A eshte e mundur qe dikush te na jape jo vetem nje definicion , por nje kuptim te qarte te levizjeve nderkombetare te quajtura SCOUT?
Kam lexuar dicka perciptas per kete inisiative ne mbare boten, per te ndihmuar te rinjte qofte dhe adoloshntet , per te gjete orjentimin e tyre fetare.Per ti ndihmuar te rinjte qe duke u testuar nga programe te vecanta dhe eksperte te mirfillte te gjene orjentimin e tyre shpirterore.Te tilla organizata kryesishte jane te hapura per te gjithe te rinjte dhe nuk kane qellim per ti orjentuar ato ne religionin e popullsise vendase por kryesishte per ti orjntuar ato qe te zhvillohen ne ate religion , me te cilen vete sjellja e tyre perkon.
Natyrishte qe studimet ne fushen e psikologjise, percaktojne sjelljen e individit ne 80% si nje trashegimi gjinore, por transformimet qe individi merr ne kontakt me mejdisin ku ben pjese, nuk paraqet perputhje me religionin e prinderve te tije.Pa i hyre problematikes ne vendet e huaja, ku levizjet scout, kane per qellim ten nxisin te rinjte e familjeve emigrante,ne shqiptaret qe vijme nga nje multi religion dhe me pas me indokrtinimin komunist ML 50 vjecare,kemi me shume se kurre nevoje te ndihmojme te rinjte ,qe te zbulojne orjentimin e tyre fetar.Ps. une shof se ne programet tona televizive nje mori pjesmarresish nga Kosova e Maqedonia ku islamizmi eshte ne pothuajse 100 % te popullsise atje, por dhe pjesmarres te komunitetit musliman shqipatre, te cilet kane nje veshje ekstravogande te shoqerive perendimore , kane ne repertor kenge te religionit te krishtere , si ps kendohet Haleluya dhe kengetari dhe salla perlotet, kendohet "You rise me up" , apo Santa Lucia, Ave Maria dhe kemi te njeten ndjesi, kemi pare qe grupe te rinjsh futen ne emisionin Zone e lire dhe ndonese ne menyre abuzive, marrin dhe pranojne nje leksion mbi organin seksual dhe sexin,te gjitha keto fenomene si nje grimce pas shume e shume te tjera reflektime ne sjelljen e te rinjeve, tregojne se jane ne kundershtim me emrin qe ato mbajne, me identitetin fetare per nga vijne , me ate te familjes etj.Pra keto te rinje kane nevoje te zbulojne orjentimin e tyre fetare , pasi cdo sjellje e njeriut eshte fe.Ne se flasim dhe i perkushtohemi te drejtave liberale , demokratike , nese vleresojme lirine, atehere mbi kete baze duhet dhe te percaktojme orjentimin shpirterore dhe ta cojme individin ne drejt nje dogme te pershtatshme per zhvillimin shpirterore dhe jo ta leme ate ne udhekryq dhe aq me keq ta paraqesim ne nje identitet fetare jashte konceptimin dhe jashte asaj qe ai eshte realisht.Une nuk mendoj se individi qe femije te pranoje apo te mohoje pranine e perendise , por gjate jetes se tije si nje produkt familjare dhe social ai kerkon te zbuloje orjentimin e tije shpirterore.Qenia njerzore qe ne vitet e para te lindjes krijon pyetje te vazhdueshme deri ne moshe te pjekurise. Identiteti fetare nuk mund te jete i pranuar si trashegimni, as si nje imponim , por ne konceptin moral historik, ku pike referimi eshte besimi apostolik, dhe ne perputhje me te drejtat dhe lirite e njeriut.eshte e rendesishme te zbulojme se c'jemi dhe jo se c'na quajne se jemi.besoj se per kete testim duhet te perdoren teste te dnryshme , ku te rinjte provokohen, si ps. te gjykojne ne sjelljen e personazheve te nje telenovele, te nje konflikti nderkombetare , te nje konflikti mes te rinjshe, reagimi i tyre ne martesat e perziera,menyra se si reflektojne kur fyhen , kur gezojne , kur shreblehen, kur shkelin fljalen e dhene, kur i cenohen te drejtat , kur hakmeren, si i konceptojne te drejtat dhe lirite e njeriut dhe gjykime per ngjarje konkrete qe lene gjurme ne jeten tone te persditeshme, ne gjykimin mbi nje veper artistike te artit pamore, skenik dhe musikore.
Qellimi i levizjes Scout , ne nenin 1 te saje, thote se qellimi i saje eshte qe te kontriboje
ne zhvillimin e te rinjeve ne arritjen e tyre te plote fizike , intelektuale , sociale dhe shpirterore
"Qėllimi i Lėvizjes Scout ėshtė qė tė kontribuojė nė zhvillimin e tė rinjve nė arritjen e plotė tė tyre fizike, intelektuale, sociale dhe shpirtėrore potenciale si individė, si qytetarė tė pėrgjegjshėm dhe si anėtarė tė komuniteteve tė tyre lokale, kombėtare dhe ndėrkombėtare". Pra nje zhvillim teresore te qenies njerezore.Por si realizohet kjo ne praktike, une nuk kam njohuri, prandaj do te kerkoja nga kushdo qe ka njohuri,qe te jape nje konceptim me te zgjeruar.
Sot ne Shqiperi behet nje abuzim i madh, sa nga mos njohja e dhe mos ekprerienca e nje jete ne konceptet e lirise dhe demokracise , pluralizmit politike dhe fetare, sa nga indoktrinimi komunist ML, apo sjellja jone ne historine e larget dhe te afert , sa nga niveli ekonomik, sa nga ndikimi i intereferimeve te ndryshem shpesh dhe dashakeqe, ne i kemi dhene te drejten dikuj te na inkuadroje si besimtare te nje rligioni, qe realisht nuk perkon me sjelljen tone, pra me ate c'ka jemi realisht.Nje popull qe ne 90% te tije eshte per bashkim me BE, qe ne 90% te tije ndjen dhe pranon perkrahjen e SHBA-ave,nje popull qe ushqehet emocionalishte nga arti perendimore dhe qe shprehet pro kultures perendimore, ku vlerson apo pranon dominancen e saj, ndaj kulturave te tjera mbare boterore,ka nevoje te zbuloje vetveten dhe te orjentohet drejte edukimit shpirterore qe i konvenon qenise se tije reale.Njerzit qe mbeten ne medyshje , nuk marrin formimin e duhur dhe si rezultat sjellja e tije ne mejdis do te jete me probleme. Ne sot japim ne menyre te pa ndergjegjeshme statistika , se jemi tre fe dhe automatikishte krijome komunitete me anatre, qe realishte nuk i perkasin.
Krijoni Kontakt