Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1

    Rritet dhuna kundër të huajve në Greqi

    Rritet dhuna kundër të huajve në Greqi

    Javën e kaluar gangsterë ekstremistë të djathtë sulmuan në Athinë emigrantë me ngjyrë të errët lëkure. Vetëm të martën, në përleshje u plagosën më shumë se 20 vetë, një burrë nga Sri Lanka u vra me thikë nga të panjohur. Politika duket e mbingarkuar me situatën.

    Shkas për përleshjet kundër të huajve u bë një atentat në rrugë të hapur: një baba i ri u godit me thikë dhe u rrëzua në tokë, në momentin kur donte të hipte në automjet për ta dërguar në maternitet gruan e tij shtatzënë. Dorasve u kishte interesuar videokamera e tij.

    Disa qindra nacionalistë ua hodhën fajin për këtë të huajve kriminelë. Ata ndërmorrën akte hakmarrjeje kundër emigrantëve, të cilët nuk kishin të bënin fare me vrasjen dhe shkatërruan shumë dyqane migrantësh. Gangsterët donin me sa duket të parqiteshin si shpëtimtarë në kohë hallesh, në lagjet e varfra të Athinës, ku jeta e përditshme ndërkohë është e mbizotëruar nga papunësia dhe kriminaliteti.

    Për avokatin grek, Kostas Papadakis, i cili angazhohet për të drejtat e migrantëve, në rastin e dorasve bëhet fjalë për banda radikale të djathta të rinjsh, të organizuara me rigorozitet. Ato u rekrutuan nga të gjitha pjesët e qytetit të Athinës, për t'i pastruar etnikisht lagjet problematike të Athinës. Që kur shpërtheu kriza e borxheve, gjendja ka dalë gjithnjë e më tepër jashtë kontrollit, deklaron Papadakis, sepse kriza bën që të shpërthejë varfëria dhe varfëria siç dihet është nëna e krimeve.

    Veç kësaj ai mendon se ka probleme te forcat greke të sigurisë. Mbi 80.000 policë të armatosur patrullojnë nëpër rrugët e Athinës, për t'u dhënë banorëve ndjenjën e sigurisë, por shpesh ata janë joefektivë ose të painteresuar, ankohet avokati i ri.

    Kryetari i komunitetit pakistanez në Athinë, Javed Aslam madje ka dyshimin se dorasit e djathtë mbulohen nga policia. Ai vetë i ka shoqëruar bashkëatdhetarët e tij pas sulmeve ksenofobe në stacionet e policisë, për t'ua lehtësuar punën me formalitetet. Por autoritetet i patën thënë gjithmonë se nuk mund të nisin asnjë veprim, për aq kohë sa nuk ka dyshime kundër personave konkretë.

    Që kur Greqia u kthye në portën kryesore të hyrjes të emigrantëve ilegalë në hapësirën e Shengenit, edhe politika ndaj të huajve është kthyer në mollë sherri midis partive politike në Athinë. Para së gjithash partia populiste e djathtë "Lëvizja popullore ortodokse" e ish-gazetarit dhe gjimnastit Jorgos Karaxhaferris përpiqet të fitojë pikë politike në një situatë të tillë.

    Shteti as nuk e di më sa emigrantë ilegalë ndodhen në vend, mund të jenë një ose dy milionë vetë, bubullon deputeti dhe zëdhënësi i populistëve të djathtë, Kostas Aivaliotis. Gjithsesi, Greqia e kërcënuar nga falimentimi ka nevojë çdo vit për 450 milionë euro, për trajtimin mjekësor të emigrantëve ilegalë.

    Toni bëhet gjithnjë e më i ashpër. Si protestë kundër akteve kundër të huajve, ditët e ardhshme janë planifikuar greva.

    Autor: Janis Papadimitriu/ Auron Dodi

    Redaktoi: Aida Cama

    dw albanian

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-12-2010
    Vendndodhja
    ne boten e çudirave
    Postime
    3,776
    Atyre te shkreteve iu ka humb udha n'oborr. Dikund duhet me u zbraz..........Mire qe Evropa po e kupton ke e mban brenda.... Mbase e dinte kahere.......
    AUTOCHTHONOUS

  3. #3
    Greket dhe shqiptaret bashkeshtetasitt europian duhet te pastrojne greqine nga mbeturinat aziatike. Shqiptaret qe ndodhen ne greqi duhet t'u vine ne ndihme vellezerve greke ne keto momente te veshtira pasigurie. Shqiptaret jane ata qe e kane treguar vehten(per free) ne momentet e veshtira te bashkeshtetit europian fqinj, historikisht dyke ndikuar keshtu ne shuarjen e atyre pak mosmarrveshjeve qe kemi mes nesh. Aziatiket, arabet afrikanet jashte nga Europa, qe te dime ku jemi.
    Me deshiren dhe vullnetin e Zotit.
    Amin!
    Paqe!

  4. #4
    i/e larguar Maska e Gordon Freeman
    Anëtarësuar
    03-05-2009
    Vendndodhja
    .
    Postime
    2,895
    Citim Postuar më parë nga Kryqi i Paqes Lexo Postimin
    Greket dhe shqiptaret bashkeshtetasitt europian duhet te pastrojne greqine nga mbeturinat aziatike. Shqiptaret qe ndodhen ne greqi duhet t'u vine ne ndihme vellezerve greke ne keto momente te veshtira pasigurie. Shqiptaret jane ata qe e kane treguar vehten(per free) ne momentet e veshtira te bashkeshtetit europian fqinj, historikisht dyke ndikuar keshtu ne shuarjen e atyre pak mosmarrveshjeve qe kemi mes nesh. Aziatiket, arabet afrikanet jashte nga Europa, qe te dime ku jemi.
    Me deshiren dhe vullnetin e Zotit.
    Amin!
    a ka ndonje aktivitet greko-shqiptar qe vepron kunder njerezve me ngjyre te erret? sepse kane nje diversitet shume te madh po shtohen si minje shume kisha pasur deshire qe ti vinje ne ndihme

    kshtu duhet ndodhi ne gjithe europen por e shkreta ende nuk e merr vesh se cka do i ndodhe ne te ardhmen

    Shkas për përleshjet kundër të huajve u bë një atentat në rrugë të hapur: një baba i ri u godit me thikë dhe u rrëzua në tokë, në momentin kur donte të hipte në automjet për ta dërguar në maternitet gruan e tij shtatzënë. Dorasve u kishte interesuar videokamera e tij.
    edhe vijne ne vend te huaj edhe vrasin!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Gordon Freeman : 16-05-2011 më 16:45

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-05-2008
    Postime
    3,745
    Citim Postuar më parë nga Kryqi i Paqes Lexo Postimin
    Greket dhe shqiptaret bashkeshtetasitt europian duhet te pastrojne greqine nga mbeturinat aziatike. Shqiptaret qe ndodhen ne greqi duhet t'u vine ne ndihme vellezerve greke ne keto momente te veshtira pasigurie. Shqiptaret jane ata qe e kane treguar vehten(per free) ne momentet e veshtira te bashkeshtetit europian fqinj, historikisht dyke ndikuar keshtu ne shuarjen e atyre pak mosmarrveshjeve qe kemi mes nesh. Aziatiket, arabet afrikanet jashte nga Europa, qe te dime ku jemi.
    Me deshiren dhe vullnetin e Zotit.
    Amin!
    Shihe cte ben feja!!!!!!
    Thote shqiptaret te ndihmojne greket ne "pastrimin" e te huajve e harron qe edhe shqiptaret jane te huaj ne Greqi!!!!
    Ne te njohim per dashurine qe ke per greket por ti je i sigurt qe kjo dashuri eshte reciproke

  6. #6
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Rritet dhuna kundër të huajve në Greqi

    Javën e kaluar gangsterë ekstremistë të djathtë sulmuan në Athinë emigrantë me ngjyrë të errët lëkure. Vetëm të martën, në përleshje u plagosën më shumë se 20 vetë, një burrë nga Sri Lanka u vra me thikë nga të panjohur. Politika duket e mbingarkuar me situatën.

    Shkas për përleshjet kundër të huajve u bë një atentat në rrugë të hapur: një baba i ri u godit me thikë dhe u rrëzua në tokë, në momentin kur donte të hipte në automjet për ta dërguar në maternitet gruan e tij shtatzënë. Dorasve u kishte interesuar videokamera e tij.

    Disa qindra nacionalistë ua hodhën fajin për këtë të huajve kriminelë. Ata ndërmorrën akte hakmarrjeje kundër emigrantëve, të cilët nuk kishin të bënin fare me vrasjen dhe shkatërruan shumë dyqane migrantësh. Gangsterët donin me sa duket të parqiteshin si shpëtimtarë në kohë hallesh, në lagjet e varfra të Athinës, ku jeta e përditshme ndërkohë është e mbizotëruar nga papunësia dhe kriminaliteti.

    Për avokatin grek, Kostas Papadakis, i cili angazhohet për të drejtat e migrantëve, në rastin e dorasve bëhet fjalë për banda radikale të djathta të rinjsh, të organizuara me rigorozitet. Ato u rekrutuan nga të gjitha pjesët e qytetit të Athinës, për t'i pastruar etnikisht lagjet problematike të Athinës. Që kur shpërtheu kriza e borxheve, gjendja ka dalë gjithnjë e më tepër jashtë kontrollit, deklaron Papadakis, sepse kriza bën që të shpërthejë varfëria dhe varfëria siç dihet është nëna e krimeve.

    Veç kësaj ai mendon se ka probleme te forcat greke të sigurisë. Mbi 80.000 policë të armatosur patrullojnë nëpër rrugët e Athinës, për t'u dhënë banorëve ndjenjën e sigurisë, por shpesh ata janë joefektivë ose të painteresuar, ankohet avokati i ri.

    Kryetari i komunitetit pakistanez në Athinë, Javed Aslam madje ka dyshimin se dorasit e djathtë mbulohen nga policia. Ai vetë i ka shoqëruar bashkëatdhetarët e tij pas sulmeve ksenofobe në stacionet e policisë, për t'ua lehtësuar punën me formalitetet. Por autoritetet i patën thënë gjithmonë se nuk mund të nisin asnjë veprim, për aq kohë sa nuk ka dyshime kundër personave konkretë.

    Që kur Greqia u kthye në portën kryesore të hyrjes të emigrantëve ilegalë në hapësirën e Shengenit, edhe politika ndaj të huajve është kthyer në mollë sherri midis partive politike në Athinë. Para së gjithash partia populiste e djathtë "Lëvizja popullore ortodokse" e ish-gazetarit dhe gjimnastit Jorgos Karaxhaferris përpiqet të fitojë pikë politike në një situatë të tillë.

    Shteti as nuk e di më sa emigrantë ilegalë ndodhen në vend, mund të jenë një ose dy milionë vetë, bubullon deputeti dhe zëdhënësi i populistëve të djathtë, Kostas Aivaliotis. Gjithsesi, Greqia e kërcënuar nga falimentimi ka nevojë çdo vit për 450 milionë euro, për trajtimin mjekësor të emigrantëve ilegalë.

    Toni bëhet gjithnjë e më i ashpër. Si protestë kundër akteve kundër të huajve, ditët e ardhshme janë planifikuar greva.

    Autor: Janis Papadimitriu/ Auron Dodi

    Redaktoi: Aida Cama

    dw albanian
    ====
    Kur qenka kaq shume problem atehere shteti grek duhet te nxjerre ligj te vecante per Athinen ,ku qytetareve qe banojne atje tu jepet e drejta te mbajne arme(pistolet)per qellime vetmbrojtje.
    Cdo qytetar perfshire edhe emigrante 18 vjec e lart te kete te drejte te bleje arme te regjistrohen dhe kjo do frenoje shume krimin violent me thika,arme.
    Gjithashtu duhen instaluar kamera ne kryqezime rrugesh dhe te monitorizohen nga policia.Kjo mund te jete nje menyre efektive per te identifikuar,kapur kriminelet e rruges,,marre prova per krim nga kamerat dhe pastruar rruget nga kriminelet.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599
    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin
    ====
    Kur qenka kaq shume problem atehere shteti grek duhet te nxjerre ligj te vecante per Athinen ,ku qytetareve qe banojne atje tu jepet e drejta te mbajne arme(pistolet)per qellime vetmbrojtje.
    Cdo qytetar perfshire edhe emigrante 18 vjec e lart te kete te drejte te bleje arme te regjistrohen dhe kjo do frenoje shume krimin violent me thika,arme.
    Gjithashtu duhen instaluar kamera ne kryqezime rrugesh dhe te monitorizohen nga policia.Kjo mund te jete nje menyre efektive per te identifikuar,kapur kriminelet e rruges,,marre prova per krim nga kamerat dhe pastruar rruget nga kriminelet.
    Armet edhe hashashin e gjen kudo ketu sidomos ne qender te Athines.Por thjesht Greku ka nje "kulture " sic e ka pas edhe me ne ne vitet 1990-2000.Kam degjuar nga nje njeri qe ka vend shteteror edhe ne policine e madhe qe keta emigrant nga shtetet si Irak,Afganistan ,Alegjeri kane nje komunitet shume te forte me avokat grek edhe nuk i gacmojne as cimet e flokut.Ne shqiptaret qe hanim drurin neper policira me perpara cfare duhet te bejme?
    Ja vajtem i ndihmuam ne Shqiptaret qe jetojme ketu qe te rrahim 10 veta cdo dite sic thot njeri ketu me lart.Edhe perse duhet te hyjme ne racismin e tyre edhe ne kulturen e Grekeve.Perse u vra nje grek do vene do vrasin 3 emingrant cfare do nxjerrin ?Sic qan nena e grekut per femijen e saj do qaji edhe nena e emigrantit qe ndoshta se di se ku eshte.
    Mos jepni mesazhe te tilla qe te bashkepunojme Shqiptaret me Greket per kete gje sepse jetojne 1 milion shqiptar ne Greqi.Dhe nuk duhet ta ulim veten nga disa greke pa shkolle qe dalin me shkopa neper duar qe te rrafin ke del perpara .

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •