-
Ndërroi jetë Rrahim Samiu – Komandant Zogu
Ndërroi jetë Rrahim Samiu – Komandant Zogu
Mbas një sëmundje të rëndë, dje, më 17 Maj 2011, në Tetovë ndërroi jetë aktivisti dhe luftëtari Rrahim Samiu i njohur me emrin e luftës Komandant Zogu.
Rrahim Samiu u lind më 22 Tetor të vitit 1971 në Shemshovë të Tetovës. Arsimin e ulët dhe të mesëm e kreu në Tetovë, ndërsa studimet universitare në Universitetin e Prishtinës ku mori titullin jurist.
Në vitet e nëntëdhjeta, për shkak të aktivitetit të tij të vazhdueshëm në shërbim të çështjes kombëtare, u burgos nga regjimi pushtues serb në Prishtinë. Megjithëkëtë, ai edhe pas lirimit nga burgu, vazhdoi rrugën e nisur duke u aktivizuar më pas në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në kuadër të së cilës u shqua si profesionist i pashembullt në fushën e artilerisë.
Rrahimi luftoi përkrah bashkëluftëtarëve të tij në Koshare duke e përmbushur njërën nga ëndrrat e tij më të mëdha – thyerjen e kufirit, bashkë me Agim Ramadanin, Salih Çekun e Mujdin Aliun, luftë në të cilën tre të fundit ranë dëshmorë kurse Rrahimi u plagos rëndë.
Mbas shërimit në spitalin ushtarak në Tiranë, Rrahimi vazhdoi të merret me studime dhe njëkohësisht me organizimin dhe konsolidimin e radhëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Gjatë luftimeve në Tetovë, plagoset rëndë dhe për një kohë mjekohet në Prishtinë për t’u kthyer sërish tek shokët në zonat e luftimeve, ngaqë mungesa e tij përbënte boshllëk në rrafshin profesional e operativ të luftës. Mbas përfundimit të luftës, ai vazhdoi ta japë kontributin e tij në shërbim të çështjes kombëtare, derisa sëmundja nuk e privoi nga aktiviteti.
Rrahim Samiu ishte edhe anëtar i Shoqatës së Invalidëve të Luftës të UÇK-së në degën e Prishtinës. Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot (18 Maj 2011) në varrezat e dëshmorëve në Tetovë në ora 13.30. Kortezhi niset nga banesa e tij që gjendet pas gjimnazit të Tetovës. /RadioIslame/
-
-
NDËRROI JETË RRAHIM SAMIU (Komandant Zogi)
Varrimi i Rahim Samiut bëhet më 18.05.2011 në varrezat e Dëshmorëve në Tetovë në ora 13.30. Kortezhi niset nga banesa e tij që gjendet pas gjimnazit të Tetovës.
All-llahu e shpërbleftë Rrahim Samiu (Komandant Zogi) me Xhennet për angazhimin e tij në luftërat e fundit që u zhvilluan në trojet tona.
Ai vërtet u dëshmua si trim dhe shumë i sjellshëm me bashkëluftëtarët tjerë.
Ndihem i nderuar që ishim bashkëluftëtarë.
All-llahu ua lehtësoftë familjarëve dhe shokëve të tij të shumtë përballimin e mungesës së tij.
Me respekt: Samidin Xhezairi (Komandant Hoxha - Prizren) 18.05.2011
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt