Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 16
  1. #1
    Hierark i lartė Maska e Uriel
    Anėtarėsuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207

    Greqia: Dashnorja e Perėndimit, Gruaja e Lindjes

    Mė poshtė do ju paraqes veprėn e gazetarit tė mirėnjohur amerikan Robert D. Kaplan, i shquar pėr trajtimin e shumė zonave tė nxehta konfliktesh, pėrfshirė dhe rajonin ballkanik. Subjekti i librit ėshtė njė ndėr aktorėt kryesorė tė politikėbėrjes ballkanike tė shek XX - Greqia. Lexim tė kėndshėm.


    Nė Vend tė Parathėnies

    Zgjedhjet lokale nė Shqipėri, nė tetorin e vitit 2000, ngritėn vorbull ere si brenda nė Shqipėri, ashtu edhe jashtė saj. Mospajtimet e dy kampeve kryesore politike nė Shqipėri pėr zgjedhjet lokale dhe rezultatin e tyre ishin diēka e pritshme. Komuniteti ndėrkombėtar nuk e mori pėr gjė shumė tė madhe kėtė vorbull. Pėrpjekjet e tyre u pėrqėndruan pėr tė ulur gjakrat dhe pėr tė legjitimuar zgjedhjet, ndėrsa vėrejtjet dhe rekomandimet pėr pėrmirėsimet pėrkatėse do tė bėheshin nė njė kohė mė tė vonė. Ajo qė nuk ishte e pritshme, kur nė pushtet nė Shqipėri ėshtė Partia Socialiste, ishte qėndrimi qeveritar, joqeveritar, politik, fetar, i masmediave, etj., greke pėr zgjedhjet. Mund tė thuhet se ai ishte disi kundė rrymės tė qėndrimit ndėrkombėtar. Pėr Greqinė shqetėsim nuk pėrbėnin zgjedhjet dhe procesi zgjedhor, nė pėrgjithėsi, nėse ai ishte ose jo ne pėrputhje me normat dhe standartet ndėrkombėtare pėr zgjedhje tė lira dhe tė ndershme. Asaj i intersonte rezultati vetėm nė njė zonė tė caktuar, - njė tjetėr rast ky pėr tė nxjerrė nė dritė edhe njė element plotėsues nga thelbi i orientimit dhe synimit tė marrėdhėnieve greke me Shqipėrinė.

    Nė Himarė, koalicioni lokal shqiptar siguroi, nė mėnyrė tė rregullt, Bashkinė e Himarės. Partia etnike e minoritetit grek humbi pavarėsisht nga mbėshtetja e gjithėanshme, politike dhe financiare, greke, pėrfshi dėrgimin e parlamentarėve dhe veprimtarinė e ambasadės greke nė Shqipėri. Pėrballė atij angazhimi tė plotė, koalicioni i bėrė me atė rast ndoshta ka qenė ndėr hapat mė tė mira tė ndėrmarra nga partitė e mėdha politike nė Shqipėri. Themi ndoshta sepse duhet parė me shumė kujdes e gjithė ecuria e tij, se mos vallė ajo ka qenė lojė e pandershme e dikujt pėr tė ndėrkombėtarizuar artificialisht njė problem qė kurrė nuk ka pasur pėrmasa minoritare greke. Megjithatė, ai hap pati rėndėsi jo vetėm pėr Himarėn. Rėndėsia mė e madhe e tij ėshtė se demonstroi qė kompromiset, koalicionet, janė krejt tė mundshme, dhe se ka disa interesa qė janė mė tė rėndėsishme se ato thjesht partiake.

    Pėrse Himara ishte aq e rėndėsishme pėr Greqinė? Pėrse u angazhua e gjithė makineria e saj shtetėrore, politike, joqeveritare, etj. pėr tė ngritur vorbuj ere nė shumė organizata ndėrkombėtare, nė legjislativėt e vendeve tė mėdha, dhe pėr t’i bėrė presion Shqipėrisė,nė tė gjitha mėnyrat, tė drejtpėrdrejta dhe tė tėrthorta? A ėshtė e vėrtetė qė gjithēka qėnka bėrė nga “dėshira pėr tė ndihmuar proceset demokratike nė Shqipėrinė fqinjė”? A ėshtė bindėse zhurma pėr “mbrojtjen e tė drejtave tė minoritetit grek nė Shqipėri”? Megjithėse dihet se nė Himarė gjithmonė kanė banuar shqiptarė, a ka patur ndonjėherė dėshmi tė minoritetit grek atje, apo nė Zadrimė, siē bėhen pėrpjekje tė realizohet pėrmes Partisė, me bazė etnike greke, pėr tė Drejtat e Njeriut? A do kishte logjike tė ndėrmerreshin veprime tė tilla nėse nuk prekeshin interesa tė caktuara, qė nuk duket se kanė tė bėjnė shumė me demokracinė dhe minoritetin nė Shqipėri? A ėshtė ky njė rast i veēantė, apo pjesė e njė konstanteje tė politikės greke? A janė mbajtur nga Greqia qėndrime ekskluziviste dhe nacionaliste edhe ndaj tė tjerėve, apo pėr ta Shqipėria dhe shqiptarėt janė diēka e veēantė? Cili mit, cilat synime politike, tė unifikuara, pėrbėjnė atė forcė shtytėse, qė gjeneron veprime tė tilla? A janė kėto karakteristika apo thjesht mbeturina atavike nė trup tė shėndoshė, tė qytetėruar vlerash perėndimore?

    Kėto pyetje, vetkuptohet, mė lindėn me shpejtėsi, njera pas tjetrės, sapo shpėrtheu lart e poshtė ēėshtja Himarė dhe historia greke pėr tė. Situata tepėr dramatike nė Shqipėrinė e rrėnuar nga 50 vjet komunizėm ekstrem, nė tė gjithė drejtimet, nė mėnyrė tė veēantė nė aspektin njerėzor, si karakter, psikikė dhe mendesi, mospajtimi ideologjik dhe orientimor i partive dhe i politikave nė vend, tėrheqjet centripete tė interesave tė veēanta tė tė huajve, pėrfshirė, specifikisht, ato tė Greqisė dhe rolin e saj, veēmas dhe tė bashkėrenduar me tė tjerė, shkrihen me vetė thelbin e pyetjeve tė mėsipėrme. Ato, disa ose tė gjitha, drejtpėrdrejt ose tėrthor, duhen trajtuar.

    Filluan tė mė kujtohen pėrvoja qė kam pėrjetuar, nė mėnyrė tė vecantė, gjatė detyrave nė shėrbimin diplomatik dhe nė marrėdhėniet ndėrkombėtare, nė pėrgjithėsi. M’u shfaqėn, ndonėse jo nė detaje, situata, veprime, qėndrime, komente, ndėrhyrje dhe biseda, qė ishin konsumuar gjatė kėtyre 12 viteve. Me dėshirėn pėr tė bėrė diēka, fillova tė shfletoj pjesė tė caktuara nė disa mijėra faqe materiale tė viteve tė shėrbimit diplomatik, dhe te tjera, qė ruajnė njė vlerė tė veēantė nė bibliotekėn personale. Tek lexoja ato materiale, m’u duk sikur gjithēka ishte e freskėt, sikur kishte ndodhur dje. Paralel, fillova shfletimin e njė numri librash qė pata lexuar pėr rajonin e Ballkanit, pėr tė nxjerrė ato pjesė dhe ato momente qė, sipas mendimit tim, vendeve tė Ballkanit i kanė dhėnė realisht notėn qė meriton.

    Sa mė tepėr thellohesha dhe nxirrja shėnime, aq mė shumė mė thellohej ndjenja e pasigurisė rreth asaj se cila pėrqasje do tė ishte mė e mira pėr tė trajtuar atė ēka kisha nė mend: Duhej tė vendosja midis: a) tė shkruaja diēka nga vetja ime, bazuar nė leximet, studimet, materialet, reflektimet,dhe pėrvojat personale dhe b) tė pėrdorja diēka tė tjetėrkujt, nė formėn e pėrkthimit tė njė vepre apo libri, me njė njė parathėnie tė zgjeruar timen? Arrita nė pėrfundimin se mė i pėrshtatshėm ishte varianti i dytė.

    Arsyeja ishte e thjeshte: po tė preferohej i pari, ata, tė cilėve nuk do t’i pėlqente botimi, do tė fillonin sulmet me formula qė tashmė i kanė tė gatshme, si “botimi ėshtė bėrė nga motive nacionaliste”, “ai ka nota tė theksuara shoviniste shqiptare”, “paraqiten qėndrime ekstremiste”, “antigreke”, etj. Autorit nuk do t’i kurseheshin tė njėjtat epitete. Prandaj, pėrvojat, mendimet, analizat e njė tė huaji asnjanės, shumė larg nga rajoni, bile pėrtej oqeanit, i plotėsuar me njė parathėnie tė zgjeruar, qe pėrqasja mė e mirė. Lexuesi mos tė habitet, por disa nga cilėsimet e pėrmendura mė lart janė pėrdorur, ndonėse jo nė lidhje me njė botim si ky qė kemi nė dorė. Pėr koalicionin nė Himarė, ambasadori grek nė OSBE, Prevendurakis, emėr ky i njohur nė Shqipėri, nė ndėrhyrjen e tij nė Plenare tė Kėshillit tė Pėrhershem tė OSBE-sė, kur diskutohej pėr zgjedhjet lokale nė Shqipėri, ndėrmjet tė tjerave, nga burime te mirėinformuara nga brenda OSBE-sė, ėshtė cituar tė ketė thėnė se ngjarja e Himares flet pėr nacionalizėm dhe shovinizėm tė shfrenuar shqiptar.

    Vendimi pėr librin qė do tė pėrktheja u mor shpejt. “Fantazma e Ballkanit” e Robert D. Kaplan, gazetar, historian, profesor universiteti nė Los Anxhelos, shkrues i shumė artikujsh aktual per gazetėn “International Herald Tribune”, i njohur nė fushėn e analizave politiko-historike, ishte pėr mua njė libėr i veēantė, i bukur, realist dhe tepėr intrigues pėr Ballkanin. Ai libėr i kushton njė pjesė, nė madhėsinė e njė novele me katėr kapituj, Greqisė, siē thotė Kaplan, “vendit me tė cilin isha lidhur me shumė fije shpirtėrore”. Autori vazhdon, “unė kam jetuar shtatė vjet nė Greqi ... flas dhe lexoj greqisht..., u njoha me gruan time nė Greqi, u martova nė Greqi dhe mė lindi njė djalė nė Greqi”. “Unė e dua Greqinė”, “atė vend real, mė tė kėqijat dhe egėrsitė e saj..., dhe jo njė vend tė pavėrtetė...”. Mė interesant ėshtė pohimi qė bėn se, “pėrvoja personale e jetės nė Greqi e ka nxjerrė Greqinė nė sytė e mi si njė vend puro ballkanik. Ajo qė e bėnte Greqinė veēanėrisht ballkanike, nė vitet 1980-tė ... ishte politika. Eshtė kjo arsyeja pėrse do tė ndalem gjatė nė atmosferėn politike moderne tė Greqisė, ēėshtje kjo rreth tė cilės pak ėshtė shkruar, nė krahasim me tėrė ato libra tė shkruar pėr Greqinė”.

    Pėr kėtė arsye, ky aspekt te “Nė vend tė parathėnies” do tė preket shkurt, duke u mjaftuar me ndonjė citim, si ky i opinionmbledhėses Dhimitras, qė i pohon autorit tė librit se, “Unė do tė thoja se, nė politikėn tonė, ne jemi krejtėsisht orientalė. Perėndimin ne e shohim si tė ishim nga Lindja e Mesme ... Grekėt janė martuar me Lindjen, Perėndimi ėshtė vetėm dashnorja jonė...”. Ndėrsa Kaplan, mė poshtė, shton: “Tė bėsh kronikėn e epokės tė Papandreut ėshtė, sipas mendimit tim, i vetmi veprim thelbėsor pėr tė kuptuar Greqinė e sotme”. Duket i pashmangshėm krahasimi, qė vetiu tė vjen nė mend gjatė leximit, me Shqipėrinė nėn PPSH-nė e E. Hoxhės pėr 50-vjet, apo me pothuajse kopjen e saj sot.

    Nė themel tė pėrkthimit tė kėtij libri qėndron dėshira pėr t’i dhėnė lexuesit shqiptar njė pėrshkrim dhe analizė tė historisė tė Greqisė antike dhe asaj bizantino-moderne, dhe njė krahasim midis kėtyre tė dyjave, duke i vendosur zhvillimet nė sfondin e mentalitetit, tė psikikės, tė jetės dhe tė mitologjisė moderne politike qė mbijeton nė Greqi. Libri i Kaplanit, megjithėse aty-kėtu shfaq disa shkėputje, qė bėhen pėr arsye tė moszgjatjes, tė supozimit tė njohurive tė lexuesit, dhe tė dinamizmit qė kėrkon ritmi gazetaresk, ofron, nė mėnyrė tė veēantė, njė kėndvėshtrim analitik, shkencor, qė njė autor i paanshėm perėndimor, pa interesa specifike, i bėn politikės moderne greke, orientimit dhe lėvizjeve tė saj, ndėrtimit tė marrėdhėnieve ndėrkombėtare, jetės tė brendshme politike tė PASOK-ut, Papandreve, miqėsive me Gadafin dhe Causheskun, armiqėsive me ndihmuesin mė tė madh tė Greqisė - Amerikėn, kundėrvėnieve ndaj NATO-s, kontrollit tė pushtetit me metoda tė mirėfillta terroriste dhe politike, etj., etj.

    A ka shumė ndryshim midis Greqisė dhe fqinjėve tė saj ballkanikė? A kanė ē’tė mėsojnė fqinjėt nga “sistemi i vlerave demokratike” tė Greqisė moderne, dhe a mundet ata tė ndihmohen sinqerisht prej saj? “Nė fund tė fundit, jo vetėm demokracia, por edhe anarkia, janė fjalė greke”. Kaplan shkruan, “Pavarėsisht nga njė traditė qė zbriste thellė nė antikitet, sjellja politike e Greqisė nė rajon nuk dukej se ishte mė e arsyeshme se ajo e fqinjėve tė saj nė veri, tradita demokratike e tė cilėve, nė pėrgjithėsi ka qenė joekzistente”. Shumė ujė ka rrjedhur, shumė gjėra kanė ndodhur e ndryshuar midis Greqisė antike dhe asaj moderne. “Greqia ėshtė ajo sitė e pėrjetshme, pėrmes sė cilės duhet tė kalojnė dyndjet e Lindjes pėr nė Perėndim dhe tė Perėndimit pėr nė Lindje, tė cilat njėherėsh depozitojnė atje edhe llumin e tyre”.

    Mė duhet tė bėj njė sqarim. Pėrkthimin e kėsaj pjese e nisa aspak i nxitur nga ndonjė ndjenjė negative pėr Greqinė, por vetėm nga shtysa pėr vendosjen e njė ekuilibri kulturor dhe formues qė, nė lidhje me Greqinė, i sistemuar nė kėtė formė, ndoshta mungon pėr lexuesin tonė. Formimi i njė imazhi realist, ku duhet tė spikasė perceptimi se “jemi njėlloj”, ose me fare pak ndryshime, se tė tjerėt nuk kanė shumė gjėra mė tė mira nga ne (ndoshta pėrkundrazi), nevoja pėr tė njohur sa mė mirė vlerat reale dhe joartificiale, pėr tė pėrvetėsuar dhe marrė atė qė ėshtė e mirė dhe ndihmuese prej kujtdo, dhe jo ndryshe, janė ndėr objektivat e kėtij botimi. Pra, sipas fjalėve tė Kaplanit, “tė dalė thelbi i ēėshtjes: Greqia, sqepi mė jugor i Gadishullit Ballkanik, e konsideruar vendlindja e kulturės dhe e sistemit tė vlerave tona perėndimore, ēfarė ėshtė, ēfarė ka qenė dhe ēfarė kurrė nuk ka qenė!”


    * * *

    Historitė nė kėtė libėr, si ajo e ēifutėve tė Selanikut, e kulturės dhe artit antik, e ndarjes me to dhe e ndikimit tė tyre, e artistėve greke, e rolit tė tyre nė ringjalljen e emrit tė Greqisė nė Perėndim, e politikave dhe politikanėve grekė nė ēerekshekullin e fundit tė shekullit 20-tė, e Papandreve dhe PASOK-ut, nė pėrgjigjėsi, krejt raison d’etre i Greqisė, pėrshkruhen me forcė tė madhe realizmi, argumenti logjik dhe intensitet fjale, qė ėshtė vėshtirė tė kundėrshtohen apo tė nėnvleftėsohen. Tė krijohet pėrshtypja se ato histori dhe realitete i ngjajnė, pa shtrembėrime, atij vetėmashtrimi dhe iluzioni qė politikanėt grekė i marrin pėr tė vėrteta. Sot, siē duket rėndom, vazhdohet nė tė njėjtėn linjė qė pat filluar rreth viteve 1880, pa menduar thellė se njerėzit, nė epokėn e bumit informatik, tė informacionit nė pėrgjithėsi, tė lėvizjes sė lirė tė njerėzve dhe ideve, tė shoqėrisė tė hapur, civile e demokratike, arrijnė tė kuptojnė mirė dhe shpejt fijet e dukshme dhe tė padukshme, lėvizjet dhe synimet.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Uriel : 18-05-2011 mė 17:51
    relata refero

  2. #2
    Hierark i lartė Maska e Uriel
    Anėtarėsuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207
    Ngjarjet nė disa “xhepa” tė Ballkanit, nė ato rajone ku stabilitetet vazhdojnė tė rėndojnė, nė radhė tė parė, mbi njerėzit e vetė atyre vendeve, nuk duhen parė si fenomene tė shkėputur. Ato janė pjesė e fenomeneve ballkanike, nė pėrgjithėsi, dhe e interesave tė disave nė Ballkan dhe jashtė tij, nė veēanti. Nė kėto fenomene, rol thelbėsor kanė luajtur, veēanėrisht, politikat e disa ballkanikėve dhe disa vendeve ballkanike dhe tė disa europianėve dhe vendeve europiane. Ndėr vendet mė kryesore, padyshim, rreshtohet Greqia. Botimi “Greqia - Dashnorja e Perėndimit, Gruaja e Lindjes” arrin tė pėrshkruajė jetėn e brendshme tė Greqisė me aq vėrtetėsi sa mund nxirren, pa zor, deduksionet pėr rolin e saj, brenda dhe jashtė. “Nė vend tė parathėnies” ėshtė njė pėrpjekje plus pėr tė pėrshkruar disa elementė plotėsues e tė nevojshėm pėr tė kuptuar mė mirė mesazhin e botimit.

    * * *

    Ballkani sot, nė pėrgjithėsi, duket se i ngjan njė fėmije bastardh, pjellė e Perandorisė Osmane dhe imperializmit perėndimor tė shekullit XIX. Deri vonė, gadishulli ėshtė administruar jo nga shtet-kombet, por nga dy perandori shumėetnike, ajo e Habsburgėve dhe ajo e Osmanllinjve. Ajo qė e ka pasė dalluar Ballkanin nga Europa Perėndimore, dhe qė e dallon pjesėrisht edhe sot, ėshtė se popujt qė kanė jetuar nė kėtė gadishull, qė nė lashtėsi, si dhe ata qė u vendosėn nė kohė mė tė vona, kanė qenė nė gjendje tė ruajnė identitetin e tyre gjuhėsor, kulturor, zakonor, artistik dhe etnik deri nė ditėt e sotme, dhe nuk kane qenė ndėrsjelltas tė asimilueshėm. Kjo, nė vetvete, ėshtė njė pasuri e madhe, por qė mundet tė keqpėrdoret. Kur disa prej kėtyre vendeve dhe disa drejtuesve tė tyre iu morėn mendtė nga vala rrėmbyese e nacionalizmit, qė u ngrit nė fillimet e shekullit XIX, dhe qė duket se ka ende diēka pėr tė thėnė, identiteti i njerit filloi t’i imponohet identitetin tė tjetrit dhe ta verė atė nėn vete. Rezultati ka qenė, deri nė dekadėn e fundit tė shekullit qė sapo lamė pas, ai qė parashikohej - shkatėrrimtar.

    Katastrofa e 10-vjeēarit tė fundit tė viteve 90-tė, qė u prodhua nė truallin ballkanik nga njė grup katilėsh, tė etur pėr pushtet dhe tė verbuar nga ethet e nacionalizmit ekstrem, deri nė racizėm, tė kombinuar me pėrkatėsi fetare dhe ėndrra tė vjtetra, vėrteton pikėrisht kėtė gjė. Ndėrkohė perėndimi racional dhe i qytetėruar hiqej sikur nuk mund tė duronte tė dėgjonte mė dhe tė toleronte armiqėsi gjaku, urrejtjesh tė lashta dhe mitesh, qė, nė fakt, janė gurėt themelues tė vetė identitetit kulturor tė Perėndimit.

    Eshtė aq e vėrtetė qė nacionalizmi ėshtė krijim i iluminizmit sa ē’ėshtė i vėrtetė edhe fakti se kultura botėrore sot po bėn pėrpjekje pėr ta zėvėndėsuar atė. Por nacionalizmi ka qenė nė veprim pėr dekada tė tėrė. Ai ėshtė transmetuar nga kodifikimi i gjuhėve kombėtare dhe nga krijimi i historive nacionale dhe tė pėrziera. Mund tė thuhet se nacionalizmi dhe pasionet qė ai ēliron kanė qenė, gjithashtu, si ajo shpata qė ėshtė vrėngėllirė nga fuqitė e Europės - Franca, Anglia, Austro-Hungaria, Gjermania dhe Rusia - nė luftėn e tyre, pėr jetė a vdekje, kundėr Perandorisė Osmane, si dhe e shtytjes ekspansioniste pėr toka e tregje.

    Po tė marrėsh problemin osman, pėr shembull, nga cilado anė qė ta shikosh atė, mund tė arrihet nė gjykimin se osmanllijtė pėrfaqėsonin njė lloj tjetėr pėrbėrje: Ata ishin myslimanė. Pėr saktėsi duhet thėnė edhe se ata ishin myslimanė tė dobėt, tė korruptuar, me njė sistem militarist. Si tė tillė, ata ishin mbajtės tė njė besimi qė, mbėshtetur nė ēfarė thamė mė lart, mundėsonte njė model jonacional tė organizimit shoqėror. Qytetet osmane, nė krahasim me modėn qė mbizotėronte nė Europe, pa bėrė ndonjė gabim tė madh, mund tė pėrshkruhen si “parajsa” tė tolerancės kozmopolite. Ėshtė fakt edhe se ato ishin qytete ku njerėzit e tre feve monoteiste, tė njė diversiteti tė stėrmadh gjuhėsh dhe pėrbėrjesh etnike, bashkėjetonin nė njė paqe relative. Qytete tė tillė mbajnė emra si Shkupi, Sarajevo dhe Selaniku.

    Ėshtė bėrė e modės qė sundimi osman nė Ballkan tė pėrshkruhet si zgjedhė nėn tė cilėn vuajtėn popullsitė e krishtera. Ka mundėsi tė ketė qenė edhe kėshtu, por ndoshta edhe jo, ose jo plotėsisht. Analiza, pėr tė qenė sa mė afėr tė vėrtetės, duhet t’i vendosė gjėrat nė kontekst tė plotė, tė gjėrė dhe tė pėrgjithshėm. Osmanėt ishin sundimtarė tė ashpėr dhe kapriēiozė, ashtu si edhe paraardhėsit e tyre bizantinė, ose greko-bizantinė. Por, ėshtė fakt se politika e tyre i dha tė krishterėve, nėn udhėheqjen shpirtėrore tė Patriarkanės Igumenike Ortodokse, hapsirė tė gjerė pėr tė organizuar shkolla, pėr tė mbrojtur dhe zhvilluar gjuhėn e liturgjisė tė shenjtė (qė qėlloi tė ishte greqisht) nė tė gjithė Ballkanin, dhe tė zhvilloheshin ekonomikisht. Mehmeti dekretoi greqishten si gjuhėn e dytė tė Perandorisė, dhe nė Thrakė e Maqedoni, ajo pėrdorej nė tė gjithė komunikimet zyrtare, sė bashku dhe paralel me turqishten osmane. Po grekėt, ēfarė kanė bėrė nė kėto drejtime ndaj jogrekėve? Nuk mund tė bėhet krahasim me atė qė u zhvillua mė vonė nė territoret qė lėshuan osmanllinjtė, kryesisht nė territoret shqiptare, dhe nė ato qė iu “dhuruan” Greqisė.

    Shembuj tė tjerė tė nacionalizmave tė shfrenuara ka jo pak. Mė i fundit ėshtė ish-Jugosllavia. Jugosllavia e parė u themelua nė vitin 1918. Kufijtė e saj dhe statusi i mionoriteteve u legjitimuan nga Paqa e Versajės, njė dhuratė kjo e helmuar, qė iu ofrua njerėzimit, nga njė sintezė jo e drejtė e 14 pikave tė Uillsonit dhe nga grykėsitė e Fuqive tė Mėdha. Duke mos pasur bazė tė fortė ngjizėse, ajo u shkatėrrua, u bė pluhur e hi 20 vjet mė vonė nga makineria luftarake e diktaturės naziste. Jugosllavia e dytė u krijua, duke ndjekur po ato linja, pas Luftės sė II Botėrore. Edhe ajo, si ngjitje edhe mė artificiale se e para, u shkatėrrua dhe u shpėrbė nga katėr luftra tė pėrgjakshme gjatė viteve 90-tė ku, nė mėnyrė makabre, me kokat e prera tė njerėzve u luajt edhe futboll. Sikur dy pėrpjekjet e para dėshtake tė mos mjaftonin, pėrsėri mentalitet nostalgjike dhe remineshencat politike, ballkanike dhe europiane, tė shekullit 19-tė, duket se duan tė krijojnė dhe tė mbajnė nė kėmbe me paterica atė qė absolutisht nuk mund tė qėndrojė mė - njė Jugosllavi e tretė, mė artificiale se dy tė parat. Greqia luan njė rol tė ndjeshėm nė kėtė drejtim.

    Trojet dhe vendet e Ballkanit kanė pėrjetuar dyndje, kryqėzata, pushtues, tiranė, perandori, federata, besime, mosbesime, herezi. Disa kanė qėndruar pak kohė, disa shumė kohė, disa kanė ikur, kanė tranzituar pėr nė destinacione tė tjera. Tė gjitha kėto kanė lėnė gjurmė, diku mė tė thella, diku tė pashlyeshme, diku mė tė vakėta e tė zbehta, si mjegull. Banorėt e Ballkanit, nga baticat dhe zbaticat e mbretėrive, tė shteteve nacionale, tė principatave dhe perandorive jetėshkurtėra, qė zėvėndėsonin njera-tjetrėn, kishin mėsuar prej kohėsh, bile mund tė thuhet se e kishin bėrė pjesė tė lėkurės tė tyre, njė lloj parimi kamaleonist. Ata, me pėrjashtime tė vogla, kishin asimiluar, si mėnyrė mbijetese, artin e tė gėnjyerit tek prifti dhe mėsuesi, tek xhandari dhe etnografi, tek regjistruesi dhe gazetari, dhe kėto teknika i kishin perfeksionuar pėr pėrdorim, si ta lypte levoja.

    Si tė tillė, personazhet me dhe pa emer tė botimit duken tė rėnduar dhe tė tkurrur nga pesha e historisė. I gjithė vendi dhe gjeografia e tij shoqėrore, ashtu si edhe ajo e Ballkanit, nė pėrgjithėsi, ėshtė formėzuar nga pretendime dhe kundėrpretendime tė identitetit etnik dhe fetar, tė ndėrgjegjes kombėtare, tė mohimit tė tjetrit. Ato objekte, ata njerėz, artistė, politikanė, profesorė, punėtorė, fshatarė, studentė tė majtė, lėvrijnė midis miqėsisė dhe armiqsisė, solidaritetit klasor dhe konfliktit vėllavrasės, dėshirės dhe xhelozisė, urisė dhe ngopjes, shtypjes dhe rezistencės, ashtu tė shpėrndarė nė tė gjithė vendin, si figura gjysmė-njerėz, gjysmė-kukulla, detyruese, por herė-herė frikėsuese. Ata tė gjithė lėvizin nė njė tė tanishme, qė, pėr ta kuptuar mė mirė nga se ėshtė krijuar dhe formėzuar, duhet rrėmuar pak nė thellėsi tė historisė. Pikėrisht kėtė ka bėrė dhe ka paraqitur mė mjeshtėri Kaplan.

    Dikush nė Ballkan, si Greqia, me tė drejtė krenohet pėr historinė e lashtė tė Athinės Perikleiane, dhe pėr kontributin e madh dhe tė pamohueshėm qė ajo i dha qytetėrimit. Sot duket sikur harrohet se ato bukuri magjepse kulture, arti dhe qytetėrimi antik grek, patėn vdekur kohė para lindjes tė Jezu Krishtit. Dhe dy mijė vjetėt e mėpasme tė historisė greke harrohen nė favor tė asaj epoke. Por midis asaj epoke dhe Bizantit ku, nė fakt, duhen kėrkuar dhe ku realisht gjinden identiteti dhe rrėnjėt e qytetėrimit modern grek, ose tė Greqisė tė sotme, hendeku ėshtė shumė i madh.

    Mitologjia mbi tė cilėn ėshtė themeluar Greqia, duke shkuar thellė nė tė kaluarėn, ka mundur tė pėrvetėsojė trashėgiminė shoqėrore, morale dhe intelektuale tė Athinės, Spartės, Maqedonisė tė lashtė, Romės dhe Bizantit, dhe tė pajtojė tė papajtueshmet: demokracinė athinase me Aleksandrin e Madh, qė grekėt duan ta pėrvetėsojnė patjetėr, dhe politeizmin pagan me kristianizmin ortodoks. Rezultati ishte prodhimi i tiranisė sė absolutes: gjithė ata qė nuk janė me ne, janė kundėr nesh, dhe gjithė ata qė nuk janė tanėt, nuk ekzistojnė. Stefani i Bizantit, fiolozof grek i shekullit tė VI, citohet tė ketė thėnė, “Mitologjia ėshtė ajo qė kurrė nuk ka qenė, por qė gjithmonė ėshtė”.

    Nė simbiozė me nacionalizmin europian, ai mit e tjetėrsoi veten nė njė mekanizėm tė fuqishėm identitet-prodhues dhe, nė fillimet e shekullit XIX, hodhi themelet e njė shteti ekskluzivist dhe ekspansionist. Greqia, e vetme nė tėrė Ballkanin, qe nė gjendje t’i bėnte thirrje sofistikimit historik, qė shkonte deri te trashėgimtarėt e vetėafirmuar tė Athinės sė lashtė dhe Bizantit. Historia ka provuar se grekėt kanė dalė mė shumė tė fituar nga ato veprime, ndonėse jo rrallė nė kurriz tė tė tjerėve.

    Nuk do tė kalonte shumė dhe ai mit do tė sfidohej nga fqinjėt rumunė, serbė, bullgarė, mė vonė ata shqiptarė, dhe sė fundi nga ata maqedonė. Tė gjithė mobilizuan mitet e tyre themeluese dhe traditat e tyre heroike pėrballė atij realiteti. Nė kėtė rajon, ku martiri kombėtar pėr dikė ėshtė kriminel lufte pėr dikė tjetėr, miti themelues i vendit tė dikujt mund tė jetė fare lehtė historia e armikut dhe e uzurpatorit pėr tjetrin. Njė absurditet njerėzor qė lehtėsisht tė ēon nė njė relativizėm pasionant. Legjitimitetet filluan tė pėrplasen dhe identitetet filluan tė mohojnė njeri-tjetrin. Rezultati: njė furi partenogjeneze kombėtare, qė Cvajgu e quan “megalomania e tė voglit”, shkatėrroi ekstremitetin juglindor tė kontinentit. Sipas disave, mė e fuqishmja, mė aktivja, mė radikalja deri nė nivel konstitucional, por qė besohet pėr tė kundėrtėn, ėshtė ajo qė ėshtė parė dhe vazhdon tė shihet nė Greqi. Ajo gjė e frikshme duket se nuk ka mbaruar ende.
    Mė intensivisht se kudo tjetėr, e vėrteta dhe historia nė Ballkan janė konsiderata nacionale. Nė Greqi ato gjenerohen dhe riprodhohen, siē ka thėnė njė grek, nga mafia arkeologjike dhe nga njė establishment akademik, qė me shtetin ruan marrėdhėnie incesti. Tė hedhėsh dyshim ndaj versionit tė miratuar ėshtė njėlloj si t’i bėsh korte rrezikut. Atje tė thuhet nė formėn e kėshillės, disa herė me tė mirė, disa herė jo edhe aq, se ēfarė mund tė shkruhet dhe si duhet shkruar. Ndjeshmėria greke ėshtė ekstreme dhe shumė lehtė e lėndueshme. Ky realitet nuk merr parasysh se edhe popuj tė tjerė mund tė kenė tė drejtė tė barabartė tė jenė po aq tė ndjeshėm dhe tė prekshem sa edhe ata. Por pėr ta, tė tjerėt thjesht nuk kanė rėndėsi.

    Greqia e vetėpėrcaktuar trashėgimtare e Bizantit dhe depozituese e trashėgimisė sė Athinės, ėshtė nė tė njėjtėn kohė njė vend i ri. Ajo ėshtė lėndė e parė bruto, krijimi dhe ekspansioni i sė cilės bėn pjesė nė tė njėtat forca qė do tė formėzonin Serbinė, Rumaninė, Bullgarinė, Shqipėrinė dhe Maqedoninė. Megjithatė, ajo nuk do tė ngurronte t’i mohonte shtetit fare tė vogėl fqinj nė veri tė drejtėn pėr tė ndėrtuar pėrfaqėsimin e tij pėr vete, ose njė tjetri fqinj, po tė vogėl dhe nė veri, tė drejtėn pėr tė gėzuar kohezionin e tij kombėtar, pa probleme, dhe pėr tė ecur drejt njė tė ardhmeje mė tė mirė europiane. Pėr sa kohė do tė vazhdohen tė tilla politika dhe qėndrime, kurrė nuk do t’i shpėtohet kritikave, komenteve dhe dyshimeve, pavarėsisht se nė ēfarė forumesh je pjesėtar dhe sido qė tė pėrpiqesh tė mbrohesh nėn to.

    Libri i Kapllanit nuk ofron zgjidhje. Ai konstaton ekzistencėn e realiteteve dhe analizon e vėrteton konstatimet e tij. Kėshtu, ai provon se, nė Ballkan dhe pėr Ballkanin, nacionalizmi europian ka dėshtuar po ashtu si dėshtoi edhe internacionalizmi komunist. Politikat e sotme, lėvizjet si tė breshkės, qė anojnė mė shumė nga status-quo-ia (shih Kosovėn), rivaliteti i fuqive tė jashtme pėr dominim, loja nėn rrogoz me ėndėrrat dhe objektivat e vjetra, nacionalizmi mė i shfrenuar dhe mė i egėr pikėrisht nė ato vende ku burojnė kritikat ndaj tė tjerėve pėr qėndrime nacionaliste, duan tė thonė se trupi i vdekur i nacionalizmit ekskluzivist zor se mund tė varroset lehtė.

    Nė Greqi, pėr shembull, Selanikut sot duket se i mungon e kaluara. Edhe ai zė i mekur, i zbehtė, i mbetur nga e kaluara, tė ngjan me zėrin e njė shurdh-memeci. Sot Selaniku ėshtė bėrė mbretėria e qetėsisė pėr tė kaluarėn e tij. Ajo e kaluar ėshtė krejt e harruar. Pėr mė tepėr, ajo errėsohet dhe mbytet nga kakofonia mjedisore e trafikut, qė shungėllon nė gjitha rrugicat e ngushta. Selaniku ka mbetur atje ku ėshtė, pas zjarrit tė vitit 1917 dhe, pėrfundimisht, pas Luftės II Botėrore, si njė kujtim i gjallė pėr tė pėrcaktuar se, pėr herė tė parė nė historinė e tij 2000 vjeēare, indi njerėzor i tij tani do tė ishte grek, puro grek. E kaluara jogreke e tij as qė pėrmendet. Sipas Karacas, studiues i historisė bizantine, “nė mitologjinė politike greke, Selaniku mund tė jetė vetėm grek.”

    Historia e ēifutėve tė Selanikut ėshtė vėrtetė rrėqethėse. Edhe ato pak ēifutė qė mund tė kenė mbetur ende, kanė pushuar sė qeni “tė tij”. Dhe tė mos harrohet se ēifutėt mund tė konsiderohen si themeluesit e Selanikut. Vetė ēifutėt i janė referuar Selanikut si “nėna e Izraelit”. Skiacki e ka pėrshkruar Selanikun si “kryeqytetin me shumicė dėrrmuese ēifute tė Maqedonisė”, ndėrsa Xhon Riid shtonte, “e gjithė qėndra e qytetit ėshtė njė komunitet i madh ēifutėsh spanjollė”.

    Sot, tė gjitha shenjat e dukshme ēifute janė tretur, janė zhdukur nga shfarosėsi i madh i amnezisė sė qėllimshme kolektive. Nė Selanik, fare pak emra vendesh, sa mund tė numėrohen nė gishtat e njė dore, kanė mbetur nė pėrdorim tė pėrditshėm, tė pėrbashkėt, pėr tė sugjeruar se tregtia, jeta politike, intelektuale dhe shpirtėrore, dikur kanė pasė qenė mė shumė ēifute se sa turke apo greke. Nuk ka asnjė monument, asnjė pllakė pėrkujtimore, asnjė shesh publik, asnjė udhėkryq dhe as edhe njė rrugicė, qė tė dėshmojė pėr tė deportuarit dhe tė zhdukurit.

    Pėr mė tepėr, nuk del askush qė tė flasė pėr krimin dhe shpėrfilljen, qė sė bashku, shkaktuan deportimin dhe shfarosjen e elementit jogrek tė tij. Nė qendėr tė Selanikut, aty ku duhet tė jetė zemra e tij, humneron njė boshllėk prej katėr shekujsh. Nga ky boshllėk rrezatohen fisurat e kujtesės, si tė krisurat, nė gurėt e mermertė tė varreve tė shpėrfytyruar tė varrezave tė dhunuara. “Nė Selanik, si nė asnjė vend tjetėr nė Greqi apo nė ndonjė nga shtetet e pushtuara, gjermanėt e shfrenuar nuk prishėn ndonjė varrezė ēifute me aq furi dhe egėrsi, - shkruhet nė In Memoriam, pėr historinė rrėqethėse tė shfarosjes masive tė komunitetit ēifut tė qytetit. - Sikur tė mos kishte qenė nxitja e agjentėve vendas, as qė do t’i kishte shkuar ndonjėherė nė mend idea sakrilegj e shkatėrrimit tė nekropolit tė lashtė ēifut tė Selanikut...”
    relata refero

  3. #3
    Hierark i lartė Maska e Uriel
    Anėtarėsuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207
    Universiteti i famshėm Aristotelian i Selanikut ruan njė histori pėr t’u treguar. Ngutja pėr ta ndėrtuar atė ėshtė tradhėtuar nga njė ngutje tjetėr pėr tė fshehur diēka. Aty vėrtetė kishte diēka pėr tė fshehur! Sa prej studentėve dhe profesorėve qė ngjisin dhe zbresin shkallėt e tij ēdo ditė e dinė se pikėrisht nėn kėmbėt e tyre ndodhet toka qė dikur mbante varrezėn mė tė madhe ēifute tė qytetit, dhe ndoshta me tė madhen nė botė? Nuk mund tė gjesh as mė tė voglėn shenjė, as edhe njė tregues, sado tė fshehur, as njė pllakė tė vogėl pėrkujtimore, asgjė, qė tė sugjerojė se nė kėtė vend, nė njė truall dikur tė bekuar, preheshin eshtrat dhe kujtimet e afro gjysmė milioni shpirtrash ēifutė, pėr afro pesė shekujsh. Po tė kthesh njė gur rruge nė Selanik, del nė dritė njė kore plage e pashėruar, thirrja e sė cilės ėshtė ushtima e qetėsisė.

    Zor se mund t’i akuzosh sot ata qė propozuan qė ajo tė transformohej nė park pėr t’i sjellė qytetit shėndet, pėr ta bėrė atė mė tėrheqės nė krahasim me keqėsinė, shfrenimin dhe vandalizmin. Po ashtu, nuk mund tė bėhet fajtore dėshira e disave pėr tė shpejtuar zhvillimin e qytetit. Ajo qė ėshtė skandaloze ėshtė se figurat publike, tė zbukuruar me vello takti dhe dinjiteti, pėrfituan nga gjendja e terrorit nė tė cilin nazistėt e kishin zhytur elementin ēifut, dhe kėrkuan ndėrhyrjen djallėzore tė teutonėve pėr ta kryer atė akt. Zbatimi i planit filloi nė Sheshin e Lirisė nė Selanik. Atje, si nė portėn e Aus-shvic-it, mesazhi ishte: “Arbeit macht frei!” (Puna tė bėn tė lirė!) Por gjithėēka pat filluar mė parė.

    “Nė vitet qė pasuan luftėn e madhe, Greqia iu vu punės nė ndjekje tė zbatimit tė axhendės tė saj nė kurriz tė shtetit tė rrėnuar osman... Shpėrbėrja e Perandorisė osmane i ofroi grekėve rastin tė rimerrnin territoret e humbura...” Ata qenė inkurajuar tė besonin se, “ēfarėdo qė tė bėnin, Aleatėt Perėndimorė pa diskutim qė do tė pėrkrahnin njė komb tė krishterė dhe trashėgimtarin e Greqisė tė lashtė pėrkundrejt turqve myslimanė. Ky besim naiv ... bėri qė grekėt t’i futen rrugės tė Megali Idesė: kthimit tek mėmėdheu i ēdo pėllėmbe tokė tė Greqisė historike.”

    Me bekimin e protektorėve tė vet anglezė dhe francezė, ajo iu bashkua, me entuziazėm, Deklaratės tė Balfurit dhe nisi ekspeditėn e saj pėr nė Azinė e Vogėl. Por llogaritė u bėnė gabim. Zmbrapsja e dhunshme e forcės ekspedicionuese greke nga Azia e Vogėl mė 1922, pas njė dekade lufte, solli me vete edhe shembjen e helenizmit nė brigjet lindore tė Egjeut. Selaniku u bė qyteti ku u grumbulluan qindra mijėra refugjatė, tė uritur dhe tėrė mllef, shumė prej tė cilėve flisnin vetėm turqisht dhe kishin shumė pak pėrvojė nga mjedisi i sofistikuar kozmopolit, qytetas.

    Kjo situatė u shfrytėzua nga Partia Komuniste dhe u kanalizua nė njė lėvizje tė madhe revolucionare, sindikaliste. Nga tė pakėnaqurit, ajo u kthye nė njė lėvizje dyshimi dhe armiqėsie kundėr popullsisė ēifute, indigjene dhe punėtore tė qytetit. Nė vitin 1932, organizata protofashiste EEE (Bashkimi Kombėtar Helenik), sulmoi geton Kempbel dhe e dogji rrafsh pėr tokė. Programi, nė versionin mesdhetar tė asaj qė pėr shekuj pat qenė rrjedhė normale e ngjarjeve nė Poloni, Rusi dhe Ukrainė, nuk qe zbatuar nė vakum ideologjik. E pėrditshmja “Makedonia”, qė ndoshta botohet edhe sot nė Selanik, nėn tė njėjtėn pronėsi familjare, pat krijuar njė klimė ku antisemitizmi mund tė gėzonte njė lloj respekti.

    Cifutėt nuk mund tė mos e shihnin atė akullnajė qė sa vinte e akumulohej nė marrėdhėniet, ndonėse nė sipėrfaqe tė pėrzemėrta, me boset e tyre tė rinj. A mund tė kishin vepruar ndryshe? Nė Greqi, idetė e solidaritetit tė klasės punėtore dhe tė unitetit ballkanik kishin kohė qė pėrshkruheshin subversive. Detyra e asaj kohe ishte, tė ndėrtohej njė shtet kombėtar, i siguruar mbi bazė etnike. Edhe sot flitet pėr unitet dhe bashkėpunim ballkanik, ai pėrshkruhet pozitiv, konstruktiv dhe i nevojshėm. Por, duket se thellė nė psikikėn e politikanėve grekė, ai mendohet i tillė qė qendrėn ta ketė nė Greqi dhe tė jetė nėn kontroll e dominim grek (edhe territorialisht, nėse bėhet), dhe “kurdoherė me mjete demokratike e paqėsore”.

    Grekėt kurrė nuk do tė kritikohen si grup, aq mė pak pėr antisemitizėm apo pėr urrejtje racore. Ky do tė ishte reagimi i kujtdo nė Greqi, pėr arsye tė krenarisė qė lind nga ndjenja e fuqishme e tė qenit grek. Por, vetė e drejta e tė qenit grek, mbi atė tė tė qenurit serb, rumun, bullgar, turk, maqedon, shqiptar, etj., ēfarė mund tė shprehė tjetėr, veē njė nocioni racor?

    * * *

    Ka afro 100 vjet qė politika greke ka filluar dhe vazhdon edhe sot propagandimin e nocionit apo tė konceptit Epir i Veriut (Vorio Epir), dhe tė pretendimeve pėr tė. Propaganda, tepėr intensive, deri e paskrupullt, gjithėkund, pėrfshirė, masivisht, mediat dhe sferat politike, ka bėrė qė nocioni “Vorio Epir” tė pėrvetėsohet dhe tė pėrdoret sot edhe nga kancelari tė ndryshme europiane e tė tjera. Por ai pėrdoret nė kuptimin e vet jo tė vėrtetė; ai trajtohet si njė fenomen qė ekziston, qė pėrbėn shqetėsim dhe qė kėrkon njė farė trajtimi dhe zgjidhjeje, pa u thelluar nė vėrtetėsinė historike.

    Ndoshta jo krejtėsisht nė kėtė sens, por thjesht si term referues pėr njė territor gjeografik, i banuar nga njė popullsi e caktuar greke, pėrsėri pa u thelluar sa duhet, ai ėshtė pėrdorur edhe nga autorė tė ndryshėm perėndimorė, pėrfshirė edhe Kaplanin. “Njoftimet e mediave, nė vend qė tė shpjegonin Greqinė moderne, nuk bėnė gjė tjetėr veēse hodhėn dritė mbi injorancėn e Perėndimit pėr shtrirjet mė tė gjėra dhe mė tė rėndėsishme tė historisė greke", shkruan Kaplan. Prandaj ėshtė gjetur me vend pėrfshirja nė kėtė “Nė Vend tė Parathėnies” tė disa paragrafėve informues pėr kėtė ēėshtje.

    Deri nė vitet 1912-1913, me ndarjen e Ballkanit, sipas linjave qė vendosi Kongresi i Berlinit, mė 1878, termat apo nocionet Epir i Veriut (“Vorio Epir”, “Northern Epirus”) dhe vorioepirotė (“Vorioepirotes”), siē e quajnė grekėt sot popullsinė qė jeton atje, nuk janė pėrmendur absolutisht nė asnjė dokument. Kjo pasqyron njė realitet, sepse, nė tė vėrtetė, termi “Vorio Epir” nuk pėrfaqėson ndonjė nocion gjeografik tė Epirit si territor.

    Pėr tė kuptuar drejt problemin e kufijve jugorė tė Shqipėrisė, duhen studiuar me vėmėndje ndarja administrative e Perandorisė Bizantine para pushtimit otoman, si dhe emėrtimet qė morėn kėto territore, nė organizimin e shtetit otoman nė shekullin XV e mė tej. Nė kėtė kuadėr, vend tė posaēėm merr edhe Epiri, pėr tė cilin, pėrmbledhtazi, pa pretenduar zbulime tė reja, disa gjėra kryesore mund tė thuhen me saktėsi historike tė provuar.

    Epiri pėrbėn njė krahinė dhe njėrin nga shtetet e Ilirisė tė Jugut. Ai shtrihej nė Malet e Vetėtimės (Akrokeraunet antike) dhe nė rrjedhėn e mesme tė Vjosės, deri nė gjirin e Ambrakisė, nė Jug, dhe nga malet e Pindit nė Lindje deri nė brigjet e Detit Jon, nė Perėndim. Si emėr i pėrvetshėm gjeografik ai fillon tė njihet nga fundi i shekullit VI p.e.r., deri sa nė shekullin IV p.e.r. mori edhe kuptim tė pėrcaktuar politik.

    Fiset qė banonin nė kėtė trevė ishin Tesprotėt, Kaonėt dhe Molosėt. Ato fise dolėn nė histori si forma politike mė vete nė Luftėn e Peloponezit (432-404 p.e.s.) dhe ishin aleatė tė Spartės mė 429 p.e.r. Sundimtari i Molosėve, Tarypa, krijoi edhe shtetin qė u quajt Lidhja e Molosėve. Pas mesit tė shekullit IV p.e.r., ata pėrfshihen nėn ndikimin maqedon, por sundimtarėt vendas vazhduan procesin e bashkimit mė tej, derisa erdhėn tek Aleanca Epirote, njė shtet federalist i kohės sė Aleksandrit Molos (342-31 p.e.r.). Etapa e tretė ėshtė sundimi i Pirros (307-272 p.e.r.), i cili shtiu nėn zotėrim edhe pjesė tė Maqedonisė, Tesalisė dhe disa krahina greke tė Ambrakisė, Amfilokisė dhe Akarnanisė.

    Shteti monarkik epirot humbi rėndėsinė nė vitet 30-tė tė shekullit III p.e.r. dhe u kthye nė shtet republikan, i njohur me emrin Lidhja Epirote. Nė vitin 167 p.e.r. ajo ra nėn sundimin romak dhe pas vitit 148 p.e.r. u bė pjesė e provincės maqedone. Me reformėn e Dioklicianit (fundi i shekullit III), emėrtimi Epir shtrihet deri nė brigjet e Vjosės dhe u quajt Epiri i Ri (Epir Nova), pėr t’u dalluar nga pjesa tradicionale, qė u quajt Epiri i Vjetėr (Epirus Vetus). Nė trevėn e Epirit tė Vjetėr, nė fillim tė shekullit XIII, u krijua i quajturi Despotati i Epirit dhe nga shekulli XV, nuk bėhej mė dallim ndėrmjet Epirit tė Ri dhe tė Vjetėr.

    Pra, Epiri i Ri u krijua si provincė e prefekturės tė Ilirikumit - Ilirisė, nga reformat e Dioklecianit. Ai pėrfshinte krahinat e Shqipėrisė tė sotme, qendrore dhe jugore, nga lumi Mat deri nė lumin Vjosa, e qeverisej nga njė konsullar, dhe kishte si qendėr Dyrrahiumin. Edhe Epiri i Vjetėr pėrfshihej nė prefekturėn e Ilirikumit, dhe shtrihej nga Lumi Vjosa, deri nė gjirin e Ambrakisė, qeverisej nga njė hegjemon dhe kishte si qendėr Nikopolin (Prevezėn e sotme).

    Shumė autorė tė lashtė si Herodoti, Tuqididi, Straboni, tė cilėt mbahen si baballarėt e historisė greke, kanė arritur nė konkluzione pėr pėrcaktimin e Epirit si territor dhe si popull, duke dėshmuar se kjo hapėsirė (Epiri) nuk pėrfshinte pjesė tė Greqisė. Sipas Strabonit, Greqia kufizohej me Akarnian (sot Malet e Pindit) dhe me Gjiun e Ambrakisė, nė Veri, si dhe me territorin e quajtur Epir, tė banuar nga barbarė, siē i quanin grekėt e lashtė tė gjithė ata qė nuk flisnin greqisht. Pra, i takonin njė race tjetėr, barbarėve. Ka jo pak autorė dhe shkencėtarė seriozė europianė qė kanė dėshmuar se Epiri nuk ka qenė ndonjėherė grek. Mund tė pėrmenden edhe disa harta zyrtare, tė botuara nė Angli, Gjermani dhe Austro-Hungari, nė shekujt e kaluar, ku pėrdoret termi Shqipėri e Jugut dhe jo pėrcaktimi Epir.

    Prandaj, koncepti gjeografik dhe politik i Epirit ka qenė ai qė pėrshkruam, Epir i Vjetėr dhe Epir i Ri. Ndarja dhe pėrcaktimi i Epirit nė Epir tė Veriut dhe, pėr rrjedhojė, edhe nė Epir tė Jugut, nuk ka asnjė vėrtetėsi historike. Termi Vorio Epir ėshtė njė koncept, njė nocion politik, falsifikim i sė vėrtetės historike pėr Epirin, pėr trashėgiminė dhe gjeografinė e tij. Ai ėshtė krijim i atyre qarqeve, tė cilėt, si platformė politike shtetėrore, nė Asamblenė Kombėtare tė Greqisė, mė 1844, pėrmes gojės sė kryeministrit, Jan Koteli, shpallėn “Megali-Idenė” (Idenė e Madhe) si themel tė ekzistencės tė Greqisė. Synimi ka qenė krijimi i njė shteti tė madh etnik grek nė kufijtė e Perandorisė Bizantine, ku do tė pėrfshiheshin edhe popullsi tė tjera ballkanike (si shqiptarė, bullgarė, maqedonė, etj.).

    Ndėr tė tjera, objekt i kėsaj platforme ishte pėrfshirja nė shtetin grek tė njė pjese tė tokave shqiptare, mė specifikisht edhe krahinat e Korēės dhe Gjirokastrės (mundėsisht edhe mė shumė), qė Fuqitė e Mėdha europiane i njohėn si pjesė tė shtetit shqiptar, pasi i dhuruan Greqisė rajonet mė jugore shqiptare nė Epir, si Camėrinė dhe krahina tė tjera, si Janinėn e Kosturin. Pėr arritjen e kėtij synimi u krijua, u pėrdor dhe vazhdon tė pėrdoret, pa skrupull, koncepti i ashtuquajtur Vorio Epir. Kjo ka qenė baza e politikės greke gjatė shekujve 19-tė dhe 20-tė nė marrėdhėniet ndėrkombėtare. Fatkeqėsisht, ajo edhe sot duket se predominon orientimin e politikės greke ndaj Shqipėrisė, pavarėsisht me ēfarė velloje dhe etiketimi pėrpiqet tė mbulohet.

    * * *

    Para se tė jepen leksione pėr shumė aspekte tė demokracisė, duhet bėrė diēka tjetėr. Diku nė Selanik, dhe nė Camėri, duhet ngritur njė memorial, duhet vendosur njė pllakė, sado e vogėl, diēka qė tė shėnojė atė qė ka ndodhur, zhdukjen e gjithēkaje jogreke. Kur tė njihet dhe tė vlerėsohet drejt e kaluara, nė tė gjithė pėrmasat e saj, kur tė respektohen tė tjerėt dhe tė drejtat e tyre, dhe me ta tė sillet ashtu siē kėrkohet qė tė tjerėt tė sillen dhe tė tė respektojnė, atėhere bėhesh i besueshėm dhe mund tė kontribuosh si duhet nė rajon.

    Botimi “Greqia - Dashnorja e Perėndimit, Gruaja e Lindjes” pėrbėn njė vlerė nė duart e lexuesit tonė pėr pasurimin e mėtejshėm tė njohurive rreth rajonit dhe fqinjėve.


    Zef Mazi
    Vjenė, mars 2001
    relata refero

  4. #4
    Hierark i lartė Maska e Uriel
    Anėtarėsuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207
    Greqia: Dashnorja e Perėndimit, Gruaja e Lindjes

    “Duke ndjekur traditėn e arsyetimit dhe tė hulumtimit empirik, Perėndimi turret dhe tejzgjatet pėrpara pėr tė pushtuar botėn; edhe Lindja, e nxitur nga forca tė frikshme tė subkoshiencės, po
    ashtu, lėshohet pėrpara pėr tė pushtuar botėn. Greqia ndodhet diku nė mes; ajo ėshtė udhėkryqi gjeografik dhe shpirtėror i botės.”

    Nikos Kazanxaqis, “Raport Grekos”

    Kreu I

    Lamtumirė Selanik


    Nė tetor tė vitit 1990, lashė Manastirin e Rilės dhe u nisa nė drejtim tė kufirit jugor tė Bullgarisė, nga ku, largėsia deri nė portin e qytetit tė dytė mė tė madh tė Greqisė, Selanikut, ishte vetėm 25 kilometra. Nė Selanik, u ula nė njė kafene, i kthyer me fytyrė nga ujėrat e ngrohta tė detit Egje. Nga tė dyja krahėt, pėr kilometra tė tėra, shtriheshin, pėrgjatė gjiut madhėshtor, nė formė drapri, qė puthej diku larg me horizontin, masive tė mėdha pallatesh prej betoni, ngjyrė miu, me parvaze ballkonesh prej hekuri tė ndryshkur, dhe me tabela pleksiglasi gjithėngjyrėshe, qė reklamonin restorantet “fast food” ose dyqane dhe qendra video-lojėrash. Flamuri grek, me shirita bardheblu, dukej sikur shkrepte i vetmuar atė muzg mbrėmjeje nga maja e Kullės sė Bardhė, e ndėrtuar nė shekullin XV, qė, siē mė thotė linja ime e kujtesės, tani pėrbėnte tė vetmen relike qė kishte mbetur nga dekadat dhe shekujt e para Luftės tė II Botėrore. Pėr gruan qė u ul nė karrigen pėrballė meje, nė tė njėjtėn tryezė, ai flamur, qė valvitej mbi kėtė qytet, nuk pėrfaqėsonte dlirėsinė liberatore tė rrėnojave tė mermerta, tė vendosura mbi sfondin blu tė detit, por realitetin e zymtė dhe pakompromis tė Lindjes.

    Grekėt janė njerėz tė hedhur e qejfli nga natyra, dhe kėto karakteristika i shoqėrojnė plot xheste: pija e shijshme, hareja e gėzimi, dhe shqiptimi plasės i rrokjeve greke, janė krijuar ashtu qė tė theksohen mirė, me nofullat ngritur pėrpjetė dhe me duart e zgjatura pėrpara. Grekėt e kalojnė njė pjesė tė mirė tė ditės duke biseduar nėpėr kafene. “Ne grekėt jemi populli mė i talentuar: e di ti se tė harxhosh katėr orė pėr tė pirė njė kafe tė vogėl ėshtė art”, mė tha njė herė, i ekzaltuar, ndonėse me njė seriozitet qesharak, njė miku im shkrimtar. Ndėrsa gruaja, qė qėndronte pėrballė meje, dukej qartė se ishte tepėr e kursyer nė lėvizje dhe, siē theksoi me njė ton tė ftohtė, ajo kishte kohė tė lirė vetėm 45 minuta pėr tė biseduar me mua. Ajo kishte flokė dhe sy tė zinj, dhe njė shikim tė rreptė plagosės. “Nxirre bllokun e shėnimeve,” mė tha.

    Selanikut,tė cilit nė greqisht i thonė Thessaloniki, i vunė kėtė emėr sepse Salonike quhesh gjysmėmotra e Aleksandrit tė Madh. Ja si e skicoi Xhon Riid historinė e Selanikut kur mbėrriti nė kėtė vend, nė pranverėn e vitit 1915:

    Prej kėtu Aleksandri lėshonte flotiljet e veta. Ai (Selaniku) kish qenė ... njė metropol bizantin, i dyti pas Kostandinopojės, dhe e fundit pikė e fortė e asaj mbretėrie romantike latine, ku karkasat e anijeve tė thyera tė kryqėtarėve kacavirreshin, si pėr t’u dhimbsur, brigjeve tė Levantes, brigje tė cilat ata i kishin fituar dhe i kishin humbur pėrsėri. Saraēenė dhe frankė... grekė, shqiptarė, romakė, normanė, lombardė, venedikas, finikias dhe turq kishin zėvėndėsuar njeri-tjetrin si sundimtarė tė saj, ndėrkohė qė Shėn Pali e mėrziste me vizitat dhe psallmet e Testamentit tė Ri. Austria pothuajse e fitoi Selanikun aty nga mesi i Luftės sė Dytė Ballkanike, Serbia dhe Greqia e prishėn Aleancėn Ballkanike pėr ta mbajtur kėtė qytet, ndėrsa Bullgaria u zhyt nė njė luftė shkatėrrimtare pėr ta fituar atė. Selaniku ėshtė qyteti i asnjė kombi dhe i tė gjithė kombeve.

    Mė tej Riid shtonte: “Por e gjithė qendra e qytetit ėshtė njė komunitet i madh ēifutėsh spanjollė, tė cilėt Ferdinandi dhe Izabela i patėn pėrzėnė nga Spanja.”

    Sipas specialistit anglez tė Ballkanit, Nevill Forbs, i cili po ashtu shkruan nga pikėvrojtimi i vitit 1915: “ qyteti i Selanikut ishte dhe ėshtė pothuajse krejtsisht ēifut, ndėrsa nė lagjet jashtė qytetit ka njė pėrzierje tė pazgjidhshme fshatrash turq, shqiptarė, grekė, bullgarė dhe serbė”. J. D. Burshie mendonte se “zgjidhja ideale” pėr tė ardhmen e qytetit “do tė ishte njė republikė ēifute dhe njė port i lirė nėn mbrojtjen e Fuqive tė Mėdha”. Vetė ēifutėt, pėr shekuj, i janė referuar Selanikut si “Nėna e Izraelit”.

    * * *

    Rena Mohlo, gruaja qė rrinte ulur pėrballė meje, ishte ēifute spanjolle, njera nga 850 ēifutėt qė kanė mbetur nė kėtė qytet prej 1 milion grekėsh; komunitetet bullgare, serbe dhe turke ishin edhe mė tė vegjėl nė numėr. Rena kishte ardhur pėr tė folur pėr njė qytet qė nuk ekzistonte mė – nė tė njėjtėn mėnyrė, tėrė pikėllim, siē flisnin grekėt e Aleksandrisė pėr qytetin e tyre mesdhetar shumėetnik, po ashtu me njė port tepėr tė madh nė formė drapėri, qė pėr shekuj me radhė ka pasė qenė sunduar nga grekėt, por qė tani ėshtė krejtėsisht arab. Dhe faktet gulēonin me furi nga gjiri i Renės.

    Tė parėt ēifutė erdhėn nė Selanik nė vitin 140 para Krishtit. Nė vitin 53 tė erės sė re, Shėn Pali, dmth. Rabbi Sauli i Tarsusit, predikoi nė Sinagogėn Ec Haim (Pema e Jetės) pėr tre Sabbath-e. (Sabath ėshtė festa javore, pushimi javor, sipas fesė hebraike, nga perėndimi i diellit, ditėn e premte, deri nė perėndimin e diellit ditėn e shtunė - Shėn.pėrkth.) Nė vitin 1376 mbėrritėn ēifutėt nga Hungaria dhe Gjermania. Pas pushtimit tė Selanikut nga turqit osmanė, nė vitin 1492 njėzet mijė ēifutė nga Spanja morėn leje pėr t’u vendosur atje, duke e transformuar kėshtu rrėnjėsisht kulturėn dhe karakterin demografik tė qytetit. Nė vitin 1493 erdhėn ēifutėt nga Siēilia. Nga viti 1495 deri mė 1497, pasi Inkuizicioni u shtri nga Spanja nė Portugali, mbėrritėn kėtu edhe ēifutėt e Portugalisė. Dhe Rena vazhdonte leksionin. “Mė 1913 popullsia e Selanikut ishte 157 000 veta, e pėrbėrė nga 80 mijė ēifutė, 35 mijė turq, prej tė cilėve 10-15 mijė ishin Domnes (ēifutė, tė cilėt ishin konvertuar nė myslimanė gjatė pushtimit osman), 30-35 mijė grekė, dhe 7-12 mijė bullgarė, serbė dhe shqiptarė.”

    Renės i dilnin si breshėri tituj librash, plotėsuar me emra autorėsh, botuesish dhe data botimesh, pėr tė mbėshtetur statistikat e saj dhe pėr tė thėnė, nė fakt: “Shikojini tė gjithė kėta, qė janė ulur pėrreth, nė tryezat e tjera, se si flasin me duar e me kėmbė. Tek ata gjen stilin, ndėrsa unė tė jap pėrmbajtjen. Unė po tė sfidoj duke tė kėrkuar tė kundėrshtosh, nėse mundesh, cilindo prej fakteve tė mia!

    Njėri nga librat qė pėrmendi Rena ishte “Lamtumirė Selanik”, i Leon Skiackit. Eshtė historia e njė djali qė po rritej nė tė mbyllur tė epokės Osmane nė njė qytet tė pėrgjumur kopshtesh, minaresh, muresh tė lyer me tė bardhė, qepenash jeshilė dhe ēatish tjegullkuqe. Mė vonė munda ta gjej atė libėr, qė ishte shtypur shumė kohė mė parė, nė bibliotekėn e Kėshillit Britanik nė Selanik. Skiacki e pėrshkruan Selanikun e asaj kohe si “kryeqytetin, nė shumicė dėrrmuese ēifute” tė Maqedonisė. Kur ishte nė shkollė, nė klasėn e tij prej 15 nxėnėsish, vetėm njėri ishte grek. Kėtė autori e quan “pjesa realisht e drejtė e qytetit”. Ai ėshtė njė libėr kujtimesh, i ngarkuar me shpresa historike: “Shekulli po i afrohej mbylljes. Si vjedhurazi, si pa u ndjerė, Perėndimi po penetron me ngadalė, duke u pėrpjekur ta ndjellė Lindjen me mrekullitė e tij.”

    Nė tė kapėrcyell tė shekullit, po shembej, mė nė fund, tirania reaksionare e sulltanėve turq kėtu nė Maqedoninė greke. Ndėrkohė, vazhdonte tė mbizotėronte frika dhe pasiguria; nė njė rajon me njė larmi tė madhe etnish, ēifutėt kishin ngritur strofullėn e tyre. Ndoshta pėr shkak se pat qenė shtypur prej shumė kohėsh, nacionalizmi intolerant, i bullgarėve, tė cilėt kishin pushtuar pjesėt e brendshme pėrreth Selanikut, dhe i grekėve, tė cilėt kishin pushtuar gjithė territorin nga jugu, pėrbėnte njė tirani shumė mė kėrcėnuese se ajo e turqve perandorakė. “Duhet ta kuptoni klimėn, - tha Rena. - Mė 1913, grekėt thyen dhe bastisėn katėrqind dyqane ēifutėsh, pėr shkak tė njė thashethemi, se gjoja ēifutėt kishin helmuar puset e ujit.” Ja si e pėrshkruan Nikos Kazanxaqis, te “Raport Grekos”, nė variantin e tij, anti-semitizmin nė Greqinė e kėsaj periudhe:

    “Unė doja tė mėsoja hebraisht, pėr tė lexuar Testamentin e Vjetėr nė origjinal... im atė thirri Rabbinin dhe u morėn vesh qė unė tė shkoja tek ai tri herė nė javė pėr tė marrė mėsime... Kur e morėn vesh miqtė dhe kushėrinjtė tanė, atyre iu ngritėn qimet e kokės pėrpjetė dhe, nė inat e sipėr, vrapuan tek im atė. “A e di ti, more, se ēfarė po bėn!?”, i klithėn nė surrat. “A ke ndonjė pikė ndjenje pėr tėt bir, apo jo? A nuk e di ti, more, se tė Premten e Mirė kėta kryqtarė fėmijėt i shkojnė, me radhė, nė hell dhe u pinė gjakun?”

    Mė 1916, trupat greke pushtuan Selanikun. Mė 1917 ra njė zjarr i madh, qė e rrafshoi krejt seksionin ēifut tė qytetit, pėrfshirė edhe 34 sinagoga. Numri i tė pastrehėve arriti nė 73 448, prej tė cilėve 53 737 ishin ēifutė. “E megjithatė, - theksoi Rena, - Selaniku ishte ‘qytet ēifut’. Lingua franca, dhe gjuha e fėmijėve qė loznin rrugėve, ishte ēifuto-spanjolle (Ladino). Deri nė vitin 1923, kur ligji grek e detyroi atė tė qėndronte hapur, porti rregullisht mbyllej pėr shabbat (Sabbath-in ēifut). Atė vit, 100 mijė refugjatė grekė nga Azia e Vogėl u rivendosėn nė Selanik, qė kohėt e fundit u pushtua nga ushtria turke, nėn drejtimin e njė udhėheqėsi nacionalist, Mustafa Qemal - Ataturku. Cifutėt lejuan qė shkollat e tyre tė pėrdoreshin si strehimore pėr refugjatėt. Pėr kėsaj kohe bukur tė gjatė, fėmijėt ēifutė nuk mundnin tė shkonin nė shkolla,” - tha Rena me njė zė dhe ton qė nuk e fshihte mllefin gjithnjė nė rritje.

    Kur gjermanėt pushtuan Selanikun, nė prill tė vitit 1941, ēifutėt pėrbėnin komunitetin e dytė mė tė madh pas grekėve. Megjithėse madhėsia e komunitetit ishte zvogėluar, Selaniku pėrsėri ishte kryeqyteti kulturor i ēifutėrisė sefardike (spanjolle). “Gjermanėve iu deshėn dy vjet rresht punė, ditė pėr ditė, pėr t’i plaēkitur Selanikut ēifut thesaret e tij artistike, - tha Rena. - U deshėn 15 trena tė mbushur plotepėrplot, pėr 5 muaj me radhė, pėr ta boshatisur Selanikun nga ēifutėt e tij. I gjithė qyteti u dėrgua nė kamp pėrqėndrimi. U shkatėrruan tė 500 mijė varret e varrezave, ndoshta mė e madhja varrezė ēifute nė botė”. Atė ēast ajo mė tregoi fotografinė e njė pishine, tė ndėrtuar nga gjermanėt, e qė ishte e rrethuar me gurė varresh ēifute.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Uriel : 18-05-2011 mė 17:59
    relata refero

  5. #5
    Hierark i lartė Maska e Uriel
    Anėtarėsuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207
    Prej krejt qyteteve nė Europėn e pushtuar nga nazistėt, Selaniku rreshtohej i pari pėr nga numri i viktimave ēifute: 54 050 veta, nga njė numėr i pėrgjithshėm popullsie ēifute prej 56 000 vetash, ose 96,5 pėrqind, u shfarosėn nė Ausshvic, Birkenau dhe Bergen-Belzen. Rrethimi i suksesshėm dhe deportimi i ēifutėve tė Selanikut ndihmoi qė emri i Adolf Ajhman-it tė bėhej i famshėm pėr tė keq. Nė fillimet e viteve 90-tė, Alois Bruner (edhe ai austriak, si Ajhman-i) kėrkohej nė Siri posaēėrisht pėr krimet e kryera nė Selanik.

    Kur nazistėt pushtuan Selanikun, e ėma e Renės shpėtoi duke mundur tė kalonte nė Greqinė qėndrore, qė, nė atė kohė, ishte nėn pushtimin italian. Me dokumente identiteti false, i ati i Renės shpėtoi dhe iku nė Athinė, ku shiste letra cigaresh. “Dita e ēlirimit tė Athinės ishte dita mė e madhe nė jetėn e time, mė pat thėnė ai, mė e madhe se ditėt kur mė kanė lindėt ju fėmijėt e mi, apo nipat e mbesat.”

    Tani Rena po i afrohej zemrės tė mesazhit tė saj: “Pėrpara pushtimit gjerman, ēifutėt kanė pasur pronė 12 mijė shtėpi nė Selanik. Pas luftės, ata paraqitėn vetėm gjashtėqind kėrkesa. Autoritetet greke nisėn procedurat vetėm pėr tridhjetė prej tyre. Sot, nė Universitetin e Selanikut nuk ka as edhe njė departament tė vetėm, as edhe njė kurs, asgjė prej gjėje pėr ēifutėt ose pėr turqit, apo pėr cilindo komunitet tjetėr. Nuk gjendet kurrgjė as nė institutet historike. Asgjė prej gjėje nuk egziston nė muzeumet e qytetit. As edhe njė libėr nuk gjendet nė libraritė greke. Kurrgjė! Sikur ne tė mos kishim qenė kurrė kėtu.

    “A e dini se ku ndodhet sheshi i lojėrave, ku ēdo vit organizohet panairi i tregtisė, dhe ku Kryeministri mban edhe fjalim? Ai ėshtė ndėrtuar mbi varrezat e ēifutėve. Ndėrsa sot aty nuk gjendet as edhe tė paktėn njė pllakė pėrkujtimore. Asgjė prej gjėje!”

    Rena u ngrit, gati pėr tė shkuar. Ajo kishte takim tjetėr.
    Rena nuk pati ekzagjeruar asgjė nė ato qė tha. Pas 45 vjetėsh, Bashkia e Selanikut ende nuk ka marrė asnjė veprim ndaj njė kėrkese pėr tė emėruar njė rrugė tė qytetit, cilėndo prej rrugėve, “Rruga e martirėve ēifutė”. Fshirja nga faqa e dheut e sė kaluarės shumėetnike tė qytetit ka qenė aq e plotė sa mbetesh pa mend. Fjalimet rreth Selanikut, gjatė gjithė periudhės tė pasluftės, nga ana e politikanėve grekė tė tė gjitha ngjyrave tė spektrit politik, shumė rrallė (pėr tė mos thėnė kurrė) kanė pėrmbajtur ndonjė referencė apo kanė treguar njė farė respekti ndaj faqes jogreke tė sė kaluarės tė qytetit. Nė sytė e grekut, Selaniku dhe pjesa tjetėr e Maqedonisė kanė qenė, janė dhe kurdoherė do tė jenė puro greke.

    Libraria e Molo’s, pronė e vjehrrit tė Renės, Saulit, ēelur nga para-ardhėsit e tij mė 1870, mė e vjetra nė qytet, nė “10 Cimiski Street”, ka mbetur e vetmja relikė ende gjallė e Selanikut ēifut. Nė skajin lindor tė qytetit, kilometra larg pas blloqeve tė betonit dhe fasadave ndryshe nga njera tjetra, ngrihet Vila Mozdah, njė bukuri arkitekturore, e cila ėshtė pronė dhe mban emrin e njė familjeje nė zė nga ēifutėt spanjollė. Flamuri bardheblu grek valvitej mbi ēatinė e rrubullakėt, nė formė kubeje, qė mbėshtetej mbi kolonat e kolonadat e bardha neoklasike, pėrreth mureve tė shtėpisė. Jashtė nuk ka asnjė pllakė tė shkruar, dhe askund, nė asnjė libėr turistik lokal, nuk pėrmendet e kaluara jogreke e asaj godine.

    Barrėn e rėndė tė krejt ēėshtjes sė Selanikut ēifut ia shkarkova njė mikut tim greko-amerikan, Aristidh D. Karacas. Karacas, specialist i historisė bizantine, ėshtė anėtar aktiv i lobit grek dhe botues librash akademikė pėr ēėshtje qė kanė tė bėjnė mė Greqinė, moderne dhe tė lashtė. Firma e Karacasit do tė botonte sė afėrmi njė libėr pėr ēifutėt e Selanikut.

    Ja ēfarė tha ai: “Gjatė gjithė kohės, nga antikiteti klasik deri nė fillimet e shekullit 15-tė, Selaniku ka qenė qytet grek. Grekėt u pėrzunė nga turqit osmanė, tė cilėt, mė pas, mirėpritėn ēifutėt. Dhe ėshtė e vėrtetė, ēifutėt e kanė dominuar Selanikun pėr 500 vjet; nė terma historike, ata e ruajtėn qytetin pėr grekėt, tė cilėt e rimorėn vetėm nė shekullin 20-tė, pjesėrisht pėr shkak tė njė dėbimi tjetėr qė bėnė turqit, kėsaj here nga Azia e Vogėl pėr nė Selanik. Por nė mitologjinė politike greke, Selaniku mund tė jetė vetėm grek. As qė mund tė pėrmenden ēifutėt. Ngritja e njė ndėrgjegjeje kombėtare nė kėtė pjesė tė botės do tė thotė, herė-herė, se ajo qė gjithėkush e di privatisht ėshtė ajo qė kurrė nuk mund tė thuhet ose tė pranohet publikisht.” Mė pas Karacas citoi njė filozof grek tė shekullit VI, Stefani i Bizantit: “Mitologjia ėshtė ajo qė kurrė nuk ka qenė, por qė gjithmonė ėshtė”.

    Me fjalė tė tjera, kishte pak gjėra tė pazakonta nga e gjithė ajo histori. Ashtu siē ēanė, me dhunė, Serbia, Shqipėria, Rumania dhe Bullgaria pėr tė dalė nga pazhvillimi dhe nėndheu i tiranisė dhe i diversitetit osman, dhe pėr tė ngritur shtete etnikisht tė njėsuar, ashtu bėri edhe Greqia. Ashtu si kujtesa e shqiptarėve ėshtė fshirė nga serbėt, ajo e Epirit tė Veriut grek ėshtė fshirė nga shqiptarėt, ajo e hungarezėve nga rumunėt, dhe ajo e turqeve nga bullgarėt, po ashtu ėshtė fshirė nga grekėt kujtesa e ēifutėve tė Selanikut dhe e grupeve tė tjera etnike. Greqia ėshte pjesė e modelit ballkanik, veēanėrisht nė kėtė qytet, nė ish kryeqytetin e Maqedonisė sė epokės osmane.

    Kėsisoj, mė nė fund, po mbėrrij tek thelbi i ēėshtjes: Greqia, sqepi mė jugor i Gadishullit Ballkanik, e konsideruar vendlindja e kulturės dhe e sistemit tė vlerave tona perėndimore, ēfarė ėshtė, ēfarė ka qenė dhe ēfarė kurrė nuk ka qenė!

    Unė kam jetuar shtatė vjet nė Greqi dhe e kam vizituar atė shpesh si para kėsaj kohe edhe pasi jam larguar. Unė flas dhe lexoj greqisht, ndonėse keq. Unė u njoha me gruan time nė Greqi, u martova nė Greqi dhe mė lindi njė djalė nė Greqi. Unė e dua Greqinė. Por Greqia qė unė dua ėshtė njė vend real, me tė kėqiat dhe egėrsitė e saj, dhe me gjithėēka tjetėr, dhe jo njė vend i pavėrtetė, i klasicistėve universitarė apo i pllakateve turistike.

    Pėr shkak se unė nuk kam patur ndonjė “pėrvojė turistike” nė Greqi aq sa kam patur “pėrvojė jete”, qėndrimi im ndaj Greqisė ėshtė mė obsesiv sesa qėndrimi im ndaj pjesės tjetėr tė Ballkanit. Pėrvoja personale e jetės nė Greqi e ka nxjerrė Greqinė, nė sytė e mi, si njė vend puro ballkanik. Ajo qė e bėnte Greqinė veēanėrisht ballkanike nė vitet 1980-tė, kur kam jetuar atje, ishte politika. Eshtė kjo arsyeja pėrse do tė ndalem gjatė nė atmosferėn politike moderne tė Greqisė, ēėshtje kjo rreth tė cilės pak ėshtė shkruar, nė krahasim me tėrė ato libra turistikė tė shkruar pėr Greqinė.

    Para pėrfundimit tė Luftės sė Ftohtė, kur ekzistenca e Traktatit tė Varshavės impononte njė ndarje artificiale midis Greqisė dhe fqinjėve tė saj veriorė, vetėm perėndimorėt si unė, qė jetonin nė Greqi, arritėn ta kuptonin se sa ballkanike ėshtė Greqia. Ata nga jashtė ishin tė vendosur ta shikonin Greqinė thjesht si njė vend mesdhetar dhe perėndimor: mallkuar qofshin faktet! Kur ia nisa punės pėr kėtė libėr nė vitin 1989, kur Maqedonia njihej vetėm si vendlindja e Aleksandrit tė Madh dhe jo si problem gjeopolitik, siē ėshtė sot, njerėz tė ndryshėm mė kėshilluan qė tė mos e pėrfshija Greqinė nė kėtė libėr, “pasi ajo nuk ėshtė pjesė e mirėfilltė e Ballkanit”. Unė i kundėrshtova. Ngjarjet vėrtetuan se kisha patur tė drejtė. Me fillimet e viteve 1990-tė, Greqia gjithnjė e mė shumė ishte nė krye tė lajmeve nė lidhje me mosmarrėveshjet kufitare me Maqedoninė dhe Shqipėrinė jugore. Dhe, pavarėsisht nga njė traditė demokratike, qė zbriste thellė nė antikitet, sjellja politike e Greqisė nė rajon nuk dukej se ishte mė e arsyeshme se ajo e fqinjėve tė saj nė veri, tradita demokratike e tė cilėve, nė pėrgjithėsi, ka qenė jo-ekzistente.

    Pėr herė tė parė nė Greqi arrita me tren nga Jugosllavia. Herėn e dytė shkova nga Bullgaria, po ashtu me tren. Herėn e tretė udhėtova me autobus nga Shqipėria. Secilėn herė, tek kaloja kufirin pėr nė Greqi, mė binte menjėherė nė sy njė vazhdimėsi: vargmalet, kostumet popullore, ritmet muzikore, racat dhe fetė, tė gjitha kėto tė ndėrthurura dhe tė mpleksura thellė me ato tė vendeve qė sapo i kisha lėnė pas. Dhe kjo ėshtė si kudo tjetėr nė Ballkan, ku racat dhe kulturat pėrplasen, dhe ku vendosjet e popullsive tė grupeve nacionale jo kurdoherė pėrputhen me kufijtė nacionalė. Ishte pikėrisht kjo lloj mpleksjeje dhe ndėrthurjeje qė kundėrshtoheshin dhe mohoheshin me mllefin dhe emocionin mė tė madh.

    “Nė Greqi nuk jeton asnjė turk, - mė tha njė herė ish zėvėndėsministri i Jashtėm i Greqisė, Janis Kapsis. - Ka vetėm disa grekė tė cilėt kanė qėlluar tė jenė myslimanė dhe qė kanė qėlluar tė flasin turqisht me njeri-tjetrin. Po kėshtu, nė Greqi nuk ka asnjė maqedon ...”, turfulloi Kapsis. Nuk kishte burrė nėne qė tė mund ta ndalte sė foluri. Gjatė gjithė viteve qė kam jetuar nė Greqi, nga 1982 deri nė fund tė vitit 1989, kurrė nuk kam dėgjuar ndonjė grek, me pėrjashtim tė rrallė tė ndonjė politikani tė mirėnjohur, tė ngrejė ēėshtjen e Mermerėve tė Partenonit (Elgin) dhe tė mospranimit tė Muzeumit Britanik pėr t’ia kthyer ato Greqisė. Dhe nėse ajo ēėshtje, qė pati aq shumė publicitet nė Perėndim, ngrihej nga njė i huaj, nuk mė ka ndodhur asnjėherė tė dėgjoja njė grek vendali qė tė fliste gjatė apo me emocione pėr kėtė ēėshtje. Ndėrkohė, kam harxhuar orė tė tėra tė jetės sime ulur rreth tryezave greke, duke dėgjuar paroksizma tė shfrenuara urrejtjeje pėr ēėshtje tė tilla si, turqit dhe Kostandinopoja, serbėt dhe Maqedonia, dhe minoriteti i persekutuar grek nė Shqipėri. Kur arrita nė Greqi nga Maqedonia dhe nga Bullgaria mė 1990-n, u pėrpoqa t’u shpjegoja njė grupi miqsh grekė pozitėn e maqedonėve sllavė. Ata shkumbuan dhe, praktikisht, tė gjithė nė njė zė, thanė: “ Thjesht se ty ta kanė mbushur kokėn me brroēkulla e rrena ata magjypėt e fėlliqur nė Shkup, nuk e bėn ngjarjen tė vėrtetė!” Pėr kėta grekė, tė gjithė sllavėt, qė e quajnė veten “maqedonė”, ishin “magjypė tė fėlliqur”.

    Kjo ėshtė arsyeja qė kur arrita nė Greqi nga Bullgaria mė 1990, nuk m’u duk aspak se isha larguar nga Ballkani, por sikur kisha hyrė nė vendin qė mė sė miri mund ta pėrmblidhte dhe ta shpjegonte Ballkanin. Ikona na ishte zbulim grek. Kisha ortodokse greke na ishte nėna e gjitha kishave ortodokse lindore. Perandoria Bizantine nė thelb na paskish qenė perandori greke. Turqit osmanė paskeshin sunduar pėrmes grekėve - nga Fanari, distrikti i pasur i Kostandinopojės - qė shpesh ka nxjerrė diplomatė dhe guvernatorė lokale nė gjithė pjesėn europiane tė perandorisė turke. Konstandinopoja ėshtė fjalė greke pėr njė qytet historikisht grek. Edhe fjala turke pėr atė vend, Stamboll, ėshtė shtrembėrim i frazės greke is tin poli (“pėr nė qytet”). Trupat elitė tė ushtrisė osmane, jeniēerėt, paskeshin pasur shumė grekė, tė cilėt u ishin marrė prindėrve kur kishin qenė fėmijė tė mitur dhe ishin rritur nė garnizonet e sulltanit. Alfabeti cirilik, i pėrdorur nė Bullgari, Serbi, Maqedoni dhe Rusi, paska dalė nga alfabeti grek, kur dy murgj, Cirili dhe Metodiusi u larguan nga Selaniku, nė shekullin IX tė erės sonė sė re, pėr tė rekrutuar dhe konvertuar sa mė shumė nga radhėt e sllavėve. (Ndėr sllavėt e Ballkanit, vetėm kroatėt janė tė gjithė katolikė - Shėn.pėrkth.)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Uriel : 18-05-2011 mė 17:59
    relata refero

  6. #6
    Hierark i lartė Maska e Uriel
    Anėtarėsuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207
    Raca moderne greke pėrbėhet nga njė pėrzierje grekėsh, turqish, shqiptarėsh, rumunėsh, sllavėsh tė zgjedhur dhe tė tjerė, tė cilėt kishin emigruar nė jug, pranė ujėrave tė ngrohtė atje poshtė, nė zgrip tė Gadishullit Ballkanik. Fakti qė pak pakica tė dallueshme kanė mbijetuar nė Greqi dėshmon pėr fuqinė thithėse, asimiluese tė kulturės greke. Fshatarėt e Sulit nė perėndim tė Greqisė, pėr shembull, dhe banorėt e ishujve Specai dhe Hydra nė Egje, kanė qenė me origjinė tė pastėr shqiptare.

    “Greqia e trashėgimisė klasike dhe e filhelenizmit romantik ka perėnduar, por sidoqoftė, ajo asnjėherė nuk ka qenė shumė domethėnėse pėr gjendjen nė Greqi, - shkruan Filip Sherrard, njė pėrkthyes i poezisė moderne greke. - Greqia ... kurrė nuk ka pasur Mesjetė, ashtu siē e kuptojmė ne, as Rilindje, ashtu siē e kuptojmė ne atė, apo epoke tė Iluminizmit. Atje nuk ka ndodhur ajo rritje dhe ngritje e arsyes pėrtej pjesės tjetėr tė jetės.”

    Greqia ėshtė porti i fundit europian ku mund tė ndalesh, ku Ballkani fillon tė shkrihet krejtėsisht me Lindjen, dhe tė thithet prej saj. Si e tillė, duke iu pėrqasur asaj nga njė drejtim i kundėrt, Greqia ėshtė edhe pika ku ajri i Perėndimit nis tė shpėrbėjė dhe tė shpėrndajė logjikėn dėrrmuese dhe abstrakte tė shkretėtirave tė Mesopotamit dhe tė Egjiptit. Mbi tė gjitha, kjo ka qenė edhe arritja pėrfundimtare e Athinės perikleiane (dhe me zgjatim, edhe e Perėndimit): t’i japėsh frymėmarrje humanizmi - dashurie pėr individin - inhumanizmit tė Lindjes, qė nė atė kohė emblemizohej nga tiranitė e Egjiptit, Persisė dhe Babilonisė sė lashtė. Kėtė proces e pashė tė gjallonte nė Muzeun Kombėtar Arkeologjik nė Athinė, ku statujat e rrepta dhe impersonale tė Epokės sė Bronzit tė hershėm dhe tė mesmė, qė bartnin ndikimet e forta tė Egjiptit faraonik, gradualisht kishin arritur tė rrumbullakosnin, njeri pas tjetrit, tipare, tė metamorfozuar gjatė dy mijėvjeēarėve nė bukurinė magjepse dhe idealizmin e skulpturės klasike greke.

    Greqia klasike e mijėvjeēarit tė parė para Krishtit zbuloi Perėndimin, duke humanizuar Lindjen. Kėtė Greqia e arriti duke pėrqėndruar energjitė e veta artistike dhe filozofike, pėr ēlirimin e shpirtit njerėzor, pėr luftėn e individit nė kėrkim tė kuptimit tė jetės. Ndėrkohė, nė Persi, pėr shembull, arti ekzistonte pėr tė glorifikuar njė sundimtar tė plotfuqishėm. Por Greqia gjithmonė ka qenė pjesė e Lindjes, ndonėse nė skajin mė perėndimor tė saj. Pėr ta parė Greqinė nė pamjet e saj vėrtetė orientale duhet tė njohėsh madhėshtinė e arritjeve tė grekėve tė lashtė.

    Pėr mė tepėr, tė kuptuarit e rolit historik tė Greqisė, si njė fushėbetejė ideologjike ndėrmjet Lindjes dhe Perėndimit, tė ofron kėndpamje dhe pėrqasje shumė mė tė thella tė vetė procesit, pėrmes tė cilit demokracia dhe vlerat perėndimore, tė epokės sonė, mund tė ndikojnė te sistemet politike tė Botės sė Tretė. Greqia ėshtė ajo sitė e pėrjetshme pėrmes tė cilės duhet tė kalojnė dyndjet e Lindjes pėr nė Perėndim dhe tė Perėndimit pėr nė Lindje, tė cilat njėherėsh tė depozitojnė edhe llumin e tyre.

    “Mirėseerdhe pėrsėri nė Orient, - mė tha Sotiris Papapulitis, njėri nga drejtuesit e partisė konservatore greke, Partia Demokracia e Re, kur mė pat ftuar pėr drekė nė njė restorant tė shtrenjtė, ku servireshin prodhime deti, nė qytetin portual tė Pireut, ngjitur me Athinėn. Unė sapo isha kthyer me autobus nga Selaniku. - Por nė Orient, - mė tėrhoqi vėmėndjen ai, - kurrė nuk duhet ngatėrruar zemra e hapur me mendjen e hapur.”

    Papapulitis e kishte fjalėn pėr veten e vet. Nė vjeshtėn e vitit 1990, ai ishte pėrfshirė nė valėn e pėrpjekjeve, pėrfundimisht tė pasuksesshme, pėr t’u zgjedhur kryetar bashkie i Pireut. Ai ishte i shumė i shkueshėm, i shoqėrueshem, i sofistikuar, naiv dhe mendjengushtė nė tė njėjtėn kohė. Ai ishte njė tip qė mund tė citonte Dekartin dhe tė besonte te teoritė e konspiracionit, ndėrkohė qė mbante veshur njė kėmishė tė lėnė zbėrthyer deri te kėrthiza. Vetė Papapulitisi e dinte kėtė gjė, dhe i pėlqente fakti qė personaliteti i tij, si e gjithė pamja pėrreth nesh, jahte, deti blu, diell, male me ushqim, mungesė efikasiteti dhe kaos, pėrbėnin sintezėn, shkrirjen e pėrsosur tė Ballkanit, Mesdheut, Perėndimit europian dhe Lindjes levantine.

    “Une e urrej termin grek. Ai ėshtė shtrembėrim i fjalės turke pėr qen ose skllav, - buēiti me tė madhe Papapulitisi, qė ta degjonin tė gjithė klientėt e tjerė perreth. - Mua duhet tė mė quash helen. Po tė duash mė thėrrit edhe romios, por mos mė quaj grek.”

    Grekėt e lashtė e quanin veten helenė, ēka, gradualisht, ka ardhur pėr tė simbolizuar grekun (ose atė pjesė tė psikikės greke), rrėnjėt e sė cilės janė nė Perėndim. Romios do tė thotė romak, dhe termi i referohet njė greku tė Perandorisė Lindore Romake (shpesh tė quajur Bizant), rrėnjėt e sė cilės janė nė Lindje. Patrik Lei Fėrmėr, njė shkrimtar anglez, i specializuar pėr libra udhėtakė, me njė njohuri tė pashoqe tė gjuhės dhe tė kulturės greke, ka identifikuar mbi gjashtėdhjetė karakteristika dhe simbole qė dallojnė mentalitetin helen nga mentaliteti romios. Ndėrsa heleni mbėshtetet te parimi dhe logjika, romiosi mbėshtetet te instikti; ndėrsa heleni e shikon Greqinė si pjesė tė qėnėsishme tė Europės, romiosi e shikon Greqinė tė shtrirė jashtė Europės; ndėrsa heleni ėshtė njeri me njė mosbesim iluminist, romiosi beson te vetitė mrekullibėrėse tė ikonave; ndėrsa heleni ndjek njė kod perėndimor ndershmėrie, romiosi nxjerr qartė nė pah mungesėn e skrupullit pėr tė arritur objektiva personale, e kėshtu me radhė... Siē tregon bukur qartė rasti i Papapulitisit dhe i shumė grekėve tė tjerė qė kam njohur, aspektet helene si dhe ato romiose tė personalitetit grek, mund tė jetojnė krah pėr krah, njėherėsh, brenda tė njėjtit person.

    Fėrmėr, si shumė filhelenė (tė huaj tė dashuar pas Greqisė), ishte mė se i ndėrgjegjshėm pėr aspektin oriental tė Greqisė. Ja njė rast pėr ilustrim: Lord Bajroni, poeti romantik i shekullit XIX, dhe vullnetar nė Luftėn Greke pėr Pavarėsi, i zhvleftėsonte dijetarėt e Greqisė klasike, tė cilėt i quante “tė tredhur nė mendime tė mykura”, mbushur me “belbėzime antiquare”. Angazhimi filohelen i Bajronit bazohej nė njė vizion real tė vendit dhe jo nė ndonjė mit. Ndėrsa, pėr luftėtarėt e guerrileve greke, tė cilėt kacafyteshin edhe me njeri-tjetrin, e qė ai i pati takuar nė kėnetat plot mushkonja tė Greqisė perėndimore, nė vitet 1820-tė, poeti anglez thotė: “Jeta e tyre ėshtė luftė kundėr sė vėrtetės; ata janė tė pamėshirshėm nė mbrojtjen e tyre.” Kazanxaqis, i cili nuk ishte i huaj, gjithashtu nuk ka asnjė dyshim rreth shpirtit tė vėrtetė tė Greqisė: “Greku modern, ... kur fillon tė kėndojė, ... e thyen kreshtėn e logjikės greke; aty pėr aty Lindja, gjithė errėsirė dhe mister, ngrihet vlagė lart nga thellėsia e shpirtit tė tij.”

    Pėr grekėt, Lindja, mbretėria e kėsaj errėsire, misteri, ligshtie dhe irracionaliteti, pėrfshin kujtime dhe ngjarje specifike, qė pėrbėjnė pika qėndrore tė trashėgimisė bizantine dhe osmane.

    Pėr turistėt dhe admiratorėt perėndimorė tė Greqisė, simboli i turmės sė kėtij vendi duhet tė ishte Partenoni, i ngritur nga Perikliu, nė shekullin V p.e.r., epoka e artė e demokracisė athinase, periudhė kjo nė historinė greke tė cilėn ne nė Perėndim e njohim mirė. Nė shkollė kemi mėsuar se si u zhvilluan qytetėrimet e Minoas dhe tė Mycenės dhe se si, brenda disa shekujve, ato arritėn e u bėnė qytet-shtete, ndėr tė cilėt edhe Athina dhe Sparta, qė luftuan si kundėr njeri-tjetrit ashtu edhe kundėr persėve, popull i cili, nė atė kohė, pėrfaqėsonte “Lindjen barbare”. Ne kemi mėsuar se si kultura greke mbijetoi dhe u pėrhap pėrmes pushtimeve tė njė greko-maqedoni, Aleksandrit tė Madh. Gjithashtu, ne jemi tė ndėrgjegjshėm, nė pėrgjithėsi, pėr pėrmasat dhe madhėshtinė e historisė tė lashtė greke: se si bota e Iliadės dhe e Odiseas sė Homerit, shoqėruar me kulturėn e Mycenės tė mijėvjeēarit tė dytė para Krishtit, ndahet nga bota e Sokratit, Platonit dhe Aristotelit nga njė hendek kohor, prej afro njė mijė vjetėsh. Historia greke, siē na e kanė mėsuar atė nė Perėndim, pėrbėn njė sagė tė gjatė dhe frymėzuese. Fatkeqėsisht, kjo sagė e madhe pėrbėnte vetėm njė element nė tė kaluarėn e Greqisė, dhe e kaluara nuk mbaronte kur fillonte Epoka e Errėsirės. Ajo qė admiruesit e Greqisė sė lashtė e konsiderojne si Epoka e Errėsirės ishte, nė fakt, fillimi i njė periudhe tjetėr i madhėshtisė sė Greqisė, ajo e Bizantit.

    Kėshtu, njė ndėrtesė tjetėr, larg prej Partenonit, qė nė fakt ndodhet krejtėsisht jashtė kufijve tė Greqisė sė sotme, ngjall pėr grekėt afshe shumė mė tė thella emocionesh dhe nostalgjie.

    Grekėt, ashtu si popujt e tjere ortodoksė, janė tė fiksuar pas kishave tė tyre, tė cilat janė jo vetėm qendra kulti, por edhe thesare tė kulturės materiale tė tyre, qė arritėn t’u mbijetojnė shekujve tė sundimit tė rėndė osman. C.P. Kavafi, poeti mė i madh modern grek, e pėrshkruan kėtė ndjenjė nė poemėn e tij “Nė kishė”:

    ... kur hyj nė kishė greke,
    aroma e timjanit qė digjet,
    zėra liturgjie dhe harmoni tingulli,
    ardhja e priftėrinjve nė radhė,
    me ritmin mė solemn duke lėvizur ēdo njeri,
    tė veshur tė gjithė me mė madhėshtorėt veladonė,
    thėrresin nė kujtesė lavditė e racės tonė,
    madhėshtinė e ditėve tona tė dikurshme, bizantine.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Uriel : 18-05-2011 mė 17:59
    relata refero

  7. #7
    Hierark i lartė Maska e Uriel
    Anėtarėsuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207
    Dhe ndėr kishat greke, njėra, nė mėnyrė tė veēantė, dallohet nga tė gjitha tė tjerat: kisha e Hagia Sofisė ose “Mėnēuria Hyjnore”, e ndėrtuar nė mesin e shekullit VI tė erės sė re, nga Perandori Bizantin, Justiniani.

    Me njė kupolė tė shtrirė, mjaft gjėrė, qė naltohet valėkurbuar mbi njė grup gjysmė-kupolash tė tjera dhe kolonash mbajtėse shėdritėse, si tė rrinte pezull nė ajėr, jashtė forcės sė gravitetit, ngrihet madhėshtore mbi ujėrat e shkumbėzuara nga derdhjet e mbeturinave nė pikėn Seralio tė Kostandinopojės (Stambollit). Edhe sot e kėsaj dite, megjithėse e zhveshur nga ari dhe argjendi, kur afresket janė zbehur dhe ndyrė, pėrsėri mund tė thuhet, me plot gojė, se nuk ka ndėrtesė tjetėr nė botė, pjesa e brendshme e sė cilės tė mund tė tė ofrojė njė ndjenjė tė tillė pasurie dhe fuqie tė pakufishme mistike. Hagia Sofinė e kam vizituar disa herė gjatė viteve 1980-tė. Sa herė qė jam gjendur brenda saj, instiktivisht mė kam mendimi se pasionet politike tė Greqisė moderne mund tė shpjegohen kėtu shumė mė mirė se te Partenoni. Sa herė kaloja pėrmes derės perandorake dhe ecja drejt kupolės kryesore, mė pushtonte njė ndjenjė sikur ndodhesha brenda njė qyteti tė madh, tė mbuluar dhe tė rrethuar me mure mermeri, galeri, kolonada e mozaikė, me hapsira tė stėrmėdha, tė ēuditshme dhe tė pakuptimta, qė zgjateshin diku pėr nė periferi. Hagia Sofia u bė prototipi pėr tė gjitha katedralet ortodokse, pėr Katedrales e Shėn Markut, nė Venecia, dhe pėr tė gjitha xhamitė kryq e tėrthor Turqisė.

    Por Hagia Sofia nuk ėshtė mė kishė. Ajo ėshtė “Muzeu turk i Aja Sofisė”. Nė vend tė kėmbanave, tė erės sė timjanit, tė qirinjve dhe tė priftėrinjve, mbi qoshet murore tani qėndrojnė varur disa pllaka tė mėdha, tė rrumbullakėta, ngjyrė jeshile, me mbishkrime arabe ku shkrueht: “Allahu ėshtė i madh”. Shumica e turistėve grekė qė shkojnė nė Turqi pėr tė vizituar “Muzeun e Aja Sofisė”, kthehen nė shtėpi tepėr tė pakėnaqur nga ajo pėrvojė. Bile, shumica dėrrmuese e grekėve as qė arrijnė ta bindin veten tė shkojnė pėr ta vizituar atė. “Vetė ideja e tė shkuarit nė kishėn tonė, nė atė qytet qė pėr ne ka qenė mė i madhi qytetet grek, dhe e tė parit e atyre shenjave myslimane…, unė nuk arrij ta shpjegoj se ēfarė ndjenjash mund tė pėrjetoj. Thjesht, ėshtė diēka e tmerrshme”, - mė tha njė herė njė miku im athinas. Stambolli, nė sytė e grekut, do tė mbetet pėrgjithmonė Konstandinopojė, edhe sikur “qyteti i Konstandinit” tė mos ekzistojė mė. Grekėt nuk munden as ta shqiptojnė fjalėn Stamboll. Kur e dėgjojnė kėtė fjalė nga goja e njė tė huaji, ngėrdheshen, bash ashtu siē ngėrdheshen ēifutėt kur dėgjojnė fjalėn Palestinė apo arabėt fjalėn Izrael. Shėnjtėria e tij, Bartolemeu, Patriarku i Kishės Ortodokse Greke, nuk e ka selinė nė Athinė, por nė Konstandinopojė, nė njė ndėrtesė me skelet druri, diku nėpėr disa rrugica tė ngushta e tė pista. Kjo ėshtė e gjitha qė ka mbetur nga Bizanti, njė qytetėrim dhe njė perandori e krijuar nė vitin 324 tė erės sė re, si pasuese e Romės, dhe e shkatėrruar mė se njė mijė vjet mė vonė, mė 1453, nga ushtria pushtuese e turqve osmanė. Gjatė atyre 11 shekujve, Perandoria Bizantine ishte perandori greke dhe Greqia bartėte shumė mė tepėr, nga sa mėsohet, se kultura klasike mesdhetare, tė cilėn Perėndimi e njeh mirė. Perandoria Bizanbtine ishte njė mbretėri e kulturorės veriore, me thellėsi dhe pėrmbajtje tė papėrfytyrueshme, ndikimi i sė cilės u pėrhap deri te principata mesjetare moskovite.

    Por turqit e rrafshuan atė krejtėsisht. Prandaj Hagia Sofia ėshtė shprehje nė gur dhe mermer e asaj qė grekėt e mbajnė nė zemrat e tyre dhe e vajtojnė nė heshtje: “Ne kemi humbur shumė, asnjė centim mė, as Maqedoninė, edhe asgjė prej gjėje tjetėr nuk do tė humbasim mė!”.

    Dhimbja e kėsaj humbjeje u bė edhe mė e mprehtė nga pėrvojat e kohėve moderne tė luftės dhe tė shpėrnguljeve nė dhé tjetėr. Poeti grek Xhorxh Seferis, fitues i ēmimit Nobel, shkruan te “Shtėpia afėr detit”:

    “Shtėpinė qė kisha ma morėn. Erdhėn kohė tepėr tė kėqija: luftėra, shkatėrrime, shpėrngulje.”

    Shkaku i vuajtjes tė Seferis ishte lufta greko-turke, e vitit 1922, e fundit ngjarje nė vazhdėn e luftrave ushtarake ballkanike (nisur me luftėn ruso-turke tė vitit 1877, nė Bullgari), qė zaptuan kryet e lajmeve nga ēerekshekulli i fundit i shekullit XIX deri nė fundin e ēerekshekullit tė parė tė shekullit XX, dhe vendosėn kufijtė e Ballkanit, pak a shumė aty ku ato ishin nė vitin 1990, nė prag tė luftės civile nė Jugosllavi.

    Megjithėse turqit osmanė i kishin pėrzėnė grekėt bizantinė nga Konstandinopoja nė shekullin XV, komunitete tė mėdha greke arritėn tė mbijetonin nė Stamboll, si dhe pėrgjatė brigjeve perėndimore tė Azisė sė Vogėl, veēanėrisht nė qytetin e Smirnės, deri afėr fundit tė Luftės tė Parė Botėrore. Shpėrbėrja e Perandorisė Osmane nė vigjilje tė Luftės sė Parė Botėrore u ofroi grekėve, qė kishin mbajtur anėn e aleatėve fitimtarė, rastin tė rimerrnin territoret e humbura, ku ende vazhdonin tė jetonin mbi 1 milion grekė. Por grekėt nuk kishin tė ngopur me kaq.

    Pėr vite me radhė, Kryeministri britanik dhe filheleni romantik, Llojd Xhorxh, i pati inkurajuar grekėt tė besonin se ēfarėdo qė tė bėnin, ata do tė kishin, pa diskutim, pėrkrahjen e Aleatėve Perėndimorė ndaj kėtij kombi tė krishterė dhe trashėgimtarit tė Greqisė sė lashtė, pėrkundrejt turqve myslimanė. Ky besim naiv, i pėrforcuar nga shtrirja e anarkisė nė Turqi pas shembjes sė sulltanatit, bėri qė grekėt t’i futen rrugės tė Megali Idesė (Idesė tė Madhe): kthimit te mėmėdheu tė ēdo pėllėmbe tokė tė Greqisė historike. Pėrsėri i njėjti sindrom i vjetėr revanshist ballkanik: ēdo komb pretendon pėr territor tė natyrshėm tė tij gjithė tokat qė ai ka patur nė kohėn e ekspansionit mė tė madh historik tė tij.

    Mė 1921, ushtria greke, kundėr ēdo logjike ushtarake, pėrparoi pėrtej brigjeve perėndimore tė Asisė tė Vogėl, tė populluar nga greke, dhe u fut thellė nė brendėsi tė maleve tė Anadollit, duke arritur 150 km nė afėrsi tė Ankarasė. Kjo lėvizje i dobėsoi sė tepėrmi, deri nė ēorganizim, tė gjitha prapavijat mbėshtetėse dhe furnizuese tė ushtrisė. Ernest Heminguej, nė atė kohė korrespondenti i Toronto Daily Star, shkruante se oficerėt grekė “janė tapė topi, ata nuk marrin vesh fare”, ndėrsa trupat greke paskėshin ardhur nė betejė me uniforma ceremoniale tė shekullit XIX, veshur “me fustanella dhe kėpucė majėkthyerpėrpjetė, me shufka nė majė.”

    Kur punėt arritėn nė kėtė pikė, nė gusht tė vitit 1922, i pamėshirshmi dhe karizmatiku, gjenerali i ri turk, Qemal Ataturku, i cili ndodhej nė valėn e punėve pėr ngjizjen dhe ngritjen e njė republike tė re turke mbi gėrmadhat e anarkisė sė Perandorisė Osmane, dha urdhėr qė forcat e tij tė hidheshin pėrpara nė sulm. Heminguej shkruan se turqit pėrparonin “pa u ndalur, me zhurmė dhe duke marrė copa tė mėdha territoresh”. Brenda dhjetė ditėsh, Ataturku e zmbrapsi ushtrinė greke nė brigjet e Egjeut, nga ku trupat greke dezertuan nėpėr anijet qė ndodheshin nė det, duke e lėnė popullsinė greke tė Smirnės tė ekspozuar, tė pambrojtur, nė mėshirėn e zjarrit dhe tė ushtrisė turke. Grekėt lanė pas 30 mijė tė vrarė. Nė shkėmbimin masiv tė popullsive qė pasoi atė luftė, 400 mijė turq nga Thraka greke morėn rrugėn pėr nė Turqi dhe 1 milion e 250 mijė grekė, tė pastrehė, tė veshur keq dhe tė vdekur urie, u shpėrngulėn nga Azia e Vogėl pėr nė Greqi, duke e rritur numrin e popullsisė tė Greqisė me 20 pėr qind. Refugjatėt e mbytėn Selanikun dhe e mbi trefishuan Athinėn.

    Paralel me kėtė ngjarje u erdhi fundi edhe 3 mijė vjetėve tė qytetėrimit grek nė Azinė e Vogėl. Smirna u bė qytet turk dhe u riemėrua Izmir. Greqia pėrsėri mbeti e vogėl, e pasigurtė, e zhytur nė varfėri, e poshtėruar deri nė palcė dhe e pėrvėluar nga urrejtja. Regjimet diktatoriale tė viteve 1920-tė nė Athinė nuk ofruan ndonjė valvolė stabiliteti pėr t’i shkarkuar ato emocione. Mė vonė erdhėn tmerret e pushtimit nazist, qė popullisė i rrėmbyen 8 pėr qind tė vrarė, i lanė 1 milion tė pastrehė dhe i shkatėrruan fshatrat. Rezistenca greke kundėr nazizmit u pėrhap gjėrėsisht, ndėrsa lėvizja guerrile, qė doli prej saj, ishte sa e pėrēarė, aq edhe heroike. Tė gjitha kėto ndarje e pėrēarje dikur arritėn pikėn e vlimit, dhe ēuan nė Luftėn Civile Greke, tė viteve 1946-49, qė i shkaktoi Greqisė edhe mė shumė tė vrarė dhe shkatėrrime sesa lufta kundėr nazizmit.

    Shtetet e Bashkuara mbėshtetėn qeverinė mbretėrore greke nė Athinė, ndėrsa Bashkimi Sovjetik dhe aleatėt e tij mbėshtetėn rebelėt komunistė nė fshat. Ai ka qenė i pari dhe i fundit kundėrrebelim i Luftės tė Ftohtė, qė u fitua thellėsisht nga krahu i mbėshtetur prej amerikanėve. Megjithatė, lufta civile nė Greqi ka qenė shumė mė tepėr se thjesht pėrplasje e dy sistemeve, kapitalizmi kundėr komunizmit.

    Nė tė vėrtetė, kapitalizmi kurrė nuk ka egzistuar nė Greqi, e cila, nė mesin e shekullit XX, ishte thjesht njė shoqėri e varfėr, orientale, refugjatėsh, ku njė numėr i vogėl ēifligarėsh dhe pronarėsh anijesh, pa fré dhe skrupull, shfrytėzonin ēdo njeri tjetėr, dhe ku zor se mund tė thuhet se ekzistonte njė klasė e mesme. Karakteristikė tipike e qeverisė greke, tė mbėshtetur nga amerikanėt, ishte korrupsioni dhe intrigat e pakuptimta. Mbėshtetėsit e saj kishin vetėm njė nocion tė zbehtė rreth demokracisė dhe shtypit tė lirė. Ata numėronin diēka mė tepėr se njė grusht ish-simpatizantėsh tė nazizmit. Ata ishin perėndimorė vetėm nė sensin se aspironin tė ishin perėndimorė. Ndėrkohė, komunistėt greke kishin orientim krejt tjetėr historik. Ata i shikonin Rusinė dhe Kremlinin jo vetėm si fanarė tė ideologjisė qė ata pėrkrahnin, por edhe si atdheun e tyre tė dytė, i cili, qė nga rėnia e Bizantit, nė vitin 1453, kishte shėrbyer si mbrojtės i kombeve ortodoksė lindorė kundėr turqve. Nuk mund tė jetė ngjarje e rastit qė e para, e ashtuquajtura, gjoja betejė e Luftės sė Ftohtė, kryetipi i luftės Lindje-Perėndim, u zhvillua nė tokėn greke.

    Megjithatė, nė qendrat e mėsimdhėnies nė Perėndim, 2 mijė vjetėt e fundit tė historisė greke pothuajse injorohen nė favor tė njė versioni tė idealizuar tė Greqisė antike, qytetėrim qė kishte vdekur para se tė lindte Jezu Krishti. Perėndimi nuk do ta pranonte qė Greqia tė ishte mė shumė fėmijė e Bizantit dhe e despotizmit turk se sa e Athinės perikleiane. Pėr rrjedhojė, janė tė paktė ata perėndimorė qė mund ta kuptojnė se ēfarė filloi tė ndodhte nė Greqi nė vitet 1980-tė, epokė nė tė cilėn, ish Kryeministri dhe Presidenti i Greqisė, Kostandin Karamanlis, e pėrshkruante vendin e vet si njė “azil i madh tė ēmendurish”.

    Por, para se tė trajtojmė atė periudhė mė tė fundme tė historisė greke, duhet tė eksplorojmė njė tjetėr mit romatik rreth Greqisė, qė ėshtė ngritur pėrmbi atė tė klasicizmit perėndimor: njė mit qė zuri rrėnjė tė thella nė Amerikė, para se t’i pritej koka, nė mėnyrė aq tragjike, nė vitet 1980-tė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Uriel : 18-05-2011 mė 17:59
    relata refero

  8. #8
    Hierark i lartė Maska e Uriel
    Anėtarėsuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207
    Kreu II

    “Mė mėso, mė mėso edhe mua tė vallėzoj, Zorba!”

    Nė kėtė epokė tė tė vėrtetave tė paketuara, nė shumė vende, nė mėnyrė tė veēantė, nė ato tė Mesdheut, kėto tė vėrteta shoqėrohen me mitet turistike: njė shkrirje e pėrllogaritur imazhesh, ku historia, duke u shkrirė njėsh me pejsazhin natyror, krijon njė pėrshtypje tė rreme pasioni dhe dashurie, nė rrethana egzotike. Por, ndryshe nga mitet e tjera turistike, miti grek lindi nga njė lėvizje nė letėrsinė e shekulit XIX qė, mė pas, nė fakt mundi tė kristalizohej falė njėrit prej filmave mė tė paharrueshėm tė historisė.

    Viti 1935 mund tė thuhet se ka qenė absolutisht viti mė i pėrshtatshėm pėr tė shėnuar fillimin e kėtij procesi. Atė vit, 23 vjeēari Lorenc Darrėll, qė aspironte tė bėhej novelist dhe poet, bashkė me tė shoqen, nėnėn, dy vėllezėrit, njė motėr dhe qenin, qė quhej Roxher, lanė Anglinė pėr t’u ngulur me banim nė ishullin grek tė Korfuzit. Darrėll-at, me origjinė irlandezo-angleze, kishin jetuar nė Indi, ku i ati, tashmė i vdekur, pat punuar si inxhinier. Pas vdekjes tė babait, familja u shpėrngul nė Angli, por nė atė vend ajo kurrė nuk arriti tė lėshonte rrėnjė tė thella. Kjo ėshtė edhe arsyeja qė, nė njė farė mėnyre, ēoi nė vendimin, disi eksentrik dhe tė ēastit, pėr tė provuar njė herė Korfuzin.

    “Jeta jonė nė kėtė majė shkėmbi i ngjan atij mesazhit tė pastėr euklidian”, shkruan Darrėll te “Qelia e Prosperos”, njė lloj memuari nė formė ditari, qė i kushtohet qėndrimit tė tij prej katėr vjet e gjysmė nė Korfuz. “Qelia e Prosperos” ishte njė libėr udhėtimesh, qė sillte diēka tė freskėt nė kėtė gjini; ai pėrshkruan njė udhėtim nė natyrėn dhe zakonet e vendit ku jeton dhe banon, tė njė ishulli, qė dukshėm arrin tė kombinojė bukur ngjarjet reale me ato tė imagjinuara, nė njė skenė magjike, magjike sepse Greqia ishte diēka ndryshe nga vendet e tjera tė Mesdheut. Se ku qėndronte ky ndryshim, Darrėlli ishte nė gjendje ta pėrshkruante, por ende nuk ishte nė gjendje ta pėrcaktonte, sepse kurrė, qė nga koha kur ishte larguar nga India, nė moshėn 10 vjeē, ai nuk kishte qenė nė ndonjė vend kaq tė largėt, nė Lindje.

    Darrėlli i shkruante gjithė entuziazėm pėr Greqinė mikut tė tij, Henri Miller, i cili jetonte nė Paris, dhe qė e vizitoi Darrėllin nė vitin 1939. Milleri, shkrimtar me njė pasion dhe ego tė pashoqe, ndonėse me pak vetėpėrmbajtje, si edhe Darrėlli, pėrjetoi njė lloj rilindjeje nė Greqi. “Kolosi i Marusit” mund tė jetė libri me mė pak tė meta dhe inkoherenca, nė njė numėr librash tė famshėm tė Darrėllit, dhe plot me tė meta dhe inkoherenca, ndėr ato qė ka shkruar Milleri. Njė vepėr me njė forcė dhe frymėzim jonormal, tė jashtėzakonshėm, qė rrjedh si tė lexosh njė seri tė pafundme aforizmash, tė kthyera nė klishé, vetėm e vetėm se shkrimet e Millerit kanė pėrbėrė, nė thelb, interesin dhe vlerėn pėr dy gjenerata tė cilat kanė pasur nė dorė tė drejtėn e autorėve nė industrinė e turizmit grek: “Greqia mė ka bėrė tė ndjehem i lirė dhe i tėri ai qė jam... Greqia ėshtė me rėndėsi absolute pėr ēdo burrė, qė kėrkon tė gjejė vetveten... Ajo (Greqia) qėndron, siē ka qenė nė lindjen e saj, lakuriq, me gjithēka zbuluar... Ajo merr frymė, tė josh, tė jep pėrgjigje.”

    Por, Milleri vuri re edhe “konfuzion, kaos... pluhur, vapė, skamje, lakuriqėsi”, ēka arriti tė kuptojė se ishin pjesė tė domosdoshme tė kėtij akti magjik, tė kėsaj klime, qė, edhe ai, arriti ta pėrshkruante, por nuk mundi ta pėrcaktonte. Nė librat e Darrėllit dhe tė Millerit has nė njė zell misionar pėr Greqinė, qė mungonte nė librat e tjerė turistikė. Kjo lidhej me shijimin e ēdo shqise fizike qė shkonte deri nė cakun e pėruljes, tė mposhtjes. Ja si e pėrshkruan Darrėlli ndjenjėn qė pėrjetonte kur futej nė det, nė Koruz:

    “E ndjej si lodron Joni, si kacavirret pėrpjetė dhe pastaj lėpihet rreth dy-tre centimetra poshtė qafės. Tė duket sikur ndjen rrahjen e zemrės sė botės. Kėtu nuk ėshtė mė njė rajon ose njė mjedis ku koshienca dhe subkoshienca mendore mund tė luajnė me vetveten lojėra pambarim; duke penetruar gjithnjė e mė thellė, dielli vė nė gjumė dhe mpin vetė burimin e ideve...”

    Darrėlli dhe Milleri po e reklamonin dhe tregtonin Greqinė pothuajse njėlloj si do ta tregtonte mė vonė Kaliforninė dhe Indinė lėvizja hipi: njė vend ku mund tė shpėtosh dhe tė jesh larg nga bota, njė vend ku takohesh me brendėsinė e vetvetes. Por nė vitet 1930-tė, me pėrhapjen e fashizmin nė gjithė hartėn e Europės, dhe gjatė luftės qė pasoi, bota nuk ishte mė vendi pėr tė tilla vetėkėnaqėsi, orekse dhe pasione. Vetėm pas tmerreve ēnjerėzore dhe tjetėrsuese tė Luftės tė Dytė Botėrore, papritur mesazhi hedonist (hedonizėm ėshtė doktrina qė thotė se kėnaqėsia dhe lumturia ėshtė e vetmja ose gjėja kryesore nė jetė – shėn. pėrkth.) i kėtyre autorėve mori karakter urgjent. Por pėr shkak tė Luftės Civile greke, Greqia mbeti njė vend i rrėnuar, qė nuk ishte i gatshėm pėr turizem.

    Nė mesin e viteve 1950-tė, Darrėlli filloi tė shkruante njė seri romanesh, qė do tė njiheshin si “Quarteti i Aleksandrisė”. Nė tė njėjtėn kohė, njė kineast nga Nju Jorku, Xhul Dejsin, shkoi pėr tė jetuar nė Greqi, me gruan e tij tė dytė, aktoren greke, Melina Merkuri. Gjatė njė bisede nė shtėpinė e tij nė Dejsinit nė Athinė, mė 1989, ai mė shpjegoi se ēfarė kishte ndodhur mė pas: “E ėma e Melinės sapo ishte kthyer nga kinemaja dhe po tregonte filmin qė kishte parė. Kėsisoj, i hymė njė debati, nuk mė kujtohet saktė pėr ēfarė, por qė mė bėri tė kuptoja se ēfarė isha: njė copė amerikani qė po u tregonte tė gjithėve, kėtu nė Greqi, sesi duhet ta ujdisnin jetėn e tyre. Koncepti im i parė kishte qenė qė tė realizoja njė film pėr njė person qė fut hundėt gjithė andej. Por, meqėnėse nė atė kohė Greqia, si vend, ishte praktikisht i panjohur nė Amerikė, filmi mori pėrmasa tė tjera.”

    “Kurrė tė Dijelėn” ishte njė film 94 minutėsh, i bėrė me pak para, bardhezi, nė greqisht, me subtitra anglisht. “Vetėm nė njė pritje qė organizuam pėr publicitet nė Kanė, nė vitin 1960 (ku “Kurrė tė Dielėn” fotoi Cmimin e Madh), shpenzuam aq sa kishte kushtuar i gjithė filmi.”

    Filmi fillon me portin e Pireut, ku njė grup marinarėsh tė vrazhėt pranuan sfidėn e njė prostitute, Ilia (qė luhet nga Melina Merkuri), pėr tė notuar sė bashku nė port. Atė ēast shfaqet njė traget. Kur sheh prostitutėn nė ujė, njė grek bėrtet me tė madhe nga trageti: “Ku ėshtė ai amerikani, ai intelektuali, ai duhet ta shikojė kėtė skenė.” Nė kuvertė sjellin njė turist me njė kapele bejzbolli nė kokė, qė quhej Homer, rol qė luhet nga vetė Dejsin. Pasi shikon me sytė e tij njė grua nudo qė po noton nė det e rrethuar nga burra, ai kameraman amator, i pushtuar nga frymėzimi, nxjerr bllokun e ditarit dhe shėnon: “Kėtė dlirėsi ka patur Greqia!” Ndėrkohė qė kamera fokusohet dhe mbyll kuadrin pėr tė marrė nga afėr fletėn e ditarit, nė sfond ngrihet muzika e buzuqit, dhe nė ekran shpėrthejnė titrat e filmit.

    Shpejt Homeri gjeti joperfeksionin perikleian, por njė botė tė ulėt, tė degraduar lokalesh buzė detit, ku kamarierėt e paedukuar shėrbejnė njė kafé tė trashė si shurup dhe njė pije me erė aniseti, qė quhet uzo; ku burrat i fiknin pėrtokė cigaret pa filtėr qė pinė, dhe vallzojnė e thyejnė pjata nėn tingujt dhe ritmet e muzikės sė buzuqit (kompozuar enkas pėr atė film nga kompozitori grek Manos Haxhidakis, i cili u bė i famshėm qė nga ajo kohė). Homeri, ekspert i dramės klasike greke, e sheh se nuk di kurrgjė pėr vendin e ēuditshėm ku ndodhet. Ai i qahet prostitutės Ilia, me tė cilėn ka rėnė nė dashuri pėrkundėr instikteve tė tij mė tė mira. “Unė nuk arrij ta kuptoj kėtė gjė, dikur Greqia ka pasė qenė vendi mė i famshėm nė botė.” Ndėrsa ajo, nėn lėvizjet sensuale tė trupit, dhe duke shtrirė krahėt nė shtrat, pėrgjigjet: “Ajo pėrsėri ėshtė!”

    Ajo qė gjeti Homeri, natyrisht, qė nuk ishte Greqia klasike, por diēka tjetėr, mė e mirė, ose sė paku, me mė shumė qejf, dhe sigurisht edhe diēka mė e papritur. Ai gjeti Orientin dhe Ballkanin, me skajet e tyre mė tė ashpėr, tė zbutur sado pak nga Mesdheu.

    Suksesi i filmit “Kurrė te Dielėn” erdhi nė tė njėjtin vit, 1960, kur Darrėlli botoi vėllimin e fundit tė librit “Kuarteti i Aleksandrisė”, tė cilin, ngjarja komplekse, proza gjithė sensualitet dhe pėrshkrimet e temave tė seksit, e bėnė njė bestseller (Librat e Kuartetit janė: Justina, Baltazari, Malulliri dhe Klea). Megjithėse Kuarteti nė dukje bėn fjalė pėr portin mesdhetar egjiptian tė Aleksandrisė, ai i referohet, gjithashtu, Greqisė. Personazhi jeton nė njė mjedis dhe imazh paqėsor, nė njė ishull grek, pa emėr, nė grupishujt Cykladė. Aleksandria, qė sjell nė kujtesė Darrėlli, ėshtė qytet grek, personazhet mė tė famshėm tė tė cilit janė grekė ose nėn ndikim grek. Tema qė pėrsėritet nė tė katėr librat ėshte nevoja e njerėzimit pėr njė homolog pagan (qė Darrėlli e lidh me Greqinė), pėr rregullat etike tė moralit ēifuto-kristian.

    Popullariteti i Kuartetit hyri nė reaksion zinxhir me “Kurrė tė Dielėn”. “Ndoshta statistikat mungojnė, por dikush me ka thėnė se, brėnda njė viti, turizmi nė Greqi u rrit fluturimthi 800 perqind,” - mė tha Dejsin. Nė fillimet e viteve 1960-tė, “Kolosi i Marusit”, i Millerit, dhe “Qelia e Prosperos”, e Darrėllit, u rizbuluan dhe u rishtypėn kushedi sesa herė. Pika kulmore erdhi nė vitin 1964, me daljen e filmit tė Mikael Kakojanis, bazuar nė romanin e Kazanxaqis-it, “Zarba Greku”.

    “Zorba Greku” e pėrshkruan Greqinė me po atė realizėm tė thellė, bardhezi, si edhe filmi “Kurrė tė Dielėn”, bile edhe diēka me shumė. Edhe ai film fillon nė Piré, por kėsaj radhe ėshtė dimėr dhe bie shi si me gjyma. Heroi, Zorba, qė luhet nga Anthony Quin, kėndon melodi kleftike (kleft quhet njė grek, qė i takon cilitdo prej disa komuniteteve tė pavaruar guerrile, qė u krijuan nė Greqi pas pushtimit turk, – shėn. pėrk.) tė Maqedonisė dhe pranon se ka pėrdhunuar dhe ka plaēkitur, “sepse ata ishin turq ose bullgarė”. Miku i Zorbės ėshtė njė anglez i drojtur, me origjinė greke, qė luhet nga Alan Bates, i cili, pasi zbret sė bashku me Zorbėn nė ishullin e Kretės, ndodhet nė gjendje shoku nga ēfarė shikon dhe dėgjon.

    Atje, fshatarėt po plaēkisnin njė shtėpi para se e zonja, njė plakė franceze, tė jepte frymėn e fundit. Njė vejushė po e marrin me gurė dhe mė pas e therrin nė grykė, jashtė nė oborrin e njė kishe ortodokse, pėr mėkatin se ia kishte luajtur njė djali mė tė ri. Nė sfond, gjithnjė, fiksohen shikimet hakmarrėse tė fshatarėve, si dhe burra qė vjellin gjithė urrejtjen e tyre pėr gratė nėpėr ca kafene tė mjeruara. Nė vend tė melodive tė mrekullueshme dhe shpėrthyese tė buzuqit tė Haxhidakisit, te filmi “Kurrė tė Djelėn”, filmi “Zorba Greku” i paraqiti botės njė kompozitor tjetėr grek, Mikis Teodoraqisin, i cili punonte me njė qasje mė tė errėt dhe mė misterioze nė muzikėn greke. Ndėrsa Merkuri vibronte sa nė njerėn anė tė sheshit tė vallėzimit nė tjetrėn, me njė hap tė egėr egzibicionist “syrtaki”, Quin merrte ngadaltė njė valle meditative “zeimbekiko”, nėn ritmin e lodrės sė njė melodie tė Teodoraqisit. Kur Quini bėri njė piruetė mbi njėrėn kėmbė, mė ngadalė sesa kurrė ndonjėherė, me sytė e ngrira, tė ngulitura lart nė qiell, tė dukej sikur e gjithė toka po rrotulloj rreth boshtit tė saj.
    relata refero

  9. #9
    Hierark i lartė Maska e Uriel
    Anėtarėsuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207
    Pasi ka parė fashtarėt qė bastisin shtėpinė e francezes, pasi ka parė vejushėn qė e therrėn nė fyt, pėr herė tė parė nė jetėn e tij, miku i mbyllur, i drojtur dhe i perėndimizuar i Zorbės ndjeu se njė vullkan emocionesh po i pėrshkonte gjithė shtyllėn kurrizore. Papritur, i pushtuar nga njė shpėrthim marrėzie tė kuptueshme, ai lutet, “Mė mėso, mė mėso edhe mua tė vallėzoj, Zorba!”

    Ajo qė tregojnė kėta libra dhe filma ėshtė nė thelb e njėjta gjė: Greqia ka patur njė diēka qė i ka munguar Spanjės, Italisė dhe vendeve tė tjerė tė varfėr dhe plot diell, diēka unikale dhe frymėzuese, pikėrisht se ajo ka qenė tepėr e ashpėr dhe hakmarrėse; diēka tė bukur sepse ishte aq e shėmtuar; diēka tė gėzuar sepse ishte aq e trishtueshme; diēka unikale dhe njėkohėsisht aq tė rėndomtė.

    Greqia ishte vendi ku shkohej pėr tė humbur druajtjet dhe frenimet. Deti dhe gurėt e pėrvėluar nga dielli luanin rolin e gargarės. Nuk duhej asgjė mė tepėr! Ujėdhesat, masa ngjyrėpėrhime tė ngurrtėsuara, qė ēanin dhe ngriheshin madhėshtore nga sfondi blu i thellė i detit, tė hijeshuara nga shtėpitė, nė formė kubike, tė fshatrave, lyer bardh si bora, sa tė merrnin sytė, u bėnė vendi i dėshirave, pasioneve dhe haluēinacioneve. Bumi turistik i viteve 1960-tė u bė pararendėsi i kultit tė drogės dhe i revolucionit seksual. Leondard Cohen nuk ishte ndonjė poet dhe kompozitor nė zė i muzikė sė lehtė kur, pėr herė tė parė, erdhi nė Greqi dhe u vendos nė ishullin e Hydras. Nė atė vend ai kompozoi shumė prej kėngėve tė albumit tė tij tė dytė, “Kėngė nga njė dhomė”, pėrfshirė “Zogun mbi tel”, ēka ndihmuan qė ai tė bėhej idhulli i hipive tė druajtur dhe tė mbyllur nė vetvete.

    Fillimet dhe mesi i viteve 1960-tė pėrbėnė epokėn e artė tė Mykonės, pasi ishulli u zbulua nga revista Vogue, dhe pasi njė grup “i brendshėm” artistėsh me famė, si Gene Seberg, Jul Brener dhe Jehudi Menuhin (mik i Darrėllit), blenė shtėpi nė atė ishull. Elisabet Hering, editorialiste pėr revistėn “Athinasi” tė Athinės, mė bėri njė pėrshkrim teleskopik tė Mykonės: “Isha 10 vjeē kur pėr herė tė parė, mė 1961, lundrova pėr nė ishull. Mė kujtohet se ishullin e pat pllakosur njė skamje ekstreme. Fėmijėt ishin kockė e lėkurė, krejt tė zhveshur e tė zbathur, ishte e pamundur tė gjeje qumėsht tė pasterizuar. Ndėrsa nga fundi i viteve 1970 rrugėt qenė mbushur me dyqane bizhuterie floriri, dhe kur ecje nė plazh, duhej tė bėje kujdes se mos shkelje ndonjė ēift qė bėnte dashuri”.

    Ajo diēkaja qė kishte Greqia dhe qė nuk e kishin vendet e tjera, qė ishte sa unikale, aq edhe e rėndomtė, ishte ajo pėrzierja, ajo shkrirja e pėrsosur e ekuilibruar e klimės sė Lindjes me atė tė Perėndimit. Cerek tonet pėrdredhėse tė muzikės tė buzuqit, lėnda e parė pėr temėn e muzikės sė Haxhidaqisit, pėr filmin “Kurrė tė Dielėn”, janė, nė fakt, si motėr e vėlla me ritmet bullgare dhe serbe, dhe kushėrinj fare tė afėrt me muzikėn arabe dhe turke qė, po ta dėgjosh nė formėn e saj origjinale, do t’u jepte dhimbje koke shumicės tė perėndimorėve. Por, kur i kalon pėrmes sitės muzikore mesdhetare, kėta tinguj muzikorė, monotonė dhe epshorė, tė Orientit, pėrplasen joshės nė veshėt e perėndimorėve, veēanėrisht kur ato dėgjohen nė sfondin e njė ishulli tė Cykladės, siē ishte Mykona. Hijeshija abstrakte e skulpturės dhe arkitekturės tė ishujve tė Cyladės, nė mijevjeēarin e tretė para Krishtit, pėrbėnte atė forcė tėrheqėse qė qėndronte pas vlerave artistike, e cila, 2000 mijė vjet mė vonė, krijoi Partenonin. Nga ana arkitekturore, ajo qė ne e quajmė “perėndimore”, sė pari ėshte shfaqur nė ishujt e Cykladės. Kjo shpjegon, nė radhė tė parė, arsyen pėrse turistėt perėndimorė ndjeheshin aq komodė nė ishujt grekė, kur dėgjonin atė muzikė tė ēuditshme, rrėnjėt e sė cilės ata kurrė nuk do tė mund t’i identifikonin. Fakti qė shpesh kjo muzikė ishte shumė e trishtueshme, pėr grekėt ajo ėshtė e tillė pėr tė mbajtur gjallė kujtimet e humbjes tė Bizantit, Hagia Sofisė dhe Smirnės, nuk e bėnte atė mė pak tė bukur.

    Miti turistik grek varej nga kjo recetė e brishtė, delikate dhe pėrsėri e rafinuar e Greqisė, qė ėshtė njė pėrmbledhje e Ballkanit, ndonėse ėshtė njėherėsh edhe diēka ndryshe; e Greqisė qė ndodhet vetėm 90 minuta me avjon larg urrejtjeve cfilitėse dhe tė rrezikshme tė Lindjes tė Mesme, por qė ėshtė, gjithashtu, miliona vite larg.

    Diktatura e kolonelėve grekė, tė cilėt erdhėn nė fuqi mė 1967, shfryu pak, vetėm pak, helium nga ballona turistike greke. Grushti i shtetit i 21 prillit nė Athinė nuk ishte krejtėsisht i papritur. Udhėheqėsi konservator, Karmanlis, theksonte mė vonė: “mund tė thuhet se demokracia nė Greqi u vra nga njė regjim i lirė. Kolonelėt vetėm sa i dhanė goditjen e fundit.” Nė fund tė fundit, nė Greqi kishin ndodhur aq shumė grushte shteti dhe kriza kushtetuese, qė nga koha e pavarėsisė nga turqit osmanė, mė 1829, sa nuk mund tė numėroheshin.

    Tre vitet e demokracisė parlamentare, qė paraprinė grushtin e shtetit, kishin qenė njė karnival i vėrtetė hakmarrjesh dhe papėrgjegjėsish. Kyeministri i qendrės tė majtė, George Papandreu, pat ardhur nė pushtet mė 1964, me shumicė dėrrmuese asolute, i vendosur nė synimin e tij pėr tė ndėshkuar administratėn konservatore, nėn drejtimin e Karamalisit. Papandreu zėvendėsoi strategjine fiskale, tė shtrėnguar me shėrbime sociale dhe subvencionime nė rritje. Nė vetvete, kėto masa ishin tė pėrgjegjėshme nė kushtet e mungesės absolute tė njė rrjeti sigurimesh shoqėrore. Por, Papandreu zgjodhi njė kohė tė papėrshtatshme pėr peshqeshet e tij, nuk kishte kaluar shumė kohė qė kur ishin mbaruar 10 miliardėt e fundit tė ndihmės ekonomike amerikane nga Doktrina Truman. Pėr mė tepėr, ai i rriti kufizimet pėr investimet e huaja. Ndėrkohė qė rritej inflacioni, Papandreu kritikoi NATO-n, urdhėroi venien nė gjendje gatishmėrie tė Forcave tė Armatosura kundėr Turqisė dhe turbulloi edhe mė shumė ujėrat e mosmarrėveshjes pėr Qipron, qė gati kishte arritur nė pikėn e vėlimit, duke bėrė thirrje pėr “enosis” (bashkim) ndėrmjet Greqisė dhe ishullit tė administruar mė parė nga anglezėt, nė Mesdheun Lindor. Qiproia kishte shumicė greke si edhe njė pakicė mjaft tė konsiderueshme turke. Kur turqit nisėn sulmin ushtarak kundėr greko-qipriotėve, nė verėn e vitit 1964, forcat e Papandreut nuk luajtėn as gishtin, nuk bėnė asgjė, duke e nxitur udhėheqėsin greko-qipriot, Kryepeshkopin Makarios, tė bėhej edhe mė cinik rreth vlerės sė mbėshtetjes tė Papandreut. Mė pas, Makariosi nėnshkroi njė traktat me Bashkimin Sovjetik pėr furnizime me armė, hodhi poshtė idenė e “enosis”, dhe filloi tė fliste pėr “pavarėsi tė plotė” pėr ishullin.

    Papandreu ishte i mbytur nė punė edhe pa veprimtaritė e bėmat e tė birit 45-vjeēar, Andreas, i cili ishte zėvėndėsministėr i kabinetit. Lindur mė 1919 nė ishullin e Kios, pranė brigjeve turke, nė kohėn kur i ati kishte qenė prefekt i ishullit, Andreas kishte marredhėnie nga mė tė ftohtat qė mund tė bėhen me tė atin e mirėnjohur. Mė 1939, Andreas u largua nga Greqia dhe shkoi, pėr tė vazhduar studimet, nė Shtetet e Bashkuara. Rreth vitit 1944, ai mbrojti doktoraturėn pėr ekonomi, nė Universitetin e Harvardit dhe u bė nėnshtetas i Shteteve tė Bashkuara. Ai u martua dy here, herėn e dytė me njė grua nga Minesota, Margaret Cant, me tė cilėn do tė lindnin 4 fėmijė. Mė i riu i Papandreve mbeti nė Amerikė deri mė 1959-n, duke i shpėtuar kėshtu Luftės sė Dytė Botėrore dhe Lutės Civile nė Greqi, ndėrkohė qė shėrbeu, nga ana tjetėr, nė Marinėn Ushtarke Amerikane dhe, mė vonė, dha mėsim nė disa universitete amerikane, pėrfshirė nė universitetin e Kalifornisė, nė Berkli, ku thuhet se u bė edhe shef i departamentit tė ekonomisė.

    Ashtu sic ndodhte me shumė e shumė emigrate tė rinj, Andreas rigjeti veten nė Amerikė. Pasi u nda nga gruaja e parė, njė psikiatre greko-amerikane, atij i mbetėn pak (ose aspak) miq grekė; pėr vite me radhė, ai nuk ushqeu ose shfaqi ndonje interes pėr komunitetin greko-amerikan. Sikur tė mos ishin bashkuar tri ngjarje bashkė, ai ndoshta kurrė nuk do tė qe kthyer nė Greqi.

    Kur karriera e Amdreasit nė Kaliforni kishte mbėrritur kulmin, atij i erdhi njė ofertė interesante nga udhėheqėsi konservator, Karamanlis, qė tė krijonte njė qendėr kėrkimesh ekonomike, tė stilit amerikan, nė Athinė. Ndėrkohė Andreasi e pa qė punėt e politikės pėr tė atin, papritur, po ecnin shumė mirė, ēka e bėnte George Papandreun kandidatin e mundshmėn pėr tė zėvėndėsuar Karamanlisin nė postin e kryeministrit. Nė kulturėn nepotike politike greke, kjo hapte mundėsi tė mėdha pėr djalin e madh. Andreas lexoi yjet: ra nė ujdi me tė atin dhe, pasi siguroi donacione nga fondacionet Fullbright dhe Gugenheim, mori gruan amerikane dhe fėmijėt dhe u shperngul, pėr tė jetuar, nė Greqi.

    Tė bėhesh amerikan kur je nė tė njėzetat nuk ėshtė diēka e pazakontė: kėtė gjė e bėnin shumė emigrantė. Por tė ribėhesh grek kur je nė tė dyzetat, siē mori pėrsipėr tė bėhej Andreasi atė kohė, ishte diēka e panatyrshme, qė duhet tė ketė patur ēmimin e vet psikologjik.

    Mė 1964, Andreasi, zyrtarisht, la nėnshtetėsinė amerikane pėr t’u zgjedhur deputet nė parlamentin grek. Si zėvėndėsministėr, i ngarkuar pėr ekonominė, nė kabinetin e parsaformuar tė tė atit, Andreas shpejt filloi tė flasė pėr njė gamė tė gjerė ēėshtjesh. Nė njė intervistė qė i dha sė pėrditshmes tė Parisit, “Le Monde”, nė tetor tė 1964-s, Andreasi e quajti Greqinė “njė satelit” tė NATO-s, ndėrsa mbėshtetjen e Bashkimit Sovjetik pėr greko-qipriotėt e cilėsoi “njė kontribut pozitiv, pėr ruajtjen e paqes botėrore”, edhe pse vetė Moska dukej se po bėhej gati tė kalonte nga ana tjetėr, pėrsa i pėrket ēėshtjes tė Qipros: tė kalonte nga progreke nė proturke. Kėto mendime e minuan edhe mė fort stabilitetin e qeverisė tė tė atit dhe e detyruan Andreasin tė jepte dorėheqjen nga posti qė mbante nė kabinet.

    Pas njėzet vitesh produktive dhe, me sa shihej, tė lumtura nė Amerikė, antiamerikanizmi i Andreasit dukej i vėshtirė pėr t’u shpjeguar. Rrėmihėsit e konspiracionit nė Greqi vendosėn qė ajo gjė nuk mund tė mos kishte shpjegim. Ishte e qartė, Papandreu i vogėl ishte “agjent i CIA-s”, dhe qe dėrguar nė atdheun e vet grek pėr tė mbjellur destabilitet. Sipas njė teorie tjetėr, si fėmijė i llastuar i njė politikani tė famshėm grek, Andreas e urrente ngjitjen nė shkallėt e shoqėrisė egalitare amerikane. Kėshtu, edhe pse shkumbonte kundėr politikės sė jashtme amerikane, nė thellėsi tė shpirtit tė tij ai nuk mund ta duronte karakterin joklasor tė Amerikės. Ndėrkohė, liberalėt amerikanė, sė bashku me tė majtėn greke, i shikonin mendimet e Andreasit si njė reagim tė natyrshėm ndaj dominimit amerikan, me dorė tė fortė, nė punėt e Greqisė sė pas Luftės Civile greke. Vetėm kėshtu mund tė shpjegohej qėndrimi kritik i Andreasit kundėr politikės amerikane ndaj Greqisė, por jo marria emocionale qė e shoqėronte atė. Pėrsėri, sipas njė teorie tjetėr, pėr Andreasin Shtetet e Bashkuara kishin qenė gjithmonė ajo bota false e mjediseve studentore universitare, ku, gjatė viteve 1940 dhe 1950, disa intelektualė amerikanė ruanin njė admirim romantik pėr Stalinin dhe komunizmin. Me fjalė tė tjera, sipas kėsaj pikėpamjeje, Andreas aspak nuk e kishte ribėrė veten grek. Pėrkundrazi, ai po sillej njėlloj si do tė sillej ēdo intelektual i majtė amerikan: vriste qeverinė e vet pėr shkak se ajo nuk ishte nė gjendje tė pėrmbushte parimet qė kishte marrė pėrsipėr ndaj botės sė jashtme. Kjo pikėpamje dukej e besueshme gjatė viteve 1970-tė, kur Andreasi, papritur, filloi tė sillej krejt ndryshe, larg asaj sjelljeje qė do tė shfaqte ēdo intelektual i majtė amerikan.

    Nė korrik tė vitit 1965 Mbreti Konstandin e shkarkoi George Papandreun nga posti i Kryeministrit. Kėtė lėvizje pėrkrahėsit e Papandreut e panė si sabotim dhe shkelje tė Kushtetutės greke. Nga ai ēast gjithēka mori tė tatėpjetėn. Nė Athinė politikanėt, gazetarėt, familja mbretėrore dhe gjeneralėt e ushtrisė, nuk pushuan sė komplotuari, sė akuzuari dhe sė foluri keq pėr njeri-jetrin, derisa mė nė fund, njė grup i pagdhendur kolonelėsh tė etur, nga fshatrat e largėt, nėn drejtimin e George Papadopulosit, i pėrmbysėn nga pushteti.

    Nė Perėndim, njerėzit dinin vetėm se njė grup ofiecerėsh tė rėndomtė, tė nivelit tė mesėm, pa asnjė arsye apo shpjegim, e fshinė demokracinė nga vendi ku ajo kishte lindur, pėr mė tepėr nga vendi i filmave “Kurrė tė Djelėn” dhe “Zorba Greku”.

    Kolonelėt ishin romios, nė kuptimin mė tė keq tė fjalės. Ata ishin pa edukatė, nuk dinin tė flisnin. Pėrveē qė predikimeve pėr kthim prapa, te mėsimet mė puritane tė kishės ortodokse, ata nuk kishin kurrfarė vizioni. Ata nuk merrnin fare erė nga financa apo ekonomia, me pėrjashtim tė marrjes dhe dhėnies tė ryshfeteve. Fizikisht ishin brutalė, tipikė ballkanas. Rajoneve tė policisė iu rikthye kėshtu demoni i torturės. Nėpėr ishujt e pabanuar u ngritėn kampe tė burgosurish.

    Kolonelėt arrestuan Andreasin dhe e mbajtėn nė burg derisa, falė ndėrhyrjes amerikane, u sigurua lirimi i tij. Pas kėsaj, Andreasi mėrgoi nė Perėndim, sė bashku me anėtarė tė tjerė tė administratės, politike dhe kulturore, tė Athinės, pėrfshirė edhe ish-kryeministrin konservator, Karamanlis, aktoren Melina Merkuri dhe kompozitorin Mikis Teodorakis. Pothuajse tė gjithė kėta njerėz tė shquar, pėr shkak tė shkollimit tė tyre dhe origjinės sė ngritur tė familjeve nga vinin, pėr shembull, Merkuri ishte vajza e ish-kryetarit tė bashkisė sė Athinės, pėrmblidhnin dhe pasqyronin aspektin mė tė sofistikuar helen tė personalitetit grek, dhe nė fushatėn qė bėnė kundėr diktaturės, ata arritėn tė kishin sukses nė pėrshkrimin e kolonelėve si uzurpatorė tė ēfarėdo soji, por jogrekė.

    Kėshtu, ndėrsa Perėndimi i urrente kolonelėt, grekėt i donte pėrsėri, bile tani edhe me shumė, pėr shkak se ishin tė shtypur. Greqia, pėrveē tė qenit mit, u bė edhe kauzė, ēka ia rriti edhe mė shumė sharmin dhe karizmėn.

    Pavarėsisht nga thirrjet dhe lutjet e Merkurit dhe tė miqve tė saj qė ta bojkotonin Greqinė, turistėt vazhdonin tė shkonin nė Greqi. Vetėm pjesa politikisht mė e ngritur dhe e menēur e tyre i vinte re dhe shqetėsohej nga mėrmėritjet e hidhura, qė rėndom dėgjoheshin nė mesin e popullsive qė jetonin nė shtete represivė. Nė fund tė fundit, nė Greqi nuk pati destabilitet, nuk pati dhe nuk egzistonte ajo frika e tmerrshme qė ishte aq e prekshme nėn diktatura edhe mė ekstreme nė Lindjen e Mesme. Miti turistik grek u luhat paksa, por pėrsėri qėndroi.

    Edhe pas vitit 1974, kur pas dorėzimit tė kolonelėve pasoi era e njė antiamerikanizmi tė hapur, qė pėrfshiu hedhjen e bombės nė zyrėn e American Express-it nė Athinė, imazhi i Greqisė nė Perėndim mbeti i pacėnuar. Pati incidente tė izoluara, por qeveria e re, konservatore e Karamanslisit arriti ta mbante nėn kontroll atė qė, nė atė kohė, ishte nė majisje e sipėr. Vetėm nė vitet 1980-tė bota filloi ta shikonte dhe ta zbulonte sesa fare pranė ishte, nė tė vėrtetė, Greqia me Ballkanin dhe Lindjen e Mesme.
    relata refero

  10. #10
    Hierark i lartė Maska e Uriel
    Anėtarėsuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207
    Kreu III

    Historia Sekrete

    “Gabimet e Justinianit kanė qenė aq tė shumta, sa edhe vetė pafundėsia nuk do tė mjaftonte pėr t’i treguar. Pėr mua do tė mjaftonte tė nxirrja dhe tė paraqisja vetėm disa shembuj nga lista e gjatė e gabimeve, pėr tė dalė lakuriq karakteri i tij nė sytė e njerėzve qė ende nuk kanė lindur”, shkruan Prokopi te “Historia Sekrete”, njė raport i pacensuruar i sundimit, nė Konstandinopojėn e shekullit VI, tė Justinianit dhe gruas sė tij, Teodora , njė ish-prostitutė.

    “Ata ose duan tė sundojnė sikur tė ishin Zoti vetė, ose nuk pranojnė fare tė qeverisin”, - shkruan Michael Psellus te “Kronografia”, njė pėrshkrim tepėr realist pėr 14 perandorėt bizantinė tė shekujve X-XI, pėrshkrim qė vlerėsohet si memuari i famshėm i Mesjetės.

    Kėto histori, komplekse pėr nga sagat e hareshme tė pasionit, tė grykėsisė, tė egėrsisė dhe tė ambicjes personale, janė e vetmja pasqyrė e vlefshme historike pėr tė kuptuar politikėn greke nė vitet 1980-tė. Ashtu si nė periudhėn e hershme tė rėnies, kompleksiteti shkrihej me sipėrfaqėsoren, duke i veshur njė hermetizėm e pavlerėsi absurde arshivės kronikale.

    Nė shtatė vjetėt qė jetova nė Greqi, pak gjėra mė kanė tunduar mė shumė sesa tė shikoja dhe dėgjoja korrespondentėt e huaj, qė shpjegonin turbullinė e politikės sė vendit, me fraza tė tilla si “nė fund tė fundit, grekėt kanė zbuluar teatrin”, dhe “jo vetėm demokracia, por edhe anarkia, janė fjalė greke”. Pastaj pasonin referencat qesharake pėr “tragjedinė greke” dhe “komedinė greke”. Edhe unė, nė njė periudhė dembelizmi, njė herė iu ktheva “teatrit” dhe “maskave” tė lashta greke, pėr tė shpjeguar politikėn moderne greke. Botuesit dhe lexuesit nė Amerikė dhe nė Angli e kishin studiuar dramėn greke nėpėr shkolla dhe ishin nė gjendje tė bėnin lidhjen me referencat. Por, a kishte ndonjė prej tyre qė tė dinte diēka pėr Bizantin apo pėr shkrimtarėt grekė tė Mesjetės, si Psellusin dhe Prokopin? Njoftimet e mediave, nė vend qė tė shpjegonin Greqinė moderne, nuk bėnė gjė tjetėr veēse hodhėn dritė mbi injorancėn e Perėndimit, pėr shtrirjet mė tė gjėra dhe mė tė rėndėsishme tė historisė greke.

    “Politika jonė pasqyron, mė shumė se ēdo gjė tjetėr, sa orientalė dhe bizantinė qė jemi, - mė tha Panajota Dhimitras, njėra nga opinionmbledhėset kryesore tė Athinės. Kėtė bisedė e bėmė nė vitin 1990, pasi kisha mbėrritur nė Greqi nga Bullgaria. Ishte koha kur Greqia kishte filluar tė mblidhej paksa nga kaosi i viteve 1980. - Unė do tė thoja se, nė politikėn tonė, ne jemi krejtėsisht orientalė. Perėndimin ne e shohim si tė ishim nga Lindja e Mesme. Ashtu si arabėt, edhe ne, si kristianė ortodoksė, gjithashtu kemi qenė viktima tė Kryqėzatave... Grekėt janė martuar me Lindjen. Perėndimi ėshtė vetėm dashnorja jonė. Dhe, si ēdo dashnore, Perėndimi na eksiton dhe na mbrekullon, por marrėdhėniet tona me tė janė vetėm episodike dhe sipėrfaqėsore”.

    Pėrveē aspekteve tė dyshimit dhe intrigės levantine, rrėfimet mesjetare tė Psellusit dhe Prokopit preknin, nė mėnyrė tė mrekullueshme, diēka tjetėr nė lidhje me jetėn politike greke: qė politika nė Greqi ėshtė erotike. Ndoshta nuk ėshtė e rastit qė aq shumė fjalė greke, qė kanė tė bėjnė me politikėn, janė tė gjinisė femėrore: kyvernisi (qeveri), eklogi (zgjedhje), ideologia (ideologji), poreia (marshim proteste), eksoussia (autoritet), tromokratia (terrorizėm).

    Nė mėnyrė tė ndjeshme, shtypi bulevardesk nė Greqi, ndryshe nga ai nė Amerikė, nuk shqetėsohet dhe nuk merret me jetėn personale tė artistėve tė shquar tė skenės, as edhe me jetėn personale tė politikanėve. Grekėt nuk janė puritanė, atyre nuk u bėn pėrshtypje dhe nuk shokohen nga asgjė, pothuajse nga asgjė. Ky shtyp grek shkruan thjeshtė dhe drejtpėrdrejtė pėr politikėn. Politika nė Greqi nuk ėshtė fushė e “depozitave tė mendimit”, as edhe e librave dhe gazetave serioze, ajo (politika) ka qyfyre tepėr tė rėnda pėr t’u pėrcjellur nga ai lloj shtypi: le tė marrim, si shembull, karrierėn e Andreas Papandreut.

    Qėndrimi im nė Greqi, prej vitit 1982 deri mė 1989, pėrkoi bukur me sundimin e Andreas Papandreut si Kryeministėr. Pėr shkak se Greqia ėshtė njė vend i vogėl, i varfėr, i rrethuar nga armiq historikė, politika e saj ėshtė shumė mė intensive se politika e vendeve perėndimore. Dhe pėr shkak se politika greke, gjatė sundimit tė Andreas, qe hapur antiamerikane, pėrvoja ime personale nė Greqi u formėzua, nė masė tė madhe, nga Andreasi. Trashėgimia qė la sundimi tė tij shpjegon Greqinė e viteve 1990-tė, ashtu si trashėgimia komuniste ndihmon pėr tė shpjeguar vendet e tjera ballkanike. Tė bėsh kronikėn e epokės sė Papandreut ėshtė, sipas mendimit tim, i vetmi veprim thelbėsor pėr tė kuptuar Greqinė e sotme.

    Pasi Amerika ndėrhyri pranė udhėheqėsit tė juntės ushtarake, George Papadhopullos, pėr ta liruar menjėherė nga burgu, (“thuaji atij Papės, si ia thonė emrin, qė ta lirojė atė Papėn tjetėr, si ia thonė emrin”, njoftohet t’i ketė thėnė Presidenti Xhonson ambasadorit grek nė Amerikė), Andreasi iku nė mėrgim, nė fillim nė Suedi dhe mė pas nė Kanada, ku organizoi atė qė mė vonė do tė bėhej Lėvizja Socialiste Panhelenike, akronimi grek i sė cilės ėshtė PASOK-u. Nga ato gjashtė vite nė mėrgim, 1968-1974, ka patur njė pamje unikale, nė njė numėr fotografish, Andreas ėshtė i veshur me xhup lėkure tė zi, dhe njė fakt tė vetėm, ndėrsa ishte i martuar me katėr fėmijė, ai bėhet pėrsėri baba i njė fėmije tė jashtėligjshėm, me njė grua suedeze, tė cilat do ta ruanin vlerėn e tyre nė vitet 1990-tė.

    Nė vitin 1978, botuesi greko-amerikan, Aristidh Karacas, shkoi nė selinė qendrore tė PASOK-ut, nė Athinė, pėr tė biseduar me Andreasin. Karacas kurrė nuk do ta harrojė atė pėrvojė: “Hyrja ishte e mbushur plot me djem tė rinj, qė tė shikonin vėngėr, thershėm, veshur me xhaketa lėkure tė zeza, tė fryra vende-vende”. Kur i thashė se kisha ardhur pėr t’u takuar me zotin Papandreu, ata m’u pėrgjigjėn nė mėnyrė agresive: “Aha, paske takim me archegos (udhėheqėsin)?” Ata e shprehėn fare qartė, qysh nė fillim, se ai duhej tirrur “udhėheqėsi”, thuajse ishte ndonjė fyerje po t’i zije emrin nė gojė. Kjo gjė mė shtyu tė mendoja se si duhet tė ketė qenė selia qėndrore e Musolinit, para grushtit fashist tė shtetit, nė Itali, nė vitin 1922.”

    Qė nga rrėnjėt e tij, PASOK-u kurrė nuk ka qenė komma, “parti”, siē ishin grupimet e tjera politike nė Greqinė e pasjuntės. Siē dilte qartė, veēanėrisht nga emri, PASOK-u ishte njė kinesis, “njė lėvizje”: Lėvizja Socialiste Panhelenike. Me fjalė tė tjera, mendohej se ajo duhej tė ishte revolucionare dhe dinamike. Ja ēfarė ka thėnė Papandreu mė 1977-n: “A jemi marksistė, po apo jo?! ... ne duhet tė themi po. Ja, pra, pėrse ne jemi nė opozitė tė plotė me mendimin optimist, liberal”.
    PASOK-u pa diskutim qė nuk ishte demokratik dhe nuk kishte kushtetutė ose nėnligje tė dala prej saj. Ato nuk ishin tė nevojshme. PASOK-u ishte Papandreu, emėr i cili nė Greqinė e pas-juntės do tė pėrdoret pėr t’iu referuar Andreasit dhe jo tė atit, Xhorxhit, i cili kishte vdekur mė 1968, nė moshėn 80-vjeēare. Adhurimi i shefave politikė, diēka qė puthej me kufirin e kultit tė individiit, ka qenė gjė e rėndomtė nė Greqinė e shekullit XX. Xhorxh Papandreu dikur kryesoi njė parti politike, tė quajtur “Partia Xhorxh Papandreu”. Grekėt e qendrės dhe tė sė majtės u bashkuan me PASOK-un, sepse e shihnin atė si pasuesen e natyrshme tė trashėgimisė politike tė Xhorxh Papandreut.

    Xhorxh Papandreu prirej mė tepėr nga qendra se nga e majta. Budallallėku, mė shumė se ideologjia ose krenaria e plagosur, ishte ajo ēka motivoi veprimet e tij nė mesin e viteve 1960-tė. Partia e tij ishte vetė ai, pėr shkak tė natyrės paternaliste, tė politikės greke tė kafehaneve, nė atė kohė. Grupet e njerėzve, natyrisht, grumbulloheshin dhe bashkoheshin rreth personaliteteve tė forta, pa u kushtuar shumė vėmėndje hollėsive apo organizimit. Vitet e formimit Xhorxh Papandreu i pat kaluar tėrėsisht nė Greqi. Impulset e tij, ashtu si dhe ato tė rivalit tė tij konservator, Konstandin Karamanlis, ishin normale dhe jo tė komplikuara. Por Andreas Papandreu, i cili pat kaluar 30 muaj nė marinėn amerikane, edhe pse kurrė nuk pati veshur uniformė ushtarake greke, ishte jashtėzakonisht i komplikuar. Nė studion e vet, nė vende tepėr tė dukshme, ishin vendosur fotografitė e Fidel Kastros dhe tė Marshall Titos. Papandreu (kėshtu do tė pėrdoret tash e mbrapa nė kėtė libėr pėr t’iu referuar Andreasit) e shikonte Jugosllavinė komuniste, tė paangazhuar, si modelin ideal pėr Greqinė.

    PASOK-u i farkėtoi lidhjet e veta tė herėshme me partinė siriane Baath, “mbėshtetur nė pozitat tona tė pėrbashkėta ideo-politike”, shpjegonte Papandreu, mė 1975. Nė shkurt tė vitit 1977, tetė muaj pas rrėmbimit tė njė avioni tė kompanisė “Air France”, mbushur plot me pasagjerė izraelitė, qė udhėtonin nga Tel Avivi nė Entebe tė Ugandės, Papandreu i thurri lavde udhėheqėsit tė Ugandės, Idi Aminit: “Ai ėshtė luftėtar kundėr qendrave metropole tė Perėndimit, prandaj ėshtė vėnė nė shėnjestėr tė tyre. Kjo vetvetiu e vendos atė nė fushėn e shahut botėror, nė grupin e forcave antiimperialiste”. Mė vonė, mė 1977, Papandreu fluturoi te Muamar Gadafi i Libisė, pėr regjimin e tė cilit Papandreu deklaroi se “nuk ishte diktaturė ushtarake. E kundėrta ėshtė e vėrtetė. Ai qeveris sipas modelit tė demos-it (popullit) tė athinasve tė vjetėr.” Raporte qė pajtoheshin me njeri-tjetrin, si nė shtypin grek, ashtu edhe nė atė tė huaj, thonin se Gadafi kishte ndihmuar nė financimin e fushatės tė suksesshme tė PASOK-ut, nė vitin 1981, nga ku Papandreu u zgjodh kryeministėr. Nė vitin 1984, duke iu drejtuar publikisht Papandreut, nė Athinė, majori Abdel Salam Jalud, i dyti nė hierarkinė e Gadafit, tha, “Vėlla Papandreu, ne ju kemi ndjekur dhe analizuar me kujdes, ju kemi provuar dhe ju besojmė. Ne jemi tė vendosur tė bėjmė gjithēka kemi mundėsi dhe qė ėshtė nė dorėn tonė, pėr tė forcuar pozitėn tuaj, sepse ėshtė nė interesin tonė qė ju tė mbeteni nė pushtet.”
    relata refero

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •