Close
Faqja 4 prej 48 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 480
  1. #31
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Plutat amerikano-kanadeze do ta shënojnë vijën kufitare Maqedoni-Shqipëri


    Kufijtë e dikurshëm tokësor të Maqedonisë me fqinjët, kanë qenë të shënuar me gurë sinor “piramida” me emblemën e ish Jugosllavisë...

    Kufijtë e Maqedonisë që ka shtrirje të vijës kufitare në gjatësi prej 895 kilometra, prej të cilave 764 tokësore, 46.6 janë ujore (liqenore) dhe 75 janë nëpër lumenj, ku pas vijës kufitare prej 261 km, me Greqinë, vija më e gjatë është me Shqipërinë, që arrin gjatësinë prej 192 km, nuk është bërë tërësisht shënimi i kufijve.

    Gjatë kohë është zvarritur vija kufitare me Kosovën dhe poashtu është akoma diskutabile vija kufitare me Serbinë, ndërsa sa i përket vijës kufitare me Shqipërinë, nuk ka kurrfarë problemi rreth demarkacionit dhe shënimit të vijës kufitare, pos pjesës së kufirit që shtrihet nëpër ujërat e liqenit të Ohrit e mbase edhe të Prespës, raporton agjencia e lajmeve INA.

    Kufijtë e dikurshëm tokësor të Maqedonisë me fqinjët, kanë qenë të shënuar me gurë sinor “piramida” me emblemën e ish Jugosllavisë, ndërsa në Liqenin e Ohrit kanë qënë pllutat (tapat), që pas shpartallimit të ish Jugosllavisë, janë hequr dhe aktualisht pos koordinatave gjeografike-topografike, nuk ka asnjë shenjë që tregon vijën kufitare në këtë pjesë të Liqenit.

    Nga kjo, nuk janë të rralla incidentet që kanë të bëjnë me kapërcimin e vijës kufitare dhe hyrjen në ujërat territoriale të Maqedonisë nga ana e shtetasve të Shqipërisë dhe anasjelltas, qoftë për peshkim ose të tjera, që policia liqenore i konsideron si incidente kufitare dhe shkelje e ujërave territoriale.

    “Për shkak të hyrjes së shtetasve shqiptarë në ujërat territoriale të Maqedonisë ose anasjelltas, duhet të shënohet vija kufitare.Pa shënimin e plotë, ne nuk mund të kemi kontrollin e plotë të Liqenit”, deklaron Dario Kleçkaroski, zëvendës komandant i policisë së Liqenit.

    Nga ana tjetër, ministrja e brendshme Gordana Jankullovska është shprehur për zgjidhjen sa më të shpejtë me palën shqiptare, duke shtuar: “Si anëtare e qeverisë mund të konfirmoj se në një kohë të afërt, do t’i jepet përparësi kësaj çështjeje dhe së bashku me kolegët tanë nga pala shqiptare do të dalim në terren dhe ta shënojmë kufirin që në çdo rast do të jetë me rëndësi të madhe, që do të evitojë incidentet e padëshiruara”.

    Duke pasë parasysh se për këtë problematikë, duhet angazhim i disa ministrive, përfshirë edhe Ministrinë e punëve të jashtme, nga kjo e fundit shprehen se aktivitetet për vendosjen e pllutave-tapave të reja për shënimin e vijës kufitare, janë në vazhdë e sipër, me shpresë se kjo do të zhvillohet gjatë muajit gusht, duke shfrytëzuar eksperiencat e vendeve tjera, më konkretisht me shëmbullin e shënimit të kufirit ujor ndërmjet SHBA-ve dhe Kanadasë.

    (Mehmet Latifi-INA)
    Sui generis

  2. #32
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    “The Economist” për Ballkanin, anëtarësimi në BE në pikëpyetje


    Revista prestigjioze britanike, “The Economist” shkruan se vendet e rajonit të Ballkanit po ngecin në rrugën e tyre drejtë integrimit në Bashkimin Evropian.
    “Në Ballkanin Perëndimor kemi një zhvillim. Kroacia po ecën përpara, pasi ka fituar formalisht një aprovim për tu bërë anëtar i 28-të i Bashkimit Europian, ndoshta në mes të vitit 2013. Por është një histori krejt ndryshe më në jug”, shkruan revista.
    “The Economist” thekson se Shqipëria është zhytur në një krizë që nuk i dihet fundi, kurse në Maqedoni procesin e integrimeve euroatlantike mund ta pengojnë xhestet populiste dhe provokative të kryeministrit Nikolla Gruevski.
    “Maqedonia po ngre një statujë gjigante bronzi të Aleksandrit të Madh, një lëvizje që do garantojë humbjen e miqve dhe simpatisë. Ky vit shënon edhe 20 vjetorin e pavarësisë së Maqedonisë dhe nisjen e konfliktit të saj më Greqinë. Grekët thonë se emri i vërtetë i Maqedonisë implikon pretendime territoriale ndaj Greqisë. Në raundin e fundit të përplasjes, Greqia ka ndalur progresin e Maqedonisë për tu bashkuar me BE-në dhe NATO-n. Në mars, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë nisi një seancë për një çështje të sjellë nga Maqedonia kundër Greqisë për NATO-n”, shkuan më tej “The Economist”. Mes të tjerash theksohet se zyrtarët e BE janë të dëshpëruar, por jo Nikola Gruevski, kryeministri maqedonas. Ai ia ka dalë me xhestet e tij populiste që të fitojë zgjedhjet e përgjithshme më 5 qershor. Por a mund të ristartojë ai procesin e ndalur të anëtarësimit në BE, që është dhe mënyra më e mirë për të krijuar besim e për të sjellë investime të huaja e vende pune?

    Shqipmedia
    Sui generis

  3. #33
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    KFOR-i i dorëzon policisë kufirin me Maqedoninë


    KFOR-i i ka dorëzuar Policisë së Kosovës përgjegjësitë për pjesën e fundit të vijës kufitare me Maqedoninë. Në një ceremoni të organizuar në zonës kufitare në Zllakuqan të Ulët është bërë pranim – dorëzimi i përgjegjësive kufitare nga KFOR-i tek Policia e Kosovës.
    Finalizimi i dorëzimit të kompetencave është bërë nga komandanti i KFOR-it, gjenerali Erhard Buhler.
    Policia e Kosovës pas marrjes së plotë të përgjegjësisë nga KFOR-i të vijës kufitare me shtetin e Shqipërisë të cilën e ka realizuar kohë më parë, tani pranoi edhe marrjen e përgjegjësisë së plotë të vijës kufitare me Maqedoninë dhe në një të ardhme të afërt pritet te vazhdoje marrjen e përgjegjësive tjera me Malin e Zi.
    Në këtë ceremoni të pranishëm kanë qenë edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Reshat Maliqi, Ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.

    Shqipmedia
    Sui generis

  4. #34
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Përleshje me armë tek “Mavrovasja” në Shkup



    Një zënkë midis dy të rinjve në qendrën tregtare “Mavrovasja” në Shkup ka përfunduar me shkrepje armësh dhe plagosjen e një personi.

    Incidenti ka ndodhur mbrëmë pasmesnate, kur pas një mosmarrëveshje dhe një zënke midis dy të rinjve, një person është plagosur nga arma e zjarrit. Policia theksoi se zënka kishte nisur midis dy personave nga fshati Grushinë i Shkupit si dhe dy personave të tjerë nga Shkupi. Gjithashtu në njoftimin e policisë theksohet se në këtë incident ka pësuar nga një plumb i pistoletës N.A, 31 vjeç nga Shkupi, i cili ka marrë plagë në gjurin e djathtë.

    I plagosuri menjëherë ka shkuar pranë Klinikës së Shkupit dhe pas sanimit të plagës ai ka lëshuar spitalin. Policia ka ndërmarrë masa për gjetjen e autorëve dhe pastrimin e plotë të këtij incidenti.

    (INA)
    Sui generis

  5. #35
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Citim Postuar më parë nga RaPSouL Lexo Postimin
    Shtohet Kriminaliteti në Maqedoni


    Në Maqedoni nuk ka ditë që nuk regjistrohet ndonjë grabitje apo edhe më shumë, të një banke, poste, bastoreje, pompe benzine apo edhe shtëpive private. Lajmet e përditshme të kësaj natyre japin fotografinë e një vendi të pasigurisë që koinçindon me Teksasin e dikurshëm amerikan të kaubojve famëkeq.

    MPB thekson se vepron në mënyrë aktive dhe profesionale për gjetjen e rasteve, mirëpo ajo ka shprehur kritika që edhe pronarët e bizneseve, sidomos bankave dhe objekteve të mbajnë llogari për masat e sigurisë, vendosjen e kamerave dhe sigurimin e agjencive të sigurimit Kronika e zezë në vend nuk mbetet një ditë të mos regjistrojë një grabitje të bizneseve. Bankat, bastoret, postat, pompat e benzinës, por edhe shtëpitë private janë caqet e grabitësve.

    Vetëm gjatë kësaj jave janë regjistruar disa raste të grabitjeve, edhe ate të konfirmuara zyrtarisht në buletinin e përditshëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

    Rritja e vazhdueshme e grabitjeve ka shtuar shqetësimin tek bizneset, të cilët nuk shohin siguri në kryerjen e aktiviteteve të tyre të biznesit. Bankat edhe përkundër pranisë së rojeve të sigurimit, prapë se prapë janë cak i sulmeve dhe grabitjeve, pasi që një pjesëtar i sigurimit i vetëm në ambientet e bankës në mënyrë shumë të lehtë bllokohet nga grabitësit e perfeksionuar.

    Ndërkaq, postat, bastoret dhe dyqanet e tjera janë pa roje sigurie dhe ato shumë lehtë pushtohen nga grabitësit e armatosur. Por, organizatat joqeveritare vlerësojnë se grabitjet gati të përditshme mund të krahasohen me vendet me stabilitet dhe institucionet tejet të ulëta, apo siç rrjedhë konstatimi i tyre se po rikthehen pamjet e “Teksasit” amerikan të kaubojve të shekullit 18 dhe 19.

    “Të krahasojmë Maqedoninë me Teksasin paksa është ironike, por njëkohësisht ky konstatim mund të vlerësohet edhe si i saktë, për fat të keq. Organizata jonë me vite ka paralajmëruar se kulti ndaj armës, erozioni ekonomiko-social, kulturor dhe politik nxisin interesin për të pasur dhe përdorur armën e zjarrit. Motivet për të pasur një armë janë të ndryshme, por para se gjithash kjo ka të bëjë me mosbesimin e qytetarëve në institucionet e sistemit, si dhe problemet në domenin e marrëdhënieve midis bashkësive etnike. Në këtë rrethana, duke përfshirë edhe rritjen e krizës ekonomiko-sociale, dhe kur sistemi i shtetit nuk din apo nuk dëshiron t`i përgjigjet nevojave themelore të qytetarëve për qetësi, siguri dhe jetë të dinjitetshme, atëherë zgjidhja kërkohet tek arma, edhe atë te armët jolegale”, ka theksuar Xhabir Deralla, kryetari i Shoqatës “CIVIL”.

    Sipas tij, të gjithë këto faktorë ndikojnë në rritjen e pasigurisë dhe mosbesimit në përgjithësi, por sidomos tek bizneset.

    “Biznesmenët nuk dëshirojnë të rrezikojnë të investojnë në pjesët e rrezikshme të qytetit apo të shtetit. Ashtu siç po ecin punët, institucionet shtetërore po kujdesen vetëm për pagesën e tatimeve dhe për shpikjen e mënyrave të reja për të ndëshkuar biznesmenët, dhe nuk i kushtojnë kujdes sigurisë dhe zhvillimit të bizneseve në vend”, nënvizon Deralla.

    Ministria e Punëve të Brendshme ka pranuar faktin se kohëve të fundit kanë ndodhur shumë raste të rrëmbimeve dhe grabitjeve.

    MPB ka nënvizuar se kohëve të fundit ka realizuar takime me përfaqësues të bizneseve, sidomos bankave, zyrtarët e të cilave kanë përfituar sugjerime dhe vlerësime se si duhet të sigurohen nga rrëmbyesit dhe grabitësit. Sipas statistikave jozyrtare të MPB-së, nga fillimi i vitit 2010 janë shtuar rastet e grabitjeve dhe rrëmbimeve, mirëpo paralajmërohen gjatë periudhës së ardhshme shifra zyrtare.

    (INA)
    Maqedonia ishte dhe do te mbetet shtete i krimineleve vendas dhe krimineleve te evropes lindore . Grabitni sa te mundeni se gurbetcaret kishin qene budallejte me te medhenje qe erdhen dhe ndertuane pallate ne ate vende te krimineleve .

  6. #36
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Shqiptarët kërkojnë revidim të teksteve shkollore


    Kryetari i Lidhjes së Arsimtarëve shqiptarë në Maqedoni, Nuhi Dardhishta, vlerëson se revidimi i pjesshëm i teksteve shkollore ku ishin apostrofuar gabime të shumta teknike në më shumë libra, ndërkohë që në librat e historisë ashtu siç ishte rasti me enciklopedinë maqedonase, fyhet kombi shqiptar duke e emërtuar si popull i egër, i zbritur nga malet, nuk kontribuon në përmirësimin e cilësisë së arsimimit të gjeneratave të reja ngase i mësojnë me të pavërteta dhe urrejtje.
    Dardhishta kërkon që të bëhet revidimi i të gjitha teksteve shkollore të arsimit fillorë dhe të mesëm brenda një viti, duke inkorporuar sistemin programit arsimor të vendeve të zhvilluara të Evropës.
    “Këtë vit është aprovuar revidimi i teksteve të reja për klasën e gjashtë të arsimit fillor. Mbetet që vit pas viti tekstet të përmirësohen. Por ne kërkojmë që Brenda një viti të revidohen, të ndryshohen të gjitha tekstet shkollore, që kur fëmijët e të gjitha gjeneratave, jo vetëm klasat e gjashta, të pajisen me librat e ri. Të gjithë duhet të kenë libra pa gabime dhe me të vërteta për të gjitha lëndët mësimore” thekson Dardhishta.
    Ministri i arsimit dhe shkencës, thotë se çështja e revidimit të teksteve shkollore është proces i vështirë, andaj, për eliminimin e mangësive dhe janë angazhuar ekspertët më eminent të arsimit, por për të arritur efektin e dëshiruar nevojitet punë dhe kohë.
    “Për mua është një sinjal që më lë të besoj se më ndryshimin dhe plotësimin e ligjit që tekstet shkollore t’i aprovojë Komisioni Nacional për tekste shkollore, si organ i pavarur dhe jo nga vet ministri i resorit si dhe autor i tekstit, të jetë vetëm ai që sapo 10 vite të plota e ligjëron atë lëndë, nxënësit do të mësojnë nga libra të punuara me standard të lartë arsimorë”, thotë Nikolla Todorov.
    Anëtari i Komisionit Nacional për tekste shkollore, Skënder Asani, vetëm një muaj pas formimit të komisionit në fjalë, ka dhënë dorëheqje nga ky post ngase, siç ka sqaruar, libri i historisë në të cilin u vërtetuan gabime skandaloze për popullin shqiptarë është marrë vendim mos tërhiqet . Asani vlerëson se Byroja për Zhvillim të Arsimit është duke shfrytëzuar vakuumin juridik, kur ministri i arsimit është vetëm teknik. deri sa të formohet qeveria e re. për të mos e reviduar tekstin e historisë së shkollave fillore.
    “Unë menjëherë reagova pasi pashë se në librin e historisë edhe më tej mbeten fyerjet dhe faktet joshkencore, ndërkohë që libri është i punuar jashtë metodologjisë shkencore për hartimin e teksteve shkollore, reagova ashpër. Njëherë përgatita dhe një tekst me katër faqe argumentim ndaj librit duke ia adresuar ministrit të arsimit, zëvendës ministrit, kryeministrit, si dhe shqiptarëve përgjegjës për MO dhe OSB. Por për fat të keq, botimi i librit nuk u pengua dhe ky libër mbetet ne duart e nxënësve, me tendencë për të prishur raportet ndëretnike dhe ato ndërfetare në Maqedoni” shprehet Asani.
    Ndërsa Nuhi Dardhishta vlerëson se autoritet e dikasterit të arsimit duhet të angazhohen seriozisht në unifikimin e teksteve shkollore me ata të vendeve të rajonit, ngase integrimi sipas tij, fillon me fqinjët dhe më pas më vendet e zhvilluara të Evropës.
    “Ne kemi kërkuar që këto programe të jenë unike për të gjitha shtetet e rajonit, jo vetëm atë të Shqipërisë dhe Kosovës por të gjitha shteteve tona fqinje, sepse lëndët e përgjithshme si Matematika, Fizika dhe Kimia, duhet të mësohen njëlloj, edhe nga nxënësit e Serbisë, ngase kjo do të mundësojë lëvizjen e lirë të fëmijëve tanë nga Kosova në Maqedoni, e nga Maqedonia në Kosovë, në funksion të zhvillimit të biznesit apo diçkaje tjetër”, thotë Dardhishta.

    Rel
    Sui generis

  7. #37
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Reka: Marrëveshja e Ohrit në “sprovë”


    Marrëveshja Kornizë e Ohrit drejt anëtarësimit të Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe NATO”, është konferenca e cila i dedikohet dhjevjetorit të Marrëveshjes së Ohërit që do të organizohet në UEJL më 20 dhe 21 qershor. Kjo konferencë ndërkombëtare organizohet nga Universiteti i Kolumbisë – Programi për ndërtimin e paqes dhe të drejtave të njeriut, Fakulteti juridik dhe Fakulteti filozofik i Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”, Universiteti i Evropës Juglindore dhe Universiteti Shtetëror i Tetovës.
    Prorektori për hulumtime në UEJL Blerim Reka, në një prononcim për gazetën Koha, tha se viti 2011 ngërthen në vete tre përvjetore të rëndësishme sa i përket Maqedonisë. “Është njëzetvjetori i pavarësisë së Maqedonisë nga Federata e Jugosllavisë, është dhjetë vjetori i nënshkrimit të marrëveshjes së Ohërit, dhe 10 vjetori i nënshkrimit të Marrëveshjes së Asocim dhe Stablizimit mes Maqedonisë dhe BE-së. Nëse i shihni këto tri ngjarje historike ajo që është e përbashkët është se e kanë ardhëmrinë e përcaktuar strategjike dhe ky është integrimi euroatlantik i këtij shteti. Konsiderojmë se impelmentimi i plotë i marrëveshjes së Ohërit, është parakushti politik dhe është pjesa qenësore e plotësimit të lirtierit politik të Kopenhagës për anëtarësimin e plotë në BE dhe NATO”, deklaroi prorektori Reka. Ai thotë se ideja nismëtare ishte që të bëjmë një analizë shkencore akademike dhe jo politike, pasi që politikanët tashmë dhjetë vite japin versionet e tyre se a u implementua apo nuk u implementua Marrëevshja e Ohërit dhe kjo është për vokabularët e politikanëve. “Ne si universitet menduam që të realizojmë një projekt thjeshtë akademik dhe shkencor, në të cilin do të evaulohen rezultatet shkencore të asaj se sa Marrëveshja e Ohërit është implementuar në të gjitha segmentet e saj. Për këtë qëllim në UEJL, në nëntor të vitit të kaluar filluam projektin ku janë përfshirë 60 hulumtues dhe 60 studiues nga Universiteti ynë të cilët në prill të këtij viti përfunduan punimet e tyre, ata janë në fazën e redakturës dhe në fund do të publikohet një vëllim jashtëzakonisht i madh i punimeve të tyre në tri gjuhë, shqip, maqedonisht, dhe anglisht ku me fusnota, me literaturë shkencore me metologji shkencore do të analizohet se sa për këto dhjetë vite është realizuar marrëveshja e Ohërit. Pjesë e dytë e këtij projekti është që këto dokumente dhe këto kumtesa apo hulumtime shkencore akademike të prezantohen në një konferencë ndërkombëtare ku do ketë të pranishëm përpos porfesorëve të UEJL-së, nga USHT-ja, Krili dhe Metodi, dhe nga universiteti prestigjioz amerikan Columbia University në Neë York. Për ti dhënë shancë edhe dëshmitarëve të konferencës të Marrësvhjes së Ohërit, ne ftuam në këtë konferencë pos nënshkruesve të gjallë të dokumentit të cilët e kanë nënshkruar këtë marrëveshje edhe Ali Ahmetin si përfaqësues i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në atë kohë dhe ambasadaorin amerikan Xhejms Perdju që ishte njëri prej lehtësuesve ndërkombëtarë gjatë arritjes së kësaj marrëveshje. Të gjithë e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre si figura tjera të njohur ndërkombëtarë, ambasadorë, akademikë, profesorë nga rajoni, si Shqipëria, Kosova, Bullgaria, Turqia. I tërë ky projekt do të kurorëzohet me 20 dhe 21 qershor, dita e parë në UEJL-Tetovë dhe dyta e dytë në Shkup”, deklaroi Blerim Reka. Sipas tij, mesazhi I kësaj konference është që një herë e përgjithmonë të hiqen dilemat dhe të jepet një analizë objektive rreth implementimit apo mosimplementimit të marrëvshjes së Ohërit. “Mesazhi I kësaj konference është që njehërë e përgjithmonë të bëhet një analizë objektive, të ftohtë, pa ngjyrime politike për të analizuar Marrëveshjen e Ohërit ashtu siç është impelmenetuar apo ashtu siç nuk është implementuar. Nuk është qëllimi që të minimizojmë të arrituart apo të zbukurojmë tejmase me një paraqitje roze të arriturat e këtij dhjetëvjeçari. Nëse më pyetni mua personalisht një mendim jo shkencor por të lirë timin, unë do ta krahasoja këtë dhjetëvjeçar të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohërit, me paradigmën e gotës përgjysmë të mbushur me ujë. Për dike ajo është gjysmë e shprazur, por për dike është gjysmë e plotë. Konsideroj se në këtë kornizë silleshin të gjitha debatet në këtë dhjetëvjeçar për Marrëveshjen e Ohëri nëse ajo ishte implementuar apo nuk ishte implementuar. U japim shansin akademikëve dëshmitarëve historik, diplomatëve zyrtarëve të lartë shtetërorë, që të vijnë dhe të thonë fjalën e tyre se ku jemi dhjetë vjat pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje” nënvizon Reka. I pyetur për të dhënë një vlerësim rreth implementimit tëv Marrëvshjes së Ohërit Reka, shprehet se vit kyç ka qenë viti 2004, kur edhe është dashur të implementohet kjo marrëveshje. Ne duhet të themi troç nëse është implementuar çka është implementuar dhe nëse nuk është implementuar çka dhe pse nuk është implementuar. Fakt i pakontestueshëm mbetet viti 2004, sepse ishte përcaktuar vit i implementimit të plotë të Marrëveshjes së Ohërit dhe tash nëse n edhe pas shtatë vitesh ne ende meremi me shkaqet dhe pasojat e mosimplementimit të Marrëvshjes së Ohërit dhe nga kjo koherencë 7 vjeçare vërehet se Marrëveshja e Ohërit nuk është implementuar”, vëren Reka. Ndryshe, sipas organizatorëve, pjesëmarrjen në këtë konferencë e kanë konfirmuar liderë të partive të cilët e kanë nënshkruar këtë marrëveshje, ndërkaq, për shkaqe shëndetësore nuk do të mer pjesë kryetari I atëhershëm I PDSH-së Arbër Xhaferi, por në këtë konferencë do të marrë pjesë kryetari aktual Menduh Thaçi. Poashtu në këtë konferencë do të marrë pjesë edhe Sefedin Haruni në cilësinë e kryetarit të PPD-së, lideri i atëhershëm i VMRO-DPMNE-së Lupço Georgievski, lideri i LSDM-së Branko Cërvenkovski, përfaqësuesi politik I UÇK-së dhe tash kryetar I BDI-së Ali Ahmeti, lehtësuesi gjatë negociatave Xhejms Perdju, ambasadorët e SHBA-ve, Shqipërisë, të BE-së dhe vendeve tjera.Dy nga nënshkruesit e marrëveshjes së Ohërit tashmë nuk janë gjallë, pasi që vite më parë ndërroi jetë Imer Imeri, i cili në atë kohë ishte nënshkrues i Marrëveshjes së Ohërit në cilësinë e kryetarit të PPD-së, kurse kryetari i atëhershëm i Maqedonisë Boris Trajkovski, humbi jetën gjatë një fatkeqësie të aeroplanit në Bosnjë dhe Hercegovinë. Marrëveshja e Ohërite cila u nënshkrua në Shkup më 13 gusht të vitit 2001, i dha fund konfliktit të armatosur mes forcave të armatosura të Maqedonisë dhe pjesëtarëve shqiptarë të uniformuar me emblemën e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Dhjetë vjet pas kësaj marrëveshje shqiptarët e Maqedonisë, ende nuk janë të kënaqur me statusin e tyre në shtet, ndërkaq, partia opozitare shqiptare PDSH, kohë më parë e ka shpallur të vdekur këtë Marrëveshje.

    TvKoha
    Sui generis

  8. #38
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Maqedoni, të rinjtë vazhdojnë protestat kundër policisë


    Prej disa ditësh Maqedonia është në qendër të medias së huaj, për shkak të disa protestave madhështore, të organizuara nga rinia e këtij vendi.



    Të rinjtë kanë dalë në protestë kundër policisë pas vrasjes së 22 vjeçarit Martin Neskovski në Shkup, më 6 qershor.

    Me tu përhapur lajmi në media, të rinjtë kanë përdorur rrjetet sociale për tu organizuar në protestë kundër dhunës policore. Ata kanë kërkuar që të rishihen ligjet për policinë dhe të dalin përpara drejtësisë vrasësit e të riut. Të rinjtë kërkojnë edhe dorëheqjen e ministres së Brendshme dhe të zëdhënësit të policisë.

    Njëzet e dy vjeçari Martin neshkovski është rrahur deri në vdekje nga një pjesëtar i forcave speciale "Tigrat" në mbrëmje mes 5 dhe 6 qershorit në qendër të Shkupit, në parkingun të kompanisë "Mepso".

    Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov e konsideron si të sinqertë iniciativën dhe dëshirën e njerëzve të rinj, të cilët disa ditë protestojnë, duke kërkuar të ndriçohet vrasja e të riut Martin Neshkovski dhe e jep përkrahjen e tij për kërkesën që kjo të bëhet në kuadër të institucioneve në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet.

    "Vendimin e të rinjve, të nxitur nga kjo tragjedi e madhe, që të angazhohen dhe t'i shprehin qëndrimet e tyre, e konsideroj si iniciativë dhe dëshirë të sinqertë që të kontribuohet për përmirësimin e demokracisë. Aktivistët, të cilët u angazhuan në protesta ose ishin aktivë përmes rrjeteve sociale treguan përgjegjësi dhe seriozitet”, thuhet në letrën e hapur të presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov, me rastin e letrës së dërguar nga ana e një grupi të qytetarëve.

    Ai apelon që interneti dhe rrjetet sociale të mos shfrytëzohen për promovimin e fjalës së urrejtjes.

    “Shpresoj se ky lloj i konstruktivitetit do të kontribuojë për përparim të funksionimit të të gjitha institucioneve demokratike në Republikën e Maqedonisë", thuhet në letrën e hapur të presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov”, ka theksuar Ivanov.

    (INA)
    Sui generis

  9. #39
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Maqedoni: Lypsarët fitojnë rreth 50 euro në ditë


    Saima, një nënë rome 35 vjeç hyn në një këmbimore në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, me një qese najloni të mbushur me nga 10 e 50 denarë, ndërsa në shaminë e saj kishte një grumbull të parave të metalit nga 1 e deri në 5 denarë. Ajo kërkon që këto të denarë ti konvertojë në euro, dhe nuk tregon qëllimet e saj se këto para a janë për ti kursyer apo shfrytëzohen për qëllime tjera. “Kjo është punë për të mbijetuar.

    Paratë i kam për spital dhe për atë po i bëj euro”, ky është arsyetimi i Saimes, e cila nuk jep detaje tjera.

    Djali i saj Brando mbante në duar një koka-kola origjinale gjysmëlitërshe dhe se pamja e tij vërehej në stilin “alla maxhupishte”, i palarë, pa flokë të krehura dhe me hundët e gojën e pistë.

    Dhe gruaja lypsare mezi priste të largohej nga këmbimorja për t`iu shmangur pyetjeve të shpeshta të hedhura ndaj saj, vetëm e vetëm për të zbuluar të vërtetën e këtij profesioni.

    Llogaria e ditës tejet e kënaqshme

    Shumë këmbimore në mbrëmje vërshohen nga organizatorët e rrjetit të lypsave, por shpeshherë ata nuk duan të dalin në shesh dhe për këtë çojnë gratë apo shërbyeset e tyre për t`ia kryer punët. Pronari i këmbimores që vazhdimisht frekuentohet në këtë pjesë të vjetër të Shkupit i ka të njohura gjitha marifetllëqet e këtij grupi të organizuar.

    Sipas tij, lypsët i sjellin paratë për ti bërë euro. “Gjitha paratë janë në denarë nga 10 denarë më shumë dhe para të hekurta. Ato ne i marrin dhe u japim eurot në kundërvlerë. Po shpeshherë ndodh që të përfitojnë nga 50 euro në ditë, por zakonisht i bëjnë 15 deri në 20 euro.

    Ata siç e di janë rrjet dhe i lëshojnë për të kërkuar nga 4 apo 5 fëmijë e gra me fëmijë”, thekson punonjësi i këmbimores për agjencinë e lajmeve INA në Çarshinë e Vjetër në Shkup. Këto para grumbullohen shumë sepse janë të imëta, andaj gjitha duhet të dorëzohen në bankë të nesërmen.

    Sipas këtyre llogarive, për 30 ditë, përfitimi shkon prej 20 mijë e deri në 30 mijë denarë, varësisht nga dita e përfitimit apo pazarit se sa janë të disponuar qytetarët për të dhënë para. Ky biznes përfitues i rrugës i ka joshur shumë rome, që i kanë hyrë ndonjë biznesi të vogël që të heqin dorë. Në të njejtën mënyrë shprehet, një shitës i çorapeve në Shutkë, i quajtur Brando, i cili thekson se për një palë çorape që shet në trotuar përfiton vetëm 8 denarë për copë, ndërsa sipas tij, lypësja që gjendet përballë tij në rrugë përfiton 10 apo 20 denarë për çdo 10 minuta apo edhe më pak. “Ku është llogaria, andaj shumica po tërhiqen nga kjo punë dhe po fillojnë t`ia bëjnë çarën, sepse përfitimi është edhe më i madh”, ka theksuar shitësi Brando.

    Cilat janë lokacionet ku rrinë grupet

    Bulevardet kryesore në Shkup në zonën e Bit Pazarit, në semaforët kyç në pjesën qendrore të Shkupit, zona qendrore ku janë të pranishëm lokalet si në Qendrën e Vjetër Tregtare, rruga dhe semaforët që çojnë drejt Bllacës, lokacioni para Ramstore, lokacionet në qendrën “Mavrovasja”, në bulevardin “Ilinden” , gjithnjë shfrytëzohen si pikat më të frekuentuara nga ana e lypsave.

    Ata janë të ndarë dhe kanë terrenin dhe ndikimin e tyre. Gratë dhe fëmijët rrinë gati se gjysmë dite pranë këtyre pikave, ndërsa burrat e tyre apo padronët i ndjekin nga prapa, kryesisht në një distancë, ku nuk mund të jenë shumë të dukshëm. Fëmijët e vegjël trajnohen në forma të ndryshme për të përfituar sa në mënyrë të përkryer dhe më të mëshirshme. Ata inskenojnë mashtrime të ndryshme, vetëm e vetëm për ti nxjerrë nga xhepi ndonjë denarë.

    150 kallëzime penale, asnjë dënim nuk është paguar

    Në Maqedoni ekziston ligji penal kundër lypjes në rrugë, dhe se me këtë ligj, të gjithë personat që kapen do të dënohen me 15 deri në 50 euro. Në vitin 2008, MPB së bashku me inspektoratet e posaçme të Ministrisë së Punës Sociale ndërmerren një aksion për të parandaluar këtë dukuri, mirëpo ai nuk ka rezultuar me sukses.

    Nga ky aksion ishin ngritur 150 kallëzime penale, mirëpo jo zyrtarisht ato asnjëherë nuk janë paguar, për shkak se fëmijët dhe gratë e kapura, janë raste të rënda sociale dhe as që evidentohen në entet e MPB-së apo punësimit.

    Ministria e Punës dhe Politikë Sociale është e kyçur në aktivitetet për shmangien e kësaj dukurie, dhe se në qendrat për përkujdesje deri tani janë të strehuar 400 fëmijë, të cilët janë marrë nga rruga.

    (INA)
    Sui generis

  10. #40
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Kërkohet zgjidhja e statusit të ish-UÇK-së


    Në bisedimet për formimin e qeverisë së re në Maqedoni, diskutohet edhe për mbylljen e statusit të ish-UÇK-së. Nga BDI dhe VMRO-DPMNE, që po negociojnë formimin e ekzekutivit të ri, nuk jepen detaje, ndërsa shoqatat e dala nga lufta, thonë se zgjidhja duhet kërkuar në miratimin e një ligji të veçantë.
    Partitë politike fituese të zgjedhjeve të 5 qershorit, VMRO-DPMNE dhe BDI, vazhdojnë negociatat për formimin e qeverisë së re, larg syve të opinionit.
    Përveç ndarjes së posteve ministrore dhe të përgjegjësive tjera në ekzekutivin e ri, pjesë e bisedimeve janë edhe disa çështje tjera që kanë mbetur pa zgjidhje që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit, që i dha fund konfliktit të vitit 2001. Një ndër to është edhe zgjidhja e statusit të ish-pjesëtarëve të UÇK-së.
    Drejtues të organizatës së veteranëve të luftës thonë se zgjidhja e vetme e këtij problemi mbetet miratimi i një ligji të veçantë, dhe për këtë, sipas Besim Hodës, duhet të insistojë deri në fund BDI-ja.
    “Pikërisht kjo duhet të bëhet, pasi çështja e ligjit të familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës është bërë çështje pazarllëqesh brenda 10 viteve, prandaj ne deklarojmë, në këtë drejtim, se kjo çështje duhet të marrë fund një herë e përgjithmonë dhe të zgjidhet ky problem, duke i dhënë shans Maqedonisë për vazhdim më të sigurt të ekzistimit të saj”.
    “Ne mendojmë që subjektet politike, qofshin ato shqiptare apo maqedonase, e kanë marrë mesazhin, se pa zgjidhjen e këtij problemi, që do të jetë edhe fillimi i zgjidhjes së problemeve tjera, do të jetë e vështirë për të ecur përpara”, thotë Hoda.
    Çështja e statusit të ish-UÇK-së ka qenë temë e debatit dhe e qëndrimeve të ndryshme gjatë tre viteve të kaluara mes partive që edhe tani po bisedojnë për qeverinë e re, BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së.
    Derisa BDI-ja angazhohet për miratimin e një ligji të veçantë, VMRO-DPMNE-ja, thotë se një gjë e tillë mund të zgjidhet në kuadër të ligjeve ekzistuese për trajtimin e rasteve sociale.
    Organizatat e dala nga lufta, kanë kundërshtuar ashpër një gjë të tillë, duke deklaruar se lufta nuk është zhvilluar për trajtimin e tyre si raste sociale.
    Besim Hoda, thotë se përveç zgjidhjes së këtij problemi me ligj të veçantë, në bisedimet për qeverinë e re, duhet të kërkohet edhe mbyllja e problemeve tjera, që, sipas tij, edhe 10 vite pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, kanë mbetur të hapura..
    “Më e rëndësishmja nga gjitha është realizimi i qëllimit për çka u nis lufta e vitit 2001, pra, zgjidhjen e problemit të shqiptarëve në Maqedoni. Në qoftë se kjo nuk realizohet, absolutisht nuk do të ishte relevante vetëm zgjidhja e statusit të familjeve të dëshmorëve, për shkak se qëllimi kryesor i luftës, i jetëve të dhëna, i gjymtyrëve të dhëna, ka qenë zgjidhja e përhershme e problemeve të shqiptarëve në Maqedoni”.
    “Vetëm kjo do të nderonte dhe do të rehatonte shpirtrat e dëshmorëve dhe idealeve të njerëzve të cilët atëherë ishin të gatshëm ta sakrifikojnë edhe jetën për një jetë më të mirë të fëmijëve të tyre, familjeve të tyre, por, edhe shqiptarëve në përgjithësi”, shprehet kryetari i OVL-UÇK-së, Besim Hoda.


    REL
    Sui generis

Faqja 4 prej 48 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •