Close
Faqja 11 prej 48 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 480
  1. #101
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Çfarë do të sjell raport-progresi i KE-së për Maqedoninë?


    Nga Enisa Bajrami
    Data e publikim te raport-progresit të Maqedoniseë nga Komisioni Evropian po afrohet. Maqedonia kaloi nje vit me plot ngjarje të rëndësishëm si zgjedhjet parlamentare, mundimin për të zgjedh problemin e emirt me Greqin, tentimin për ngritje të ekonomisë e kështu me rradh. Gjitha këto përprjekje të qeverisë të Maqedonisë do të notohen ne raportin e progresist nga KE. Si pritet të jetë ky raport, është akoma një mister edhe pse politikanet e qeverisë të Maqedonisë shpërndajnë optimizëm të madh. Dihet që raporti pritet të jetë me disa pika kritike për mungesën e reformave në drejtësi, administratën publike, arsimin, ekonomin, luftën kundër korrupsionit, gjendjen e medieve, etj
    Kuptohet që problemi primar do të jetë çështja e kontestit të emrit për zhbllokimin e procesit të anëtarësimit në BE dhe NATO. Logjikisht, raporti pritet të përmbajë vërejtje për Maqedoninë që të shmang veprimet dhe deklaratat të cilat mund të ndikojnë negativisht në marrëdhëniet e mira fqinjësore me Greqinë.
    Duke e pasur parasysh problemin që Maqedonia ka hasur kohët e fundit me mediet raporti I KE-së pritet të ketë në qendër të vëmendjes lirinë e shprehjes dhe medieve me ç`rast do të jepen vlerësime negative lidhur me mbylljen e medieve të pavarura dhe politizimin e skajshëm të tyre.
    Union Evropian është tejet I ndjeshëm për temat që janë të lidhura me politizime mediatike, prandaj vërejtjet drejt qeverisë së Maqedonisë priten të jenë të mëdha.
    Administrata publike konsiderohet një zonë problematike. Ekonomia e Maqedonisë është përmirësuar paksa në krahasim me vitin 2010. Megjithatë, komisioni vëren shumë të lartë norma e papunësisë në vend, veçanërisht tek të rinjtë. Në raportin e BE-së do të jepet vlerësim pozitiv lidhur me organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe dialogun pozitiv ndërmjet palëve për zgjidhjen e problemeve të rëndësishme në vend.
    Mungesat në sundimin e ligjit vazhdojnë të kenë një influencë negative në klimën e biznesit. Në raport do të flitet edhe për drejtat e njeriut, të cilat përgjithësisht kanë marrë notë pozitive.
    KE do të publikojë në datën 12 tetor raportet vjetore të progresit për vendet e Ballkanit Perëndimor. Raportet e Progresit janë një lloj matësi i përparimeve që KE i merr parasysh për vendet që aspirojnë integrimet evropiane.
    Disa nga rekomandimet e raportit të KE-së për Maqedoninë
    Qeveria të jetë e qëndrueshme, të zgjidhen problemet përmes bashkëpunimit demokratik,
    - Të punohet më shumë të realizimin e reformave të cilat i kërkon Bashkimi Evropian,
    - Të kërkohet dialog për çështjet problematike lidhje me marrëdhëniet ndëretnike,
    - Decentralizimi duhet t’i kushtohet vëmendje më të thellë,
    -Duhet të bëhen përpjekje të mëtejshme për të siguruar profesionalizëm dhe pavarësi transparente në administratë publike,
    - Të reformohet sistemi i jurisprudencës,
    -Të zgjidhet çështja e korrupsionit që është i përhapur në shumë fusha,
    -Ka përparimin të ngadaltë në strategjinë e trajtimeve të kushteve degraduese ne burgje
    - Ndërhyrje të panevojshme politike nëpër media,
    - Përfshirja e kufizuar e shoqërisë civile në zhvillimet politike,
    - Të ketë zbatim të vazhdueshëm të strategjisë kundër dhunës në familje,
    -Të zbatohet Drejtësia dhe Ligji për të Miturit dhe Konventa e OKB mbi të Drejtat e Fëmijës etj.

    Shqipmedia
    Sui generis

  2. #102
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Kriza në eurozonë dhe Maqedonia


    Bota është në ankth të madhë financiar. Kriza në euro-zonën nuk po ndikon vetëm në shtetet që e përbëjnë atë, por ndikon dhe në shtet që janë të lidhur me euro-zonën. Presidenti i SHBA-ve Barack Obama të hënën e kaluar ka akuzuar shtetet e euro-zonës se nuk kanë bërë mjaft parandalesa për të luftuar krizën e borxheve që i kanoset Evropës. Përveç kritikave të Obamës, kritika të tjera kanë arritur nga politikanë dhe bankierë të vendeve evropiane në lidhje me miratimin e paketës së shpëtimit të dytë për Greqinë.
    Ështe e qartë tani më që një skenar i vrazhdë financiar po ndodh në vendet më të zhvilluara në Evropë, prandaj lind pyetja cili është skenari ekonomik ne vendet e Evropës Juglindore,respektivisht Maqedonia,që kanë një ekonomi të dobët dhe jo stabile?
    Maqedonisë, ekonomia e të ciliës është e paqëndrueshme, duhet të jetë gati për të marrë masat e nevojshme që të jetë e përgatitur për të gjitha skenarët e mundshëm për një krizën ekonomike që mund të shpërthej ndjeshëm në vend si pasojë e krizës financiare që po ndodh në eurozonë.
    Ish ministri i ekonomisë Besnik Fetai, u pyet nga portali ynë, se si mund të jetë ndikimi i krizës në euro-zonën për Maqedoninë:
    “Unë pres që kriza në euro-zonën te ketë një efekt negativ në ekonominë e Maqedonisë për shkakë të lidhjes ekonomike dhe financiare që vendi ynë ka me vendet e eurozonës” – thotë profesori Besnik Fetai.
    Sipas tij, kriza do të ndikojë në ekonominë tonë në tri nivele, përkatësisht, në reduktimin e tregtisë, investimeve të huaja dhe në këmbimin e valutës, të cilat janë kryesisht të dërgeuara nga diaspora. Ish-ministri Fetahu më tej shtoi që :
    “Çdo zvogëlim në kërkesën e euro-zonës, ndikon në zvogëlimin e eksportit të prodhimeve vendore. Ky rast do të çojë në aktivitet ekonomik të reduktuar, papunësi në rritje dhe varfëri ne nivel të dytë do të reflektohet duke ulur investimet e huaja për shkak të kufizimeve që do të ndërmerren nga sektori bankar në euro zonën. Hyraja valutore do të reduktohen më shumë si rezultat i humbjes së vendeve të punës për qytetarët e Maqedonisë të cilët punojnë në vendet e euro zonës ”
    Greqia ndodhet në kolaps ekonomik dhe sitata e vendit duket e pashpresë edhe pse BE-ja po bën të pamundurën për ta ndihmuar atë. Maqedonia dhe Greqia, si shtete fqinj, janë shumë të lidhura ekonomikisht, edhe pse të dy vendet kan probleme politike rreth emrit kushtetues të Maqedonisë ku Greqia pretendon që emri Maqedoni i takon histris së saj. Ky problem po zjgat më shumë se dy dekada dhe nuk shifet të gjej zgjedhje në një të ardhme të afërt.
    Por duke e lënë mënjanë çështjen e emrit, pyetje që duhet bërë është se si ekonomia e përkeqësuar e Greqisë do të ndikoj në Maqedonië, duke marrë parasysh faktin se kompanitë Maqedonase janë të lidhura ngushtë me ato Greke? Lidhur me këtë çështje z. Feathu deklaron:
    “Kriza Greke do të ketë ndikim negativ për vendin tonë, sepse pavarësisht nga ulja e tregtisë dhe investimeve greke në Maqedoni, ekonomia jonë mund të jetë e ekspozuar për të destabilizuar sistemin financiar, që do të shkaktonte një krizë shumë të rëndë ekonomike këtu, duke marrë parasysh praninë e bankave greke në Maqedoni, të tilla si Banka Tregtare dhe Alfa Bank. ”
    Sipas tij, çdo tronditje i sistemit financiar në Greqi do të ndikojë drejtpërsëdrejti në sistemin financiar në Maqedoni.
    I pyetur për përgatitjet që qeveria maqedonase duhet të bëjë për të parandaluar përhapje e krizës ekonomike në vendin tonë, Fetahu ka thënë se “Në situata krize, ekonomitë e zhvilluara zakonisht përdorin dy instrumente kryesore të politikës makroekonomike, të tilla si politika monetare dhe politika fiskale. Por këto instrumente përdoren nga vende me politikë ekspansioniste, që kanë autoritetet monetarë për të ulur normat e interesit dhe për të nxitur aktivitet ekonomik. Ndërsa në vendet në tranzicion siç është Maqedonia, duhet të përdoret politika restriktive fiskale dhe monetare. Me fjalë të tjera, qeveria e Maqedonisë duhet që në radhë të parë të kujdeset për stabilitet makroekonomik. Politika fiskale duhet të jenë më e shtrënguar, mos të ketë investime në projekte joproduktive si Shkupi 2014 për shembull , por duhet të ketë projektet produktive të tilla si infrastruktura” ka përfunduar Fetahu.

    Enisa Bajrami

    Shqipmedia
    Sui generis

  3. #103
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    1.4 milionë maqedonas kanë të drejtën e shtetësisë bullgare


    Pas ndryshimeve demokratike në Bullgari gjatë vitit 1989 dhe më tepër pas anëtarësimit të vendit në BE u shtua interesi i shtetasve të huaj për të marrë pasaportë bullgare. Ndërkohë gjatë viteve të fundit u lehtësua procedura e lëshimit të pasaportës bullgare dhe kjo rriti numrin e “shtetasve të rinj bullgarë”.
    Sipas të dhënave të Ministrisë Bullgare të Drejtësisë gjatë vitit 2008 janë njohur 7 113 kërkesa për shtetësinë bullgare, gjatë vitit 2009 këto kanë qenë pak mbi 9 mijë, ndërsa gjatë vitit 2010 numri i kërkesave u shtua shumë – 15 mijë. Përparësi kanë ata që e vërtetojnë origjinën e tyre bullgare.
    Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë nga fillimi i këtij viti deri në gjysmën e muajit shtator janë lëshuar 11 441 pasaporta bullgare. Numri i përgjithshëm i dokumentacionit gjatë kësaj periudhe tejkalon 16 mijë dokumente të shqyrtuara, prej të cilave 4 500 nuk u pranuan se ishin falso. Ndërkohë 125 veta e kanë refuzuar shtetësinë. Normalisht më shumë pasaporta bullgare kanë marrë personat që e kanë origjinën bullgare – 11 mijë. Më tepër bëhet fjalë për njerëz nga Maqedonia (5500) dhe Moldavia (1600). Deri tani 26 veta kanë marrë shtetësinë bullgare për shkak të meritave të veçanta ndaj Bullgarisë në fushën publike dhe ekonomike, në fushën e shkencës, teknologjisë, kulturës dhe sportit.
    Po të rikthehemi në statistikën e Ministrisë, do të shihet se nga 1 janari i vitit 2002 deri më 30 qershor të vitit 2011 dokumente për shtetësinë bullgare kanë depozituar 127 mijë veta, prej të cilëve mbi 68 mijë kanë marrë pasaporta bullgare. Më shumë janë ata nga Maqedonia – afërsisht 36 mijë, nga Moldavia – 18 mijë, nga Serbia – mbi 3 mijë, nga Rusia – rreth 3 mijë, 2 500 nga Ukraina, pak mbi 2 mijë nga Izraeli dhe 1 mijë veta nga Shqipëria.
    Interesi për pasaportat bullgare do të rritet, të bindur janë ekspertët. Arsyet kanë të bëjnë si me vetëdijen e zgjuar të kandidatëve për shtetësinë bullgare, ashtu edhe me udhëtimin e lehtësuar dhe punën në vendet e BE-së, që i siguron ky dokument. Nuk janë pak ata që kërkojnë punë në Bullgari, sepse nuk kanë mundësi ta sigurojnë atë në vendlindjet e tyre. Sipas burimeve të ndryshme rreth 1.4 milionë maqedonas kanë të drejtën e shtetësisë bullgare, derisa turqit me këtë të drejtë janë 300 mijë. Kjo do të thotë se numri i dokumenteve të depozituara do të rritet.
    Anna Kapitanova – Sofje

    Shqipmedia
    Sui generis

  4. #104
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Në Tetovë dhe rrethinë janë regjistruar vetëm 7.500 persona


    Vetëm 7.500 persona deri tani janë regjistruar në komunat Tetovë dhe Bogovinë, edhe pse sipas vlerësimeve paraprake numri i tyre është mbi 100 mijë, informoi kryetari komisionit regjistrues për këto dy komuna Nimet Beqiri.
    Sipas tij, problemi më i madh është ajo që nuk kanë marrë autorizim që regjistruesit të mund të dalin në terren.
    “Prej gjithsej 347 rretheve regjistruese në Tetovë dhe Bogovinë ne kemi regjistrues në terren në 163 ose më pak se gjysma. Përveç kësaj rreth 200 autorizime kemi marrë prej para dy ditësh të cilat menjëherë janë shpërndarë sipas sistematizimit dhe për këtë arsye gjendja është kështu siç është. Na mungojnë edhe rreth 130 autorizime që të mundemi t’i plotësojmë me regjistrues të tjerat rreth 100 rajone regjistruese”, deklaroi Beqiri.
    Paraprakisht para selisë së Komisionit regjistrues në Tetovë kanë ardhur gjashtë regjistrues romë, të cilët thanë se edhe nga 10 ditë nga fillimi i procesit ata nuk kanë marrë autorizime, e as që janë thirrur që të dalin në terren, përveç një regjistruese prej tyre e cila gabimisht është shënuar si shqiptare dhe pasi që është verifikuar se nuk e di gjuhën shqipe autorizimi i është marrë.
    Sipas informatave të tyre ata gjashtë janë romët e vetëm të cilët i kanë kaluar testimet për pjesëmarrje në regjistrim.
    “Kemi paraqitje nga kolegë regjistrues nga nacionalitetet tjera të cilët shkojnë nëpër familje rome se u kërkojnë regjistrues romë dhe për shkak se nuk ka një të tillë nuk i pranojnë në shtëpitë e tyre dhe nuk duan të regjistrohen. Ne të gjashtët sot me shkrim edhe zyrtarisht do të heqim dorë nga pjesëmarrja në regjistrim për shkak të gjithë këtyre ndodhive. Vendimet tona do t’i dorëzojnë deri te komisioni regjistrues në Tetovë dhe deri te Komisioni shtetëror për regjistrim në Shkup”, deklaroi Elvis Shaqiri, në emrin e të gjithë kolegëve të tij të tjerë.
    Kryetari i komisionit regjistrues në Tetovë Nimet Beqiri deklaroi se ka një rom regjistrues për të cilin kanë marrë autorizim dhe i cili veçmë ka dalë në terren.
    Nga ana tjetër, me apel për regjistrimin e popullatës shqiptare sot doli Lëvizja qytetare “Zgjohu’. “Apelojmë tek shqiptarët që të kyçen masovikisht në regjistrim si dhe të regjistrojnë familjarët e tyre me qëndrim të përkohshëm jashtë vendit, por që vendbanim të përhershëm kanë Maqedoninë dhe kanë dal nga vendi në 12 muajt e fundit”, tha Teuta Zllatku nga “Zgjohu”.
    Po sot shqetësimet ka shfaqur edhe Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë lidhur me procesin e regjistrimit dhe ankesat e bëra nga ana e qytetarëve lidhur keqpërdorimet me fenë islame. “Bashkësia Fetare Islame në Maqedoni (BFIM) është e informuar nga një numër i madh i qytetarëve me përkatësi fetare islame nga qytete të ndryshme të vendit, të njëjtit na informuan për mos realizim të procesit të regjistrimit në mënyrë profesionale dhe qëndrimi jo konsekuent dhe i jo rregullt i regjistruesve në terren. Më saktë, te paragrafi për përkatësi fetare duke mos i pyetur qytetarët me përkatësi fetare Islame të njëjtët i regjistrojnë si mysliman, gjegjësisht myslimane. Teksti në grafë është mjaft i qartë në të cilin kërkohet emri i fesë përkatëse dhe jo emri i pjesëtarit të së njëjtës. Emri i fesë sonë përkatëse është ISLAM dhe kjo sentencë duhet regjistrohet në grafin ku duhet shënuar përgjigjja dhe jo në të njejtën të shkruhet përkatësia myslimane, më saktë, këtë që e sugjerojnë vetë regjistruesit me tendencë që kur të grumbullohet numri i përgjithshëm të përkatësisë fetare me besim Islam do të jenë të prezantuar me emra të ndryshëm me çka qëllimisht do të zvogëlohet numri i prestarëve të Islamit në vend”, theksohet në reagimin e BFIM.

    Koha
    Sui generis

  5. #105
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Lirohen benzinat dhe dizeli


    Benzina prej sonte në mesnatë do të lirohen për tre denarë, ndërsa dizeli për 2,5 denarë, vendosi Komisioni Rregullator për Energjetikë.
    Çmimi i Eurosuperit BS-95 do të shënojë 77,00 denarë, ndërsa i Eurosuperit BS-98 78,50 denarë për litër. Eurodizeli (D-E V) do të shitet nga 67,50 denarë, ndërsa vaji ekstra i lehtë nga 56,5 denarë për litër. Zvogëlohet edhe çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS dhe do të jetë 41,440 denarë për kilogram.
    Çmimi mesatar i naftës së papërpunuar në tregun botëror në periudhën 14 ditore shënonte 105,926 dollarë për barel dhe është për 6,98 për qind më i ulët nga çmimi mesatar i naftës së papërpunuar sipas së cilës u formuan çmimet vijuese të derivateve të naftës.
    Kursi i denarit në krahasim të dollarit në dy javët e kaluara arrinte 45,69 denarë dhe është për 1,34 për qind më i lartë nga kursi i dollarit sipas së cilit ishin të formuara çmimet.

    Shqipmedia
    Sui generis

  6. #106
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Kryetari Osmani priti ambasadorin Durmishi


    Kryetari i komunë s së Gostivarit, Rufi Osmani priti sot në kabinetin e tij në vizitë protokollare ambasadorin e Republikës së Kosovës, Skender Durmishi. Takimi i cili zgjati rreth një orë dhe kaloi në atmosferë miqësore. Në takim z.Osmani dhe z. Durmishi biseduan rreth më shumë çështjeve aktuale.
    “Pata nderin që sot të pranoj për vizitë ambasadorin e Kosovës,z Skender Durmishi, me të cilin biseduam për më shumë çështje me interes të përbashkët. Mes tjerash, me ambasadorin biseduam rreth Marrëveshje së Ohrit dhe pakos së Ahtisarit. Shqyrtuam mundësinë e thellimit të bashkëpunimit të komunës së Gostivarit me komuna të Republikës ë Kosovës edhe atë në më shumë sfera, siç janë ekonomia, arsimi dhe kultura”, theksoi kryetari Osmani në konferencën për shtyp të organizuar pas takimit.
    Ambasadori Durmishi, shprehu kënaqësinë që prej së afërmi nga kryetari Osmani është njoftuar me aktivitetet e komunës së Gostivarit dhe nënvizoi se kanë diskutuar për më shumë çështje. “Ishte ky një takim miqësor në kuadër të vizitave të rregullta që i realizoj në komuna të Maqedonisë. Me kryetarin Osmani, ndamë mendimin se në kuadër të marrëdhënieve të mira ndërmjet dy vendeve, duhet të forcohet edhe bashkëpunimi edhe në nivel lokal. Bashkëpunimi I mirë duhet duhet të forcohet akoma më shumë si ndërmjet subjekteve ekonomike, ashtu dhe ndërmjet subjekteve joekonomike të të dyja vendeve”, theksoi ambasadori Durmishi, duke u shprehur optimist se idetë e shpalosura me kryetarin Osmani, do të konkretizohen.

    Shqipmedia
    Sui generis

  7. #107
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Bela kërkon dorëheqjen e Thaçit


    Nënkryetari i PDSH-së, Valon Bela kërkoi sot dorëheqjen e liderit të kësaj partie, Menduh Thaçi.

    "Jam këtu për të kërkuar nga Kryetari aktual, Menduh Thaçi, që të jep dorëheqjen e tij imediate dhe të parevokueshme për shumë arsye, ndër të cilat: aspekti moral dhe demokratik- prej marrjes se postit drejtues PDSH humbi zgjedhjet lokale, parlamentare dhe presidenciale. Nuk dijë edhe sa cikle do te duhen qe ai vete te largohet.Aspekti strategjik i zgjedhjeve 2011- injoranca totale ndaj unifikimit te votës opozitare për kaprice personale. Sot vota opozitare është me e madhe si numër ne krahasim me atë te pozitës", theksoi Bela nëpërmjet një konference me gazetarët theksoi se ka bërë një kërkesë dhe nismë të tillë.



    Sipas tij, deklarimet e shumta të tij nëpër forumet partiake dhe mediatike se këtë herë po i humbi zgjedhjet do largohet nga skena politike janë bllofe dhe se ka pasur shkelje të statusit gjatë zgjedhjeve të kryesisë dhe anëtarësisë së lartë partiake nëpër poste, ku janë zgjedhur njerëz servil dhe të dëgjueshëm.

    "Kjo praktike duhet dhe do te ndërpritet sa me shpejt. PDSH ka potencial kadrovik shumë te fuqishëm, largimi I kryetarit mendoj se do sjell një ringjallje te re ne parti. Sot shqiptarët në Maqedoni më shumë se kurrë kanë nevojë për nji unifikim të opozitës gjithsesi, po pse jo edhe unifikim gjithë-partiak për të mbrojtur interesat e kombit jam i bindur se me këtë kryetar asnjë lloj unifikimi nuk mund të ndodh", theksoi Bela duke njoftuar se dega e PDSH-së në Shkup ngrinë të gjitha aktivitetet partiake deri në përmbushjen e kësaj kërkese. Ai theksoi se pret që kjo nismë e tij të përkrahet gjatë ditëve të ardhshme nga të gjitha degët e tjera partiake në mbarë vendin.

    Ai ftoi publikisht kryetarin e kuvendit qendror Arbër Xhaferi te thërras mbledhjen kuvendit qendror me një pike te rendit te ditës thirja e kongresit te jashtëzakonshëm.

    Jozyrtarisht nga PDSH akoma nuk kanë komentuar këtë thirrje të Belës, ndërsa ata theksojnë se pas zgjedhjeve të parakohshme ai është larguar nga partia. Bela ka shtuar se kjo parti me në krye Thaçin në këtë mënyrë po dënon të gjithë ata që mendojnë ndryshe.


    Valon Bela ishte një nga drejtuesit e Lëvizjes "Realiteti" në Maqedoni, ndërsa para zgjedhjeve formoi një subjekt të ri Lidhja Shqiptare, e cila më pas i`u bashkëngjit PDSH-së, por Bela nuk arriti të përfshihet si bartës liste për deputet në zonën e tij.

    (INA)
    Sui generis

  8. #108
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Mos paguani pa llogari fiskale


    Shkup – Nëse nuk ju japin llogari fiskale, nuk e keni patjetër të paguani, keshtu parashikohet me ndryshimet në ligjin për pagesat kesh të cilat u miratuan në seancën e djeshme të qeverisë.
    “Qeveria përcaktoi tekst për ndryshimet e këtij ligji me të cilin sugjerohet se në qoftë se tatimpaguesi i cili e ka futur në përdorim sistemin e pajisjeve fiskale tek blerësi i të mirave, përkatësisht përdoruesi i shërbimit, në momentin e dhënies dhe pagesës së të mirave, përndryshe në kryerjen dhe pagesën e shërbimit, nuk i jep llogari fiskale, blerësi i të mirave ose përdoruesi i shërbimit nuk e ka patjetër ta paguajë cmimin e të mirave ose cmimin e shërbimit”- thuhet në deklaratën e qeverisë për seancën e djeshme.

    M.B
    Sui generis

  9. #109
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    16 Dhjetor 2011 - 07:47 | Rajoni


    KE, Raporti: Maqedonasit e shqiptarët nuk bashkëjetojnë, janë thellësisht të ndarë
    KE, Raporti: Maqedonasit e shqiptarët nuk bashkëjetojnë, janë thellësisht të ndarëSHKUP - Shoqëria në Maqedoni mbetet thellësisht e ndarë në linja etnike, prandaj kërkohen masa urgjente për krijimin e bashkëjetesës ndëretnike. Ky rekomandim vjen nga Këshilli i Europës, pas vlerësimit të situatës së përgjithshme në Maqedoni, bën të ditur agjencia e lajmeve INA.

    "Shoqëria në Maqedoni mbetet thellësisht e ndarë në linja etnike, ndërsa dy grupet kryesore etnike, shqiptarët dhe maqedonasit jetojnë paralelisht përballë njëri tjetrit pa interaksione midis tyre. Kjo koekzistencë paralele vërehet kryesisht në arsim, media, partitë politike dhe në sferat e tjera të jetës", bëhet e ditur në raportin e tretë monitorues të Këshillit të Europës në Strasburg. Sipas raportit, mungesa e dialogut ndëretnik ka sjellë deri tek tensionet, paragjykimet dhe portretimin e shqiptarëve.

    Këshilli i Europës ka publikuar këtë vlerësim edhe pse vlerësimi i përgjithshëm është se Maqedonia po bën shumë në drejtim të respektimit të Konventës për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve dhe po implementon Marrëveshjen e Ohrit. Sipas raportit, në Maqedoni nga 341 shkolla, vetëm në 59 prej tyre mësimi zhvillohet me paralele të përziera maqedonase dhe shqiptare, ndërsa 15 shkolla janë trigjuhësore, prandaj në këtë drejtim kërkohen masa dhe mundësi për komunikim ndëretnik dhe aktivitete të përbashkëta.

    Këshilli i Europës vlerëson se përfaqësimi i shqiptarëve në administratën publike akoma nuk është në nivelin e përqindjeve të duhura. Në raport, theksohet mungesa e vendeve dhe hapësirave të punës për administratorët shqiptarë të cilët marrin rroga në shtëpitë e tyre dhe nuk janë të pranishëm në institucione.

    Raporti tërheq vëmendjen edhe për të drejtat e shqiptarëve që nuk gëzojnë të drejtën e shtetësisë së Maqedonisë dhe që përballen me këtë problem të shkaktuar nga institucionet për-gjegjëse shtetërore.

    (er.nu/GSH/BalkanWeb)

  10. #110
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Të rinjtë me një mesazh të përbashkët se duan të mësojnë dhe të jetojnë bashkë me të “tjerët”.


    Tetovë – “Kjo shtëpi beson se integrimi do të ketë sukses” ishte mesazhi të cilin sot në supermarketin Vero dhe nëpër rrugët e Tetovës e dërguan qindra nxënës të shkollave të mesme, anëtarë të Forumit Arsimor Rinor (FAR). Qëllimi kryesor ishte ti inkurajojnë të rinjtë të mendojnë se cfarë kanë të përbashkët me bashkëmoshatarët e tyre dhe ti kundërshtojnë ndarjet të cilat dalin nga dallimet kulturore, etnike dhe fetare. Të rinjtë shqiptar, maqedonas, turq, romë dhe të tjerë thanë se kanë probleme dhe interesa të përbashkëta dhe se do të punojnë në promovimin e këtyre ngjashmërive dhe në të njejtën kohë edhe respektimin e dallimeve.
    Të rinjtë nga Tetova, Struga, Kërcova, Dibra dhe Shkupi e “pushtuan” supermarketin dhe rrugën kryesore dhe në një moment të caktuar ata u “ngrinë” me parrulla iu drejtuan drejt secilit kalimtar të rastit me moton “Cka je ti?”. Të shperndarë në rolin e gruas, burrit, aktivistit, studentit, alpinistit dhe profileve tjera, pjesëmarësit ishin të njëzëshëm në përgjigje: “Ti je njëjtë sikur dhe unë”.
    Me këto mesazhe të rrinjtë kërkuan nga institucionet zbatimin e vazhdueshëm të strategjisë për arsim të integruar si parakusht për bashkëjetesë dhe zhvillim të përbashkët, ndërsa bashkëmoshatarëve të tyre u bënë thirje për tu qasur në cdo formë të mundshme në aktivizimin rinor në mjediset e tyre lokale dhe në këtë mënyrë t’iu kundërvihen ndarjeve.
    Aktivistët e sotshëm të (FAR) në Tetovë do të përfundojnë me prezantimin e një debate parlamentar britanik më temën “Kjo shtëpi beson se strategjia për arsimim të integruar do të ketë sukses”.






    Shqipmedia
    Sui generis

Faqja 11 prej 48 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •