Close
Faqja 7 prej 48 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 480
  1. #61
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Maqedonasit me paragjykime dhe mosbesim ndaj shqiptarëve


    Shumica e qytetarëve të Maqedonië mendojnë se marrëdhëniet ndëretnike janë të rëndësishme, por më tepër i brengosin papunësia, varfëria, ekonomia, korrupsioni, krimi dhe hyrja në BE dhe në NATO.
    Këtë e tregojnë rezultatet nga anketa e Qendrës së Maqedonisë për bashkëpunim ndërkombëtar (QMBN), përkatësisht Raporti për marrëdhënie ndëretnike dhe cilësia e tyre. Hulumtimi është zbatuar me anketë të terrenit në amvisëritë në muajin maj në shembull reprezentativ prej 2.087 të anketuar dhe anketë on-lajn me shembull reprezentativ prej 24 personalitete publike/informuese në Maqedoni.
    QMBN zbatoi studim gjithpërfshirës të Marrëveshjes së Ohrit. Kjo është pjesa e katërt e hulumtimit për marrëdhënuet ndëretnike 10 vite pas konfliktit të luftës.
    “Dhjetë vite pas konfliktit, një pakicë jo shumë e madhe i percepton marrëdhëniet si armiqësore. Qytetarët më hpesh i vlerësojnë marrëdhëniet ndëretnike si të përmbajtura (33,2 për qind), 18,4 për qind i vlerësojnë si rivale, 17,7 për qind si bashkëekzistencë paqëdashëse, 16,9 për qind mendojnë se ekziston bashkëpunim ndëretnik, ndërsa një pakicë jo shumë e madhe prej 9,4 përqindëve i vlerësojnë marrëdhëniet si armiqësore”, tha në konferencën e sotme për shtyp Sasho Klekovski nga QMBN.
    Potencoi se perceptim më të lartë për marrëdhënie armiqësore ka në rajonin e Vardarit (18,5 për qind) dhe në atë të Pollogut me 18,2 për qind, përderisa perceptim më të lartë për bashkëpunim ka në rajonin jugperëndimor dhe verilindor.
    Anketuesit mendojnë se marrëdhëniet ndëretnike janë më të mira se para vitit 2001. Janë vlerësuar me 2,8 , ndërsa qytetarët presin përmirësim për 5 vite në 3,2 në shkallë prej 1 deri në 5, ku 5 është vlerësimi më i lartë.
    “Vlerësimi është pozitiv edhe krahas ndikimit negativ të rastit “Kalaja” dhe të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Shqiptarët etnik, turqit, boshnjakët dhe romët i vlerësojnë marrëdhëniet ndëretnike sot si më të mira se para vitit 2001 dhe kanë pritje pozitive për përmirësime për 5 vite”, tha Klekovski.
    më së shumti paragjykime, sipas rezultateve, ekzistojnë ndaj shqiptarëve etnik dhe ndaj romëve. Më së shumti qytetarë apo 41,6 për qind mendojnë se ekzistojnë paragjykime për shqiptarët etnik, e më pas vijojnë romët dhe maqedonasit etnik, ndërsa 8,4 për qind e qytetarëve mendojnë se nuk ekzistojnë paragjykime.
    Është vërejtur mosbesimi më i madh ndaj shqiptarëve etnik dhe ndaj romëve. Maqedonasit etnik më së shumti mosbesim kanë ndaj shqiptarëve etnik (45,4 për qind) dhe romëve (25,1), ndërsa më së paku në boshnjakët etnik, serbët dhe vllehët.
    “Më së shumti mosbesim ndaj shqiptarëve etnik kanë edhe romët, serbët etnik dhe vllehët. Shqiptarët etnik më së shumti mosbesim kanë ndaj maqedonasve etnik me 43,4 për qind dhe ndaj romëve 18,4 për qind, e më së paku ndaj boshnjakëve etnik. Turqit dhe boshnjakët etnik më shpesh nuk kanë mosbesim”, shtoi Klekovski.

    Shqipmedia
    Sui generis

  2. #62
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Maqedonasit me Rusinë, shqiptarët për Turqinë


    Shqiptarët dhe maqedonasit kanë pikëpamje diametralisht të kundërta sa i përket lidershipit të Rusisë dhe të Kinës. Të dhënat e hulumtimit të realizuar nga “Gallup Balkan Monitor” me titull “Pikëpamjet ballkanike ndaj botës multipolare” tregojnë se madje 54 për qind e maqedonasve etnikë kanë përgjigje pozitive ndaj performancës së lidershipit të Rusisë, kurse 23 për qind e maqedonasve shprehen kundër kësaj. Nga ana tjetër, vetëm 17 për qind e shqiptarëve të Maqedonisë janë pro performëncës së lidershipit të Rusisë, ndërsa 57 për qind janë kundër. Edhe sa i përket Kinës, shqiptarët dhe maqedonasit kanë qëndrime të kundërta. Kësisoj, 51 për qind e maqedonasve janë pro Kinës dhe 21 për qind kundër, kurse shqiptarët janë 25 për qind pro dhe 47 për qind kundër.
    Ajo që vërehet në hulumtimin e Gallup është fakti se Maqedonia ndaj shteteve më të mëdha shikon në mënyrë miqësore. Ndërsa më së shumti një gjë të tillë e ndjenë në vazhdimësi që nga viti 2006 e deri në vitin 2010 ndaj Turqisë në krahasim me SHBA-të, Kinën, Rusinë dhe Gjermaninë. Nëse 71 për qind e qytetarëve e kanë parë si shtet miqësor Turqinë në vitin 2006, në vitin 2010 kjo përqindje rritet në 80, ndërsa vetëm 2 për qind e shohin si armike. Pas Turqisë, për Maqedoninë më miqësore janë SHBA-të me 65 për qind, pastaj Gjermania me 56 për qind dhe Rusia me 51 për qind. Sa i përket SHBA-ve, Maqedonia në periudha të caktuara e sheh herë më shumë e herë më pak si shtet miqësor. Po që se ndaj shtetit amerikan një gjë të tillë në vitin 2006 e ndjenin 55 e qytetarëve, në vitin 2008 kishte rritje në 70 për qind, por në vitin 2009 – ajo ra për 3 për qind.
    Shikuar në përgjithësi, në këtë hulumtim paraqitet se shqiptarët qofshin në Mal të Zi, në Kosovë, në Maqedoni dhe Shqipëri, kanë simpati ndaj Turqisë. Por më së shumti ajo vije në dukje në Kosovë, ku nga viti 2008 deri në vitin 2010 simpatia ndaj Turqisë është rritur nga 83 në 96 për qind.
    Shqiptarët e Maqedonisë kanë ndryshuar simpatinë ndër vite ndaj Turqisë, nëse ajo ka qenë 75 për qind në vitin 2008 dhe 85 për qind në vitin 2009, në vitin 2010 ishte 70 për qind. Shqiptarët e Malit të Zi janë me më pak simpati ndaj Turqisë në krahasim me shtetet e tjera të sipërpërmendura, por megjithatë shënohet një rritje pozitive. Në vitin 2008, shqiptarët e Malit të Zi kanë qenë me 33 për qind simpati ndaj Turqisë, kurse në vitin 2010, ajo është rritur në 52 për qind.
    Sipas konkluzave kryesore të hulumtimit, myslimanët/shqiptarët janë shumë pozitiv për vendet perëndimore dhe Turqisë, respektivisht janë urë midis kulturave, ndërsa serbët ndjehen gjithnjë e më të izoluar, edhe pse simpatia për Rusinë dhe Kinën ngadalë po zbehet. Qytetarët e Malit të Zi dhe Maqedonisë mund të jenë ndërmjetësues i rajoneve – pozitive ndaj shumicës së fqinjëve dhe fuqive botërore. Kroatët mbi të gjitha shfaqen mbrojtës të sovranitetit të tyre, por po bëhen më dyshues ndaj fuqive të mëdha. Hulumtimi ka përfshirë tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor, me nga 1000 të anketuar për secilin shtet.
    Kosova pro perëndimit, kundër lindjes
    Hulumtimi tregon se Kosova ka shënuar një rritje të vazhdueshme tre vitet e fundit sa i përket performacës së lidershipit ndaj shteteve perëndimore, por ndjeshëm një mendim i tillë ka rënë ndaj shteteve të lindjes. Që nga viti 2006 deri në 2010 është shënuar një rritje prej 10 për qind ndaj performancës së lidershipit të SHBA-ve. Madje 88 për qind e kosovarëve janë pro lidershipit amerikanë, 86 për qind të Gjermanisë, 84 për qind të Mbretërisë së Bashkuar, 70 për qind të Francës. Ndërsa nga 17 për qind sa e miratonin në vitin 2006 performacën e lidershipit të Rusisë, ka rënë kjo përqindje në vetëm 7. Situata e njëjtë është edhe me Kinën.
    NATO, për serbët është armike
    Edhe pse nga viti 2006 është shënuar rënie në përqindjen e aprovimit të performancës së lidershipit të Rusisë, megjithatë serbët vazhdojnë të jenë me trend pozitiv ndaj këtij shteti në krahasim me shtetet perëndimore. Kësisoj nëse serbët në vitin 2006 kanë qenë pro performancës së lidershitpit të Rusisë në masë prej 63 për qind, në vitin 2010 kjo përqindje është 55, pas Rusisë renditet Kina me 46 për qind, Franca me 25 për qind, Gjermania me 24 për qind, Mbretëria e Bashkuar me 15 për qind, ndërsa SHBA-ja me vetëm 10 për qind. Por një fakt tjetër i dukshëm që vërehet te pjesa për Serbinë është rritja e refuzimit të NATOs. Kësisoj nëse në vitin 2006, 46 për qind e serbëve e shikojnë si armiqësore NATO-n, në vitin 2010 madje 52 për qind e serbëve kanë atë mendim ndaj Aleancës.
    SHBA versus BE
    Kroacia tanimë ka marrë dritën jeshile për t’u bërë anëtare e BE-së, por megjithatë në hulumtimin e Gallup vërehet se ajo vazhdon të rrisë pikëpamjen miqësore ndaj SHBA-së në krahasim me BE-në. Kësisoj katër vitit e fundit Kroacia ka shënuar rritje prej 18 për qind ndaj SHBA-ve dhe që është 56 për qind, kurse për BE-në vërehet një rënie e lehtë nga 46 sa ishte në vitin 2006 në 44 në vitin 2010.

    Koha
    Sui generis

  3. #63
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Suzana Saliu, nënkryetare e Kuvendit


    Bashkimi Demokratik për Integrim ka caktuar Suzana Saliun për nënkryetare të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Propozimi i BDI-së për Saliun, pritet të kalojë sot në mbledhjen e Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve. Ndërkohë që edhe LSDM-ja opozitare ka caktuar nënkryetarin e Kuvendit, deputetin Jani Makraduli. Nënkryetare e Kuvendit nga rradhët e partisë më të madhe politike VMRO-DPMNE-së është caktuar Svetllana Jakimovska.

    Shqipmedia
    Sui generis

  4. #64
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Largohet Hasan Luma nga NPK "Tetova"


    Drejtori i Ndërmarrje Publike Komunale "Tetova", Hasan Luma është larguar sot nga detyra. Derisa në njërën anë burime pranë punëtorëve të kësaj ndërmarrje theksojnë se drejtori Luma është shkarkuar nga kryetari i komunës, Sadi Bexheti për shkak të keqmenaxhimit të ndërmarrjes, nga shërbimi për informim i komunës bëjnë të ditur se Luma ka ofruar dorëheqje.

    "Nuk janë të vërtetat pohimet e ndryshme dhe janë spekulime, pasi që drejtori Luma ka dhënë dorëheqje dhe nuk është shkarkuar", theksoi Flakran Pustina, zëdhënës i komunës.

    Nga ana tjetër, burime jozyrtare pranë ndërmarrjes theksojnë se bëhet fjalë për një vendim personal të kreut të komunës Sadi Bexheti, i cili ka vendosur shkarkimin për shkak të keqmenaxhimti të ndërmarrjes dhe mbetjes së punëtorëve për rreth katër muaj pa rroga.

    (INA)
    Sui generis

  5. #65
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Tetovë, maqedonasit nuk respektojnë gjuhën shqipe


    Të gjitha bizneset private të qytetarëve maqedonas, por edhe institucione arsimore e bankare në komunën e Tetovës nuk respektojnë gjuhën shqipe.

    Mbishkrimet e vendosura në ndërmarrjet apo institucionet e tilla janë të shkruara vetëm në gjuhën maqedonase, ndërsa në disa prej tyre ka vend për gjuhën angleze dhe jo për gjuhën shqipe, edhe pse popullsia dominuese në këtë komunë është ajo shqiptare.

    Në çdo anë ku janë të pranishme dyqanet apo lokalet e ndryshme me pronarë maqedonas shihet që nga largësia shkrimi cirilik i reklamave, duke mos përmbajtur asnjë fjalë shqipe. Së fundi edhe në barakën e cila është vendosur në autostradën Tetovë-Shkup, për ndihmë rrugore qytetarëve, mungon gjuha shqipe.

    Në komunën e Tetovës theksojnë se nuk kanë çfarë të bëjnë përballë këtyre dukurive që janë evidente që nga e kaluara.

    "Për mbishkrimin e firmave dhe institucioneve në nivel të vetëadministrimit lokal në dy gjuhë ekziston ligji, por nuk ekzistojnë sanksionet dhe gjobat, për shkak të mospërdorimit edhe të gjuhës shqipe në vendet ku shumica e popullsisë është shqiptare. Ky ligj është i diskutueshëm dhe dualist që në një mënyrë e mbron gjuhën maqedonase", thonë në zyrën për informim në Komunën e Tetovës. Por nga ana tjetër, ndërmarrjet shqiptare gati se shumica e respektojnë dygjuhësinë në mbishkrimet e tyre, duke vendosur fillimisht gjuhën maqedonase dhe pastaj gjuhën shqipe, vetëm e vetëm për t`u mos u përballur me ligjin dhe sanksionet.

    Komuna e Tetovës kërkon ndryshime të ligjit, pasi që sipas tyre, ligji aktual në këtë sferë paraqet një hendikep dhe nuk mund të shqiptohen sanksione.

    Pronarë maqedonas të dyqaneve në shitoret e tyre nuk kanë të shkruar gjuhën shqipe, ndërsa të pyetur nga agjencia e lajmeve INA theksojnë se dëshirojnë të bëjnë këtë shumë shpejt, meqë klientët e tyre me shumicë janë shqiptarë.

    "Nuk e kemi bërë për ndonjë qëllim që se kemi gjuhën shqipe, por ashtu ka ngelur. Së shpejti do ta përmirësojë këtë. Pse të mos jetë, sepse kam klientë nga shqiptarët dhe këtu jemi bashkë", thekson Ilija M, pronarë i një dyqani në pjesën qendrore të Tetovës.

    Nga ana tjetër bizneset shqiptare theksojnë se ata janë të detyruar që me ligj të vendosin gjuhën maqedonase në mbishkrime, sepse në të kundërtën do të ballafaqohen me dënime të larta. Ajo që është më skandaloze është edhe mbishkrimi vetëm në maqedonisht nëpër institucione dhe ndërmarrje publike komunale e qeveritare.

    Lidhur me këtë dukuri, autoritetet komunale kanë bërë të ditur se do të ndërmarrin masa ndaj institucioneve që janë në kuadër të pushtetit lokal, ndërsa në adresë të institucioneve publike e qeveritare mund të bëhen vetëm vërejtje dhe sugjerime, për shkak të mungesës së sanksioneve ligjore.

    Eksperti për çështje juridike, prof.dr. Osman Kadriu thekson se sa i përket kësaj problematike në komunën e Tetovës, të gjitha ndërmarrjet duhet të respektojnë dhe zbatojnë gjuhën shqipe, konform kushtetutës.

    “Sepse për ato komuna gjuha shqipe është gjuhë zyrtare edhe ne nivel të organeve edhe njësive tjera, po edhe për gjitha ndërmarrjet tjera private e publike”, thekson Kadriu.

    Ai vlerëson se në praktikë është e qartë se aspak nuk zbatohet gjuha shqipe në aspektin e mbishkrimeve nga qytetarët maqedonas në komunat me shumicë shqiptare.

    “Patjetër që ligjdhënësit duhet të rregullojnë këtë gjë ose të miratohet një ligj i ri për këtë sferë të marrëdhënieve shoqërore komform Marrëveshjes së Ohrit, ku nëpër të gjitha këto sfera ku shqiptarët janë në një numër të konsiderueshëm gjuha shqipe duhet të jetë zyrtare dhe të zbatohet nga të gjitha sferat e marrëdhënieve shoqërore”, ka theksuar eksperti për çështje juridike, Osman Kadriu.

    (INA)
    Sui generis

  6. #66
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Shqiptarët rezerva për regjistrimin e popullsisë në Maqedoni



    Regjistrimi i popullsisë në Maqedoni, i cili fillimisht ishte planifikuar për në prill, por u prolongua për shkak të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe ndasive mbi baza etnike në Komisionin Shtetëror të Regjistrimit, do të realizohet prej 1 deri më 15 tetor.

    Shqiptarët akoma shfaqin dyshimet dhe nuk besojnë se do të realizohet një regjistrim real dhe objektiv. Mollë sherri është pakënaqësia e shqiptarëve, por dhe e komuniteteve të tjera jomaqedonase lidhur me përbërjen etnike të regjistruesve të këtij operacioni të politizuar statistikor.

    Si rezultat i kësaj, anëtarë të Komisionit nga radhët e shqiptarëve dhe të turqve, përfshirë këtu dhe nënkryetarin e KSHR-së, profesor Abdulmenaf Bexhetin, në mars të këtij viti braktisën punën e Komisionit, kurse në konkursin për regjistrues u paraqitën rreth 600 shqiptarë, prej gjithsej 16.500 personave.

    Kryetarja e Komisionit, Vesna Janevska të shtunën deklaroi se, teknikisht janë të përgatitur për regjistrimin, që do të thotë se janë shtypur të gjitha materialet e nevojshme si dhe planet për prezantimin medial, por se ka mbetur vetëm të arrihet një marrëveshje për strukturën e regjistruesve, raporton agjencia e lajmeve INA.

    “Planifikojmë të vazhdojmë me përgatitjet për mbajtjen e regjistrimit menjëherë pas formimit të Qeverisë. Pasi kishin disa mosmarrëveshje me disa anëtar të caktuar të Komisionit ne formuar një trup punues prej 5 anëtarëve, të cilët janë dakorduar për principin e punës”, deklaroi Janevska.

    Në këtë grup 5 anëtarësh, koordinator i të cilit është Lubomir Atanasovski, marrin pjesë edhe përfaqësues të etnitetit shqiptar- Jakub Fetai dhe nga etniteti turk, Sali Murati.

    Ajo paralajmëroi se menjëherë pasi do të votohet Qeveria, do të caktojë një mbledhje të Komisionit Shtetëror për Regjistrim në të cilët pret që edhe anëtarët shqiptar të cilën në mars e braktisë punën, të marrin pjesë në mbledhje për ti tejkaluar keqkuptime, me të cilën përfundimisht do të de-bllokohej puna.

    Në të njëjtën kohë edhe do të hapet konkurs për regjistrues, për të rritur numrin e regjistruesve shqiptar.

    Analistë të ndryshëm politik theksojnë se qëllimi i palës maqedonase dhe Komisionit Shtetëror të Regjistrimit është që, shqiptarët të paraqiten me numër më të vogël se sa janë aktualisht në Maqedoni.

    (INA)
    Sui generis

  7. #67
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Çarshia e Shkupit mezi mbijeton


    Çarshia e vjetër e Shkupit ndër shekuj ka luajtur një rol të rëndësishëm dhe ka qenë një letërnjoftim për metropolin e Maqedonisë.

    Shumë dyqane mbyllen, sepse momentalisht shteti nuk tregon ndonjë interesim për çarshinë e Shkupit. Zhurma e çekiçit dëgjohet gjithnjë e më pak në çarshinë e vjetër të Shkupit. Në farkëtarinë e Ibrahim Zekirit nuk vijnë shumë klientë, teknologjia e re dhe çmimet e ulta të tyre po i rrezikojnë zejet e vjetra në çarshi thotë farkëtari

    Çarshia e vjetër e Shkupit ndër shekuj ka luajtur një rol të rëndësishëm dhe ka qenë një letërnjoftim për metropolin e Maqedonisë. Mirëpo periudha e tranzicionit shoqëror ka ndikuar që fizionomia e çarshisë të ndryshojë. Ngadalë po sigurt po shuhen shumë zeje të vjetra që kanë qenë karakteristikë e çarshisë. Familja Nagavci merret me artizanatin e punimit të jorganëve qysh nga fillimi i shekullit të kaluar. “Këtë traditë e kemi qysh nga katragjyshi”, thotë Diamant Nagavci, pronar i dyqanit të jorganëve në çarshinë e Shkupit.

    Mbijetesë e vështirë

    Edhe pse zhvillimi industrisë ka shkaktuar goditje të rëndë, Nagavci tregon se ka arritur të mbijetoj me sakrifica, sepse “te shqiptarët ende bëhen martesa tradicionale. Nuset e reja i blejnë këto prodhime për pajën. Mirëpo fatkeqësisht ky numër po zvogëlohet çdo ditë.”

    Konkurrencë për farkëtarë

    Zhurma e çekiçit dëgjohet gjithnjë e më pak në çarshinë e vjetër të Shkupit. Në farkëtarinë e Ibrahim Zekirit nuk vijnë shumë klientë, teknologjia e re dhe çmimet e ulta të tyre po i rrezikojnë zejet e vjetra në çarshi thotë farkëtari për “Deutsche Welle”.

    Është punë e rëndë dhe e lodhshme, prodhojmë vegla për bujqësi: shata, drapër, mprehim sëpata. Interesimi për to është shumë i vogël , prandaj pothuajse çdo ditë mbyllet nga një dyqan, nga 50 kemi ngelur vetëm tre farkëtarë.”-tregon Ibrahim Zekiri.

    Opingari Darçe

    Edhe pse në moshë të shtyrë, Darçe. M ruan me xhelozi në një dyqan prej 10 metrash katrorë traditën 70 vjeçare të prodhimit të opingave. Po luftojmë për të mbijetuar, çarshia e vjetër vizitohet pak nga turistët. “Ndodh që për një javë shes vetëm një apo dy pal opinga.”“Procesi i prodhimit të një palë opingave zgjat pesë ditë, një ditë rri lëkura në ujë, dy deri tre ditë thahet dhe në fund qëndiset e i jepet forma. Është punë e lodhshme, por unë do ta punojë deri në fund të jetës. “- thotë Darçe. Përkrahja e institucioneve shtetërore mungon, “ askush nuk të jep kredi dhe nuk mund të jemi konkurrentë në treg,”- thotë opingari.

    Shpresat për zejet

    Shumë dyqane mbyllen, sepse momentalisht shteti nuk tregon ndonjë interesim për çarshinë e Shkupit. Pas rekomandimeve të Shoqatës së Zejtarëve nga Koblenci i Gjermanisë autoritet për të stimuluar këtë sektorë kanë lehtësuar detyrimet fiskale dhe lejojnë punësimin e anëtareve të familjes pa u regjistruar në entin përkatës.

    Kur daton Çarshia e Vjetër

    Me rënien e Shkupit nën sundimin Osman në janar të vitit 1392, Çarshia e vjetër e cila më i kishte rrënjët e veta filloi të ringjallet nën Kulturën e bujshme të cilën tani më turqit me përvojë e kishin sjellë me vete. Themi kulturë të bujshme për arsye se qytetarët evropian në atë kohë ende jetonin nëpër qytete të rrethuara me hendeqe dhe kuptohet duke mos harruar jetonin në kohën e mesjetës së errët.

    Duke u nisur që nga perandorët e parë menjëherë u fillua ndërtimi dhe modernizimi i çarshisë me objekte tregtare impozante siç është Bezisteni dhe me një kompozicion arkitektural i cili nënkupton kodeksin e treshit në islam; xhaminë, hamamin dhe hanin. Ky kodeks do të bën krijimin e një renditjeje të objekteve sipas nevojës së tyre funksionale siç edhe është “Çifte Hamami”, “Suli Hani” dhe xhamia e Murat Pashës.

    Me ndërtimin e të gjitha këtyre objekteve tregtare dhe fetare Shkupi me çarshinë e vet bëhet një qytet i cili paraqet qendër të rëndësishme për tregtarët, të cilët çdo ditë e më tepër fillojnë të vijnë nga tokat arabe, armene, çifute, romake, dalmatine.. etj.

    Internet wireles midis çarshisë

    Ajo që bën përshtypje në mesin e këtij mozaiku të vjetër të Çarshisë së vjetër është interneti wireles, i cili lajmërohet në disa tabela të vendosura në disa hyrje. Kjo i bën përshtypje sidomos turistëve të huaj, të cilët janë të mahnitur për këtë koinçindencë që ndodhë me gërshetimin e arkitekturës së vjetër dhe shijimin e botës së internetit nën hijen e ndonjë rrapi apo nëpër kafeteritë dhe odat e restoranteve në Kapan An apo edhe në hapësirat e hapura.

    (INA)
    Sui generis

  8. #68
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    E vetmja shkollë në Pellagoni 10 vite po ndërtohet


    Në rrafshin e Pellagonise shkolla e mesme ekziston mbi 10 vite dhe atë drejtimi i Gjimnazit të përgjithshëm. Vendimi për tu hap paralelet e para erdhi qysh në kohën kur në qeveri bashkëqeveriste PPD-ja, kur Zëvendës/Ministër ishte Hasan Jashari.

    Mirëpo, që në start këto paralele me mësim në gjuhën shqipe hasën në probleme sepse së pari nuk pranonte Gjimnazi i Krushevës, “Nikolla Karev” që kjo paralele të punonte në suaza të kësaj shkolle, dhe u deshtë që shkolla e mesme “Mirko Milevski” ta bënte këtë, si problem tjetër u paraqit dhe ai hapësinorë dhe kadrovik.

    Problemi me kuadrot disi u zgjidh sepse udhëtonin nga Kerçova profesorë që të zhvillohej procesi edukativo-arsimorë, por si zgjidhje hapësinore solomonike ishte shkolla fillore e fshatit Zhitosh të komunës së Dollnenit, i cili fshat asaj kohe ishte Komunë më vete me ndarjen e parë territoriale.

    Por duheshe që të zgjidheshe problemi hapësinor që nxënësit të ndaheshin ato të shkollës së mesme prej atyre të fillores.

    Dhe Qeveria e atëhershme ku bashkëqeveriste PPD-ja solli vendim për ndërtim të godinës shkollore po në këtë fshat. Tri herë u ndërrua plani dhe lokacioni, dhe më në fund u vendos që të zgjidheshe vendi ku sugjeronin udhëheqësit e Pushtetit Lokal të Komunës së atëhershme të Zhitoshës.

    Godina ka filluar të ndërtohet para plot 10 vitesh dhe akoma nuk është mbaruar ndërtimi dhe ndërtesa nuk është future në funksion edhe pse që atëherë janë ndërruar disa qeveri të ndryshme ku kemi patur dhe Ministra Shqiptar të Arsimit.

    Kurse në ndërtesën e shkollës së vjetër tetvjeçare “Lirija” në Zhitosh tani e mbi 10 vite po punohet në tre ndrime, kurse ndërtesa nuk i plotëson kushtet as për filloristët e lëre më për ata nxënës të shkollës së mesme.

    Në paralelet e Gjimnazit të Zhitoshës tani vinë nxënës nga 5 tevjeçare dhe çdo vit ka të paktën nga 3 klasa kështu që atje në at ndërtesë të vjetër s’ka vend për mësim klasorë e jo më për mësim kabinetik.

    Sipas fjalëve të Përgjegjësit të paraleleve të gjimnazit z. Nuri Rrustemi, vështirësitë ekzistojnë dhe po thellohen sepse numri i nxënësve vjen duke u rrit dhe kushtet zvogëlohen për punë, por është optimist se në shtator kur duhet të fillojë viti i ri shkollorë 2011-2012, do të niset me punë në objektin e ri, mirëpo edhe ai nuk është aq optimist sepse kanë mbetur dhe shumë punë përbrenda objektit pa u realizuar sa i përket enterierit dhe infrastrukturës përcjellëse në at Godinë.

    Prindërit të revoltuar nga kjo situate patën dhe një protestë para do kohësh që të ndahen nxënësit të fillores nga këta të Gjimnazit, por si] deklaruan disa nga ata, interesi i Kërçovës që ta ketë nën kontroll punën e paraleleve është i qartë dhe prandaj nuk vjen deri te ndarja në ndërtesën e re sepse plotësohen kushtet për shkollë më vete kjo e Zhitoshës.

    Në kohë të fundit janë paraqitur dhe dukuri të pahishme me martesat e hershme kur nxënësit e Gjimnazit dashurohen dhe martohen me vajza nga klasat e shtata dhe të teta, dhe u andërpresin shkollimin me martesën.

    (Fërgim Demiri/INA)
    Sui generis

  9. #69
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Vonohet Qeveria e re, po skadojnë afatet



    Data e 17 korrikut është afati përfundimtar për formimin dhe shpalljen e koalicionit të ri qeveritar nga ana e mandatarit Nikolla Gruevski. Deri në fund të javës pritet të shpallet marrëveshja e koalicionit.



    Negociatat për Qeverinë e re të nisura nga VMRO-DPMNE dhe BDI që nga 28 qershori akoma nuk janë finalizuar, ndërsa gjatë tërë vijimit të tyre, mediat dhe opinioni nuk është njohur me asnjë situatë apo marrëveshje paraprake midis dy partive.

    Ndarja e disa drejtorive dhe synimi i partisë shqiptare për të drejtuar dy drejtori nga ato më të rëndësishmet siç janë: Drejtoria e Sigurimit Publik dhe Drejtoria e Sigurimit dhe Kundërzbulimit të MPB-së si dhe Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) dhe Drejtoria e Doganave; ka bërë që të ketë ngecje dhe mosmarrëveshje për të finalizuar procesin e shpalljes së Qeverisë.

    Deri në fund të javës pritet të shpallet marrëveshja e koalicionit, ku BDI kërkon gjithashtu afate rreth përmbushjes së detyrimeve të saj që janë ligji për gjuhën shqipe, statusi i UÇK-së, zhbllokimi i proceseve evrointegruese me zgjidhjen e emrit si dhe çështje tjera. Por, nga ana tjetër, jozyrtarisht, VMRO-DPMNE parimisht është pajtuar për të përmbushur disa nga detyrimet, mirëpo pa afate të kushtëzuara dhe pa nënshkruar ndonjë marrëveshje liderësh midis Nikolla Gruevskit dhe Ali Ahmetit.

    Deri tani partitë e koalicionit kanë përfunduar me ndarjen e posteve ministrore dhe posteve tjera, ku BDI do të udhëheq me dy zëvendëskryeministra në Qeveri (zëvendëskryeministri për Marrëveshjen e Ohrit dhe ai për Evrointegrime) si dhe pesë ministri: Mbrojtje, Drejtësi, Ekonomi, Pushteti Lokal, Ambienti Jetësor,etj.

    Nga dyja partitë akoma nuk kanë zyrtarizuar asnjë kandidaturë për udhëheqjen e posteve ministrore, ndërsa tërë procesi i negociatave ka kaluar në heshtje dhe larg vëmendjes së opinionit publik.

    (INA)
    Sui generis

  10. #70
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Parlamenti votoi tre nënkryetarët


    Parlamenti sot zgjodhi me shumicë votash tre nënkryetarët e rinj, Svetlana Jakimovska nga VMRO-DPMNE, Jani Makraduli nga LSDM dhe Suzana Saliu nga BDI.

    Për herë të Parlamenti do të ketë dy gra në cilësinë e nënkryetarëve, ndërsa Saliu është gruaja e parë shqiptare në postin e nënkryetares.

    Deputetja e BDI-së, Ermira Mehmeti-Devaja deklaroi se me zgjedhjen e deputetes Saliu në postin e nënkryetares do të rritet cilësia e institucionit legjislativ, për shkak edhe të përgaditjes akademike të saj dhe përvojës së punës.

    Lidhur me kandidaturën e deputetit opozitar, Jani Makraduli për nënkryetar të Parlamentit, deputetët e VMRO-DPMNE theksuan se do të votojnë për të vetëm për shkak të respektimit të ligjit që njëri nga nënkryetarët të jetë nga radhët e opozitës. Ata theksuan se nuk janë të kënaqur me punën e Makradulit që nga përbërja e kaluar, kur ushtroi të njejtën detyrë. (INA)




    8:54 - Në Parlamentin e Maqedonisë sot pritet të zgjedhen tre nënkryetarët dhe organet e tjera parlamentare. Parlamenti do të ketë tre nënkryetarë, me ç`rast të nominuar janë Suzana Saliun nga BDI, Jani Makradulin nga LSDM dhe Svetllana Jakimovska nga VMRO-DPMNE.

    Gjatë seancës do të votohen edhe vendimet për formimin e trupave punuese dhe delegacioneve për bashkëpunim ndërkombëtar. Në këtë seancë do të zgjidhet kryetari, anëtarët e Delegacionit të Parlamentit për në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Asamblenë Parlamentare të NATO-s, OSBE-së, Iniciativës Qendrore- Evropiane CEI, Mesdheut, etj. Gjithashtu pikë tjetër e rendit të ditës do të jetë edhe verifikimi i disa mandateve të deputetëve.

    (INA)
    Sui generis

Faqja 7 prej 48 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •