këngës zbavitëse “Nota Fest”.. Kështu u shpreh Agim Ismaili, drejtor i festivalit duke sqaruar se angazhimet për realizimin e tij kanë filluar që në muajin e janar por kanë hasur ne vesh të shurdhër për mbështetje në shumë institucione shtetërore dhe kompani të mëdha private. Akuza të drejtpërdrejta drejtuan ndaj Qytetit të Shkupit dhe Ministrisë së Kulturës për shkurtime të fondeve.
“Komisioni për çështjen e rishikimit të konkurrimit të institucioneve të tilla në kuadër të ministrisë së Kulturës neve na ndau 1 milionë denarë, por ministresha na shkëputi 500 mijë denarë. Se ne pa sekretarin shtetëror në Ministrinë e Kulturës kemi marrë vjet 1 milionë denarë, sivjet kemi sekretarin shtetëror. Kuvendi I qytetit të Shkupit nga çdo vite që kemi pas 300 deri në 500 mijë denarë, sivjet 150 mijë denarë. Por, si duket me këto mjete momentalisht me sa kemi nënshkruar ne vendime me Ministrinë e Kulturës dhe Kuvendin e qytetit të Shkupit, ato janë gjithsejtë 650 mijë denarë, është vështirë që të mendohet e jo të realizohet festivali për shkak se nuk I mbulojnë edhe harxhimet e skenës”, tha Agim Ismaili, drejtori i Festivalit “Fest Nota e Artë 2012”.
Muzafer Bislimi, sekretar shtetëror në Ministrinë e Kulturës sqaroi për Alsat se arsyet për shkurtimin e fondeve janë për shkak të shkurtimeve në buxhetin e dikasterit në fjalë. Ndërkohë ai përkujtoi drejtorin e festivalit, Agim Ismaili se fondi prej 500 mijë denarëve për të mbështetur sivjet festivalin në fjalë do të vihet në pikëpyetje për shkak se drejtori i festivalit nuk ka dorëzuar raport për festivalin e vitit 2011, ndërsa afati ishte deri më 31 dhjetor të vitit të kaluar dhe kjo mund t’i shkaktojë problem me Inspektoratin e Ministrisë së Kulturës.
Ndryshe nga drejtoria e festivalit bëjnë të ditur se këtë vit parashohin festival më madhështor me rastin e 100 vjetorit të Shqipërisë, i cili pritet të realizohet në tre mbrëmje, një më këngë për fëmijë, një me zbavitëse dhe një me këngë popullore.
Alsat
Krijoni Kontakt