Close
Faqja 26 prej 48 FillimFillim ... 16242526272836 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 251 deri 260 prej 480
  1. #251
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Edhe 30 ditë paraburgim për të arrestuarit në 'Monstra'


    Gjykata Themelore në Shkup u ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për 30 ditë, tre personave të arrestuar gjatë aksionit policor ‘Monstër’, Agim Ismailoviqit, Rami Sejdi dhe Fejzi Hazirit, të cilët ndodhen në burgun e Manastirit. Jozyrtarisht mësojmë se vendimin për t’ua vazhduar paraburgimin edhe për 30 ditë është caktuar edhe për dy personat që gjenden në arrati, Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviqi.Gjykata vendimin e ka marrë të premten, ndërsa për këtë vendim ende nuk është njoftuar pala mbrojtëse. Ky është paraburgimi i tretë që nga 1 maji kur ishin arrestuar. Ndërkohë procesi gjyqësor për vrasjen e pesëfishtë në Smillkovcë, assesi të fillojë. Sipas avokatit Naser Raufi, kjo për shkak se gjykatësi hetues dhe prokurori nuk posedojnë fakte dhe dëshmi.“Prej burimeve të Gjykatës jo-zyrtarisht unë kam kuptuar se paraburgimi është vazhduar edhe për 30 ditë tjera, por pasi është e shtunë këtë vendim nuk kemi pasur mundësi ta marrim, por besoj se prej ditës së Hënë do ta kemi edhe vendimin për vazhdimin e paraburgimit. Ky është vazhdimi i tretë për këtë lëndë, ende nuk janë prezantuar as provat dhe argumentet për këtë rast, unë jam i bindur se edhe nuk ekzistojnë provat dhe argumentet për këta të akuzuar që e kanë bërë këtë delikt”, tha Naser Raufi, avokat. Në rast se brenda 180 ditëve që kur janë arrestuar personat, nuk ngrihet aktakuzë, atëherë ata duhet të lihen të lirë, ndërsa nëse ngrihet aktakuzë, atëherë paraburgimi mund të zgjasë deri në dy vjet. “Unë mendoj që prova nuk do të ketë për këtë rast por sipas nenit 205 të ligjit për procedurën penale, paraburgimi nëse nuk ka aktakuzë mund të ketë 180 ditë sipas ligjit. Po të ketë aktakuzë mund edhe dy vjet të zgjasë paraburgimi, ndërsa aktakuza duhet që në afat prej 4 muajve të ketë aktakuzë, në rast se nuk ka aktakuzë për këto katër muaj, apo 180 ditë atëherë paraburgimi automatikisht ndërpritet për të paraburgosurit”, tha Naser Raufi, avokat. Ndërkohë ish ministri i punëve të brendshme Pavle Trajanov, në një intervistë për të përditshmen në gjuhën maqedonase ‘Fokus’, ka thënë se do të jetë një katastrofë nëse nuk ka dëshmi të forta për aksionin ‘Monstra’: “Bëhet fjalë për një krim të rëndë ndaj prokuroria patjetër duhet të gjejë prova të fuqishme. Autoritetet na bindin se hetimet janë në rrugë të drejtë. Mirëpo nëse ndodh e kundërta atëherë kjo do të ishte katastrofale”, ka thënë Trajanov. Në aksionin policor ‘Monstra’ të datës 1 maj, policia kishte arrestuar 20 persona, ndërsa vetëm për tre të arrestuar gjykatësi hetues kishte ngritur akt-akuzë për terrorizëm si dhe për dy të tjerë që janë në arrati. Policia ka lëshuar fletë arrest ndërkombëtar dhe është vënë në kërkim të Alil Demirit dhe Afrim Ismailoviqit. Ndërkohë Ibrahim Sejdini 28 vjeçar i arrestuar gjatë aksionit ‘Monstër’ më 22 qershor në mënyrë ekspres ishte dënuar me gjashtë vjet burg për veprën armëmbajtje pa leje. Ndërsa ende nuk dihet se kur do të fillojë procesi gjyqësor për plakën Feride Bilalli.

    Alsat M
    Sui generis

  2. #252
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Gruevski: 'Nuk më habisin më grekët'


    Kryeministri Nikolla Gruevski tha sot se grekët duket se po bëjnë çmos që të mos u shkojnë turistë nga Maqedonia. Reagimi i sotëm i kryeministrit vjen si përgjigje ndaj vendimin të Athinës zyrtare që me ngjitëse FYROM të mbulohen targat e regjistrimit. Gruevski tha se lidhur me këtë çështje kanë dërguar notë proteste deri tek pala greke, por tha se përgjigja e tyre ka qenë se ata respektojnë Marrëveshjen e vitit 1995, të firmosur në atëkohë nga LSDM. “Nuk më befasojnë grekët nëse qytetarëve tanë fillojnë t’iu ngjisin edhe në ballë nga një ngjitëse të tillë. Ata duket se po bëjnë çmos që është në mundësitë e tyre që të mos shkojnë turistë nga Maqedonia në Greqi. Tani mbetet që çdo qytetarë i Maqedonisë të vlerësojë si të sillet ndaj një sjellje të pamoralshme sikurse kjo e palës greke”, tha Nikolla Gruevski, kryeministër.

    Alsat M
    Sui generis

  3. #253
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Georgievski: 'Po falsifikohet historia'


    Ish kryeministri Lubço Georgievski edhe një herë ka përsëritur qëndrimin se katër vitet e fundit Maqedonia është duke falsifikuar historinë. Georgievski tha se në kohën kur është themeluar VMRO DPMNE –ja një ndër pikat kyçe ka qenë edhe lufta kundër gënjeshtrave historike që i kishte bërë komunizmi. Por ai shtoi se sot shoqëria në Maqedoni po ballafaqohet me një tentim të ri të falsifikimit të historisë.“Viteve të fundit jemi bombarduar me jubile, në të cilat, ata që sot i festojnë, as që kanë marrë pjesë dhe nuk kanë qenë të kyçur aktiv, edhe pse vitet i kanë lejuar që edhe ata ti udhëheqin proceset. Në vitet e fundit jemi bombarduar me emisione dokumentare ku shohim heronj të rremë, vitet e fundit shohim një sërë librash ku pjesëmarrës të rremë japin pikëpamjet e tyre autobiografike për ngjarje ku nuk kanë qenë askund. Vitet e fundit u shtuan themeluesit e VMRO DPMNE-së si kërpudha pas shiut edhe pse shumë mirë kujtohemi se kush ishin ata në idenë e themelimit të VMRO-së edhe pavarësisë së Maqedonisë. Më duhet të konstatoj se falsifikimet që na i la historiografia komuniste, nuk ishin origjinale vetëm të asaj histeografie komuniste, gjeni ti falsifikojmë punët tek populli maqedonas është pak më i gjerë që të mund ta kushtojmë vetëm në komunizëm”, tha Lubço Georgievski, kryetar i VMRO Popullores. Georgievski madje kërkoi edhe duel televiziv me kryeministrin Nikolla G,ruervskin, duke thënë se ai dhe njerëzit e tij tërë kohën aktrojnë se janë boksier, por në fakt prej boksierëve që gjithmonë për kundërshtar e kanë thesin e ushtrimeve.“Demokracia ka paramenduar një mënyrë praktike që të flasim për argumentet tona, ato janë duelet televizive. Mu më vjen keq që ky ekip i VMRO-DPMNE-së është gjashtë vjet në pushtet, në demokracinë e Maqedonisë pa duel televiziv dhe pa ballafaqim drejtpërdrejtë me rivalët e tyre politik. Unë i thërras Mjaft aktroni boksier të fortë vetëm me partner që është thesi, me cilin bolsoni, goditni ndërsa nuk keni mundësi pasi thesi nuk ka mundësi t’ju kthej goditje. Dilni në duel televiziv dhe gjithë çfarë keni për të thënë, ma thuani mua, ose ndonjë kundërshtari politik në Maqedoni”, tha Lubço Georgievski, kryetar i VMRO Popullores. Georgievski këto komente i bëri gjatë promovimit të librit me autobiografinë e tij ‘Ky jam Unë’, në të cilin libër Georgievski ka shkruar për zhvillimet e 20 viteve të fundit, duke përfshirë periudhën që nga pavarësimi i Maqedonisë. Georgievski në këtë libër flet edhe për siç thotë gabimet që ka bërë ai në këtë periudhë, posaçërisht gabimin e madh që e ka bërë me dozën e madhe të nacionalizmit kundër shqiptarëve në periudhën e mëhershme të vitit 1990.

    Alsat M
    Sui generis

  4. #254
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Cërvenkovski: 'Me Georgievskin, si Çerçili me Stalinin'


    Kreu i LSDM-së, Branko Cërvenovski bashkimin me Lubço Georgievskin e ka krahasur me Çerçilin dhe Stalinin të cilët përkundër armiqësive të madhë që kishin megjithëtë ishin bashkuar në luftën kudër fashizmit dhe Hitlerit. Këto komente lideri i opozitës i bëri në mitingun e LSDM-së në Prilep.“Kur përshëndetej me Lubçon Gruevski tre ditë nuk i lante duart. Ai ishte ikonë për të. Kur Unë dhe Lupço Georgievski, kemi qenë kundërshtarë të ashpër politikë gjatë tërë periudhës së kaluar, kemi pasur dhe do të kemi dallime të mëdha për shumë çështje të rëndësishme - dikush do të pyes se sa janë ato dallime, ja për shembull sikurse ato të mëdha që ishin midis Çerçilit dhe Stalinit para luftës. Ata nuk mund ta paramendonin njëri tjetrin, shikoheshin përmes nishanit të armëve, gjithnjë derisa nuk u paraqit e keqja më e madhe në histori, Adolf Hitleri ... Pra, kjo e keqe i detyroi që ti harrojnë dallimet dhe armiqësitë e tyre për ti bashkuar forcat dhe në të njëjtën koalicion antifashist të luftojnë dhe të dalin fitues. Ndërkaq, pas luftës, vazhduan të jenë kundërshtarë dhe rivalë, por një gjë të mirë e bënë së bashku për njerëzimin, e mundën fashizmin, ja Nikola, kështu na mëson historia”, tha Branko Cërvenkovski, kryetar i LSDM-së.

    Alsat M
    Sui generis

  5. #255
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    RDK: ' BDI me iluzione të vetkënaqësisë'


    Rilindja Demokratike Kombëtare sot përmes një komunikate ka reaguar ndaj konkluzioneve të djeshme të Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së e cila u shpreh e kënaqur duke vlerësuar lartë punën e funksionarëve të saj në pushtetin lokal. ‘Refreni i përsëritur i konkluzioneve se gjithçka po rrjedhë si ujë, edhe njëhere vërteton se BDI-ja duke u marrë me veten harron popullin i cili ua dha votën për zgjidhjen e problemeve të shumta dhe jo tejkalimin e problemeve personale dhe familjareve të një grushti anetarësh të BDI-së të instaluar tashmë një dekad në pushtetin komunal dhe qendror’, thuhet në reagimin e RDK-së e cila kërkon nga BDI të jep përgjigje para qytetarëve se si mund të jetë e kënaqur nga rezultatet e funksionarëve në nivel të pushtetit lokal, në kohë kur qytetarët shqiptarë të cilët jetojnë në komuna me shumicë shqiptare edhe më tej ballafaqohen me probleme elementare komunale. RDK-ja, porositit funksionarët e BDI-së që në vend të vetmashtrimit dhe krijimit të iluzionit të vetkënaqësisë nga pushteti dhe privilegjet personale që burojnë nga keqpërdorimet e pozitave zyrtare, ta kthejnë arsyen e shëndosh të veprimit politik dhe të punojnë në dobi të popullit duke i ofruar të mira publike në emër të mandatit publik që ua dha populli.

    Alsat M
    Sui generis

  6. #256
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Padi për deputetët që votuan ligjin për lustrim


    Aktualizohet sërish çështja e lustrimit. Lubomir Fërçkovski, Roberto Belliçanec, Nikolla Gelevski, Branko Gerovski, Gjuner Ismail, Vlladimir Millçin dhe Zharko Trajanovski kanë ngritur padi penale ndaj deputetëve të cilët në mbledhjen e 35 të Kuvendit të Maqedonisë votuan për miratimin e Ligjit për lustrim. Profesori universitar Lubomir Fërçkovski tha se me vet faktin që deputetët miratuan këtë ligj, ata faktikisht kanë votuar për vendim kundër kushtetues, për cilën Gjykata kushtetuese ishte prononcuar.“Me miratimin e ligjit të ri për lustrim, krijohet një situatë ilegale në tërësinë e rendit kushtetues. Kuvendi sjell ligj të ri me çka drejtpërdrejt nuk e zbaton vendimin e gjykatës kushtetuese dhe me atë krijon precedencë në sistemin juridik në Maqedoni, e rrënon bazën juridike të ndarjes së pushtetit. Në këtë rast nuk bëhet fjalë për vepër të thjeshtë penale, bëhet fjalë për miratimin e ligjit që e rrënon pushtetin tjetër të pavarur”, tha Lubomir Frçkovski, profesor universitar. Vlladimir Millçin ndërkohë tha se ende nuk kanë vendosur nëse do të padisin edhe presidentin Gjorge Ivanov, për nënshkrimin e këtij ligji “Presidenti Ivanov është profesor i së drejtës, është autor i librit të parë për Shoqërinë civile në Maqedoni, ndërsa na dërgon porosi se duhet të harrojmë se jemi qytetar, ndërsa pa qytetarin nuk ka shoqëri qytetare. Mendoj se ka një punë që është e qartë, presidenti Ivanov në vete bartë turp të madh. Duke na dërguar ne porosi se duhet të pajtohemi me atë që do të jemi të pa zëshëm, ai në fakt vet e pranoi se është i pa zëshëm, i cili në momentin që u bë president hoqi dorë nga profesioni i vet, etika profesionale e kështu me radhë. A do të ngrisim padi penale për të do të shohim”, tha Vlladimir Millçin, Instituti për Shoqëri të Hapur. Më 20 qershor, në kuadër të seancës së 35-të deputetët e miratuan Propozimin e plotësuar të ligjit për përcaktimin e kushtit për kufizim për kryerje të funksionit publik, qasje të dokumenteve dhe shpallje të bashkëpunimit me organet e sigurimit shtetëror, i propozuar nga një grup i deputetëve.Ligji ishte miratuar pa konsensus pas opozita bojkoti seancën.

    Alsat M
    Sui generis

  7. #257
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Shqiptarët të painteresuar për zgjedhje


    Mungesa e ofertave të mirëfillta politike paraqet një nga arsyet kryesore të rritjes së numrit të votuesve shqiptar të papërcaktuar për të dal në votime në 6 vitet e fundit. Nëse kësaj i shtohet edhe komunikimi i deputetëve me qytetarët vetëm në periudhën para ciklit zgjedhor, listat e mbyllura dhe të tjera duket qartë rritja e kësaj përqindje të votuesve. Kështu shprehet drejtori i Institutit për hulumtime të politikave dhe qeverisje të mirë Bashkim Bakiu duke u bazuar në një anketë të realizuar sipas të cilës numri i votuesve shqiptar të papërcaktuarve është rreth 60%. ‘Kohëve të fundit sidomos në 6 vitet e fundit partitë politike shqiptare politikat e tyre i kanë adresuar në politika të manifestimit kulturor ...dhe përqendrimi te këto politika ka shmangur politikat ekonomike apo investimet kapitale të cilat në mënyrë direke do ta prekin xhepin apo jetën, cilësinë e jetës të qytetarit të rëndomtë...në praktik edhe pse ekzistojnë zyrat e komunikimit mes deputetëve dhe zgjedhësve të tyre respektivisht deputete dhe votuesve këto janë po thuajse jofunksionale dhe krijohet përshtypja se deputeti dhe qytetarët komunikojnë vetëm në periudhën e zgjedhjeve’, Bashkim Bakiu drejtori i Institutit. Edhe sipas analisti Ymer Ismalili thotë se mungesa e ofertave të mirëfillta dhe serioze është faktor kryesor për rritjen e numrit të papërcaktuarve apo atyre që nuk dalin në votime. ‘Mungesa e ofertës... Shihni politika është vullnet nuk është detyrim. Tek ne shqiptarët votojnë me detyrim sepse kanë frik se mund të humbin vendin e punës, kanë një shpresë se do të fitoj nesër një vend të pune dhe praktikisht partitë politike tona të luajnë pikërisht me këtë gjendje’, tha Imer Ismaili, analist politik. Ismaili madje vë në pikëpyetje edhe legjitimitetin e shqiptarëve për të qeverisur duke pas parasysh numrin e ulët të daljes së votuesve shqiptar në votime në 6 vitet e fundit. Por Drejtori i institutit Bakiu pohon të kundërtën duke arsyetuar atë me mungesën juridike që sanksionon atë.‘Në tre zgjedhjet e fundit shqiptarët në Maqedoni dalin më pak në zgjedhje se sa 50%, ...do të thotë de fakto që shqiptarët si trup votues në Maqedoni askujt më legjitimitet politik nuk i kanë dhënë për t’i qeverisur sepse për tu qeverisur një komb fitohet me 51% ose 50% +1‘, tha Imer Ismaili analist politik. ‘Në formë të etikës mund të konsiderohet se kanë legjitimitet mirëpo sikur të ekzistonte një formë e tillë ligjore e pjesëmarrjes së bllokut politik shqiptar atëherë sigurisht se mundeshe të thuhet se realisht nuk do të kishin legjitimitet ose legjitimiteti i tyre do të ishte i cunguar’, tha Bashkim Bakiu drejtori i Institutit. Ndryshe edhe qytetarët e anketuar nga ALSAT M shprehen skeptikë për të dal në votime.

    ‘Mendoj se jo’.

    ‘Shpresojmë që të dalim në votime’.

    ‘Do të votojmë’.

    ‘Parlamentare, nuk e besoj’.

    Numri i saktë i daljes në votime të votuesve shqiptar nuk dihet, për shkak se KSHZ nuk bën një llogaritje të tillë në baza etnike. Edhe institucionet e ndryshme në vend deri më tani nuk kanë realizuar një hulumtim të këtij lloji.

    Alsat M
    Sui generis

  8. #258
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Çairi, Komuna më e dendur në Evropë


    Qytetarët e Komunës së Çairit, çdo ditë përballen me tollovi në komunikacion, parkingje të stërmbushura dhe trotuare të bllokuara nga veturat. Komuna e Çairit shtrihet në territor prej 3.5 kilometrave katror dhe numëron 64.773 qytetar, gjegjësisht 18.401 banorë jetojnë në 1 kilometër katror fakt ky që e bën këtë komunë më të mbi-populluarën në mbarë Evropën. Rritja e numrit të qytetarëve nëpër komuna të cilat gravitojnë më afër qendrës së kryeqytetit, kohëve të fundit është kthyer në problem pasi me këtë krijohet tollovi e madhe në komunikacion, paraqitet munges e parkingut dhe probleme me shkollat e stërmbushura me nxënës. Me një fenomen të tillë më shumë në kryeqytet përballet Komuna e Çairit ku në 1 kilometër katror jetojnë hiç më pak se 18.401 banorë e pasuar nga Komuna Qendër me 6.039 banorë në 1 metër katror. Nga Komuna e Çairit këtë fenomen të mbi-popullimit e arsyetojmë me çmimet e kapshme për të blerë tokë ndërtimore ose me çmimin e lirë të banesave por edhe me vetë faktin se Çairi dhe Qendra janë komunat e vetme urbane në Shkup. “Problemi kryesor është ndarja kryesore që është bërë për komunat mirpo në Maqedoni ka pasur 3 ndarje territoriale dhe shpresojmë që do të ketë edhe në të atdhme që të mundet komuna e Çairit të fiton territor më të madh.Nuk është problemi shumë i madh se ka popullsi të dendur por problem më i madh është se ne kemi trashëguar një infrastruktur shumë të dobët si komunë siç e dini në Çair me dekada të tëra në të kaluarën shumë pak është investuar. Realisht si ia dalim me këtë ka të bëjë me atë se ne kemi bërë përgatitje por edhe plane që në komunën e Çairit faktikisht të bëhet urbanizimi i saj që do të thotë që Çairi të jetë si komunat tjera që është investuar me të madhe në të kaluarën mirëpo tek ne jo”, tha Rami Qerimi, udhëheqës i sektorit juridik, Çair . Ndërkohë pas Çairit me mbi-popullësi renditet Komuna Qendër me 6.039 banorë në 1 kilometër katror, gjegjësisht 45.412 banorë që jetojnë në 7.5 kilometra katrorë. Por situata është krejtësisht ndryshe në Komunën e Sarajit, ku në hapësirë prej 229 kilometrave katror, dendësia e popullsisë është 11 banorë në 1 kilometër katror. Matematika tregon qartë se Komuna Çair dhe Qendër janë mbi 40 herë më të populluara se sa Kumuna e Sarajit, edhe pse këto komuna janë largë njëra-tjetrës vetëm disa kilometra.

    Alsat M
    Sui generis

  9. #259
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ahmeti dhe Gruevski promovojnë 15 tituj në USHT


    Në Universitetin Shtetëror të Tetovës janë promovuar sot 15 tituj të ri librash nga Universitetet me famë botërore të lëmisë së ekonomisë dhe shkencave juridike. Në përurimin e tyre ka marrë pjesë kryeministri Nikolla Gruevski, ministri I arsimit, Pançe Kralev dhe zyrtarë tjerë të lartë. Paraprakisht kryeministri Gruevski ka lëshuar në përdorim edhe një sallë sportive në shkollën e mesme të tekstilit po në Tetovë.“Në vendet e zhvilluara rinia gëzon statusin e merituar, është më përfaqësuese dhe kështu bën pjesë në projektimin e të ardhmes përmes formimit intelektual në angazhimin tonë këto synime janë parësore dhe besojmë se kjo strategji do e orientojë rininë tonë në rrugën e duhur dhe do e shndrojë atë në promotore të vlerave demokratike dhe evropjane”, tha Vullnet Ahmeti, u.d. Rektor i USHT-së. “Është një punë që në afate të gjata do jep rezultate të mira edhe për shtetin por edhe për shumicën e individëve, për veten e tyre për kualitetetin e jetës së tyre nga ku do marrin më shumë dijë të cilën dije do e shfrytëzojnë për më shumë sukses në jetën e tyre”, tha Nikolla Gruevski, kryeministër

    Alsat M
    Sui generis

  10. #260
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    'Kalaja', BDI lavdërohet, Kuzman demanton


    Derisa BDI pretendon se gjatë fundjavës është arritur marrëveshje me partnerin e koalicionit për Kalanë, një gjë të tillë e mohon drejtori i drejtorisë për mbrojtje të trashëgimisë kulturore dhe historike Pasko Kuzman. Ndryshe nga ky i fundit, deputeti i BDI-së Behixhudin Sheapi i cili thotë se ka qenë pjesë e negociatave me Kuzmanin për ALSAT M duke arsyetuar marrëveshjen shprehet se një pjesë e objektit kishë në Kala do të rrënohet dhe do të jetë në lartësinë e mureve të fortifikatës dhe do të ndërtohen edhe dy objekte tjera njëra muze xhami pa minare dhe tjetra muze i periudhës parahistorike dardano-pajone. “Është arritur një marrëveshje në princip me disa konkluzione dhe në rend të parë emërtimin e objekteve, muzeumeve brenda në Kala, muzetë të emërtohen në këtë mënyrë: Muzeu i periudhës parahistorike mbi themelet e shtëpisë dardano-pajone, pastaj emërtimi i dytë do të jetë muze u kulturës islame mbi themelet e xhamisë nga periudha osmane dhe emërtimi i tretë do të jetë muze mesjetar mbi themelet e kishës bizantine”, tha Behixhudin Shehapi, deputet i BDI-së. Por Pasko Kuzman i kontaktuar nga ALSAT M thotë krejt diçka tjetër. Marrëveshje nuk me BDI-në. “Jo jo, nuk jemi marrë vesh asgjë. Zyrtarisht ende nuk kemi biseduar asgjë, vetëm jo formalisht vetëm kemi biseduar diçka”, tha Pasko Kuzman, drejtori i drejtorisë për mbrojtje të trashëgimisë kulturore dhe historike. Edhe pse Kuzman thotë se nuk ka marrëveshje, Shehapi thotë se marrëveshja e arritur është konform marrëveshjes për themelimin e Qeverisë dhe këtë marrëveshje e cilëson si kompromis.“Ky solucion ky kompromis tani për tani mendojmë se është mjaft i përshtatshëm dhe krejt kjo është konform marrëveshjes për themelimin e Qeverisë dhe me këtë marrëveshje në rast se arrijmë ti bindim palët se duhet vetëm në këtë mënyrë të vazhdojnë projektet mendoj se do të ulen tensionet dhe kalaja do të frymon me aspektin e vet multikulturor, multicivilizues”, tha Behixhudin Shehapi, deputet i BDI-së. Shehapi mëtej thotë se Kishë në kala nuk do të ketë. “Po shikoni nuk bëhet fjalë për kishë definitivisht. Nuk do të kenë elemente fetare dhe nuk do të përmbajnë asnjë element religjioz”, tha Behixhudin Shehapi, deputet i BDI-së.Në shkurt të 2011 tentimet e Kuzmanit ta ndërtojë objektin kishë gjatë natës në mënyrë tinëzare shkaktoi revolt tek partneri i koalicionit. Funksionar të saj rrënuan dhunshëm muret e objektit dhe vetëm disa ditë më pas tek kalaja e Shkupit erdhi deri tek përleshje masive mes shqiptarëve dhe maqedonasve që rrezikonte seriozisht cenimin e marrëdhënieve ndëretnike në vend.

    Alsat M
    Sui generis

Faqja 26 prej 48 FillimFillim ... 16242526272836 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •