Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871

    Lufta e Xhemë Gostivarit për çlirim dhe bashkim kombëtar

    .

    LUFTA E XHEMË-GOSTIVARIT PËR ÇLIRIM E BASHKIM KOMBËTAR

    Prof. Dr.Vebi Xhemaili, T E T O V Ë

    Lufta e Shqiptarëve të Maqedonisë në radhët e Ballit Kombëtar si synim drejtë ribashkimit kombëtar (1943-2003)

    Pas fillimit të Luftës së Dytë Botërore në korik të vitit 1941, një delegacion i lartë Bullgar, në përbërjen e të cilit gjendeshin Kryetari i qeverisë Fashiste bullgare Bogdan Filov dhe ministri i punëve të Jashtme të Bullgarisë Ivan Popov, e vizituan Romën.

    Delegacioni u pranua personalisht nga vetë Musolini dhe Konti Çano. Në këtë takim u bisedua për Ballkanin dhe si pikë e dytë ishte çështja e kufizimit të tyre në Maqedoninë Perëndimore. Bullgaria kërkonte edhe tokën shqiptare të Dardanisë, që sot ata dhe sllavët e vendit e quajnë Maqedoni Perëndimore.V.Xh). Për këtë qëllim u formua një komision qeveritarë bullgaro-italian për caktimin e kufijve. Ky komision filloi punën gjatë vitit 1942, takimin e parë e patën në Tiranë, ndërsa të dytin në Shkup më 7 shtator 1942. Por pas caktimit të kufirit në terren erdhi deri te një incident i rëndë në mes ushtrisë bullgare dhe italiane në vijën kufitare mbi fshatin Zhelinë, ku pati disa të vrarë nga të dy palët. Ky kufi i caktuar nga pushtuesit italo bullgarë kurrë nuk do të pranohet nga forcat nacionaliste shqiptare, në krye me Komandantin e njohur të Pollogut Xhemë Hasë Gostivarin, që më vonë me formimin e aradhave të para të ushtrisë së ”Ballit Kombëtar” të udhëhequra nga ky Komandantë do të jetë territori më i sigurtë në aspektin e shtetësisë, të ashtuquajtur ”Shqipëria e lirë”. Në këto rrethana ekzistuese, duke filluar nga gryka e Dërvendit mbi fshatin Zhelinë, duke përfshirë pikën më strategjike të gjitha kohërave kështjellën e Skënderbeut, në fshatin Orashje e deri në Radushë me qytetet: Tetovë, Gostivar, deri në Dibër e Strugë. I njohur si vend i lirë i shqiptarëve ose shpeshëherë si zonë më e sigurtë në aspektin e sigurisë gjatë lëvizjeve nëpër rrugë, falë komandantit Xhem Has Gostivarit, Musli Hasës, Shaban Koritës, Arif Brodecit, Arif Kapetan Globoçica Lokë Llakavica Aqif Reçani, e shumë të tjerëve.[1]

    Ndërsa në anën e Kërçovës ushtarakisht ka bashkëpunuar me Mefailin e Madh dhe Mefailin e Vogël, ndërsa në Strugë me rrethinë Komandant Xhema ka bashëpunuar me: Nazim Tateshin, Faik Dobovjanin, Murat Labunishtën e shumë të tjerë V.Xh.) Në fillim të luftës së Dytë Botërore situata politike dhe ushtarake dita ditës bëhej shumë e ndërlikuar në fushën e Pollogut. Qarqet sunduese bullgare asesi nuk mund të pajtoheshin me caktimin e kufijve, pasi me këtë ndarje fusha e Pollogut i takonte Italisë, e jo Bullgarisë, e cila ëndëronte krijimin e Bullgarisë së Shën Stefanit, të krijuar nga diplomacia ruse më 3 mars 1878, ku nën patronatin e saj bënin pjesë pastër territore shqiptare nga Shkupi deri në Elbasan. Poashtu duhet theksuar se edhe emisarët sllavo maqedonas që jetonin në këto treva edhe pse në një numër simbolik, nuk pushonin me protesta e memorandume, duke bërë publike kërkesë se me ”vullnet të vetin dëshirojnë të hynë nën sundimin Bullgar”. Por veprimtaria e patriotëve shqiptarë ishte shumë më specifike, por e organizuar mirë nga veprimi i hapur, antishqiptar, të sllavëve të vendit, që ishin të ndarë në dy formacione: Njëri formacion përkrahte qarqet fashiste bullgare dhe rryma e dytë proserbe ishte e lidhur ngushtë me ideologjinë komuniste, që në atë kohë kordinohej nga politika hegjemoniste serbe, me qendër në Beograd.

    Kah fundi i vitit 1941 u riformua Fronti Nacional ”Balli Kombëtar” dhe bijtë më të mirë të saj nuk e kursyen as veten as fëmijët e tyre, kurrë nuk u dorëzuan para armikut shumë të fuqishëm Italo-Bullgarë dhe nga veprimi i mbrendshëm komunist, ku bënin pjesë edhe një numër i konsideruar shqiptarësh. Ky veprim i mbrendshëm komunist e çonte popullin në gojë të një sistemi apsolutist. Pasi ky sundim i Ri 50 vjeçar nuk ndryshoi fare nga sundimi i vjetër Jugosllav, vetëm e ndëroi emrin në sundim ”proletar komunist-titist”. Por forcat më të shëndosha të Kombit tonë edhe kësaj radhe ishin në nivel të lartë të detyrës kombëtare. Ata nuk u gjunjëzuan përpara propagandës komuniste, por vendosën të organizojnë mbrojtjen e vendit nga sulmet e papritura bullgare që të mos coptohej ndonjë pjesë toke nga trungu i saj etnik. Duhet theksuar edhe njëherë se politika Italiane ishte e padefinuar si duhet edhe gjatë luftës së Dytë Botërore, që nuk dallohej shumë nga ajo e Luftës së Parë Botërore.[2] Kjo shprehet shumë qartë me veprimin e ushtarëve italianë në Pollog e më gjërë, se ajo mbante një politikë poltroniste pasi haptazi ushtarët e sajë mbështetnin veprimet politike të sllavëve të Maqedonisë, që e identifikonin veten si Bullgarë dhe konsideronin se këto toka duhet ti takojnë Bullgarisë[3] Poashtu situatën e rëndonin elementi i ardhur në fushën e Pollogut, ” kolonistët”, që shpeshëherë e quanin veten ”drazhist”, që jetonin në disa fshatra të Pollogut të ardhur pas luftërave ballkanike si të ”merrituar”, si psh. të vendosur në disa fshatra: në Bervenicë, Sedllarcën e Poshtme, Falishtë, Çellopekë, Vratnicë, Xhepçishtë, Ratajë, Gllogjë, Shemshovë, Pallçishtë, Vrapçishtë, Vrutokë etj. Ky element edhe sot e kësaj dite është i pa definuar, herë shitet si serb e herë si maqedon, pasi me forcimin e trendeve demokratike dhe shpalljen e Maqedonisë si shtet në vete, ky element me të madhe po deklarohet si sllav të Maqedonisë me përkatësi maqedone.V.Xh.). Kontribut të çmuar patriotik dhe udhëheqës i denjë i çështjes kombëtare duhet përmendur Udhëheqësit e Komitetit të Qarkut të Tetovës: Shuaip Kamberin, Jusuf Jahja dhe Islam Izairin nga Tetova, nga Gostivari Kadri Saliu e Mexhit Cana, ndërsa ga Kërçova: Shaban Saliu e Nuredin Mexhiti, të cilët ishin edhe anëtarë të Komitetit.[4] Kundër sundimit serb në këto troje ishte Lëvizja Kombëtare e udhëhequr nga ” Balli kombëtar”, i cili në këtë kohë ishte mbështetës i fortë i idesë dhe programit kombëtarë të Lidhjes së II të Prizrenit për bashkimin e trojeve shqiptare në një shtet të përbashkët. Në këtë periudhë lufte ishin dy udhëheqës të denjë në Pollog, Shaip Mustafa në Tetovë.[5] Ndërsa në Gostivar Kadri Saliu, i cili haptazi deklaronte në tubimet me qytetarët e Gostivarit dhe më gjërë, që mos të përkrahet veprimtaria e përbashkët komuniste e shqiptarëve që bashkëpunonin me maqedonasët dhe serbët.[6] Ky atdhetarë i pa thyeshëm hapatazi në një takim të qytetarëve të Gostivarit tha:”se dëshira e komunistëve është për sjelljen e sërishme të Serbisë së Vjetër në këto anë”[7]. Xhemë Hasa pasi gjeti një përkrahje nga paria e qytetit në krye me Kadri Saliun, por edhe nga masa e gjërë popullore, hyri në qytet. Ky së bashku me parinë e qytetit filloi riorganzimin e pushtetit lokal, duke kërkuar nga qytetarët e Gostivarit që të respektohen ligjet tona kombëtare të njohura sipas Kanunit të ”Lekë Dukagjinit”. Ky menjëherë urdhëroi që këto rregulla të respektohen edhe në anën e Tetovës, pasi në Pollog, deri në atë kohë kishte shumë trazira, vrasje, plaçkitje, vjedhje. Pasi çetat që vepronin në anën e Tetovës, si ajo e Sherif Zhelinës, Selim Bokës dhe ca grupe tjera, nuk ishin në nivel të kërkesave ushtarake dhe në vijë të drejtë për mbrojtjen e popullsisë së pa aramatosur. Prandaj ky në emër të Komandës Operative për Tetovë dha urdhër: ” Kushdo që do të bëje ndonjë vrasje, vjedhe, plaçkitje, grabitje e të çnderoje, do të varet në mes të qytetit”.[8] Këto çeta të rebeluara fusnin frikë dhe pasiguri te masa e gjërë e kësaj ane. Qytetarët e e këtyre vendbanimeve ndiheshin shumë të pasigurtë, bile edhe lëvizjet nga fshati në fshat ishin shumë të rrezikshme, mund ti kushtonin ndonjë qytetari me kokë. Këto dukuri negative të paraqitura në fushën e Pollogut, u ndërprenë kur u përhap lajmi se Xhemë Gostivari po udhëheq me popullin. Mund të konkludojmë në bazë të deklaratave të luftëtarëve të tij se këto dukuri negative u ndërprenë në tërësi në bazë të udhëresës që lëshoi nëpërmes gazetës ”Zani i Sharrit” , që në atë kohë botohej në Tetovë ku thuhej, ”Kërkoj nga të gjithë qytetarët e zonës së lirë që të respektohet rregulli dhe qetësia”.[9] Këtë rregull dhe qetësi që u solli qytetarëve të zonës së lirë nga Tetova deri në Dibër, qarqet komuniste mundohen në të gjitha fushatat ta minimizojnë, duke tentuar të rrisin veprat plaçkitëse në një anë dhe në anën tjetër tentuan ta paraqesin Komandantin Shqiptar të kësaj zone se po lufton për pasurim personal. Krahas komandantit të ushtrisë së ”Ballit Kombëtar” u sulmuan ashpër edhe ata udhëheqës të Gostivarit dhe disa njerëz me influencë me të cilët bashkëpunonte si: Xhevat Kallajgjiu, Kadri Saliu, Ibrahim Trshana, Rakip Raça, Zihni Fiqeriu, Abdi Gola dhe shumë të tjerë.[10] Pasi u formua Fronti Kombëtar i Shqipërisë, qendër e ”Ballit Kombëtar” në Maqedoninë Perëndimore ishte Gostivari, nën udhëheqjen e Kadri Saliut, ndërsa për Tetovë udhëheqës i organizatës së ”Ballit Kombëtar” ishte caktuar Shuaip Kamberi. Këta dy ishin edhe anëtarë të Komitetit të Qarkut të Kosovës.[11] Në organizimin e II të Lidhjes së Prizrenit me qendër në Prizren, edhe kësaj radhe gjeti fushë veprim të fortë posaçërisht në Tetovë e Gostivar. Në Kongresin e II, morrën pjesë edhe delegatë nga Tetova e Gostivari. Udhëheqësit e Ballit nga këto qytete, në bashkëpunim me administratën e vendit, zbatuan vendimin e marrë në Kongresin e II të Lidhjes së Prizrenit, për formimin e aradhave vullnetare, ”Për ruajtjen e paqës dhe mbrojtjen e atëdheut” . Duhet theksuar se aktivitet të posaçëm në këto rrethana lufte zhvillonte Komiteti Ekzekutiv Shqiptar me seli në Tetovë.[12]

    Emërimi i Xhemës Komandant i Forcave të Balllit

    Në vitin 1940 Xhema kthehet nga Elbasani, ku qëndronte nga viti 1938. Pushteti italian e thërret dhe e ngarkon me detyrën e gardianit të burgut pranë Nën Prefekturës së Gostivarit. Në burg ndodhej atdhetari Shefqet Presheva. Pas një periudhe të shkurtë në mes tyre u lidhë besa që të luftohet për Kombin dhe bashkim të trojeve shqiptare. Komandant Xhema e lëshoi prej burgu shokun e idealeve dhe së bashku aratisen në mal, ku organizojnë një çetë të pamvarur.[13] Kjo ndodhi në vitin 1942, ku Xhemë Gostivari, si përgjegjës i burgut të Gostivarit, i çeli dyert e burgut dhe i lëshojë të gjithë të burgosurit. Ai me shokët e idealit Shefqet Preshevën, Hajvaz Kalishtin dhe Bajram Dobërdollin, për tu fshehur me çetën e tij nga ushtria italiane, u vendosën te Lok Llakavica.[14] Ky i vendosi këta atdhetarë në stanet e Koshares, ku qëndruan për tre muaj, duke bërë parapregaditje për luftë kundër ushtrisë italiane. Armët e para kjo çetë i pagëzoi në fillim të vitit 1943. Në luftë kundër ushtrisë fashiste italiane në rrugën Gostivar Tetovë, në të cilin aksion jo vetëm që vranë ushtarët e saj, por u paisën me material luftarak. Nga kjo krismë e parë u çarmatosën shumë ushtarë italianë. Me këtë aksion të papritur por tejet të suksesshëm fillon një fazë tejet e sukseshme e forcave të Ballit Kombëtar, duke tronditur thellë komandën italiane.[15] Në këtë kohë Xhemë Gostivari emërohet komandant i ”Ballit Kombëtar”. Në këto rrethana lufte në kordinim me Shtabin Kryesor të Ushtrisë së ”Ballit Kombëtar” me Qendër në Prizren, duke e afirmuar gjithmonë kombëtaren kundër intercionalizmit të rrejshëm sllavo-komunist.V.Xh.) Në atë kohë në Gostivar me rrethinë vepronte një çetë partizane e udhëhequr nga Tomë-Gjel Shumski, i cili ishte i ardhur nga Tirana por në bazë të dokumentacionit ekzistues ai ka një biografi të paqartë në aspektin nacional dhe fetar.?.V.Xh). Për organizimin e luftës së përbashkët me partizanët, Xhemë Hasa pati një takim me Tomën në malin Smilojcë të fshatit Llakavicë. Tema e bisedës ishte lufta e përbashkët për çlirimin e trojeve shqiptare kundër okupatorit italian. Në këtë takim Tom Gjela i tha Xhemë Gostivarit: ”se ne na kanë dërguar nga Tirana që tua çelim sytë se i keni të mbyllur”. Xhema kësaj pyetje provokative i përgjigjet,”Ne i kemi të mbyllur por do ti hapim vetë se ju nuk jeni të gjithë njësoj. Disa prej jush janë duke punuar për komunizmin, që është në kundërshtim me çështjen tonë kombëtare”.[16] Pas këtij takimi duhet theksuar se krerët e ”Ballit Kombëtar” u informuan për qëllimet e aradhës së Tom Gjelës, i cili angazhohej për idealet sllavo-komuniste, të ashtuquajtur ”Internacionalizëm”, që nuk përputhej fare me përcaktimet kombëtare të programit të Ballit .

    Ndarja definitive e Ballit-nga forcat partizane

    Ndarja definitive në mes ushtrisë së Xhemës dhe Tom Gjel Shumskit, u bë pas kapitullimit të Italisë më 8 shtator 1943, kur forcat partizane tradhtuan në sulmin e përbashkët kundër italianëve në fshatin Raven, pasi duhej të mirrej Gostivari, por në sulmin që do të pasonte Zhivku i Beliçicës që ishte edhe zavendës komandant i aradhës së Tom Gjel Shumskit, kërkoi që në krahun e djathtë të valojë flamuri i Jugosllavisë, ndërsa në në krahun e majtë flamuri shqiptar. Por me këtë propozim nuk u pajtua Komandanti i Ballit Kombëtar Xhemë Gostivari. Këtu erdhi deri te përleshja e parë në mes forcave të Ballit dhe partizanëve. Xhemë Gostivari nuk i lejoi rrugën aradhës partizane dhe çetës së Tom Gjelës, që të hynë në Gostivar, me flamurin jugosllav, dyshimi i Xhemës në çetën e Tomë Shumskit ishte tejet i arsyeshëm, pasi shumica e ushtarëve të këtij njësiti ishin ushtarë sllav, që në këto anë vepronin së bashku serb e maqedonas.V.Xh.). Komunistët shqiptarë që ishin përkrahës të fortë të ideologjisë sllavo-komuniste, ndarjen e Xhemës dhe ushtarëve të”Ballit Kombëtar” nga çeta e Tom Gjelës e përshkruanin në mënyrë tejet ofenduese ”Xhema kaloi krejtësisht në anën e armikut italo-gjerman, dhe u bë hyzmeqar i okupatorit”. Pranë Xhemës u radhitën bashibozukë, njerëz që kishin bërë të këqija nëpër fshatrat, individë të koruptuar, duke formuar kështu bandën tradhëtare të Xhemë Gostivarit. Sipas fjalëve të autorëve të monografisë për Gostivarin, ”Xhema u cilësua nga ideologjia komuniste dhe njerëzit e kësaj partie, si tradhëtar dhe bashkëpunëtor i okupatorit”. Pas këtij momenti komunistët Selman Kasapi dhe Kiço Progri, u larguan nga çeta e Xhemës dhe përkohësishtë u vendosën në Gostivar. Por së shpejti, kinse nga rreziku që u kanosej nga njerëzit e Ballit, u larguan nga Gostivari, mbasi mund të prisnin ndonjë të keqe. Propaganda komuniste edhe kësaj radhe si përpara ishte tejet e ulët dhe fyese dhe merrej me cikrime kundër vllezërve të vetë shqiptarë dhe në të shumtën e rasteve ata zbatonin diktatin e komunistëve sllav duke minimizuar heroizmin e Ballit dhe komandantit të saj. Ata deklaronin në memoaret e veta: me gjithëse u kthye Xhema, por kurrë nuk guxonte të bënte të keqe për komunistët pasi ishte frikacakë dhe e dinte forcën e partizanëve.?… Ata deklaronin: Xhema me ”bandën e tij” u dëgjua jo për të luftuar hajdutët, por partizanët në Dibër, Bukoviq, Pogradec etj. Ai luftoi përkrah ushtrisë italiane.”.[17] Situata bëhet edhe më e tendosur në Pollog dhe më gjërë pas mbajtjes së Konferencës së Pezës më 16 shtator 1942. Në këtë mbledhje nga Gostivari kanë marrë pjesë mësuesit e ardhur nga Tirana, Kiço Progori dhe Ahmet Pere, të cilët pasi u kthyen nga konsultimi i Pezës, filluan ashpër me propagandën e tyre komuniste kundër programit të ”Ballit Kombëtar”. Kthimi i këtyre dy komunistëve në Maqedoni ”krijoi te masa një entuziazëm dhe besim për të ardhmen”, nënvizojnë autorët e monografisë për Gostivarin, Amet Pere dhe Selman Kasapi.[18] Këta pasi u kthyen në Gostivar e filluan detyrën e shejtë në shërbim të sllavo-komunistve, për demaskimin e programit të ”Ballit Kombëtar” duke shpallur tradhëtarë, bajraktarët dhe gjithë politikanët, simpatizuesit dhe pjesëmarrësit e ”Ballit Kombëtar”. Këta komunistë të Shqipërisë të dërguar me diktat të Enver Hoxhës për veprim në Maqedoni, ”lavdrohen se kanë pasur sukses në demaskimin dhe largimin e popullatës shqiptare nga dredhitë që bënin antarët e Komitetit të Ballit në Gostivar”, si Xhevat Kallajgjiu, Kadri Saliu, Ibrahim Trshana, Rakip Raça, Zihni Fiqriu, Abdi Golja, e shumë të tjerë.[19] Më 10 maj 1943 në fshatin Reçan të Gostivarit në veri të Vrutokut, te burimi i lumit Vardar, u mblodhën të gjithë udhëheqësit e partizanëve, si Hamdi Dema, Tom Gjela Mahmut Gjenovica e shumë të tjerë. Këta për komandant të përgjithshëm e emruan Jelisie Popovskin. Por nuk guxuan të hynë në Gostivar, pasi Xhemë Hasa, kishte lajmëruar që nisja në drejtim të Gostivarit do të ishte katastrofale për partizanët. Prandaj ata duke patur frikë nga forcat e Ballit në krye me Komandant Xhemën, nuk guxuan të marshonin drejtë Gostivarit. Këta forca të përziera shqiptaro-sllave e ndryshuan marshimin dhe u nisën nëpër male kah Mavrova, në drejtim të Dibrës. Ndërsa aradha e Xhemë Has Gostivarit dhe komanda e saj i lëshuan pozicionet e luftës të udhëhequr nga Lok Llakavica, Aqif Reçani, Ilmi Trnova dhe Merr Sërmnova hynë në Gostivar triumfalisht, duke mbajtur lart flamurin kuq e zi të Skënderbeut. Pas hyrjes në Gostivar u mbajtë një takim me kryetarin e Komunës Sali Kadriun, ku u muarr vendim për veprim të mëtutjeshëm të Ushtrisë së ”Ballit Kombëtar ”. Në këtë takim u vendosë të luftohet kundër çdo kujtë që rrezikon interesat kombëtare shqiptare. Kjo ishte njëherit edhe ndarje përfundimtare e Ballit me ideologjinë sllavo-komuniste. Kjo ndarje nga komunistët të udhëhequr nga ” Balli Kombëtar” para 60 viteve na dëshmon edhe një herë se populli shqiptar gjithmonë në mesin e vetë ka pasur udhëheqës të denjë e të formuar në aspektin kombëtar që kanë ditur të rezonojnë drejtë, se lufta e Dytë Botërore nuk mund të quhet për shqiptarët e Maqedonisë, Kosovës, Malit Të Zi, Çamërisë, ” Luftë Nacional-Çlirimtare”. V.Xh). Me pjesëmarrjen në këtë luftë shqiptarët edhe më tutje ngelën të ndarë në mes veti, me pranga prej hekuri edhe nga Shqipëria edhe nga sistemi titist-komunist. Shqiptarët që ngelën nën sundimin jugosllav pas luftës së Dytë Botërore, në emër të ”Internacionalizmit”, vetëm u terrorizuan edhe më fortë nën sistemin e ri sllavo komunist. Prandaj askush prej shqiptarëve nuk ka të drejtë morale që luftën e Shqiptarëve të Maqedonisë ta pagëzojë si ” Luftë-Nacional-Çlirimtare”.V.Xh.). Nga mos respekti i luftës së drejtë që bëri vetëm ”Ballit Kombëtar”, do tu rotullohen eshtrat luftëtarëve të ”Ballit Kombëtar” dhe të gjithëve atyre trimave që ranë në luftë për çlirimin e bashkimin e trojeve shqiptare.V.Xh.). Por këtë term politiko-historik, të ashtuquajtur lufta ”nacional-çlirimtare” , mund ta përdorin ata që përfituan nga lufta vëllavrasëse e shqiptarëve, në radhë të parë maqedonasit, Boshnjakët, Malazezët e popuj të tjerë. E në veçanti ajo i ka plotësuar normat juridiko-shtetërore vetëm për sllavët e Maqedonisë, të cilët u njohën si popull. Ndërsa pas luftës shqiptarët ngelën si pakicë në trojet e veta historike. Këtë luftë të padrejtë për historikun e shqiptarëve, sllavët e Maqedonisë e shfrytëzuan hegjemonizmin e tyre edhe në viset ku jetojnë me shumicë shqiptarët, duke e shpallur shtet vetëm të maqedonasve. Pra me mbarimin e luftës së Dytë Botërore, shqiptarët nuk u çliruan por u okupuan nga forcat sllavo maqedone dhe bashkëpunëtorët e tyre.V.Xh.) Komanda maqedonase pranon:”se deri në fund të luftës Gostivari dhe Tetova me rrethinë mbeti kështjellë e pa thyer për forcat partizane. Pra ky si problem kryesor ngeli deri në fund të ”çlirimit” të vendit.”[20]

    Luftërat e Xhemës kundër partizanëve

    Pas kësaj ndarje kemi disa beteja , në Dibër, Zdunjë, e Kërçovë. Më 2 tetor të vitit 1943, në bashkëpunim me Mefail Shehun u çlirua Kërçova nga forcat komuniste.[21] Pas fitores së shkëlqyer të Ballit në Kërçovë, erdhi deri te beteja e njohur në Bukoviq. Në këtë betejë të shkëlqyer të Ballit dhe komandantit të saj Xhemë Hasës, pësoi humbje të madhe çeta e Tom Gjelës në të cilën betejë vetë ai u vra, e që sot e kësaj dite vrasja e tij ka ngelur enigmatike.[22] Por, këtë vrasje enigmatike e vërteton edhe udhëheqësi i brigadës së VII-shqiptare dhe bashkëluftëtari e tij nga fshati Dobërdoll i Gostivarit. Ai haptazi pranoi se vrasja e Tom Gjelës nuk dihet se nga cilët ushtarë u vra, nuk.dihet se prej cilës anë erdhi plumbi që e vrau atë ”Por trupin e tij unë i pari e preka (Qemal Agolli) dhe e varosa në fshatin Zajaz. Ai ishte i vrarë pas shpine.[23] Tomë Gjela ky luftëtar i dejnë për çështjen shqiptare shpeshëherë deklaronte se nuk duhet të luftojmë kundër ushtarëve të ”Ballit Kombëtar” që u p engonte me të madhe ushtarëve sllav dhe komandantëve të tyre.[24] Komanda e ”Ballit Kombëtar” që udhëhiqej nga Xhemë Gostivari e Mefail Kërçova e asgjësuan për një brigadën 1 dhe 15 maqedonase. Shtabi kryesor i Maqedonisë intervenoi me të shpejtë që të dërgohen përforcime të reja duke e dërguar njësitin e VI sllavo-maqedonase, dhe brigadën e IV shqiptare. Por burrëria e Xhemës dhe Mefalit kur panë se në drejtim të tyre kah fshati Zajas po mar shonin ushtarë shqiptarë të brigadës së IV shqiptare për të mos u derdhë gjak vëllau, Xhema dha urdhër që mos të vritet asnjë nga vëllezërit shqiptarë dhe të lëshohen të lirë të kalonin. Ky është fakt i pa mohueshëm i veprimit kombëtar të Xhemës dhe bashkëluftëtarëve të tij, që sa po futeshin në veprim forca partizane të nacionalitetit shqiptar, vullnetarët e Xhemës e të Mefalit hapnin rrugën e largoheshin me një qëndresë e zjarr disi të zvogëluar. Më në fund autorët e monografisë për Gostivarin që ishin komunistë të përbetuar pranojnë largëpamësinë strategjike të Komandant Xhemës dhe bashkëpunëtorëve të tij. ”U vinte keq të dy palëve që kishin gjak shqiptari që të përplaseshin me njeri tjetrin pa e ditur se në mulli të kujtë shkonte gjaku e trimria e tyre, se në të ardhmen do të jetonin në të njëjtat kushte diskriminuese..? sigurisht se po”.[25] Sipas gazetës ”Zani Sharrit” një betejë e shkëlqyer e Xhemës u zhvillua kur forcat sllave tentuan nga Shkupi përreth lumit Treska, përgjatë Malit të Thatë mbi fshatin Gurgunicë e Sedllarevë, të hynë në Pollog. Këto forca çetnike pasi hynë në këto dy fshatra malltretuan shumë gra fëmijë duke vrarë 9 burra të fshatit Sedllarevë. Por forcat e Arif Arifit, Shaban Koritës dhe Xhemë Hasës i dhanë një leksion të fortë ushtrisë sllavo maqedonase e cila numronte 500-600 vetë, se nuk shkelet lehtë kjo tokë shqiptare, që dikur këto treva i kishte çliruar Skenderbeu.[26]

    Një Aradhë e Ballit Kombëtar që ka vepruar në Pollog

    Sipas gazetës ”Zani Sharrit” një betejë e shkëlqyer e Xhemës u zhvillua kur forcat sllave tentuan nga Shkupi përreth lumit Treska, përgjatë Malit të Thatë mbi fshatin Gurgunicë e Sedllarevë, të hynë në Pollog. Këto forca çetnike pasi hynë në këto dy fshatra malltretuan shumë gra fëmijë duke vrarë 9 burra të fshatit Sedllarevë. Por forcat e Arif Arifit, Shaban Koritës dhe Xhemë Hasës i dhanë një leksion të fortë ushtrisë sllavo maqedonase e cila numronte 500-600 vetë, se nuk shkelet lehtë kjo tokë shqiptare, që dikur këto treva i kishte çliruar Skenderbeu.[27] Ushtria partizane pati një numër të vrarësh e të mbytur në Treskë. Kjo ushtri çetnike u tërhoqë nga Poreça.[28] Në këtë betejë ka pasur nga ana e ushtrisë së ”Ballit Kombëtar” mbi 20 të vrarë, që ishin mbrojtës së zonës për rreth fshatit: Gurgurnicë, Sedllarevë Strimnicë etj.[29] Xhemë Hasa deri sa ishte Komandantë vepronte në të njëjtën taktikë si në kohën e Skenderbeut, atje ku lypte nevoja, nga gryka e Dërvendit që lidhë Pollogun me Shkupin e deri në Dibër e Pogradec.[30] Xhemë Gostivari gjatë kësaj periudhe kishte krijuar territorin e lirë dhe ishte i mendimit të shpallë ” shtetin e vet të pavarur shqiptar”.[31] Xhemë Gostivari për këtë ide të shtetësisë shqiptare ka pasur bashkëpunëtor të denjë në Strugë: organizator kryesor ishte ”Rinia Shqiptare” në krye me Remzi beun, e ky njëkohësisht ishte edhe komandant në këto anë. Në rrethin e Strugës kanë vepruar Rizvan Koreshtishta, Mentor Çoku etj.[32] Në anën e Strugës dhe Dibrës kanë vepruar në luftë kundër lëvizjes komuniste edhe Beqir aga, Nazmi Tateshi nga fshati Tatesh i Poshtëm, Hysni Dema nga Dibra, Faik Dobovjani nga fshati Dobovjan, Sherif Ibrahimi nga Struga e të tjerë.[33] Poashtu forca që nuk pranonin të bashkëpunonin me lëvizjen komuniste kishte edhe në Dibër, Miftar Kaloshi, Azis Kaloshi, Ali Maliqi Ramadan Hoxha, Ukë Cami dhe të tjerë.[34] Poashtu është i njohur edhe komandanti i organizatës së drejtësisë Murat Llabunishta.[35]

    Masakrimet partizane në fshatin Bogovinë

    Një ndër aksionet e shkëlqyera përmendet lufta e Xhemë Hasës te vendi i quajtur ”Dukat” mbi Bogovinë ose më saktësisht në mes Novo Sellës dhe Rakovecit. Për këtë betejë të shkëlqyer rrëfen luftëtari i Xhemës Emin Xhemaili.[36] I cili thotë: ka fundi i vitit 1944 forcat partizane pasi kishin hyrë në Tetovë e Gostivar, kishin vendosur të sulmonin Xhemën i cili në këtë kohë kishte vetëm 150 luftarë, ndërsa ushtrinë tjetër e kishte shpërndarë të lirë që të vendoset nëpër shtëpitë e veta. Komanda partizane e sulmoi Xhemën nga Sellca dhe Novosella, përgjatë lumit të Bogovinës. Por falë banorëve të këtyre fshatrave për rrethë dhe barijve, Xhema u informua me kohë për sulmin që përgaditej nga partizanët. Sulmi u bë nga fundi i nëntorit. të vitit 1944. Këtë betejë e ka udhëhequr vetë Xhema, duke zënë pozicione sipas taktikës së tij të njohur, duke urdhëruar që vetëm ai të jepë shenjë për sulm dhe kështu ndodhi. Nga sulmi i papritur forcat partizane lanë një numër të madh të vrarë dhe të plagosur. Sipas të dhënave që disponojmë në bazë të dëshmive ekzistuese dhe të njerëzve që morrën pjesë në këtë betejë numri i të vrarëve partizanë arrinë mbi 50-70 të vrarë.[37] Pas kësaj humbje katastrofale partizanët dhe komanda e saj nuk hoqën dorë për tu hakmarrë banorëve të Bogovinës. Kah mesi i marsit më 17-18 mars 1945, Bogovina rrethohet nga forca të mëdha partizane nga të gjitha anët dhe kërkojnë nga qytetarët e Bogovinës të tregojnë se ku ndodhet Xhema. Pasi qytetarët e Bogovinës nuk i pranojnë urdhërat e komandës partizane, e në veçanti duhet të përmendet bujaria kombëtare e bashkësisë lokale e vendit, e cila ka qenë në nivel të detyrës duke vepruar në vijën kombëtare si i ka hije shqiptarit, për përkrahjen pa rrezevë që i kanë ofëruar Ballit Kombëtar. Këta atdhetarë torturohen tërë ditën te mejtepi i fshatit në qendër të Bogovinës, me preteks se nëqoftëse nuk tregojnë se ku ndodhet Xhema me shokë dhe se kush i përkrah ata, do të vriten të gjithë dhe fshati do të digjet. Këta burra i durojnë këta tortuara dhe nuk pranojnë asesi kërkesat e komandës partizane. Më në fund pas këtyre torturave të papara të cilat nuk dhanë rrezultate, komanda e saj jep urdhër që të digjet fshati dhe banorët e saj të grumbullohen në qendër të fshatit. Fillon bastisja nëpër çdo shtëpi, në këtë rëmujë digjen pesë shtëpi deri në themel.[38] Në këto rrethana kur fshati ishte i rrethuar nga të gjitha anët, në mes të fshatit para qytetarëve të Bogovinës nxiret Kryetari i Bashkësisë lokale për ta pushkatuar, me akuzë se ka qenë bashkëpuntor i ngushtë i Xhemës dhe se djali i tij Bajrami bënte pjesë në ushtrinë e Ballit Kombëtar. Ushtari merr urdhër për ekzekutim të Iljaz Bogovinës. Por ky trim fare nuk i frikësohet vdekjes dhe i mëshon me shkop ushtarit që mori urdhër të vriste. Në këtë tollovi kryetari i Bogovinës u vra më 18 mars 1945, nga disa ushtarë tjerë.[39] Në këto rrethana të jashtëzakonshme komanda partizane e lidhi parinë e fshatit dhe i nisi për në Gostivar. Por gjatë rrugës ecnin duar lidhur, nëpër fshatrat: Pirok, Gradec, Sanakos, Negotinë, mbrenda kohës këta e ndruan vendimin dhe i vranë afër fshatit Dobërdoll, te vendi i quajtur ”Bota e Kuqe”afër gështenjave të fshatit. Në këtë akt trishtues u vranë pa pikë faji këta udhëheqës të fshatit Bogovinë: Sekretari i bashkësisë lokale, Lazim Misimi, me anëtarët e Kryesisë: Rushan Dehari, Garip Beluli, Mehmet Veseli. Në këtë masakër kanë qenë prezent edhe disa qytetarë të fshatit Sellcë dhe Novo Sellë. Këtij masakri i shpëton vetëm Hazir Vahiti nga fshati Sellcë e Keqe.[40] Komandanti i ”Ballit Kombëtar” në Pollog e më gjërë, gjithmonë ka kërkuar nga luftëtarët e vetë që të jenë shumë të kujdesshëm që mos të vijë deri te vrasja në mes të shqiptarëve. Vetë ky komandantë shpeshëherë deklaronte se ne nuk guxojmë të derdhim gjak në mes veti dhe të kënaqim shpirtin e sllavëve.[41]

    Dorëzimi i qyteteve shqiptare dhe terrorizimi i tyre nga Partizanët

    Ushtritë sllavo maqedonase bënë një shëtitje nëpër qytetet shqiptare të Maqedonisë pas mbarimit të luftës, duke ”çliruar”më 16 nëntor Kërçovën, hynë në Gostivar më 18 nëntor pa luftë. Në krye të kolonës, mbi kalë të bardhë, gjendej komandanti i Brigadës së IV shqiptare Nafi Sulejmani, që mund të merret si disfatë e fundit e ”Ballit Kombëtar” në luftë për çlirim e bashkim kombëtar. Kjo brigadë qëndroi pak kohë në qytet dhe mori urdhër nga Shtabi Kryesor Maqedonas që ta lëshonte qytetin dhe të vendosej në fshatrat për rreth fshatit Çajlë. Kurse në qytet u vendosën Brigada I dhe e XV, maqedonase. Prej kësaj kohe fillon një epokë më e vrazhdë e terrorizimit dhe e zhdukjes kundër popullit të pa fajshëm shqiptar, me pretekst se po kërkonin armë.?…V.Xh). Ndërsa Brigada IV Shqiptare vazhdonte luftën për pastrimin e terrenit kundër ”armikut”, (kështu quheshin nga partizanët forcat e Ballit Kombëtar). Brigada Shqiptare nga Gostivari hyri në Tetovë, ku poashtu qëndroi disa ditë dhe mori urdhër që të niset për rrugë, që të pastronte terrenin në zonën e Shkupit, ndërsa brigadat Maqedonase nga Gostivari e Shkupi me të madhe hynë në Tetovë pa luftë. Brigada e IV shqiptare i la ato: ”deri në fund që ta kryenin detyrën” dhe vetë me 5 mijë luftëtarë arriti në Kumanovë, për ta pastruar terrenin nga forcat e Sulë Hotlit dhe Mulla Idrizit, që deri tani kishin pastruar disa ushtri bullgare dhe kishin zvogëluar brigadën e XVII sllavo-maqedonase, që kishin bërë masakra të pa para në këto anë, posaçërisht ishte shquar në këto masakrime barbare komandanti i saj Zufer Musiqi.[42] Ndërsa Qazim Luzha, që vetë e mbante të çliruar Tetovën ua dorëzoi partizanëve shqiptarë. Këtë vepër e kreu komandanti i artilerisë partizane Sabri Voci nga Elbasani, oficer i karrierës, në bashkëpunim me shumë të rinjë nga Tetova, muarrën në dorëzim qytetin duke krijuar një administratë nga vetë tetovarët shqiptarë. Kjo vepër e partizanëve shqiptarë, si ngjarje i shqetësoi pa masë pushtetin sllavo-maqedonas dhe kërkuan nga shtabi i divizionit të merreshin masa karshi këtij akti të pa pranueshëm. Pas ca ditëve Sabriu u burgosë, me disa oficerë tjerë shqiptarë. Poashtu u burgosën edhe shumë të rinjë tetovarë në kampin e ”Monopolit të duhanit”, të cilët u dorëzuan pushtetin maqedonasve. Pas disa javësh vjen në Gostivar një letër e dërguar nga Xhemal Voci nga Elbasani, i cili gjatë kohës së okupacionit fashist ka qenë mësues në Gostivar së bashku me Ahmet Peren i cili ishte edhe themelues i qelizave të para komuniste, këto mbledheje konsultative shpeshëherë mbaheshin në shtëpinë e tij. Por duhet theksuar se edhe këtij komunisti pushteti maqedonas nuk i ngeli borxh. Procesi gyqësor është udhëhequr nga prokurori Llazar Mojsov. Këtë e dënoi në fillim me 20 vite burg, por më vonë i zvogëloi dënimin në 18 vite, duke ia shkatëruar tërë familjen në Gostivar, gruan ia larguan për Turqi, ndërsa vajzën e vetme legjitime e ndajtën nga Ahmet Pere, rrëfen vetë Ahmet Pere.[43] Ky në letër kërkonte nga Ahmeti që ta lajmërojë për djalin e vetë Sabriun. Ahmeti kërkoj nga Gafur Paçuku që ta informonte për gjendjen e Sabriut, pasi i ati ishte i interesuar që ta shohë të birin, por mori përgjigje negative pasi në burg nga tortura që i kishin bërë sllavo-komunistët, dukej si me dy koka. Babai i Sabriut u kthye prapë për në Elbasan pa e parë djalin. Ndërsa me urdhër të Gafurit, Sabriun e vizitoi Ahmet Pere, pasi e kishte edhe shok të normales. Si e përshkruan Ahmeti vizitën e Sabriut në Burg: ”Sabriu nuk njiheshte fare ai ishte i ejntur në fytyrë, dhe dukej sikur kishte dy koka, nga këmbët nuk ecte dot, por e mbanin për krahu dy partizanë. Pas ca kohe Sabriu u dënua me vdekje [44] Ushtria sllavo maqedone bënë masakra të pa parë në rrugën Gostivar Çegran për rreth Vardarit, ku vranë mbi 300 vetë, ndërsa pasi hynë në Tetovë burgosën djemtë më të mirë të.popullit shqiptar. Në Monopol të Duhanit kishte të vrarë mbi 2000 vetë nga 6000 sa ishin të burgosur.[45] Të burgosur dhe shumë të vrarë ka pasur edhe në kampin e shkollës bujqësore në Tetovë. Poashtu pati shumë të vrarë në fshatin Saraqinë, që ishte inprovizuar si kamp në mes të fshatit i banuar me shumicë me maqedonas e kolonist serb. Poashtu nuk dihet edhe sa të vrarë kishte në shkollën e fshatit Zhelinë, ku ka pasur të burgosur mbi 600 vetë.V.Xh.). Në Tetovë me rrethinë u bë një kasap-hane e vërtetë u vranë dhe u masakruan heronjtë e popullit dhe njerëzit më të devotshëm të kombit Shuaip Kamberi, kryetar i Komunës së Tetovës dhe redaktor i gazetës ”Zani i Sharrit”,u vra me një grup shokësh, duke i hudhur në gypin e hidrocentralit me Jusuf Kulikun. Ndërsa të gjallë Ozna i ka djegur afër familjes, Afës Sulejman Shaipin, Mulla Sylë Jakupin. U torturuan komandantët e Xhemës për Tetovën, Arif Kapetani, e Arif Brodeci dhe u burgosën Xhafer Tetova dhe Gajur Derralla si organizator të xhandarmerisë për zonën e lirë shqiptare.[46] Marrëveshja e Kalishtës në mes Xhemë Gostivarit dhe Lok Llakavicës kurrë nuk u realizua për vazhdimin e luftës në pranverë të vitit 1945. Nga Ozna u vra Aqif Rexhani, Lok Llakavica duke ikur nga ndjekja e Oznës u largua për Shqipëri. Në malet e Sharrit ngeli vetë Xhema me disa shokë duke kaluar dimrin në malet e ftohta të Sharrit. Ushtria e ”Ballit Kombëtar” ndiqej në çdo skaj nga partizanët dhe komunistët e saj. Në këtë kohë OZNA, famkeqe jugosllave arriti ti bënë për vete disa bashkëluftëtarë të Xhemës, duke u premtuar liri dhe para. Këta arritën së pari ta helmojnë me petulla, (por ky version nuk mund të merret si i saktë), e pastaj e vrasin Komandantin dhe trimin e shquar të ”Ballit Kombëtar” i cili vdiq në malet e Sharrit më 2 prill 1945.[47] Një bashkëluftëtar i Xhemës vdekjen e Xhemë Gostivarit e përshkruan me një pikëllim shpirtëror duke i përkujtuar ato momente tragjike të vdekjes thotë: ” Xhema çohet në këmbë e rroku automatikun dhe gjëmoi mali me piskamën e tij më helmuat ?…unë me bukë e ju me helmë”.[48] Në ato momente i shkrepi disa plumba, por ato kësaj radhe fluturuan për herë të parë në drejtim të panjohur. Më vonë pasi i pushoi trupi kërkush nuk guxonte ti afrohej, iu pre koka dhe u dërgua në Gostivar ku qëndroi për dy ditë në sheshin e Gostivarit. Por falë luftëtarëve të tij koka e tij u grabitë në drejtim të panjohur.[49] Për këtë rast tragjik një grua maqedonase e Gostivarit rrëfen: kjo është turp i llojit të vetë, njerëzit edhe pas vdekjes duhet thënë të vërtetën se Xhema nuk e merritonte këtë vepër çnjerëzore, se gjatë komandimit të tij të gjithë qytetarët e Gostivarit dhe rrethinës me të vërtetë falë tij, kanë qenë mjaftë të sigurtë dhe të lirë, në lëvizjet prej një vendi në tjetrin, pa marrë parasysh përkatësinë nacionale ”E sot pa fije turpi mundohen ta shajnë edhe bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë”.[50]

    Pra, për Familjen e Xhemës u përsërit historia, kjo familje patriotike që përkrahu me tërë familjen kryengritjen e Shtatorit më 1913. Për këtë kontribut të familjes patriotike të Xhemës tregon edhe ngjarja kur Komandanti serb e gjymtoi në vitin 1913, gjyshin të Xhemës, Esat Ali Hasën si pjesëmarrës në kryengritje dhe e hudhi të gjallë në zjarr, ndërsa gjashtë antarë tjerë të Familjes Hasa i vrau.[51]

    Me këtë tradhëti kombëtare u kënaqën aspiratat e pushtetit sllavo maqedonas me tradhëtinë që bënë vetë shokët e Komandantit të ”Ballit Kombëtar”. Por kjo kënaqësi shpirtërore nuk do të zgjas shumë kohë, pasi organet maqedonase dhe Ozna famkeqe shumë shpejtë këta shërbetorë të sllavit do ti pastrojë, që u shitën shumë lirë duke tradhëtuar vëllaun, shqiptarin dhe tërë Kombin. Në fund mund të konstatojmë si dje ashtu edhe sot të gjithë në kuriz i kemi përjetuar pasojat e komunizmit e të shovinizmit sllav. Ne shqiptarët këtë disfatë të rëndë kombëtare që shpeshëherë kemi pasur edhe përleshje në mes vedi, vëllau kundër vëllaut, pa paragjykime duhet ta kërkojmë në mesin tonë duke filluar nga Konferenca e Mukjes e këndej, që kurrë më mos dhash zoti, të na përsëritet.V.Xh).

    Pra, ne duhet të pranojmë se Ballistët ishin atdhetarë Kombëtarë, vizionarë të përpiktë, në rrugën që çonte drejtë Bashkimit Kombëtar. Pra krejtësisht në fund ideologjia komuniste, popullit shqiptar i zhduku disa virtyte të larta me të cilat mbureshim dhe dalloheshim nga popujt tjerë, ndërsa Shqipërinë e solli buzë të Greminës.V.Xh.).

    Por do të ishte e rrugës për të gjithë ata që kanë bërë mëkate ndaj Ballit dhe djemve më të mirë të kombit të kërkojnë falje publike, duke u ngritur nga një lapidarë, në çdo vend të tokës shqiptare atje ku ka pasur heronj dhe atdhetarë të tillë, që kanë flijuar jetën për liri të Kombit .

    Kontribut i Xhemë Gostivarit në luftën e popullit shqiptarë për çlirim e bashkim kombëtar, është një kontribut i jashtëzakonshëm i programit të përbashkët i Frontit për Bashkim Kombëtar, që me vizionin e tyre që patën kurrë nuk u përkulën përpara huntës komuniste të udhëhequr nga Moskva Beogradi dhe Tirana.

    Fronti i ”Ballit Kombëtar” që nga fillimi i luftës së Dytë Botërore i bëri thirje popullit se është momenti në luftë për çlirim e bashkim kombëtarë kundër sunduesëve sllav të Beogradit. ”Balli kombëtar” si forcë e shëndoshë kombëtare kurrë nuk u gjunjëzua përpara propagandës dhe ideologjisë komuniste.

    Krerët Ballit: ishin pikësëpari atdhetarë, kombëtarë vizionarë dhe strategë të përpiktë për të ardhmen e kombit, në pikë të parë ishin kundërshtarë më të vendosur të pushtetit të egër sllavo komunist. V.Xh)

    Kjo ideologji i ktheu prapa shumë popuj të përparuar për disa shekuj, ndërsa popullit shqiptar i zhduku shumë virtyte të larta që posedonte ky popull kreshnik gjatë shekujve në Ballkan e më gjërë, që dallohej nga popujt tjerë me virtyte të larta humane e njerëzore.

    Por në fund duhet theksuar se ideologjisë komuniste si në Jugosllavi, poashtu edhe në Shqipëri i ka interesuar vetëm grabitja e pushtetit. Që me rrëzimin e fashizmit me çdo kusht të vinë në pushtet, pa marrë parasyshë sakrificat njerëzore e materiale.V.Xh.).

    Prandaj sot me plotë të drejtë morale mund të konstatohet, se Balli Kombëtar gjatë luftës së Dytë Botërore, ka qenë e vetmja forcë patriotike që ka përkrahur me përpikëni programin e Lidhjes Shqiptare të trasuar nga i madhi Abdyl Frashëri dhe i shpallur në Kuvendin Gjithkombëtar në Prizren më 1878. Kjo luftë për çlirim e bashkim kombëtar vazhdon pandërprerë, për ribashkimin e tokave të Shqipërisë Etnike. Kjo Lëvizje Gjithkombëtare e forcave më të shëndosha atdhetare vepron në vazhdimësi pa ndërprer (kurr), deri më sot aktivitetin e vetë patriotiko-revolucionar, deri në arritjen e plotë të qëllimeve tona mbarë komëtare. Kjo luftë do të zgjasë deri në çlirimin e çdo pllëmbe toke-Ilire, nga sunduesit e huaj.

    ____________________________________

    Bibliografia:

    [1] Miftar Vahiti nga fshati Tearcë, pjesmarrës dhe ushtarë i Ballit Kombëtar në çetën e Arif Kapetanit.
    [2] Vebi Xhemaili, Shqiptarët e Pollogut në luftë për çlirim e bashkim, kombëtar (1912-1918), (punim doktorature), Prishtinë, 2002 f.264.
    [3] Vebi Xhemaili, Pollogu në luftë 1941-1944, “Rilindja”, Tiranë, mars 13-18, 1995.
    [4] Gazeta “Zani i Sharrit”, Tetovë, më 12 tetor 1944.2/14/2003
    [5] Kralevina Jugoslavije, Drzhavna realna gimnazija u Tetovu, (Izveshtaj za shkollsku godinu 1929-1930.), Shkup, 1930.
    [6] Vebi Xhemaili, “Pollogu në luftë 1941-1944”. “Rilindja” Tiranë, më 13 – 18 mars 1995.
    [7] Po aty.
    [8] Gazeta “Zani i Sharit”, Komandant i operacionit (nënshkrimi), Major Xhem Hasa, Tetovë, më 30-XI- 1944.
    [9] Gazeta “Zani Sharrit”, Tetovë, 1944.
    [10] Ahmet Pere-Selman Kasapi, Gostivari 1941-1955, “Përpjekjet e shqiptarëve të Maqedonisë për liri e pavarësi”, (Dorëshkrim), Tiranë 1989.
    [11] Gazeta “Zani i Sharrit, Tetovë, 1944; A.rkivi i Maqedonisë-Shkup, Dokumente për lëvizjen e rinisë në Maqedoni 1941-1945, 1961, f. 197.
    [12] A. M.-Shkup, K-1, nr.ark.10, Prokuroria publike e Tetovës.
    [13] Ahmet Pere, Selman Kasapi, “Gostivari, dhjetor 194 -korik 1955”, (Përpjekjet e shqiptarëve të Maqedonisë për liri e pavarësi), monografi në dorëshkrim Tiranë 1989, f. 142.
    [14] Rëfime të vetë Bajram Dobërdollit, dhënë autorit në vitin 1975, pas kthimit nga burgu i Tiranës, i cili në burgë ka përjetuar vuajtje të pa përshkruara por ka qenë i njohur se i ka munguar veshi i majtë.
    [15] Ahmet Pere, Selman Kasapi, “Gostivarin, 1941-1955”, vep e cit. po aty.
    [16] Ahmet Pere-Selman Kasapi, Gostivari 1941-1955, po aty.
    [17] Ahmet Pere, Selman Kasapi, Gostivari 1941-1955, vep. e cit. 145-146.
    [18] Ahmet Pere Selman Kasapi, Gostivari nga viti 1941-1955, (Maket), Po aty, f. 146.
    [19] Po aty. f. 147.
    [20] Jakim Sidanidovski, Gostivarskiot kraj vo 1943 god., Shkup, 1975 f. 308.
    [21] Masar Kodra, “Slobodnite Teritori vo Zapadna Makedonija 1943”, Shkup, 1975 f.146.
    [22] Ahmet Pere-selman Kasapi, “Monografi për Gostivarin 1941-1955, vepër e për. f. 257.
    [23] Qemal Agolli, Sabit Fidani, dëshmitarë të gjallë për luftën e Bukoviqit, ku dëshmojnë për luftën dhe trimrinë e ushtarëve të Ballit dhe Xhem Gostivarit. Tiranë më 7 prill 1993.
    [24] Qemal Agolli dhe Sabit Fidani dëshmojnë për trimëritë e Xhemës dhe urdhërin e tij dhënë ushtarëve të vetë që s’guxon kushë të vras shqiptarë. Tiranë më 7 prrill 1993.
    [25] Vangjell Kasapi, Hasan Çipuri, Çlirimtarët shqiptarë nga Dibra në Zagreb, Tiranë 1995 f. 97.
    [26] Gazeta “Zani i Sharrit”, Tetovë, Më tetor 1944, f.5.
    [27] Gazeta “Zani i Sharrit”, Tetovë, Më tetor 1944, f.5.
    [28] Gazeata “Zani i Sharrit”, po aty.
    [29] Nexhbedin Abdiu, Strmnica, (monografi), Tetovë, 1999 f.258.
    [30] Vebi Xhemaili, Luftrat e Skënderbeut në Pollog, gazeta ”Globi”, Shkup, 2002.
    [31] Boro Mitrovski, Tetovo i tetovsko vo nov 1941-1945, Tetovë, 1991, f.321 [32] Boro Mitrovski, disa aspekte të politikës gjrermane në Ballkan, Shkup, 1975, f. 114.
    [33] Po aty. vep. e cit. f. 114.
    [34] Po aty.
    [35] Po aty.
    [36] Adem Xhemaili, nga fshati Bogovinë, luftëtarë i Xhem Gostivarit.
    [37] Adem Emin Xhemaili, pjesmarrës në këtë luftë si luftarë i Xhemë Hasës i lindur më 1922. në Bogovinë.
    [28] Gazeta “Zani i Sharrit”, po aty.
    [29] Nexhbedin Abdiu, Strmnica, (monografi), Tetovë, 1999 f.258.
    [30] Vebi Xhemaili, Luftrat e Skënderbeut në Pollog, gazeta ”Globi”, Shkup, 2002.
    [31] Boro Mitrovski, Tetovo i tetovsko vo nov 1941-1945, Tetovë, 1991, f.321
    [32] Boro Mitrovski, disa aspekte të politikës gjrermane në Ballkan, Shkup, 1975, f. 114.
    [33] Po aty. vep. e cit. f. 114.
    [34] Po aty.
    [35] Po aty.
    [36] Adem Xhemaili, nga fshati Bogovinë, luftëtarë i Xhem Gostivarit.
    [37] Adem Emin Xhemaili, pjesmarrës në këtë luftë si luftarë i Xhemë Hasës i lindur më 1922. në Bogovinë.
    [42] Emrin e këtij komandanti çetnik e ka mbajtur një shkollë fillore në Tetovë.
    [43] Ahmet Pere Selman Kasapi, Gostivari…….f.312.
    [44] Ahmet Pere, Selman Kasapi, Gostivari…., vep. e cit. f.298.
    [45] Sabidin Ramadani, rëfime nga vuajtjet në kampin e monopolit në Tetovë.
    [46] Boro Mitrevski, Okupacionit sistem vo Tetovo i Tetovsko…Teovë 1991,315.
    [47] Riza Raifi-nga fshati Gornjan, luftar i Xhemë Hasës i cili ka vdekur 1981.
    [48] Riza Gornjani, bashkëluftar dhe shok i ngushtë i Xhemë Gostivarit, gjatë luftës në Pollog.
    [49] Rëfimi i Riza Gornjanit, për vdekjen dhe tradhtinë që i bënë njerëzitë e vetë.
    [50] Blagorodna Stevçevska, mësuese e biologjisë në Gostivar, e lindur më 1911, Këtë deklaratë e ka dhënë gjatë viteve në pension 1979.
    [51] Vebi Xhemaili, Lufta e shqiptarëve të Tetovës dhe Gostivarit në luftë për çlirim dhe bashkim kmbëtar 1912-1918, (disertacion i doktoraturës), f. 88; me këtë rast në kryengritjen e Shtatorit 1913, u vranë edhe gjashtë burra të familjes së Xhemë Hasës: Vesel Ali Hasa, Ramadan Hysen Hasa, Avzi Ali Hasa, Osman Ali Hasa, Hysen Rexhep Hasa, dhe Bilall Hasa. ( Recenzionin dhe analizimin përmbajtësor e bëri: prof.dr.Nehat Sadiku)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Rina_87 : 19-05-2011 më 04:59

  2. #2
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Mefaili i madh ne te majte dhe Mefaili i Vogel ne te djathte??

    Ndryshuar për herë të fundit nga Rina_87 : 19-05-2011 më 05:54

  3. #3
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Me rastin 65 vjetorit të vrasjes të trimit legjendar Xhemë Hasë Gostivarit


    XHEMË GOSTIVARI IKONA E TRIMËRISË SHQIPTARE


    Nga Vebi Xhemaili


    Në rrethinën e Gostivarit në fshatin Simnicë, lindi stërnipi i Skënderbeut, Xhemë Hasë Gostivari. Ikona e trimërisë shqiptare që në këto pjesë të Shqipërisë lindore, kori 13 beteja kundër sllavo komunistëve. Prandaj duhet ndriçuar këtë figurë historike që i riktheu popullit shqiptar dinjitetin dhe heroizmin e pa shoq, pas luftërave të Skënderbeut në këtë pjesë të Shqipërisë Lindore.
    Mbështetur në dokumentet e kohës dhe në të dhënat që na i ofrojnë bashkëluftëtarët e tij gjatë luftës së Dytë Botërore. Sot me fakte konstatojmë pse pushteti sllvo-komunist i Titos, i ndihmuar nga disa shqipfolës hodhi aq shumë verë dhe helm kundër kësaj familje kombëtare. Kundër këtij shqiptari të madh i cili luftoi deri në vdekje për të mbrojtur Shqipërinë Lindore, për mos lejuar që pushteti sllav të sillet ashtu si ishte sjellë gjatë periudhës 1912-1915, pastaj vazhdon sundimi bullgar deri në vitin 1918, ku në trojet tona shqiptare rikthehet përsëri pushteti serb e ashtuquajtur SKS, deri në grusht shtetin që bëri Mbreti Aleksandër, më 6 janar 1929, kur shpalli Mbretërinë Jugosllave. Kjo Mbretëri mbijetoi në kurriz të popujve të shtypur për 23 vjet, në veçanti të zezën e ullirit e përjetoi popullata shqiptare deri në kapitullimin e saj më 12 prill 1941.

    GOSTIVARI QENDRA E REZISTENCËS KOMBËTARE SHQIPTARE


    Gostivari me rrethinë për pushtetin serb ishte i njohur si qendër e rezistencës shqiptare që nga kryengritja e Dervish Cares dhe luftës për autonomi gjatë viteve 1843-1844. Siç dihet kjo kryengritje më e madhe midis Ballkanit e ka zanafillën në vetë qytetin e Gostivarit. Kjo kryengritje gjatë vitit 1844 u zgjerua deri në Katllanovë dhe vise tjera shqiptare, ku sipas analistëve të kohës e tronditi perandorinë turke deri në themel shkruante diplomati anglez Çarls Blant.


    Gostivari me rrethinë gjatë historisë ka qenë qendër Lëvizjen Kombëtare Shqiptare, gjatë Lidhjes së parë të Prizrenit Gostivari mori pjesë direkt duke dërguar delegatët e vetë kur vendose për fatin e Shqipërisë. Poashtu Gostivari ka marrë pjesë edhe Lidhjen e Pejës ku u lidhë “Besa” të udhëhequr nga Haxhi Zeka. Poashtu Gostivari me rrethinë ka marrë pjesë edhe në kryengritjen e vitit 1912, kur valoi flamuri kombëtar në kalanë e Shkupit më 12 gusht 1912. Poashtu Gostivari ka marrë pjesë dhe në Lidhjen Dytë të Prizrenit, ku u vendos në marrjen e Shkupit, ku Xhemë Gostivari me bashkëluftëtarë e çoi lartë flamurin kombëtar te ura e gurit më 12 shtator 1944.

    Pas rënies së vendeve tona nën sundimin e parë serb, Gostivari me rrethinë i tërë u çua në këmbë burra e gra dhe mori pjesë aktive në kryengritjen e Shtatorit në vitin 1913. Kryengritja e Shtatorit pati jehonë të madhe në popullin e rrethit të Gostivarit, pasi serbët morën vesh se shqiptarët ishin ngritur të gjithë për të shkuar në Shkup, për të luftuar pushtuesin serb në këto anë. Çetës kryengritëse shqiptare, që erdhi nga Dibra nëpër Kërçovë e që komandohej nga Emin Beu, kur iu afrua Gostivarit i doli përpara tërë fshati Simnicë, burra e gra, të cilët u bashkuan me kryengritësit. Pas shuarjes së kryengritjes ushtria serbe vrau burra, gra e fëmijë të këtij fshati. Gjithsej u vranë 48 veta dhe nga 116 shtëpi që kishte fshati, 113 u dogjën. Humbje të mëdha pësoi familja e gjyshit të Xhemë Hasës, Esat Ali Hasa, si kryeplaku i fshatit, i cili u vra nga dora e vetë komandantit serb dhe trupi i tij u hodh në zjarr[4]. Në fshatin Semenicë u vranë: Ramadan Hysen Hasa, Osman Zejnel Hasa, Vesel Ali Hasa, Hysen Rexhep Hasa, Avzi Alimm Hasa, Alim Avdi Hasa, Bilal Hasa, Rexhep Duli Shehri, Kadri Myftar Shehri, Idriz Kurteshi, Amit Rahman Gjika, Fetah Myftar Gjika, Kasam Adem (Ader) Shera, Zaim Veli Idra, Ajdar Azizi, Ymer Musliu; u vranë edhe dy gra, e shoqja e Bexhetit Ramë Katës dhe e Mulë Bajraktarit.

    Ushtria serbe nuk u kënaqë me masakrat që bëri në fshatin Simnicë dhe 8 ditë pas tërheqjes së saj, në fshat vijnë përsëri çetat çetniko–serbe, me në krye Dimitër Gjokën, dhe kërkojnë këta persona: Xhemail Ismailin, bashkë me të birin Nebiun, Rahmi Jusufin, Ajvaz Ali Osmanajn, Mahmut Bajram Osmanaj , Zeno Zeqir Osmanaj , Ibish Zeqir Osmanaj , Tahir Zeqir Osmana , Zulfi Sadin Osmanajn, Zulfi Kurtish Ketën, Yzeir Ramë Ketën, Fetah Ramë Ketën, Azim Ramë Ketën, Rustem Zeqir Ketën, Sul Ketën, Mehmet Durmish Ketën, Belul Jashar Ketën, Iliaz Xhelil Shehriun, Sinan Mehmet Gjikën, Selman Nurçe Gjikën, Mehmet Elez Gjikën, Bexhet Emri Gjikën. Pasi i lidhën i nisën për në prefekturë dhe gjatë rrugës, te vendi i quajtur “Vakuf i Bajnicës” i vranë që të gjithë.

    Pas disa ditëve, çetnikët dhe administrata serbe u kthyen përsëri në fshat dhe megjithëse kishin kryer këtë akt barbar, afër fshatit Bajnicë, kërkonin për çdo shtëpi nga 10 napoleona, gjoja për shpëtimin e tyre. Këto masakra në Bajnicë i bëri Risto Kole, së bashku me çetën e tij. Ata pas vitit 1915, kur Gostivari dhe Tetova u pushtuan nga bullgarët, Bogdan Vojvoda ikën në Serbi dhe vendoset në Nish, ndërsa Petro Mitrekrsti vendoset në qytetin Ub, afër Beogradit.
    Pas 15 ditëve, në fshat erdhi përsëri sekretari i prefekturës, i cili, me një listë të përgatitur që më parë, gjoja kërkonte djem të ri për t’i punësuar në Gostivar mbi Mavrovë, por rrugës menjëherë ata i masakruan dhe i vranë. “Këta albanofob serb që nuk mund të ngopeshin asesi me gjak shqiptari, i futën edhe këta të rij në një gropë përmbi fshatin Cerovë. Në grupin e tretë nga fshati Simnicë u masakruan këta persona: Sul Shaban Shabanalla, Ali Rexhep Hasa, Myftar Sahit Hasa, Imer Bexhet Shehri, Nuredin Isuf Osmanaj, Sinan Sali Keta, Ahmet Sali Keta, Abaz Abdi Hasa, Riza Baftjar Gjika, Shuaip Hajdin Gjika, Qamil Hysen Gjika, Rushan Qamil Gjika, Dul Musa Gjika.

    Ata ranë dëshmorë për liri, pasi kishin marrë pjesë aktive në luftë kundër gjakatarëve serbë, duke ndihmuar kryengritjen shqiptare, të udhëhequr nga Tezat Jonuz Hasa dhe Halit Rexhep Hasa, nga fshati Simnicë. Pas 8 ditë masakrash në fshatin Simnicë, çetnikët serbë rrethuan fshatin Gjinovicë, ku vranë 9 burra dhe dogjën 7 shtëpi me njerëzit brenda, nga të cilët 13 ishin meshkuj dhe 7 femra. Në masakrat e kryera në fshatin Gjinovicë u dogjën: Halil Myslimi me gjithë 7 pjesëtarët e familjes, Qamil Mersini me 4 anëtarë të familjes, Xhelil Mersini me 5 anëtarë të familjes, ndërsa shpëton Nazif Ibishi, por i digjet vetëm djali, ndërsa vëllait të tij, Zenko Ibishit, i digjen 3 anëtarë të familjes, ndërsa vetë shpëton.

    Në fshatin Cerovë bandat çetniko–serbe, pasi dogjën Simnicën, akuzuan edhe fshatarët e Cerrovës se kishin marrë pjesë aktive në Kryengritjen e Shtatorit. Për këtë arsye ata vranë 9 banorë të fshatit Cerovë, të cilët ishin: Beqir Rustemi, Rushan Rustemi, Rustem Beluli, Tahir Yzeiri, Fejzo Aliu, Maksut Dehari, Osman Sahiti, Ali Jonuzi dhe Abedin Hida.

    Me ardhjen e ushtrisë shqiptare nga Dibra, nën komandën e Emin Beut, fshatarët e fshatit Reçan rrokën armët dhe sulmuan ushtrinë serbe, derisa ajo u tërhoq nga fshati Zdunjë. Me rikthimin e ushtrisë serbe komandanti i saj thirri burrat te sheshi i fshatit, por ata kishin dalë në mal, para se të hynte ushtria serbe në këto anë. Atëherë komanda serbe dha urdhër se në qoftë se burrat nuk ktheheshin në fshat do t’u merreshin peng fëmijët. Lajmi i përhapur, për rrezikun që u kanosej fëmijëve, i tronditi burrat e fshatit që ndodheshin në mal, prandaj ata vendosën që të ktheheshin në shtëpitë e tyre për të shpëtuar fëmijët. Pas kthimit të tyre, u kapën 86 veta, të cilët i lidhën dhe i pushkatuan te vendi i quajtur “Lamët e Katundit”. Në masakrën e kryer nga ushtria serbe në fshatin Zdunjë u vranë: Zenun Mustafa, Alim Beshiri, Imam Imer Hoxha, Bejtulla Dermishi, Sahit Emrullai, Sait Beadini, Murat Bylikbashi, Rustem Yzeyri, me të birin Rizahun, Ebib Mustafa, Mehmet Ramadani, Sherif Selimi, Qamil Selamani, Hysen Hajdari, Jakup Dermishi, Mehmet Abdia, Sinan Sejdullai, Maliq Salija, Berzat Embrllai, Azbi Qazimi, Dear Shasivari, Amza Haxhi Azizi, Jahja Tefiku, Axhi Kasam Nuhija, Xhevdet Muaharemi, Maliq Xhemaili, Ajdar Abdullai me djalin Abdulla, Memish Selami, Belul Zymberi, Mënyr Dermishi, Alim Mustafa, Zejnel Bejtullai, Ismail Iseni, Emin Fazlia, Tahir Idrizi, Idriz Tafili, Latif Jusufi.

    Pas kësaj vrasjeje, ushtria serbe vendosi të digjte tërë fshatin, duke vrarë gra dhe fëmijë. Këtë e tregon dëshmitari i kësaj masakre, Hamdi Shabani, i cili ishte plagosur në dorë dhe mundi t’i shpëtojë plumbave të ushtrisë serbe. Sipas tij, brenda në fshat u vranë shumë veta, por ai nuk ishte në gjendje të tregonte emrat e të gjithë të masakruarve, përveç disave që mundi t’i mbante mend. Këta janë: e shoqja e Mehmet Ramanit, Zelija, e shoqja e Sali Rexhepit, nëna e Rexhep Hajdarit, me njërin djalë. Numri i të vrarëve në fshatin Reçan është shumë më i madh, por mungon dokumentacioni përkatës. Në fshatin Reçan, ushtria serbe i vuri zjarrin dhe vrau një numër të madh banorësh të pafajshëm, burra, gra dhe fëmijë. Por për mungesë dokumentacioni nuk kemi mundësi të pasqyrojmë në mënyrë masakrat në këtë fshat. Prandaj ju kërkojmë ndjesë banorëve të fshatit Reçan.

    Disa ditë më vonë në fshatin Reçan erdhën përsëri çetat çetniko–serbe, nën drejtimin e çetnikëve vendës: Ilia Novosella, Nestor Novosella, Jovançe Novosella dhe Metan Badija prej Novoselle. Ndërsa Mark Angjelli, Rafail Isaku, Miladin Boshku, Mine Serbini dhe Forc Vojne nga Vërtoku kapën disa fshatarë të tjerë dhe i nisën për fshatin Bajnicë dhe te vendi “Vakuf” i masakruan të gjithë me thika. Nga fshati Reçan njohim vetëm dy dëshmorët: Ismail Hyseni dhe Zenel Bedullai.
    Në muajin tetor, pasi u thye Kryengritja e Shtatorit, me ardhjen e përforcimeve të reja në ndihmë të ushtrisë serbe, ajo bëri kërdinë në fshatrat shqiptarë, që kishin marrë pjesë në kryengritje kundër regjimit të egër serb. Po kështu nga sulmet e ushtrisë serbe nuk u kursye as fshati Vërtok. Edhe në këtë fshat ushtria serbe dhe çetnikët e saj ushtruan dhunë e terror për ndihmën që i ishte dhënë kryengritësve shqiptarë. Ushtria çetniko–serbe dogji fshatin dhe vrau 18 veta, në vendin e quajtur “Mëhalla e Shehljerëve”. Në Vërtok u vranë: Selim Ademi, Xhabir Selimi dhe i biri Durmish Bajrami, Afiz Dalipi, Musli Pajaziti, Sadin Muslia me të birrin, Xhemal Saliu, Ajdar Ismili, Adem Osmani, Iljaz Vehapi, Mejdi Vehapi, Rustem Vehapi, Gani Selmani, Fejzulla Ganiu, Rakip Mustafa, Myslim Rakipi me të birin, Xhafer Veliu, dhe Rahim Kasami.

    Një grup banorësh të fshatit vendosën të mos dorëzoheshin, por të luftonin me trimëri kundër bandave serbo–çetnike. Në mes tyre kishte edhe gra trimëresha që nuk iu dorëzuan barbarëve serbo–çetnikë, por vdiqën nga të ftohtit në mal. Këto gra dhe burra që luftuan deri në vdekje dhe nuk përfillën epërsinë e sistemit serb ishin: Feime Kasami, Sevdije Mediu, Xheladije Myslimi, Rabije Myslimi me të shoqin Azis Myslimi dhe shumë të tjerë. Numrin e saktë e të vdekurve në vitin 1913, nga uria dhe të ftohtit, duke u endur nëpër male, nuk kemi pasur mundësi ta sigurojmë, por këta dëshmorë të lirisë këtë nder e meritojnë, pasi deri në vdekje nuk u bindën urdhërave çetnike serbe. Kërkojmë ndjesë familjarëve dhe banorëve të fshatit Vërtok.

    Një fshat tjetër që banorët e të cilit morë pjesë aktive në Kryengritjen e Shtatorit të vitit 1913 ishte edhe fshati Raven, ku tërë burrat e fshatit kapën armët dhe u nisën për çlirimin e Pollogut nga sundimi serb. Pas zhvillimit të luftërave heroike, kryengritësit shqiptarë u thyen në fshatin Vrapçishtë, pasi ushtria serbe kishte epërsi në numër dhe në material ushtarak. Ajo ishte e armatosur shumë më mirë dhe në këto sulme ajo gjithnjë përdorte artilerinë. Pas shuarjes së kryengritjes shqiptare ushtria serbe hyri edhe në fshatin Raven dhe vrau 17 burra dhe dy gra. Në Raven u vranë këta persona: Amid Matjani me të shoqen, Rudijen, ndërsa djalin,Aliun, ia plagosën, Kurt Doda, Azir Doda, Bekir Doda, Durmish Doda, (këta 4 vëllezër u pushkatuan para nënës dhe u hodhën në pus, së bashku me nënën e tyre ,e cila gjatë vrasjes së djemve ishte prezente), Hasan Rexhi, Abdulla Mediu me dy tezet e tij u dogjën në shtëpi, Muharem Matjani, së bashku me djalin e tij, Sulën, u pushkatuan.

    Pasi kryen këto krime në fshat, mblodhën 40 burra, nën komandën e çetnikut, Gjorgje Bilbili, me prejardhje serbe, dhe Smilko Peçkova, i nisën duarlidhur në vendin e ashtuquajtur “Vakuf” të Bajnicës, duke i masakruar të gjithë me bajoneta. Në këtë masakër u vranë; Adil Matjani, Demir Reçi, Sulejman Kreja, Mexhit Shkurti, Avzi Shkurti, Ida Dosa, Jashar Reçi, Zenun Doda, Bilal Qazimi. Për emrat e të tjerëve që ranë dëshmorë në këtë masakër çetnike serbe, banorëve dhe familjarëve të të vrarëve që mungojnë u kërkojmë ndjesë, për mungesë dokumentacioni.

    Forcat shqiptare së bashku me vullnetarët e fshatit Zdunjë, arritën ta mundnin ushtrinë serbe dhe ta largonin disa kilometra nga Gostivari. Por, pasi ushtria serbe mori përforcime të reja, arriti t’i thyente shqiptarët dhe të rimarë Gostivarin, duke filluar njëkohësisht edhe masakrat në banorët e këtyre viseve. Nga barbarizma të tilla nuk u kursye as fshati Zdunjë. Sipas dokumenteve që ndodhen në Arkivin Qendror të Shtetit, në Tiranë, në këtë fshat u vranë 35 burra dhe 14 gra. Në fshatin Zdunjë u vranë: Shuaip Maksuti me të shoqen Alijen, të bijën dhe gjyshen, e shoqja e Kurtish Shabanit, Zeqir Bilalli, së bashku me të shoqen, Emush Osmani me të shoqen dhe allën, babën, dhe vëllaun), Abdurahim Jonuzin me të shoqen, Bexhet Zyberi me të shoqen, Rexhep Kurtishi me të bijën, Veli Alia me të shoqen, Gjyljas Iljazi me të bijën, Vehap Azizi, Jonus Xhaferi, Kurdali Mustafa me djalin dhe babën, Beqir Demiri, Zeqir Shemsia, Murtezan Mehmeti, Qerim Kadria, Sulejaman Lutfija, djali i Hamit Zamzunuit, Aqif Yzeiri, Zulfiqar Zyberi, Murtezan Ramadani me të shoqen dhe vajzën e vet, Shaqir Kasami, Mustafa Beqiri, Alit Osmani, Milahim Sinani, Ibrahim Alia, bashkë me nënën. Numri më i madh i të vrarëve u hodh në pus. Të nesërmen e kësaj masakre, erdhën çetnikët serbë e morën edhe fshatarë të tjerë të pafajshëm. Çetnikët serbë morën këta persona: Mulla Feta Jahja me të vëllan Mexhaitin, Xhabir Alia, Hysen Rushiti, Kasëm Mehmet, Naqil Shemsia, Shemsi Ymeri, Ajdar Alija, Dervish Shemsija, dhe shumë të tjerë, por mungojnë të dhënat për emrat e tyre. Prandaj kërkojmë ndjesë për shkak të mungesës të dhënave që t’i shënojmë edhe emrat e dëshmorëve të tjerë.

    Komandanti i kësaj çete ishte Nikollë Pejo, nga katundi Leshnicë, me gjithë bashkëluftëtarët e tij: Bllazhe Senadini, Sërbin Efto, Zharko Gego, Petro Nesturi, Sime Mamiri, Marko Stame, Jovica Fotiri, Mirko Stame, Bilbil Jaqimi e disa të tjerë. Edhe këta fshatarë të pafajshëm u masakruan të gjithë me thika dhe u varrosën në vendin e quajtur “Vakuf” të Bajnicës. Po në të njëjtën ditë, kur u bënë masakrimet në fshatin Raven dhe Zdunjë, çetnikët serbë rrethuan edhe fshatin e vogël Mirditë. Në mes të fshatit ata vranë Jonuz Xhelilin, me të birin Qazimin, ndërsa 10 vetave të tjerë iu lidhën duart dhe i çuan në fshatin Bajnicë dhe atje i masakruan, së bashku me të tjerët. Nga fshati Mirditë u masakruan këta persona: Hysen Nuredini, Qail Sadiku, Pajazit Ahmeti, Amid Ameti, Bajram Ameti, Riza Pajaziti, Memet Limani, Lazëm Limani, Iliaz Limani dhe Zulfiqar Lazami. Në këtë dokument mungon emri i njerit prej dëshmorëve të fshatit Mirditë.
    Kryengritja e Shtatorit, e cila u përhap edhe në Pollog, për të larguar sundimin serb nga këto anë, dhe për marrjen e Shkupit, kanë marrë pjesë aktive edhe banorët e fshatit Çegran. Banorët e këtij fshati u morën e u dërguan në shkollën e fshatit Çajle. Prej andej, me pretekstin se do t’i çonin në Gostivar, ata i vranë gjatë rrugës dhe trupat e tyre i hodhën në lumin Vardar. Këto krime u bënë me urdhër të çetnikut të njohur të kësaj ane dhe komandant i çetës çetniko–serbe, Riste Turçani, me ndihmën e zëvendëssekretarit të prefekturës së Gostivarit, Llaze.

    Sipas të dhënave e dokumenteve ekzistuese numri i të vrarëve është 37, por mendohet që numri i tyre të jetë shumë më i madh, po mungon dokumentacioni. Nga fshati Çegran u vranë: Bilal Fazliu, Jusuf Murati, Akik Asani, Çerkez Ferati, Mehmet Aliti, Bajram Iljazi, Çela Durmishi, Elmaz Fetahi, Azis Bakiu, Jusuf Shasivari, Milaim Shaqiri, Fejzulla Neziri, Veli Merseli, Ramadan Fetahu, Azir Çelebi, Rasim Aziri, Ajet Sulejmani, Bajram Xheladini, Osman Ajdari, Selman Limani, Yzair Selimi, Refet Selimi, Azir Ramadani, Ysen Sali, Kasëm Aliti, Rakip Limani, Sadik Muharremi, Rahman Zendeli, Idriz Latifi, Beqir Ismani, Shuaip Zeqiri dhe Hasan Azizi. Prej këtyre bandave çetnike janë vrarë edhe 4 banorë të fshatit Llakavicë: Islam Dervishi, Tefik Islami, Xhafer Zenko dhe Islam Fetai.

    Gjithashtu dhe në fshatin Duf, ose më mirë të themi në fshatin e Atnas Pandelit, bandat çetniko–serbe vranë 2 veta. Këta ishin: Nezir Salimi dhe Jonuz Xhaferi. Sundimi i egër serb gjatë tërë sundimit të vetë në këto anë e ka ndjekur me kujdes të veçantë fshatin Duf, duke bërë presione të shumëllojshme për asimilimin e këtij fshati, si në aspektin kombëtar, ashtu edhe në atë konfesional, duke i trajtuar banorët e fshatit Duf për serb duke i kthyer me dhunë në besimin ortodoks sllav.

    Ndërsa në vitin 1921, me urdhër të qeverisë serbe, xhandarët e Gostivarit vranë arsimdashësin shqiptar, Antim Matejin, nga Dufi, i cili ishte propagandist i zjarrtë i çështjes shqiptare. Ky patriot i shquar për arsimin e popullit shqiptar mbante lidhej të pandërprera me Shqipërinë, duke sjellë libra në Gostivar me rrethinë për arsimin e rinisë shqiptare.

    Në Gostivar dhe në rrethinat e saj masakrat e bëra nga ushtria serbo–çetnike arrijnë kulmin, me dhunën e gjenocidin e ushtruar në fshatin Qafë. Ushtria serbe pas Kryengritjes së Shtatorit rrethoi këtë fshat, mblodhi burrat e tij dhe i vrau pa i gjykuar fare. Të njëjtën gjë ata e bënë dhe me gratë. Në masakrën e fshatit Qafë u vranë 33 burra dhe 31 gra e vajza. Në fshatin Qafë u masakruan këta persona: Murat Seadini, Jonuz Seadini, bashkë me të shoqen, 3 djemtë dhe vajzën, Jonuz Seadini, bashkë të shoqen, djalin dhe 2 vajzat, Zejnel Alili me të shoqen, Mehmet Alili me të shoqen, 3 djemtë dhe një vajzë. Po kështu edhe Alim Ramadani me të shoqen, 3 djemtë dhe një vajzë, Riza Rahmani me të shoqen dhe dy djemtë, Abedin Seadini me të shoqen, 2 djemtë dhe një vajzë, Rahman Azizi me të shoqen dhe një vajzë, Selman Bilalli me të shoqen dhe 2 vajza, Murat Bilalli me të shoqen dhe 2 vajza, Liman Ramadani me të shoqen dhe një vajzë, Kamber Sedini me të shoqen, Idriz Sedini me të shoqen, 2 vajza dhe një djalë, Mazllam Saliu me të shoqen, 2 djem dhe 2 vajza, nëna ishte Sulltana, e bija e tij, Heroina e kësaj ane.

    Hakun e tyre e mori trimëresha e kësaj treve, Sulltana. Ajo në çastin kur i morën babanë për pushkatim, rrëmbeu gërshërët dhe goditi çetnikun Stojan, të nipin e komandantit të çetnikëve, Mihajll Brodit, i cili ra i vdekur në vend, duke e vrarë me gjithë të dy ndihmësit e tij. Në këtë moment Sulltana vritet nga çetniku i katërt i këtij grupi.

    Gostivari me rrethinë nuk ngeli vetëm me kaq, pushteti pansllavist e kishte shpallur si problem politik Gostivarin me rrethinë. Prandaj pushteti serb disa herë ka bërë terror mbi këtë popullatë liridashëse Gostivari ka lindur trima e në veçanti dallohet fshati Simnicë. Në këtë fshat ka lindur edhe Xhemë Hasa në vitin 1908.
    Xhema lindi në një familje të varfër fshatare, nuk pati mundësi të shkollohet, pasi u rrit, filloi të merret me bujqësi e në veçanti me blegtori. Familja Hasa gjithmonë ka qenë e vëzhguar nga pushteti serb, ata gjithmonë kujtonin rezistencën shqiptare të Shtatorit dhe trimërinë e familjes Hasa, në veçanti të gjyshit Esat Ali Hasa.

    Në këto rrethana politike pushteti serb mori masa të ashpra kundër fshatit Simnicë që njihej si qendër e rezistencës midis Gostivarit dhe fshatit Zajaz. Po ashtu edhe Familja Hasa e dinte se në çdo kohë pushteti serb e ka sy të keq. Xhema pasi u rritë u martua dhe filloi të merret me punët e shtëpisë për të ushqyer familjen.

    Pushteti serb pasi arriti ta shuan rezistencën kombëtare shqiptare vendosi të shtonte dhunën dhe terrorin kundër popullatës shqiptare, në veçanti ajo ishte shumë e interesuar për shpërnguljen e shqiptarëve nga kufiri me Shqipërinë politike, në rend të parë ishte Tetova dhe Gostivari si pika më rezistuese kundër pushteti jugosllav. Kjo shihet më së miri në projektin e programuar të Vaso Çubriloviqit.

    Rezistenca kundër pushtetit Jugosllav kishte filluar shumë më herët, pasi pushteti serb kishte paramenduar disa lloj taksash, pakënaqësia në popull ishte e madhe. Tagra mbledhësit silleshin shumë keq me popullsinë vendase e në veçanti me elementin autokton. Pushtetit i pengonte me të madhe gjithçka që ishte shqiptare, në veçanti kërkesa për arsim në gjuhën e nënës dhe bartja e plisit të bardhë në kokë.

    Në këto rrethana tejet të tendosura Forcat Nacionaliste që në prag të luftës u prinin shqiptarëve në Banovinën e Vardarit studentë shqiptarë që studionin në Zagreb dhe Beograd. Këta studentë nëpërmes shumë organizatave studentore luftonin ditë e natë në ngritjen e vetëdijes kombëtare, në veçanti këtu duhet dalluar organizatën “Besa” që vepronte në fillim në Beograd e më vonë në shumë qytete në Kosovë dhe Shqipërinë Lindore, deri në Preshevë e Bujanoc. Qëllimi i kësaj organizate ishte bashkimi i tokave të okupuara shqiptare ti bashkëngjiten trungut të vetë nënës Shqipëri. “Këta veprimtarë të kombit deklaronin publikisht se neve nuk na intereson sistemi ekzistues në Shqipëri, na duana dhe kërkojmë bashkim kombëtar me Shqipërinë”

    Në këto kushte të vështira të fshatit ku mbizotëronte varfëria, papunësia, plaçkitja nga pushtuesi serb, dhe sjellja tejet e vrazhdë e sistemit policor dhe tagrambledhësve, gati për çdo ditë bëhej një gjendje më alarmante e sjelljes së tyre jashtë kornizave njerëzore. Ky banditizëm i organeve policore dhe tagra mbledhësve që vepronin nëpër mes dhunës duke përdorë forcën dhe policinë e kishte sjellë fshatarin në një gjendje tejet të mjerueshme. Siç shprehen njohësit e rrethanave në atë kohë shumica e popullsisë jetonin në varfëri të madhe dhe nuk kishin mundësi ti paguanin ato tatime sa kërkonte pushteti dhe xhandarmëria serbe. Por në anën tjetër e rëndonte situatën arroganca dhe sjellja tejet çnjerëzore të tagra mbledhësve të cilët ofendonin fshatarin pa i matur fjalët fare. Poashtu ata në të shumtën e rasteve përdornin sharje shumë të rënda pasi e dini se ku janë më të ndjeshëm shqiptarët te familja dhe e shoqja.


    VRASJA E XHANDARIT SERB DHE LARGIMI I XHEMË HASËS NGA GOSTIVARI

    Për vrasjen e xhandarit serb ka disa teza të pa verifikuara, disa si pretekst e marrin kërkesën e xhandarit serb, që t'i shesë arin e gruas për të paguar tatimin, por si duket kjo nuk ishte i vetmi shkas, pasi arsyet janë të shumta. Por, është e vërtetë se familja Hasa, gjithmonë ka pasur problem me pushtetin serb. Sipas dëshmive si arsye merret sjellja e keqe e pushtetit dhe xhandarve serb. Si pretekst merret kur polici serb Jovan Xhandari bie në shqelm Xhemës duke e sharë kur ky pushonte i shtrirë në shesh e qytetit. Xhema në atë kohë ishte djalë i ri dhe sa i kishte mbushur të 28 vjet, i mllefosur shkon te daja dhe i kërkon çiften kinse për gjueti, pasi e merr këtë armë shkon në shtëpi e urdhëron shoqen që t'i mbushë disa fishekë dhe del në rrugën e Dibrës, që lidhet me Gostivarin, pranë fshatit Raven. Në afërsi të mullirit zen pusi, duke pritur njeriun e kërkuar, i cili, për fat i del përpara i veshur me tesha të bardha me disa tagrambledhës i hipur në karrocë. Xhema e ndal dhe si burrat i thotë: “O zotëri, ti kam sjellur amanetin që e ke kërkuar”. Sipas kanunit shqiptar i shkrep dy plumba në ballë dhe e lenë të shtrirë për toke. Ndërsa dy tagrambledhësit tjerë nuk i prek, por i lëshon të shkojnë për në qytet.

    Xhema pasi vrau Jovan xhandarin, arrin të fshihet në një dru, pas alarmit që mori qyteti nga turma e xhandarëve u lëshuan në kërkim. Këta e kërkonin rreth e përqark, por nuk patën sukses ta zbulojnë se ku fshihej Xhema. Pas qetësimit të situatës dhe largimit të policëve Xhema në mbrëmje vazhdoi rrugën drejt fshatit Duf dhe niset drejtë kufirit shqiptar, duke kaluar malet e larta të Leshnicës kalon Korabin dhe gjatë rrugës kur zbardhi dita takon një bari dhe e pyet se si quhet vendi. Ky i tregon me duar se këto janë të gjitha pasuri të Cen Elezit. Xhema kur bindet se ka kaluar rrezikun dhe ndodhet andej kufirit i tregon bariut për rastin e vrasjes së xhandarit serb, se për këtë arsye kërkon strehim në Shqipërinë e Ahmet Zogut.
    Xhema pas një pushimi të stanet e këtij bariu, vazhdon rrugën për Tiranë, paraqitet në polici, ku e tregon ngjarjen dhe arsyen e arratisjes nga pushteti jugosllav. Shteti shqiptar në krye me Amet Zogun vendosin t’i japin një pjesë tokë në periferi të Elbasanit, e ashtuquajtur “Fusha e Mbretit” për të jetuar. Aty më vonë do të vinë edhe dy vëllezërit Musliu dhe Abdullahu me familjet e tyre dhe ndërtojnë një shtëpi të vogël për të jetuar.


    DËBIMI I FAMILJES SË XHEMË HASËS DHE NDIHMA E MBRETIT ZOGUT



    Pas vrasjes të Xhandarit serb në vitin 1936, filluan torturat ndaj familjes së Xhemë Gostivarit, Pushteti Jugosllav vendos me tortura ta detyrojë familjen e Xhemës që të bindë Xhemën që të kthehet në Gostivar ku do të përgjigjej për veprën e kryer. Pushteti jugosllav i burgosi dy vëllezërit me nuset dhe nënën e Xhemës.

    Regjimi jugosllav kurrë pa se nga kjo kërkesë e organeve policore familja Hasa nuk pranon një ultimatum të tillë vendosi që familjen Hasa ta shpërngulë nga fshati Simnicë. Kjo nuk ishte diçka e re për popullatën shqiptare të Gostivarit dhe më gjerë. Pushteti jugosllav në këtë kohë kishte filluar shpërnguljet masive për në Turqi me Konventën serbo-turke. Prandaj, ajo vendosi që edhe këtë familje kreshnike ta dëbonte sa më parë për në shkretëtirrat e Anadollisë, që njihet si vend i nëmur për shqiptarët. Pasi kjo krahinë krahasohet me shkretëtirrën e Saharës në Egjipt. Vendimin për nisjen e familjes Hasa për Turqi, u informua edhe
    diplomacia shqiptare në krye me Ahmet Zogun.

    Ky urdhëroi Legatën Shqiptare në Shkup dhe Selanik të përcillet rrugëtimi i shpërnguljes të familjes Hasa, “ku të shihet kjo familje të ndalet dhe të kthehet prapa për tu vendosur në shtetin shqiptar”.

    Legata shqiptare në Selanik me një përkujdesje të posaçme e priti familjen Hasa dhe e ktheu prapë në Shqipëri dhe më pas i vendosi pranë qytetit të Elbasanit në tokën të ashtuquajtur “Fusha e Mbretit”. Pasi Familja e Xhemës u vendos në Elbasan, filloi jetën normale për ekzistencën e vet. Ajo punonte punë të ndryshme për të mbajtur familjen. Xhema poashtu, filloi të adaptohet kushteve të reja në Shqipëri duke punuar të gjitha punët fizike si në fushë ashtu edhe në qytet. Xhema poashtu filloi të adaptohet kushteve të reja në Shqipëri duke punuar të gjitha punët fizike si në fushë ashtu edhe në qytet Ahmet Pere deklaron se Xhemoja për sigurimin e kafshatës së bukës shpeshherë sharronte dru nëpër rrugët e Elbasanit. Po ashtu kjo ka qenë profesion i të gjithë shqiptarëve si para luftës së Dytë Botërore poashtu edhe pas luftës së Dytë Botërore. Pushteti komunist i ka shfrytëzuar shqiptarët për punët më të rënda: në hapjen e kanaleve, bartjen e qymyrit dhe prerjen e drurëve me sharë dore nëpër banesat e tyre në Beograd dhe qytete tjera të Serbisë, për të siguruar kafshatën e bukës. Kjo ka qenë ajo “barazia” e shumë shprehur e komunistëve ndaj shqiptarëve pasi e fituan luftën, Tito dhe komunistët e Jugosllavisë.


    RËNIA E SHQIPRISË NËN SUNDIMIN ITALIAN

    Pas rënies së Shqipërisë politike nën sundimin italian më 7 prill 1939, Ahmet Zogu u largua nga Shqipëria për Turqi, pastaj u vendos në fillim në Holandë-Belgjikë, ndërsa më vonë vazhdoi për Francë dhe në fund u vendos në Angli.

    Pushteti italian më 10 qershor i shpalli luftë Francës dhe Anglisë, duke shpresuar se veprimet luftarake nuk do të vazhdonin për një kohë të gjatë. Por këtë neglizhencë të komandës ushtarake italiane nuk e duronte vetë Hitleri. “Ky kërkoi nga “Duçeja” që të mbajë fjalën e dhënë, “në takimin që patën tetë a tetë më 18 prill 1940”. Musolini, për të treguar forcën e vetë, urdhëroi ushtrinë italiane më 28 tetor 1940 ta sulmoj Greqinë, në një gjatësi fronti rreth 200 km, populli dhe ushtria greke i bënë një qëndresë të fortë forcave tejet të përgatitura italiane, lufta e rrufeshme e komandës italiane jo vetëm që nuk i dha rezultatet e pritura por ajo në luftën që zgjati më se dy javë dështoi plotësisht. Musolini për disfatën e pësuar kundër grekëve fajësonte popullin shqiptar duke deklaruar: “se ato ngritën krye kundër trupave tona”. Musolini e cilësoi si arsye kryesore të disfatës italiane.

    Ushtria greke nga mbrojtja, kaloi në kundra ofensivë kah mesi i nëntorit në drejtim të kufirit shqiptar duke pushtuar fshatra dhe qytete. Grekët më 22 nëntor pushtuan Korçën, Ereskën, Leskovikun, ndërsa në fillim të dhjetorit ushtria greke mori Pogradecin. Në anën e jugut, në drejtim të Vlorës ushtria greke me 6 dhjetor pushtoi Sarandën, Delvinën, Qafën e Muzinës, kurse më 10 dhjetor grekët hynë në Gjirokastër pa luftë, pasi ushtarët italianë e kishin lëshuar qytetin. Ushtria greke kudo që hyri, hoqi flamurin kombëtar në viset e pushtuara.
    Në fund të muajit dhjetor, ushtria greke zuri pozicionet në Himarë, Vranisht, Bolenë, Gusmar, Progonat, Peshtan, Brezhdan, Fratar, Çorovodë, Dobrushë, Ujanik, Grabovë, Pogradec. Më 10 janar mori edhe Këlcyrën, duke arritur deri në lartësinë veriore të Malit të Trebeshinës.


    XHEMË GOSTIVARI NË LUFTË KUNDËR PUSHTUESVE GREKË



    Populli liridashës shqiptar kudo që ishte e dënoi agresionin italian kundër Shqipërisë, poashtu veproi edhe kundër agresionit italian me sulmin që mori ajo kah fundi i vitit 1940 kundër Greqisë. Një pjesë e ushtarëve shqiptarë që u dërguan me forcë në fronin grekë dezertuan dhe kaluan vullnetarisht nga ana e fronit grek, duke luftuar bashkërisht pushtuesin italian. Komanda italiane kur pa gjendjen e krijuar me shqiptarët i çarmatosi dhe një pjesë të tyre e dërgoi në kampe të përqendrimit. Komunistët e Shqipërisë veprimin e ushtarëve shqiptarë në batalionet “Tomori”, dhe Taraboshi e quajtën si të drejtë kundër popullit vëlla grek. Por grekët nuk mendonin ashtu për shqiptarët dhe Shqipërinë, ata kudo që vepruan në tokat shqiptare vranë prenë dhe hosën flamurin shqiptar duke ngritur flamurin e tyre.

    Lufta luftëra me Greqinë kishte marrë përmasa të gjëra dhe Jugu i Shqipërisë po shkatërrohej nga operacionet italo-greke, grupet komuniste shpërndanin në të gjitha anët traktate. Nëpër mure komunistët shqiptarë shkruanin parulla: “Poshtë fashizmi italian, rroftë populli vëlla grekë që lufton për liri”. Si duket lëvizja komuniste pushtimin e tokave shqiptare nga ushtria greke nuk e konsideronin si agresion, por luftë për liri. Propaganda komuniste si duket nuk kishte ndërmend të dënoj këtë agresion të andarëve grekë. V.Xh).

    Ushtria dhe komanda greke luftën kundër Italisë e shfrytëzoi për qëllime të veta ekspansioniste, ajo në krahinat e pushtuara të Shqipërisë së Jugut u përpoqën të vinin në jetë planet e borgjezisë cioniste greke për aneksimin e Gjirokastrës e të Korçës, duke trajtuar popullin shqiptar si një popull armik.

    Në këto rrethana lufte kur Jugu i Shqipërisë ishte në flakë, forcat liridashëse thirrën popullin shqiptar kudo që ishte të paraqitet vullnetarisht për ta mbrojtur pragun e shtëpisë nga hordhitë greke që po kallnin qytetet shqiptare. Në këto rrethana të vështira për Shqipërinë, shumë shqiptarë u paraqitën vullnetarisht për të mbrojtur jugun e Shqipërinë nga sulmet barbare greke. Midis të parëve u paraqitën edhe vëllezërit Hasa: Musliu, Xhema dhe Abdullahu. Këta tre vëllezër treguan trimëri të madhe e në veçanti Xhemë Hasa me togun e vet, kudo që luftoi kundër grekëve korri fitore të shkëlqyera. Në këto beteja në një moment u plagos rëndë, por ky trim i fuqishëm me plotë gjak shqiptari që luftonte për çlirimin e vendit shpejt u shërua. Nga këto merita që fitoi në luftë kundër grekëve mori gradë ushtarake.

    NACIONALIZMA SHQIPTARE KËRKON BASHKIM KOMBËTAR

    Menjëherë pas okupimit të Shqipërisë së Ahmet Zogut F. Jakomini deklaroi se Italia është tejet e interesuar për pozitën e shqiptarëve në krahinën e Vardarit dhe Kosovës. Në këtë u paraqitën hartat e vërteta të banuara me shqiptarë që ishin nën regjimin jugosllav. Disa historianë shqiptarë gabimisht këto territore i kanë trajtuar si territore të Jugosllavisë, ku shtrihej popullata shqiptare.
    Pas kapitullimit të Jugosllavisë dhe ardhjes së forcave italo-gjermane në Tetovë. Ata u pritën si çlirues, me lule dhe shumë manifestime në të gjitha trojet shqiptare që ishin të okupuara nga regjimi jugosllav. Propaganda komuniste për këto manifestime akuzonte anëtarët e organizatës “Besa”. Poashtu, ajo publikisht deklaronte: “se përçarje më të mëdhaja midis serbëve malazezëve dhe shqiptarëve ka futur “Besa”. Pasi kjo organizatë ishte e brumosur me njerëz intelektual, të cilët gëzonin autoritetet të madh në popull, si kombëtar të vërtetë. V.Xh).

    Por duhet pranuar se Forcat nacionaliste arritën rezultatet e para nën sundimin italian. Pushtuesit italian pas ardhjes në trojet shqiptare aplikuan paralelisht si guhë zyrtare; gjuhën italiane dhe gjuhën shqipe. Kjo u dha sinjal shqiptarëve se po afrohen ditë më të lumtura për Shqipërinë Lindore, që deri tani ishin nën sundimin jugosllav dhe nuk gëzonin kurrfarë të drejta elementare. Prandaj, propaganda italiane ishte e interesuar për të ushtruar pushtetin e vet kundrejt popullit shqiptar në pikat më të ndieshme të saj, duke i premtuar zhvillimin e kulturës, gjuhës, krahas saj edhe bashkimin kombëtar deri në Shkup, prandaj ajo i kishte filluar edhe bisedimet me politikën bullgare për kufij të rinj midis Bullgarisë dhe Shqipërisë. Pushtuesit italian të bindur thellë se me realizimin e këtyre idealeve kombëtare shqiptare, politika e tyre në këto troje do të fitojë kredibilitet dhe siguri edhe më të madhe në trojet shqiptare, që deri tani ishin të aneksuara për tre dekada nga hegjemonizmi serbomadh (1912-1941). V.Xh).
    Në veçanti nacionalizma shqiptare mori fletë, pas deklarimit publik të Mustafë Krujës, në Romë në maj të vitit 1941, kur Ky përmendi kufijtë etnik të Shqipërisë, në fjalimin që mbajti në Akademinë Mbretërore të Italisë. Poashtu, në këtë frymë është botuar edhe punimi i Gjergj Fishtës “Shqipëria Jonë”.

    Me formimin e Prefekturës së Dibrës gjatë muajt gusht të vitit 1941, u stabilizua deri diku situata politike në territorin shqiptar të Shqipërisë Lindore. Me këtë ranë poshtë pretendimet bullgare për zgjerimin e saj në këtë territor shqiptar. Në kuadër të Prefekturës së Dibrës bënin pjesë nënprefekturat: e Tetovës, Gostivarit, Rekës, Kërçovës, Strugës, dhe Rostushës. Në kudër të Prefekturës së Dibrës vepronin 49 komuna të njohura me emrin bashki. Me rëndësi është të theksohet politika e shtetit shqiptar e në veçanti gjatë udhëheqjes së Mustafë Krujës, ku Ky kërkonte nga tërë personeli i Prefekturës së Dibrës në veçanti nga arsimtarët, të jenë të zellshëm e të punojnë në ngritjen e vetëdies kombëtare.
    Ndryshimet filluan të duken që në ditët e opara të sundimit italian. Nqoftëse bëhet një krahasim me Jugosllavinë e paraluftës kur në këtë territor nuk ka pasur asnjë shkollë ose ent tjetër kulturor në gjuhën shqipe. Me ardhjen e pushtetit italian hapja e shkollave shqipe u bë e zakonshme gjatë viteve 1941-1944, në territorin e Maqedonisë shqiptare, ka qenë e madhe. Ky problem të cilin e përmend edhe propaganda komuniste jugosllave, e cila pranon se shqiptarëve jo që nuk u lejuam shkolla në gjuhën amtare, por ndaj tyre bëmë presione të pa para të shtypjes dhe terrorit. Nga të dhënat që disponojmë; për disa muaj në Prefekturën e Dibrës u hapën mbi 33 shkolla fillore dhe shumë kurse për të mësuar shkrim-lexim në gjuhën shqipe, ku vepronin mbi 74 arsimtarë.

    KTHIMI I XHEMË HASËS NË GOSTIVAR

    Xhemë Hasa pasi kishte ikur nga Jugosllavia e vjetër në vitin 1936, në Gostivar u kthye pas rënies së Gostivarit nën sundimin italian, Xhema kthehet nga Elbasani në Gostivar. Pushteti italian me insistimin e Xhevat Kallajxhiut, Xhemë Hasën e ngarkon me detyrën e gardianit të burgut pranë nënprefekturës së Gostivarit. Sipas mësuesit Amet Pere, Xhema nga muaj tetor të vitit 1941 u punësua si “mbikëqyrës” në burgun e karabinejerisë italiane”, ku ka punuar deri në vitin 1942. Por, sipas administratës italiane emërimi i Xhemës për gardian u bë në janar të vitit 1942, ndërsa është i regjistruar sipas shërbimit administrativ shqiptar të ministrisë së Punëve të Brendshme më 23 e VII 1942. Ky emërim i afroi në veprim edhe më shumë Xhevat Kallajxhiun dhe Xhemë Hasë Gostivarin. Ky i fundit fare nuk i simpatizonte italianët e në veçanti veprimi i dhunshëm i forcave ushtarake italiane dhe karabinieria e saj në Gostivar me rrethinë. Në veçanti kur italianët në disa fshatra bënë edhe vrasje të shqiptarëve, si në fshatin Sërmnovë ku vranë dy të rij nga ky fshat: Sabitin dhe Zaimin që të dy nga fshati Sërmnovë.


    XHEMË HASA NË LUFTË KUNDËR USHTRISË ITALIANE


    Në këto rrethana të sundimit të pushtetit italian Xhemë Hasa aty kah fillimi i vitit 1943, vendosi që së bashku me një grup shokësh të braktisë burgun dhe të dal në mal. Në burg ndodhej shoku i tij Shefqet Përshovca nga fshati Përshovcë rrethi i Gostivarit. Ky fshat ndodhet në thellsi të malit Sharrr, mbi fshatin Debreshë, sot ky fshat nuk ekziston fare, pasi kah fundi i nëntorit të vitit 1944, fshatin e dogjën deri në themel komunistët e Titos dhe e rrafshuan me tokën.
    Xhemë Hasa me disa shokë arratisen në mal, ku organizojnë një çetë të pavarur. Ai me Shefqet Përshovcën, Hajvaz Kalishtin dhe Bajram Dobërdollin do të formojnë çetën e tyre, kjo çetë në fillim ka numëruar 14 vetë. Ata për tu fshehur nga ushtria italiane u vendosën te stani i Lokë Llakavicës në Koshare.
    Ky i vendosi këta atdhetarë në stanet e Koshares, ku qëndruan për tre muaj, duke bërë parapërgatitje për luftë kundër ushtrisë dhe karabinierisë italiane. Armët e para kjo çetë i pagëzoi publikisht në fillim të vitit 1943. Në pritë kundër ushtrisë italiane në rrugën Gostivar-Tetovë, çeta vullnetare e Xhemës pati sukses, ajo u pajisë me material luftarak duke vrarë edhe disa ushtarë italianë. Nga kjo krismë e parë për atdhe u çarmatosën shumë ushtarë italianë, duke tronditur thellë komandën e saj.

    Në këtë kohë vepronte dhe një çetë tjetër vullnetare kundër pushtetit italian nën komandën e Sherif Zhelinës, i cili i pari e kishte ngritë zërin kundër sundimit italian në fushën e Pollogut. Në çetën e tij më së shumti kishte vullnetarë nga fshatrat përreth Malit të Thatë Poashtu në çetën e tij në fillim bënte pjesë edhe Emin (Minçe) Bogovina. Ky më vonë largohet nga çeta e tij dhe me disa shokë u bashkëngjitet forcave vullnetare të Xhemë Hasë Gostivarit.
    Xhemë Hasa në fillim me ndihmën e Sherif Zhelinës i çarmatosi pikat kufitare në Sallarevë, Gurgurnicë dhe fshatin Koritë, pastaj kalon në anën e Malit Sharr në fshatin Vranjovcë, ku poashtu e mund keq një tog italian, që e ndiqnin, ku pati disa të vrarë. Famën më të madhe Xhemë Hasa e fitoi gjatë vitit 1943, kur e sulmoi kolonën e kamionëve që vinte nga Tetova për Gostivar. Sulmin e parë bëri midis fushës së Bogovinës, në drejtim të fshatit Gradec. Xhemë Hasa sulmin e dytë e bëri aty kah fillimi i muajt prill në vijën hekurudhore Zherovjan-Vrapçisht, sulmoi një tren transportues me disa ushtarë italian, dhe me këtë rast vrau rojet e trenit, ku pati mbi 11 të vrarë dhe disa të plagosur.
    Pos këtyre forcave që përmendëm më lartë aty kah fundi i vitit 1942, dhe fillimi i vitit 1943, në Prefekturën e Dibrës paraqiten edhe disa çeta vullnetare kundër sundimit italian përveç çetës së Sherif Zhelinës, që operonte në Tetovë, Mbi Gostivar, kanë vepruar çeta Selman Litës, Selim Boçkës, ndërsa në Sharr, ka vepruar edhe çeta e Bafqar Kollovozit. Poashtu edhe çeta e Hamzë Rexhepit nga Luma, ka vepruar mbi fshatrat e Gostivarit deri në fshatin Rakovec. Por më e rëndësishmja në aspektin kombëtar ka qenë çeta vullnetare e Xhemë Hasë Simnicës. Kjo çetë filloi aktivitetin e vetë ushtarak në mars të vitit 1943.


    KTHIMI I DYTË I XHEMËS HASËS NË QYTET



    Pushteti lokal në Gostivar ishte jetësisht i interesuar që ta përfitojë Xhemë Hasën për vete që të luftojë në anën e tyre në luftë kundër komunistëve. Deri te lidhja erdhi nëpërmes kryetarit të Komunës Enver Qafmorin, ky ndërmjetësoi deri te nënprefekti Xhevat Kajllaxhiu. Xhemë Hasa në ma në marrëveshje me ta u kthye në Gostivar.

    Në atë kohë në Gostivar me rrethinë vepronte një çetë partizane e udhëhequr nga Tomë-Gjel Shumski, i cili ishte i ardhur nga rrethina e Shkodrës, por në bazë të dokumentacionit ekzistues ai ka një biografi të pa definuar, me disa emra sllav, të krishterë dhe mysliman. Toma Shumski ishte nga veriu i Shqipërisë, kishte të kryer vetëm katër vute të shkollës fillore dhe një kurs për roje pyjesh. Emrin Shumski e merr pasi vinë në Gostivar dhe me këtë emër njihej në Gostivar me rrethinë ky emër konspirativ do ti shërbej atij deri në vrasje. Ky me këtë emër u prezantua edhe në takimin e parë që pati me komandantin Xhemë Hasë Gostivari. Po ky ka përdor në popull emra të ndryshëm: Në Bullgari e njohin si Stojçe, në Greqi, si Petro, ndërsa shpeshherë edhe emrin e vërtetë Selim Xheladini. Më vonë e hasim si zëvendës komandant në aradhen e Mavrovës. Ky ishte I vetmi shqiptarë në këtë aradhë. Ky në Gostivar u pranua edhe anëtarë Partisë Komuniste. Ndërsa në vitin 1943 do të emërohet komandant i aradhes “Mirçe Acev”

    Për organizimin e luftës së përbashkët Xhemë Hasa pati një takim me Tomën në malin Smilojcë të fshatit Llakavicë. Tema e bisedës ishte lufta e përbashkët për çlirimin e trojeve shqiptare kundër okupatorit italian. Në këtë takim Tomë Gjelaj i tha Xhemë Gostivarit, “se ne na kanë dërguar nga Tirana që t'ua çelim sytë se i keni të mbyllur”. Xhema kësaj pyetje provokative këtij spiuni bolshevik i përgjigjet, ”Ne i kemi të mbyllur, por do t'i hapim vetë, se ju nuk jeni të gjithë njësoj. Disa prej jush janë duke punuar për komunizmin dhe jeni bë vëlla me sllavin, që është në kundërshtim me ndjenjat tona kombëtare”.
    Xhema me Toma Shumskin kanë bashkëpunuar deri në kapitullimin e Italisë, Xhema e ka ndihmuar shumë çetën e tij, duke e mbajtur me veshmbathje dhe armë për aradhën e tij. Toma Shumski ka lëvizte deklaronte; “se ai është përkrahës i Xhemës”. Ky deklarim i tij nëpër fshatrat e Gostivarit i bënte nder atij. Kjo ishte një ndër arsyet kryesore që fshatrat e Gostivarit i bënin mikëpritje madhështore Toma Shumskit. Ata në emër të besës shqiptare e respektonin në fillim sa Xhemë Hasën. Shqiptarët të bindur se të dy sëbashku, luftojnë për çlirimin e vendit nga pushteti italian. Kjo periudhë e bashkëpunimit zgjati deri në çarmatosjen e italianëve në shtator 1943, prej kah i ndërprenë lidhjet dhe këtu bashkëpunimi mori fund. Gabimi trashanik i tij ishte, kur ai në takimin e fundit në fshatin Raven me Xhemë Hasën në dorën e djathtë e mbante flamurin jugosllav. Komandant Xhema edhe kësaj radhe ia fali jetën, por nuk e pranoi në biseda dhe, ky ishte takimi i fundit me këtë komunist shqiptar, që më së shumti u besonte komunistëve sllav, se sa shqiptarëve.

    Por, Xhema që ishte kalitur në disa luftëra e dinte shumë mirë se njerëzit e që luftojnë për komb, nuk vrasin prapa shpine shqiptarin, i cili pa vetëdije kishte rënë thellë nën ideologjinë sllavokomuniste, edhe pse kjo ideologji ishte kryekëput kundër interesave tona kombëtare, deklaronte Xhema.
    Pas këtij takimi Xhema i informoi krerët nacionalist të udhëhequr nga Kadri Saliu, këta u informuan për qëllimet e aradhës së Tomë Gjelës, i cili angazhohej për idealet komuniste, të ashtuquajtur “Internacionalizëm”, që nuk përputhej fare me përcaktimet kombëtare të programit të Lidhjes së Parë të Prizrenit, të Organizatës “Besa” as të Ballit Kombëtar që në këtë kohë ishte themeluar në Tiranë dhe ishte përhapur me të shpejtë programi për bashkim te të gjithë nacionalistët, në gjitha trojet shqiptare që luftonin të jetësojnë Shqipërinë Etnike. Poashtu edhe Mefail Zajazi ka pasur mendim tejet të keq për veprimtarinë tradhtare të Toma Shumskit. Ky i dënonte të gjithë shqiptarët që e ndihmonin këtë komunist shqiptar.

    Xhemë Gostivari në fillim nuk i takonte asnjërës rrymë politike, ai ishte vetëm një atdhetar i kombit, e pastaj u emërua oficer dhe komandant i USHTRISË VULLNETARE KOMBËTARE (UVK), që luftoi në jugu të Shqipërisë në Gjirokastër, deri në Lindje të Shqipërisë, në Shkup, për mbrojtjen e trojeve shqiptare.
    Xhemë Gostivari, filloj ta ndihmoj dhe çliroj popullatën nga pushtuesit e huaj. Ky shumë shpejtë u shkëputë nga politika nihiliste e komunistëve shqiptarë dhe atyre sllavë dhe u bashkua me Kadri Saliun, jurist i njohur dhe atdhetar me shpirt të luftës për bashkim kombëtar. Ndërsa në Tetovë bashkëpunonte ngushtë me udhëheqësin dhe intelektualin e shquar tetovarë Shaip Kamberin, patriot dhe udhëheqës i flaktë, i cili luftoi deri në vdekje për mbrojtjen e Shqipërisë Etnike.

    Xhemë Gostivari në shtabin e vetë të luftës ka pasur njerëz të vendosur në vijën kombëtare, që vepruan gjatë viteve 1941-1945. Me këtë rast do të përmendim vetëm disa që kontribuuan në Shtabin Madhor të Xhemë Hasë Gostivarit: si ideolog kryesor të luftës për mbrojtje të Shqipërisë Etnike ishin: Kadri Saliu, Shaip Kamberi, Xhevat Kajlajxhiu, Mithat Hoxha, Minir Shatku i cili në atë kohë ishte Sekretar i Komitetit në Gostivar dhe ndihmës kryesor i Xhemës. Bashkëpuntorë tjerë ishin Rakip Raça, Prefekti Zola Kolonja, Zini Fiqriu, Abdulla Izeti, Remzi Rakipi-Debreshi, Mexhit Kadriu. Pastaj Mehmeti nga fshati Çegran, Sherif Llakavica, Asan Kosova dhe afuz Izeti në rolin e Muftisë, Isan Xhenadia, Nexhit Çaku, Gavrill Santo nënprefekt i Parë në Gostivar në vitin 1941.


    KAPITULLIMI I ITALISË DHE PRISHJA E XHEMË HASËS ME KOMUNISTËT


    Me kthimin e tij në Gostivar lindi problemi me komunistët dhe lëvizja partizane ishte në ankth. Pasi malet e Sharrit ishin të mbushur me vullnetarë të qëndresës ku shumë shpejtë zëri i qëndresës së tij kaloi kufijtë etnik në luftë kundër bullgarëve, italianëve dhe sllavo- komunistëve. Poashtu u erdhi fundi edhe çetave që nuk vepronin në të mirë të kombit, si ajo e Selim Boçkës dhe Sherif Zhelinës.
    Në prag të kapitullimit të Italisë në Tetovë dhe Gostivar u themeluan komitetet e pavarura shqiptare. Kadri Saliu, pas kapitullimit të Italisë ka themeluar komitetin nacional kundër “Luftës Nacional Çlirimtare”. në fillim ka qenë kryetar, pastaj vetëm anëtar i komitetit. Kadri Saliu dhe Shaip Kamberi ishin edhe deputet në Parlamentin e Shtetit të bashkuar Shqiptar. Kadri Saliu të gjitha punët e organizimit politik dhe ushtarak në Gostivar i koordinonte me Shaip Kamberin. Këta ishin ideologë kryesor në mbrojtje të Shqipërisë Etnike. Në Gostivar pas Kadri Saliut, në krye të Komitetit ishte Sherif Llakavica. Pas disfatës që pësuan nacionalistët shqiptarë në Pogradec në luftë kundër partizanëve të Mehmet Shehut, nga komanda gjermane internohet për në Prishtinë, Kadri Saliu me Gajur Derrallën. Në të njetën kohë në Gostivar vepronte edhe Komiteti partiak i Gostivarit përmes komunistëve shqiptarë Selman Kasapi dhe Tomë Nikë Gjelaj, organizuan bisedime me Xhemë Hasën në fshatin Bajnicë të Epërme. “Në këto bisedime Xhema ra dakord se do të bashkëpunojë me të gjithë në luftë kundër italianëve”. organizata partiake e udhëhequr nga mësuesit e ardhur nga Mbretëria Shqiptare në Gostivar për të shtuar influencën e tyre te Xhemë Gostivari, në njësitin e tij i dërguan edhe dy komunistë shqiptarë Selman Kasapin dhe Kiço Progrin.

    Simpatizuesit e Partisë komuniste shqiptare mbajtën një konferencë në fillim të vitit 1943 Gostivar, me të cilën udhëhiqte Gavrill Santo, për ta rikthyer Xhemën në radhët e lëvizjes partizane që mos ta shfrytëzojnë italianët për interesa të veta. Si përfaqësues vullnetarë të partisë për të shkuar te Xhema u paraqitën: Selman Qorri dhe Kristaq Progri, të nesërmen këta dy u nisën nëpër fshatra dhe e kapën lidhjen me Xhemën. Këta dy ndejën në taborin e tij 10 ditë. Komunistet me fshatarët mbajtën një konferencë ku u tha; “Se Xhema ka ikur në mal dhe nuk pajtohet me pushtetin italian”. Selman Kasapi mbante lidhje edhe me komunistët e palës maqedonase. Të cilët deri në këtë kohë kishin qenë shumë pasivë dhe nuk kishin kurfarë organizate të tyre. Ata fare nuk bënin aktivitete dhe deklaronin se nuk kishin konspiracion.

    Por është shumë e vërtetë se Xhema e simpatizonte luftën partizane, por jo edhe komunistët sllav. Rol të posaçëm në vendimin e Xhemës të kthehet përsëri në Gostivar për të mbrojtur Shqipërinë Etnike ka luajtur nënprefekti Xhevat Kallajxhiu dhe Kadri Saliu udhëheqës të denjë të Gostivarit dhe veprimtarë të palodhshëm të çështjes kombëtare për të mbrojtur Shqipërinë e bashkuar. Xhemë Gostivari më 9-10 shtator 1943, pas mosrmrëveshjes që patën në fshatin RAVEN, e ndërpreu bashkëpunimin me forcat partizane shqiptare dhe definitivisht kaloi nga ana e forcave nacionaliste dhe u kthye në Gostivar.
    Në këtë kohë Tetova dhe Gostivari ishin qendra kryesore të lëvizjes kombëtare. Pas themelimit të Lidhjes së Dytë të Prizrenit, Xhafer Deva, e vizitoi Tetovën dhe Gostivarin, ku u prit në mënyrë madhështore nga Shaip Kamberi, Gajur Derralla, Hysen Derralla. Xhafer Deva në Gostivar, mbajti një fjalim të zjarrtë para qytetarëve, për mbrojtjen e vendit nga përhapja e komunizmit. Pas tubimit Xhafer Deva vizitoi familjen e Kadri Saliut. Pasi me të ishin bashkëpunëtor të vjetër që në kohën e ish Jugosllavisë, ku kishin punuar sëbashku në luftën e tyre për çlirim nga pushtuesit jugosllav.

    Xhema me bashkëveprimtarë ishin kundërshtarë të përbetuar të të gjithë atyre që synonin t’u bashkoheshin aradheve partizane sllave, në mesin e të cilave ishte Brigada e Parë (Kosovare-maqedone), ku shumica ishin kolonë serb të ardhur në Kosovë, pastaj brigada kishte disa maqedonas. Kjo brigadë siç dihet u themelua nën mbikëqyrjen e Tempos në vitin 1943. Një vit më vonë u thelua edhe brigada e Brigada Katërt Shqiptare. Këto ishin formacionet kundërshtare të Xhemë Gostivarit në betejat e pareshtura deri në fund të vitit 1944. Pas mbarimit të luftës në Jugosllavi, këtë vlerësim për Tempon e pranuan edhe komunistët shqiptarë: Mithat Hoxha, Xhafer Kodra, Qemal Agolli, Abdi Gola dhe shumë të tjerë. “Pasi Tempo i organizoi kampet e përqendrimit pas për të vrarë e masakruar shqiptrarët nga Struga, Kërçova, Gostivari, Tetova, Shkupi deri në Preshevë e Bujanocë”. Sot e kësaj dite nuk u dihet varri i djemëve më të mirë që u vranë nga OZN-a, komuniste e komanduar nga vetë Tempoja. (V.Xh).
    Xhemë Gostivari shpesh shkonte në Shkup në “Bojali Han”, ku takohej me Shukri Hasanin. Pas kapitullimit të Bullgarisë në këtë han është mbajtur një Konferencë ku u vendos që në Shkup të ngrihet flamuri kombëtar dhe Shkupi t’i bashkëngjitet Shqipërisë. Në këtë Konferencë kanë marrë pjesë edhe Xhafer Deva, me parinë e Shkupit: Shukri Hasani, Jashar Emini, Reshid beu e tjerë. Emin Jashar beu në këtë Konferencë foli në dobi të turqve dhe më në fund tha se shqiptarët nuk duhet të hynë ta marrin Shkupin. Pasi shqiptarët janë pakicë. Udhëheqësia shqiptare nga ky fjalim antikombëtar vendosën që t”i pastrojnë hesapet me bejlerët e Shkupit.

    Me kapitullimin e Bullgarisë fashiste në shtator 1944, Shaip Kamberi si udhëheqës i Prefekturës për Tetovë e Gostivar arrin të organizon një tubim mbi Tetovë ku kanë qenë të ftuar bijtë më të mirë të kombit shqiptar në organizimin e vendit dhe mbrojtjen e territorit shqiptar nga forcat komuniste.
    Në këtë tubim kanë marr pjesë Xhemë Gostivari, Arrif Kepetani, Sulë Hotla, Jusuf Kuliku, Kadri Saliu, Shehap Selimi, Gajur Derralla, Afëz Xhemil Efendiu, Mulla Abaz Abazi, Idriz Cërcëri dhe shumë udhëheqës tjerë të Pollogut e më gjerë. Në këtë tubim u vendosë që të mbrohet me ushtri vullnetare çdo pëllëmbë e tokës shqiptare. Për Komandant të forcave të vullnetare u emërua Xhemë Gostivari, për zëvendës u emëruan Mafail Zajazi nga Kërçova, Arif Kapetani nga Tetova. Ndërsa për zonën e Karadaket Sulë Hotla, për zonën e Kaçanikut Avdil Dura me Ismail Hoxhën.

    Në këtë tubim në Mal të Sharrit, u mor qëndrim që të bisedohet me parinë e Shkupit në krye me Sahit Idriz Hoxhën, për këtë detyrë u ngarkuan zëvendësit e Xhemës: Mefail Kërçova me Arif Tetovën, që të merren vesh me Sahit Hoxhën e Shkupit, që të ngrihet flamuri shqiptar te Urra e Gurrit dhe Shkupi ti bashkëngjitet Shqipërisë Etnike. Por kërkesat e nacionalistëve shqiptarë, që Shkupi të hyjë në kuadër të Shqipërisë Etnike hasën në rezistencë te paria e Shkupit në krye me Sahit Hoxhën.

    Komanda e Ushtrisë Vullnetare ishte vendosur në fshatin Gllumovë, ndërsa një pjesë te stacioni hekurudhor në Tasion (sot Gjorçe Petrov), duke e pritur komandën për ta sulmuar Shkupin. Pra në bazë të dokumenteve ekzistuese shihet qartë për një organizim të mirëfilltë të pushtetit të Xhemës, në një hapësirë që kapë territorin shqiptarë nga Kërçova deri në Shkup. Pra periudha nga 10 shtatori deri më 14 nëntor, merret si periudhë e qeverisjes të pushtetit të Xhemës. Në këtë kohë u themeluan organet e pastra popullore shqiptare ku funksiononte vetëm Ushtria Vullnetare Shqiptare, për mbrojtjen e vendit nga depërtimi i forcave partizano-komuniste.

    Këtë periudhë të vetëqeverisjes më të ndritur të nacionalizmës shqiptare në Maqedoni, Historiografia maqedonase dhe ajo serbe tentojnë ta nxinë në të gjitha fushat e administrimit të saj, duke quajtur si periudha me e vështirë për sllavët e Maqedonisë, bullgarëve, maqedonasve dhe serbëve, që kanë jetuar në atë kohë në Maqedoninë Perëndimore. Por me këto shpifje sllave, ne shqiptarët jemi mësuar nga Kryengritja e Dervish Cares deri më sot. Pra jemi të bindur thellë se sllavët janë të lindur për shpifje dhe trillime të pa baza kundër shqiptarëve. Prandaj atyre fare nuk duhet tu besohet as në deklarata as në shkrime. Në këtë periudhë 1941-1944, kemi shumë gra maqedonase që dëshmojnë se periudha e Xhemës ka qenë shumë e sigurt, si në aspektin e sigurisë poashtu edhe në atë të rendit ushtarako-politikë. Pra këto akuza kundër pushtetit të Xhemë Hasës, fare nuk përkojnë me të vërtetën e funksionimit të shtetit shqiptar. Pasi ato vetë pranojnë se Xhemoja dhe zëvendësi i tij Arif kapiten Tetova, me veprat e tyre nuk kanë lejuar veprime negative ndaj popullsisë jo shqiptare.
    Në gazetën “Zani i Sharrit” shihet qartë një urdhër i Xhemë Hasës, si Komandant i Forcave Vullnetare, ku kërkon të respektohet ligji dhe siguria për gjithë qytetarët pa marr parasysh përkatësinë nacionale. Ky urdhër është botuar në gazetën “Zani i Sharrit” në tetor 1944.


    LUFTËRAT E XHEMË HASËS KUNDËR KOMUNISTËVE


    Me këtë rast duhet përmendur luftimet e përgjakshme të zhvilluara anekënd Pollogut në Koritë, Gurgurnicë, Sallarevë, Lrshkë, Vratnicë. Pastaj në anën e Kërçovës: Dy beteja në Izvor, në Brod, në Zajaz, në Kërçovë. Në anën e Dibrës; në Dibër, në Rrekë, Mavrovës dhe te Ura e Ravenit mbi Gostivar më 9 shtator 1943. Pastaj kah fundi i vitit 1944 kemi beteja shumë të përgjakura vetëm kundër komunistëve jugosllav dhe atyre maqedonas në fshatin Shishovë-Gllumovë në drejtim të “Gurit të shpuar”, mbi lumin Ilirida, të cilat zgjatën mbi dy muaj. Pastaj luftimet vazhduan edhe Karadak të Shkupit. Në fund kemi marrëveshjen në fshatin Gllumovë, e njohur në histori si “Marrëveshja e Pajtimit”, midis komunistëve dhe forcave nacionaliste. Por edhe këtu marrëveshjen e shkelën komanda jugosllave, e cila prapa shpine sulmoi shqiptarët.


    Heroikisht duke luftuar ,
    Deri tek Guri i Shpuar ,
    Atje mbi fshatin Shishovë ,
    N’ Iliridë deri në Kërçovë .


    Në Tetovë e Gostivar ,
    Ngriti lartë flamur kombëtar !
    Mirë po i prinë Xhema flamurit –
    Deri n’Shkup te Ura e Gurit !


    Më 12 Shtator, Dyzet e Katër –
    Xhema hyri n’Shkup pa hatër !
    Bashkë me trimat vullnetarë –
    Ngriti lartë flamurin kombëtar !.


    BETEJA E FUNDIT NË MALIN SHARR



    Xhemë Hasa me disa shokë kishte vendosur mos të largohet nga vendlindja dhe ta lente popullin e vetë në mëshirën e komunistëve jugosllav. Në anën tjetër pushteti komunist e dinte trimërinë e pashoq të Xhemë Hasës, prandaj kishte planifikuar që kjo figurë emblematike dhe trimëria e tij në këto anë kishte marrë dhenë kudo midis popullit dhe rinisë shqiptare se në këto anë lufton trimi i Gostivarit Xhemë Hasë Simnica. Prandaj pushteti komunist kishte urdhëruar forcat që sa më parë të asgjësohet ky kolos i trimërisë shqiptare. Sllavët në këto anë assesi të qetësohen dhe nga fika që kishin kur dëgjonin për emrin e tij nuk i merr as gjumi.

    Në pranverë të vitit 1945 kemi një betejë shumë të përgjakur në stanet midis fshatrave Rakovec-Novosellë mbi Bogovinë, ku flitet për një numër të madh të vrarë partizanë. Në këtë betejë doli fitimtarë Xhemë Gostivari. Ndërsa forcat komuniste, do të pësojnë humbje të mëdha, ku me të madhe i kishte kapluar paniku nga çetat vullnetare të Xhemë Hasë Gostivarit.
    Ndërsa nga komandantët duhet përmendur zëvendësit e tij: Mefailin dhe Arif Kapetan Tetovën, pastaj komandantët e batalioneve si: Aqif Reçanin, Musli Hasa, Shaban Korita, Lok Llokavica Bajram Dobërdolli. Nga Tetova: Menduh Palloshi, Idriz Cërcëri, Emin Roshi, Mehmedali Gllumova e tjerë.
    Luftën e Xhemës si oficer dhe Komandant i Ushtrisë Vullnetare në Maqedoninë Perëndimore (Shqipërinë Lindore), konsiderohet luftë për çlirimin dhe bashkimin e tokave të Shqipërisë në një shtet, në të cilin popujt pa dallim feje e kombi do të ishin të lirë dhe barabartë.

    Në këto rrethana ekzistuese, duke filluar nga gryka e Dërvenit mbi fshatin Zhelinë, duke përfshirë, pikën më strategjike të gjitha kohërave kështjellën e Skënderbeut, në fshatin Orashje deri në Radushë, me qytetet Tetovë, Gostivar, deri në Dibër e Strugë, është njohur si vend i lirë i shqiptarëve ose shpeshherë si zonë më e sigurt në aspektin e sigurisë gjatë lëvizjeve nëpër rrugë, falë komandantit Xhemë Hasë Gostivarit.
    Ndërsa në anën e Kërçovës ushtarakisht ka bashkëpunuar me Mefailin e Madh dhe Mefailin e Vogël. Ndërsa në Strugë me rrethinë Komandant Xhema ka bashkëpunuar me: Mentor Çokun, Beqir Bautën, Nazim Tateshin, Faik Dobovjanin, Murat Llabunishtën e shumë të tjerë që luftonin për kauzën shqiptare VXh.).
    Ndërsa Xhema në Dibër ka bashkëpunuar me parin dibrane e njohur në histori si “Bashkimi Dibran”, ku bënin pjesë Ukë Cami, Demir Dema, Sabri Maçellari, Ali Maliqi, Ferit Maliqi, Kadri Kallçishta, Ysni Dema, Miftar Kaloshi, Azis Kaloshi, Alil Alija, Ramadan Hoxha, Ilmi Bej Karahasani, Shaqir Cami, e tjerë. Këta sëbashku kanë dëbuar forcat partizane nga Dibra të komanduara nga Haxhi Lleshi.
    Në fundin e vitit 1944 rrethanat e përgjithshme ushtarake dhe politike, të formacioneve për një rezistencë të armatosur për mbrojtjen e tokave të tyre, nën komandën e Xhemë Gostivarit dobësohen pas dorëzimit të Gostivarit dhe Tetovës. Ndonëse nën rrethana shumë të rënduara, Xhemë Gostivari nuk heq dorë nga lufta e armatosur për realizimin e idealeve dhe të synimeve atdhetare. Nuk e ndërron për asnjë çast kursin e idealit për atdhe të bashkuar. Atdhe ai gjithnjë konsideronte Shqipërinë Etnike, tërësinë territoriale: Shqipëri – Kosovë – Çamëri. Njohësit e mirë të veprës luftarake të Xhemë Gostivarit me bashkëluftëtarët e tij të cilët dëshmojnë: “se çdo betejë e fillonte dhe e përfundonte me moton e kësaj kënge.

    - Bini burra, djem të ri,
    Për bashkimin me Shqipni,
    Me Kosovë dhe Çamëri..


    Xhemë Gostivari me grupin e tij më besnik largohet nga Ahishta dhe merr drejtimin e shpateve të Sharrit mbi fshatin Rakovec dhe Novosellë. Atje planifikonte ta priste pranverën për ta filluar luftën kundër komunizmit.
    Në majat e Sharrit do të rezistojë me armë në dorë deri në fillim të majit të vitit 1945. Në Sharr me Xhemën në fillim ishin edhe Lokë Llokovica, Aqif Reçani, Ilmi Tërnova, Merr Sërmnova etj. Për shkak të rrethanave që po krijoheshin, dimrit dhe acarit që po afrohej, ishin ndarë në dy grupe deri në pranverë. Xhema kishte vazhduar me grupin e gorjanasve, ndërsa Loka me Aqifin, Ilmiun, Merën, Xanin dhe të tjerë në drejtim tjetër.


    VRASJA E XHEMË GOSTIVARIT NË MAJ TË VITIT 1945


    Kur pushteti komunist mori pushtetin në hapësirat e okupuara, vuri në shërbim organet e ndjekjes të udhëhequr nga OZNA. Këmbëngulës ishin ta zënë gjallë Xhemë Gostivarin. Pushteti i kohës lidhur me zënien e Xhemës bënte plane të ndryshme. Meqë në betejat e ndryshme pësonin dëme të konsiderueshme, atëherë përdorën metodën tjetër, atë të tradhtisë. Tash vinin në skenë spiunët dhe njerëzit labilë, të shitur, ata të cilët lakmonin në para, në poste e në privilegje. Pushteti komunist gruan dhe dy djemtë e mitur që jetonin në Gostivar nuk i internoi, por i mbylli në shtëpinë e tyre, ku instaloi njerëzit e vetë që kenë nën mbikëqyrje familjen e Xhemës. Siç deklaron i biri i Xhemës, Sheraf Hasa: “ditë që nuk harrohen kurrë”
    Pikërisht i përgjigjet rastit dhe ngjarjes së likuidimit fizik të Xhemës nga “miqësia”. Që kishin lidhur me sllavët: labilët, frikacakët, karrieristët, të shiturit, tradhtarët, ata që kishin rënë në ujdi të plotë ta zhduknin fizikisht këtë trim të madh të kombit dhe njëherit legjendë e trimërisë mbarë kombëtare.
    Me ndihmën e bashkëpunëtorëve të sllavit, supozohet, se është hartuar plani i zënies dhe i likuidimit të Xhemës. Ai plan do të jetë hartuar në kancelaritë më të larta të sigurimit shtetëror në Gostivar, Shkup dhe në Beograd. Këtij grupi të ashtuquajtur “miq të Xhemës” i premtohen privilegje të mëdha, poste e detyra në hiqymet, rroga të majme. Ndër të tjera, u kishin thënë: “se me likuidimin e Xhemës, ata kryenin një borxh ndaj atdheut jugosllav dhe një detyre të shenjtë komuniste”. Në listën besnike të pushtetit, siç është marrë vesh më vonë, ishin i aty dhe i vëllai i gruas, baxhanaku i Xhemës dhe më të afërmit e tij. Planin e kishin pjekur mirë, ngase Xhemës i frikësoheshin si vdekjes. Meqë nuk guxonin t’i dilnin përballë, kishin bërë planin ta helmonin. Njëri nga pjesëmarrësit në helmim, në këtë vepër antikombëtare, në lavd e sipër, kishte rrëfyer shumë më vonë se Xhemën e kanë helmuar me petulla. Sapo kishte filluar të hante petullat e helmuara, të përgatitura enkas për të, kishte ndjerë të therme të forta – dhembje në bark. Nga djegia e brendshme që i kishte shkaktuar helmi i fortë, i ishte afruar burimit. Helmi shpejt e kishte bërë të veten. Në fund ky hero kombëtar bindet se është i tradhtuar. Rrok shmajzerin dhe ua drejton. Sytë i terratisen, e lëshon fuqia atë burrë shkëmb. Zbraz një breshëri plumbash të pakontrolluar nga shmajzeri i tij. Ishte hera e parë dhe e fundit që nuk qëlloi aty ku duhet, në armikun shekullor të kombit. Komplotistët kur u bindën se nuk jepte më shenja jete, i afrohen Xhemës, i cili qëndronte i shtrirë pa frymë, ia rrëmbejnë shmajzerin dhe me plumbat e mbetur ia qendisin gjoksin për së vdekuri, pikërisht më 6 maj 1945, ditën e Shëngjergjit.
    Shumica e të intervistuarve dhe ata që kanë bërë fjalë në mjete të informimit lidhur me likuidimin fizik të Xhemës kanë të njëjtin mendim –është helmuar me petulla pastaj është qëlluar me armë automatike.. Sipas dëshmive të Xhelë Kalishtës, helmi ka qenë i futur në pekmez, me të cilën janë lyer petullat.
    Sa i përket datës së helmimit hasim në teza të ndryshme të ndryshme. Ka të atillë që datën e helmimit e marrin 2 majin e vitit 1945. Ia presin kokën qyqarët dhe “triumfalisht” e sjellin në Tetovë, pastaj e dërgojnë në Gostivar dhe e vendosin te ndërtesa e burgut në dritare, ku pala sllave ftohet për ta parë kokën e Xhemës. Në këto çaste tragjike për shqiptarët në përgjithësi, pala sllave e fyejnë dhe e pështynë kokën e komandantit dhe trimit Legjendar të shqiptarëve.
    Trupin e copëtuar të Xhemës “miqtë” e tij e lënë mbi dhe në shpatijet e malit Sharr. Pas disa ditësh trupin e pajetë do ta gjejnë çobanët e këtyre anëve, do ta varrosin, duke e vënë trupin e gjymtuar të pushojë thellë në malet e Sharrit. E varrosën çobanët atje ku këmba armike kurrë nuk shkeli. Varrin do ta shënojnë me dy gurë të bardhë. Ishin këta gurë lapidarë pa shkronja, mbi varin e heroit kombëtar që luftoi aty ku e do nevoja, për të mbrojtur Shqipërinë .
    Me likuidimin fizik të Xhemë Gostivarit, forcave kombëtare shqiptare u jepet grusht i rëndë historik. Mirëpo, edhe pse paraqiten rrethana tejet të vështira për shqiptarët në këtë periudhë të sundimit komunist, ky kolos ka mbijetuar dhe do të jetojë me shekuj, vepra e tij kombëtare do të jetë gjithmonë midis nesh, në shpirtin e çdo shqiptari do të jetojë fryma bujarisë, do të jetojë trimëria e pashoq e këtij kolosi nga Gostivari. Lavdia dhe emri i Xhemës do të mbeten për jetë në zemrat e çdo shqiptari në luftë për bashkim kombëtar. Xhemë Hasa krijoi me veprën e tij luftarake një epope trimërie ndër shqiptarët, ku trimëria e tij do të jetë gjithnjë në shërbim dhe në ndihmë popullit, kurdo që e lypë nevoja dhe rasti në mbrojtje të kombit. Ky popull liridashës për jetë e mote, kurrë nuk do të harroj gjakun e derdhur në luftë për mbrojtjen e Shqipërisë Etnike deri në Shkup.
    Nëntori i vitit 1944, është vit i kobshëm për forcat nacionaliste shqiptare, pas hyrjes së forcave komuniste në Gostivar. Kadri Saliu u kap dhe u nxor para në gjyqit ushtarak të Tetovës. Ky në gjyq para të pranishmëve tha; që shumica nga ky Këshill gjyqësor kanë qenë nga ana e Bullgarisë ndërsa Boris Kançeskit i tha para trupit gjykues: “Ti Boris Kançeski, je ai që e ngrite lartë flamurin bullgar së bashku me shokë në Gostivar, duke pritur ushtrinë e Car Borisit, ushtrinë fashiste bullgare. Këto fjalë tingëlluan fuqishëm para gjithë popullit i cili dëgjonte me vëmendje këtë seancë gjyqësore. Pasi ky ishte në atë kohë anëtar i Partisë Komuniste të Qarkut të Tetovës. Pra pushteti “popullor” komunist, me këto kuadro njerëzish, me plotë bagazh të errët politikë që deri dje luftonin për flamurin bullgar, tani i dënonin shqiptarët, që vetë vetiu kurrë nuk kanë qenë për një Maqedoni të pavarur. Por këtë shtet ua fali dhuratë Tito dhe Partia Komuniste Jugosllave me ndihmën e komunistëve shqiptarë.
    Por, këto dëshmi të Kadri Saliut nuk u morën parasysh. Kryetari i Këshillit të Gjyqit Ushtarak, Tomo Sofronievskit dhe Prokurorit Publik Koço Tolevski, më 30 maj 1945, Kadri Saliut i shqiptuan dënimin me vdekje.
    Më vonë Kadri Saliu arrin të largohet nga burgu dhe së bashku me Shaip Kamberin dhe Jusuf Kulikun fshihen në një shtëpi pas Xhamisë së Larme në Tetovë. Por pas disa ditëve zbulohen nga ana e disa komunistëve shqiptarë dhe paraqiten te pushteti komunist. Këta kapen nga OZN-a dhe dërgohen në drejtim të lumit Shkumbin, ku hidhen në gypat e hidrocentralit mbi Tetovë për të zhdukur gjurmët. Sot e kësaj dite nuk u dihet vari këtyre atdhetarëve që luftuan për të mbrojtur Shqipërinë e bashkuar, kudër pushtetit komunist jugosllav. Me vrasjen e këtyre udhëheqësve Tetova dhe Gostivari ngelin edhe më tutje nën pushtetin komunist jugosllav. Ku pushteti komunist ushtroi dhunë edhe më të egër se sa në kohën e regjimit të ish Jugosllavisë mbretërore. V.Xh).
    Poashtu në pozitë tejet të vështirë politike ishin edhe ata atdhetarë që u kthyen në Shqipëri, ku tani më sundonte Partia komuniste në krye me Enver Hoxhën. Pushteti komunist i Hoxhës i dënoi edhe udhëheqësit e Gostivarit, me diktatin e jugosllavëve: I pari ishte Nënprefekti i Gostivarit Xhevat Kallajxhiu i cili bëri shumë në rregullimin e qytetit dhe emancipimin e popullatës së Gostivarit me rrethinë. Në poashtu të njetin fatë e përjetoi edhe Ibrahim Tërshana, i cili u burgos në Tiranë. Ky kur e pa se dënimi kundër tij është i përjetshëm, ai u hodh nga dritarja e katit të tretë dhe vdiq në vend, vetëm për mos me ra gjallë në duar të komunistëve.
    Xhemë Gostivari sot njihet në tërë Shqipërinë Etnike, si një hero mbarëkombëtar, si një burrë trim i pashoq, i cili luftoi bashkë me vëllezërit e vet dhe mendimtarët e tij që të bashkonte Shqipërinë, ashtu siç e ka falur natyra, një Shqipëri Etnike, të bashkuar dhe demokratike në Evropë.
    Të gjithë së bashku të veprojmë dhe ta çojmë në vend synimin dhe mesazhin e Xhemë Gostivarit, që ia kishte lënë amanet Abdyl Frashëri “të gjithë së bashku të luftojmë dhe të punojmë për Shqipërinë Etnike, për kombin dhe për atdheun tonë, që një ditë të jemi të bashkuar. Ashtu siç e ka falë Shqipërinë Zoti midis Ballkanit, ashtu siç na do shpirti dhe zemra të gjithëve.
    Ne, jemi sot përpara heroit të kombit, mikut dhe bashkëluftëtarit të Mithat Frashërit, që shkroi historinë e kësaj ane me trimërinë e pashoq me gjakun e vet. Sot është nderë për të gjithë ne emri i Xhemë Hasë Gostivarit. Është nderë për kombin shqiptar. Ky hero kombëtar, u tregoi të gjithëve në vepër se si luftohet për komb e atdhe, së bashku me të gjithë ata që luftuan deri tani për të mbrojtur Shqipërinë.
    Shqiptarët sot mburren me emrin e këtij kolosi, emri i tij është emblema e trimërisë shqiptare. IXhemë Gostivari me veprën e vetë madhore, vazhdoi rrugën pas heronjve të mëdhenj të kombit: Skënderbeut, Abdyl Frashërit, Hasan Prishtinës, Ismail Qemalit e tjerë. Burra të tillë trima, rrallë lind historia, ata flijuan veten për Shqipërinë dhe kombin. Edhe një herë nderime për Gostivarin si qendër e rezistencës në luftë për çlirim dhe bashkim kombëtar. Respekt dhe përkulje për këtë hero mbarëkombëtar, XHEMË HASË GOSTIVARI, VULOSI NË PIEDESTAL TRIMËRINË E SHQIPTARËV, brez pas brezi.



    Më 06. Maj 2010 Prof. Dr. Vebi Xhemaili
    Tetovë Ligjërues në USHT



    P.S. keto i mora nga Dydrinasi ne nje teme tjeter.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Rina_87 : 19-05-2011 më 06:08

  4. #4
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Citim Postuar më parë nga Rina_87 Lexo Postimin
    Mefaili i madh ne te majte dhe Mefaili i Vogel ne te djathte??


    E nderuar Rina_87: rrofsh qe e solle ketu, ne Gostivar dhe ne Kercove nuk u ndal lufta per Shqiperi te cliruar dhe te bashkuar,krismat e fundit ne Ballkan ishin po ne keto dy qytete.. Nga tradhetia e dyfisht-ideologjia komuniste kish perca shqiptaret, forcat kombetare pesuan disfate te perkohshme- ja edhe mbi 60 vjet pas luftes gjaku dhe fryma e tyre rron ne vendlindje dhe ne gjithe boten kah i coi jeta trashigimtaret e luftetarve te lirise! Armik i vetvetes populli yne, e vrane nje enderr per bashkim vete shqiptaret...rruga dhe lufta vazhdon,por shtyhet me dekada dhe me shekuj nga populli yne kryenec dhe tradhtar i vetvetes,e cojme gjithe jeten tu u marre me vetveten !

    Dialize kombetare

    Shume gjak barbari ne vehte ke,
    Shqiperi i shtrenjte Atdhe!
    Ka ardhe koha te behet filtrimi,
    gjaku i pastert tek burimi!




    Historia shkruhet me ne fund!



    Ne njihemi si komb qe nuk shkruajm historine tone,si popull qe nuk e lexojme , dhe me e keqja e harrojme edhe kur e perjetojme ne lekuren tone.


    Mefaili i Madh ne mes,ne krah te djatht Mefail i Vogel -me dylbi rreth qafe ( I madhi trashigimtaret e shperndare-ne Turqi dhe gjetiu,I Vogli ne Amerike dhe Zajaz)..dhe ne krah te majt Begzat Vuli- trashigimtaret Osman -Zajaz,dhe Azem (Aliu)-ne Amerike-sternipi mban emrin e gjyshit ne foto ,eshte djal i shkelqyeshem dhe eshte diplomat i lart ne Amerike-ka qene me sherbim te Administrates Amerikane edhe ne Ballkan(Kosove,Maqedoni,dhe me gjate ne Shqiperi-ku mund te behej edhe Ambasador...!!!per shkaqe familjare,personale u kethye ne Amerike)-eshte mjek dhe diplomat Begzat Aliu(soji Vuli)

    Me ne fund shoh te shkruhet edhe per Xheme Gostivarin,Lokman Lokovicen (la nje djal Rrahman qe nuk jeton me -nipa ,mbesa plot- ne gjithe fshatrat e Gostivarit dhe ne qytet-nipi Loka qe mban emrin eshte arsimtar dhe jeton ne Lokovice .... sternipi Fidan Jusufi)

    me nderime,
    bili99
    Ndryshuar për herë të fundit nga bili99 : 19-05-2011 më 09:29
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-03-2009
    Postime
    34

    lufta e Xheme Gostivarit

    Ne fotografine e postuar te ballistave te zajazit ne mes eshte Mefaili i Madh , ne te majt eshte mefaili i Vogel dhe ne te djalthte eshte Begzat Vuli, poashtu nga Zajazi. Te fala Ilmiu

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •