Close
Faqja 10 prej 48 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 480
  1. #91
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Regjistrimi, mund të deklarohesh jugoslloven !


    Shkup – Shoqata joformale e Jugosllavëve në Maqedoni, me rastin e regjistrimit të popullsisë që do të realizohet nga 1 deri 15 tetor 2011, u bën thirje të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë të cilët e ndjejnë veten si Jugosllavë, pa dallim të gjinisë, fesë, moshës, apo përcaktimit të cilësdo parti, gjatë regjistrimit lirisht të shprehen si të tillë.
    “Gjatë javës së kaluar kemi kontaktuar me Entin Shtetëror Statistikor dhe na konfirmuan se në qoftë se një qytetar në lidhje me kombësinë, apo më saktësisht përkatësinë etnike deklarohet si Jugoslloven apo Jugosllovene, ashtu edhe do të regjistrohet, thuhet në deklaratën e shoqatës joformale të Jugosllovenëve.
    Shoqata joformale e Jugosllovenëve e mirëpresin atë që qytetarëve të nacionalitetit Jugosllavë u jepet mundësia që të deklarohen si Jugosllovenë, sepse gjatë regjistrimit në vitet 1991, 1981, 1971 dhe 1961 mijëra qytetarë të Maqedonisë, dhe qindra e mijëra qytetarë të Jugosllavisë u deklaruan si Jugosllavë.

    Shqipmedia
    Sui generis

  2. #92
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Parlamenti nuk zgjodhi Agim Mehmetin për kryetar


    Shkup – Parlamenti nuk zgjodhi Agim Mehmetin për kryetar të ri të Komisionit për Verifikimin e Fakteve (KFV). Mehmeti nuk mori numrin e nevojshëm të votave. PRO votuan vetën 61 deputet, 25 kryesisht të LSDM-së ishin kundër dhe 1 abstenoi. Ndërkohë, për miratimin e këtij propozimi të PDSH-së nevojiteshin 2/3 e votave, mbi 82 vota. Nga PDSH-ja akuzuan për skenarë të palës maqedonase.
    “Rast tipik i mosrespektimit të marrëveshjeve nga ana e maqedonasve. Nuk respektojnë Marrëveshjen e Ohrit, nuk respektojnë Kushtetutën, nuk respektojnë Ligjet”, deklaroi Imer Aliu, PDSH.
    LSDM-ja, edhe pse votoi kundër akuzoi VMRO DPMNE-në duke theksuar se partia e Gruevskit humbi edhe një shans që procesin e lustrimit t’a kthejë atje ku e ka vendin, në kornizat e ligjit.
    “VMRO-DPMNE vazhdimisht keqpërdor lustrimin dhe e shndërroi atë në gjueti shtrigash. Bëhet e qartë se Gruevski dhe familja po bëjnë çmos që të mos lustrohen disa funksionar të tanishëm dhe ish funksionar të VMRO-DPMNE-së. Për këtë shkak, u nevojitet Axhiev ose në pozitën kryetarit ose në atë të nënkryetarit në Komisionin për Lustrim. LSDM-ja këtë as do ta mbështesë dhe as që do t’i legjitimoj keqpërdorimet e tilla”, tha Emiljan Stankoviq, LSDM.
    Sipas Stankoviqit, po vërtetohet teza se ky është skenar i VMRO-DPMNE-së që Tome Axhiev të mbetet me çdo kush në funksionin e kryetarit, që të mbulojë funksionarë të caktuar të VMRO DPMNE-së . Por nga partia e Gruevskit i hodhën poshtë si të pabaza akuzat e LSDM-së duke theksuar se pikërisht LSDM-ja me votën kudër Mehemtit i zgjati mandatin Axhievit.
    “LSDM-ja është ajo që i zgjati mandatin Tome Axhievit, dhe bien në ujë të gjitha akuzat e përfolura deri tani. Me gjithë faktin se Agim Mehmeti si anëtar i komisionit nuk vjen me propozim të partive në pushtet por si propozim i partisë opozitare, ngritja e tensioneve dëshmon se në fakt LSDM-ja po krijon hapësirë dyshimi nëse dëshiron apo jo të ketë lustrim”, u shprehën nga VMRO-DPMNE-ja.
    Ilija Dimovski, si kryetar i Komisionit për zgjedhje dhe emërime u shpreh se do të bëhen konsultime shtesë me të gjitha partitë politike parlamentare për kapërcimin e kësaj situate të krijuar në Komisionin e Verifikimit të Fakteve. Deri atëherë kryetari aktual Tome Axhiev do të vazhdojë të mbetet në detyrën e kryetarit të këtij komisioni.

    Alsat-m
    Sui generis

  3. #93
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Tërmet në Shkup



    Një tërmet ka goditur para pak çastesh kryeqendrën e Maqedonisë – Shkupin. Sipas raportimeve të para të Qendrës sizmologjike evropiane-mesdhetare, tërmeti është 2, 5 ballë, me epiqendër 4 kilometra në jug-perëndim të Shkupit dhe me thellësi 1 kilometër. Ky është tërmeti i dytë që po e godet Maqedoninë brenda dy ditëve.

    Për më shumë hollësi klikoni në linkun në vijim:

    http://www.emsc-csem.org/Earthquake/....php?id=236995


    Shqipmedia
    Sui generis

  4. #94
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Citim Postuar më parë nga RaPSouL Lexo Postimin
    Regjistrimi, mund të deklarohesh jugoslloven !


    Shkup – Shoqata joformale e Jugosllavëve në Maqedoni, me rastin e regjistrimit të popullsisë që do të realizohet nga 1 deri 15 tetor 2011, u bën thirje të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë të cilët e ndjejnë veten si Jugosllavë, pa dallim të gjinisë, fesë, moshës, apo përcaktimit të cilësdo parti, gjatë regjistrimit lirisht të shprehen si të tillë.
    “Gjatë javës së kaluar kemi kontaktuar me Entin Shtetëror Statistikor dhe na konfirmuan se në qoftë se një qytetar në lidhje me kombësinë, apo më saktësisht përkatësinë etnike deklarohet si Jugoslloven apo Jugosllovene, ashtu edhe do të regjistrohet, thuhet në deklaratën e shoqatës joformale të Jugosllovenëve.
    Shoqata joformale e Jugosllovenëve e mirëpresin atë që qytetarëve të nacionalitetit Jugosllavë u jepet mundësia që të deklarohen si Jugosllovenë, sepse gjatë regjistrimit në vitet 1991, 1981, 1971 dhe 1961 mijëra qytetarë të Maqedonisë, dhe qindra e mijëra qytetarë të Jugosllavisë u deklaruan si Jugosllavë.

    Shqipmedia
    Nuk ka nacionalitet jugosllave !!!,Ne qofte se ligji i regjistrimit ne Maqedoni ,jepe mundesi per mbeturinat sllave qe te deklarohen (regjistrohen si jugosllave ) atehere gjithe shqipetaret ne Maqedoni, duhet te regjistrohen si ilire.

    Ali Ahmeti dhe grupa e tije kacak ne te regjistrohen si jugosllave ,kurse shqipetaret ne Maqedoni duhet te regjistrohen si ilire. Nje pjese e madhe e disa shqipetareve (poshteni albanci) ishin te regjistruare ne kohen e ish jugosllavise si jugosllave .

    Kesaj radhe regjistrimi i popullsise duhet te bojkotohet deri sa te plotesohen kushtet per shqipetaret ilir ne Maqedoni .
    Ndryshuar për herë të fundit nga TetovaMas : 26-09-2011 më 12:32

  5. #95
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Na preu kokën Ali Ahmeti, vazhdojnë shqiptarët tonë të dashur ta përkrahin, hallall ju qoft!
    Sui generis

  6. #96
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Citim Postuar më parë nga RaPSouL Lexo Postimin
    Na preu kokën Ali Ahmeti, vazhdojnë shqiptarët tonë të dashur ta përkrahin, hallall ju qoft!
    Nuk duhet te perkrahet ky njeri ,sepse shqipetaret jane kthyere per shume vjete mbrapa .

    Shqipetaret ne mergim nga Maqedonia vetem se e kane marrun vendimin (bojkot total )qe mos te regjistrohen ne regjistrimin e popullates ne Maqedoni.

  7. #97
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Janevska: Nuk ka dilema – regjistrimi do të mbahet prej 1 deri më 15 tetor


    Kryetarja e Komisioni shtetëror për regjistrim Vesna Janevska sot për MIA-n deklaroi se regjistrimi i popullatës, amvisërive dhe banesave do të fillojë me kohë më 1 tetor në orën 8.
    “Regjistrim do të ketë. Regjistrimi fillon pasnesër. Ne kemi Ligj për regjistrim. Punojmë me shumë mund nga muaji dhjetor i vitit të kaluar. Trajnimi është në vijim, njerëzit po përgatiten dhe nuk ka dilema nëse do të ketë ose jo regjistrim. Gjithçka po rrjedh shumë shpejtë, me shumë përpjekje dhe shumë punë. Me shumë vështirësi ne arritëm deri në fund dhe mendoj se deri pasnesër gjithçka do të jetë në rregull”, tha Janevska.
    Në lidhje me informacionet për interpretime të ndryshme të ligjit për regjistrim dhe kërkesë që të regjistrohen edhe shtetas të Maqedonisë që jetojnë në vende të tjera, ndërsa kanë hyrë menjëherë në vend gjatë një viti, Janakievska pranoi se ka mendime të ndryshme, por pohon se regjistrimi do të zbatohet në pajtim me Ligjin.
    “Ka mendime të ndryshme. Por, regjistruesit dhe të gjithë pjesëmarrësit e tjerë në regjistrim do të punojnë sipas Ligjit”, tha kryetarja e KSHR-së.
    Trajnimet e rreth 16.500 regjistruesve ende janë në vijim dhe duhet të përfundojnë sot, por nëse është e nevojshme do të vazhdojnë edhe nesër, ndërsa sipas nevojës edhe pas fillimit të regjistrimit.
    Regjistrimi i popullatës dhe amvisërive në Maqedoni do të mbahet prej 1 deri më 15 tetor.

    Shqipmedia
    Sui generis

  8. #98
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ka apo jo dialog politik në Maqedoni?


    Në Maqedoni, sipas partive opozitare, dialogu politik mbetet i bllokuar nga pushteti aktual, i cili, vazhdon të injorojë opozitën gjatë miratimit të ligjeve apo vendimeve shumë të rëndësishme që nuk do të ofrojnë zgjidhje të problemeve, por, përkundrazi përkeqësim të mëtejmë të tyre.
    Nga opozita, besojnë se vërejtje e këtilla do të përmbajë Raporti i Progresit i Komisionit Evropian për Maqedoninë që pritet të publikohet nga fillim i muajit tetor.
    “Përkeqësimi i skenës politike nuk është me fajin e opozitës, por të shumicës parlamentare apo në përgjithësi të pushtetit aktual, i cili vazhdon të udhëheqë luftë selektive ndaj të gjitha dukurive në vend”, thotë Vesna Bendvska, deputete e Lidhjes Socialdemokrate.
    Nga LSDM-ja thonë se partitë në pushtet edhe këtë vit kanë vazhduar praktikën e mbytjes së demokracisë dhe të dialogut, madje, ende pa u konstatuar përbërja e re parlamentare.
    Me këtë rast përmendin miratimin e disa ligjeve shumë të rëndësishme pas asnjë konsultim paraprak, siç ishte rasti me ligjet për gjuhën dhe përdorimin e simboleve të bashkësive etnike.
    Edhe nga opozita shqiptare shprehin një sërë vërejtjesh lidhur me dialogun politik.
    Zijadin Sela, deputet i PDSH-së, thotë se në Maqedoni nuk ekziston dialog as për çështjet me të vogla.
    “Shqetësues është fakti se deputetët e shumicës janë shndërruar në makineri votuese edhe pse votojnë ligje që janë antikushtetuese kurse në anën tjetër edhe pse opozita ndërhynë përmes amendamenteve, deri më tani asnjë prej tyre nuk është pranuar nga shumica parlamentare”, u shpreh Sela.
    Ndërkohë, edhe Izet Zeqiri, deputet i Rilindjes Demokratike Kombëtare, shprehet për mungesën e dialogut dhe refuzimin e të gjitha nismave të opozitës.
    “Konsiderojmë se në Kuvend nuk ka dialog të mirëfilltë politik, përfshirë edhe në qarqe më të larta. Çështja tjetër mbajë bindjen se Kuvendi është vetëm se një trup votues, i cili, në vend se të kontrollojë qeverinë është ai po kontrollohet nga qeveria, të gjitha propozimet vijnë nga qeveria dhe pozita e cila ka për obligim t’i sqarojë dhe të arsyetojë çdo ligj të sjellë, ajo aspak nuk ofron debate”, thotë Zeqiri duke ndarë bindjen se vërejtje të këtilla do të përmbajë edhe raporti i progresit për Maqedoninë.
    Por, pretendimet e këtilla kundërshtohen nga partitë në pushtet. Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se megjithatë dialogu ekziston ndoshta jo në formën më të mirë të mundshme por shumë më i mirë sesa kur opozita e tanishme ishte në pushtet.
    “Mendoj se ka një frymë nga ajo që mund të llogaritet si dialog, por mënyra e këtillë e komunikimit besoj se ka elemente edhe të monologut, por edhe të qëllimeve me prapavijë politike për të paraqitur Kuvendin në prag të raportit të Komisionit Evropian si jofunksional, gjë që ndoshta në fushën e veprimit politik është e drejt e opozitës, por mbi gjitha të drejtat duhet pasur parasysh qëllimin e fundit apo prapavijën e një veprimi të tillë”, tha koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Talat Xhaferi.
    Ai beson raporti i Komisioni Evropian do të jetë real, jo vetëm për punën e Kuvendit, por në përgjithësi për Maqedoninë.

    Shqipmedia
    Sui generis

  9. #99
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Populli i partisë


    Kim Mehmeti
    Gjatë dy dekadave të kaluara të demokratizimit të Maqedonisë, shqiptarët e këtushëm dëshmuan dy gjëra: se janë popull i partive e jo etnitet që ka partitë e veta dhe, se nuk ia dolën të përcaktojnë kufirin që ndan interesin partiak nga ai kolektiv. Me çka, pahetueshëm u futën në një “neokomunizëm” vulgar, balta e të cilit gjithnjë e më shumë thellohet e ku ata ndihen çdoherë e më të ngulfatur. Gjë që u mundësoi partive shqiptare në pushtet që çdo gjë të mundur ta vënë në shërbim të tyre dhe interesin partiak ta barazojnë me atë kolektiv. Kështu që sot shqiptarët e Maqedonisë kanë disa institucione kulturore e arsimore, të cilat janë bërë si degë e partisë që vjen në pushtet, kanë përfaqësues e drejtues të lartë shtetërorë, por të cilët interes parësor kanë atë të partisë, e jo të kolektivitetit në emër të të cilit sigurojnë mirëqenien e tyre.
    Edhe pas zgjedhjeve të fundit parlamentare dhe pas formimit të qeverisë së re, u pa edhe më qartë se partitë e këtushme kanë popullin e vet, por populli nuk ka parti. Këtë më së miri e dëshmojnë ngjarjet e muajve të fundit, si për shembull, protesta e prindërve që nuk mund t`i regjistronin fëmijët e tyre në shkollën “Vëllazërimi” në lagjen “Nerez” të Shkupit, e të cilët hoqën dorë nga revolta e tyre në çastin kur mbase partia shqiptare në pushtet u dha sinjal se duhej të tërhiqeshin. Gjë që shpalos të vërtetën e dhembshme se pushtetarët shqiptarë ende nuk e kanë kuptuar se kur bëhet fjalë për deshqiptarizimin e Shkupit, partitë maqedonase – të armiqësuara mes veti – veprojnë si me qenë një e vetme. Gjë që gjithashtu dëshmon se partia shqiptare në pushtet e kontrollon popullin, e jo populli atë, se ajo nuk zbaton vullnetin e popullit, por popullit ia imponon vullnetin e vet partiak. Kështu që vendimi për mosregjistrimin e nxënësve shqiptarë në këtë shkollë, i sjellë nga kryetari komunal nga radhët e opozitës maqedonase, me asgjë nuk u kundërshtua nga qeveria e Gruevskit dhe u realizua me ndihmën e pushtetarëve shqiptarë.
    Pa dyshim se edhe kjo ngjarje tregon se shqiptarët e Maqedonisë nuk ia dolën të çlirohen nga frika ndaj partisë në pushtet. Mbase edhe me të drejtë, sepse edhe sot, njësoj si dikur në sistemin socialist, partia është ajo që të punëson e të largon nga puna, ajo të lë të kalbesh i pafajshëm në burg nëse nuk je anëtar i saj, ajo ushtron mbi ty zbatimin e ligjit që nuk e përfillin aktivistët e saj, ajo të bën ministër edhe kur kurrë nuk ke ëndërruar se do bëhesh diçka më shumë se drejtues i ndonjë kooperative bujqësore. Pra ajo rikultivon vetëdijen e deridjeshme komuniste se për të qenë i suksesshëm nuk duhet të luftosh për aftësim të vetvetes dhe mbindërtim të vlerave vetjake, por mjafton të mbetesh i dëgjueshëm dhe shërbëtor i përkulur i “mëmave” parti. Me çka shqiptarët e Maqedonisë edhe gjatë kohë do të ndërtojnë demokraci me mentalitetet e prindërve të deridjeshëm që rriteshin me këshillat të mos e irritosh prijësin partiak dhe të mos i kundërvihen pushtetmbajtësit.
    Andaj mund të thuhet se qëmoti ka kaluar koha kur mangësitë e veta, shqiptarët e Maqedonisë i mbulonin me arsyetimet se hasnin në mosmarrëveshje nga pala maqedonase. Ata sot duhet ta pranojnë se problemi më i madh i tyre është frika ndaj partive që kanë, si dhe të përballen me të vërtetën se votojnë për “sekte” partiake që interesin e popullit e barazojnë me mirëqenien e elitave partiake, “sekte” të cilat qëllim të vetëm kanë punësimin e tyre si ministra apo drejtues të institucioneve publike, “sekte” të cilat që mos ta prishin “bashkëpunimin e mirë” me partnerin maqedonas, nuk shohin edhe atë që u ndodh përpara hundës. Si për shembull, kremtimin e 20-vjetorit të mëvetësimit të Maqedonisë, që ngjante thuajse në këtë shtet nuk ka asnjë shqiptar të gjallë.
    Kush nuk u beson vlerësimeve të lartpërmendura, le të dalë publikisht e le të tregojë se cili individ është punësuar në ndonjë institucion publik pa pëlqimin e partisë. Le të dalë të tregojë se ku qëndron dallimi mes socializmit të dikurshëm që i ndëshkonte të padëgjueshmit, përfshi edhe familjarët e tyre, nga kjo që ndodh sot kur ndëshkimi i pret të gjithë ata që janë të afërt me kritikuesit e partisë shqiptare në pushtet. Apo, kush nuk u beson pohimeve të lartpërmendura, le të marrë listat e gjithë të zgjedhurve partiakë që kanë mbushur institucionet e pakta shqiptare dhe ato shtetërore, të atyre që janë bërë pjesëtarë të këshillave dhe vendosin për fatin kolektiv, e le të tregojë sipas cilit kriter është bërë zgjedhja e tyre.
    Shqiptarët e Maqedonisë, të cilët në zgjedhjet e fundit votuan ashtu siç vlerësuan se është më mirë për ta, në të vërtetë treguan se jo votuesi partinë, por partia e zgjedh votuesin e vet. E këtë e arrin sa nëpërmjet “shpërblimeve” po aq edhe nëpërmjet ndëshkimit. Aq më shumë, shumica e votuesve shqiptarë, që sot vajtojnë po aq pikëllueshëm sa edhe para zgjedhjeve, vetëm dëshmojnë sa nuk e kanë kuptuar se para se të zgjedhësh dikë të të përfaqësojë, duhet ta dish se cila është zgjidhja më e mirë për ty. E sa u përket zgjedhjeve e zgjidhjeve, populli i këtushëm shqiptar votoi për atë që maqedonasit të sundojnë e shqiptarët të ndihmojnë, edhe atë duke e kontrolluar vetëm popullin e vet e jo tërë shtetin. Andaj, ata s`kanë arsye pse të ankohen, njësoj siç ka shumë arsye partia shqiptare në pushtet që të konsiderojë se është duke ecur rrugës së duhur. Me çka edhe gjatë kohë ky popull nuk do ia dalë të shohë se çdo kund në botën demokratike qeveritë përbëhen nga partitë fituese, por askund në atë botë shteti nuk është vetëm në duart e pushtetmbajtësve, se askund në atë botë partitë nuk kontrollojnë atë që nuk u bie në hise. Pra edhe gjatë kohë ky popull nuk do të ketë guxim të përballet me të vërtetën se njëzet vitet e kaluara janë të mbushura përplot me premtime të kota, me dëshpërime, me luhatje si të shkohet më tej, ku bën pjesë edhe referendumi i harruar për autonomi të plotë territoriale, politike e kulturore.
    Ka shumë elemente që dëshmojnë se shqiptarët e sotëm të Maqedonisë jetojnë në një neokomunizëm nga më primitivët dhe se ata janë në shërbim të partisë në pushtet e jo ajo në shërbim të tyre. Në shërbim të saj janë institucionet arsimore, kulturore…, ku kultivohet vetëdija e të nënshtruarit, si e atyre që sot shajnë partitë nëpër “odat e burrave”, por jo edhe publikisht. Në të vërtetë, ka diçka që nuk duhet mohuar e që shpesh e përmendin pushtetarët shqiptarë: sot ka më shumë policë shqiptarë se kurdoherë më parë, sot ka më shumë administratorë e drejtues shqiptarë të institucioneve publike se sa dikur në socializëm. Por ka diçka që këta të shumtit e sotëm dhe të paktit e dikurshëm, i bënë të njëjtë: kryesisht janë në shërbim të partisë në pushtet, e jo zbatues të vullnetit të popullit. Andaj edhe mënyra e veprimit është pothuajse e njëjtë: rezultatet e partisë shqiptare në pushtet janë proporcionale me dënesjen kolektive të shqiptarëve të këtushëm. Duke qenë të tilla, partitë e sotme “komuniste” të popullit shqiptar të Maqedonisë, ndihen edhe më të fuqishme dhe më mospërfillëse ndaj çdo mendimi kritik. Dhe ndihen të tilla, sepse e dinë që ky popull nuk ka ku shkon më larg se sa në “oborrin” e tyre. E në ndërkohë, Gruevski as që lodhet çka mendojnë shqiptarët që nuk e duan, ngaqë e ka kuptuar se “populli” janë shokët e tij që ka në qeveri. E ka kuptuar se sa herë që të ketë ndonjë mosmarrëveshje me shqiptarët, atë do ia zgjidhin “komisaret” e partisë shqiptare në qeverinë e tij. Ai e ka kuptuar se shumica e shqiptarëve të këtushëm, assesi ta shohin se aty ku vendos partia që nuk vepron sipas vullnetit të popullit, por popullit ia imponon vullnetin e vet, nuk mund të flitet për demokraci, por për sundim të sekteve që hanë nga grazhdi i popullit, por flenë në shtratin e sunduesit. Me çka politikanëve të tillë, nga dita në ditë, shteti u duket më i mirë, e populli që përfaqësojnë shumë kërkues. Dhe pushtetarët e tillë fillojnë të sillen si marinarët e anijes që bënë lundrimin e saj të fundit: grabisin nga ajo çka u bie ndër duar, që të kenë diçka si kujtim nga kohët kur ata kanë qenë drejtues të lundrueses.

    Shqipmedia
    Sui generis

  10. #100
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Nisi sot regjistrimi i popullsisë dhe banesave


    Shkup – Sot nis procesi i regjistrimit të popullsisë dhe banesave në vendin tonë. Janë afro 18 mijë regjistrues që do të punojnë për mbledhjen e të dhënave për procesin e regjistrimit të popullsisë dhe banesave.
    Ata do të vizitojnë shtëpitë e qytetarëve prej orës 8 deri në ora 20.00, duke kryer regjistrimin e çdo familjeje.
    Qytetarët kërkojnë të ketë më shumë informacione dhe detaje lidhur mbi regjistrimin.
    Qeveria maqedonase mbrëmë zgjodhi përbërjen e re të Komisionit Shtetëror për Regjistrim pasi i konstatoi dorëheqjet e anëtarëve të deritanishëm.
    Ndërkohë nënkryetari në dorëheqje i këtij komisioni, Abdulmenaf Bexheti, në një prononcim ekskluziv për Radio Televizionin e Kosovës ka shpjeguar se mangësitë teknike të procesit të regjistrimit, mund të kenë pasoja të rënda politike për shqiptarët në Maqedoni.

    Shqipmedia
    Sui generis

Faqja 10 prej 48 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •