
Postuar mė parė nga
Albo
Te gjithe ata qe mendojne se KQZ eshte vegel e pushtetit, jane IDIOTE! Kane koken e mbushur me pambuk e jo me tru. KQZ eshte institucion kushtetues, i pavarur. Nuk varet nga asnje institucion tjeter ne vend, varet vetem nga ligjet e atij vendi dhe vendimet e Kolegjit Zgjedhor. Kete qe te mesoni se cfare do te thote "institucion i pavarur".
KQZ eshte institucion i balancuar, ku si opozita si pozita kane te drejte te emerojne anetaret e tyre ne kete institucion. Dhe qe te kuptoni se perse jeni idiote, duhet te kuptoni qe kushdo qe ofendon e sulmon KQZ, qofte ky i majte apo i djathte, eshte duke sulmuar institucionin me te rendesishem politik ne vend: Institucionin qe numeron voten e sovranit dhe u jep ligjerisht kandidateve te drejten per te qeverisur apo per tu bere deputete. Pa harruar qe institucioni eshte si i te majteve, edhe i te djathteve, pasi njerezit e te dy paleve i gjejme ne kete institucion te perfaqesuar.
Institucionet nuk vleresohen ne baze te emerave te personave qe e perfaqesojne, por ne baze te vendimeve qe marrin. Te gjithe i gjykojme keto vendime te marra si te ligjshme apo te paligjshme, te ndershme apo te pandershme, te drejta apo te gabuara. Dhe spunton ky sondazh e ka ne nje ceshtje qe KQZ e shqyrtoi dhe mori nje vendim. Vendimi ne fjale qe KQZ mori eshte i thjeshte: te gjitha votat e qytetareve, qe jane ligjerisht te vlefshme, por jane hedhur ne diten e votimit ne kutine e gabuar, duhet te numerohen! Kaq.
- A eshte i ligjshem, i ndershem dhe i drejte ky vendim?
Absolutisht qe eshte i drejte. Te gjithe ata qe nuk duan ti numerojne keto vota, jane duke i mohuar ne menyren me te paturshme te drejten kushtetuese te gjithe qytetareve qe votuan dhe aksidentalisht e hodhen voten ne kutine e gabuar. Mirepo duke qene se nuk keni kurajon, qe te shikoni te verteten ne sy, e ta thoni me plot goje: une nuk dua qe te numerohet vota e komshiut tim qe e hodhi voten e tij te vlefshme ne kutine e gabuar, pasi dua qe kandidati im te fitoje. Ju nuk e beni kete gje, pasi e dini qe eshte qendrim i gabuar. Dhe cfare beni? Akuzoni KQZ, akuzoni kreun e KQZ, akuzoni kreret e institucioneve me rradhe.
Cdo mbledhje e KQZ, cdo kuti qe hapet, cdo vote qe numerohet, cdo debat qe behet, eshte duke u transmetuar LIVE nga televizionet shqiptare. Dhe procesi nuk ka qene ndonjehere ne keto 20 vjet, me transparent dhe me i ndershem.
Le te numerohet vota e hedhur ne 8 maj nga cdo shqiptar, e le te fitoje kandidati qe ka marre me shume vota.
Albo
Krijoni Kontakt