Close
Faqja 12 prej 48 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 480
  1. #111
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Studentët e UEJL-së kundërshtojnë ashpër rektorin Zamir Dika


    Tetovë – Unioni i Studentëve pranë Universitetit të Evropës Juglindore, ka reaguar në mënyrë të ashpër lidhur më pjesëmarrjen e rektorit të universitetit të UEJL, Zamir Dika në një të ashtuquajtur “Këshill për organizimin e manifestimeve të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë” të organizuar nga një subjekt politik BDI.
    Pjesëmarrja e rektorit Zamir Dika në këtë Këshill sipas Unionit të Studentëve nuk paraqet asgjë tjetër përveç se një tentim i tij për politizimin dhe partizimn e universitetit, për arsyje se siç thuhet në kumtesë:
    -Në shtetin shqiptar ky manifestim organizohet jo nga subjekte politike por nga institucionet shtetërore si që është Kryeministria
    -Mbajtja e takimit në selinë e një partie politike e jo në ndonjë vend “neutral”.
    Këto janë argument bazë se rektori I UEJL-it z.Zamir Dika ka keqëpërdorur pozicionin e vet duke u vënë në shërbim të një subjekti politik siç është BDI-ja.
    Si Union i studentëve pranë UEJL-it, duke u distancuar nga ky akt të rektorit z.Zamir Dika, njoftojnë opinionin e gjërë përfshirë këtu studentët dhe profesorët se në aktivisht do të marrim pjesë në Këshillin qëndor për organizimin e këtij evenimenti të udhëhequr nga ministri i jashtëm i Shqipërisë z.Edmond Haxhinasto, e jo nëpër iniciativa partiake që kanë për qëllim keqpërdorimin e skajshëm të këtij përvjetori për interesat e tyre të ngushta partiake, thuhet në fund të reagimit të Unionit Studentor pranë UEJL-së, transmeton Shqipmedia.

    Shqipmedia
    Sui generis

  2. #112
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ekskluzive, Menduh Thaçi: Do të vazhdojë betejën hyjnore për interesat madhore të shqiptarëve


    Lideri i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni, z.Menduh Thaçi, në intervistën ekskluzive të fundvitit për portalin Shqipmedia flet për të pathënat e vitit që po lëmë pas, duke cilësuar vitin 2011 si një vit i pasukseshëm për shqiptarët e Maqedonisë.
    “Nuk është përdorim zyrtar i një gjuhe kur qytetari i flet të dy gjuhët, përdorim zyrtar i një gjuhe është kur shteti i flet të dy gjuhët ndërsa shteti flet vetëm maqedonisht, nuk flet dhe shqip”, ka deklaruar lideri i PDSH-së, duke shtjelluar në mënyrë të detajuar qëndrimet e tij rreth ligjit për gjuhën dhe flamurin.
    Thaçi më tej thotë që Marrëveshjen e Ohrit e ka mbështetur fuqishëm deri kur ajo e kishte afatin përfundimtar të realizimit, në vitin 2004 ndërsa tani beson që është koha shqiptarët në Maqedoni të marrin një hap më të gjërë sa ju përket të drejtave të tyre.
    Ai poashtu flet për shqetësimet e tij për Kosovën që janë të mëdha, po deklaron që nuk mund të bëj lajka si kundërshtari i vet Ali Ahmeti me deklaratat vend e pa vend për Kosovën sepse ajo tani më ka udhëheqësit e vet. Ai po ashtu zbërthen shqetësimet e tij për azil-kërkuesit, problemet mediatike në Maqedoni, problem integrues i Maqedonisë në BE dhe NATO, Dosjet, etj. Për më gjërë, lexoni intervistën më poshtë…
    Në pjesën e dytë të intervistës që do të botohet nesër në Shqipmedia, do të keni mundësi të lexoni qëndrimet e z.Thacit për pendimet e Lubço Georgievskit, marrëdhëniet e tij me LSDM-në dhe Branko Crvenkovskin, reformat e reja që e presin PDSH-në gjat viti 2012, problemet e Komunës të Tetovës etj. Po ashtu në këtë pjesë të dytë të intervistës, do të njiheni me jetën private të z.Thaçit ku ai flet për muzikën që dëgjon, librin dhe autorin e tij të preferuar, klubin e tij futbollistik të preferuar dhe ditët e tij të zakonshme kur nuk është i angazhuar politikisht. Na ndiqni…
    Intervistoi: Enisa Bajrami – Shqipmedia
    Shqipmedia: z.Thaçi, po lëmë pas një vit plot ngjarje: Zgjedhje të parakohshme, numër të madh të azil-kërkuesve (respektivisht shqiptar), sanksione të demokracisë, mos zgjedhja e problemit të emrit me Greqinë, stagnimi i negociatave për BE dhe NATO, etj. Çfarë vlersimi do t’i jepni vitit që jemi duke e lënë pas?

    Menduh Thaçi: Vit i pasukseshëm. Ngecje në rrugë, mëgjithatë nuk jam njeri që i ka humb shpresat. Krejt kjo mund të spjegohet me një shpresë të vetme, unë mendoj që Maqedonia nuk ka ardhur akoma në rend dite dhe për këtë arsye qeveria e tanishme tallet me perspektivën e njerëzve. Besoj që pas zgjedhjes së problemit të Kosovës veriore, që besoj do të zgjidhet në pranverën e vitit të ardhshëm, atëherë ne do të vijmë në rend dite dhe qeveria do të jetë e detyruar t’i zgjidh këto probleme që janë madhore, ku e para është procesi integrues dhe e dyta është raportet mes shqiptarëve dhe maqedonasve.
    Shqipmedia: Ky vit duket se do të lë gjurmë në partinë që ju udhëhiqni. Si do t’i komentoni largimet dhe kthimet e bashkëpuntorëve tuaj të ngushtë?
    Menduh Thaçi: Unë i komentoj si normale, ka një abnormalitet për shkak se reflektorët e vëzhgimit ndaj kësaj partie janë të dirigjuara nga shteti dhe nga qarqet dhe instituiconet maqedonase, përndryshe nuk kam si e spjegoj këtë interesim kaq të madh për punët e brendshme të PDSH-së, një parti që është në opozitë dhe që i takon antarëve të kësaj partie të merret me to. Reflektorët duhet të orientohen nga qeveria, sepse është ajo që i merr taksat nga xhepat tonë dhe menaxhon me jetën tonë. Sigurisht që duke pas intersim ta mbulojnë vetën apo mos ta shpalosin këtë politik tç gabuar, që ka bllokuar gjthçka, fokusimi është drejt PDSH-së. Ështe një proces normal i rinovimit të brendshëm kadrovik dhe duhet të kemi parasysh që disa kuadro të “vjetra” që bartin me vete idenë kombëtare nga vitet 68’ apo 81’, ata duhet të jenë aty sepse ka nevojë që këta të rinjë në momente të caktuara kanë nevojë të ngjyrosen, të brumosen me idenë kombëtare. Unë vazhdoj të mendoj që marrja ime me politikë dhe shumë veprimtarëve të tjerë që s’jemi profesionist pa idenë kombëtare nuk ka kuptim. Ne ende nuk kemi ardhë në fazën e profesionalizmit të plotë të politikës, pasi që kemi probleme elementare dhe thelbësore me të drejtat njerzore.
    Shqipmedia: A mund të bëni një përmbledhje të shkurtër për zgjedhjet e qershorit. Ku si pas jush, PDSH-ja gaboi gjatë këtyre zgjedhjeve që nuk arriti të del fituese? Zgjedhjet u cilësuan si të drejta dhe demokratike nga faktorët ndërkombëtarë, por sipas jush kishte parregullsira? Ku bazoheni në këto deklarata dhe përsë nuk reaguat për këto parregullsira në vendet përkatëse?

    Menduh Thaçi: Për shkak se faktori ndërkombëtar preferon paqen përpara drejtësisë, ata janë të interesuar vetëm për paqe sepse e dinë që nuk ka drejtësi në Maqedoni. Zgjedhjet nuk kanë qenë aspak të rregullta. Një shembull direkt është Kërçova ku ne kemi humbur 11.200 me 800 vota. Nuk duhet të jepet asnjë sqarim tjetër që zgjedhjet ishin të parregullta. Fenomeni i kërcënimit dhe i trembjes është një fenomen shumë i rëndë. Unë kam folur edhe me shefin e ODHIR dhe Ambasadorin e OSBE-së, ata heshtin para këtij fakti shumë të rëndë. Por pse kjo tolerohet? Kjo tolerohet për shkak se vazhdon bashkësisë ndërkombëtare t’i konvenojë një politikë shqiptare e cila nuk ka asnjë kërkesë dhe me këtë i ikin turbullirave. Kjo nuk është metodë e mirë e menaxhimit të problemeve edhe në Maqedoni edhe në rajon për shkak se kur problemet fshihen ata më vonë eksplodojnë shumë keq. Në anën tjetër, PDSH-ja ka vështirësi përherë që t’i fitoj zgjedhjet, jo se ballafaqohet me kundërshtarin politik real shqiptarë si BDI-ja, por ajo ballafaqohet me kundërshtarin real që është shteti, janë maqedontë, forcat politike maqedonase si VMRO apo LSDM, që maksimalisht angazhohen që mos legjitimohet ky vullnet politik shqiptarë , që ështe platforma e PDSH-së. Unë ju jap të drejt atyre, për shkak se po të legjitimohet ky vullnet politik, do të ndërroj shteti, do të ndërrojnë konstalicione të brendshme, raportet dhe prej një pozicion shumë të disfavorshëm, shqiptarët do të kalojnë në një pozicion të favorshëm, të ndarjes së interesave të drejta me Maqedonasit. Nuk pretendojmë që kemi fituar zgjedhjet, por ju lutem analizoni zonat urbane, aty ku është e pamundur që të vidhen votat, ne e kemi fituar konkurentin politik. Kam shumë shpresa se në të ardhmen këto oaza kushtimisht t’i quaj të fitores të një politike shqiptare siç janë zonat urbane, do të rriten shumë shpejt.
    Shqipmedia: Të kthehemi në vitin 2010, vit që u trondit nga “Dosjet”. Ka ngelur diçka pa u thënë për këto raste?
    Menduh Thaçi: Ka ngelur shumëçka. Këta e kontrollojnë komisionin e lustrimit për shkak se janë në qeveri. Bëjnë pazarllëqe të turpshme, çojnë njerëz të ndryshëm, të parëndësishëm si kurban. Dosjet janë të rëndësishme për njerëzit të cilët janë faktor, për ata që nuk janë faktor, nuk janë të rëndësishëm. Unë kam pas një akuzë nga Ali Ahmeti se unë i kam bërë ato dosje. I kam paditur në gjyq, rreth një vitë e gjysmë dhe asnjë seancë gjyqsore nuk është mbajtur sepse ai ka në dorë pushtetin dhe ka mundësi mos të mbajë asnjë seancë gjyqsore, por do të shohim në të ardhmen çka do të ndodh. Unë mendoj që fenomeni i dosjeve u trajtua shumë keq në Maqedoni. Bashkëpuntorë apo me gjuhën e popullit si quhen Udbash, nuk janë të rëndesishëm tek maqedonasit, se ata mburen që kanë punuar për shtetin e vet, për interesat e kombit të vet, për sllavizëm. Bashkëpuntorët dhe udbashët janë te shqiptarët sepse ato kanë qenë veprimtari anti-kombëtare dhe nuk bisedohet për ndonjë qëllim politik. Nuk ështe ndonjë ilustrim që mund t’i apludohet, ju e dini që unë kam dy dosje të ndjekjes që janë shkelur edhe kushtetuta edhe ligjet dhe për gjitha këto gjëra i kam padit organet e shtetit në gjyq por nuk mbahet asnjë seancë gjyqsore dhe tani prej vullnetit politik të manipuluar që e toleron bashkësia ndërkombëtare ,fatkeqësisht toleron edhe shtetin e të padrejtës, gjithmonë duke pas sikletin e ekzistimit të Maqedonisë. Shpresa kam se vitin e ardhshëm do të vijnë rënditjet e gjitha drejtimeve dhe në çështjen e demokoracisë dhe në çështjen e drejtës së shtetit e kështu me rradhë.
    Shqipmedia: Pasi mbaruan zgjedhjet, sikur shumë kohë të gjatë i lejuat hapsirë qeverisë të manovrojë. Strukturat partiake ishin pasive, i ndodh kjo PDSH-së sa herë që është në opozitë apo është taktikë për të bërë analiza të thella dhe të reagoj më vonë?
    Menduh Thaçi: S’ka qene gjë, kanë qenë 100 ditë, por unë jam i vetëdijshëm që shqiptarët e Maqedonisë filluan të ankohen menjëherë. Por nëse voton për një parti tjetër, nuk ke çka kërkon llogari në tre muajt e parë tek një parti që është në opozitë dhe për të cilën nuk ke votuar. Nëse ke shit për 500 denarë votën, nuk ke çka kërkon më. Une e dij që mbi 50% e shqiptarëve bien pishman në mbrëmje kur i shesin votat. Uroj dhe kam dëshirë që herët tjera mos të ndodh kjo shitje e votave. Nuk mund të luash si në ato bastoret, të investosh për Ali Ahmetin e më pas të kërkosh llogari te Menduh Thaçi dhe te PDSH-ja. 100 ditë ishte minimumi i kulturës politike, ne jemi opozitë me përvojë të jashtzakonshme dhe e dimë që nuk ndërrohen gjërat brenda ditës. Po ja dhe votën dikujt, duhet ta durosh katër vite atë pastaj. Unë nuk preferoj veprime anti-demokraktike apo ekstreme dhe esktremiste, unë investoj në pjekurinë e një procesi politik, ngritjen e vetëdijes kolektive, kombëtare dhe politike të një populli . Sigurisht se ka lloj-lloj fjalësh të ndryshme, se kur je i pafuqishëm atëherë e akuzon atë të pafuqishmin sepse nuk guxon ta akuzosh atë të fuqishmin. Thonë që Menduh Thaçi nuk don t’i fitoj zgjedhjet dhe kjo nuk është e vërtët. Problemi është se ata që nuk votojnë për Menduh Thaçin dhe PDSH-në akuzojnë pastaj që ne nuk duam të fitojmë zgjedhjet. Zgjedhjet janë të manipuluara sepse po t’i shohim qytetet tjera si Kërçova, Kumanova, Shkupi, ne kemi shumë vështirësi aty dhe unë nuk mund ta bëj atë budallallëk të marrë armët dhe të luftoj me ato njerëz që i vjedhin votat. I tolerojnë maqedonasit se ju konvenon shumë, i toleron edhe bashkësia ndërkombëtare sepse siç e thash më parë i intereson paqja ndërsa drejtësia nuk i intereson edhe shumë. Do vazhdojmë kështu të punojmë me avash dhe me qetësi që të investojmë në një proces të pjekur politik.
    Shqipmedia: Me inaciativën tuaj u bashkua opozita shqiptare, gjë që pritej tash sa kohë nga shqiptarët në Maqedoni. Pati shumë mendime, analiza, komente nga analistë të ndryshëm, nga BDI-ja poashtu, që e përshëndetën këtë iniciativë, por prap se prap ju akuzuan që ky bashkim ndodh për marketing politik. Para disa ditëve në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, ju deklaruat që nga ky bashkëpunim nuk duhet të pritet dhe shumë. Ju lutem zbërtheni këto qëndrime. Çfarë të presim nga bashkëpunimi juaj dhe në të njëjtën kohë çfarë nuk duhet të presim?
    Menduh Thaçi: Njerëzit kanë një qasje të flasin me dëshirë në politik. Unë e repsektoj dëshirën, por në politik ka realitet dhe pyetja juaj në fillim ishte “bashkim”, nuk ka bashkim. Kjo është nisma e një bashkëpunimi me një parti më të vogël opozitare dhe ky bashkëpunim bëhet për herë të parë mes forcave politike shqiptare dhe do të jetë shumë i veshtirë të ketë sukses. Unë kam shpresa dhe besim se do të ketë sukses, por megjithatë nuk mund të kaloj mbi principet qofshin ato morale, politike apo të drejtësisë. PDSH-ja është partia më e madhe opozitare dhe padiskutim, nuk mund të kushtëzohet nga partitë tjera për ta lëvizur kursin politik, nuk mund të kushtëzohet nga partitë më të vogla për ta lëvizur kursin kadrovik dhe në anën tjetër mendoj që nuk është mirë që PDSH-ja të investojë në këtë nismë të bashkëpunimit për ta shkri partinë tjetër. Unë jam i interesuar që ata të mbijetojnë politikisht. Jam i interesuar që të konkurrojmë ndryshe, qoftë në zgjedhje apo në variante tjera të bërit politikë, e pastaj në bazë të forcës tonë elektorale mund të ndahen edhe vendet edhe interesat por kjo është tema e fundit e cila do të sqaroj përfundimisht a mund të mbijetoj ky bashkëpunim. Mendoj se një minimum, kam shpresa që një minimum do ta arrijmë që në zgjedhjet e ardhshme lokale fillimisht të konkurojmë veç e veç dhe më pastaj në balotazh mund t’i mbështesim kandidatët reciprok. Ndërsa për zgjedhjet parlamentare poashtu do të flitet për një konkurencë veç e veç e më pas të ketë nje bashkveprim, sepse kurr nuk i keni të qarta numrat, potencialet, atëherë ndodhin edhe keqkuptimet dhe nuk zgjatë bashkëpunimi. A, kurr është bashkpunimi i qartë dhe i saktë, ai bashkëpunim zgjat shumë.
    Shqipmedia: z.Thaçi, ne i dimë tani më qëndrimet e juaja për Marrëveshjen e Ohrit por a vazhdojnë ato të jenë të njejta? Para disa ditëve në një intervistë, deklaruat që MO e ka bërë PDSH-ja dhe Arbën Xhaferi dhe se ju keni qenë ndër negociatorët kryesorë. A e mbështetët deri në fund MO?
    Menduh Thaçi: Ne e kemi mbështet deri në fund, deri kur e kishte fundin, pra në vitin 2004. Tani jemi në vitin 2011, dmth janë 8 vite në pritje dhe krejt kjo fazë, është fazë manipulimi. Nuk e kam thënë që Marrëveshjen e Ohrit e kemi bërë ne për t’u lavdëruar por për të treguar një racionalitet. Librin universitar që e shkruaj unë, nuk mund ta ligjeroni ju më mirë se unë dhe ai libri i Marrëveshjes së Ohrit nuk mund të ligjërohet nga BDI-ja dhe Ali Ahmeti. Për mos t’u lodh shumë me ketë Marrëveshjen e Ohrit, atëher kur ishte Arben Xhaferi dhe Menduh Thaçi, 95% e maqedonasve ishin kundër Marrëveshjes së Ohrit, sot që ështe Ali Ahmeti dhe BDI-ja, maqedonasit janë 95% pro MO-së. Ky cinizëm, ky ironizim i kësaj marrëveshje nga ana e maqedonasve flet shumë. Megjithatë, kur të keni luftë virtuale apo artificiale, siç ishte lufta e Ali Ahmetit, duhet ta dini që do keni dhe marrëveshje virtuale dhe artificiale. Po t’i shifni luftërat që janë zhvilluar në Bosnjë, Kroaci apo Kosovë, ata kanë qenë luftra të vërteta dhe Marrëveshjet kanë qenë të vërteta. Në 2001 ka qenë luftë për ta rrëzuar me dhunë pushtetin e një force politike, dmth ka qenë një revolucion komunistë-islamikë si në kohën e revolucionit të Tetorit të Leninit apo revolucionet tjera të Gadafit dhe kur kam folur kështu para 10 viteve keqkuptohesha, por sot jam i bindur që mirëkuptohem nga opinioni.
    Shqipmedia: A do vazhdoni me përpilimin apo realizimin e “Marrëveshjes së Re” që ju e hartuat përpara zgjedhjeve? Nëse po, cilat metoda apo plane do t’i përdorni?
    Menduh Thaçi: Marrëveshja e Re politike është një marrëveshje shumë serioze dhe dua t’ju siguroj që unë krejt e dij se çka bëhet dhe çka duhet të bëhet në të ardhmen. Por nuk duhet të prisni që në opinion të flas me milimetra, sepse nuk kemi as kohë e as mundësi, dhe mendoj që nuk është në rregull të zbulohen sekretet e marrëveshjes para kohe. Mendoj se sot është mirë të fokusohemi në dy çështje, apo tek dy shtyllat e kësaj marveshje: Vendimarrja të jëtë me konsenzus tërrësisht në të gjitha institucionet dhe jo me badinter dhe buxheti i shtetit të ndahet drejt në bazë të përqindjes së shqiptarëve. Besoj që kjo është rruga e vetme që na nxjerr në shpëtim sepse të tjerat janë të gjitha rrugë të humbura. Ndërsa për të filluar të realizohet kjo marrëveshje, kushti i parë duhet që kjo marrëveshje të legjitimohet me forcën e votës demokratike. Ne kemi vështirësi për këtë, por unë jam i gatshëm që të vazhdoj të punoj me shumë qetësi që të arrihet deri te ky ligj. Pastaj kuptohet, na pret dialog serioz, i fortë me palën maqedonase që do të legjitimohet tek maqedonasit dhe kjo punë do të kryhet. Kur flas kështu, e dij që ka shumë njerëz që mendojnë se nuk do të realizohet, por më lejoni t’ju them që nëse ju nuk keni ide, nëse nuk keni qëllim apo donjë ëndërr, atëher nuk mund të prisni që diçka të realizohet. Në 1981 demostrantët, studentët e Kosovës kërkonin republikë në kuadër të Jugosllavisë, që dukej e parealizueshme. Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova në vitin 1990 kërkonte një zonë neutrale, një shtet neutral, një pavarësi të kushtëzuar me protektorat dhe kjo dukej e parealizueshme në atë kohë. Lufta e armatosur e UÇK-së së Kosovës që defintivisht kërkoi shkëputje të plotë nga Serbia dukej e parealizueshme gjithashtu, ndërsa dje, në vitin 2011, Kancelarja e Gjermanisë znj. Angela Merkel i tha presidentit të Serbisë Tadiç “tërhiquni, ka marr fund puna juaj, Kosova është shtet i pavarur”. Ne, pa vendosur kërkesa të qarta politike, vullnet politik, askush nuk do të na ndihmojë, as SHBA-të, as BE-ja e as NATO-ja sepse ne jemi të paqartë totalisht çka kërkojmë si shqiptarë në Maqedoni. Turpshëm më duket që të votohet edhe këtë herë BDI-ja dhe Ali Ahmeti, të cilët përveç të gjitha gabimeve tjera kanë një pagadishmëri të paftyrë, të pakuptueshëm për të gënjyer dhe mashtruar. E dëgjuat para disa ditëvë që tha që flamuri shqiptarë është njëlloj si flamuri i maqedonasve. Neni, ligji që ai e ka miratuar shkruan që: flamuri jonë duhet të jetë tre herë më i vogël se flamuri i Maqedonasave.Ai vazhdon me mija herë të thotë që ai ka punësuar 2000 ushtarë shqiptarë në ushtrinë e Maqedonisë, kur ushtria e Maqedonisë ka gjithsej 2000 ushtarë, maqedon e shqiptarë. Kjo është shumë brengosëse dhe dëshpëruese, por unë nuk e kam ndërmend të dëshpërohem dhe të tërhiqem prej kësaj beteje që e konsideroj hyjnore për këto interesa madhore për shqiptarët e Maqedonisë.
    Shqipmedia: Ndryshe nga ju, kreu i BDI-së Ali Ahmeti deklaron që partia e tij BDI-ja, e ka realizuar gjithë MO. Nga partia e z.Ahmetit vazhdimisht deklarojnë që Gjuha Shqipe është gjuhë zyrtare sepse ajo përdoret në parlament, administratë, institucione, etj. Ju nuk jeni dakort. Ku sipas jush gjuha shqipe nuk gjen zbatim të plotë?
    Menduh Thaçi: Me mashtrimet dhe paftyrësinë e tij është vështirë të merresh, por po e bëj të thjesht: Në parlament nëse shkoni dhe lexoni emrin tim, që e kam me shkronjën ‘Th’ dhe sllavishtja nuk ka shkronjë ‘Th’, mua gjithkund më shkruan Taçi dhe askund nuk shkruan Thaçi. Përdorimi i gjuhës shqipe të Ali Ahmetit është përdorim privat dhe nuk ka të bëj me përdorimin institucional. Fatkeqësisht, ai nuk i merr vesh disa punë. Ata që janë rreth tij i marrën vesh por nuk i tregojnë. Analizat tona të sakta tregojnë që përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe, kushton 470 milion euro, sepse normalisht duhet çdo katedër ku të drejtohet një shqiptarë, të flitet shqip. Nuk është përdorim zyrtar kur qytetari i flet të dy gjuhët, përdorim zyrtar është kur shteti i flet të dy gjuhët, ndërsa shteti flet vetëm maqedonisht, nuk flet dhe shqip.

    Shqipmedia: A mund të thuhet se parashikimet e juaja deri diku dolën të sakta sa i përket regjistrimit? Si mund të hiqen dyshimet që maqedonasit duan ta zvogëlojnë numrin e shqiptarëve? Çka duhet të ndërrmeret sipash jush që të realizohet një regjistrim ferr dhe i saktë?
    Menduh Thaçi: Asgjë. Duhet Ali Ahemti të largohet nga skena politike, sepse me kështu tipa hipokrit të cilët futen në pushtet me dhunë, të cilët e vjedhin votën 20.000 me 200 vota, është i domosdoshëm largimi i tyre. Këtë nuk mund ta bëj unë, por kjo duhet bërë nga populli shqiptar në Maqedoni përmes votës dhe ata t’i likuidojnë politikisht. Deri sa BDI-ja është në pushtet, të gjitha punët do shkojnë si regjistrimi dhe është paftyrësi e paskajshme nga ana e tyre sepse deklarojnë që ata e kanë prish regjistrimin nga që e kanë kuptuar që numri i shqiptarëve nuk ështe i vërtet. Kjo është mashtrim. Regjistrimin e ka prish Gruevski sepse ka kuptuar që numri i maqedonasve është shumë i vogël, është numër i fryrë, nuk është numër real. Arsyeja e dytë është për shkak se një numër i madh i qytetarëve janë shkruar si serb dhe bullgar. Dua t’ju them diçka tjeter, a keni dëgjuar ndonjëherë ndonjë shtet serioz në Evropë të bëj regjistrim? Jo. Shteti serioz e ka regjistrimin gati nëpër kompjutra, i shtyp butonat në ato kompjutra dhe aty ka letërnjoftime apo informacione tjera që i nevojitet, që tregon që ka psh. 1.900.000 banorë apo 300.000 shtëpi banimi etj etj. Maqedonia si shtet është manipulativ, është artificial dhe do të komplikohet çdo proces i ri në Maqedoni.
    Shqipmedia: Në një intervistë për Shqipmedia, euro-deputetja Tanja Fajon dha mesazhe shqetësuese për azil-kërkuesit nga Maqedonia që i bëjnë dëm dhe BE-së dhe vetë Maqedonisë. Ajo këshilloi autoritetet përkatëse të ndërmarrën hapat e nevojshme për të parandaluar këtë fenomen. Ajo poashtu përshëndeti inicativën tuaj për bashkëpunimin e opozitës si veprim i duhur e në kohë të duhur. Ju si lider i opozitës, sa vëmendje të nevojshme i keni kushtuar këtij problemi të azil-kërkuesve dhe sa vëmendje do t’i kushtoni në të ardhmen?
    Menduh Thaçi: Unë dua të flas shumë sinqerisht me ju dhe ndoshta përgjigjet do t’ju duken pak të çuditshme. Jam habitur edhe unë, nuk dij çka të bëj, numri më i madh i azil kërkuesve është prej komunës se Likovës e atje kam humbur më thellë se në çdo zonë si opozitë. Është në moment të caktuara e pakuptueshme se cka po ndodh… deri diku kuptoj, se i blejnë votat, ka korrupsion e kështu me rradhë. Megjithatë duhet të ketë nje bërthamë kombëtare, një rezistencë, një vetëdije. Prap do të rikthehem e ndoshta bëhem i mërzitshëm por pa u eliminuar kjo pseudo udhëheqësi politike qe e ka emrin BDI, do të ketë edhe azil-kërkues edhe do të rritet numri i azil-kërkuesve sepse diskriminimi ekonomik rritet dita ditës dhe ky diskriminim ndaj shqiptarëve është i programuar nga qeveria nuk është i rastësishëm. Sa i përket bashkëpunimit dhe bashkëveprimit të opozitës, sigurisht përshëndetet për shkak se definitivsht është e qartë që bashkësia ndërkombëtare nuk pajtohet me këtë qeveri. Mirëpo toleranca vjen si rezultat i frikës tç destabilizimit të brendshëm të sigurisë së Maqedonisë. Por kjo tolerancë duhet të ketë fund, se më pas eksplodimi mund të jetë i pakontrollueshëm dhe nga bashkësia ndërkombëtare.
    Shqipmedia: Znj. Fajon u shpreh shumë shqetësuese për gjendjen e medieve në Maqedoni. Ekziston një luftë e hapur mediatike mes qeverisë dhe opozitës. Nga pala maqedonase shifet qartë që LSDM-ja nuk shfaqet më në televizionet maqedonase që nga mbyllja e A1, ajo thjesht bojkotohet. Nga ana tjetër, PDSH-ja ka tani më një luftë të hapur me Alsat-M, që është televizoni i vetëm nacional-kombëtar në Maqedoni. Çfarë po ndodh me mediat në Maqedoni?
    Menduh Thaçi: I ka vënë në kontroll të plotë qeveria me kushtezime të ndryshme. Atë goditje fatale që ja dha pronarit të A1 dhe televizonit më të fuqishëm siç ishte A1, këta të tjerët i frikësoj totalisht. Këtu funksionon totalisht mekanizmi i kërcënimit, frikësimit dhe trembjes. Nuk mund të bisedohet për fjalë të lira apo për korektësi në raporte me mediat. Mendoj që është vështirë të paramendohet që këtu do të ketë liberalizim të mediave deri sa procesi integrues është i bllokuar. Nuk kam dëshirë të kritikoj bashkësine ndërkombëtare, por dua të flas realisht, bashkësia ndërkombëtare nga fenomeni i emrit që ka Maqedonia, mbyllë sytë për gjthçka. Por ju siguroj që nuk do të jetë kështu gjithmonë. Unë kam përvojë të madhe dhe e dij si funskionojnë institucionet ndërkombëtare. Momentin kur do zgjidhet problemi i emrit të gjitha kostot do të paguhen për të gjitha këto shkelje, të gjitha, nuk mund të kalohet kaq lehtë. Ju e shihni çka i ndodh Serbisë, Shqipërisë e kështu me rradhë. Besoj që viti i ardhshëm do të jetë vit i zhbllokimit të të gjitha këtyre situatave. Në anën tjeter do të kemi një korrektësi në qasje, sepse duhet ta kuptojmë që nuk ka mediume neutrale, ai që të paguan, ai kërkon ta bësh atë politik. Por si e zgjidh perëndimi këtë problem? Është një ligj, një rregullore që ti si medium je i detyruar ta respektosh atë ligj pa marrë parasysh se kush të paguan. Nëse një medium i jep liderit të pozitës pesë minuta, je i detyruar edhe liderit të opozitës t’i japësh pesë minuta. A kçtij medium që ju thoni nacional kombëtarë, Alsat-M, që nuk është ashtu sepse 60% e udhëheqësisë aty janë maqedonas. Prej kohës të funksionimit të vet, liderit të opozitës, mua, nuk më ka dhënë as një minutë drejtpërsëdrejti. Të gjitha deklaratat janë përdredhë, janë nxjerrë nga konteksti, janë shtrembëruar, vetëm që t’i bëjë dëm opozitës. Unë jam në gjyq me ata tash dy vite dhe asnjë seancë gjyqsore nuk mbahet dhe sigurisht që pengimin për të mbajtur seancë gjyqsore nuk e bëj unë, por e bëjnë qeveria dhe maqedonasit se ju konvenon. Në anën tjetër, mediat lokale që mundohen të mbijetojnë, kam mirëkuptim, por do ta kenë të vështirë të mbijetojnë. Shqipëria bombardon në aspektin pozitiv me mega industri mediale dhe ju sygjeroj mos të harxhojnë para shumë, por t’i ngjiten Shqipërisë sa i përket aspektit profesional. Ju e dini më mire së unë se çka dmth Top-Channel apo Klan TV, një diçka që nuk mund t’i konkurohet. Por dhe shyqyr që është kështu, sepse prej atje na vjen kultura, edukata, gjuha, vetëdija e kështu me rradhë. E për këtë arsye jam më i qëtë dhe besoj që do të bëhet mirë.
    Shqipmedia: Fazli Veliu doli para ca kohe me ultimatum për qeverinë për statusin e UÇK-së, duke caktuar datën 17 janar, si datë definitive për zgjedhjen e statusit të ish-ushtarëve të UÇK-së. Është skenim brenda partiak apo shqëtësim i realshëm?
    Menduh Thaçi: Nuk është skenim brenda partiak, por është skenim brenda Aliut dhe Fazliut, ata janë nip e dajë. Fazliu kur është në opozitë e kërkon pandërprerë vëllaun e vet që u zhduk në 2001, Ruzhdi Veliun. Kur vjen në pushtet harron ta përmend atë. Më lejoni një hapsirë t’ju spjegoj çka është status, sepse disa njerëz nuk e kuptojnë çka dmth status. Nuk është status t’i japësh dikujt para apo ushqim. Status është ta caktosh çka je, a je hajdut, kriminel, ushtarë, politikan, çlirimtarë etj. Ali Ahmetit nuk i bën çlirimtarë legjitim ata ushtarë kurrë asnjëherë. Nëse e bën këtë Ali Ahmeti, të vendos ligj për status në kushtetutë, unë kurr më nuk do flas për politikë, por ai nuk mund ta bëj këtë asnjëherë.
    Shqipmedia: Kryeministri i ri grek ka përkujtuar Maqedoninë se pa zgjidhjen e emrit nuk do të ketë integrim për Maqedoninë. Mund të na jepni një parashikim të shkurtë se çka do të ndodh me Maqedoninë si shtet nëse nuk futet në rrugën e integrimit dhe atë së shpejti? Dhe a mendoni që problem i emrit është i vetmi problem që Maqedonia ka për të filluar negociatat?
    Menduh Thaçi: Problemi i emrit është çështje që i mundëson qeverisë së Gruevskit të manipulojë më gjithë çështjet tjera, por kjo do ketë fund së shpejti. Kur flas për politikanët grek nuk dua të keqkuptohem, se gjithmonë flas për raportet brenda Maqedonisë se si funksionojnë. Nëse ka ndonjë politikan grek që duhej të shfrytëzohej nga ana e Maqedonisë ishte Papandreu, sepse ai do ta zgjidhte këtë problem. E thash publikisht në konferencë për shtyp, do ta them dhe këtu: Kur do të fitoj Antonis Samaras, këta të harrojnë me mija vjet që ai do ta pranojë këtë shtet me këtë emër, kurr nuk do të ndodh kjo. Po të komplikohet situata edhe të ndodh një koalicion në mes Samaras dhe Georgios Karatzaferis, që është një e djathtë ekstreme, atëher s’do të ketë shanca. Kjo politikë manipulative që bëhet nga qeveria e Maqedonisë që gjoja problemi është i dyanshëm, është mashtrim, sepse Greqia nuk ka asnjë problem, ajo është anëtare e NATO-së dhe BE-së, merr para dhe investime sa të dojë. Ne kemi problem. Greqisë gjithë ky problem për emrin e Maqedonisë i kushton një fjal goje, ndërsa neve na kushton perspektivë reale. Pyes a ka donjë njeri normal në Maqedoni që mund të na bind që Greqia do gjunjëzohet para Maqedonisë dhe do bëj ç’të thotë Maqedonia. Kjo s’do ndodh kurrë. Lë të shkojmë dhe pak më lartë: Maqedonia ka problem me NATO-në dhe BE-në e jo me Greqinë. Nëse e duan këtë perspektivë duhet ta ndërrojnë emrin dhe përfundimisht mendoj që ne shqiptarët kemi duruar mjaftueshëm dhe tani duhet të fillojm të flasim hapur. Është e drejtë që njerëzit presin që lideri i opozitës të flet në fillim e mandej të tjerët. Shqiptarët duhet të dalin hapur dhë ta përkrahin iniciativën dhe kërkesën e Greqisë që Maqedonia duhet ta ndërroj emrin. Kjo është veprimatari shumë e drejtë dhe kombëtare. Maqedonasit duan ta mbajnë emrin sepse duan ta lidhin territorin,trashigiminë dhe ta quajnë tokën të veten “Makedonska drzava”, “Makedonsa zemja”. Jo, jo emri duhet të ndërrohet dhe më pastaj kur ta ndërroj emri, ky shtet do te jetë Maqedonia e djathtë apo e majtë, e epërme apo e ulët dhe kjo Maqedoni do të ketë shqiptarë brenda dhe të tjerët si të duan le të quhen. Ne duhet ta mbështesim qëndrimin e Greqisë, qëndrimin e Bashkësisë Ndërkombëtare, BE-së dhe NATO-së. Këta nëse presin që sekretari gjeneral i NATO-së t’ju thot direkt ndërroni emrin, ai nuk do ta bëj këtë kurrë sepse është diplomat i kalibrit të lartë dhe ka kujdes si shprehet. Por atë ditë kur gjykata e Hagës, që gjoja mori vendim pro-Maqedonisë, atë ditë sekretari i NATO-së tha harroni këto fjalë, por ju duhet të bëni kompromis ta zgjedhni këtë problem, e ky problem zgjidhet si të themi ne, e ata janë forcat planetare.
    Shqipmedia: z.Ali Ahmeti gjatë gjithë kohës insiston qe problem i emrit me Greqinë të zgjidhet sa më parë që Maqedonia të bëhet pjesë e BE-së dhe NATO. Ndërsa vetëm disa ditë më parë ai deklaroi që Maqedonia duhet të kërkoj të hy në NATO me parashtesën IRJM, sepse sipas tij në të kundërtën do pësoj ndarja e Maqedonisë? Sa serioze duhet të meren këto deklarata kaq të forta të z. Ahmeti?
    Menduh Thaçi: Sa një stuhi në gotën e ujit. Ali Ahemti do të mbahet mend për dy mashtrime që ju ka bërë shqiptarëve. Një, në vitin 2001 erdhi u tha shqiptarëve që do t’i çliroj prej sllavëve. Sot jemi në vitin 2011 dhe përkundrazi, jemi akoma më të robëruar duke u varfëruar akoma më shumë. E dyta kur tha në vitin 2008 që duhet të bjerë qeveria sepse duhet të hyjmë në NATO sa më shpejt. Nga viti 2008 deri në 2012 kemi katër vite dhe është tërrësisht një politik manipulative sepse ska ndodh asgjë. Pasojat, puna e madhe se do të jenë fatale për Ali Ahmetin dhe BDI-në, por është punë e madhe sepse do të jenë fatale për shqiptarët, sepse ne dita ditës t’kuremi, ngushtohemi, siç thash dhe më lartë, me program ekonomik diskriminues nga ana e qeverisë. Kohët e fundit shpesh herë kam frikë se ky proces do të bëhet i pakthyeshëm, jo PDSH-ja të fitojë por edhe Skënderbeu të ngjallet nuk do të mund të kthehet procesi aty ku ka qenë. Ata natë e ditë punojnë që të na dëmtojnë, e këta që janë në qeverisje bëjn amin për gjithçka. Seriozisht kohët e fundit kam filluar të kem shumë shqetësim se ky proces do të jetë i pakthyshëm, do të jetë proces i dëmtimit i çështjes shqiptare në Maqedoni.
    Shqipmedia: Ndryshe nga ju, z.Ali Ahmeti, shfaqet shpesh herë me deklarata për Kosovën, sidomos për pjesën e veriut dhe atë, “Mos e prekni Veriun”, “Situata në Veri të Kosovës mund ta destabilizoj Maqedoninë” etj. Juve nuk ju dëgjojmë të shprehni shqetësim apo deklarata në lidhje me Kosovën? Përse ndodh kjo?
    Menduh Thaçi: Duhet t’i lexoni më mire formulimet e tij nëpër deklarata dhe të lexoni se ai nuk thot “Kosovën e Veriut” por thotë “Veriun e Kosovës” sepse nuk din çka flet, flet me fjalorin e serbëve, “Severno Kosovo”. Çështja tjetër është se ai ka nevojë për kompenzime patriotike , për shkak se këtu brenda është padyshim në pozicionin e mashtruesit dhe tradhëtarit ndaj shqiptarëve të Maqedonisë dhe i kërkon kompenzimet patriotike duke u bërë patriot i madh duke folur për Kosovën. Përse unë nuk flas? Po aty ku nuk ka pula, nuk duhet bërë ish. Aty ku ështe SHBA, Gjermania, NATO dhe i thuan Tadiçit “the qafën”, se nuk ka as status kandidat e as asgjë për ju pa pranimin e Kosovës si shtet, aty ku është Hashim Thaçi, qeveria e Kosovës, aty ku është Ramush Haradinaj, që e dini se ku gjendet për atë Veri, ska nevojë unë të bëj kështu lajka absolutisht. Pozicioni tjetër final i imi është ky: Unë konkuroj, unë mandatohem në emër të interesave të shqiptarëve të Maqedonisë dhe madhore, hynore, ideore për mua janë interesat e shqiptarëve të Maqedonisë. Ndoshta kjo është gabim që do ta them, por unë asnjëher nuk do t’i shes shqiptarët e Maqedonisë për ata të Kosovës, sepse une jam këtu, unë flas për këtu që gjendja është e mjerueshme dhe dua të jem shumë i sinqertë dhe jo të bëj lajka si Aliu. Kështu flas me Sali Berishën dhe kështu flas me Hashim Thaçin. E zgjata tepër, por dua të them që ka marrë fund emisioni kombëtar në Shqipëri dhe Kosovë. Kush do të bëhet argat i çështjes kombëtare, prej Shqipërië e Kosovë të angazhohet me shqiptarët e Maqedonisë. Nuk pajtohem që duhet të vendoset paralele mes shqiptarëve që jetojn në Serbi, Preshevë, Mal të Zi dhe shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni. Shqiptarët në Maqedoni janë afërsisht 1 milion milet dhe ata mund të kontribuojnë në mënyrë shumë të sukseshëm duke i rrit potencialet gjithë kombëtare. Në Serbi apo Mal të Zi, ku ka pakica ekstreme, duhet të ketë politik mbrojtëse për ata, por nuk mund të thuhet që ata janë kapacitet kombëtarë, sepse ketë e kanë shqiptarët e Maqedonisë si në aspektin e mobilizimit të dhjetra mijë ushtarëve e deri tek mbledhja financiare të një populli që ka një milion, ka një potencial financiar. Kështu kam fol me të dy qeveritë, qoftë me atë të Kosovës, qoftë me atë të Shqipërisë.

    Vazhdon..


    Shqipmedia
    Sui generis

  3. #113
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Gjuha shqipe hiqet nga aeroporti i Shkupit
    » Dërguar më: 08/01/2012 - 08:29
    Bardhyl Berberi


    Gjuha shqipe është “zhdukur” nga aeroporti i Shkupit, por edhe nga faqja zyrtare e tij. Fenomeni shqetësues ka ngjallur pakënaqësinë e shqiptarëve. Një gjë e tillë iu ka rënë në sy së tepërmi edhe emigrantëve që kanë ardhur me pushime. Në aeroportin e Shkupit “Aleksandri i Maqedonisë” nuk gjen asnjë orientim në gjuhën shqipe dhe e njëjta gjë ndodh edhe në faqen zyrtare të aeroportit. Të dyja gjuhët në të cilat mund të informohesh janë maqedonishtja dhe anglishtja. Vajdin Gega nga Frëngova e Strugës, shqiptar që vinte nga Zvicra, tepër i indinjuar ka thënë për “Gazetën Shqiptare” se “është e padrejtë që mungon versioni shqip, kur do të informohesh me të dhëna rreth itinerarit dhe të dhëna të tjera për fluturimin”. Të njëjtin mendim me të ndan edhe Avdi Vinca nga Struga, i cili është emigrant në Vjenë. “Kjo është skandaloze dhe nuk di kujt t’ia vësh fajin, turqve që e menaxhojnë aeroportin përkohësisht, apo autoriteteve maqedonase, kur dihet që mbi 60 % e udhëtarëve janë shqiptarët e Maqedonisë që punojnë në emigracion”, - është shprehur Vinca. Sipas tij, është emergjent një version në gjuhën shqipe për nevojat e shqiptarëve në udhëtim. Në aeroportin e Shkupit mbizotërojnë edhe elemente të mbishkrimeve të përgjithshme dhe materialeve reklamuese në gjuhën maqedonase, duke u nisur nga mbishkrimi gjigant në hyrjen e portës së Aeroportit që mban emrin e Aleksandrit të Madh në alfabetin cirilik. Përkundër kësaj, gjuha shqipe nuk figuron në asnjë cep të aeroportit.
    Uebsajti
    Sipas agjencisë “INA” të lajmeve, përdorimi i gjuhës shqipe mungon edhe në portalin zyrtar të Aeroportit të Shkupit, që menaxhohet nga kompania turke TAV. Faqja zyrtare e Aeroportit (http://skp.airports.com.mk/defa-ult.aspx? ItemID=408) vazhdon të jetë vetëm në gjuhën maqedonase dhe angleze. Reagimi është paraqitur nga mërgimtarë shqiptarë, të cilët për agjencinë e lajmeve INA kanë theksuar se është e padrejtë që të mungojë versioni në gjuhën shqipe, ku ata do të informoheshin lidhur me itinerarin dhe të dhënat e fluturimeve. Mërgimtarët shqiptarë apelojnë që të përmirësohen këto lëshime dhe sa më shpejt të sigurohen informacione në gjuhën shqipe, duke nisur nga versioni në shqip i faqes zyrtare të Aeroportit.
    g,shqiptare
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  4. #114
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Botohet "Dëshmi për Shkupin shqiptar"

    10 Janar 2012 - 07:53 | Kulturë


    Botohet "Dëshmi për Shkupin shqiptar"

    TIRANË- Dëshmi për Shkupin shqiptar" është titulluar botimi i ri i historianit, Skënder Hasani, në të cilin shtjellohet në detaje dokumenti italian për përbërjen etnike të Shkupit gjatë vitit 1912-të dhe 1941-të ku dëshmon dominimin e shqiptarëve në Shkup.

    Sipas Hasanit, ky dokument i hedh poshtë të gjitha pretendimet se shqiptarët janë pakicë në Shkup. "Ky dokument i hedh poshtë ato qarqe politike që sajuan regjistrimet ku tregonin se shqiptarët janë pakicë minore në këtë qytet. Udhërrëfyesit e ndryshëm të mesjetës japin dëshmi se Elevija Çelebija i shekullit të XVII ka cekur se në Shkup flitet gjuha shqipe, dhe jo siç pretendon enciklopedia maqedonase që kanë ardhur në qytet pas luftërave turke", - thotë historiani Hasani.

    Për të rikthyer autenticitetin historik demografik dhe kulturor të Shkupit, kanë kontribuar edhe projektet e përbashkëta të Shtëpisë Botuese, Shkupi me Shoqatën e Historianëve Shqiptarë. "Mund të ndërtojnë buste, mund të ndërtojnë çfarë të duan, por historinë e Shkupit assesi nuk mund ta ndryshojnë. Vetë fakti i këtij dokumenti ku flet për shqiptarët e Shkupit, flet se si për Shkupin kanë dashur në të kaluarën dhe sot ti ndërrohet struktura e popullsisë, mendoj se kjo nuk do të arrihet", - deklaroi gazetari Arsim Sinani.

    "Shoqata e Botuesve Shqiptarë, i ka paraparë në mënyrë të veçantë hulumtimet, publikimet dhe ngjarjet e rëndësishme të popullit shqiptar", u shpreh historiani Naim Halimi. "Shtëpia Botuese, 'Shkupi' do të tentojë të thellojë bashkëpunimin me Shoqatën e Historianëve shqiptarë dhe gjatë këtij viti do të përpiqemi të japim kontributin tonë maksimal në botimin e veprave që do të jenë në shpalosjen e të kaluarës shqiptare në Shkup", - tha Azam Dauti, nga SHBSH. Shoqata e Historianëve Shqiptarë promovoi edhe filmin e metrazhit të shkurtër "Monumentet Historike në Shkup".
    (el.me/GSH/BalkanWeb)

  5. #115
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anëtarësuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    Tifoz fashist maqedonas ofendojnë shqiptarët, reagon Zgjohu

    Grupe të ndryshe fashiste maqedonase të cilët shtiren se janë grupe tifozësh të sportit e kanë bërë edhe herrave të tjera një gjë të tillë kundër shqiptarëve, ndërsa për fat të keq asnjëri deri tani nuk është dënuar.
    Zmadho fotografinëTifoz maqedonas mbrëmë nëpër lagjet e Shkupit kanë ofenduar shqiptarët duke festuar për fitoren kundër Çekisë në hendboll me çka Maqedonia u plasua për në rundin tjetër në Kampionatin Evropian të hendbollit që mbahet në Serbi.

    Grupe të ndryshe fashiste maqedonase të cilët shtiren se janë grupe tifozësh të sportit e kanë bërë edhe herrave të tjera një gjë të tillë kundër shqiptarëve, ndërsa për fat të keq asnjëri deri tani nuk është dënuar.

    Pas ofendimeve të mbrëmshme, ka reaguar Lëvizja Qytetare ZGJOHU. Kjo lëvizje e ka dënuar këtë akt duke kërkuar që kjo praktikë e ofendimit të shqiptarëve duhet të ndalohet.

    “Gjersa në Nish shkruhen parulla nga ana e serbëve që Maqedonia është tokë serbe dhe po të njejtët provokojnë Maqedoninë me flamuj grek dhe nuk e njohin kishën ortodokse të Maqedonisë, gjersa Greqia mohon identitetin e maqedonasve bashkë me emrin e vendit, gjersa Bulgaria mohon gjuhën dhe historinë si dhe thotë që Maqedonia është vendi më romantik u Bulgarisë, tifozët e Maqedonisë mllefin e pakuptueshëm e drejtojnë drejt shqiptarëve edhe pse luajnë me Suedinë, Gjermaninë, Çekinë. Edhe më skandaloze ishte brohoritja e një këngë në të cilën ofendohen shqiptarët pas përfundimit të ndeshjes nga ana e lojtarëve të kombëtares së Maqedonisë në hendboll bashkë me tifozët”., thuhet në reagimin e Zgjohu-t.

    Presim që Ministria e Punëve të Brendshme të nis procedurë për nxitje të urrejtjes ndëretnike kundër lojtarëve dhe tifozëve për këtë sjellje skandaloze dhe të papranueshme. Gjithashtu, shqiptarët presin që Federata e Maqedonisë në hendboll të dënon këto thirrje raciste nga ana e lojtarëve dhe tifozëve.

    “ZGJOHU! uron për suksesin e kombëtares së Maqedonisë, por në asnjë rast nuk mund të pranojë shpërthime të Albanofobisë që janë rezultat i pasigurisë në identitetin personal të grupës së izoluar që shkaktoi këtë skandal dhe fton të gjithë punonjësit e sportit si dhe mediat të dënojnë këtë sjellje në mënyrë që të parandalohet përsëritja”, thuhet në fund të kumtesës së Zgjohu-t.
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  6. #116
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anëtarësuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    Hendbollistët e Maqedonisë brohoritje antishqiptare

    Hendbollistët e reprezentacionit të hendbollit të Maqedonisë kanë brohoritur dhe kënduar mbrëmë këngë raciste dhe antishqiptare pas përfundimit të përballjes me Çekinë.

    Brohoritjet dhe kënga ofenduese kundër shqiptarëve u kënduan nga hendbollistët maqedonas menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, të cilët u përfshinë në shoqërinë dhe festën me tifozët për të festuar fitoren në kuadër të Kampionatit evropian të hendbollit që po zhvillohet në Serbi, informon agjencia e lajmeve INA.

    http://ina-online.net/maqedoni/13326.html
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  7. #117
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Humbi jetën anëtari i degës së BDI-së në Çair

    Ismail Selimi, 32 vjeç, ka humbur jetën në aksidentin e rëndë që ndodhi mesnatën e të premtes në lagjen Autokomandë në Shkup.
    Në bazë të dhënave të policisë, vetura e tipit “Golf” që e ka drejtuar Selimi, ka goditur shtyllën përskaj rrugës, me çka ai ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

    Të lënduar janë edhe dy persona tjerë që kanë qenë bashkë me të e të cilët janë dërguar në Qendrën urgjente në Shkup, raporton Zhurnal.

    Selimi ka qenë ish-ushtarë i UÇK-së dhe anëtar i degës së BDI-së në Çair.

    Varrimi i të ndjerit bëhet sot pasdite. /Telegrafi/
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  8. #118
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Sadi Bexheti në aksion për pastrimin e borës në qytet


    Për të sensibilizuar opinionin për përballje sa më efikase me kushtet e krijuara nga moti i keq, kryetari i komunës së Tetovës, Prof. Dr. Sadi Bexheti, i shoqëruar nga stafi i tij, të martën kanë marrë aksion për pastrimin e borës në sheshin e qytetit, ndërkohë që ka parë nga afër punën që kryen NPK-Tetova në terren.
    Kryetari Bexheti ka ftuar gjithë qytetarët për të qenë në lartësinë e kësaj situate të jashtëzakonshme të krijuar nga reshjet pandërprera të borës. Ai i ka ftuar qytetarët që me këtë rast të bashkëpunojnë për t’i ndihmuar NPK-Tetova, e cila 24 orë pandërprerë është duke punuar për pastrimin e rrugëve. “ NPK-Tetova ka aktivizuar të gjitha kapacitetet e veta dhe punon pa ndërprerë për pastrimin e borës fillimisht nga bulevardet kryesore dhe fshatrat e malësisë, duke përfshirë edhe rrugët tjera dytësore. Për këtë na nevojitet edhe ndihma e qytetarëve, që bashkërisht të tejkalojmë këtë situatë të jashtëzakonshme”, tha kryetari Bexheti.

    Ai ka paralajmëruar se gjatë ditës së sotme dhe ditëve në vijim do të vizitojë fshatrat e Malësisë së Sharrit për të parë punët që kryhen atje. Ky aksion i stafit komunal ka për qëllim aktivizimin dhe ngritjen e përgjegjësisë te qytetarët ndaj situatës së vështirë të krijuar nga reshjet e borës, që parashikohet të vazhdojnë gjatë tërë javës.

    Shqipmedia
    Sui generis

  9. #119
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Tërmet në Shkup


    Tërmet me intensitet prej katër ballëve sipas shkallës evropiane makrosizmike është regjistruar sot në mëngjes në ora 08.04 minuta në Shkup.

    Epiqendra e tërmetit ka qenë në qytetin e Shkupit me fuqinë 3 deri 4 shkallë sipas Rihterit. Intensiteti i termetit ka qene i dobët dhe pa pasoja.

    Shqipmedia
    Sui generis

  10. #120
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Thaçi: Incidentet janë antishqiptare e jo antimyslimane


    Ngjarjet e fundit që ndodhin në Maqedoni janë ngjarje antinacionale e jo antifetare dhe janë të drejtuara për ofendimin e shqiptarëve e jo të fesë myslimane. Këto incidente kanë karakter racist ndaj shqiptarëve, meqë në xhaminë e Manastirit u shkruajt “Smërt za shiptarite”(Vdekje për shqiptarët) dhe jo “Smërt za muslimanite”. Po ashtu në brohoritjet raciste në sallat sportive dëgjohen fjalët “Smërt na albancite” e jo “Smërt za muslimanite”. Kështu i vlerësoi incidentet e fundit që ndodhën në Maqedoni, lideri i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi gjatë vizitës në Dibër. Kryetari i PDSH-së tha se këto incidente janë të organizuara nga institucionet maqedonase, Akademia e Shkencave, Qeveria, si dhe nga disa qarqe të tjera ekstremiste. Sipas tij, incidentet kanë për qëllim që të tërheqin vëmendjen nga gjendja në të cilën ndodhet Maqedonia dhe pozitës dita-ditës më të rëndë të shqiptarëve. “Duke marrë parasysh se problemet në Maqedoni janë etnike, shqiptarët nuk duhet të bien në kurth të kurdisjes së këtyre ngjarjeve. Në Maqedoni mbetet i hapur problemi ndërnacional mes shqiptarëve dhe maqedonasve”, tha Thaçi. Kreu i Partisë Demokratike Shqiptare këto komente i bëri gjatë takimit të organizuar me rastin e kalimit të këshilltarëve të DR-së në Këshillin e Dibrës në PDSH. Ndërkohë, kryetari i degës të PDSH në Dibër, Bashkim Sela, theksoi se kalimi i tre këshilltarëve nga DR në PDSH, dukshëm ka përmirësuar pozitën e kësaj partie në Këshillin e Komunës së Dibrës.

    Koha
    Sui generis

Faqja 12 prej 48 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •