Close
Faqja 9 prej 48 FillimFillim ... 789101119 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 480
  1. #81
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Georgievski dhe Xhaferi nuk do të marin pjesë në konferencën e Ohrit


    Kryeministri I mëparshëm Lupqo Georgievski dhe kryetari I nderuar I PDSH-së, Arben Xhaferi, dy nga pesë nënshkruesit e marrëveshjes kornizë, nuk do të marin pjesë në konferencën dy ditore në Ohër, për shkak se ndodhen jashtë shtetit.
    Me rastin e 10-të vjetorit të nënshkrimit të marveshjes kornizë të Ohrit, të premten dhe të shtunën në Ohër do të mbahet konferenca në të cilën e kanë paralajmëruar pjesmarjen udhëheqja aktuale e shtetit,nenshkruesit e marveshjes si dhe përfaqsuesit ndërkombëtar të cilët kanë pasur rol në lehtësimin e negocijatave me të cilat erdhi deri te narveshja.
    Konferenca organizohet nga sektarijati për zbatimin e marrveshjes koprnizë të Ohrit .
    Organizatorët e konferencës informuan se me Arben Xhaferin personalisht kanë biseduar dhe se ai ndodhet jashtë vendit dhe për këtë arsye nuk do të ketë mundësi të mer pjesë në këtë konferencë.Në këtë manifestim nuk do të mer pjesë edhe Lupqo Georgievski. Kjo informatë u konfirmua nga partija e tij VMRO-partia popullore me arsye se ai ndodhet në pushim më të gjatë dhe se do të kthehet javën e ardhshme.
    Në konferencën të premtën është e paraparë të mban fjalim kreu ishtetit Gjorgje Ivanov, kryeministri Nikolla Gruevski, zëvendëskryeministri përgjegjës për Marrëveshjen kornizë, Musa Xhaferi, ambasadori i deritanishëm amerikan në Maqedoni, Filip Riker, Xhejms Perdju ndërmjetësues në Marrëveshjen e Ohrit, Alen Re Roa, nënsekretari i atëherëshëm për operacione paqesore pran Kombëve të Bahskuara, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti dhe lideri i LSDM-së Branko Cërvenkovski.

    Shqipmedia
    Sui generis

  2. #82
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Koreja e Veriut uron Gruevskin


    Kryeministri I Koresë së Veriut Coe Jong Rim, e përgëzoi Nikolla Gruevskin për rizgjedhjen e tij për kryeministër, transmeton BBC.
    .
    Kryeministri I Koresë së Veriut I ka dërguar letër urimi kryeministrit Gruevski, ku i ka dëshiruar sukses në punën drejt zhvillimit dhe prosperitetin e vendit.

    Shqipmedia
    Sui generis

  3. #83
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    http://www.botasot.info/mesme/Xhamia...20Shkup-76.jpg


    Bajrami i Madh, festë shtetërore në Maqedoni






    Besimtarët myslimanë në Maqedoni po e festojnë sot Bajramin e Madh. Drejtuesit e Bashkësisë Islame dhe zyrtarë shtetërorë e politikë kanë uruar për një festë të begatë, me dëshira për tolerancë e mirëkuptim në mes qytetarëve të këtij vendi. Bajrami i Madh është festë shtetërore në Maqedoni.
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  4. #84
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti nuk përjashton mundësinë që në një të ardhme të afërt Maqedoninë ta drejtoj një kryeministër apo president shqiptar. Ahmeti këtë e mbështetë me rastin e Ministrisë së Mbrojtjes që tani udhëhiqet nga kuadër shqiptarë.
    “Është shumë normale që pas disa viteve të bisedohet për kryeministër ose president të shtetit. Mendoj se është e rëndësishme që të dërgohet një mesazh, posaçërisht tek qytetarët maqedonas se ky shtet është edhe i shqiptarëve. Të gjithë duhet ta ndërtojmë, ta ndiejmë si shtetin tonë dhe ta respektojmë pasi të gjithë këtu do të jetojmë ”, ka deklaruar Ahmeti në një intervistë për gazetën ‘Utrinski Vesnik’.
    Sa i përket statusit të ish pjesëtarëve të UÇK-së, kreu i BDI-së ka thënë se të gjithë personat e prekur nga konflikti i vitit 2001 duhet të trajtohen nga ana e shtetit pa marrë parasysh se për kë bëhet fjalë.
    “Vlerësojmë se ka mundësi që edhe brenda ligjeve ekzistuese kjo çështje të mbyllet njëherë e përgjithmonë. Kjo ide duhet të përpunohet që të arrijmë zgjidhjen përfundimtare. Me e rëndësishmja është që të zgjidhim problemet e tyre që kanë humbur të afërmit e tyre”, ka deklaruar Ahmeti duke i vlerësuar si të mira raportet me partnerin e koalicionit VMRO-DPMNE. Alsat-M



    Ky Alsati komplet ashete ne sherbim te lavireve politike te llojit ali! nuk lejon mendime ndryshe nga ata qe e lavedrojn kliken zagaristo-aliste! deri kur ti duron shqyptaria e Yllirides laperat e kuq te tallen me dinjitetin e tyne?! Ky monestra na premeton njete si ne kohen e bashkim vllaznimit titoist presidenta e ministra argat te grueskut, per me mbajet gjalle bashkejetesen me shkiet e makosllavis maqedono-bullgaro-serbe,!
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  5. #85
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Regjistrimi, nuk pranohet iniciativa e PDSH-së


    Shumica parlamentare ka hedhur poshtë iniciativën e PDSH-së për plotësim dhe ndryshim të ligjit për regjistrimin e popullsisë me procedurë të shkurtër. Nga partia e Thaçit pohojnë se me ligjin aktual do të ngelin jashtë regjistrimit shumë shqiptarë që nuk kanë nënshtetësi dhe ata që janë në mërgim. Ata paralajmërojnë shumë parregullsi gjatë procesit të regjistrimit për faktin që akoma nuk është informuar dhe animuar popullata rreth procesit në fjalë. Përgjegjësin për këtë proces, theksojnë nga PDSH do ta bart paria shqiptare në pushtet BDI. Procesi i regjistrimit fillon më 1 tetor dhe do të zgjas deri më 15 tetor.
    “Sot me faktin që nuk u pranua propozim ligji për plotësim dhe ndryshimin e ligjit për regjistrim të propozuar nga PDSH u lëshua edhe mundësia e fundit për të parandaluar një manipulim që do të ndodh. Ishte e paturpshme mënyra se si ata votuan. Ata votuan kudër një ligji I cili kërkonte të hapet një dialog I mirëfilltë për kërkesat reale të shqiptarëve në Maqedoni për sa i përket procesit të regjistrimit. Përgjegjësia është e BDI-së, ne do ta vëzhgojmë maksimalisht këtë proces dhe do ta alarmojmë faktorin ndërkombëtar dhe të brendshëm për të gjitha manipulimet që do të ndodhin”, deklaroi Imer Aliu, PDSH, transmeton Alsat-m.

    Alsat
    Sui generis

  6. #86
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Thaçi takoi raportuesin e PE-së z. Riçard Hovit


    Tetovë – Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare z. Menduh Thaçi sot në Shkup realizoi takim me Raportuesin e ri për Maqedoninë në Parlamentin Evropian z. Riçard Hovit.
    Në takim u bisedua për situatën aktuale politike, ku Kryetari i
    PDSH-së informoi z. Hovit për zhvillimet politike në vend, politikën një-nacionale që zbaton qeveria e Maqedonisë, diskriminimin gjithë e më të shprehur si dhe çështje të tjera që paraqesin shqetësim të dyanshëm.
    Takimi me z. Hovit u realizua në prag të publikimit të Raportit të KE-së për Maqedoninë.

    Shqipmedia
    Sui generis

  7. #87
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Rufi Osmani takon drejtoreshën e Bankës botërore për rajonin EJL dhe Azi


    Në një ambient të mrekullueshëm në një restorant pranë burimit të lumit Vardar kryetari i komunës së Gostivarit e pranoi drejtoreshën e Bankës botërore për rajonin e Evropës jug-lindore, atë qendrore si dhe rajonin e Azisë, zonjën Jane Armitage si dhe drejtoreshën e Bankës botërore në Maqedoni zonjën Lilia Burunciuc. Në takim u shtjelluan tema nga më të ndryshmet që kanë të bëjnë me aktualitetet ekonomike, politike në vend dhe në rajon.
    Duke marrë parasysh faktin se komuna e Gostivarit fitoi rejtingun kreditor nga institucionin kompetent ndërkombëtar ,,Moodes” , dhe lejimin e kreditit nga Banka botërore në shumë prej 1 miliona euro si rezultat i menaxhimit tepër te suksesshëm të borxhit të trashëguar dhe arkëtimit te rritur te mjeteve buxhetore prej mbi 50% nën udhëheqjen e kryetarit Osmani , tema bosht e debatit ishte si u arit që bëhen të gjitha këto reforma strukturore dhe financiare në një situatë kur kriza e përgjithshme financiare është krizë botërore dhe nacionale.
    “Ndonëse pozita e komunës sonë në fillim të mandati ishte shumë e pavolitshme sidomos në aspektin financiar ku ngarkesë të veçantë na paraqisnin borxhet e trashëguara me një menaxhim tepër të suksesshëm ne kuptim te zvogëlimit drastik te shpenzimeve joproduktive dhe rritjes se te hyrave buxhetore ne te gjitha pozicionet u arit që për 2 vite e gjysmë mandat te kthejmë afërsisht 4 milion euro borxh të trashëguar dhe te realizojmë investime kapitale preje 3 milion euro.
    Një veprim i këtillë nënkuptonte rritjen e disiplinës fiskale te qytetaret dhe te kompanive qe si menaxhimin konkret nënkuptonte grumbullim të tatimeve të cilat me dekada nuk ishin arkëtuar dhe për pasoje kjo efektuoi edhe pakënaqësi të pjesërishme te një pjesë e popullatës që nuk ishin mësuar që t’i paguajnë tatimet edhe pse tatimet janë obligim ligjor.
    Fal këtyre politikave te suksesshme fiskale dhe investive ne arritëm që sot të jemi komuna me tatime më të ulëta në Maqedoni duke ulur tatimin në qarkullim për 33% dhe për vitin 2012 planifikojmë të realizojmë një bum investiv nga burime të brendshme dhe të jashtme . Ne jemi të vetëdijshëm se reformat janë të vështira dhe se ato ngjallin pakënaqësi te një pjesë e popullatës por nuk mundeshim të rijmë duarkryq dhe te lejojmë që komuna jonë të bllokohej dhe të pësonte fatin e shumë komunave që kanë xhirollogaritë e bllokuara “
    Kryetari Osmani i shprehu edhe pikëpamjet e tija në lidhje me gjetjen e mirëfilltë të kompromisit për çështjen e emrit si njërin nga prioritet për euro-integrimet dhe mundësi për dalje nga kriza politike dhe ekonomike ku ndodhet Maqedonia.
    Qasja e tij ishte afirmative e jo deklarative sepse për kompromise nevojiten edhe lëshime. Sipas tij në vend nga ana e qeverisë aktuale nuk ka vullnet të mjaftueshëm për gjetjen e kompromisit fakt ky qe u manifestua në mënyre shumë transparente nga koalicioni qeveritar VMRO –BDI gjatë organizimeve për 20 vjetorin e pavarësisë së vendit e artikuluar nga Nikolla Gruveski dhe Ali Ahmeti nëpërmjet qëndrimeve asimetrike te tyre për integrimin e vendit dhe për Marrëveshjen e Ohrit.
    Osmani rekomandoi qe faktori ndërkombëtar të bëjë shtypje serioze ndaj faktorëve vendosë në kuptim të afatizimit kohor deri kur duhet që kjo situatë e rrethit vicioz të tejkalohet.
    Sa i përket Marrëveshjes kornizë të Ohrit ai njoftoi mysafirët për vërejtjet që i ka në lidhje me përmbajtjen dhe zbatimin e së njëjtës dhe atyre u dorëzoi një studim që i ka te bëje me këtë marrëveshjeje për periudhën 10 vjeçare te zbatimit ne veçanti me theks të veçantë në sferën e decentralizmit fiskal . Konstatimi bazë është se Maqedonia edhe pas 10 viteve te zbatimit te MO është vendi me i centralizuar evropian ne kuptim te financave publike dhe se kjo situatë duhet doemos te tejkalohet .
    Mysafirët mbetën shumë të kënaqur nga qëndrimet reformatore që i kishte kryetari Osmani duke u shprehur se pjesa më e madhe e këtyre qëndrimeve janë pjesë e analizave që janë bërë nga ana e ekspertëve të Bankës botërore dhe i dëshiruan sukses në implementimin e projekteve që i ka paraparë komuna e Gostivarit duke i shfrytëzuar mjetet nga krediti i fituar kohë më parë.

    Shqipmedia
    Sui generis

  8. #88
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Tirana zyrtare kritikon qeverinë VMRO-BDI


    Shqipëria ka ftuar autoritetet maqedonase t’u japin fund problemeve të krijuara në arsimin shqip në Maqedoni. Ambasadori shqiptar në Shkup Arben Cejku, i ka shprehur shqetësimin e Tiranës zyrtare, zv/ministrit të Arsimit në Maqedoni, Safet Neziri, lidhur me problemet me të cilat po ballafaqohen nxënësit shqiptarë.
    “Shpreha shqetësimin për problemin e krijuar në komunën Karposh për mosregjistrimin e 16 nxënësve shqiptarë në këtë shkollë. Ajo klasë u bë sakrificë e luftës politike. Nuk mund të mos them një të vërtetë të hidhur, kur për rreth 200 mijë shqiptarë të Shkupit ka vetëm një gjimnaz. Sjelljet me remenishenca të së kaluarës ish-Jugosllave duhet të marrin fund”, thotë Arben Çejku, ambasador i Shqipërisë në Maqedoni.
    Ambasadori Cejku ka reaguar edhe ndaj teksteve shkollore që fyejnë shqiptarët. Ai po ashtu ka kërkuar të ketë një botim të ri të Enciklopedisë maqedonase ku do të korrigjohen të pavërtetat për shqiptarët.
    “Ne kemi kërkuar që këto gabime dhe provokime në tekste të marrin fund. Dëgjova nga zv/ministri se teksti i historisë është korigjuar. Po ashtu gjej rastin të kërkoj publikisht edhe një herë që enciklopedia e vjetër të pasohet dhe me një enciklopedia të re të korigjuar dhe të mos vazhdojë më të qarkullojë në atë formë që është”, thotë ambasadori.
    Diplomati shqiptar ka thënë se maqedonasit duhet të respektojnë identitetin e shqiptarëve, ashtu siç Shqipëria njeh dhe respekton identitetin dhe kulturën e tyre, transmeton Top-Chanel.

    Shqipmedia
    Sui generis

  9. #89
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Grevistët shqiptarë në Kumanovë


    Sot ka vazhduar dita e tretë e grevës së urisë në zyrat e IGFM-së në Kumanovë, si dhe e të burgosurve në burgjet e Idrizovës, Shtipit dhe Prilepit, ku po mbahen të dënuar padrejtësisht dhjetëra shqiptarë.

    Gjendja shëndetësore e grevistëve ende mbahet nën kontroll, me përjashtim të përkeqësimit të shëndetit të kryetarit të IGFM-së, Idriz Sinani, si dhe Amdi Klenjës nga Manastiri (prindi i dy djemve të dënuar padrejtësisht me nga 10 vjet burg).

    Sot grevistët janë vizituar nga përfaqësues të OSBE-së si dhe përfaqësues të partive politike BDI dhe PDSH, të cilët për së afërmi janë njoftuar me kërkesat e grevistëve.

    Këshilli grevist mirëpret çdo iniciativë që është në funksion të përmirësimit të padrejtësive ndaj gjykimeve të këtyre rasteve, por kundërshton ashpër çdo lloj tentimi të partive politike që ta politizojnë këtë akt.

    Ata kërkojnë që sa më shpejtë të bëhet rishqyrtimi i këtyre aktgjykimeve të padrejta, dhe këtyre mos t’u jepet asnjë ngjyrë politike. Shumica e aktvendimeve të këtyre rasteve kanë kaluar të gjitha instancat gjyqësore maqedonase, dhe tani lëndët gjenden në Gjykatën e Strasburgut, ku janë duke u zvarritur shumë. Kërkohet nga Gjykata e Strasburgut që të vendos sa më shpejtë që është e mundur për këto lëndë nga Maqedonia, të cilat presin nga dy-tre vite të zgjidhen.

    Grevistët konsiderojnë se në gjykime janë thellësisht politike, për çka flet edhe fakti se shumica e të dënuarve janë ish-pjesëtarë të UÇK-së. IGFM u bën thirrje institucioneve vendore dhe ndërkombëtare që sa më shpejtë të ndërmarrin hapa konkret në drejtim lirimit të këtyre të burgosurve të dënuar pa kurrfarë dëshmi relevante, ose më së paku të kthehen këto lëndë në rigjykim. U bëjmë thirrje institucioneve relevante që t’i vizitojnë edhe të burgosurit në burgjet e Idrizovës, Prilepit dhe Shtipit, të cilët janë në gjendje të keqe shëndetësore dhe pa trajtimin e duhur nga autoritetet e burgut. Greva e urisë do të vazhdojë deri në realizmin e qëllimeve të vëna.

    (INA)
    Sui generis

  10. #90
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Gruevski nuk do të zgjidhë emrin


    Ish shefi i diplomacisë, Denko Maleski, thotë se kryeministri Nikolla Gruevski, në fjalimin e mbajtur para Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork, ka mbyllur mundësinë e arritjes së kompromisit me Greqinë për çështjen e emrit.
    “Pas këtij fjalimi mund të llogarisim se gjatë mandatit të kësaj qeverie, çështja e emrit nuk do të zgjidhet. Pra, nuk mund të pritet zgjidhje e problemit tonë shumëvjeçar për çështjen e emrit. Në fjalimin e tij, kryeministri Gruevski tha se Maqedonia ka qenë e përgjegjshme dhe se ka bërë gjithçka të mundur duke ndryshuar Kushtetutën, duke ndryshuar emrin në referencën IRJM (ish Republika Jugosllave e Maqedonisë), dhe këtu ai mbyllë këtë çështje apo mundësinë e arritjes së ndonjë kompromisi të mëtejmë me Greqinë”, shprehet Maleski.
    Edhe Hasan Jashari, njohës i zhvillimeve ndërkombëtare dhe profesor universitar, thotë për Radion Evropa e Lirë se pas fjalimit të Gruevskit, Maqedonia del me pozicione edhe më të betonuara në raport me mos lëshimin pe për zgjidhjen e problemit rreth emrit.
    Këtë pozicion, sipas tij, e forcon gjithnjë e më shumë edhe mbështetja që ai po merr në ciklet zgjedhore.
    “Vijat e kuqe po tërhiqen në mënyrë më të ashpër dhe nuk mbetet hapësirë për të kërkuar ndonjë zgjidhje në kohën më të shpejt. Ana tjetër e problemit është se ai vazhdimisht po i merr votat e qytetarëve të Maqedonisë dhe normalisht se çdo politikan do të vepronte njëjtë”, thotë Jashari.
    Ndërkohë, ish shefi i diplomacisë, Maleski thotë për Radion Evropa e Lirë se debatet e brendshme për çështjen e identitetit dhe “vijat e kuqe” që përmenden nga qeverisja aktuale, e bëjnë të pamundur mbylljen e këtij problemi.
    Ai nuk beson as në unifikimin e faktorit të brendshëm politik për këtë çështje, duke iu referuar pohimeve se tani edhe opozita ka të njëjtin qëndrim për çështjen e emrit.
    “Nuk jam i sigurt se është arritur uniteti për këtë çështje, pasi asnjëherë nuk ka pasur një debat të hapur civilizues për identitetin. Kjo pasi opozita asnjëherë nuk është deklaruar qartë se çfarë mendon mbi këtë problematikë nga frika se mund të pësojë si në rastin kur pati deklaruar se mbështet kompromisin dhe ndërrimin e emrit kushtetues”, thekson Denko Maleski për Radion Evropa e Lirë.
    Sa i përket rolit të faktorit shqiptar, pas këtij fjalimi të Gruevskit, Hasan Jashari, thotë se ai do të vazhdojë të jetë indiferent, ashtu sikur edhe deri më tani.
    “Faktori politik shqiptar në procesin e vendimmarrjeve është inferior dhe si rrjedhojë e kësaj, Gruevski është lojtari i vetëm, lojtari më i mirë në atë ekip, dhe normalisht se ai dirigjon edhe me faktorin politik shqiptar”, deklaron Jashari.
    Në fjalimin e tij në Nju Jork, kryeministri Gruevski, duke mos përmendur në asnjë rast emrin e Greqisë, tha se problemi vështirë të zgjidhet pasi fqinji jugor, jo vetëm që konteston emrin e shtetit, por edhe identiteti, gjuhën dhe kulturën maqedonase.

    Rel
    Sui generis

Faqja 9 prej 48 FillimFillim ... 789101119 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •