Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 43
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Nete
    Anëtarësuar
    13-04-2009
    Postime
    8,688

    Diplomati i parë serb i Kosovës



    Këshilltari i lartë politik për çështje të komuniteteve i kryeministrit Hashim Thaçi, Srdjan Sentic, ka gjasa që të bëhet diplomati i parë serb në Kosovë. Ai pritet të emërohet zëvendësambasador në Londër gjatë muajt qershor.

    Paralajmërimin për emërimin e Senticit në këtë pozitë e kanë bërë zyrtarë të lartë të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Ata nuk e kanë përjashtuar mundësinë e emërimit edhe të diplomatëve të tjerë nga radhët e komuniteteve pakicë, por nuk kanë veçuar ndonjë emër konkret.

    “Sentic pritet të dërgohet në Londër. Ai mund të jetë i pari diplomatë serb por jo edhe i vetmi nga radhët e komuniteteve pakicë”, ka thënë një nga zyrtarët e lartë të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

    Sentic, të martën, nuk është përgjigjur në numrin zyrtar të telefonit, por në vend të tij është përgjigjur dikush tjetër duke thënë se ai tash e ka një numër privat të cilin nuk mund ta tregojë.

    Sentic është i lindur në Gjilan dhe është jurist i diplomuar. Përpara se të angazhohet si këshilltar i kryeministrit Thaçi, ai ka qenë këshilltar i lart i përfaqësuesit special të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së për Kosovë.

    “Koha Ditore” ka insistuar të merrte një qëndrim zyrtar nga ministri i Jashtëm, Hoxhaj, për punën e Senticit, mirëpo, një gjë e tillë ka qenë e pamundur të realizohej të martën. I pakontakueshëm ka qenë edhe këshilltari i tij për media, Artan Behrami. /Telegrafi/

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e kriko-38
    Anëtarësuar
    01-08-2010
    Vendndodhja
    ketu afer
    Postime
    687
    Kjo eshte vellaznim bashkimi Nete,kjo eshte Kosova multietnike,JA PAFSH HAJRIN !!!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Nete
    Anëtarësuar
    13-04-2009
    Postime
    8,688
    Ja pafshin hajrin thaqistat,shume zhgenjime a!!

  4. #4
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Tamam në Londër e dërguan ? Nuk kishte ndonjë vend tjetër ?
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e kriko-38
    Anëtarësuar
    01-08-2010
    Vendndodhja
    ketu afer
    Postime
    687
    Citim Postuar më parë nga Hyllien Lexo Postimin
    Tamam në Londër e dërguan ? Nuk kishte ndonjë vend tjetër ?
    Bash ne zemer te Evropes de na perfaqesoje ky shkau!! per cudi..ej zot..

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    ani de bash mier
    edhe ai eshte banor i Kosoves
    i uroim suksese
    dhe nja te jeni te gjith te sigurt se Kryeçlirimtari qfardo qoft vendimi qe merr mos u friksoni qe gabon qe do ta baj ne dem te Kosoves
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e kriko-38
    Anëtarësuar
    01-08-2010
    Vendndodhja
    ketu afer
    Postime
    687
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    ani de bash mier
    edhe ai eshte banor i Kosoves
    i uroim suksese
    dhe nja te jeni te gjith te sigurt se Kryeçlirimtari qfardo qoft vendimi qe merr mos u friksoni qe gabon qe do ta baj ne dem te Kosoves
    ..Kadal o llap.se thash kurxho te keqe.

    .. ti mos u prek, seshte faji jot burr..

    ..Kryeclirimtari i jot i ko fajet,

  8. #8
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Ky Thaci me duket ka henger "kastravecin" e UDB.

    Kosova do te kete perfaqesues ne nje nga kancelarite me te rendesishme te botes nje serb. Jam kurioz, interesat e kujt do te mbroje ky "kosovari", te Serbise apo Dardanise.


    E nxorri koken edhe Komandant "Gjarpri" ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  9. #9
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    si evgjit duken serbet i ngjiten edhe shkallet e politikes ne kosove
    I LOVE GOD

    j&g

  10. #10
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    dhe nja te jeni te gjith te sigurt se Kryeçlirimtari qfardo qoft vendimi qe merr mos u friksoni qe gabon qe do ta baj ne dem te Kosoves
    Ai eshte Zoti yt, ai e di me se miri.

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •