Close
Faqja 16 prej 48 FillimFillim ... 6141516171826 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 151 deri 160 prej 480
  1. #151
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Energjetikë, shumica parlamentare refuzoi propozimin e Zeqirit


    Komisioni parlamentar për çështje ekonomike refuzoi propozim-ndryshimet në ligjin për energjetikë të deputetit të Rilindjes Demokrartike Kombëtare, Izet Zeqiri, të cilat parashikonin mundësinë për uljen e çmimit të energjisë elektrike. Zeqiri në sqarimin e tij u shpreh se komisioni në vend të 0.041 për qind apo rreth 900 mijë euro, duhet të marrë 0.035 për qind,apo rreth 700 mijë euro, me çka do të kontribuojë që këto fonde kompanitë energjetike mos t’i llogarritin në çmimin përfundimtar në faturat për energji elektrike.
    “I motivuar nga gjithë kjo edhe nga plani financiar por edhe nga rritja e çmimit të energjisë elektrike që faktikisht rritet si rezultat i shpenzimeve operative që në fakt bartësit e licencave në mënyrë permanente i rrisin si rezultat i rritjes së shpenzimeve dhe i motivuar nga rritja e çmimeve të karburanteve mendoj se nëse komisioni rregullator për energjetikë do të hjek dorrë nga një pjesë e përqiindjes të të hyrave që realizon nga bartësit e licencave dhe kjo drejtëpërdrejtë do të ndikojë edhe në uljen e çmimit të rrymës dhe karburanteve”, tha Izet Zeqiri, Deputet i RDK-së.
    Por, nënkryetari i komisionit rregullator për energjetikë Ruhi Bakiu u shpreh se propozimi i Zeqirit është i paarsyeshëm sepse nëse pranohet si i tillë nuk do të mund të realiozohet obligimet shtesë të marra nga ligji për energjetike dhe do të pamundësohet punësimi i kuadrove të reja.
    “Komisioni rregullator për energjetik për çdo vit kalendarik parasheh edhe punësime të reja me ç’rast në vitin 2012 duhet të realizohen 5 punësime të reja andaj zvogëlimi i këtij kompenzimi në të ardhmen në mënyrë të drehtëpërdrejtë do të pamundësonte një gjë të tillë ”, deklaroi Ruhi Bakiu, nënkryetar i KRRE-së.
    Në mbështetje të RDK-së doli partia e Tito Petkovskit, sipas të cilës një propozim i tillë do të shkojë në favor të qytetarëve. Megjithatë me 7 vota kundër dhe dy për, propozimi për ndryshim të ligjit për energjetikë nuk e kaloi as leximin e parë.

    Alsat M
    Sui generis

  2. #152
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Gjykatësit kushtetues në 'teh' të kuorumit


    Afro tre orë ju desh shumicës parlamentare për të siguruar kuorumin e nevojshëm për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të gjykatës kushtetuese. Këtë opozita e cilësoi si rezultat i pazareve mes partnerëve të koalicionit qeveritarë. Nga LSDM-ja akuzuan partinë më të madhe VMRO-DPMNE-në se me zgjedhjen e tre anëtarëve të rinj direkt ka bërë politizimin e Gjykatës Kushtetuese.
    “Pyetja kryesore që i intereson opinionit është se cili është pazari mes VMRO-DPMNE dhe BDI-së? VMRO-DPMNE ka pushtuar dhe ka vënë nën kontroll edhe Gjykatën Kushtetuese. Prej sot e tutje, gjithë përgjegjësia për atë nëse Gjykata Kushtetuese do të mbroj të drejtën kushtetuese ose do të jetë vetëm filial në shtabin e VMRO-DPMNE do ta bart vetëm Nikolla Gruevski’, deklaroi Oliver Spasovski, LSDM.
    Reagoi mazhoranca duke hedhur poshtë pretendimet e opozitës dhe duke dhënë arsyet e vonesës. Sipas tyre shkak ka qenë grumbullimi i votave të nevojshme për të kaluar votimi me sukses.
    “Logjika e pazareve e opozitës e çon drejtë mendimeve të tilla se shumica funksionon në mënyrë identike siç funksionojnë ato. Për dallim nga ato, ajo që ndodhi sot ishte thjeshtë grumbullimi i deputetëve të shumicës parlamentare që të jemi të sigurt se do ti kemi votat e nevojshme gjatë votimit me Badinter, që të mund të votohen gjykatësit kushtetues”, deklaroi Sillvana Boneva, VMRO-DPMNE.
    “BDI-ja nuk është subjekt politik i cili funksionon mbi bazë të pazareve, BDI-ja ka bë marrëveshje për koalicionim dhe respekton atë marrëveshje që e ka bë. Deklaratat e opozitës janë çështje e drejtë e opozitës të deklaron ashtu si mendon dhe çka mendon por fakti që pikat kaluan, nuk rezulton që të jenë me të dr jetë për atë që e kanë komentuar”, tha Talat Xhaferri, BDI.
    Ndërkohë gjykatësi i sapozgjedhur Sali Murat, u shpreh se deri më tani ka kontribuar dhe do të vazhdoj të kontribuoj në fushën e drejtësisë.
    “Unë në historinë e republikës së Maqedonisë hy me një fjali se kamë dhënë kontributin tim për drejtësinë dhe gjithnjë do të jem në shërbim të atdheut tonë”. Aktivitetet tona është herët të komentohen”, u shpreh Sali Murat, gjykatës i sapozgjedhur.
    Ndryshe gjatë seancës së sotme deputet zgjodhën edhe anëtarët e rinj të këshillit për radiodifuzion dhe atë Selajdin Xhezair, Antonio Jovanovski dhe Vasko Petrevski.

    Alsat M
    Sui generis

  3. #153
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Manifestimi në Sllupçan, mungon Ahmeti


    Këtë 2 Maj, në shënimin e fillimit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe shpalljes së zonës së lire në Karadak, gjegjësisht në Sllupçan nuk mori pjesë drejtuesi i ish-UÇK-së dhe njëherësh kryetar i BDI-së, Ali Ahmeti. Nga kabineti i tij për ALSAT-M thanë se Ahmeti në axhendën e tij të sotme ka pasur shumë takime për të realizuar dhe që koha nuk i ka premtuar për të shkuar në Sllupçan.
    Në këtë përvjetorë të pranishëm ishin zyrtarë tjerë të BDI-së përfshirë zv/kryeministrin Musa Xhaferi dhe ministrin e Drejtësisë Blerim Bexheti.
    Kryetari i SHVL-UÇK-së, Fazli Veliu vlerësoi lartë kontributin e dëshmorëve të këtij rajoni.
    “Me ju kemi edhe dinjitetin tonë, me ju kemi edhe kokën tonë, me ju të gjithë jemi krenar dhe ju jeni krenaria e atdheut tonë”,tha Fazli Veliu, kryetar i SHVL-UÇK-së
    Ndërkohë, ish deputeti i zonës së Karadakut, Fatmir Hasani në fjalimin e tij me rastin e përvjetorit të 11 të shpalljes së zonës së lirë në Sllupçan kërkoi nga partia shqiptare në pushtet që të mos lejojë nëpërkëmbjen e shqiptarëve dhe etiketimin e tyre si terrorist.
    “Është koha e fundit që Qeveria dhe Policia maqedonase të heqin dorë nga skenarët shkatërrimtarë të politikës së Beogradit”, u shpreh Fatmir Hasani, ish deputet i zonës.
    Kurse përfaqësuesi i Lëvizjes “Vetëvendosja”, Glauk Konjufca porositi politikanët shqiptarë të vendit që të mbrojnë interesat e popullit shqiptarë dhe jo kolltukëve të tyre dhe interesat e partiake e personale.
    “Kush thotë që gjendja e kombit shqiptarë është e mirë ai mundet ti ketë punët vetë personalisht mirë por nuk e sheh kombin e vet në tërësi, nuk i sheh të varfrit, nuk i sheh shqiptarët e pambrojtur të veriut të Kosovës, nuk i sheh të drejtat e munguara të shqiptarëve në Maqedoni”, tha Glauk Konjufca, deputet i Vetëvendosjes.
    Ndryshe sot në Sllupçan të komunës së Likovës u shënua 2 maji, Dita e fillimit të luftës Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe Shpalljes së Zonës së Lirë në Karadak nga Brigada 113 “Ismet Jashari” – Komandant “Kumanova” në vitin 2001. Në këtë manifestim me moton “Shpallja e Zonës së Lirë në Karadakun e Pamposhtur” morën pjesë familjarë të dëshmorëve, veteranë të luftës dhe përfaqësues të ish-UÇK-së, si dhe personalitete tjera dhe veprimtarë kombëtarë. Gjatë këtij manifestimi u bënë homazhe dhe u vendosën kurora lulesh pranë varrezave të dëshmorëve.

    Alsat M
    Sui generis

  4. #154
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Starton në Tetovë projekti “100 vite pa Shqipërinë”‏

    Të martën në komunën e Tetovës është mbajtur konferenca me rastin e fillimit të festimeve për 100 vjetorin e themelimit të shtetit shqiptar. Një numër ngjarjesh do të shoqërojnë festimin e kësaj ngjarje të rëndësishme të shqiptarëve nën moton “100 vite pa Shqipërinë”. Ky projekt mbështetet nga komuna e Tetovës dhe ngërthen brenda vetes aktivitete të shumta nga fusha e historisë, kulturës dhe sportit.
    Paraprakisht për organizimin e këtyre festimeve është themeluar Këshilli Organizativ me kryetar Prof.Dr. Sadi Bexhetin, ndërsa anëtarë të këtij Këshilli janë edhe z. Arben Xhaferi, z. Faik Mustafa, z. Zaim Beqiri, z. Muharem Idrizi, z. Senad Abduli, z. Orhan Ibraimi, z. Zeadin Sela dhe znj. Merale Ferati.

    Në cilësinë e kryetarit të Këshillit Organizativ, Prof. Dr. Sadi Bexheti tha se në mbledhjen e fundit të këtij këshilli është vendosur për fillimin e festimeve me rastin e 100 vjetorit të themelimit të shtetit shqiptar. Me këtë rast, tha ai, kemi përgatitur një program që në vete ngërthen te gjitha elementet te rëndësishme për një ngjarje me rendësi te jashtëzakonshme historike dhe kombëtare.

    “Formimi dhe themelimi i shtetit shqiptar dallon nga zhvillimet e ngjashme në Siujdhesën Ilirike ose në Ballkan. Në luftërat që u shkaktuan pas shpërbërjes së Perandorisë Otomane të gjitha shtetet ballkanike filluan konfliktet e armatosura për të kafshuar sa më shumë territor prej fqinjëve, pa marrë parasysh strukturën etnike të territoreve, traditën dhe elemente të tjera që janë ngushtë të lidhura me identitetin e një populli. Në Luftërat Ballkanike në vitin 1913 vetëm populli shqiptar mbajti neutralitetin me shpresë se në konferencat botërore do të njihet e drejta e popullit shqiptar që të themelojë shtetin e pavarur shqiptar në territore ku populli shqiptar kishte krijuar historinë e vet. Në këto luftëra populli shqiptar u sulmua egërsisht nga të katër anët, kryesisht nga Serbia, Mali i Zi dhe Greqia”, tha Bexheti.

    Sipas tij, perandoria Otomane e obliguar që të respektojë marrëveshjet ndërkombëtare nuk kishte hapësirë që t’i ndihmojë shqiptarët që të themelojnë shtetin e tyre. Madje ka ndodhur e papritura, që ajo të angazhohet t’i bindë shqiptarët, me fjalë o me luftë, që të tërhiqet nga zonat që cilësoheshin si interes i pakuptimtë i popujve të tjerë të Ballkanit.

    “Në këto luftëra u themeluan shtetet që sot e gjithë ditën i posedojnë territoret që dikur u takonin shqiptarëve. Shqipëria e gjymtuar nga sulmet lakmuese të shteteve fqinje u themelua duke lënë jashtë vetes gjysmën e popullatës shqiptare e cila pastaj do t’i nënshtrohet represionit të paparë për t’i detyruar që të shpërngulen, kryesisht në Turqi”, tha Bexheti.

    Sipas tij, pas vitit 1912 zhvillimet historike, sociale, ekonomike deri diku edhe kulturore të popullit shqiptar filluan të ndahen në atë brenda shtetit shqiptar dhe në atë jashtë shtetit shqiptar. Në njërën anë, në Shqipëri populli shqiptar gëzonte lirinë dhe oportunitetin që ofronte shteti shqiptar, ndërkaq pjesa tjetër e popullit që mbeti në Jugosllavi nuk gëzonte liri dhe nënshtrohej procesit të asimilimit apo të shpërnguljes.

    “Sido që të jetë shqiptarët e kësaj ane të territorit kombëtar arritën të mbijetojnë edhe pa Shqipëri. Rezistenca e tyre zhvillohej në kuadër të drejtave të njeriut dhe të popujve për liri dhe vetëvendosje. Ky proces imanent historik vazhdon të zhvillohet”, tha Bexheti.
    Sipas tij, këto manifestime në vete përfshijnë aspekte humane, kulturore ngaqë nuk janë të ngarkuara me armiqësitë që zakonisht burojnë nga armiqësitë me popujt e tjerë për shkak të kontesteve të ndryshme, të çfarëdo natyre qofshin ato. Vetëm populli shqiptar nuk mori pjesë në Luftërat Ballkanike.

    Ndryshe, projekti do të përfshijë organizimin e manifestimeve, debateve, konferencave nga fusha e historisë dhe e kulturës dhe ngjarjeve tjera që do të jenë në funksion të idesë 100 vjet të themelimit të shtetit shqiptar.

    Projekti do të dimensionojë optikën reale të historisë dhe kulturës së shqiptarëve përgjithësisht me theks të veçantë atë të shqiptarëve të Maqedonisë.

    Nëpërmjet konferencave do të shpjegohet rrjedhat e historisë dhe kulturës shqiptare në rrethana të ndryshme historike dhe në funksion të alternimit të këtyre ngjarjeve në aktualitetin politik dhe kulturor të shqiptarëve.

    Shqipmedia
    Sui generis

  5. #155
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Paraburgoset për përdhunim një 25 vjeçar nga Nerashti i Tetovës


    Takimi miqësor mes dy të rinjve ka përfunduar me përdhunim. Një 25 vjeçar nga fshati Nerasht i Tetovës e ka përdhunuar një vajzë 17 vjeçe poashtu nga Tetova. Siç bëjnë me dije nga Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë, i akuzuari më 26 prill (e enjte) në hotelin “Beli 92” në Gostivar, pas një marrëveshje paraprake për një takim, ka rrëmbyer dhunshëm një vajzë 17 vjeçare nga Tetova, duke e kërcënuar me armë dhe më pas duke abuzuar me atë edhe seksualisht. Policia e Tetovës, tashmë ka ngritur kallëzim penal kundër 25 vjeçarit F.S nga fshati Nerashtë i Tetovës, nën akuzën për kryerjen e veprës përdhunim, ndërkohë që Gjykata Themelore në Tetovë i ka shqiptuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh, transmeton Koha.

    Shqipmedia
    Sui generis

  6. #156
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    U vendosën edhe 4 kuaj ari në qendër të Shkupit sot, ndërsa ribalanci i buxhetit prek vetëm projektet Shqiptare, ndërsa ato Maqedonase po zhvillohen pa asnjë lloj ribalanci ose përkufizimi të buxhetit që kanë.
    Sui generis

  7. #157
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    Citim Postuar më parë nga RaPSouL Lexo Postimin
    U vendosën edhe 4 kuaj ari në qendër të Shkupit sot, ndërsa ribalanci i buxhetit prek vetëm projektet Shqiptare, ndërsa ato Maqedonase po zhvillohen pa asnjë lloj ribalanci ose përkufizimi të buxhetit që kanë.
    Foto :
    http://www.plusinfo.mk/vest/42351/FO...barokot-staree

  8. #158
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Të premten protesta të mëdha edhe para selisë së BDI-së në Tetovë


    Pas lajmërimeve për protesta ditën e premte në qytetet shqiptare në facebook ku si organizatorë paraqiten jozyrtarisht anëtarët e Aleancës Kuq e Zi për Maqedoninë lajm të cilin dje e publikoi portali Shqipmedia sot portali maqedonas MKD paralajmëron protesta përveç në qytetet shqiptare edhe para selisë së BDI-së në Reçicë të Tetovës.
    Të premten e kaluar përveç se para Gjykatës Themelore dhe Qeverisë u protestua edhe para komunës së Cairit ku u thyen xhamat e komunës dhe u hodhën parolla kundër kryetarit të komunës së Cairit Izet Mexhitit.
    Ndryshe, të shtunën janë paraljmëruar edhe proesta të maqedonasve kundër radikalizimit islam. Ata me komentet e tyre në Facebook kanë shkuar më larg duke kërkuar edhe luftë ndaj shqiptarëve.

    Shqipmedia
    Sui generis

  9. #159
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga RaPSouL Lexo Postimin
    Të premten protesta të mëdha edhe para selisë së BDI-së në Tetovë


    Pas lajmërimeve për protesta ditën e premte në qytetet shqiptare në facebook ku si organizatorë paraqiten jozyrtarisht anëtarët e Aleancës Kuq e Zi për Maqedoninë lajm të cilin dje e publikoi portali Shqipmedia sot portali maqedonas MKD paralajmëron protesta përveç në qytetet shqiptare edhe para selisë së BDI-së në Reçicë të Tetovës.
    Të premten e kaluar përveç se para Gjykatës Themelore dhe Qeverisë u protestua edhe para komunës së Cairit ku u thyen xhamat e komunës dhe u hodhën parolla kundër kryetarit të komunës së Cairit Izet Mexhitit.
    Ndryshe, të shtunën janë paraljmëruar edhe proesta të maqedonasve kundër radikalizimit islam. Ata me komentet e tyre në Facebook kanë shkuar më larg duke kërkuar edhe luftë ndaj shqiptarëve.

    Shqipmedia
    E pse duhet barazuar islami me shqiptarizmin? Nje shqiptar nuk ka asgje te perbashket me nje islamik. Prandaj pergjigjuni me komente atyre maqedoneve e thuajuni qe islamiket t'i gjejne ne Afganistan e Somali, se ne Shqiptari nuk ka. Kurse sa per lufte me shqiptaret, do ta shohin byth*n e pates se shpejti.

  10. #160
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Citim Postuar më parë nga RaPSouL Lexo Postimin
    Të premten protesta të mëdha edhe para selisë së BDI-së në Tetovë


    Pas lajmërimeve për protesta ditën e premte në qytetet shqiptare në facebook ku si organizatorë paraqiten jozyrtarisht anëtarët e Aleancës Kuq e Zi për Maqedoninë lajm të cilin dje e publikoi portali Shqipmedia sot portali maqedonas MKD paralajmëron protesta përveç në qytetet shqiptare edhe para selisë së BDI-së në Reçicë të Tetovës.
    Të premten e kaluar përveç se para Gjykatës Themelore dhe Qeverisë u protestua edhe para komunës së Cairit ku u thyen xhamat e komunës dhe u hodhën parolla kundër kryetarit të komunës së Cairit Izet Mexhitit.
    Ndryshe, të shtunën janë paraljmëruar edhe proesta të maqedonasve kundër radikalizimit islam. Ata me komentet e tyre në Facebook kanë shkuar më larg duke kërkuar edhe luftë ndaj shqiptarëve.

    Shqipmedia

    Hajte ishalla se rinia shqipetare e ka kuptuare te verteten ,dhe drejtohet te fajtori i vertete .

    Pervec para Selise se BDI,se keto demorstrata apo protesta duhet njekohesishte te drejtohen edhe para selise se PDSH. Keto dy parti duhet ta kene te qarte se faji kryesore per problemet e shqipetareve te Maqedonise, zanafillen e kane pikerishte ne keto dy parti . Ne shqipetaret kesaj rradhe duhet te kerkojme ndihme nga Organizatat Nderkombetare dhe BE ,sepse shqipetaret per 10 vitet e fundit qendrojne ne mes te dy fronteve (krimineleve te ballkanit ) sllavo-shkijet dhe shqipefolesave .

    Ne qofte se demokracia eshte sistem qe zgjidhe probleme per popujte ne evrope kete te drejte duhet ta gezojne edhe shqipetaret e Maqedonise, te barabarte sikur popujte e tjere ne evrope ,per ndryshe c'do ekstremizem qe paraqitet, fajin duhet ta mbane vete BE .

Faqja 16 prej 48 FillimFillim ... 6141516171826 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •