Close
Faqja 20 prej 48 FillimFillim ... 10181920212230 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 191 deri 200 prej 480
  1. #191
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Sot përfundoi viti shkollor në Maqedoni


    Në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në Maqedoni sot u mbyll viti shkollor 2011/2012.

    Ministria e Arsimit dhe Shkencës bëri të ditur se procesi mësimor ka përfunduar për këtë vit dhe se 199.892 nxënës në 358 shkolla fillore dhe 68.569 nxënës në shkollat e mesme prej sot janë në pushim tremujor veror.

    Në komunat e Dibrës, Krushevës dhe dy komuna tjera rurale nesër përfundon viti shkollor, për shkak të zëvendësimit të ditëve të humbura për shkak të motit të keq.

    Ministria e Arsimit bëri të ditur se për vitin e ri shkollor 2012 / 2013 do të regjistrohen 26.657 nxënës. Në këtë numër hyjnë fëmijët e lindur në 2006 dhe janar 2007.

    (INA)
    Sui generis

  2. #192
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    KACIN: PROBLEMI NË MAQEDONI, ËSHTË KRYEMINISTRI GRUEVSKI

    Jelko Kacin, Euro-deputeti slloven dhe nënkryetar i delegacionit për Evropën Juglindore, flet hapur mbi problemet që Maqedonia ka si shtet dhe kërkon urgjentisht kthjellimin e lidershipit të qeverisë së Maqedonisë drejt rrugës euro-atlantike.

    Ai në një intervistë ekskluzive për portalin Shqipmedia mes tjerash deklaron se “Problemi në Maqedoni është lidershipi i cili është i personalizuar me personalitetin e kryeministrit Nikolla Gruevski dhe duket se ai personalisht nuk është në kërkim për zgjidhjen e këtij problemi”.

    Kacin u shpall persona “non-grata” për qeverinë e Maqedonisë për shkak të kritikave të tij të drejtpërdrejta që i adresoheshin politikës se gabuar evropaine të Maqedonisë. “ Deri sa në Maqedoni të vazhdojë klima anti-Evropiane, unë nuk do të jem i mirëpritur në Maqedoni, të paktën jo nga partia në pushtet dhe sinqerisht nuk shof donjë shpresë që gjërat do të ndryshojnë së shpejti.

    Deri sa nuk ka qasje të brendshme që të ndryshojnë sendet, atëherë mision është i pamundur”.

    Unë jam skeptik se me këtë qeveri Maqedonia do të ndryshojë, ka thënë në vazhdim Kacin i cili në fund ka përcjellë edhe një mesazh përmes portalit Shqipmedia popullit sllavo-maqedonas siç i quan ai, shqiptar dhe të tjerë që jetojnë në Maqedoni.

    GazetaExpress

  3. #193
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Qytetarët kundër shtrenjtimit energjisë elektrike


    Paralajmërimet e një dite më parë të komisionit rregullator për energjetikë për shtrenjtimin e energjisë elektrike kanë shqetësuar qytetarët, të cilët shprehen se nëse vazhdohet me këtë valë të ngritjeve të çmimeve, vendi mund të rrezikohet nga varfëria e skajshme. Qytetarët thonë se shtrenjtimi i rrymës është i paarsyeshëm dhe se do ta rëndojë akoma më shumë buxhetin e tyre, edhe ashtu të varfër. "Sipas meje nuk duhet të rritet. As unë e as gruaja ime nuk punojmë, nga ku ta paguajmë energjinë nëse shtrenjtohet përsëri. As tani nuk mundemi ta paguajmë me 300 vështirësi po mundohemi, vijnë e na e shkëputin e ne përsëri e lidhim. Nëse e shtrenjtojnë edhe një here, si do të mbijetojmë", u shpreh një qytetar."Jo more nuk kanë njerëzit pare çfarë shtrenjtimi. Duhet të ulet si jo!, tha një tjetër qytetar i anketuar. "Jo nuk duhet, skamje e madhe është, bile edhe tani është shumë", tha një qytetar. "Jo nuk është e duhur të shtrenjtohet. Në këtë varfëri si mund të rritet çmimi kur 80% e njerëzve janë të papunë", u shpreh një qytetar. ALSAT-M mëson se Komisioni Rregullator për Energjetik ka obligim që deri në vitit 2015, kur fillon liberalizimi i tregut të energjisë elektrike, çmimi i saj duhet të rritet përafërsisht për 18 % çdo vit me qëllim që të arrijë nivelin e çmimeve në Bashkimin Evropian.

    Alsat
    Sui generis

  4. #194
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Opozita: 'BDI po bllokon punën e Komitetit'


    PDSH dhe RDK reaguan ashpër ndaj bojkotimit nga ana e BDI-së, të seancës së sotme të Komitetit për marrëdhënie ndëretnike. Sipas tyre, partia në pushtet edhe një herë dëshmoi se ky komitet nuk është gjë tjetër veç një dekor në kuvend, pasi asnjëherë nuk mblidhet për të diskutuar padrejtësitë dhe problemet e shqiptarëve me të cilat ballafaqohet gjatë qeverisjes së VMRO-BDI-së. Ndërkaq për RDK-në, është i papranueshëm fakti se si BDI-ja injoroi komitetin kur në të duhej të diskutohej përdorimi i gjuhës shqipe në shëndetësi. ‘Sot ishim dëshmitarë të një turpi të radhës së BDI-së. Deputetët e tyre guxuan të kërkojnë mbledhje të Komitetit, kërkesa e tyre ndodhi ndje. Sot të tmerruar nga kërkesa e komitetit, të njëjtit e bllokuan punën me faktin që nuk morën pjesë në të. Gjatë katër viteve të qeverisjes së VMRO-BDI shqiptarët u maltretuan dhe u burgosën, u torturuan, u kidnapuan, u vranë...BDI nuk e pa të arsyeshme që komiteti të debatojë në lidhje më këtë terror dhe dhunë’, tha Orhan Ibrahimi, deputet i PDSH-së. ‘Ajo që është shqetësuese është se ky Komitet bojkotohet nga deputetët e BDI-së dhe VMRO-se më të vetmin fakt që të vlerësojë Komiteti se ky ligj a duhet të sillet me zgjedhje të dyfishtë apo jo...Ky ligj i përdorimit të gjuhës shqipe posaçërisht neni 2 nuk jep mundësi që edhe në shëndetësi të përdoret gjuha të cilën e flasin të paktën 20 përqind e qytetarëve’, tha Izet Zeqiri deputet i RDK-së. Për Zeqirin, kërkesa e deputetëve të BDI-së që të zbatohet neni 2 i gjuhës shqipe është jo normale, pasi ky nen nuk zgjidhë problemin e përdorimit të saj në të gjitha fushat. Deputeti i RDK-së këmbëngul se ndryshimi i ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe duhet të garantojë që ajo të zbatohet në çdo segment. Nga BDI-ja nuk pranuan të prononcoheshin për bojkotin e sotëm ndonëse seanca e Komitetit për Marrëdhënie ndëretnike ishte thirrur me kërkesë të koordinatorit të kësaj partie Talat Xhaferi.

    Alsat
    Sui generis

  5. #195
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Askush s’i lë shqiptarët t’i afrohen financës

    Nga Partia e Prosperitet Demokratik e deri tek Bashkimi Demokratik për Integrim, gjatë gjithë harkut kohor të njëzet viteve të fundit, numërohet vetëm një shqiptar që është ngjitur në hierarkinë më të lartë drejtuese të financave.

    Gjatë dy dekadave dhe një sërë koalicionesh bashkëqeverisëse mes subjekteve të ndryshme politike shqiptare dhe maqedonase, në asnjë prej tyre nuk është arritur dot që të kapërcehen barrierat, dhe për të emëruar një shqiptar në postin e ministrit të Financave, të Drejtorisë së Doganave, Policisë Financiare, si guvernator i Bankës Popullore, në krye të Drejtorisë së të Hyrave Publike e në organe të tjera. Madje, edhe subjektet politike shqiptare në vite sikur janë “mësuar” me këtë fakt dhe vazhdojnë t’i nënshtrohen fatit, pa pretenduar shumë dhe duke marrë ato ministri dhe drejtori që nuk kanë lidhje të drejtpërdrejtë me sektorin financiar.
    Ekspertë të kësaj fushe janë skeptikë dhe besojnë se situata do të vazhdojë të jetë e tillë edhe për vite të tjera. Xhevdet Hajredini konsiderohet shqiptari i vetëm që është emëruar si ministër i Financave në përbërjen e dytë qeveritare të Maqedonisë pluraliste.
    Sipas tij, deri tani jo vetëm në këtë ministri, por edhe në organet e tjera në varësi nuk ka pasur asnjë shqiptar që sipas Hajredinit, nuk bëhet fjalë për mungesë kuadrosh, por për një strategji që zbatohet me vite nga subjektet politike maqedonase kur vijnë në pushtet, me qëllim që asnjë shqiptar të mos ketë qasje në pozicionin ku mund të menaxhohen mjetet e buxhetit. “Ky profesion është shumë delikat, prandaj edhe nuk lejohet kushdo që të ketë qasje në sektorin financiar. Nuk lejohet as ulja e dikujt në postin e guvernatorit dhe as në të zëvendësit të tij. Vendosin ndonjë përgjegjës për shërbimet e përgjithshme, për shoferë e të tjera. Kjo është sferë jashtëzakonisht delikate në pikëpamjen politike, pasi nuk mund të bëhen keqpërdorime financiare me dikë që nuk është përfshirë në skenar”, thotë ish ministri i Financave. Sipas Hajredinit, mungon besimi për t’ia dhënë një post të tillë një shqiptari, madje shton ai, më shumë kanë besim që Mbrojtjen t’ia japin një shqiptari, sesa Financat. “Nuk është punë aftësie, është punë mosbesimi. Madje, edhe posti i zëvendësministrit ku është i ulur një shqiptar, është jashtëzakonisht formal, pasi fushëveprimi i tij është i kufizuar, gjegjësisht aq sa i lejon edhe ministri që të jetë. Dhe të mos flasim për Doganat, ku keqpërdorimet dhe sekretet më të mëdha ndodhin pikërisht atje. Po ashtu, edhe në Drejtorinë e të Hyrave Publike. Menaxhim i të ardhurave nga Qeveria bëhet në një formë të atillë që të bëhet shantazh ndaj biznesit, selektim në politikën e inspektimit dhe prandaj kërkohet që në këto poste të ketë njerëz të besueshëm”, thotë Hajredini.
    Mund të na japin shumë ministri e drejtori, por sektorët kryesorë të financave asnjëherë nuk i janë lënë shqiptarëve, për një fakt të thjeshtë - konsiderohen gjithmonë si të huaj dhe jo pjesë e shtetit dhe jo si pjesë përbërëse dhe bashkëmenaxhuese e tij, thotë profesor Hamit Aliu, që vite më parë ka ushtruar postin e zëvendësdrejtorit të Entit të Qarkullimit Pagesor. “’Gabimi’ i vetëm në këto 20 vjet ka qenë kur Hajredinin e emëruan ministër, gjë e cila nuk u përsërit më dhe tek-tuk janë bërë disa emërime gjoja si të një rangu pak më të lartë, por asnjëherë në postet kyçe”, shton Aliu. Ai beson se barazia ekonomike, është më e rëndësishme se ajo politike dhe se gjithçka ndodh dhe lidhet me financat.
    “Ne kemi ekspertë të fuqishëm të fushës financiare, por mendoj se më e rëndësishmja është që partitë politike do të duhej ta kishin tejkaluar vetveten dhe të mos i kategorizojnë ekspertët e kësaj fushe nëse ka ose jo librezë partiake, por të kërkojnë që të jetë i aftë dhe të ketë përvojë dhe nëse ka zotësi për të drejtuar poste të tilla”, thotë Aliu.

    Tetova1
    Sui generis

  6. #196
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ahmeti e pranon: “Për Aleksandrin në shesh vendosëm bashkë me LSDM-në


    BDI-ja, ndryshe nga VMRO-ja, pati pritur që në Samitin e NATO-s në Çikago të kishte një lëvizje pozitive për Maqedoninë. Kështu u shpreh kryetari i BDI-së Ali Ahmeti në një intervistë për televizionin Kanal 5. Duke komentuar qëndrimet e kryeministrit Nikolla Gruevski i cili pati akuzuar NATO-n dhe disa vende anëtare të Aleancës për standarde të dyfishta, Ahmeti tha se e kupton plotësisht revoltën e Gruevskit. “Unë e kuptoj edhe revoltën e z. Nikolla Gruevski sepse ka përgjegjësinë më të madhe dhe sulmet – shigjetat shkojnë drejt z. Nikolla Gruevski për dështimin që është bërë në samitin e Çikagos. Mirëpo përsëri unë mendoj që me forca të përbashkëta ne do të arrijmë të kalojmë situatën’, tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së. Ahmeti garantoi se partia e tij përpiqet të ndihmojë në mënyrën më konstruktive në gjetjen e zgjidhjes së çështjes së emrit dhe anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE. Pavarësisht epilogut të samitit të NATO-s Ahmeti tha se BDI nuk do ta braktisë Qeverinë.“Nëse BDI braktis Qeverinë, a do të ketë krizë? Sigurisht se do të ketë krize dhe unë nuk mendoj se ka ndonjë njeri që nuk beson që tërheqja e BDI-së nuk shkakton krizë në vend. Po i dëgjoj që të gjithë, shumë analistë, BDI duhet të braktisë Qeverinë. Ku do të shkojë BDI? Të bëhet pjesë e instalimit të krizës, pjesë e varfërisë edhe më shumë të njerëzve?”, tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.Kreu i BDI-së tha duhet pritur formimi i Qeverisë së re në Greqi, pas zgjedhjeve të 17 majit atje, dhe të fillojnë komunikimet e drejtpërdrejta, pasi në syrin e Ahmetit, Emri nuk është një çështje e pazgjidhshme. “Nuk është problem aq i thellë që nuk ka zgjidhje, problemi i çështjes së emrit. Brenda rajonit të Ballkanit Perëndimor ka pasur probleme edhe më të mëdha, që janë shtruar për zgjidhje dhe kanë gjet zgjidhje, shembull është Kosova, është Bosnja”, tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së. Duke folur për projektin Shkupi 2014, Ahmeti tha se shumë objekte në kuadër të këtij projekti janë në interes për gjithë qytetarët e Maqedonisë, ndërsa shtoi se vendimi për vendosjen e Aleksandrit të Madh është marrë në kohën e qeverisjes së LSDM-së me BDI-në. “Për vendosjen e Aleksandrit, ne duhet të jemi të sinqertë, është vendosur në kohën kur në koalicion kanë qenë LSDM-BDI, BDI-LSDM. Është marrë vendim në qytetin e Shkupit dhe është votuar në Këshillin e Shkupit. Vendimi është marrë në kohën kur kanë Qeverisë BDI-LSDM vendimi është marrë në qytetin e Shkupit për vendosjen e Skënderbeut dhe vendosjen e Aleksandrit të Madh. Unë nuk mendoj se Aleksandri i Madh në qytetin e Shkupit paraqet ndonjë pengesë serioze për të arrit deri tek kompromisi për çështjen e emrit”, tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së. Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti tha i bindur se shqiptarët, duke folur këtu edhe në emër të PDSH-së, do të pranojnë çdo zgjidhje për çështjen e emrit, që do ta pranonin subjektet politike maqedonase.

    /Alsat-m/
    Sui generis

  7. #197
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Marrëveshja e Ohrit: Ku janë paratë që u donuan nga ndërkombëtarët?


    Për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit (MO), qeveria e Maqedonisë, çdo vit ndanë një pjesë nga buxheti i qeverisë për implementinin e MO. Përveç parave të qeverisë, ka pasur dhe ka donacione që vin nga fondacione të huaja të cilët kanë donuar shuma të mëdha që të ndihmojn në implementimin e sa më të shpejt të Marveshjes së Ohirt. Ajo cka është e dyshimt apo jo e sqaruar mirë në këtë cështje, është që Sekretariati për Implementinim e Marrëshjes së Ohirt (SIOFA), e cila është krijyuar si një institute i pavarur për të implementuar MO, nuk ka asnjë të dhënë publike , në atë se sa para jane donuar ndër vitë nga donator të huaj dhe ku janë përdorur/donuar ata mjete për të ndihmuar implementimin e MO?

    Nëse bëhët një kërkim gjeneral për këtë çështje, të vetmet informacione që mund të gjehen janë lajmet investigative të cilat janë botuar tek Televizoi “A1”, që në fakt ata tani më janë burime të pa kapshme për publikun pasi qeveria e Maqedonisë urdhëroi mbylljen e TVs një vitë më pare, duke çaktivizuar njëkohësisht dhe ueb faqen e tyre: http://www.time.mk/read/c93fa5ac0f/0...346/index.html , http://www.time.mk/cluster/c93fa5ac0f/index.html

    Historkiu i SIOFA:

    SIOFA ëashë krijuar në vitin 2007 nga qeveria e Maqedonisë. Gjithmonë është udhëhequr nga nja zv. Kryeministër i qeverisë. Imer Aliu, i cili në ka mbajtur postin e zv.Kryeministrit në krye të SIOFA (aktualisht deputet në Parlamentin e Maqedonisë nga rradhët e PDSH-së), ka folur për I-SCOOP që SIOFA është themeluar nga partia e tij, Partia Demokratike Shqiptatare PDSH, e cila erdhi në qeveri në 2007-në. Sipas Aliut, deri atëhere, qeveria e më parshme e udhëhequr nga LSDM-BDI nuk arritën të krijojnë asnjë institut të pavarur i cili do të udhëheqte me implementimin e MO, dhe këtë e kanë bërë sepse ka qenë në interesin e tyre, që buxheti i MO mos të jetë në duar të drejta dhe mos të përdoret sic duhet.

    Ai më tej shton “Si fillim, besoj që duhet të ju tregoj historin se si është krijuar SIOFA. Sekretariati u themelua në Shtator të vitit 2007, në kohën kur PDSH ishte në qeveri. Deri atëherë implementimi i MO funksiononte si sektorë në kornizën e Sekretariatit Gjeneral të Qeverisë. Kjo dmth që zv.kryeministri , që ishtë në krye për të zbatuar MO, ishtë pjesë e një sektori udhëheqës ndër kornizën e një institutit tjetër e cila gjithmon udhëhiqej nga dikush tjetër, respektivisht nga dikush me përkatësi maqedonase. Përderisa kjo metodë e funksionimit dukej jo logjike, krijimi i Sekretariatit si një institut i vecantë me buxhet dhe sistematizim individual, u bë prioritet për partin tonë PDSH, dhe në kohën kur unë isha zv.kryeministër, SIOFA u themelua” ka thënë Aliu.

    Është më rëndësi të ceket që gjatë hulumtimit të kësaj teme, politikani i vetëm që ka qenë i kyçur drejt për së drejti në implementimin e MO, dhe ka pranuar të flas publikisht për këtë temë, ka qene pikërisht Imer Aliu. Imer Selmani, i cili po ashtu ka qenë në krye të SIOFA, ishte e pamundur të kontaktohet sepse është larguar nga sekna politike dhe nuk jep asnjë deklaratë publike. Zv.Kryeministri aktual në krye te SIOFA, Musa Xhaferri, nuk është përgjigjur në asnjë pyetjte të parashtruar në lidhje me temën, gjegjësisht në pyetjet: sa para mblidhen për MO? Ku shpenzohen ato dhe me çfar plan strategjie? Përse nuk ka të dhëna publike, përsë nuk janë vështjet transparente? z.Xhaferri ka qenë i kontaktuar disa herë me rradhë i cili nuk ka kthyer asnjë përgjigje.

    Pyetjeve në fjalë i u është pëegjigjur Imer Aliu, i cili në pyetjen e ardhshme, se si ka qenë procesi i donaacioneve dhe si janë shpenzuar ata , ka thënë:

    “Donacionet që kanë ardhUR në ndihmën tonë pas konfliktit të 2001, duhet të them që asnjëherë nuk ka pas donjë institute specific që ka kordinuar apo menaxhuar ato donacione, dhe SIOFA definitivhst ska qene një nga ata. Donacionet që kanë qenë të donuara janë menaxhuar nga disa institute si psh. Ministri të ndryshme: Ministra e Shëndetësis, Ministria e Transportit dhe Komunikimit, Ministria e Arsimit, Minisgria e Qeverisjes Lokale etj, gjithmon duke qenë të varura nga destinacioni ku ata ishin të drejtuara. Por sigurisht, një numër i madh i projekteve nga organizatat dhe institutet ndërkombëtarë janë implementuar nga OJQ-të lokale në Maqedoni.

    Si rezultat i kësaj, mund të konkludojm që donacionet dhe grantet që janë dhënë, përvec faktit që nuk kanë qenë të mjaftushme, ato po ashtu kanë qenë shumë të abuzuara, për shkak të keqmenaxhimit të tyre. Po ashtu duhet të potencohet që pas konfliktit të 2001, një konferencë donatorësh u mbajt në Maqedoni, ku Maqedonis ju premtuan miliona euro për rikonstruktim të shtëpijëve dhe gjërave tjera të dëmtuara nga pasojat e konfliktit. Shumë pak projekte u implementuan, dhe në vendet ku banojnë shqiptarë ne mund ti vërejm edhe sot e kësaj ditë pasojat e (në aspektin material) nga konfilkti i 2001” është shprehur Aliu.

    Imer Aliu ka theksuar që asnjëherë nuk ka pasur donjë të dhënë publike se ku dhe si janë shpenzuar parat për MO dhe as sot e kësaj dite, dmth pas 10 viteve, nuk egziston asnjë e dhënë publike që të tregoj qart se ku, si, sa, dhe për çfarë qëllimi janë shpenzuar ato para.

    “Për fund, do thoja që SIOFA nuk ka qenë një institut i pavarur në qeverisjen e LSDM-BDI, nuk ka qenë aspak e rastësishme, sepse ajo është lënë jashtë menaxhimit të fondeve të cilat erdhën në Maqedoni pas konfliktit të 2001. Normal që nuk ka asnjë të dhënë publike, as në SIOFA e as diku tjetër dhe nuk besoj të ketë donjëherë normalisht. Kur është puna të transparenca e mjeteve për MO, është “normale” most ë ketë asnjë akses public të asnjë llojit” ka përfunduar Aliu.

    Shqipmedia
    Sui generis

  8. #198
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Në Maqedoni pritet vapa afrikane


    Në Maqedoni prej nesër pritet i nxehti afrikan pasi që vendi do të jetë nën ndikimin e një mase ajrore të nxehtë dhe të thatë nga Afrika veriore.

    Instituti Hidrometeorologjik në Shkup paralajmëron për rritjen e temperaturave, të cilat nga mesi i javës së ardhshme do të shkojnë deri në 39 gradë celsius. Ndërsa, shkalla e Indeksit UV do të jetë e lartë deri në 9.

    Meteorologët për sot bëjnë të ditur për mot të nxehtë me temperaturat që do të shkojnë deri në 34 gradë celsius.

    Në Shkup dhe rrethinë do të jetë mot i njëjtë, me temperaturë deri në 32 gradë celsius.

    Ministria e Shëndetësisë ka paralajmëruar që qytetarët të respektojnë masat e përgjithshme për prevenim për t`iu shmangur valës së nxehtit dhe për të mbrojtur shëndetin, duke i`u shmangur diellit në hapësirat e hapura sidomos nga periudha kohore 11 – 16. Qytetarët rekomandohen që të konsumojnë ushqime të lehta dhe lëngje, të mbajnë rroba me ngjyra të hapura dhe të bardha.

    Kujdes i veçantë kërkohet nga të sëmurit, që duhet të ndjekin rekomandimet e mjekëve dhe ti shmangen diellit.

    (INA)
    Sui generis

  9. #199
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Rritet numri i pushuesve në Strugë e Ohër


    Hotelierët në Ohër dhe Strugë janë parapërgatitur për një valë të tillë të mysafirëve gjatë vikendit, parashikim që shpresojnë se do të realizohet. informon agjencia e lajmeve INA.

    Mehmet Latifi/Strugë

    Tradicionalisht, që disi është bërë zakon, ditët e vikendit sjellin në bregun e Liqenit të Ohrit, vale të pushuesve, e kjo plotësisht po bëhet realitet, sepse mbushen plazhet në bregun ë Liqenit të Ohrit. Situata sinoptike u shkon për shtati pushuesve dhe turizmit në Strugë e Ohër.

    Parashikimet se vikendi do të sjellë në bregun e Liqenit të Ohrit, numër të madh të mysafirëve pushuesve, ka gjasa të bëhet realitet, mbase edhe do ti tejkalojë parashikimet. Situata sinoptike që po mbretëron ndihmon verën turistike në Strugë e Ohër.

    Hotelierët janë parapërgatitur për një valë të tillë të mysafirëve gjatë vikendit, parashikim që shpresojnë se do të realizohet. Vala e re e mysafirëve që pritet gjatë ditëve të vikendit dhe të fillimit të javës, ka të ngjarë që do të tejkalojë edhe parashikimet.

    Në Strugë, ka disa vite që evidencë të saktë ose të përafërt të numrit të mysafirëve nuk ka, por, ajo që vërehet është se, plazhet janë gjithnjë e më shumë të vizituara me pushues kryesisht nga qytetet e Maqedonisë, ku numri më i madh janë nga Tetova, Gostivari, Dibra, por nuk janë të paktë edhe ata nga Shkupi, Kumanova e qytete tjera të Maqedonisë.

    Pritet që gjysma e dytë e muajit qershor të jetë edhe më e theksuar në aspektin e numrit të pushuesve, por edhe atyre që do të sistemohen për kohë të caktuar, sepse pushuesit aktual, në masë të madhe janë pushues ditor, të cilët në mbrëmje kthehen nëpër shtëpitë e tyre.

    Megjithatë, vërehen është mysafir nga vendet europerëndimore, që tashmë janë bërë të përhershëm në Strugë e Ohër si dhe grupe të mysafirëve nga Turqia, krahas atyre individualisht që vijnë nga Kosova e Shqipëria.

    (INA)
    Sui generis

  10. #200
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Hisen Musliu: Direktiva për likuidim vjen drejtëpërsëdrejti nga rrethi i Ali Ahmetit!

    E përjavshmja “Fokus”, me mbititull “direktiva për likudimin tim vjen drejtëpërsëdrejti nga rrethi i Ali Ahmetit!”, ka botuar intervistë të Hisen Musliut, i cili është i akuzuar se është kreatori i dosjeve të famshme për kryesuesit e UÇK-ës.

    Ai kaloi dy muaj në paraburgim, tani po gjykohet për falsifikim. Para disa ditëve ai u sulmua nga disa njerëz, sipas tij të udhëheqeur nga Billall Ceka, ky një njeri me ndikim në BDI.

    Nga ana tjetër Bilall Ceka, iu kundërpërgjigj deputetit nga rradhët e PDSH-së Zijadin Sela, i cili poashtu akuzoi Cekën për rrahjen e Musliut. Ceka në kundërpërgjigjen e tij tha “Ai shpif për veprimet e mia, sepse ai s’di asgjë për mua, vetëm nëse ende s’kanë heqë dorë dhe shërbehen me të ashtuquajturin ‘Bozhidar Spasiq’.

    Almakos
    Sui generis

Faqja 20 prej 48 FillimFillim ... 10181920212230 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •