Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 46
  1. #1
    Perjashtuar Maska e Marmara
    Anėtarėsuar
    12-06-2003
    Vendndodhja
    Ne Rrugen e Zotit
    Postime
    229

    A po kthehet Turqia nė Ballkan?

    Pėrpjekja pėr t’i dhėnė pėrgjigje pyetjes se a po kthehet Turqia nė Ballkan jo qė nuk ėshtė e lehtė, por ajo pėr mė shumė shtron edhe shumė pyetje tė tjera tė cilat sė bashku e ngrenė njė ēėshtje sa komplekse aq edhe tė re, jo vetėm pėr ne dhe Ballkanin, por edhe mė gjerė.

    Janė tre ēėshtje tė njė dimensioni qė duhet parė nė raport me kėtė kthim jo vetėm gjeopolitik. A do tė faktorizohen shqiptarėt nė Ballkan me njė rikthim tė tillė tė Turqisė, a do tė ketė ndryshime nė raport me islamin dhe fetė me politikėn nė rajon dhe shumė e rėndėsishmja, cili do tė jetė fati ynė dhe i ballkanasve tjerė drejt BE-sė?

    E madhe pėr nga hapėsira dhe popullsia, e pasur me pasuri nėntokėsore e mbitokėsore, e vendosur nė njė pozitė tejet tė rėndėsishme gjeostrategjike, me dalje nė disa detra dhe me trashėgimi tejet tė pasur dhe pėr shumėēka unike, Turqia gjithmonė ka pasur premisa tė mira tė mos jetė vetėm njė shtet i zakonshėm. Sot mund tė thuhet se ai mė sė paku ėshtė i tillė. Ajo nė ēka pajtohen shumė analistė ėshtė se nė Turqi tash sa kohė, e sidomos pas pėrfundimit tė Luftės sė Ftoftė, me njė doktrinė tė re jo vetėm nė politikėn e jashtme, rirreshtimet janė pėrpjekje tė njė shteti qė do dhe mund tė luajė rol mė tė madh nė arenėn ndėrkombėtare dhe tė krijojė zonėn e saj tė interesit, e cila do tė pėrfshinte Azinė qendrore, Kaukazin dhe gjithsesi Ballkanin. Disa kėtė e quajnė neo-osmanizėm, tė cilin emėrtim turqit nuk e preferojnė pėr shkak tė konotacionit tė mundshėm imperialist tė saj. Unė kėtė rirreshtim turk sot do ta pėrkufizoja si doktrinė gjeopolitike tė dizajnuar pėr t’i shtrirė interesat nga mė tė ndryshmet tė shtetit turk pėrtej kufijve tė saj, sidomos atje ku mund tė ndihmojnė lidhjet dhe trashėgimitė osmane.

    Pėrkundėr kėsaj, Turqia vazhdon pėrpjekjet e saj serioze tė anėtarėsohet nė BE. Pėr shkak tė konflikteve tė saj shekullore me jo pak prej evropianėve, pėr shkak tė dallimeve tė mėdha kulturore, pėr shkak tė fesė islame, shumė prej evropianėve, edhe pse njė pjesė e cepit tė saj gjendet nė Evropė, e perceptojnė Turqinė si vend jo evropian dhe nuk e duan nė radhėt e tyre nė BE. Por, sa pėr shkak tė interesave gjeostrategjike aq edhe atyre financiare dhe tė tjera, ka edhe vende tė cilat e duan edhe e ndihmojnė nė kėtė synim, ndėr to nė Evropė prin Britania, ndėrsa jashtė saj, SHBA-tё. Ka indice pėr tė konstatuar se, sa mė i madh ėshtė refuzimi i evropianėve pėr Turqinė nė BE, aq mė shumė rritet bindja te turqit se duhet investuar mė shumė nė doktrinėn e re turke, qė duket se tashmė po ridizajnohet nė Ankara si neo-osmanizėm. Por ka fakte qė dėshmojnė se neo-osmanizmi nuk ėshtė qėllimi i vetėm. Turqia mundohet tė nxjerrė pėrfitime tė shumanshme me balancat e reja politike, ku jo rrallėherė nuk mungon bashkėpunimi shumė i ngushtė, ta zėmė me Federatėn Ruse, ku nganjėherė ka hezitime apo ndonjė mospajtim me SHBA-tё, ta zėmė rreth Izraelit apo shfrytėzimit tė bazave turke, apo ka raporte tė njė kualiteti tė ri dhe me ndikim tė shtuar me shtetet arabe.

    Por t’i kthehemi ēėshtjes sė Ballkanit. Nuk ka ende fakte, por tek-tuk ndonjė indice qė mund tė na jepė tė drejtė tė konstatojmė se rikthimi i Turqisė nė Ballkan nuk bėhet me sllallom tė vetmuar politik, por mė shumė kjo pretendohet tė bėhet nė kuadėr tė asaj qė quhen tashmė interesa euroatlantike apo konkretisht me “izėn” e SHBA-ve. Nuk janė tė paktė ata qė mendojnė se ky kthim ėshtė thjesht ekonomik e biznesor, pa pretendime tė tjera. Por ka edhe nga ata qė kthimi i Turqisė nė Ballkan, qoftė vetėm ekonomik, u ėshtė bėrė paranojė politike dhe kulturore. Ditė mė parė u tha, por asgjė zyrtare nuk u konfirmua, se kampi i njohur ushtarak nė Kosovė Bondstil do t’i kalojė nė menaxhim shtetit turk. Serbėt u shastisėn vetėm nga ideja. Mbase mund tė jetė kėshtu sidomos kur dihet se janė SHBA-tё janė shumė tė zėna dhe shpenzojnė shumė mund e para nė zona tė tjera shumė mė tė mėdha e mė konfliktuoze. Prandaj, Turqia mbetet mė e pėrshtatshmja qė mbi bazėn e parimeve dhe interesave tė njėjta, ta vazhdojė aty ku e kanė lėnė amerikanėt apo thėnė mė saktė ta shtyjnė tutje atje ku duan amerikanėt. A do tė thotė kjo se kėshtu Turqia do tė hyjė nė atė Evropė ku nuk ka hyrė Evropa, konkretisht BE-ja, pėr ta pėrmbushur kėtė boshllėk jo vetėm gjeostrategjik? Nė Ballkanin Perėndimor ka ende probleme tė hapura qė duan zgjidhje dhe aty ku ka tė tilla probleme lėvizjet e tilla tė lojtarėve tė mėdhenj mund tė ndodhin. Pėrndryshe ky rikthim i Turqisė zor se mund tė bėhet pa bashkėpunimin me SHBA-tё dhe nėn ombrellėn atlantike. Nė anėn tjetėr turqit nė Ballkan mund tė kenė pėrkrahje nga disa vende tė kėtij rajoni pėr kėtė projekt, por mund tė kenė edhe kundėrshtime tė ashpra nga disa tė tjera, po tė Ballkanit, tė cilat kthimin e tyre mund ta pėrjetojnė si degradim. Qoftė nė variantin e parė qoftė nė tė dytin kėtė rikthim tė Turqisė nuk do ta pėlqejė Federata Ruse e cila me ēdo gjė qė bėn nė Ballkan, e sidomos me pėrkrahjen e Serbisė, lė pėr tė kuptuar se ajo ende nuk heq dorė qė Ballkanin ta ketė nė njė mėnyrė zonė tė interesit ku, nėse jo plotėsisht, atėherė mund tė shtrihet nė segmente tė caktuara. Rivaliteti i Turqisė nė kėtė rajon asaj vetėm se mund t’i prishė punė. Duke e pasur parasysh synimin e proklamuar tė Brukselit nė Ballkan zor se edhe atje mund tė mendojnė ndryshe.

    Cilat mund tė jenė efektet e kėsaj politike tė Turqisė nė Ballkan konkretisht nė Kosovė dhe tek tė gjithė shqiptarėt? Mund tė thuhet se ndaj rikthimit tė turqve nuk ka antipati te shqiptarėt, pėrkundrazi. Raportet tradicionalisht tė mira tė Turqisė me Shqipėrinė dhe njohja si dhe ndihma nė pavarėsimin e shtetit tė Kosovės, vetėm se e kanė shtyrė pėrpara ndjenjėn e hershme qė e ka bazėn edhe te ngjashmėritė e ndryshme kulturore, fetare dhe lidhjet e ndryshme farefisnore. Por nuk ėshtė gjithnjė dhe gjithmonė kėshtu, ka edhe tė atillė tė cilėt pėr kėtė rikthim tė mundshėm flasin si pėr njė mundėsi tė re degradimi dhe dezintegrimi kombėtar e kulturor tė shqiptarėve. Neo-osmanizmi turk, i definuar tashmė dhe i kthyer nė doktrinė tė re gjeopolitike, e ka tё pashmangshėm raportin me fenė islame. Si njė nga shtyllat e saj dikur, ajo do tė vazhdojė tė jetė gjithsesi hallkė e fortė lidhėse me tė tjerėt nė kėtė projekt. Sekularizmi turk ėshtė i njohur dhe shpesh pėrmendet nga perėndimorėt se si ai duhet tė jetė shembull pėr tė tjerėt nė botėn arabe, se si mund tė funksionojė gėrshetuar, shoqėria me fe islame dhe liberal-demokracia. Ēėshtja ėshtė se pėr neo-osmanizmin turk islami ėshtė i nevojshėm ndoshta mė shumė se sekularizmi pėr t’i forcuar dhe ringjallur fijet e dikurshme osmane jo vetėm nė Ballkan. A do tė thotė kjo se mė shumė neo-osmanizėm do tė thotė mė shumė islam nė Kosovė dhe gjetiu nė Ballkan? Nėse ėshtė kėshtu kjo mund tė sjellė probleme edhe pse Turqia vetė preferon sekularizmin, sado qė jo pa probleme tė brendshme. Pėrmbledhtazi aktualisht interesi ynė nacional ėshtė qė tė bashkohemi dhe tė integrohemi me Evropėn, konkretisht me BE-nё. Pyetje pesёlirėshe ėshtė se mė shumė Turqi nė Kosovė, a do tė thotė pėr ne mė pak Evropė, apo jo? Pyetja mund tė shtrohet edhe ndryshe: sa mė shumė refuzim i BE-sё pėr tė vėnė raporte kontraktuese me Kosovėn dhe pėr ta pranuar Turqinė nė BE, a do tė thotė kjo mė shumė neo-osmanizėm nė Ballkan? Kthimin e Turqisė nė Ballkan nė kuadėr tė ombrellės sė interesave tė NATO-s dhe SHBA-sё jo pak e shohin si njė dritare tė re pėr jo pak pėrfitime ekonomike dhe tė tjera pėr Kosovėn, por ato mund tė jenė kualitative dhe pozitive pėr ne, vetėm me kusht qė tė mos mbyllet ajo e madhja dritarja e integrimeve pėr nė BE. Pėrndryshe potencialet tona janė tė vogla si Kosovė por edhe si shqiptarė nė Ballkan, pėr ēfarėdo lėvizje tė reja gjeopolitike jashtė atyre euroatlantike.

  2. #2
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    20-04-2011
    Postime
    394
    po,po edhe ate shume shpejt ......

  3. #3
    Kohet e fundit shihet nje kthim 360 grade i Turqise ne ceshtjen Ballkanike. Pa dyshim stacioni eshte Kosova. Priten zhvillime historike ne tre kater muajt e ardhshem ndoshta deri ne shtator dhe keto ne favor te shqiptareve. Le te presim zhvillimet. Cdo gje ka te beje me sferen politiko-ekonomike rol i cili i eshte ngarkuar Turqise. Pra nese "i dhemb" Shqiperia Turqise do te shihet se shpejti.
    Po Turqia po kthehet me tjeter fytyre.
    Paqe!

  4. #4
    Perjashtuar Maska e Marmara
    Anėtarėsuar
    12-06-2003
    Vendndodhja
    Ne Rrugen e Zotit
    Postime
    229

    KaNgA e Junanit

    Rrehi teli te baba mret –
    Hej, aman babė, he baba Dovlet ,
    Hiqma qafe , babė , qit milet ,
    Se m’ qiti fare , babė, me ēka m’ gjet ,
    Se po ta jap ty, Rajėn apet ,
    Se ku t’ duesh mexhėn vnoje vet !”
    (Kanga e Junanit)

  5. #5
    Perjashtuar Maska e Marmara
    Anėtarėsuar
    12-06-2003
    Vendndodhja
    Ne Rrugen e Zotit
    Postime
    229

    Turqia

    Turqia deri nė vitin 2040 pėrsėri do tė “mbisundojė” nė rajon



    Turqia filloi ta pėrforcojė fuqinė nė rajon dhe deri nė vitin 2040 do tė jetė super fuqia e vetme ne atė rajon dhe do tė ketė pushtet ndaj vendeve tė Perandorisė sė mėparshme osmane, sipas parashikimit tė udhėheqėsit tė agjencisė joqeveritare amerikane pėr hulumtime strategjike “Stratfor”, Xhorxh Fridman, cituar nga gazeta “Sabah”.



    Gazeta thekson se ėshtė e domosdoshme t’i pėrkushtohet vėmendje kėtij parashikimi, duke marrė parasysh se Fridman ėshtė udhėheqės i njė nga qendrat mė tė rėndėsishme pėr hulumtime strategjike nė SHBA dhe ėshtė i afėrt me Pentagonin.

    “Qė tani mund t’i shihni gjurmėt e ‘sundimit’ tė cilat Turqia do t’i ndėrtojė nė rajonin e Perandorisė sė dikurshme osmane”, theksoi Fridman.

    Ai pohon se ky proces tashmė ka filluar. Sipas tij, sa i pėrket vendeve islamike nė rajon, ndikimi i Turqisė nė ato vende pa ndėrprerė po rritet dhe ajo ka filluat madje edhe tė dominojė nė rajon.

    Fridman shton se Turqia po zhvillon lidhje me Shqipėrinė dhe me Serbinė nė Ballkan, ndėrsa nė Kaukaz ka ndėrtuar aleancė tė fuqishme me Gjeorgjinė dhe me Azerbejxhanin.

    Ai vlerėson se Turqia ka dy veti karakteristike – ka ekonomi “tė gjallė” dhe armatė shumė tė fuqishme. Sipas tij, tani Turqia e ka ekonominė e 17-tė, sipas madhėsisė nė botė, ndėrsa sipas parashikimeve tė tij, deri nė vitin 2020 do tė afrohet deri nė vendin e 7-tė sipas kėtij treguesi.

    Pėrparėsia mė e rėndėsishme e Turqisė, sipas Fridman, ėshtė struktura e saj gjeografike. Udhėheqėsi i agjencisė joqeveritare amerikane pėr hulumtime strategjike “Stratfor” mendon se Turqia posedon gjithēka ėshtė e domosdoshme, pėr t’u bėrė fuqi rajonale dhe nė rajon nuk ka vend tjetėr tė tillė.

  6. #6
    Perjashtuar Maska e Marmara
    Anėtarėsuar
    12-06-2003
    Vendndodhja
    Ne Rrugen e Zotit
    Postime
    229

    Turqia

    inshaALLAH,po kthehet,po kthehet, avash,avash,por me hapa te sigurta..

  7. #7
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    10-06-2009
    Vendndodhja
    Ne Kontinentin tim
    Postime
    315
    hahah

    ca ska ne dit te sodit,,

    ne ballkan njerzit po behen dit per dit e me ilir,,

    e ne Shqiptari,,,dit per dit e me Shqiptar,,

    e ne foruma dit per dit e ma budall hahahaahah

    nje mesues Historie nga Kroacia,,,por qe jeton ne gjermani,,dhe ka nje restorant ne te cilin un shkoj me deshir,,,pasi gatuan shum mir,,dhe kur diskutoj me te,,,edhe ai mburret me prejardhjen e tij ilire,,thot ne vetem gjuhen e kemi sllave,,por gjakun e kemi ilir,,
    ai me ka then se ne Zagrep,,,Shqiptaret nuk paguajn takse,,,nuk e di se sa esht e vertet kjo,,

    por di qe tendenca per tu rikthyer iliria duket qe tani,,

    pastaj po ta lidhesh edhe historin e Shqiponjes dhe Finiksit,,

    Profetia e flamurit Kombtar,,ishte,,ringjallja pas 500 vjetesh,,dhe shqiponja,,,simbol i liris..

    ishin shqiponjat aleate,,,popujt e lir,,,aleat te shqipes,,,qe permbushen pjesen tjeter te profetis,,

    tani ne kemi vetem 100 qe kemi rilindur,,por kur te behemi 500??

  8. #8
    Mirė se vini nė Harlan Maska e FreeByrd
    Anėtarėsuar
    05-02-2011
    Vendndodhja
    Tennessee
    Postime
    1,023
    Citim Postuar mė parė nga Kryqi i Paqes Lexo Postimin
    Kohet e fundit shihet nje kthim 360 grade i Turqise ne ceshtjen Ballkanike. Pa dyshim stacioni eshte Kosova. Priten zhvillime historike ne tre kater muajt e ardhshem ndoshta deri ne shtator dhe keto ne favor te shqiptareve. Le te presim zhvillimet. Cdo gje ka te beje me sferen politiko-ekonomike rol i cili i eshte ngarkuar Turqise. Pra nese "i dhemb" Shqiperia Turqise do te shihet se shpejti.
    Po Turqia po kthehet me tjeter fytyre.
    Have you forgotten these are the people that attempted to put you under their thumb century after century. These are the descendants of the Ottoman Empire and Sultan that sent huge military forces to destroy Skanderbeg and Albanian independence. They are the people that kept Albania in the dark ages by offering no path to education and political enlightenment. My God, the Turks were the Soviet like tyrants of the Balkans suppressing and terrorizing Albanians, Montenegrins, Serbs, Croats, Slovenes, Hungarians, Romanians and others. What about the Turkey of today ? Perhaps you should ask the Kurds how the Turkish government has used ruthless tactics to forcefully assimilate these proud independent people.

    ________________________________________________


    A keni harruar kėta janė njerėz qė u pėrpoqėn pėr tė vėnė nėn shekullin e tyre ju thumb pas shek. Janė pasardhėsit e Perandorisė Osmane dhe Sulltanit qė i dėrgoi forcat e mėdha ushtarake pėr tė shkatėrruar Skėnderbeut dhe tė pavarėsisė sė Shqipėrisė. Ata janė njerėz qė mbahen Shqipėria nė moshė tė errėt duke ofruar asnjė rrugė pėr tė edukimit dhe sqarim politik. Perėndia im, turqit ishin tiranėt sovjetike si e Ballkanit shqiptarėve shtypur dhe terrorizuar, malazezėt, serbėt, kroatėt, sllovenėt, hungarezėt, rumunėt dhe tė tjerėt. Po nė lidhje me Turqinė e sotme? Ndoshta ju duhet tė pyesni kurdėve si qeveria turke ka pėrdorur taktikat e pamėshirshme pėr forcė asimiluar kėta njerėz krenarė tė pavarur.
    We are the part of the Cosmos that discovered and understands its unfolding story

  9. #9
    eshte fuqi mo, ketu afer ne mo
    fuqia po ben punen e fuqise mo, te ishim ne te njejten gjendje mo sillo edhe ne do te vepronim keshtu mo

    por ja qe sjemi...
    We never really grow up, we only learn how to act in public.

  10. #10
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    25-05-2011
    Postime
    58
    Po me ato pak njohurit e mia, nga leksionet e fundit te gjeografis, un kam mesuar qe Turqia eshte pjes e Ballkanit. Ajo s'kthehet, ajo eshte ketu.

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •