Gostivar: Babai
dhunon vajzën e tij Një rast eklatant i incestit supozohet se
ka ndodhur në një fshat të Gostivarit.
Dje rreth mesditës, një 19-vjeçare në
stacionin policor të qytetit ka
denoncuar dhunën seksuale dhe
fizike nga babai i saj 42 vjeçar. Sipas Sektorit të Punëve të Brendshme
të Gostivarit, vajza deklaratën e ka
dhënë në prani të njerkës së saj. “Në periudhën e kaluar prej dy vjetësh, në shtëpinë e tyre familjare në
një fshat të Gostivarit, babai me
përdorimin e forcës, në disa raste e ka
detyruar vajzën për marrëdhënie
seksuale, në prani të njerkës së saj. Ai
këtë ka tentuar ta bëjë edhe ndaj vajzës tjetër të mitur, e cila ka 17 vjet.
Vajza ka theksuar se ka mbetur me
barrë nga babai i saj, kurse deri më
tani nuk e ka paraqitur rastin, për
shkak se ai i ka kërcënuar me vdekje ’, thuhet në njoftimin e shkurtër të
lëshuar nga Sektori i Punëve të
Brendshme të Gostivarit. “Nga SPB-ja e Gostivarit nuk duan që ta komentojnë rastin duke u shprehur
se po hetojnë rastin dhe se pasi të
konfirmohet do të dilet me të dhëna
konkrete. E vetmja gjë që dihet deri tani është se
vajza ka paraqitur rastin në Polici dhe
prindi i saj është marrë në polici në
pyetje, por hetime vazhdojnë për
zbardhjen e tërësishme”. Menjëherë pas paraqitjes së rastit nga
ana e vajzës, sektori i Punëve të
Brendshme i Gostivarit ka arrestuar të
atin e denoncuar, ndërsa pas kryerjes
së hetimeve, nëse konfirmohet
pretendimi, do ngritët padi penale. Jo-zyrtarisht thuhet se vajza që e ka
denoncuar të atin për dhunë seksuale,
ka probleme të natyrës psikike dhe se
nuk është edhe aq stabile në dhënien
e deklaratave, gjë që në mënyrë
plotësuese ia rëndon punën policisë.
Me falni qe ky artikull eshte kopijuar ne menyr katastrofale, por e kam postuar nga tel dhe nuk e ka detektuar mire rendisjen.
Krijoni Kontakt