Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871

    “Videofesti Muzikor”, ngjarja kryesore e showbiznesit kosovar

    Prishtinë, 18.05.2011 10:42

    Nata glamuroze zgjati më shumë se dy orë, por “Videofesti Muzikor” ka qenë njëra ndër temat kryesore edhe njëzet e katër orë pas. Fituesit, skena, programi artistik, veshjet, parakalimi në qilim të kuq bashkë me behanet e gafat që dikush nga të ftuarit ka bërë gjatë ceremonisë, janë komentuar gjatë gjithë ditës në media, rrjete sociale e muhabete kafehanesh.

    Për këngëtaren Nora Istrefi, e cila bashkë me grupin “TDS” ka marrë çmimin e organizatorit për spotin “Ka je”, edhe këtë vit “Videofesti” ka qenë i njëjtë.

    “Përpos shiut që e ka prishur pak”, ka thënë Nora.

    VFM-ja sipas saj mbetet ngjarja kryesore e vitit sipas skenës së showbizit. Por një gjë sipas saj do të duhej që të ndryshonte në “Videofest”.

    “Të ndërrohet vendi ku mbahet, sepse është bërë klishe. Duhet të jetë një vend tjetër me publik, performanca live”, ka thënë Nora.

    Por ndërrimi i vendit për Naser Gjinovcin, vokalist i grupit “Minatori”, mund t’ia humbë idenë e “Videofestit Muzikor”.

    Intimiteti dhe bashkimi i figurave publike në një vend, sipas Gjinovcit, e bën VFM-në të ketë këtë rëndësi që e ka.

    “Të hënën mbrëma ka qenë program shumë i pasur. Për më shumë se dy orë jam
    kënaqur”, ka thënë Gjinovci.

    Sipas tij çmimet dhe pjesa humoristike kanë qenë shumë të mira.

    “Më erdhi shumë mirë që Genci fitoi çmimin kryesor”, ka thënë ai. “Rrugëve” i Genc Salihut të hënën mbrëma ka marrë gjithsej katër çmime, duke qenë gjithashtu edhe artisti me më së shumti çmime në edicionin e sivjetmë.

    Përtej showt dhe çmimeve, për Gjinovcin diçka që duhet të vlerësohet është edhe “after party”.

    “E mira është që nuk përfundon gjithçka me ndarjen e çmimeve”, ka thënë ai.

    Teksa Gjinovci ka thënë se është kënaqur në ndejën pas ceremonisë, këngëtarja Alma Bektashi e cila ka kënduar këngën “Moj e mira te pojata” të vokalistit Haki Misini, që është nderuar me çmimin post mortem për karrierë, ka thënë se është ndjerë e privilegjuar.

    “Kur kam parë e dëgjuar gjithë ato duartrokitje jam emocionuar edhe më shumë”, ka thënë Bektashi. Për të vlerësimi i punës së shtëpive që realizojnë videospotet dhe i vetë këngëtarëve është një gjë shumë e mirë që e bën “Videofesti” për çdo vit.

    “Është diçka glamuroze, me emocion dhe tunduese”, ka thënë Bektashi.

    Pos këngëtarëve, në “Videofest” ka pasur edhe personalitete të tjera të jetës publike dhe artistike. Aktroja Ilire Vinca ka qenë njëra nga shumë aktorët që kanë marrë pjesë. Vinca këtë vit kishte përjetuar edhe ecjen nëpër tepihun e kuq të Berlinales bashkë me aktorin tjetër kosovar Çun Lajçi.

    “Normalisht që nuk është e njëjtë. Në Berlin është festival filmi këtu muzike”, ka thënë ajo. Për Vincën i gjithë glamuri i “Videofestit” është që çmimet që ndahen bëhen udhërrëfyese për shumë persona se si duhet të bëhen videospotet.

    Por personazhi kryesor në gjithë këtë ngjarje, Erolld Belegu, që është edhe organizator i “Videofestit Muzikor”, ka qenë ende i lodhur të martën gjatë ditës.

    Ai ka thënë se objektivi që kanë pasur për këtë edicion është arritur.

    “Problemi i sallës është i madh, sepse nuk kemi mundësi që të ftojmë të gjithë ata që duam t’i ftojmë”, ka thënë Belegu.

    Vitin tjetër ‘Videofesti’ do të festojë dhjetëvjetorin dhe për këtë Belegu ka thënë se edicioni i ardhshëm do të mbahet në një tjetër vend. Porse, sipas tij, madhështinë e VFM-së nuk mund t’ia humbasë askush.

    Por vetë ai ka gjetur vend edhe për kritikë. Ka thënë se edhe këtë vit këngëtarëve u kanë munguar fjalimet e duhura.

    “Nëse mysafirët nuk janë të mirë, ne nuk mund të bëjmë asgjë”, ka thënë Belegu. Personi që ka pasur punë me këngëtarët dhe programin artistik, Florent Boshnjaku, ka thënë se duke pasur parasysh buxhetin, programi ka qenë i mirë.

    Sipas tij magjia e “Videofestit” bën që edhe shumë këngëtarë e kompani të lidhin marrëveshje.

    “Të martën në mëngjes shumë këngëtarë kanë lidhur marrëveshje me kompani të ndryshme që xhirojnë videospote. Është një ndikim i drejtpërdrejtë i ‘Videofestit’”, ka thënë Boshnjaku.

    E pikërisht këto projekte mund të jenë fituese të çmimeve në “Videofestin Muzikor 2012”.

    “Videofesti Muzikor” organizohet nga instituti për kulturë dhe sport INKUS në bashkëpunim me Kohavisionin.

  2. #2
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    LISTA E FITUESVE - VFM '11


    Video Spoti më i mirë në konkurrencën e Meshkujve
    Genc Salihu - Rrugeve


    BEST FEMALE VIDEO
    Argjentina Ramosaj - Perfekt

    Video Spoti më i mirë në konkurrencën e Grupeve
    Blla blla blla - Kujt I bie

    Video Spoti më i mirë i zhanrit Pop Folk
    Alberie Hadergjonaj - Kur nuk shkon nuk shkon

    Video Spoti më i mirë i zhanrit POP
    Vedat Ademi ft Rezarta Shkurta - Dua te iki larg

    Video Spoti I zhanrit Rap Hip – Hop
    Tingulli I trent ft. Flori - Ani ani syn

    Video Spoti më i mirë i zhanrit Rock
    Genc Salihu - Rrugeve

    Video Spoti më i mirë në konkurrëncën RnB
    Dafina Zeqiri ft. Ledri - Ti pom pelqen

    Video Spoti më i mirë duet
    Vedat Ademi & Rrezarta Shkurta - Dua te iki larg

    Video Spoti më i mirë në konkurrencën Best New Artist
    Dafina Rexhepi ft Mc Kresha - Delicious

    Video spoti me regjinë më të mirë
    Genc Salihu- Rrugëve

    Video spoti me perfomancën më të mirë
    Besa Kokëdhima - Kalorësi I natës

    Video spoti me styling më të mirë
    Dafina Zeqiri ft Ledri- Po më pëlqen

    Çmimi për video spotin më të votuar në YOUTUBE
    Aurela Gaçe ft Dr.Flori & Marsel – Origjinale me - 5,139,294 klikime

    Çmimi për karrierë
    HAKI MISINI

    Çmimi i organizatorit
    TDS & Nora Istrefi - Ka je

    VIDEO SPOTI MË I MIRË I VFM`11
    Genc Salihu - Rrugeve

  3. #3
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Ishte vetem nje problem i 'vogel' me videofestin. Fituesi dihej para se me fillu videofesti. Krejt Prishtina e kish pas dite se ka me fitu Genc Salihu.

    Organizim ishte shume i mire. Duartrokitjet kishin qene me pagese keasj rradhe. Mire iu beri Arian Cani. lol

  4. #4
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Po bre per Gencin u kuptu para kohes

    Arian Canit mire ja ben se shume arrogant, plus dhe per here te pare po me duket ne Kosove, ka prit ai brohorima, thirrje deri ne kulm, ama i deshtuan....nejse heren e dyte duartrokitjet ishin me mire. lol

  5. #5
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Duhet me u mesu me Arian Canin sepse eshte pak ma ndryshe se te tjeret. Nuk eshte i zakonshem dhe nuk i fillon intervistat me 'numeroni sukseset ne jeten tuaj'. lol

    Nejse, futja kepen Arianit

    Cka me ra ne sy nuk fitoi asnje video-spot, prodhim i 'Enter media'. Apo jam gabim?

  6. #6
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    S'po di, s'jam e sigurt as une a ka marr ndonje cmim a jo.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •