Close
Faqja 6 prej 48 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 480
  1. #51
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    PDSH-ja ndërpreu marrëdhëniet me televizionin Alsat-m


    Partia Demokratik Shqiptare përmes një komunikate reagoi ndaj televizionit Alsat-m duke theksuar se ky medium në vazhdimësi po shpif kundër tyre.

    “Alsati maqedonas sërish, në mënyrë sistematike vazhdon të merret me PDSH-në, me një parti politike shqiptare që ka vazhdimisht mbështetje të fuqishme nga elektorati shqiptar në Maqedoni.Ky televizion privat që nga themelimi i tij përpiqet ta përfundojë atë që nuk arritën institucionet e ndryshme maqedonase, gjyqësore, policore, informative: eliminimin e PDSH-së nga skena politike”, thuhet në reagimin e PDSH.

    Në reagim më tej theksohet se, “PDSH-ja ndërpreu marrëdhëniet me këtë televizion privat që i kishte dhënë vetes detyrën që të ndikojë në deformimin e opinionit politik të shqiptarëve të Maqedonisë për shumë shkaqe të përmendura më poshtë.

    1. Profesionale. Gazetarët e këtij televizioni ende nuk dallojnë lajmin prej komentit. Çdo informatë që japin për PDSH-në e shoqërojnë me bishta, përkatësisht me komentime konfuze, etiketime dashakeqe për ta rrënuar imazhin e PDSH-së. Si duket ata që lejuan themelimin e këtij televizioni privat kanë imponuar kërkesën që vazhdimisht të veprohet kundër PDSH-së. Drejtuesit multietnikë të këtij televizioni mendojnë se eksponimi në ekran është i barazvlefshëm me legjitimitetin për të dhënë vlerësime politike dhe morale për partitë politike shqiptare, madje edhe të atilla me intonacion gjyqësor;

    2. Morale. Ky televizion që është themeluar me qëllime dhe mjete të dyshimta, ky televizion që brenda natës mori licencën e televizionit publik nuk ka dilema morale për shpifje, etiketime nga më të neveritshmet. Spotet anti-PDSH që në vazhdimësi emetonte ky televizion sidomos ato gjatë zgjedhjeve të vitit 2008 dëshmojnë se ky institucion i informimit publik punon me urdhra të atyre që ia dhanë licencën. Gatishmëria e drejtuesve të këtij televizioni që të imputojë akuza të përbindshme dëshmon për mendjen e tyre kriminale. PDSH-ja është përpjekur që në rrugë legale gjyqësore t’i zgjidhë problemet që i krijon ky televizion, por procedurat ngecin në sirtarët e atyre që e dhanë licencën për veprim diversant të këtij televizioni në shoqërinë shqiptare;

    3. Politike. Themeluesit e këtij televizioni vazhdimisht kanë manifestuar interesat e tyre politike. Duke qenë të bindur se nuk kanë gjasa që me procedura demokratike të fitojnë legjitimitet politik, ata e përdorin këtë televizion si instrument për ndikim politik për të arritur atë që partitë maqedonase nuk arrinin dot: zëvendësimin e ligjërimit etnik me atë multietnik tipik për traditën jugosllave të bashkim-vëllazërimit;

    4. Psikologjik. Drejtuesit e këtij televizioni maqedonas sipas gjitha gjasave vuajnë nga sindroma e megalomanisë. Duke menduar se janë faktorë të rëndësishëm në politikë ata sillen si të ishin një institucion që duhet të vendosë kush në Maqedoni do të merret me politikë dhe kush jo. Me komentin e fundit ata rangimin e PDSH-së si parti e dytë shqiptare, përkundër gjitha manipulimeve e vlerësojnë si disfatë. Shumë parti shqiptare apo maqedonase do të parapëlqenin të pësojnë si PDSH-ja.

    Me këto marifetllëqe, ata fshehin motivet kryesore të themelimit të këtij televizioni: deformimin e opinionit politik përmes dezinformimit të vazhdueshëm paskrupullt si dhe interesat e tjera abuzive, siç janë pastrimi i parave, korrupsioni, shantazhi i partive politike etj.



    PDSH-ja theksonë se do të vazhdojë injorimin e këtij televizioni që është themeluar për ta afirmuar modelin e veprimit politik që vjen ndesh me mendësinë dhe përcaktimet shekullore të shqiptarëve, sidomos për shkak se është e bindur se misioni i këtij televizioni në shoqërinë shqiptare është i dështuar. Këto tendenca për ringjallje të së kaluarës janë gjithsesi reaksionare.

    (INA)
    Sui generis

  2. #52
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Obama i vazhdoi masat e jashtëzakonshme për Maqedoninë


    Presidenti i SHBA-së Barak Obama e vazhdoi gjendjen e masave të jashtëzakonshme për edhe një vit për Ballkanin Perëndimor.

    Në kumtesën e Shtëpisë së Bardhë thuhet se akti është miratuar për shkak të kërcënimeve ndaj sigurisë kombëtare dhe interesave të jashtme politike të SHBA-së.

    "Këto kërcënime vijnë nga persona të përfshirë në mbështetjen e dhunës ekstreme në Republikën e Maqedonisë si dhe në Ballkan dhe e pengon zbatimin e Marrëveshjes Paqesore të Ohrit, Marrëveshjes së Dejtonit në Bosnjë e Hercegovinë dhe Rezolutën 1244 në Kosovë. Për shkak të aksioneve të këtyre personave të cilët janë kërcënim për paqen dhe përpjekjet ndërkombëtare për stabilizim të gjendjeve në Ballkan, presidenti amerikan Barak Obama e vazhdoi gjendjen e masave të jashtëzakonshme të miratuara më 26 qershor të vitit 2001", thuhet në kumtesë.

    (INA)
    Sui generis

  3. #53
    United States of Albania Maska e USA NR1
    Anëtarësuar
    18-01-2010
    Vendndodhja
    KU
    Postime
    5,430
    Citim Postuar më parë nga RaPSouL Lexo Postimin
    LSDM ofron kryeministrin për përkrahjen e shqiptarëve


    Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) është e gatshme që t’ua lë shqiptarëve postin e kryeministrit, nëse dy partitë shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dhe Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) pranojnë që të hynë në koalicion me këtë parti dhe të formojnë qeverinë e re.
    Burime partiake thonë për “Lajm” se nëse dy partitë shqiptare do të arrinin kompromis për të formuar bashkë qeverinë, ata do t’i ofronin postin e kryeministrit shqiptarëve. “Duke ia lënë postin e kryeministrit shqiptarëve do të dëshmonim se në Maqedoni nuk ka probleme ndëretnike si dhe do t’i tregonim botës se edhe ne jemi të emancipuar. Kur mundet që Amerikën ta udhëheqë një person me ngjyrë, pse nuk do të mundej që Maqedoninë ta udhëhiqte një shqiptarë. Ndërkaq, nga ana tjetër do t’i jepnim fund qeverisjes së Nikolla Gruevskit, i cili po e çon Maqedoninë drejt humnerës”, tha i njëjti burim. Ai sqaron se në këtë mënyrë Maqedonia më shpejt do t’i afrohej Evropës.
    Partia e Branko Cërvenkovskit akoma nuk i ka bërë ofertë konkrete dy partive shqiptare, por u ka dërguar atyre vetëm sinjalet e para jozyrtare. Edhe pse oferta është mjaft joshëse, akoma nuk dihet se si do të vepronin dy liderët shqiptarë, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi. Para zgjedhjeve parlamentare Ahmeti ka shprehur gatishmëri për të bashkëpunuar me të gjitha partitë shqiptare, ndërsa Thaçi në mënyrë indirekte ka përjashtuar bashkëpunimin me Ahmetin. Megjithatë “ndërhyrjet” e Tiranës dhe Prishtinës zyrtare kanë sjellë zbutjen e toneve mes Ahmetit dhe Thaçit.
    LSDM bashkë me koalicionin e partive të majta fitoi 42 mandate deputetësh në zgjedhjet e 5 qershorit, BDI fitoi 15 mandate, ndërsa PDSH 8 mandate deputetësh. Me 65 deputetë ata do të mund të kishin formuar qeverinë e re.

    Lajm
    kjo me pelqeu...nese postin per Kryeminister marrim ne,pse mos te bashkohen BDI ,PDSH

  4. #54
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Veljanovski, rizgjidhet kryetar i Kuvendit


    Shkup – Me 70 vota pro, 47 kundër dhe 2 të përmbajtur, deputetët zgjodhën Trajko Veljanovskin për kryetar të ri të parlamentit. Gjatë fjalimit të tij, Veljanovski theksoi se parimi kryesor për të do të jetë Maqedonia dhe se do të punojë me përgjegjësi duke respektuar Kushtetutën dhe Rregulloren për punë të parlamentit. Kandidatura për Trajko Veljanovskin ishte bërë me propozim të VMRO-DPMNE-së.
    “Zgjedhjet kanë përfunduar por prej sot fillojmë me fushatën e re, e cila ka një qëllim për të gjithë, ajo është Maqedonia e qëndrueshme, demokratike dhe prosperuese. Dëshiroj t’ju bind se interesi im parimor do të vazhdoj të mbetet vetëm Maqedonia ndërsa mjetet për realizimin e këtij qëllimi do të vazhdojnë të mbeten kushtetuta, ligjet dhe rregullorja për punë të parlamentit”, deklaroi Trajko Veljanovski, kryetar i parlamentit.
    Në BDI e cila pritej të merrte postin e kryetarit të Kuvendit, konsiderojnë se më me rëndësi është pozicioni më i mirë në ekzekutiv në të cilin partia e Ahmetit, sipas tyre, do të përfaqësohet në raport 2 me 1 me VMRO-DPMNE. Sipas Ermira Mehmeti Devaja BDI për këtë ndarje të posteve është përcaktuar pas analizave objektive, interesit dhe pozicionit të shqiptarëve në organet shtetërore.
    “Ne nuk kemi qenë të interesuar për përfaqësim simbolik por kemi qenë të interesuar dhe jemi të interesuar për përfaqësim përmbajtjesor dhe konsiderojmë se kjo do të jetë një realitet i cili do të dëshmohet brenda disa ditëve. Sepse qëllimi jonë është të sigurojmë përfaqësim më të mirë, më të madh, më kualitativ në organin ekzekutiv që është qeveria”, tha Ermira M. Devaja, BDI.
    Gjatë debatit parlamentar partitë shqiptare nuk shprehën interes për të debatuar ndërsa PDSH qëndrimin e saj e kumtoi gjatë seancës së komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve ku theksoi se do të votojë ‘kundër’. Edhe opozita maqedonase u shpreh kundër kandidaturës së Veljanovskit për kryetar parlamenti. Sipas tyre shkak për këtë është përvoja nga mandati i kalua. LSDM kishte vërejtje edhe për mos informimin rreth procedurës për seancën e sotme konstituive. VMRO-DPMNE me kundërpërgjigje se një praktikë e tillë ka ndodhur edhe në mandatet e kaluara.
    “Që prej fillimit dua të theksoj se lojalitetin si veti të njeriut e respektojë shumë, megjithatë kryetari i kuvendit kur do të bëhet kryetar i kuvendit duhet të jetë lojal ndaj Kushtetutës dhe jo njeriut të partisë. Kuvendi është vend ku askush nuk mundë t’i ndryshojë rregullat të cilat tanimë më janë të përcaktuara. Ato ligje të shpejta të cilat votoheshin pa opozitën I dhanë një njollë kuvendit. Nuk mundë të bëhet shtet më i mirë me ambient më të mirë derisa Kuvendi pa opozitën i miraton ligjet”, deklaroi Andrej Petrov, LSDM.
    “Ne si VMRO-DPMNE aspak nuk ishim të konsultuar në vitin 1994 kur me 118 vota ‘PËR’ u vendos që kryetar I kuvendit të jete Stojan Andov. Nuk ishim të konsultuar as në vitin 1996 dhe askush nuk na ka pyetur për mendim kur Tito Petkovski u zgjodh kryetar I kuvendit ose Nikolla Popovski më 15 shtator 2002 dhe më vonë më 1 nëntor të vitit 2002. Në fund kisha edhe shumë për të thënë por dua të jap mbështetjen time sepse me kryetarin që kishim, kemi miratuar mbi 1200 ndryshime të ligjit dhe kemi treguar efikasitet”, u shpreh Vllatko Gjorcev, VMRO-DPMNE.
    Në seancën e sotme konstituive u verifikua mandati i 123 deputetëve të rinj. Për herë të parë në parlament janë ulur edhe tre deputet nga diaspora. Komisioni verifikues ka pranuar kërkesën e 7 kryetarëve të komunave të cilët kanë deklaruar se heqin dorë nga mandati i deputetit.

    Alsat-m
    Sui generis

  5. #55
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    U finalizua Qeveria e re VMRO-BDI


    Sot në Shkup u zhvillua seanca për konstituimin e Kuvendit të Maqedonisë, i dal nga zgjedhjet e parakohshme paramentare të 5 qershorit si dhe për zgjedhjet e kryeparlamentarit të ri.
    Jozyrtarisht nga BDI-ja, raportohet se Kryetari i Kuvendit nuk do të jetë shqiptar, ashtu siç kërkoi kjo parti në bisedimet me VMRO-DPMNE-në e Nikolla Gruevskit. BDI në qeverinë e re që pritet të formohet pas konstituimit të Kuvendit, do të udhëheqë me 5 ministri, do të këtë dy poste të zëvendëskryeministrave, 5 zv/ministra dhe po aq sekretar shtetëror.
    Kjo parti do të drejtoj ministrinë e mbrojtjes, të drejtësisë, ekonomisë, pushtetit lokal dhe të ekologjisë. Zv/ministra shqiptarë do të ketë në Ministrinë e Brendshme, të Financave, Arsimit dhe në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve.
    Jo zyrtarisht mësohet se për zv/ kryeministra nga partia e Ahmetit janë nominuar Musa Xhaferi, zv/ kryeministër përgjegjës për implementimin e MO-së dhe Ermira Mehemti – Devaja Zv/ kryeministre për euro-integrime.
    Me ministritë do të udhëheqin: Adnan Jashari – Ministrinë e Drejtësisë, Abdylaqim Ademi – Ministrinë e Ekologjisë, Fatmir Besimi – Ministrinë e Ekonomisë, Hazbi Lika – Ministrinë e Mbrojtjes.
    Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që u mbajtën më 5 qershor, më shumë deputetë fitoi koalicioni i kryesuar nga VMRO-DPMNE, gjithsejt 56 mandate, ndërsa tek shqiptarët fitoi Bashkimi Demokratik për Integrim me 15 mandate.

    Shqipmedia
    Sui generis

  6. #56
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Gruevski mandatohet për formimin e Qeverisë së re



    Mandatari Nikolla Gruevski ka në dispozicion 20 ditë që të dorëzojë pranë Parlamentit, përbërjen dhe programin e Qeverisë së re.

    Presidenti i vendit Gjorgje Ivanov i dorëzoi sot mandatin liderit të VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski për formimin e Qeverisë së re. Sipas afateve kushtetuese, Gruevski ka në dispozicion 20 ditë që të dorëzojë pranë Parlamentit, përbërjen dhe programin e Qeverisë së re.

    Njëkohësisht po vijojnë negociatat për formimin e koalicionit qeveritar midis VMRO-DPMNE dhe BDI-së. Kryetari i Parlamentit në afat prej tre ditëve nga dita e pranimit të njoftimit nga presidenca për dhënien e mandatit, duhet të njoftojë deputetët për kandidatin për kryeministër.

    Mbledhja për zgjedhjen e Qeverisë së re mbahet në afat prej 15 ditëve nga dita e pranimit të propozimit për formimin e Qeverisë. Qeveria e re zgjidhet me shumicën e votave, gjithsejt 62 vota nga gjithsejt 123 deputetë në Parlamentin e Maqedonisë.

    (INA)
    Sui generis

  7. #57
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    PDSH dhe RDK në qetësi po ndjekin formimin e Qeverisë së re


    Partitë opozitare shqiptare po ndjekin me qetësi negociatat për formimin e koalicionit qeveritar midis VMRO-DPMNE dhe BDI.

    Dy partitë më të mëdha opozitare PDSH dhe RDK nuk dëshirojnë të komentojnë tani për tani formimin e Qeverisë së re dhe negociatat që zhvillohen. Zyrtarë të këtyre dy partive theksojnë se do të presin zyrtarizimin e koalicionit dhe marrëveshjes dhe se do të shprehin qëndrimet e tyre në seancën parlamentare ku do të votohet Qeveria e re, informon agjencia e lajmeve INA.

    PDSH kërkoi sqarime nga BDI në ditën kur u votua kryeparlamentari Trajko Veljanovski. Shefi i grupit parlamentar të kësaj partie, Imer Aliu kërkoi që BDI të sqarojë se cila është marrëveshja e arritur midis dy partive dhe cfarë kompromisi ka pranuar BDI për të rizgjedhur kryetarin e Parlamentit nga VMRO-DPMNE, Trajko Veljanovski.

    Nga ana tjetër, dy deputetët e RDK ishin të përmbajtur në ditën e votimit për kryeparlamentin Veljanovski.

    PDSH dhe RDK kanë paralajmëruar aktivitete aktive politike antiqeveritare, duke pasur në shënjestër cështjet që kanë të bëjnë me interesat e shqiptarëve.

    (INA)
    Sui generis

  8. #58
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Opozita: BDI sërish dështoi para Gruevskit


    Subjektet opozitare shqiptare kanë kritikuar ashpër mënyrën se si ka ardhur deri tek formimi i Qeverisë së re midis BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së. PDSH dhe RDK vlerësojnë se BDI jo vetëm që nuk e mori kryetarin e Parlamentit dhe disa ministri tjera por i humbi edhe ato resorë që i kishte, shkruan Koha e Re.
    Partitë opozitare shqiptare me reagime të ndryshme sa i përket negociatave për formimin e koalicionit qeveritar midis VMRO DPMNE-së dhe Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI). Përderisa për Partinë Demokratike Shqiptare (PDSH), BDI-ja më e kushtëzuar se kurrë deri tash do të hyjë në Qeveri, nga Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK), e Rufi Osmanit dëshirojnë të jenë të përmbajtur dhe të komentojnë kur të dhënat për përbërjen e Qeverisë së re të jenë zyrtare. Njëkohësisht, Presidenti i shtetit Gjorgje Ivanov i dorëzoi të martën, mandatin liderit të VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski për formimin e Qeverisë së re e cila jo më shumë se 20 ditë do të jetë e kompletuar. Zëdhënësi i PDH-së, Agon Ferati thotë se me këtë “pazar” politik që bëri BDI, nga partia e Thaçit konsiderojnë se BDI është “shitur” shumë lirë.”.”Edhe atë që kishin e humbën lehtësisht gjatë bisedimeve.
    Jo vetëm që nuk e morën Kryetarin e Parlamentit apo Ministri të tjera të rëndësishme, por ata e humbën edhe Ministrinë e Shëndetësisë dhe Punës e Politikës Sociale. Jemi të sigurt se edhe këto ministri që i ka marr BDI, VMRO-DPMNE ju ka përgatitur “mbikëqyrësit” e vet, nëpërmjet funksioneve të reja apo zëvendëskryeministrave. Me këtë marrëveshje shqiptarët humbën shumë”, deklaroi Ferati.
    Sipas tij, BDI tash më i ka mbyllur bisedimet 5 ditë përpara afatit të paraparë me Kushtetutë. “Është diskutabile edhe mënyra e fshehtë e negocimit, nën dyer të mbyllura dhe lëshimi i komunikatave të përbashkëta që iu imponoi VMRO-DPMNE-ja. Sipas kësaj që shohim konstatojmë se BDI më e kushtëzuar se kurrë deri tash do të hyjë në Qeveri”, është shprehur Ferati. Nga ana tjetër zëdhënësi i RDK-së, Armir Ramadani ka thënë se do të presin zyrtarizmin e koalicionit dhe marrëveshjes dhe më pas do të shprehin qëndrimet e tyre.
    ”Tani për tani nuk mund të prononcohemi në lidhje me zhvillimet e negociatave për qeverinë e re sepse realisht ata ende nuk kanë mbaruar dhe nuk është e drejtë që para kohe të konkludojmë. Edhe pse flitet se BDI ka marrë nën udhëheqje ministri si që është ajo e euro-integrimeve, sërish do të presim momentin kur këto të dhëna të jenë publike”, ka thënë zëdhënësi i RDK-së, Ramadani. Sa i përket reagimeve të opozitës shqiptare, në ditën kur u votua kryeparlamentari Trajko Veljanovski, PDSH kërkoi sqarime nga BDI për atë se çfarë kompromisi ka pranuar BDI për të rizgjedhur kryetarin e Parlamentit nga VMRO-DPMNE, Trajko Veljanovski, ndërsa deputetët e RDK ishin të përmbajtur në votimin e Veljanovskit. Sa i përket negociatave VMRO-BDI, pas ndarjes së posteve ministrore, zv/ ministrave dhe sekretarëve shtetërorë, partnerët e koalicionit VMRO e BDI po vazhdojnë negociatat për ndarjen e drejtorive.
    Shefi i grupit negociator të BDI-së Abdylaqim Ademi, është shprehur i kënaqur nga i tërë procesi duke theksuar se bisedimet kanë rrjedhur në frymë pozitive. “Ne vazhdojmë me bisedimet për drejtoritë dhe eshalonët tjerë, shumë shpejtë do të jeni të njoftuar, por ajo që mund ta them publikisht është që shqiptarët do të kenë drejtori dhe agjenci dhe fonde që deri më tani nuk i kanë patur, nuk i kanë patur edhe disa ministri që ne tani do ti kemi siç është zv/ kryeministri për Çështje evropiane dhe Ministri i Mbrojtjes”ka thënë Ademi.

    Shqipmedia
    Sui generis

  9. #59
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    AI: Gruevski po i heshtë mediat


    Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Amnesty International (AI), apelon deri te qeveria e Maqedonisë që të ndalojë tentativat për të heshtur mediat duke shkelur kështu lirinë e shprehjes si një e drejtë fundamentale.

    Reagimi vjen pasi javën e kaluar u shuan tri gazetat, Shpic, Vreme dhe Koha e Re, kurse fatin e njëjtë pritet ta ndajë edhe televizioni A1.

    Sipas Amnesty International, këto mbyllje të gazetave, si rezultat i kërkesave dhe kushteve për pagesën e tatimeve, janë politikisht të motivuara.

    “Ky nuk është një incident i izoluar, por ‘larje hesapesh’ me mediet të cilat kishin qasje kritike ndaj Qeverisë. Kjo larje hesapesh ka zgjatur pothuajse një vit. Mbyllja e gazetave më shumë i ngjanë një sulmi ndaj lirisë së shprehjes”, vlerëson AI.

    Nikolla Dakvort, drejtor i Amnesty International për Evropë dhe Azi Qendrore thotë se, pritet që shumë shpejtë të mbyllet edhe televizioni A1.

    “ Pohimet e autoriteteve janë se mediet e drejtuara nga Velija Ramkovski kanë fshehur rreth 10 milion euro tatime dhe se nëse shumën e njëjtë nuk e paguajnë do të mbyllen. Gjithashtu është hedhur poshtë kërkesa që parat apo borxhi të paguhet me këste. Ekziston shqetësimi se është e mundur që edhe televizioni A1 të mbyllet”, theksoi Dakvort.

    Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe Përfaqësuesja e OSBE-së për lirinë e medieve, Dunja Mijatoviq. Ajo ka shprehur shqetësime në emër të organizatës lidhur me gjendjen e tre medieve që u mbyllën për shkak të mospagesës së tatimeve si dhe për shkak të largimeve të të punësuarve nga gazeta "Utrinski".

    Ajo bëri thirrje që vendi të zbatojë parimet e drejtësisë në zgjidhjen e këtyre rasteve. "Gazetat Vreme, Shpic, dhe Koha e Re nuk dolën nga shtypi. Ky është një zhvillim shumë shqetësues, që praktikisht brenda natës e eliminon pluralizmin dhe qasjet opozitare të shtypit. Përveç kësaj, edhe një media si Televizioni A1, që përballet me akuzë për tatime, mund të jetë i detyruar për të ndërperë punën gjatë javëve të ardhshme", ka theksuar Mijatoviq.

    Sipas saj, derisa medieve duhet patjetër të ndjekin rregullat sikur edhe bizneset e tjera, në këtë rast shihet se mediet janë caqe të pushtetit.

    (INA)
    Sui generis

  10. #60
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Mini-samiti i vendeve të Ballkanit, në Ohër më 12 korrik


    Ivanov ka thënë se nga ky takim pritet të dilet me një deklaratë të përbashkët, me anë të të cilës do të shprehet rëndësia e lidhjes infrastrukturore në regjion.

    Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, më 11 dhe 12 korrik në Ohër, do të jetë nikoqir i takimit të tretë rajonal të presidentëve, në të cilët do të marrin pjesë presidentët e Shqipërisë, Bamir Topi, i Malit të Zi, Filip Vujanoviq dhe i Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.

    Temat të cilat do të diskutohen në këtë takim kanë të bëjnë me procesin eurointerues dhe euroatlantik të rajonit, reformat e domosdoshme të cilat duhet të realizohen për ti lehtësuar këto procese si : përforcimin e proceseve demokratike dhe reformuese, rritjen e bashkëpunimit rajonal, investimet rajonale, lidhjet infrastrukutore në rajon, etj, raporton agjencia e lajmeve INA.

    Ky takim, i njohur ndryshe si mini-samit i vendeve të Ballkanit, është mbajtur për herë të parë në Vlorë më 2009, vitin e kaluar është mbajtur në Prizren, ndërsa tash ai do të mbahet në Ohër.

    Ivanov ka thënë se nga ky takim pritet të dilet me një deklaratë të përbashkët, me anë të të cilës do të shprehet rëndësia e lidhjes infrastrukturore në regjion.

    Në mini-samitin e Ohrit nuk marrin pjesë presidenti i Serbisë dhe ai i Greqisë.

    (INA)
    Sui generis

Faqja 6 prej 48 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •