Kam vene re me keqardhje se ky forum po bombardohet me ide fatare, qe e kalojne cakun e bisedes, duke kaluar ne ate te propagandes fetare, sidomos nga ekstremiste dhe individ qe nuk futen ne forum per te thithur edhe mendimin ndryshe por per te imponuar mendimin dhe besimin e tyre.

Prandaj po hap kete teme ne menyr qe kete problem ta llogjikojme nga nje kendveshtrim tjeter, qe nuk lidhje me fene ne vetvete por me njeriun,jeten, vdekjen, besimin, dhe lidhjen ndermejt tyre.

Materiali i meposhtem eshte marre nga

http://www.levpopkomb.com/index.php


Popujt kane jetuar perpara ēdo lloj feje, keshtu qe te gjith popujt pra individet qe e perbejne ate kane qene pagan, dhe besonin ne zotra te ndryshem qe i adhuronin duke ndertuar edhe tempuj. Pra besimi ne diēka mbinjerezore ka egzistuar gjithmon, ndersa feja lindi si nevoje e individit per te thelluar me shume kete besim per nje jete te pas vdekjes. Ndryshimi midis besimit pagan dhe fese eshte tek ajo qe feja zevendesoj tempujt e paganizmit me njerez real si Krishti, Muhameti, Buda, etj... dhe rreth figures dhe jetes se tyre ndertoj fene. Por nese eshte e vertet qe njeriu eshte krijese e zotit nuk ka pse te drejtohet ne kishe, xhami, apo tempull, per tu lidhur me krijuesin, sepse nese un dua te flas me atin tim nuk duhet te shkoj tek komshiu e nepermjet tij tek ati im.

Ateher mun te bejme pyetjen perse njeriu e ka te nevojshme te besoj ne nje jete tjeter pas vdekjes?

Kjo ndodh per arsye se ēdo njeri nga ne né thelb dashuron jeten dhe urren vdekjen, urren vdekjen sepse i merr jeten, prandaj per te shuar kete konflikt shpirteror sidomos tek individ me kulture te paket dhe karakter te brishte, lindi besimi ne nje jete te pas vdekjes. Ky besim ne vetvete i jep kurajo individit per te jetuar ne harmoni dhe te shuaj konfliktin e tij shpirteror, nga momenti qe ai beson per nje jete te metejshme fillon ti perkushtohet atij besimi me qellim qe te mund e te vazhdoje egzistencen e tij edhe pas vdekjes. Shpesh here ky perkushtim behet nje fiksim dhe e ēon individin ne nje konflikt tjeter ne ate te jetes, dhe beson aq shum saqe vdekja i duket me e lumtur se jeta duke u bere keshtu pre dhe vegel ne duart e atyre qe i drejtojne ne kete besim.

Por ne rastet me normale besimi ne jeten e pas vdekjes zgjidh konfliktin midis jetes dhe vdekjes, dhe individi jeton pa patur frike nga vdekja duke e nxjerre kete problem ne plan te fundit te tij.

Ndersa jo besimtaret nuk kane nevoje te besojne diku per te zgjidhur kete konflikt shpirteror, ata e kan zgjidhur nepermjet dijes dhe kultures qe kane. Dhe rezultati final eshte i njejte ata kan shuar konfliktin e brendshem shpirteror midis jetes dhe vdekjes, duke bere nje jete normale.


Ky eshte thelbi i te gjitha besimeve.

Prandaj njerez te caktuar gjate historise njerezore e ngriten kete besim ne kult dhe e perdoren si arme psikollogjike per te mbajtur te nenshtruar popujt e tyre, gje te cilen e bene edhe me luftera te pergjakshme, dhe me egzekutime heretike te njerezve te shquar. Duke e futur shoqerine njerezore ne nje eresire e injorance qindravjecare.

Ne ate kohe popujt nuk kishin qeveri por komandoheshin nga feja e cila ishte e gjithpushtetshme, dhe bente te pamunduren qe te mbante popujt nen zgjedhe dhe injoranc te thelle. Me vone ne historin e njerezimit njerez te ndryshem te shquar dhane jeten dhe hapen driten e dijes e te kultures per popujt, derisa arriten ne ditet e sotme qe feja te jete e ndare nga shteti pra drejtimi, perparimi, nuk eshte me ne dore te fese. Megjithse ka ende ne bote popuj apo zona te caktuara ku feja eshte ende ne krye te shtetit dhe komandon me ligjet e rregullat e saja jeten e popujve te tyre.

Biles keto shtete apo organizata fetare mundohen sot te na e shesin injorancen e tyre mesjetare per " Kulture " dhe kur shohin qe ne nuk e blejme ate mundohen te na e japin falas, ku shpesh edhe paguajn vetem qe te thithet nga truri yne "Kultura" e tyre.

Kur nuk e marrim falas mundohen ta bejne me force siē ka ndodhur ne te shkuaren e popullit tone apo edhe te popujve te tjere.

Ne fillimet e historise sone ne kemi qene pagan dhe adhuronim zotera te ndryshem duke ju ngritur edhe tempuj, ndersa me vone si besimtare ne kemi njohur fene e Krishtere ,e cila arriti te perhapej ngadale ne te gjith ato vende ku kishte levizje te madhe njerzish, ndersa shum te tjere besonin ende ne tempujt e tyre, kjo edhe per mungese te komunikimit te tyre me keto qendra. Me von me pushtimin otoman dhe nen zgjedhen e roberise se tyre populli yne u detyrua me force e dhune, psikologjike, financiare, e fizike, te ndryshoje besimin apo njohjen e Krishtit ne nje pjese te popullsise gje kjo qe ka mberritur deri ne ditet e sotme ne nje forme me te dobet por qe kohet e fundit po financohet, e po shfrytezohet per te na vene perseri nen zgjedhen e tyre "Kulturore".

Dhe qe te mos perseriten me vitet e erreta te obskurantizmit fetar, ketu po ju japim visionin tone realist mbi fene dhe besimin.

*******

C'do njeri kur lind eshte nje qenie boshe nuk di asgje nuk di si haet, e c'far haet, instiktivisht fut ne goje c'ti kape dora, kurse kafsha jo, sepse perdor instiktet te cilat nuk e lene qe te gaboje. Ndersa ne instiktin e kemi zevendesuar me njohurite dhe eksperiencen qe marrim gjate jetes. Keto njohuri ja leme brezave pasardhes qe te evolojne me shume me shpejt dhe me mire. Por keto njohuri ne nuk i leme te trasheguara ne gen tek pasardhesit tane por i leme te shkruara neper libra, ndersa kafshet veprojne ndryshe ato i len ne gen njohurite qe marrin nga eksperienca e tyre jetesore dhe nga kjo ane jane me te perparuar se ne sepse nese ne humbasim te gjitha njohurite e shkruara jemi perseri 0 jemi hiē. Kurse ajo merimanga do ta beje gjithmon rrjeten e saj te persosur gjeometrike dhe me fije me te forta se cdo lloj celiku per te kapur insekte e per tu ushqyer. Ato bletet do ti bejne gjithmon kosheret e mjaltit me hojet e tyre pa lexuar asnje liber. Ndersa njeriu kur lind nuk di te flase por vetem te qaje ose qesh. Njeriu kur lind nuk di ē'far haet, e ē'far piet, ē'jane shtepite, ē'jane fete, ē'eshte besimi , e c'jane partite , ē'eshte shteti e pushteti. Pra truri i nje njeriu qe lind eshte nje kompjuter me memorje boshe. Nqoftese kete njeri nuk e ēojme ne shkolle, nuk e mesojme te flasi, nuk i themi ē'far haet e cfar jo, c'far piet e c'far spiet, ēeshte shteti dhe pushteti, ējane partite, dhe shtepite, ai do ta mbushe kete memorje te kompjuterit te tij, nga pervoja e jetes se tij. Por nese ne do ta mesojme te flase, do e ēojme ne shkolle, do e mesojme ē'te haje e keshtu me rradhe ai do mbushe memorjen e kompjuterit te tij me keto informacione, dhe neqoftese ne i japim nje njeriu informazione ne nje fushe te vecante te jetes ai do dije e do flase vetem per ate fushe sepse i tille eshte informazioni qe ka ne tru. Biles edhe gjykimet, dhe llogjiken qe do perdore do ta kete ne baze te ketij informazioni. Pra do jete i njeanshem. Ndersa nese ne do ti japim ketij individi nje informazion 360 grad mbi gjithcka qe na rrethon, ai do llogjikoje e gjykoje nje problem ne baze te nje informazioni te gjithanshem keshtu qe do arrije ne nje konluzion me afer se vertetes sesa ne rastin e formimit te njeanshem e te pjesshem.

Prandaj shum njerez qe kan lindur para tij, e dine kete dukuri , dhe mundohen ta shfrytezojne per qellimet e tyre, por per te arritur kete i duhet qe te rrise nje individ te ri me informazion te njeanshem e te servirur prej tyre.

Pra sa me pak te dije aq me i nenshtrueshem eshte, dhe ate pak qe di ta kete te njeanshme, biles kete njeanshmeri ta kete nga ana e tij dhe jo kunder tij. Prandaj pothuajse te gjitha fete kane programe te veēanta per femijet qe ti afrojne me fene dhe objektet e tyre te kultit. Keto programe fillojne qe me lindjen e tyre, si psh Synetlliku, dhe Pagezimi.

Pra kete memorje e kete boshllek te individeve njerez te ndryshem apo grupe njerzish te organizuar mundohen ta mbushin ne interes te tyre dhe lufta midis feve te ndryshme behet pikerisht per te hequr nga truri pra nga memorja nje fe,nje besim, dhe per te vendosur nje fe e nje besim tjeter, duke e servirur fen e tij si te vertet pamvarsisht nga fakti nese jane apo jo te verteta, qellimi i tyre nuk eshte qe ky individ te behet i zgjuar dhe i vetedijshem por te behet pjese e tyre dhe ti shikoje e llogjikoje problemet dhe jeten nen prizmin e mesimeve te tyre.

Ndersa tek njerez te rritur ne moshe ata fillojne te ērrenjosin nga truri i tyre idete dhe besimet e meparshme, per ti zevendesuar me te tyret.

Kete dukuri e shfrytezojne edhe partite politike ideologjike apo shoqata te ndryshme.

Nje fakt i pashembellt eshte diktatura komuniste qe zhduku objektet e kulteve fetare, zhduku propangaduesit e tyre, beri propagande te papare kunder tyre, me te vetmin qellim qe te lironte memorjen e trurit tone, per te vendosur nje tjeter besim nje tjeter memorje nje tjeter kult ate te komunismit, te Partise, dhe kultit te individit partiak.

Per te realizuar keto qellime ata perdorin publicitetin, librat, revistat, gazetat,mbledhjet, seminaret, shkollat,mesuesit,objektet e kultit te tyre etj.... pra nje industri e tere per te mbushur memorjen e trurit tone me paēavure ideologjike, e fetare, qe e bejne individin te harroje qellimin e vertet per te cilin eshte misheruar dhe po jeton mbi toke. Dhe qellimi i vertet per te cilin ne jemi misheruar eshte njohja e jetes fizike, njohja e materies, prekja dhe ndryshimi i saj nepermjet punes dhe mendjes.Gjthēka qe ne shohim,provojme,prekim ndryshojme ketu ne toke , na krijon ndjenja, emozione, gjera te cilat ngelen ne memorjen tone edhe pas vdekjes fizike gjera qe ne i marrim me vete. Kurse materia ngelet perseri ne toke prandaj edhe mania e pasurise diten e vdekjes nuk ka me asnje vlere, biles ata njerez qe i kane kushtuar gjith jeten pasurise se tyre ate moment kuptojne qe kane bere nje hic ne jete.

Sepse ne nuk jemi materie, nuk jemi ajo qe identifikohet me trupin tone fizik, ne jemi energji inteligjente e kondensuar brenda nje makine biologjike qe quhet njeri per te prekur vet materien dhe ndryshuar ate ne interes te tij.

Prandaj ne nuk duhet te besojme asnje individ apo shoqat, parti, apo besim, qe shan apo ndalon te tjeret dhe levdon veten, por duhet te studiojme 360 grade te gjitha fenomenet qe na interesojne duke marre nje informacion 360 grade nga i cili me pas ēdo njeri nga ne sipas inteligjences dhe pervojes se tij personale arrin ne konluzione dhe llogjikime me afer se vertetes.

Pra ne duhet ta leme individin te lire ashtu sic edhe ka lindur, dhe ti ofrojme atij mundesine te njohe boten qe e rrethon pa e kushtezuar intelektin dhe llogjiken e tij dhe kjo behet vetem nepermjet shkollimit, dhe studimit.


Cdo tentative e nje individi tjeter apo e nje grupi individesh qe kerkon te mbushe kete boshllek me presion psikollogjik, financiar, apo fizik ne drejtim te njanshem, eshte dhunim i identitetit, dhunim i personalitetit te idividit. Ndersa kur ky dhunim behet per gjith popullin kemi nje dhunim identiteti e personaliteti popullor. Ky dhunim vazhdon edhe sot e kesaj dite ne forma te sterholluara kunder popullit tone dhe ēdo gjeje qe eshte Shqiptare, prandaj ne duhet ti themi boll, ktu jemi zot ne, kjo tok eshte e jona, dhe ne ne rradhe te pare do shohim interesat tona Shqiptare, intersat Kombetare, familjare, e individuale. Ndersa besimi tek zoti apo krijuesi duhet te jete nje ēeshtje personale, dhe jo nje ēeshtje kolektive.


Dhe historia e popullit tone tregon per dhunime kolektive te identitetit, dhe personalitetit te nje populli te ter nga ana e popujve te tjere qe e kane pushtuar, duke i ērrenjosur identitetin dhe personalitetin e Shqiptarit, duke ērrenjosur gjuhen,kulturen,traditat, zakonet, dhe zevendesuar me ato te pushtuesit.

Prandaj eshte detyr nr 1 e popullit Shqiptar qe te ērrenjose cdo gje te huaj nga trupi, gjuha, tradita,zakonet, e pushtueve tane dhe ti zevendesoje me ato Shqiptare qe na i kan shkulur nga zemra e shpirti me forcen e pushtuesit. Koha ne te cilen po jetojme eshte koha me favorshme per realizimin e ketij qellimi.

Sa me shum Shqiptar te jemi aq me te respektuar e te lir do jemi.