Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 36 prej 36
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Brari;

    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    e perkrah plotesisht deklaraten e z thaqi.

    vetfundosja rrezikon shume statusin e kosoves.

    keta aventuriere duhet te ndalin sa me pare luften kunder shtetit e pamvaresise se kosoves.
    QY TASH EDHE JU E PRANONI SE STATUSI NUK QENKA ZGJEDH ENDE E PO MUJKA MU RREZIKU E MORE BALA JU JENI NE GJENDJE TE RREZIKONI GJDO GJE PER PUSHTET E PER SHTET JU AS QE INTERESOHENI JU PER PUSHTET KENI VRA SHIPTAR PAS LUFTE SIQ E MORRET PUSHTETIN ME DHUN E DHE VRASJET U NDALEN KJO LEN PER TE DYSHUAR DHE PER TE BERSUAR SHUM SE JU JENI KRIMINEL

    PARULLA JUAJ NE EMER TE PAVARSIS GJDO DIT E ME SHUM PO ZBEHET AS KUSH NUK ESHT ME SHUM SE LEVIZJA VETVENDOSJE PER NJE SHTET TE FORT POR JO SI KUR JU QE SAKATOSNI GJDO DIT DHE PA FIJE TURPI DHE ME DEKLARATA BAJATE AKUZONI PARTIT TJERA

  2. #32
    Ore ju Militante te Hashim Thacit, ju mund te shkruani e te beni propaganda sa te doni, mirepo juve po ju del boja ( ngjyra ) e vertete dita dites. Edhe pse me vone - Populli Shumice Shqiptare i Kosoves dhe ne pergjithesi i tere Kombi Shqiptar po ju sheh se cfare ne te vertete jeni ju.

    Ju ne emer te UCK-se dhe deshmoreve te Kombit - shitet indetitetin Kombetar Shqiptar dhe Flamurin Kuq e Zi me Shqiponje Dy Krenare per te kontabaduar Indentitetin Kosovaro dhe Flamurin me gjashte yje e me ngjyre sikurse flamurit te Serbise.

    Ju ne emer te UCK-se dhe Deshmoreve te Kombit - beni bisedime me Serbine dhe ate pa i vene Serbise asnje kusht.

    Ju qe ne emer te UCK-s dhe Deshmoreve te Kombit - vjedhni votat e lira te qytetareve, dhe vjedhni cdo pasuri qe ka Kosova e qe eshte bere me mundin dhe njersen e gjithe popullit Shqiptar ne Kosove. Dhe tani mundoheni qe nepermes propagandave ditore te juaja ta njyllosni vlerat patriotike te LVV - dhe per ti mbuluar tradhetite e juaja qe i beni Kosoves dhe Popullit te saj permes Bisedimeve me Serbine dhe Shitjen e pasurive Shteterore dhe Shoqerore qe ka Kosova.

    Por kot e keni se edhe pse drejetsia vonohet por ajo kurdoher ngadhnjen drejte. Dhe Drejtesia eshte ne anen e Popullit te Kosoves dhe LVV...
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    benush..

    statusi eshte zgedh por kjo nuk do me than me i ra ne shkelm.. perdit.. se nji dit mund te bejm autogol..

    dje erdh barroso..

    takoj dhe Thaqin dhe Presidenten..

    Takime me vlere per Kosoven..

    Duhet ber nje FLMN si per Thaqin si per Barroson..

    Ne se cohemi e shajm Thaq kto dit do me than me ftof barrosos viziten.. pra me ja ftoh kosoves..

    larg nga metodat ed ruciste erion veliste..

    ju kujtohet sa te flliqt u treguan kur Fratini erdh ne zyr te Berishes e ata pisat ne rrug posht penxheres ku bisedonin Berisha me ministrin italian zhurmonin ulerinin e talleshin me keng fashiste..

    Kujdes..

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB Lexo Postimin
    Ore ju Militante te Hashim Thacit, ju mund te shkruani e te beni propaganda sa te doni, mirepo juve po ju del boja ( ngjyra ) e vertete dita dites. Edhe pse me vone - Populli Shumice Shqiptare i Kosoves dhe ne pergjithesi i tere Kombi Shqiptar po ju sheh se cfare ne te vertete jeni ju.

    Ju ne emer te UCK-se dhe deshmoreve te Kombit - shitet indetitetin Kombetar Shqiptar dhe Flamurin Kuq e Zi me Shqiponje Dy Krenare per te kontabaduar Indentitetin Kosovaro dhe Flamurin me gjashte yje e me ngjyre sikurse flamurit te Serbise.

    Ju ne emer te UCK-se dhe Deshmoreve te Kombit - beni bisedime me Serbine dhe ate pa i vene Serbise asnje kusht.

    Ju qe ne emer te UCK-s dhe Deshmoreve te Kombit - vjedhni votat e lira te qytetareve, dhe vjedhni cdo pasuri qe ka Kosova e qe eshte bere me mundin dhe njersen e gjithe popullit Shqiptar ne Kosove. Dhe tani mundoheni qe nepermes propagandave ditore te juaja ta njyllosni vlerat patriotike te LVV - dhe per ti mbuluar tradhetite e juaja qe i beni Kosoves dhe Popullit te saj permes Bisedimeve me Serbine dhe Shitjen e pasurive Shteterore dhe Shoqerore qe ka Kosova.

    Por kot e keni se edhe pse drejetsia vonohet por ajo kurdoher ngadhnjen drejte. Dhe Drejtesia eshte ne anen e Popullit te Kosoves dhe LVV...
    E dim more qe juve te vetfundosjes nuk u ka ardh mire as qe luftuam dhe e çliruam vendin
    nuk u ka ardh mier qe e shpallum shtetin
    nuk u ka ardh mier qe i kemi simbolet tona shtetrore
    nuk u ka ardh mire qe po na njofin shtetet mike tonat e sidomos armiku i juaj SHBA
    nuk u ka ardh mier qe kemi kushtetuten
    nuk u ka ardh mier as qe kuvendi e miratoi nji rezolut qe e lejoi qeverin qe te bisedoio me shtetin fqinj i mier e i keq ky na ka ra hise
    nuk po u vjen mire qe po bisedoim sepse ju te vetfundosjes e kini ne plan se bashku me serbin ndarjen e kosoves
    nuk po u vje mier qe te gjith po e dim ket taktik tuajen se kinse po kerkoni bashkim me shqiperin
    a ne te vertet kjo eshte ndarje e kosoves
    e ket po e kerkon tadiqi albini daqiqi e rusija
    por do te deshtoni edhe kesaj radhe
    e besoi se shpejti serbija do tua gjuaj kembet se do ta shef se nuk po muni me i krye detyrat me sukses qe i kini marr prej saj e besa qe edhe po paguheni majum bile
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga fatmir10 Lexo Postimin
    Tadiq: Ideja për ndarjen e Kosovës është e kahershme

    Publikuar: Sot, më 21 maj 2011

    Kryetari i Serbisë Boris Tadiq ka deklaruar se nuk duhet habitur për idenë rreth ndarjes së Kosovës meqë ajo qe një kohë të gjatë është e pranishme në opinionin serb]
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    Pjes nga Intervista e Ambasadorit Amerikan DELL

    Mentor Shala RTK
    -Por ju jeni këtu dhe ka disa ide që qarkullojnë në Kosovë dhe në Serbi për ndryshimin e kufijve në Ballkan. Kishim edhe një deklaratë të presidentit serb, z. Tadiq në lidhje me atë që duan të bisedojnë me Shqipërinë, me zyrtarët e Tiranës për ndarjen territoriale të Kosovës midis shtetit të tij dhe Shqipërisë. Cili është mendimi juaj për këtë ide?

    Ambasadori Dell:
    Në thelb këto janë ide të dala mode të shek. XIX. Politika e shek. XIX ishte e tëra për vizatimin e kufijve, lëvizjen e kufijve, lëvizjen e popullatave. Kjo nuk është politika e Evropës së shek. XXI. Shkurt, unë mendoj se këto ide janë të parëndësishme në kontekstin e tanishëm. Çfarë më habit mua është se edhe Presidenti Tadiq edhe Albin Kurti, e kjo është goxha intriguese, apo jo – duket se kanë të njëjtën formulë: t’ia lëmë Serbinë dhe Shqipërinë që të zgjidhin problemet e Kosovës. Kjo mua më duket paksa ironike dhe natyrisht edhe shumë interesante.
    RTK
    -Por ju jeni këtu dhe ka disa ide që qarkullojnë në Kosovë dhe në Serbi për ndryshimin e kufijve në Ballkan. Kishim edhe një deklaratë të presidentit serb, z. Tadiq në lidhje me atë që duan të bisedojnë me Shqipërinë, me zyrtarët e Tiranës për ndarjen territoriale të Kosovës midis shtetit të tij dhe Shqipërisë. Cili është mendimi juaj për këtë ide?


    Ambasadori Dell
    Shkurt, unë mendoj se këto ide janë të parëndësishme në kontekstin e tanishëm.
    Çfarë më habit mua është se edhe Presidenti Tadiq edhe Albin Kurti
    e kjo është goxha intriguese, apo jo – duket se kanë të njëjtën formulë’ia lëmë Serbinë dhe Shqipërinë që të zgjidhin problemet e Kosovës.

    ----------------
    A nuk u rreh qekani ne nji vend ketyre dyve
    jo po krejt valla
    Ndryshuar për herë të fundit nga Llapi : 21-05-2011 më 07:41
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #36
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    benush..

    statusi eshte zgedh por kjo nuk do me than me i ra ne shkelm.. perdit.. se nji dit mund te bejm autogol..

    dje erdh barroso..

    takoj dhe Thaqin dhe Presidenten..

    Takime me vlere per Kosoven..

    Duhet ber nje FLMN si per Thaqin si per Barroson..

    Ne se cohemi e shajm Thaq kto dit do me than me ftof barrosos viziten.. pra me ja ftoh kosoves..

    larg nga metodat ed ruciste erion veliste..

    ju kujtohet sa te flliqt u treguan kur Fratini erdh ne zyr te Berishes e ata pisat ne rrug posht penxheres ku bisedonin Berisha me ministrin italian zhurmonin ulerinin e talleshin me keng fashiste..

    Kujdes..
    Lista e BarrososJose Manuel Barroso solli edhe një herë “perspektivën europiane” në Prishtinë. Bashkë me të edhe një listë të gjatë të kërkesave. Ai tha se Kosova duhet ta luftojë korrupsionin, krimin e organizuar dhe të bëjë reforma në shumë fusha. Hashim Thaçi, ndërkaq, i tha diplomatit europian se vendi e meriton integrimin në Union.

    Nga Shpend Limoni më 21 maj 2011 në ora 08:52
    Kreu i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso ka bërë me dije të premten në Prishtinë se kosovarëve u mbetet shumë punë për të bërë nëse duan ta çojnë vendin në Bashkimin Europian.

    Pas takimeve që ka pasur me lidershipin kosovar, zyrtari i lartë europian ka renditur një varg kërkesash që autoritetet kosovare duhet të realizojnë për të siguruar të ashtuquajturën “perspektivë europiane”.

    Detyrat që Barroso i ka përmendur para Kryeministrit Hashim Thaçi tashmë janë pjesë e agjendës së institucioneve të vendit, por gjithnjë e më shumë janë edhe pjesë e deklaratave të zyrtarëve të huaj që vizitojnë Prishtinën.

    “Realiteti është se e ardhmja e Kosovës në fund të fundit varet nga populli i Kosovës. Ne jemi këtu për përkrahje, por varet nga ju, nga populli i Kosovës që të bëjë reformat e nevojshme, të konsolidoni demokracinë, të luftoni korrupsionin, krimin e organizuar, të provoni të keni raporte të mira me fqinjët... Këtë ua kam thënë edhe partnerëve tuaj. Kjo varet nga ju, ne mund të japim përkrahje, por vendimi më i rëndësishëm duhet të merret nga populli i Kosovës dhe nga përfaqësuesit e zgjedhur. Besoj se Kosova do të demonstrojë lidershipin e nevojshëm për progres gjatë kësaj rruge”, ka thënë kreu i Komisionit Europian.

    Barroso ka ardhur të premten në Prishtinë, pas një vizite që i ka bërë Beogradit.
    Ai është shoqëruar nga Komisionieri i BE’së për Zgjerim, Stefan Fule.
    Institucionet e vendit janë shfaqur mikpritëse për mysafirin europian duke i rezervuar atij një parakalim para gardës ceremoniale të FSK’së, në aeroportin e Prishtinës.

    Barroso ka takuar Presidenten Atifete Jahjaga dhe Kryeministrin Hashim Thaçi, me të cilin gjatë ditës ka vënë edhe gurthemelin e ndërtesës së re të Komunës së Graçanicës.
    Në takimet me lidershipin e vendit, Barroso është shfaqur i drejtpërdrejtë duke treguar se ardhmja europiane e vendit mbetet një mision i vështirë për t’u realizuar.
    “Natyrisht, perspektiva europiane do të mund të jetë mjaft konkrete nëse shpejtohen këto reforma dhe ky është mesazhi im sot për ju. Ne jemi me ju në këto reforma dhe se ne besojmë se ju keni perspektivë europiane dhe se ne do të punojmë me ju për këtë qëllim. Komisioni Europian do të vazhdojë të forcojë raportet e veta me Kosovën dhe do të vazhdojë përkrahjen. Ia kam thënë këtë Presidentit, Kryeministrit dhe kabinetit të tij sot”, ka thënë Barroso, pasi ka dalë para gazetarëve bashkë me Kryeministrin Thaçi.

    Barroso është larguar me shpejtësi pasi ka përfunduar deklaratën duke mos pranuar pyetjet e gazetarëve.

    Ai ka thënë se me Thaçin ka pasur një takim konstruktiv dhe të hapur duke treguar se ka biseduar me të edhe për çështje të ndjeshme, të cilat nuk i ka zbuluar para gazetarëve.

    “Unë pata një takim mjaft të mirë, konstruktiv dhe të hapur me Kryeministrin, ku i kemi adresuar të gjitha çështjet duke përfshirë edhe disa çështje sensitive dhe dua t’u falënderoj për këtë”.

    Portugezi pastaj ka vazhduar sërish me kërkesat për institucionet e vendit.
    “Kosova mund dhe duhet t’i ndihmojë vetes, në mënyrë që të bëjë progres drejt synimit të saj për anëtarësim në BE. Kosova duhet të bëjë reforma me vendosmëri dhe përgjegjësi në frymë kompromisi, më shumë punë duhet për të forcuar sundimin e ligjit dhe administratën publike. Po ashtu, ju duhet një program i fuqishëm ekonomik dhe e kam inkurajuar Qeverinë që të punojë së bashku me Fondin Monetar Ndërkombëtar në lidhje me këtë”, ka thënë ai.

    Kryetari i Komisionit Europian ka folur edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, duke shprehur edhe për këtë çështje një kërkesë.

    “I bëj thirrje Kosovës që të angazhohet në mënyrë konstruktive në dialogun me Beogradin. Ka pasur një takim konstruktiv këtë javë, është koha për politikanët në të dyja anët që të punojnë së bashku dhe të gjejnë zgjidhje për shumë çështje, për shumë vështirësi praktike, me të cilat kosovarët dhe serbët ballafaqohen në jetën e përditshme”, ka thënë ai.

    “Provoni të keni raporte të mira me fqinjët, këtë ua kam thënë edhe partnerëve tuaj”.
    Çështja e liberalizimit të vizave është përmendur vetëm përciptazi nga komisionari i BE’së, i cili ka lënë të kuptohet se kosovarët mund të udhëtojnë lirshëm vetëm pasi të plotësohen kriteret.

    Më pas, ai ka shpjeguar dedikimin europian për vendin.

    “Ne kemi ofruar një ndihmë substanciale financiare gjatë dekadës së fundit dhe do të vazhdojmë t’ju përkrahim. Sot Kosova është pranuesi më i madh për kokë banori i asistencës europiane në tërë botën”, ka thënë ai.

    Zyrtari europian ka kërkuar nga pala kosovare që të punojë edhe me EULEX’in.
    “Kosova duhet të vazhdojë reformat e saj, të punojë në forcimin e sundimit të ligjit, t’i japë shtysë zhvillimit shoqëror dhe ekonomik dhe të zhvillojë raporte të mira fqinjësore. Ajo mund ta bëjë këtë duke punuar ngushtë me EULEX-in, duke zbatuar politika të shëndosha dhe të qëndrueshme makroekonomike, duke treguar kujdes fiskal dhe duke qenë konstruktivë, pragmatikë dhe kreativë në dialogun me Serbinë. Kosova mund të mbështetet në Bashkimin Evropian dhe mund të mbështetet në Komisionin Europian”, ka thënë ai.

    Pala kosovare, po ashtu, ka pasur kërkesat e saj për Komisionerin e BE’së.
    Kryeministri Thaçi i ka adresuar ato në emër të palës kosovare, përderisa Presidentja Jahjaga ka vazhduar traditën e saj për të mos dalë në konferenca për media.

    “Kosova kërkon dhe meriton me të drejtë të jetë pjesë e integrimit europian, pret formalizimin e marrëdhënieve mes Bashkimit Europian dhe Kosovës, pret avancimin në udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave, marrëdhënie tregtare dhe dimensione të tjera integruese. Qytetarët e Kosovës janë europianët e rinj që punojnë dhe angazhohen që sa më parë të jemi pjesë e familjes europiane”, ka thënë Thaçi.

    “Në të njëjtën kohë, dëshiroj të theksoj se ne do të vazhdojmë me qeverisjen e mirë, qeverisje efikase për ndërtimin e Kosovës demokratike dhe shumetnike, në sundimin e ligjit dhe luftës së pakompromis kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe dukurive të tjera negative”, ka shtuar ai.

    http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,13,54194
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •